DUKET E CUDITSHME AMA PER RRETH 1-2 JAVE NE SALLEN E "HOUSE OF ART" NE TIRANE PO SHFAQET PJESA "MONOLOGJET E VAGINES" E AUTORES 49 VJECARE EVE ENSLER......
U shfaq per here te pare per 14 shkurt per nje publik te zgjedhur dhe parashikimet e regjisorit te talentuar Altin Basha per fat te mire nuk rezultuan te gabuara. Prova e asaj mbremjeje Shen Valentini, perballja me publikun rezultoi e sukseshme.
Revolucioni i mentalitetit kanunor shqiptar u vendos qe te thyhej ne sallen e vogel te House of Art ne Akademine e Arteve.Cdo te djele ne mbremje, ne tavolinat e njerit prej pub-eve me mondane te kryeqytetit ulet nje pjese e atij publiku qe deshiron te behet te behet pjese e ketij revolucioni social.............
Per 10 minuta te fillimit numerohen pa kurrfare ndrojtjeje plot 40 sinonime te fjales vagine.Nga ai zhargon rrugesh, gjuhe te dashuruarish apo cdo emertese tjeter e organit femeror .......
Por stepja sapo ka nisur, ne skene cdo gje i lihet ne dore ...vagines. Flitet per vagina te pakenaqura, te dhunuara, te shperfytyruara, te parruara, vagina te trishtuara e te vetmuara.
Altin Bash shprehet: Eshte nje drame qe mund te kuptohet nga nje publik i ngritur, qe ne Shqiperi numerohet ne nivelin e 2 000 personave....me ndihmen e zotit edhe 3 000 njerez. Nese te gjithe keta vijne e shohin e kemi te realizuar misionin. Do te ishte teper e guximshme ta vinte ne skena te qyteteve te tjera. Si do te reagonte publiku ne nje qytet ku ende vret kanuni kur 3 vajzat( Eriona Kakeli, Olta Daku, Nigda Dako) ne skene te numeronin ato 40 sinonimet e pacipa te vagines?
Ne te vertete "Monologjet e vagines" me teper se nje pjese erotike eshte nje mesazh qe kerkon te percjelle dramen e femres se dhunuar fizikisht dhe psikologjikisht ne shoqeri. Pas vagines se nje gruaje boshnjake ne ish- Jugosllavi, gruas me te cilen kane abuzuar qysh ne moshe te re, apo femres qe zbulon papritur se nuk ka patur asnjehere orgazem ne martesen e saj te palumtur, keto drama jane teper te prekshme.
E perkthyer ne 40 vende te botes Monologjet e vagines eshte kthyer ne nje levizje te vertete kunder dhunes femerore.............
Autorja 49-vjecare Eve Ensler apo sic quhet ndryshe " V-Lady" vjen nga nje eksperience abuzimi seksual nga i ati i saj, eksperiece qe ka dashur te transmetoje edhe nepermjet njerit prej personazheve te vepres.
Marre nga www.revistaklan.com.al
Krijoni Kontakt