Arrihet marrėveshja pėr heqjen e vizave, por me njė afat kohor

Telenovela "Vizat..." pėrfundon me fund tė lumtur. Tirana dhe Shkupi arritėn tė mbyllin marrėveshjen qė legalizon heqjen e vizave ndėrmjet dy vendeve. Delegacionet e ministrive tė Jashtme tė Shqipėrisė dhe Maqedonisė dje arritėn pėrmbylljen e draftit dhe kanė shtrėnguar duart e janė pėrqafuar fort pėrpara mediave. Drafti i miratuar do tė "noterizohet" nga dy kryeministrat Berisha dhe Gruevski mė 18 shkurt nė Tiranė. Marrėveshja midis delegacioneve tė tė dyja vendeve u arrit pas negociatave dyditėshe tė zhvilluara nė Shkup. Kjo marrėveshje nėnkupton se shtetasit e njė vendi nė vendin tjetėr mund tė qėndrojnė 90 ditė brenda gjashtė muajve. Gjithashtu, me marrėveshjen parashikohet qė zonat kufitare, 20 kilometra nga kufiri, do tė mund tė kalojnė nė vendin tjetėr fqinj vetėm me karta identiteti. Ajo do tė duhet tė firmoset nga dy kryeministrat nė Tiranė nga fundi i muajit, kurse, siē u tha, do tė hyjė nė fuqi sa mė shpejt qė ėshtė e mundur.

Sekretari i pėrgjithshėm i Ministrisė sė Jashtme tė Shqipėrisė, Ferit Hoxha, tha se marrėveshja ėshtė nė frymėn evropiane: "Liria e lėvizjes ėshtė njė nga tri liritė themelore, mbi tė cilat ėshtė krijuar dhe zhvilluar BE-ja. Me kėtė marrėveshje ne vendosim pėr herė tė parė mes dy vendeve njė reagim tė lirė tė lėvizjes, pa detyrime, pa taksa, tė ēliruar nga ēdo lloj burokracie, e njėjtė me normat dhe procedurat e BE-sė". Qėndrime tė ngjashme kishte dhe sekretari i pėrgjithshėm i Ministrisė sė Jashtme tė Maqedonisė, Igor Ilievski: "Bisedimet arritėn tė implementojnė qėndrimet e udhėheqėsve politikė tė dy vendeve pėr vendosjen e regjimit pa viza dhe pėrfaqėsojnė njė pėrparim domethėnės pėr dy vendet, por dhe pėr tė gjithė rajonin nė aktivitet, drejt afrimit nė BE dhe NATO", tha Ilievski. Regjimi i ri pa viza mes dy vendeve vjen si shprehje e marrėdhėnieve tė mira mes dy vendeve, thanė zyrtarėt e ministrive tė Jashtme. Por kjo marrėveshje u arrit pas reagimeve tė fuqishme, si nė Maqedoni ashtu edhe nė Shqipėri, kur Shkupi zyrtar tha se do tė zbatonte njė ligj pėr tė huajt, i cili parashikonte qė shtetasit shqiptarė do t‘i marrin vizat nė ambasadė nė Tiranė dhe sipas sistemit Shengen. Pala maqedonase, nga implementimi i kėtij ligji pėr Shqipėrinė, u tėrhoq vetėm disa orė para se ai tė hynte nė fuqi. Marrėveshja do tė heqė tėrėsisht vizat, por shtetasit e tė dyja vendeve do tė mund tė qėndrojnė nė vendin tjetėr nė njė periudhė prej 90 ditėsh. Sa u pėrket banorėve tė zonave kufitare, nė njė distancė prej 20 kilometrash ata do tė kenė tė drejtė tė udhėtojnė dhe kalojnė kufirin me leje tė posaēme. Marrėveshja pritet tė nėnshkruhet gjatė vizitės sė Kryeministrit tė Maqedonisė, Nikolla Gruevski, mė 18 ose 19 shkurt nė Tiranė. Vendimi i qeverisė sė Shkupit pėr viza pranė ambasadės u anulua mė 31 janar, pas njė serie tė gjatė kontaktesh dhe lufte mediatike nė dy anėt e kufirit. Aplikimi i rregullores sė re, qė parashihte ndėrprerjen e dhėnies sė vizave nė vendkalimet kufitare qė duhej aplikuar nga 1 shkurti, u shty pėr 15 shkurt.

Dy ditė mė parė, ishte vetė Kryeministri maqedonas Nikolla Gruevski, i cili e quajti gabim ndėrlikimin e procesit tė vizave dhe pėr situatėn e krijuar bėri fajtore qeverinė paraardhėse tė sė majtės. Mirėpo, qarqe politike dhe tė opinionit publik shqiptar nė Maqedoni, si dhe nė Tiranė, e kanė cilėsuar veprimin e fundit tė Shkupit, si njė tatim pulsi pėr tė parė reagimin e shqiptarėve. Megjithatė, pėrveē opinionit publik shqiptar, reaguan edhe shtresa tė tėra dhe grupe interesi nė Maqedoni, tė cilėt e cilėsuan vendimin tė gabuar e qė mund tė dėmtonte ekonomikisht vetė Maqedoninė, e cila frekuentohet shumė pėr turizėm dhe biznes nga qytetarėt e Shqipėrisė.