Asnjehere nuk eshte vone, prandaj kurre mos thuaj kurre.
Ekzistojne trajtime te ndryshme per kete lloj frike. Terapia qe rekomandohet me shpesh per te tilla raste eshte terapia e njohjes dhe e sjelljes.
Konkretisht punohet me individin duke e trajtuar problemin e tij "in vivo". Ekspozimi i tij i vazhdueshem me objektin qe i provokon frike, njekohesisht punohet edhe me imagjinaten, mendimet, fiksimet e tij.
Teknikat e ekspozimit mund trajtohen edhe ne terapi ne grup sikunder mund te trajtohen individualisht.
Duke qene se shumica e njerezve e shikojne kete frike si jo shqetesuese dhe jo problematike, nuk e marrin mundimin t'a trajtojne dhe kjo ben qe frika/ankthi ndaj ilaēeve te mbetet nje shqetesim i vazhdueshem gjate gjithe jetes. Kjo ne mjaft raste mund te trashegohet nga prindi tek femija, e keshtu me radhe.
Pink, nese ti nuk e shikon te arsyeshme t'a trajtosh kete frike me specialist, shume thjeshte mund te provosh diēka vete. Thjesht provoje.
Ne kushtet qe je aktualisht, per te pire nje kokerr ilaēi ti zakonisht e shtyp mire e mire derisa te behet pluhur.
Ne vend te ketij proēesi do ndjekesh nje tjeter: Merr ilaēin dhe ndaje me thike ne 4 pjese. Piji nje e nga nje duke i shoqeruar me gote uje/leng. Kete menyre do e perdoresh 5 deri ne 10 here. Kuptohet kjo do ndodh atehere kur ti do kesh nevoj per ilaēe.
Mbas kesaj prove, nese e ke perballuar me sukses mund te fillosh te ndash kokrren ne 3 pjese. Pas disa provash te kaluara me sukses do e ndash ne dy pjese. Nese arrin te kalosh keto tre menyra je e gatshme te gelltisesh nje kokerr pa problem.
Sikunder e permenda me siper, ēdo etape me 4-3-2 pjese do provosh disa here secilen deri sa ti te mos ndjesh kurfare sikleti apo ankthi ne momentin qe e provon dhe proēesi te kaloj me sukses. Me pas mund te kalosh me 3-2 e keshtu me radhe.
Krijoni Kontakt