Close
Faqja 5 prej 5 FillimFillim ... 345
Duke shfaqur rezultatin 81 deri 85 prej 85
  1. #81
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    16,202

    Pėr: Nexhmije Pagarusha



    Nexhmije Pagarusha - Ēil njat' zemėr plot kujtime

  2. #82
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    16,202

    Pėr: Nexhmije Pagarusha

    RLIOF sonte i dedikohet Nexhmije Pagarushės. Lahaj: Ajo jeton e frymon rreth nesh pėrmes thesarit muzikor qė na ka lėnė

    Data 21 korrik shėnoi nisjen e edicionit tė dytė tė festivalit tė parė Operistik nė Kosovė, “Ramė Lahaj International Opera Festival”. Ky edicion i cili me prurjet e tij po ngjallė emocione tė forta te publiku, i cili nė secilėn mbrėmje po e mbush sallėn plotė, nuk do tė ishte special pa njė mbrėmje dedikuar Bilbilit tė Kosovės, Nexhmije Pagarushės, shkruan KultPlus.

    Kanė kaluar dy vite prej kur Nexhmije Pagarusha nuk ėshtė nė mesin tonė fizikisht, por artistėt siē ėshtė Ramė Lahaj, kujdesen qė magjia e saj tė jetė prezentė pėrherė nė mbrėmje tė tilla ku jehon muzika e mirėfilltė.

    Andaj, sonte mė datė 26 korrik nė kuadėr tė festivalit RLIOF, do tė jetė njė mbrėmje e dedikuar plotėsisht pėr Nexhije Pagarushėn.

    Nė kėtė mbrėmje do tė performojnė: Arta Jashari, Zana Abazi Ramadani, Mirlinda Koci, Klodjan Kaēani, Armand Likaj dhe Granit Musliu, shoqėruar nė piano nga Mennan Bėrveniku.

    Tenori Ramė Lahaj ėshtė shprehur se festivali do tė ishte i mangėt pa njė mbrėmje qė i dedikohet Nexhmije Pagarushės e cila sipas tij jeton e frymon rreth nesh pėrmes thesarit muzikor qė ajo na ka lėnė.

    “Kanė kalu 2 vite prej kur zemra jonė Nexhmije Pagarusha nuk ėshtė mė nė mesin tonė pėr tė ardhė e pėr tė na mbėshtetė edhe fizikisht nė mbrėmjet tona, ashtu siē bėnte dikur edhe pse shėndeti e kishte rėnduar.

    Ajo jeton e frymon rreth nesh, e kemi pėrditė e nė ēdo ēast me vete pėrmes thesarit muzikor qė ajo na ka lėnė. Festivali do tė ishte i mangėt pa njė mbrėmje qė i dedikohet tė madhes Nexhmije Pagarusha, andaj ju ftoj tė gjithėve qė sonte ta kujtojmė sė bashku muzikėn e shpirtin e saj, nė Amfiteatrin e Bibliotekės Universitare nė Kosovė, prej orės 20:00.

    Sonte do tė kujtojmė edhe tė madhin e muzikės shqiptare Ēesk Zadeja, nė 95 vjetorin e tij me shumė vepra premierė enkas pėr natėn e sotme, qė do tė performohen nga Arta Jashari, Zana Abazi Ramadani, Mirlinda Koci, Klodjan Kaēani, Armand Likaj dhe Granit Musliu, shoqėruar nė piano nga Mennan Bėrveniku”, ka shkruar Lahaj nė Facebook.


    / KultPlus.com

    https://www.kultplus.com/muzika/rlio...qe-na-ka-lene/

  3. #83
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    16,202

    Pėr: Nexhmije Pagarusha

    12 kėngė tė Nexhmije Pagarushės do tė sjellin sopranon Arta Jashari me njė stil tė ri

    Uranik Emini

    “Muzika ėshtė njė vepėr arti qė shkon nga veshi drejt e nė zemėr”.


    Muzika pėrgjithėsisht perceptohet si mė universalja nga tė gjitha format e artit. Ajo ėshtė njė lloj arti unik qė na stimulon trunin tonė duke na ngjallur pėrgjigjje nga tė gjitha shqisat tona njerėzore. Krijimi i njė vepre arti tė veēantė dhe origjinale qė tė dalllohet nga konkurrenca kėrkon origjinalitet. Arti nuk ėshtė thjesht njė shprehje a diēkaje qė ndodhė ēdo ditė. Ka shumė lloje tė ndryshme tė artit, por muzika ka ndikuar nė jetėn e shumė njerėzve dhe ėshtė integruar nė ekzistencėn tonė tė pėrditshme, shkruan KultPlus.

    Kurdo herė qė flasim pėr art nė Kosovė, artin e muzikės, ėshtė e paimagjinueshme tė mos e pėrmendim figuėn e madhe tė Nexmije Pagarushės. Programi “Mbi Re” i Prishtina International Vocal Festival do tė pėrmbajė kėngė tė pėrpunuara dhe tė mirėfillta shqipe tė Pagarushės.

    Kėto kėngė do tė kėndohen nga Arta Jashari, si soprano, e pėrcjellur nga Pranvera Hoxha Bryma nė piano, Yllka Simnica nė flautė, Astrit Stafai nė kitarė dhe nė trumpetė do tė jetė Avni Krasniqi.

    Nė njė intervistė pėr KultPlus, Arta Jashari thotė se tė performuarit kėngė nga Nexhmije Pagarusha i ėshtė dashur qė tė ndjekė shkolla profesionale jashtė vendit pėr njė kohė tė gjatė.

    “Diva shqiptare e muzikes Nexhmije Pagarusha ishte dhe do mbetet njė ndėr zėrat mė unik nė historinė tonė, e cila duhet ruhet me zilinė mė tė madhe si thesar shumė i rėndėsishėm i zhvillimit tonė kulturor e artistik si shoqėri. Unė qė nga moshat mė tė hershme kam shkuar nė shkollime jashtė vendit, e them kėtė sepse mė ėshtė dashur qė tė arrij njė pjekuri vokale dhe profesionale mjaft tė bujshme qė tė mund tė “guxoj” tė marr njė iniciativė tė tillė, shumė tė rėndėsishme pėr mua si artiste – tė rikthej kėngėt madhėshtore tė Nexhmije Pagarushės”, thotė ajo.

    Tutje, Jashari njofton se nė kėtė program do tė jenė 12 kėngė, tė cilat janė duke i pėrshtatur pėr njė format koncertal.

    “Kam hulumtuar dhe pėrzgjedhur afro 12 kėngė, tė cilat jemi duke i pėshtatur nė format koncertal, pra pėr piano, vokal dhe instrumentistė mysafirė, tė cilėt i falenderoj shumė pėr gadishmėrinė e pjesėmarrjės nė Koncert”.

    Me ndihmėn e kolegėve tė mij, duke nisur nga aranzhuesi i kėngėve kompozitori Kreshnik Aliēkaj, pianistja Pranvera Hoxha-Bryma jemi duke bėrė prova dhe pregaditje ēdo ditė pėr kėtė program.


    Dėshira e pėrzier me pėrgjegjėsi pėr tė risjellė muzikė tė mirėfilltė shqipe

    Muzika konsiderohet si shtrirja e sė vėrtetės sė pakufishme; i lejon individėt tė shprehen nė ēfarėdo mėnyre; ėshtė njė formė arti mbarėbotėrore qė nuk mund ta injorojmė; dhe u paraqet interpretuesve mundėsi tė shumta vendimmarrėse ēdo ditė.

    “Kėngėt tė cilat jam duke i punuar janė diēka krejtėsisht ndryshe prej asaj ēfare unė kėndoj tash e 17 vite nė skenė. Teknika ėshtė krejt tjetėr, regjistri vokal dhe mund tė them qė pėrveq muzikes aq tė bukur sė Nexhmije Pagarushės, ēdo herė e mė shumė mė duket e jashtėzakonshme pėr atė ēfarė ajo ka krijuar nė kohėn e saj dhe aftėsive tė saj vokale”, shprehet Jashari, duke treguar se ėshtė njė dėshirė e madhe e saj qė tė risjellė muzikėn e mirėfilltė shqipe me njė pėrgjegjėsi shumė tė madhe profesionale.

    Njė jetė nė skenė bashkė = kombinim energjik

    “Pianistja dhe korepetitorja Pranvera Hoxha-Bryma dhe unė kemi pothuajse njė jetė tė tėrė nė skenė. Korepetitori ėshtė ai apo ajo qė pėrbėn boshtin e programit dhe ne jemi nje kombinim energjik, tė cilin besoj arrijnė t’a vėrejnė publiku patjetėr”.

    Jashari mes tjerash pėrmend edhe faktin qė ata kanė dėshmuar mirė interesimin e publikut pėr muzikėn klasike.

    “Ne i qėndrojmė besnik publikut dhe ardhjes nė ēfarėdo hapėsire tė improvizuar qė ne si artistė tė muzikės klasike mundohemi tė iu ofrojmė. Nuk dyshoj as pėr koncertin nė fjalė, meqė ėshtė pėr herė tė parė njė format i tillė skenik dhe me muzikė shqipe”, pėrfundon ajo.

    Ky koncert do tė zė vend nė Amfiteatrin e Ri tė Bibliotekės Universitare mė 11 tetor me fillim nga ora 20:00.

    “Pri Vocal Fest” do tė fillojė mė 6 tetor dhe do tė pėrfundojė mė 12 tetor, ku edhe shėnohet 5 vjetori i themelimit tė kėtij festivali. Artistė nga vendi dhe skena ndėrkombėtare do tė paraqiten pėrgjatė kėtyre gjashtė ditėve.


    /KultPlus.com

    https://www.kultplus.com/muzika/12-k...je-stil-te-ri/

  4. #84
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    16,202

    Pėr: Nexhmije Pagarusha



    Nexhmije Pagarusha dhe Ismet Bugujevci - Njėri Tjetrin Duam Shumė

  5. #85
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    16,202

    Pėr: Nexhmije Pagarusha

    Pėrjetėsohet nė bronz bilbili i Kosovės, Nexhmije Pagarusha

    21/10/2023

    Bilbili i Kosovės, Nexhmije Pagarusha, ėshtė pėrjetėsuar nė bronz. Me ceremoni solemne, tė shtunėn, ėshtė pėruruar busti i saj nė fshatin e lindjes, nė Pagarushė.

    Busti, vepėr e skulptorit Agon Qosja, ėshtė zbuluar nėn tingujt e kėngės ikonike tė saj, “Baresha”, nė praninė e autoriteteve lokale, familjarėve e miqve tė ikonės sė muzikės shqipe. Pėrurimit i kanė paraprirė nderimet te varri i saj.

    Realizimi i bustit ishte nismuar nga ambasadori i Shqipėrisė nė Kosovė, Qemal Minxhozi, organizuar nga Komuna e Malishevės nė bashkėpunim me komunitetin e fshatit Pagarushė.

    Kryetari i Komunės sė Malishevės, Ekrem Kastrati, ka falėnderuar tė gjithė ata qė e kanė pėrkrahur realizimin e kėtij busti.

    “Falėnderoj tė gjitha ata qė kanė pėrkrahur qė ky bust tė jetėsohet dhe Pagarusha tė ketė njė rojtare tė kulturės dhe tė trashėgimisė sonė kulturore”, ka thėnė Kastrati.

    Njė nga ditėt mė emocionuese tė qėndrimit tė tij nė Kosovė, e ka cilėsuar ambasadori Qemal Minxhozi ditėn e pėrurimit tė bustit tė Pagarushės. Ka thėnė se nė Pagarushė i ka mbledhur “njė nga vajzat epokale tė Kosovės”. “Mė vjen mirė qė nė ceremoni shoh shumė vajza, shumė tė reja qė kanė ardhur kėtu pėr ta parė nga afėr qė Nexhmija nuk ka ikur, ėshtė e gjallė me kėtė bust kaq tė bukur”, ka thėnė Minxhozi.

    Ceremonia ka vazhduar me program artistik nė shtėpinė e kulturės “Tahir Sinani” nė Malishevė.

    Nexhmije Pagarusha vdiq mė 7 shkurt tė vitit 2020. Pėrmes zėrit tė saj janė interpretuar mbi 150 kėngė nė periudhėn mes viteve ’50 dhe mesit tė viteve ‘80. Ajo ėshtė nderuar me medalje presidenciale pėr veprimtari jetėsore. Ka marrė titullin “Nderi i Kombit” dhe ėshtė nderuar me ēmime tė shumta.


    /a.d - Java News

    https://javanews.al/perjetesohet-ne-...ije-pagarusha/
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga sirena_adria : 28-10-2023 mė 16:14

Faqja 5 prej 5 FillimFillim ... 345

Tema tė Ngjashme

  1. Pėrgjigje: 12
    Postimi i Fundit: 30-03-2023, 19:14
  2. Zonja e Zezė Nexhmije Hoxha
    Nga Veshtrusja nė forumin Enciklopedia letrare
    Pėrgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 22-11-2010, 19:03
  3. Nexhmije Pagarusha
    Nga Harudi nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 05-08-2005, 10:07
  4. Bashkim Shehu ne debat me N. Hoxhen
    Nga Brari nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 13-04-2004, 19:59

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •