Close
Faqja 2 prej 5 FillimFillim 1234 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 40 prej 85
  1. #21
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    misisonia..
    thx per komentet dhe sqarimet..

    pra kenga qenka e rexho mulliqit..
    nje mrekulli..

    kam nje merak nga muzika kosovare po qe jutubja sma ka nxjerre..
    do desha te degjoj korin e burrave te gjakoves..ne nje kenge te mrekullueshme.. pranvera.. a dicka e tille titulli i saje..

  2. #22
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    10-08-2008
    Postime
    1,280
    U emocionova shumė nga komentet e vlefshme pėr kėtė zonjė e Primadonė tė muzikės popullore shqipe nė Kosovė.
    Pėrveēė tjerash,pėr nivelin artistik tė interpretimit,origjinalitetin e pa krahasueshem dhe kutivimin e njė modeli tė veēantė interpretimi artistik e skenik,Nexhmije Pagarusha ka pėrcaktuar njė pikė reference tė njė niveli tė jashtzakonshėm pėr tė gjithė solistėt vokal shqiptarė.
    Asnjė kėngėtarė shqiptarė nuk do tė cilėsohet si i madh nėse nuk krahasohet me te.Kjo pėr mendimin tim ėshtė njė vlerė e paēmueshme pėr artin shqiptarė.Pasja e njė pike krahasimi e reference pėr sot e mot....

    Ps.
    Prenga ka dhėnė disa tė dhėna tė ēmueshme pėr biografinė e saj dhe tė familjes Pagarusha.
    Po ia shtoj edhe njė;-I ati i saj Vesel Pagarusha ka qenė mėsues i parė nė rajonin e Malishevės.Ishte nxėnės i Medreses sė Shkupit dhe si i ri bjen nė kontakt me studentė e nxėnės nga Shqipėria dhe pėr mes tyre,arrinė qė nė vitet e tridhjeta tė shekullit tė kaluar,sė bashku me shokė tjerė, tė sjellė dhe tė shpėrndajė nė Kosovė njė numėr tė madh abetarėsh tė gjuhės shqipe.
    Kapet nga policia e atėhershme,torturohet dhe gjysmė i vdekur lėshohet nga burgu.Nga gjyshi e kam dėgjuar,se mbi 2 muaj e kanė kuruar plakat nė lėkurė ogiēi.
    Prej kėsaj familjeje, kanė dalė edhe shumė intelektual tjerė,por qė pėr fat tė keq kurr nuk kanė arritur tė afirmohen nė Kosovė.
    Nexhmije Pagarushės,njė kohė nuk kanė pasur ēka ti bėjnė as policia serbe,sepse ishte aqė e madhe dhe aqė e njohur jo vetm nė Kosovė e Jugosllavi,por nė gjithė botėn.
    Kėtė fat nuk e patėn vėllezrit e saj,si Abdylkadėr Pagarausha qė ėshtė njė nga talentet e jashtzakoshme tė pikturės kosovare.
    Nuk e di a ėshtė gjallė ende nė Bruksel...si fėmijė e mbajė mend kur vinte me pushime nė krahinėn e vet dhe ka qenė i pasionuar pas gjuajtjes sė peshkut me grep....
    Eh, kohra....

  3. #23
    i/e regjistruar Maska e Besoja
    Anėtarėsuar
    24-07-2008
    Vendndodhja
    Prrenjas, Shqiperi
    Postime
    3,260
    Njė kėngėtare e madhe e tė gjithė brezave.
    E mrekullueshme!

  4. #24
    E dua letėrsinė Maska e riza2008
    Anėtarėsuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105
    I meriton urimet.Nje kengetare qe me zerin e saj magjepes i ka rezistuar dhe do ti rezistoje kohes.Dhe 100 te tjera Pagarushe.

  5. #25
    i/e regjistruar Maska e fegi
    Anėtarėsuar
    29-05-2009
    Postime
    5,767
    Nexhmije Pagarusha, “Artiste e Merituar”
    Publikuar: E marte 4 Maj 2010,
    Presidenti i Republikės sė Kosovės, Fatmir Sejdiu, ka dekoruar mbretėreshėn e skenės kosovare, Nexhmije Pagarushėn, me ēmimin “Artiste e Merituar”. Kėtė ēmim presidenti Sejdiu ia dorėzoi kėngėtares Pagarusha, e njohur ndryshe edhe si “Bylbyli i Kosovės”, tė martėn nė kabinetin e tij. Artistja Pagarusha nderohet vetėm pak ditė para se t’i mbushė 77 vjet, ndėrsa iniciativa ka ardhur nga RTK-ja dhe njė numėr i madh artistėsh dhe intelektualėsh tanė. Ēmimin “Artiste e Merituar” Nexhmije Pagarusha e merr nė shenjė mirėnjohje pėr veprimtarinė dhe kontributin e veēantė dhėnė kultivimit tė muzikės dhe kėngės sė pėrsosur shqipe, teatrit dhe filmit. Duke lexuar arsyetimin e dekorimit tė znj. Pagarusha, presidenti Sejdiu ka veēuar kontributin e kėsaj artisteje pėr zhvillimin e kulturės nė Kosovė, veēmas tė kėngės popullore. “E pėrkushtuar gjithė jetėn pėr tė ngritur vlerat e artit muzikor, duke krijuar identitet referues kulturor, duke qenė zė i fuqishėm i shpirtit dhe vlerave estetike shqiptare, ajo ishte dhe mbetet shenjė identifikuese e Kosovės dhe simbol i artistit qė me veprėn e vet komunikon nė mėnyrė autentike dhe pėrherė frymėzuese me njė audiencė tė gjerė muzikore”, ka thėnė presidenti Sejdiu. Ndėrkaq, kėngėtarja Nexhmije Pagarusha ka thėnė se ndihet shumė e prekur dhe thellėsisht e nderuar pėr kėtė ēmim, tė cilin e kanė merituar edhe artistė tė tjerė, qė nuk duhet harruar kontributin e tyre tė dhėnė pėr kulturėn shqiptare. Dekorimin pėr Nexhmije Pagarushėn presidenti Sejdiu e bėn nė bazė tė Nenit 84, pika 28, tė Kushtetutės sė Republikės sė Kosovės, si dhe nė bazė tė Nenit 3, 34 dhe 49 tė Rregullores mbi dekoratat, urdhrat dhe titujt e nderit tė Kosovės, tė cilat i jep presidenti i Republikės sė Kosovės dhe, procedurat e dhėnies sė tyre. Ndėrsa, mė 23 maj nė Teatrin Kombėtar tė Kosovės organizohet njė Galla-koncert pėr nderė tė artistes.
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  

  6. #26
    i/e regjistruar Maska e fegi
    Anėtarėsuar
    29-05-2009
    Postime
    5,767
    Disa informacione qe paska qen e hapur kjo teme.http://www.forumishqiptar.com/showthread.php?t=52988
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga fegi : 05-05-2010 mė 06:37

  7. #27
    el kafirun Maska e chino
    Anėtarėsuar
    04-02-2008
    Postime
    4,952
    Baresha

    Hej kam rrite shtatin
    N'tere keto male
    Bashke me qingja e me dele
    Me bylbyla nder zabele
    Mbas kumbanes loje e gezime
    Si shqiponja ime.

    O tjera lule dalin-o
    O eni shoqe t'lozim-o
    O fusha gaz po keshet-o
    O lulet bardh po qeshin-o
    O dridhet mali cka u ba?
    O nje bareshe prej nesh u nda.

    ...

    Po fillojne shume kumbana
    Po gurg'llon kroi malor
    Nat'n e qete bjeshka me bore
    N'bjeshke dashnia k'cen me valle
    Sot nuk ka halle.

    ... (vazhdon)

    Nuk e di tekstin mire, degjojeni ketu:

    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga chino : 05-02-2011 mė 11:59

  8. #28
    i/e regjistruar Maska e Hanny
    Anėtarėsuar
    28-10-2010
    Vendndodhja
    qitu..
    Postime
    349

    Nexhmije Pagarusha - Baresha (2012)

    Prodhu nga Koperativa dhe Muzeu i Kosoves, perkrahun nga Ministria Rinise, Kultures dhe Sportit, videoklipi i ri i konges legjendare Baresha:

    MOS MA TESH, QAQ DI ME T'THON

  9. #29
    Pagarusha ndalon videoklipin e “Bareshės”

    Edhe pse ka pritur 50 vjet pėr tė parė videoklipin e kryehitit “Baresha”, kėngėtarja e madhe kosovare nuk e ka lejuar mė shumė se dy muaj transmetimin e tij. Sipas mediave tė Kosovės, kėngėtarja Nexhmije Pagarusha ka “trokitur” nė dyert e televizioneve kosovare pėr tė kėrkuar qė tė mos transmetohet videoklipi i kėngės sė saj “Baresha”, i cili u shfaq pėr herė tė parė nė datėn 10 janar tė kėtij viti. Videoklipi i kėngės “Baresha” ėshtė realizuar nga “Kooperativa”, me iniciativė tė Muzeut tė Kosovės dhe ėshtė pėrkrahur nga Ministria e Kulturės. “Kam shkuar nė televizione, kam kėrkuar qė tė mos transmetohet dhe kanė pasur mirėkuptim”, ka thėnė Pagarusha, pa pranuar tė zbulojė arsyet e kėsaj kėrkese. “Arsyet nuk mund t’i jap tani”, ėshtė pėrgjigjur shkurt ajo. Yll Ēitakun, regjisorin e videoklipit “Baresha”, ky lajm e ka zėnė nė befasi. Skenari dhe regjia e videoklipit janė bėrė nga Yll Ēitaku dhe Arian Rexhepi. Gjithashtu ka qenė njė ekip i gjerė artistėsh tė angazhuar nė projekt, siē janė Trupa e Baletit tė Kosovės, Krenare Rugova, Rudina Xhaferi e shumė tė tjerė. Xhirimet, tė cilat kanė zgjatur rreth dy muaj, janė realizuar nė Bjeshkėt e Namuna, nė Prizren dhe nė Lipjan.

    Panorama
    Mos shkruaj gjė kur je me nerva, sepse, ndėrsa plaga e gjuhės ėshtė mė e keqe se e shpatės, mendo ē’ka mund tė jetė ajo e pendės

  10. #30
    i/e regjistruar Maska e Nete
    Anėtarėsuar
    13-04-2009
    Postime
    8,688
    Qka e ka shtyre te ndaloj ate videoklip,ka qen shume bukur i realizuar!

  11. #31
    i/e regjistruar Maska e daniel00
    Anėtarėsuar
    05-06-2004
    Vendndodhja
    tr
    Postime
    2,836
    http://www.balkanweb.com/kultur%EB/2...-im-78827.html

    Nexhmije Pagarusha: Ēfarė s'mė pėlqen nga klipi im



    TIRANE - Ajo ėshtė ikona e muzikės shqiptare, ndėrsa hiti i saj "Baresha" ende mbetet simbol i kėngės, qė i ka rezistuar dhe e ka tejkaluar kohėn. Kjo e fundit, pas mė shumė se 40 vitesh pritjeje, u bė sė fundmi edhe me njė videoklip, tė cilin e ndihmoi Ministria e Kulturės, Rinisė dhe Sporteve dhe Muzeu i Kosovės.

    Kėnga nė interpretim tė ikonės sė muzikės kosovare Nexhmije Pagarusha, sė fundmi u plotėsua edhe me njė videoklip, dėshirė kjo qė Bilbili i Kosovės e kishte prej disa dekadash. Kėnga ėshtė e realizuar me muzikė tė Rexho Mulliqit dhe tekst tė Rifat Kukajt, dhe me orkestrėn popullore tė Radio Prishtinės, nėn drejtimin e Isak Muēollit nė vitin 1966.

    "Kam pritur kaq gjatė qė kėngėn ta sjellim si videoklip, jo pse i nevojitet, por gjithmonė kam pasur dėshirė qė publikut t'i sjell edhe njė kėnaqėsi tjetėr me 'Bareshėn'. Gjithēka ėshtė e krijuar vetėm pėr adhuruesit e mi dhe ka 50 vite qė po kėrkoj njė realizim vizual tė saj", - shton Pagarusha, pak ditė pasi videoklipi ka gjetur vend nė televizionet tona.

    Mirėpo, nėse e shikojmė videoklipin "Baresha" prej 8 minutash, vėrejmė se vetė artistja shfaqet pak, gjatė tetė minutave tė kėngės, nė shumicėn e kohės aty shfaqen balerinat nga trupa e Baletit tė Kosovės, e realizuar nė pjesė tė ndryshme malore, gjė e cila pėrkon me vetė mesazhin dhe fabulėn brenda kėngės. Videoklipi, me t'u plasuar edhe nė portalet e internetit, duket se ka zgjuar njė debat midis komentuesish.

    Disa prej tyre thonė se videoklipi do tė duhej tė pėrmbante mė shumė figurėn e zonjės sė kėngės, sepse ėshtė ajo tė cilėn ata kanė pritur ta shohin, dhe jo fėmijėt e vegjėl e balerinat, sado qė ato i japin hijeshi dhe rrėfejnė me anė tė vallėzimit tregimin e kėngės.

    "Nuk e di pse tėrė kohėn dalin kėto kinse baresha. Ne e duam Nexhmijėn tonė. Do tė ishte mė mirė tė kishim mė shumė skena tė saj", - thoshte njėri prej komentuesve. Rreth kėsaj, edhe vetė Pagarusha thotė se do tė donte tė kishte mė shumė hapėsirė nė videoklip, duke kėrkuar tė mos flitet shumė rreth kėsaj pune.

    "Ndonjėherė nuk e kuptoj artin e pasluftės. Ajo ēka ka pėrfunduar nuk vlen tė komentohet. Unė dua qė sa mė pak tė flitet pėr kėtė punė, por kam pritur edhe vetė qė tė jem mė e pranishme nė videoklip, jo pse dėshiroj, por e di qė adhuruesit duan ta shohin Nexhminė qė s'e kanė parė njė kohė tė gjatė nė televizion.

    Jam e lumtur qė videoklipi ka dalė, e shpresoj t'i pėlqejė edhe publikut",- shton Pagarusha, duke thėnė se nuk ka qenė asnjėherė natyrė e ankuar, por e kėnaqur qė ėndrra e kahmotshme u finalizua.

    "Gati 50 vite publiku e ka dėgjuar kėngėn, dhe me mua ose pa mua nė videoklip, e di qė prapė ata do vazhdojnė ta duan e dėgjojnė atė", - thotė nė fund zonja Nexhmije Pagarusha.

    (er.nu/Gazeta Shqiptare/BalkanWeb)
    Ngjeshur me brezin e se vertetės,parzmoren e drejtėsisė,mburojėn e besimit dhe shpatėn e Frymės.

  12. #32
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    01-12-2004
    Postime
    689

    Pėr: Nexhmije Pagarusha

    Lum si ne qe kemi nje Kanarin!
    Bylbyli i Kenges Shqipe, qe ne mbare ish ex Jugsllavin nuk dul femer me kenduar me mire se ajo deri me sot!


  13. #33
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    16,202

    Pėr: Nexhmije Pagarusha

    Dren Abazi dhe Elina Duni, koncert homazh NEXHMIJE PAGARUSHES nė Paris

    Nderimi nė 80-vjetorin e lindjes sė kėngėtares

    23 tetor 2013

    80-vjetori i kėngėtares Nexhmije Pagarusha ėshtė pėrshėndetur prej disa muajsh, por sė fundi dy kėngėtarė shqiptarė i bėjnė asaj homazh me njė koncert nė Paris. Elina Duni nga Zvicra dhe Zig-Zag Orchestra e Dren Abazit nga Kosova janė tė dy tė frymėzuar drejtpėrdrejt nga kėngėt e Pagarushės

    6 tetor, Théātre Le Palace nė Paris, Elina Duni nga Zvicra dhe Zig-Zag Orchestra e Dren Abazit nga Kosova nderojnė Nexhmije Pagarushėn pėr 80-vjetorin e lindjes. Nė praninė e saj njė version i kėngės “E dehur jam” qė Pagarusha e ka kėnduar nė vitet gjashtėdhjetė kur karriera e saj po hapej nė muzikėn tradicionale, klasike dhe aktrim.

    Kompozitorė dhe poetė shkruan pėr zėrin e saj dhe pėr mėnyrėn e saj skenike. Baresha ėshtė njėra nga kėto krijime qė kėngėtarėt e dy brezave pas Pagarushėsh e kanė rimarrė pafundėsisht. Elina Duni pagėzoi njė album me jazz-in e saj ballkanik.

    Koncerti i realizuar nga Rezat Jasa Events ėshtė njė bashkim rrymash qė kėrkojnė nė muzikėn etnike. Ėshtė njė vazhdimėsi nė gjurmėt e dikurshme nė vitet 60-70 kur pranė Radio Kosovės muzikantė tė formuar nė Akademitė Muzikore tė ish-Jugosllavisė kėrkonin burime tė folkut etnik nga brenda dhe pėrtej kufijve tė Shqipėrisė zyrtare.
    Kėshtu ndodhi qė edhe njė kėngė shkodrane si “Kur tė jemi bashkė ne tė dy” tė kalojė nga Pagarusha tek Zig-Zag Orchestra.


    VIDEO nga Koncerti ne likun ne vijim :

    http://www.abcnews.al/lajme/kulture/4/35462
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga sirena_adria : 20-12-2014 mė 10:10

  14. #34
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    16,202

    Pėr: Nexhmije Pagarusha

    Nje Intervise shume e bukur e te Madhes PAGARUSHE !


  15. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar sirena_adria pėr postimin:

    bili99 (20-12-2014)

  16. #35
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    16,202

    Pėr: Nexhmije Pagarusha

    Dancing With The Stars Albania - E ftuar speciale, Nderi i Kombit Nexhmije Pagarusha


  17. #36
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    16,202

    Pėr: Nexhmije Pagarusha

    Nexhmije Pagarusha feston 83-vjetorin nė skenė

    Legjenda e muzikės shqiptare, Nexhmije Pagarusha, ėshtė ngjitur nė skenė pėr tė kėnduar pėr publikun nė ditėlindjen e saj tė 83-tė. Nė teatrin Dodona, kori “Zerina” organizoi njė event me rastin e 83-vjetorit tė lindjes sė “bilbilit tė Kosovės”.

    Edhe pse ėshtė larguar shumė e re nga kėnga, 51 vjeēe, pėr shkak tė problemeve tė kordave vokale, ajo dėshmoi dje nė skenė se ende mbetet njė kėngėtare e madhe. Ngjitja nė skenė pėr tė kėnduar dy kėngė tė saj ishte njė mėnyrė pėr t’i falėnderuar tė pranishmit.

    Ajo shprehet se nuk ėshtė e pasur, por nė Radio Prishtina numėrohen rreth 150 incizime tė kėngėve tė saj, qė janė njė pasuri e madhe pėr tė gjthė shqiptarėt. Pagarusha jeton nė njė apartament tė vogėl nė Prishtinė qė nuk i kalon tė 40 metėr katrorėt. Prej kohėsh ajo ėshtė anėtare e shoqatės sė Handikapėve nė Kosovė ku jep njė kontribut tejet aktiv.

    Vazhdon tė jetė njė grua shumė e dashur, mikpritėse dhe e mbushur me emocione shpėrthyese. Ėshtė njė nga kėngėtaret mė tė njohura tė Kosovės, e vlerėsuar me ēmime shumė domethėnėse ndėr tė cilėt mund tė theksohen ”Bylbyli i Kosovės”, “Kėngėtarja e Shekullit”./E.H/

    http://www.shekulli.com.al/p.php?id=426504

  18. #37
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    16,202

    Pėr: Nexhmije Pagarusha

    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga sirena_adria : 08-05-2016 mė 00:15

  19. #38
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    16,202

    Pėr: Nexhmije Pagarusha

    Mbresa te pashlyeshme nga memoria koncerti I saj ne Tirane ! Thjeshtesisht MAGJI !




    U BEFSHI EDHE 100 PRIMADONA E MUZIKES SHQIPTARE !
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga sirena_adria : 08-05-2016 mė 00:15

  20. #39
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    16,202

    Pėr: Nexhmije Pagarusha

    Nexhmije Pagarusha po i rikthehet muzikės

    Data e publikimit tė kėtij projekti, qė me shumė gjasė do tė mbajė titullin “Nėnė” ėshtė 4 mars 2017, nė kuadėr tė festės sė gruas e cila ėshtė pėr pak ditė.

    Numėron vite mbi supe, shumė prej tyre tė suksesshme nė karrierė, ėshtė kjo Nexhmije Pagarusha e cila vazhdon tė mbetet zė i mrekullueshėm.
    Artistja e emėruar tashmė me epitetin “Bilbili i Kosovės” nuk e ka pėrfunduar rrugėn e saj tė pėrjetshme me muzikėn, kjo pasi shumė shpejt ajo do tė rikthehet me njė projekt tė ri shumė tė veēantė dhe shpirtėror.

    Telegrafi mėson se Nexhmije Pagarusha kėsaj radhe do tė vijė me njė bashkėpunim me kėngėtaren Yllka Kuqi, me njė kėngė tepėr tė veēantė dedikuar nėnave. Nė njė prononcim ekskluziv pėr Telegrafin, kėngėtarja Pagarusha rrėfehet pėr kėtė rikthim tė veēantė pas kaq vitesh nė skenė.
    “Nuk e di a ka ndonjė njeri tė paprekur nga ata qė e kanė pėrjetuar vdekjen e prindit, e nė veēanti tė nėnės, ideja pėr kėtė kėngė mė ka mahnitur shumė, ndaj dhe ftesėn e Yllkės e kam mirėpritur me kėnaqėsi”, tha ajo pėr Telegrafin.

    Teksti i kėngės ėshtė bazuar nė njė ngjarje tė vėrtetė, dhe ėshtė shkruar nga njė vajzė e cila e ka humbur nėnėn, e ndjera e cila ishte njėkohėsisht edhe mikeshė e ngushtė e kėngėtares Pagarusha, njė arsye mė shumė pėr tė marrė pjesė nė kėtė projekt.
    “Tekstin e kėngės e ka shkruar vajza e njė shoqes sime tė ndjerė, me tė cilėn kam pasur njė miqėsi shumė tė mirė, ndėrsa Yllka e ka kėnduar nė mėnyrėn mė tė mirė tė mundshme”, shtoi mė tej ajo.

    Yllka dhe Nexhmija nuk janė tė vetmet kėngėtare tė cilat do tė marrin pjesė nė kėtė kėngė, pasi nė zėrat pėrcjellės do tė jenė Leonora Jakupi e Genc Prelvukaj, gjersa protagonistė nė klip janė aktorėt e njohur tė skenės sonė: Ylber Bardhi, Fatos Kryeziu dhe Adriana Matoshi.

    “Klipi ka pėrfunduar xhirimet para pak ditėsh, jemi ndarė tė kėnaqur me realizimin. Unė vazhdoj t’u pėrgjigjem projekteve tė veēanta nė muzikė pėrderisa ende kam forcė, atėherė kur unė tė tė mos mundem, do tė them mjaft”, ka pėrfunduar Nexhmije Pagarusha nė rrėfimin e saj pėr Telegrafin. / KultPlus.com 

    http://www.kultplus.com/?id=6&l=19716

  21. #40
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    16,202

    Pėr: Nexhmije Pagarusha

    Kenaqesi e madhe ta shikosh ende aktive ...... edhe pse ne forme tjeter.

    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga sirena_adria : 21-04-2017 mė 17:03

Faqja 2 prej 5 FillimFillim 1234 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Pėrgjigje: 12
    Postimi i Fundit: 30-03-2023, 19:14
  2. Zonja e Zezė Nexhmije Hoxha
    Nga Veshtrusja nė forumin Enciklopedia letrare
    Pėrgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 22-11-2010, 19:03
  3. Nexhmije Pagarusha
    Nga Harudi nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 05-08-2005, 10:07
  4. Bashkim Shehu ne debat me N. Hoxhen
    Nga Brari nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 13-04-2004, 19:59

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •