Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 2
  1. #1
    Pasioni pėr shkencėn
    Anėtarėsuar
    15-05-2002
    Vendndodhja
    Jacksonville Florida
    Postime
    280

    Nje mbret ne dashuri-historia e mbretit Zog me te dashuren franceze

    Nje mbret ne dashuri

    Dashuria e mbretit Zog me kercimtaren e embel te muzik hollit ardhur nga Parisi Historia e rralle ku pasionet e medha gershetohen me spiunazh, seks, dhurata perrallore, intriga e thashetheme oborri.

    Shkruar nga Fiqiri Sejdiaj


    Ne numrin e kaluar te gazetes sone, ju u njohet me kercimtaren nudo te Parisit, Tanja Visirova. Kjo vogelushe qe rridhte nga nje familje kozmopolite me baba polak e gjyshe kineze, me nene rumune e gjyshe serbe, fillimisht teper e varfer e me pas yll i muzik hollit francez u be e dashura e Zogut. Zonjusha elegante "me trupin femeror me te kendshem te Parisit", sic e quanin francezet, ishte e zgjedhura e Mbretit te shqiptareve per te kaluar veren e nxehte te vitit 1929. E dehur nga kaltersia e detit, nga plazhi me rere te imet si dhe nga mbremjet e qeta, kercimtarja pariziane u leshua e tera pas mbretit. E ku kish pare vajza e muzik hollit qe edhe deshira me e vogel t'i kthehej ne urdher. Brenda nje kohe shume te shkurter Tanja u mbulua me aq bizhuteri, varese, karfica, gjerdane e unaza sa nuk i kish enderruar gjithe jeten. Zogu, sic tregon ajo, ishte i bute, i sjellshem, zemergjere, magjepes. Kur Tanja erdhi ne Durres ishte 20 vjec, kurse Zogu 33 vjec. Te dy hanin bashke e benin plazh bashke. Nje mbremje ajo i tha Zogut se kish deshire te lahej nudo, mirepo ai nuk e lejoi. Ajo iu lut ta bente kete, mirepo ai u tregua i prere dhe Tanja hoqi dore. Protokolli midis Zogut dhe te dashures se tij parashikonte gjithcka, madje edhe oret e dashurise. Per kete ishte vete mbreti qe vendoste. Gjithmone, sipas kujtimeve qe ka lene Tanja, Zogu kish shume dobesi per te. Ne fund te shtatorit Zogu e mori Tanjen ne Tirane. Ai e sistemoi ate ne nje nga shtepite karakteristike te oborrit mbreteror. Me sa duket behet fjale per shtepine e Toptaneve. Pikerisht ne Tirane fillon drama e dashurise midis Zogut dhe Tanjes, midis tyre dhe Nenes Mbretereshe. Kjo e fundit nuk mund t'ia lejonte te birit qe te bente dashuri me nje te krishtere, aq me teper te martohej me te. Armiqesi ndaj Tanjes shfaqen edhe te 6 motrat e Zogut. Prirjet e tyre, ose me mire prirjet e Tanjes qe vinte nga Parisi, nuk mund te pajtoheshin me prirjet e te 6 motrave qe vinin verdalle gjithe diten e qe asaj i ngjanin me 7 xhuxha te veshur ushtarakisht. Nje mbremje Zogun e thirri Nena Mbretereshe.

    -C'eshte kjo kucke qe ke prure nga frengu,- i tha ajo?

    Zogu nuk foli.

    -Sa te jem une gjalle, ti s'ke per t'u martuar kurre me te. Pak muslimane te ndershme ka?

    -Mire nene, po me fal tani se kam pune.

    -Jo, me premto tani, ketu para meje e para Allahut se nuk ke per t'u martuar kurre me nje vajze si ajo. Mund te martohesh shume mire me motren e mbretit Faruk. Ne kemi miqesi me Egjiptin.

    -Mire nene, mire,- i kish thene Zogu e qe larguar prej saj per te shkuar tek Tanja. Ate nate,ndersa ajo e priste krejt e zhveshur ne krevat, ai midis fjaleve te dashurise i kish thene:

    -Ne mund te qendrojme gjithe jeten keshtu "te pamartuar" si te martuar.

    -E c'rendesi ka kjo, i qe pergjigjur Tania.

    -Kjo do te thote qe ti nuk mund te gezosh te drejtat ligjore qe rrjedhin nga akti i marteses. Po ti mos u bej merak. Une jam mbret.

    -E pse u dashka te merakosem. Une jam e zgjedhura e zemres suaj dhe kjo me mjafton. Le te mbetemi keshtu.

    Dhe keshtu, te pamartuar e si te martuar vazhduan gati tre vjet rresht. Tanja nuk harron datelindjen e saj kur mbushi 21 vjec. Zogu i dha asaj nje unaze diamanti, te cilen sipas Tanjes e quajti "unaza jone e fejeses", por ashtu sic kishin vendosur ate nate te gjate dashurie "si te pamartuar". Kjo ishte loja e fshehte e te dyve e mbushur me dashuri e seks qe te dyve u pelqente. Gjithmone sipas Tanjes, Nena Mbretereshe dhe te 6 motrat i jepnin vetes me shume rendesi nga c'kishin, nje rendesi e kote, e padegjuar. Ajo nuk takohej kurre me to, mirepo i merrte vesh bemat e tyre, ashtu sic i merrnin ato vesh bemat e saj. Po nese Zogu shkonte kaq mire me kercimtaren e embel te Parisit, atehere si shpjegohet qe nuk e mbajti ate ne pallat edhe pas vitit 1931? Si beqar Zogu ishte i paqendrueshem. Vec kesaj ai ishte shume xheloz. Ja c'tregon Tanja per kete.

    Nje nate, une pesova nje krize, sic duket nga apendisiti. Ngrita nga gjumi nenen, e cila lajmeroi nje nga rojet qe rrinte jashte apartamentit tone. Ajo thirri shoqeruesin tone dhe une iu luta atij qe te me sillte menjehere nje mjek. Mjeku erdhi menjehere dhe natyrisht ilacet e tij me qetesuan. Mirepo te nesermen, qysh ne mengjes, ne dhome erdhi Mbreti. Pa me pershendetur, gje teper e rralle kjo ne raport me mua, filloi te me pyese me ze te larte.

    -Perse e kerkove mjekun?

    -Sepse isha e semure.

    -Dhe ai te pa te zhveshur?

    -Natyrisht!

    -Te preku me dore?

    -Po ti, c'ke keshtu?- i thashe Mbretit. Pse je kaq i revoltuar?

    -Sepse, pervec meje, nuk dua te te preke asnje. Pervec meje nuk dua te te shohe asnje lakuriq.

    U nxeha dhe ia ktheva me ze te larte:

    -Ashtu?! Ti mbahesh per evropian! Ti e di shume mire se te zhveshur me ka pare i gjithe Parisi, ministrat e tu, deputetet, policet qe me dergoje per survejim, ndersa tani qe u semura qenka e ndaluar te vije e te me vizitoje mjeku!

    Ai me kapi doren, e leshoi me force dhe iku i fyer. Me mire te me kish qelluar me pellembe se sa beri ate xhest qe mua m'u duk teper arrogant. Ishte e njejta gje. C'te beja, te ikja? Ai ishte mbreti im. Kjo ishte hera e pare qe ne grindeshim dhe armiqesia e tij vinte nga te tjeret e jo nga vete ai. Gjithsesi, pas ketij episodi, tensioni po rritej. Grindja e dyte ndodhi pas nje shetitje me veture ne periferi te Tiranes ku nje nga perfaqesuesit e huaj te akredituar ne Tirane me njohu qe larg. Kur ia tregova kete fakt mbretit tim, ai u mvrejt dhe me pyeti rende: Ku e njeh?

    ...

    E ke takuar me pare?

    ...

    Te ka prekur me dore?

    ...

    Fol, ty po te pyes? Atehere, meqe nuk ke deshire te pergjigjesh, qysh neser je e lire te largohesh. Ai u ngrit ne kembe, perplasi der`n dhe une degjova se si ai po i jepte porosi per largimin tone. Te nesermen, Tanja me te emen, te shoqeruara nga nje shqiptar u nisen drejt Vjenes. Ne krye te tre muajve Zogu i nisi nje leter: E dashur! Mjaft shetite neper Evrope. Kthehu sa me pare. Te pres. Z.

    Dhe Tanja qe s'mund te harronte kurre mbremjet buze detit te mbushura me dashuri e seks, u kthye. Kafazi i saj i arte ishte ne Durres. Mirepo tani, vec Nenes Mbretereshe dhe 6 motrave ajo do te kishte dhe nje armiqesi te re - italianet.

    Italianet qe kerkonin te dominonin ne ekonomine shqiptare, nuk donin qe mbreti Zog te parapelqente nje vajze te dyshimte qe vinte nga Franca. Italianet parapelqenin qe e dashura e zemres se Mbretit shqiptar te ishte nje italiane. Duke qene e tille, ajo do t'i mbante ne korrent italianet per gjithcka qe ndodhte ne Shqiperi. Mirepo Zogu u trembej italianeve. Ai donte Visiroven, kercimtaren nudo te Parisit, zonjushen e embel me trup te bukur. Mirepo ne kete kohe, pranvere 1932, Tanja kish bere shume armiq, qe nga Nena Mbretereshe e deri tek motra me e vogel e Mbretit. Tani ajo kish vetem nje deshire: te ikte sa me pare nga ky vend qe ndodhej ne fund te botes pa drita, pa rruge, pa hekurudhe, pa teater. Dhe shkak per t'u larguar mund te gjeje sa te duash. Skenat e xhelozise ishin te shpeshta kurse zenkat ia linin vendin njera-tjetres. "Kur nena me dergoi nje telegram urimi per diten e emrit qe binte me 7 nentor,- tregon Tanja,- Zogu erdhi me te ne dore dhe me tha ne menyre provokative:

    -Sapo me informuan se ti je komuniste. Ja prova. Nena te uron diten e pervjetorit te revolucionit rus.

    -Po ajo eshte dita e emrit tim.

    Ditet e Tanjes ne Shqiperi po beheshin gjithnje e me te veshtira. Po nese do te kishte nje revolte? Rebelet, te parin njeri qe do te vrisnin ishte Mbreti, pas tij ata do te vrisnin edhe keto dy gra. Zogu u tregua i gatshem t'u ndertonte grave nje shtepi. Kur ia tha Tanjes nje gje te tille ajo iu lut:

    -Sa te ndertosh nje shtepi per ne, nderto me mire nje teater.

    -Teater?! - u xhindos Zogu.- E, c'e do teatrin, apo te kercesh lakuriq?

    -Po ky eshte art!

    -Art? E, c'art eshte t'ju paraqitesh te tjereve lakuriq?!

    -Arti me i larte.

    Pas kesaj zenke, grate u larguan pergjithmone nga Shqiperia. Pas tre vjeteve, Tanja i shkruan Zogut. "Kam nevoje per nje vit qetesi financiare. Te lutem me ndihmo. Me dashuri Tanja". Pergjigjja e Zogut nuk vonoi: "Ti kishe deshire ta kaloje jeten me nenen tende. Atehere qendro me kotecet e saj. Ndihme s'ka. Kenaqu me ato qe ke. Z."

    Pas Luftes se Dyte Boterore, Tanja e takoi Zogun rastesisht kur ky po nisej per ne Egjipt. Ky ishte takimi i fundit, thjesht nje pershendetje midis miqve te larget. Gjithsesi, Tanja ka deklaruar: "Dashuria e ketij burri me ktheu ne jete. Ai kish nevoje per nje kukull dhe une isha kukulla e tij. Ky burre i hijshem, bukurosh, i holle, maniak ne sjellje, maniak pas muzikes, me fali nje muaj mjalti qe zgjati nje vit. Gjate kesaj kohe beme shume udhetime neper Shqiperi. Ne keto udhetime perjetova shume kenaqesi shpirterore. Pak nga pak, ai u fshi nga jeta ime duke mbetur miku im. Gjithmone eshte treguar i sinqerte me mua. Edhe pasi u ndame gezohej kur merrte vesh se une kisha sukses ne Paris".

    Po si u be e njohur kjo histori deri ne detaje?

    Sic theksuam ne numrin e kaluar, nepermjet gazetarit ambicioz Rozhe Vajandini, i cili per 30 numra rresht botoi reportazhin me te gjate te gazetes "Pari Suar" me titull: "Tanja Visirova nga Foli Berzhe ne fronin mbreteror". Pas largimit nga Shqiperia, Tanja se bashku me te emen u vendosen ne kepin e Antibeve. Aty blene nje shtepi dhe filluan te merren me rritjen e pulave. Ketu Tanja u takua me gazetarin Rozhe Vajandini, i cili sapo e pa e mbuloi me pyetje: "Tanjushka jone ku je zhdukur kaq kohe? Pse s'te kemi pare? Ku ke qene? O po ti paske ndryshuar fare, qenke zbukuruar! Parisi ka nevoje per ty! Uaaa, po kjo unaze prej diamanti? Per bese qenka e vertete, tamam dhurate mbreterore. Fol, pra, Tanja se ma kepute shpirtin!"

    Ate dite Tanja nuk foli. Kur Rozhe shkoi ne shtepi te Tanjes, aty pa fotografine e Zogut. Kaq u desh qe ai te mos i ndahej Tanjes, madje, te beje edhe dashuri me te. Pasi mbaroi reportazhin, Vajandi e mori Tanjen ne Paris. "Tanja,- i thosh ai, - kjo histori eshte e jashtezakonshme. Do ta shohesh se do te beje buje. Se afermi, ti do te fillosh punen e do te jesh perseri yll". Te nesermen Tanja i tha pronarit te gazetes se e lejonte botimin e reportazhit ne gazete. Dhe, vertet, pas botimit te ketij reportazhi Tanja Visirova u kthye ne yll, i cili shume shpejt me kalimin e viteve do te venitej dalengadale per t'u shuar gati ne mjerim, ne vitin 1981. Ajo nuk u martua kurre, duke ruajtur si dicka te vecante, fantastike, dashurine kontradiktore me Mbretin e shqiptareve, Ahmet Zogu.

    (Vijon ne numrin e ardhshem)

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    07-09-2002
    Vendndodhja
    kepi rodonit
    Postime
    347
    Fiqiri Sejdia ashtu si Frrok Cupi e Lesi nuk i ha meraku per romantike e nostalgjira.
    Ata "gjuajne" gure kunder Lek Zogut tek i cili populli shikon nji burre te madh qe shkelqen krahasuar me hajdutet te cilve u sherben ky mjeshter i genjeshtres, Fiqo Spiuni.

    Sejdia ashtu si i sherbeu Rebelizmit ne 97-ten dhe tani i sherben mafies se gratacielave qe ngrihen mbi pronat e uzurpuara nga dallaveret e qeveritareve socialiste e Edush Ramat e Blendush Gonxhet e Bashkive.

    Ti japin Lek Zogut pronat e stergjysherve e mos ta rrjepin duke e rrasur ne Vila me qira qe mafiozet i blene per 5 lek e tani e rruajne Leken me Qirat qe ja marrin cdo dite kur ai ka prone gjysmen e qendres se Tiranes.

    Fiqiriu eshte nji dhelper e Gjinushve, Zabitve dhe Klosve.
    shtriji kembet sa ke jorganin ..se te ha bubi.

Tema tė Ngjashme

  1. Ardian-Christian Kyēyku
    Nga Eagle nė forumin Shkrimtarė shqiptarė
    Pėrgjigje: 29
    Postimi i Fundit: 05-09-2012, 10:35
  2. HISTORIA E QYTETEVE SHQIPTARE (edmondfieri)
    Nga Eni nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 12-03-2008, 14:28
  3. Ja dhe nje tjeter, per Dashurine
    Nga green nė forumin Nė kėrkim tė romancės
    Pėrgjigje: 11
    Postimi i Fundit: 25-03-2005, 15:25
  4. Historia kombtare
    Nga llokumi nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 14-02-2003, 20:51
  5. Menyrat e shkruarjes se historise (Historia Virtuale)
    Nga Eni nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 12-11-2002, 15:40

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •