Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 19
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e BARAT
    Anėtarėsuar
    20-07-2006
    Vendndodhja
    Himarjot jet' e jet', Zot mbi male Hyll mbi det
    Postime
    2,565

    Edhe u jam arberesh

    Edhe U jam arbersh

    Fiqiri Sejdiaj

    Thora jonė ėshtė Montecilfone
    Gluha ime - arbėrishtja
    Shenjti im - Shėn Antoni


    Kur mė propozuan tė shkoj nė zemėr tė Italisė pėr tė parė 5 katundet arbėreshe, ku edhe sot e kėsaj dite flitet shqip, hezitova menjėherė.

    Hezitova se arbėreshėt janė nė jug tė Italisė, nė Kalabri. Aty jeton njė komunitet i madh shqiptarėsh tė shpėrngulur menjėherė pas vdekjes sė Skėnderbeut, si rezultat i pushtimit otoman. Pėr ta ėshtė folur shumė, janė shkruar libra, janė xhiruar filma, janė organizuar festivale, janė hapur ekspozita, e tė tjerė e tė tjerė. Ligji italian pėr grupet etnike u njeh pėrdorimin e gjuhės amė, funksionimin e shoqatave, tė shkollave nė gjuhėn etnike, si dhe shumė tė drejta tė tjera. Mirėpo, krahas tyre na qenkan edhe 5 katunde tė tjera, jo nė jug, por nė mes tė gadishullit Apenin. Kjo mė bėri aq kurioz sa, me tė gjetur rastin e parė, u nisa vėrtet pėr nė Itali.

    Ē‘janė kėto katunde? Kur kanė shkuar shqiptarėt e parė atje? Pėrse? A thua vėrtet flasin, kėndojnė e shkruajnė shqip? I ndodhur midis kuriozitetit dhe mosbesimit, mendoja: "Sido qė tė jetė, aty kėtu besoj se do tė gjejmė ndonjė tė moshuar qė krahas italishtes do tė thotė edhe ndonjė fjalė shqip", mirėpo ajo qė ndodhi kur mbėrrita nė kėto katunde ishte e pabesueshme, befasuese, mbresėlėnėse, fantastike!

    Qysh nė takimin e parė, qysh nė familjen e parė, pėr ēudinė tonė tė gjithė flisnin arbėrisht, domethėnė shqip, ashtu siē flasim unė dhe ti.


    Cioto

    Pėr tė shkuar nga Bari nė Cioto, duhet tė marrėsh autostradėn e veriut qė tė ēon nė Romė. Pasi ke ecur 200 km e lė autostradėn dhe kthehesh nė tė majtė. 8 km larg detit, 220 metra mbi nivelin e tij, rrethuar nga kodra tė buta, tė veshura me vreshta e ullinj, ndodhet Cioto.

    Ky fshat, si gjithė fshatrat arbėreshė, nė zemėr tė gadishullit Apenin, ngrihet nė majė tė kodrės. Nė qendėr ndodhet kalaja e lashtė. Rrotull, 300 shtėpi tė vjetra e tė reja qė ngjasojnė me fortesa nė miniaturė. Popullsia 1800 banorė. Sipėrfaqja 22 km².

    Profesor Mario Masara na fton nė shtėpinė e tij. Siē duket ai ka lajmėruar tė shoqen, pasi ajo sapo na hap portėn, na thotė buzagaz:

    Urdhėroni brenda! Mirė se keni ardhur!
    Edhe ju flisni shqip?
    Po u arbėreshe jam - na i kthen ajo. - Qė kur isha e vogėl, gjithė rininė time flisnim tė gjithė arbėrisht. Pa tue u rritur, mendoja: pse u flas italisht e kam edhe njė gluhė tjetėr?! Mėma e tata mė thoshin se na jemi albanezė, se prijėsi ynė ka qenė Skėnderbeg e mė tutje nuk mė thoshin asnjė fjalė. Kur u martuash nė vitin 1955 vajta nė Romė. Aty i them burrit: a vemė nė ambasada albaneze, sepse ata sapo tė mė dėgjojnė do tė mė thonė se nga vi e kush jam!? Doja tė dija rrėnjėt e mia, kudo qė tė ishin. E ky i mjeri burri im, pėr tė mė mbyllur grykėn, mė nė fund mė thotė: "Epo mirė". Kur vemi nė ambasadė u i fola konsullit. Pasi mė dėgjoi, me shumė xhentilesė u ngrit e mė pėrqafoi. Po ju jeni albaneze, arbėreshe - mė tha ai. Ēė nga ajo ditė, mė hyri njė morg i madh pėr tė mėsuar historinė jonė, historinė e horės sonė. Pse na e lamė Shqipėrinė dhe vijmė tek Italia?! Pėrse?!
    Ky ėshtė rrėfimi i Kostandina Masarės, 80 vjeēe, e gjallė, impulsive, energjike.

    E bija e Kostandinės, Antonela, na thotė: U gjuhėn shqipe e mėsova te shtėpia, me josherin tim, me mėmėn e tatėn, e me shokėt nė shkollė. Pėr ta mėsuar sa mė mirė, mėma mė ēoi nė Kosovo, nė Universitetin e Prishtinės. Ajo donte qė u tė vija nė Shqipėri, po atėherė ishte e pamundur, sepse regjimi komunist i kishte mbyllur kufijtė.

    Profesor Mario na tregon pėr librat e At Nikolla Filios, i cili ka mbledhur gjithė kėngėt e Ciotos, historinė, gojėdhėnat, fjalėt e urta.

    Si shpjegohet qė e keni ruajtur kaq mirė gjuhėn shqipe? - e pyesim profesor Marion.
    Po gjuha shqipe, - na thotė ai, - ka qenė gjuha e shtėpisė, gjuha e mėmės, domethėnė gjuha e shpirtit, si njė fat vetėm i yni.
    Ky ėshtė miti i mbijetesės sė gjuhės shqipe, e cila sado arkaike dhe e cunguar qė tė duket nė krahasim me gjuhėn zyrtare tė shtetit amė, ėshtė kryevepra e qytetėrimit, jo vetėm pėr Cioton, por edhe pėr Montecilfonen, Ururin, Kampo Marinon e Porto Kanonen - 5 katundet arbėreshe nė zemėr tė Italisė.


    Njė copė tokė, e njė gotė verė

    Tė parėt e 5 katundeve nė zemėr tė Italisė kanė mbėrritur aty kur Skėnderbeu ish gjallė e nė kulmin e lavdisė sė tij. Burimet kadastrale qė ndodhen nė universitetin xhulionez thonė se kolonitė shqiptare nė afėrsi tė Napolit u vendosėn nė vitet 1450. Nė atė kohė, Mbreti i Napolit i kėrkoi ndihmė Skėnderbeut dhe ky dėrgoi nė Itali rreth 2000 ushtarė dhe oficerė shqiptarė.

    Pas fitores, Mbreti i Napolit ju drejtua me kėto fjalė ushtarėve dhe oficerėve tė Skėnderbeut: "Secili prej jush mund tė kish rėnė nė fushėn e betejės, mirėpo nuk ndodhi kėshtu! Sė bashku ne luftuam dhe fituam… Pėr fitimtarėt ka gjithmonė njė copė tokė e njė gotė verė. Kush dėshiron tė qėndrojė kėtu, ėshtė vėllai ynė. Unė, Mbreti i Napolit, ju ofroj me bujari njė copė tokė e njė gotė verė nga kjo tokė qė ju e mbrojtėt me gjakun tuaj".

    Shumė nga ushtarėt dhe oficerėt e Skėnderbeut qėndruan duke krijuar bėrthamėn e 5 katundeve: Cioto, Montecilfone, Ururi, Kampo Marino e Porto Kanone.

    Ky komunitet me tetėmijė banorė, edhe pse ka hyrė nė shekullin e 6-tė tė ekzistencės sė vet, vazhdon tė flasė gjuhėn e mėmės, gjuhėn e tė parėve tė vet. Tė ruash gjuhėn mesjetare tė mėmėdheut, madje tė pėrpiqesh ta perfeksionosh atė, pėr tė komunikuar brenda komunitetit etnik, ėshtė njė akt i madh. Ndryshe nga arbėreshėt e Kalabrisė, tė cilėt janė njė komunitet i madh, arbėreshėt nė afėrsi tė Napolit kanė qenė dhe mbeten njė komunitet i vogėl, njė ishull i veēuar nė zemėr tė Italisė. Gjuha zyrtare pėr tė zgjidhur problemet ėshtė ajo e shtetit ku jetojnė, italishtja. Atėherė, pėrse u duhet njė gjuhė e dytė tė cilėn pėrtej katundit nuk e njeh askush? Njė gjuhė e tillė, dalėngadalė nga brezi nė brez, zbehet e shuhet krejtėsisht. Ajo vdes deri sa zhduket pėrfundimisht. Me arbėrishten nuk ndodhi kėshtu. Pėrkundrazi, ndodhi e kundėrta. Pavarėsisht nga distanca gjeografike dhe izolimi total me shtetin amė, gjuha shqipe mbijetoi e lulėzoi nga brezi nė brez.


    Nėpėr udhėt e Ciotos

    Duke shėtitur nėpėr udhėt e Ciotos, kėmbėt na ēojnė nė qendėr tė katundit, aty ku ėshtė kisha. E quajnė Kisha e Shėn Gjergjit. Me tė njėjtin emėr, Shėn Gjergj, quhen gati tė gjitha kishat e katundeve arbėreshe. Emblema e tyre: Shėn Gjergji nė kalė, njėsoj si Gjergj Kastriot Skėnderbeu.

    Ndalojmė njė grua qė futet nė kishė dhe i flasim italisht.

    Gruaja na i kthen shqip: Shqiptar jeni ju? Edhe u jam arbėreshe.

    - Ku shkoni? - e pyesim shqip.

    - Te mesha vetė. Na i themi rosario e do lutemi pėr Shėn Antonin, sepse nesėr ėshtė dita e Shėn Antonit.

    Pas gruas pyesim njė burrė.

    Po ju a flisni shqip?
    Ai na e kthen menjėherė.

    Shqip flisni ju. Unė flas arbėrisht.
    Ai mbėshtet krahun e tij nė supin tim e vazhdon:

    - Ėshtė gjaku ynė i prishur. Rrėnjėt janė njėsoj. Gluha po ashtu.

    Njė grua na tregon njė fotografi tė vjetėr. Nė qendėr dhėndri me nusen dhe prapa tyre dy shoqėrueset e nuses. Nė sfond dasmorėt. Gruaja qė mban fotografinė, tashmė e moshuar, vė gishtin mbi shoqėruesen e parė tė nuses dhe bie nė kujtime.

    - Kėtu jam u. Vėshtro ē‘vashėz e bukur isha.

    - Edhe tani e bukur jeni - ja kthejmė ne pėr t‘i bėrė qejfin.

    - Eh, tani u mplaksh e s‘jam mė e bukur grua!

    Kėta njerėz kanė lindur vėrtet nė Itali, mirėpo ruajnė me fanatizėm gjuhėn e mėmės, qė pėr ta ėshtė gjuha e shpirtit. Katundi, kisha, kalaja, mėma, tata, vatra janė simbolet qė i japin kuptim gjithė mikrokozmosit arbėresh.

    Mario na tregon me krenari se si katundi me financimet e veta e tė qeverisė italiane po rinovon kėshtjellėn e katundit.

    Nė kėtė kėshtjellė, - shpjegon Mario, - zė fill historia jonė. Kėtu zė fill epoka e qėndresės qė vjen nga moti i madh i Skėnderbeut, pėr tė cilin ne arbėreshėt e Italisė jemi shumė krenar.
    Duke shėtitur udhėve tė katundit, na tėrheq vėmendjen njė fshatar, i cili ka dalė me makinė pėr tė shitur prodhimet e stinės. Kuriozė pėr tė mėsuar ēmimet e produkteve bujqėsore e pėr t‘i krahasuar ato me ēmimet shqiptare, e pyesim italisht:

    Sa kushtojnė hudhrat?
    Ai na e kthen shqip.

    Ju jeni albanez? Nėse jeni tė tillė, pse nuk flisni shqip? Nė Cioto tė gjithė flasim arbėrisht.
    Nė kafen e fshatit ulemi pėr tė pirė njė birrė. Rreth nesh afrohen 4-5 burra tė moshuar.

    Nė kohėn tonė arbėrishtja flitej kudo. Ajo flitej jo vetėm nė shtėpi, por edhe nė rrugė, nė kafe, nė dyqane, madje edhe nė komunė.
    Edhe sot flitet, - ja kthen njė tjetėr.
    Sot flitet gjithnjė e mė pak.
    Ndėrsa tė moshuarit ankohen pėr tė rinjtė, ne bindemi se Cioto ėshtė njė katund qė e ruan me fanatizėm gluhėn e tė parėve. Ligji italian pėr etnitė ua mundėson njė gjė tė tillė. Nė shkollė nxėnėsit kanė abetare dygjuhėshe, shqip-italisht, si dhe shumė libra tė tjerė me kėngė e balada shqiptare.


    Montecilfone


    Montecilfone ėshtė njė katund i vogėl arbėresh nė zemėr tė Italisė. Sipėrfaqja 22 km². Popullsia 1600 banorė. Si tė gjithė katundet e tjerė arbėreshė nė Itali, edhe Montecilfone ngrihet majė njė kodre tė butė, 400 metra mbi nivelin e detit.

    Pėr njė shqiptar qė viziton Montecilfonen, befasia e parė qė tė shfaqet sapo hyn nė katund ėshtė tabela anės rrugės nė hyrje tė fshatit. Nė tė shkruhet: "Benvenuti nel Comune di Montecilfone" dhe "Mirėsevini nė Komunėn Montecilfone". Pas kėsaj tabele nė dy gjuhė, nuk habitesh mė kur sheh dhjetėra tabela tė tjera tė shkruara italisht e shqip. Pėr shembull: Piaca Albaneze - Sheshi Shqipėria, Via Skėnderbeg - Udha Skėnderbeg...

    I pari qė na pret nė Montecilfone ėshtė Enno Gallina, avokat me profesion, pensionist, qė ka drejtuar pėr dy mandate komunėn e Montecilfones. Pasi kemi kėmbyer pėrshėndetjet e rastit, kuptohet nė gjuhėn shqipe, ai na fton nė shtėpinė e tij.

    Familja Gallina ėshtė shtėpi bujare me sofrėn plot pėr kėdo. Kjo familje mban njė shtėpi tė dytė pėr mysafirėt. Nuk ėshtė hotel, thotė Enno, por njė vilė e vogėl pėr miqtė. Hotele ka me bollėk nė qytet, por jo kėtu te ne nė katund.

    Ndėrsa rrimė nė verandė, duke biseduar, papritur, fiks nė orėn zero-zero, ja krisin fishekzjarrėt.

    Po kėto?! - habitemi ne.
    Filloi festa, - na thotė Enno.
    Dasmė?
    Jo! Ėshtė festa e Shėn Antonit, festa jonė, mė e madhja dhe mė e bukura festė.
    Ngrihemi dhe dalim nė qendėr tė katundit. Ndėrsa ecim rrugės, nėn qiellin e pėrflakur me fishekzjarrė, aty-kėtu para oborreve tė shtėpive shohim lopė e dema tė zbukuruar me fjongo e lule shumėngjyrėshe, kuaj qė hingėllijnė, keca e qengja me zilka, karroca gjithė lule e nė krye ikonėn me portretin e atij qė njerėzit e quajnė Shėn Anton.

    Po kėto ē‘janė?, - e pyesim Ennon.
    Ēdo familje ka njė vit qė pėrgatitet pėr kėtė festė. Do e shihni nesėr.
    Nė qendėr tė fshatit kanė dalė pothuajse tė gjithė, tė rinj e tė moshuar. Lokalet janė hapur. Shitės ambulantė tė ardhur nga qyteti ngrenė tendat e tyre pėr t‘u shėrbyer sa mė mirė banorėve tė fshatit. Rrugėt dhe rrugicat janė plot gjallėri.


    Festa e Shėn Antonit

    Kur ngrihemi nė mėngjes, asgjė nuk ka ndryshuar. Tė zotėt e shtėpisė dhe gjithė fshati duket sikur s‘ka vėnė gjumė nė sy. Kuajt, lopėt, buajt, qengjat, kecat, karrocat me fjongo shumėngjyrėshe, kurorat me lule qė rrethojnė Shėn Antonin janė shtuar. Ato kanė mbushur gjithė rrugėt e fshatit. Enno na sqaron: "E gjithė gjindja mblidhet nė krye tė fshatit. Aty bėhet apeli dhe renditja e familjeve. Ndėrkohė qė prifti organizon meshėn e madhe nė kishė, tė rinjtė parakalojnė nėpėr rrugėt e fshatit. E mė pas, - vazhdon Enno, - del prifti me portretin e Shėn Antonit e i bekon tė gjitha familjet me radhė. Ata parakalojnė para kishės me kuaj, dhi, dele e lopė e prifti i bekon e kambanat bien. Ne i falemi Shėn Antonit sepse ai ėshtė shenjti ynė. Ēdo mrekulli pėr ne bėhet nga Shėn Antoni".

    Pas kėtij shpjegimi, ne e kuptojmė pse nė kėtė fshat ka aq shumė burra me emrin Anton e po kaq gra me emrin Antonela.

    E gjithė paraditja ėshtė njė paradė e vėrtetė, ku ēdo familje tregon se ėshtė kėtu nė kėtė fshat mė e fuqishme se njė vit mė parė. Me kuaj e qe, me qengja e keca, me nipėr e mbesa, tė cilėt do i shtojnė edhe mė shumė ato. Ajo qė tė bėn pėrshtypje ėshtė pjesėmarrja e tė rinjve nė kėtė paradė. Vajza tė hijshme qė ngasin qetė e djem tė pashėm hipur mbi kuaj. Fėmijė tė vegjėl qė tėrheqin pas vetes qengja me zilka. E gjithė kjo dashuri pėr tokėn dhe gjėnė e gjallė tė emocionon. Ata jetojnė me to e pėr to. E gjithė jeta e tyre ėshtė e lidhur me kėtė katund. Edhe kur largohen prej tij, kthehen pėrsėri kėtu pėr tė mos e braktisur asnjėherė. Dita e Shėn Antonit kthen edhe ata qė kanė ikur nė Amerikė apo Australi. Primo Desida ka ardhur ngas Venezuela. Ai na afron kacekun prej lėkure qė ka nė krye kokėn e njė gjeli tė gdhendur nė dru. "Hape grykėn, - thotė ai. Pi njė gllėnjkė verė nga vera e Primos, mė e mira nė katund. Pi!". Pastaj na tregon se ka 40 vjet qė vjen nga Venezuela nė katund. "Hora jonė ėshtė Montecilfone, gluha ime ėshtė arbėrishtja e shenjti im ėshtė Shėn Antoni", - thotė ai.


    Muzaka

    Pėrveē festės sė Shėn Antonit, nė Montecilfone organizohet edhe njė festė tjetėr: parada tradicionale e kostumeve tė zonės. Pėr kėtė paradė organizohen rrobaqepėsit, dizajnuesit, piktorėt, kostumografėt dhe historianėt mė tė mirė. Duke menduar se tė parėt e tyre kanė qenė princėr e kontė, edhe parada tradicionale e veshjes evokon atė kohė e ato veshje. Ne qė i shohim na kujtojnė Romeon dhe Xhulietėn, por pėr arbėreshėt janė tė gjitha nga kjo horė qė i ka rrėnjėt te perėnditė pellazge.

    Tė pesė katundet arbėreshe nė zemėr tė gadishullit Apenin nuk e quajnė veten emigrantė e njerėz tė varfėr qė kanė lėnė vendin e tyre pėr bukėn e gojės. Jo! Tė parėt e tyre kanė qenė kontė e princa, bashkėluftėtarė tė Skėnderbeut dhe kanė qėndruar kėtu si fitimtarė. Tokat qė u janė falur me bujari nga Mbreti i Napolit i kanė merituar si rezultat i trimėrive qė kanė treguar nė mbrojtje tė tyre. Ndoshta kjo ėshtė arsyeja qė edhe sot e kėsaj dite nė kėto katunde gjejmė familje me mbiemrin Muzaka, Urani, Golemi e Topia.

    Njė tė tillė, Muzaka, takojmė edhe ne. A thua vėrtet tė jetė pasardhės i Muzakajve tė Skėnderbeut?

    Unė nuk e di se ē‘ka ndodhur kėtu e 6 shekuj mė parė. Po nėna ime rrjedh nga familja Muzaka, kurse babai nga familja Skavero.
    Ju jeni arbėresh?
    Po, po, arbėresh jam! Tė parėt e mi kanė ardhur nė Montecilfone shumė e shumė vite mė parė.
    A keni qenė nė Shqipėri?
    Patjetėr! Kam qenė aty pėr tė kėrkuar rrėnjėt e mia. Kam shkuar nė muzeun e Krujės, ku kam mėsuar shumė pėr familjen Muzaka. Ne qenkemi nga Berati dhe vėrtet nė Berat kam gjetur dy familje me mbiemrin Muzaka. Ata kishin lidhje me njėri-tjetrin e normalisht edhe unė duhet tė kem lidhje me ta, tė paktėn nga mbiemri. Pasi gjeta diēka nga rrėnjėt e mia nė njė qytet tė mrekullueshėm si Berati, me kala e kisha tė shumta, me muze e arkitekturė fantastike, i entuziazmuar vizitova Pogradecin, Vlorėn, Fierin, Durrėsin e Tiranėn.
    Giani Muzaka ėshtė i martuar. Ai ka dy djem e njė vajzė dhe punon si arkitekt. Studioja e tij ndodhet nė Porto Kanone. Aty projekton shtėpi, kopshte, kapanone, ambiente tė brendshme e tė jashtme. Giani Muzaka edhe pse nuk jeton nė katund, e flet shumė mirė gjuhėn shqipe. Pėr tė ajo ėshtė gjuha e mėmės. Duke studiuar pėr arkitekturė nė Napoli, gjuha arbėreshe as qė i hynte nė punė. Ajo nuk i zgjidhte asnjė problem, sepse tė gjitha marrėdhėniet administrative, para dhe pas universitetit, duhet t‘i zgjidhte me gjuhėn e vendit, italishten. Mirėpo, gjuha arbėreshe, tė cilėn ai e flet aq mirė, e bėn atė tė ndihet ndryshe e tė ketė identitetin e vet.

    Nė Greqi pėr shembull nuk ndodh kėshtu. Fėmijėt e emigrantėve shqiptarė qė janė larguar nga mėmėdheu jo nė vitin 1400, as nė vitin 1900, por nė vitin 1990 e kėtej, nuk flasin shqip. Baballarėt dhe nėnat e tyre e kanė pėr turp tė thonė: "Edhe unė jam shqiptar!", kurse nė Cioto, Montecilfone, Ururi, Kampo Marino e Porto Kanone deklarojnė me krenari: "Edhe u jam arbėresh"!

    Tė pesė katundet arbėreshe nė zemėr tė gadishullit Apenin: Cioto, Montecilfone, Ururi, Kampo Marino e Porto Kanone nuk janė katunde muze, por njė organizėm i gjallė qė jeton e zhvillohet me Arbėrinė nė zemėr. Kjo ėshtė bashkėsia qė triumfon mbi shekujt.

    Shoqėria e konsumit, globalizmi, largimi i tė rinjve nga katundi, kultura dhe gjuha italiane, tė gjitha kėto nuk e kanė mposhtur ende identitetin e kėtij komuniteti, pėr tė cilin ata ndjehen tepėr krenarė.


    gazeta shqip - 29/01/2008

  2. #2
    OPENMINDED Maska e land
    Anėtarėsuar
    12-12-2003
    Postime
    7,684
    Arbereshe ka dhe ne Piemonte(Torino)te ngulur aty para qindra vjeteve,kam dy miq arbereshe atje......ishte surprize kur e mesova si fakt.Ne fillim kujtova se mos ishin arbereshe nga jugu i italise dhe ishin shperngulur ne veri,por jo.
    UNE JAM TI-TI JE UNE



    E LA NOSTRA GIOIA CON NOI

  3. #3
    me 40 hajdutė Maska e alibaba
    Anėtarėsuar
    12-12-2005
    Vendndodhja
    Ne shpellen e pirateve
    Postime
    5,671
    Mirė do tė ishte tė organizoheshin qė tė shisnin trojet e tyre nė ato zonat vriore e qendrore dhe tė shpėrnguleshin nė jug ku jetojnė gjithė arbėreshėt tjerė qė tė krijojnė njė Arbėri tė pastėr.

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Kreksi
    Anėtarėsuar
    20-11-2004
    Vendndodhja
    Francė
    Postime
    5,636
    Citim Postuar mė parė nga anthem Lexo Postimin
    Mirė do tė ishte tė organizoheshin qė tė shisnin trojet e tyre nė ato zonat vriore e qendrore dhe tė shpėrnguleshin nė jug ku jetojnė gjithė arbėreshėt tjerė qė tė krijojnė njė Arbėri tė pastėr.
    ....pse flisni marrina ore ?
    Keta njerez nuk kane shkuar atje me pretendime qe te bejne token e huaj te tyren por kan ikur qe te shpetojne nga pushtuesiosman????

    Me nder e me plote rrespekt e ruajne kete mikepritje arbreshet ndaj italise e ti flet marrezira...

  5. #5
    Shume material i bukur dhe prekes.

    Fėmijėt e emigrantėve shqiptarė qė janė larguar nga mėmėdheu jo nė vitin 1400, as nė vitin 1900, por nė vitin 1990 e kėtej, nuk flasin shqip. Baballarėt dhe nėnat e tyre e kanė pėr turp tė thonė: "Edhe unė jam shqiptar!", kurse nė Cioto, Montecilfone, Ururi, Kampo Marino e Porto Kanone deklarojnė me krenari: "Edhe u jam arbėresh"!
    Kjo fraze me dhembi shume sepse eshte e vertete. Tjeter krenari kane patur per vendin e tyre te paret tane dhe tjeter kemi ne. Eshte krenaria dhe dashuria per vendin ajo qe te ben te ruash gjuhen dhe traditat. Komuniteti i sotem i shqiptareve neper bote fatkeqesisht nuk e ka kete ndjenje dhe ky komunitet ka shume gjasa te asimilohet brenda brezit te dyte.

  6. #6
    me 40 hajdutė Maska e alibaba
    Anėtarėsuar
    12-12-2005
    Vendndodhja
    Ne shpellen e pirateve
    Postime
    5,671
    Iu lumtė arbėreshėve, e rikthyen tokėn e Mesapėve e tė Japigėve.

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e BARAT
    Anėtarėsuar
    20-07-2006
    Vendndodhja
    Himarjot jet' e jet', Zot mbi male Hyll mbi det
    Postime
    2,565
    Shqiptarėt e Italisė - Dyndjet e tyre

    Agim Bacelli

    New York, Prill 1999
    Burimet: Tajani dhe AGI online, Italy

    Tajani ka shkruarė njė histori pėr shqiptarėt e Italisė dhe fillimin e kolonėve shqiptarė ne Itali qė daton me 1467. Nė kėtė vit shqiptarėt u dyndėn nė kėto vise: St Elena, Croce di Milano, Colle del lauro ne Molise, St.Demetrio Corone, Machia, Vacarizzo Albanese dhe nė Spezzano Albanese. Dyndja e parė mbaroi nė vitin 1471.

    Pas dy vjet pushimi erdhi dyndja tjeter.

    Mė 1473-1474 u themeluanė kėto fshatra: Faggiano, Martignano, Montepasano, Roca Forzata, St.Giorgio poshte Tarantos, St.Martino, St.Marzano, Sternazia, Zollino, Ontranto (nje lagje), Caselvequio, Caselnuovo, Panni, Grecci, St.Paolo nė Capitanata.

    Dyndja tjetėr mė 1476-1478. Nė kėto dy vite u themeluanė kėto qyteza:
    Firmo, Aquaformosa, Castroreggio, Cavalerizo, Cerzeto, Civita, Falconara, Franscineto, Percile, St.Basilio, St.Benedetto Ullano, St.Caterina, St.Giacammo
    Albanese, St.Lorenzo, St.Martino, St.Sofia d' Epiro, Serra di Leo, Marsi, Certicati, Farneta, Mongrassano, Platani dhe Rocca Greca.

    Dyndja tjetėr mė 1534.

    Nė kėtė vit duhet thėnė se barbarizmat greke bėn qė shqiptarėt e Moresė (
    Qyteti i Koronit dhe ishujt pėrreth ranė ne dorėn e bishave greke duke
    pėrzėnė mijra shiptarė) ti kėrkojnė ndihmė Mbretit tė napolit; Don Pedro de
    Toledo i cili u dėrgoi 210 anije pėr ti marrė kėta muhaxhirė tė shkretė qė
    pėrziheshin nga vatani i tyre mijėravjeēar dhe i dėrguanė nė fshatrat e
    vėllezėrve tė tyre nė Barrile, Macsites, St.Costantinos Albanese, St.Paolos
    Albanese, ne qytetet Bindisi, ne Brindisi della Montana, ne provincen e
    Bazilikes e ne Farnetan e Kozences. Duhet theksuarė se kėta shqiptarė moreas nuk kėrkuanė tė shkojnė nė Shqipėri pėr arsyen se nė Shqipėri turqit nuk u kishin dhėnė shqiptarėve asnjė tė drejtė siē kishin ballkanasit e tjerė; grekė, bullgarė, Sėrbė etj. me pretendimin absurd se shqiptarėt kristianė janė tė njė gjaku me turqit muslimanė dhe u duhet mėsuarė turqishtja dhe atdheu i tyre i vėrtetė ėshtė Turqia!

    Mė 1680 emigruanė tė tjerė shqiptarė dhe themeluanė kolonitė:
    Uruni, Portocanore, Campo Marino, Montecifone. Shumė tė tjerė shkuanė nė
    Provincėn e Campobasso-s dhe nė Chietti-n e Puglia-s.

    Mė 1744 nėn mbretėrimin e Carlos sė Tretė, emigruanė te tjerė shqiptarė tė
    kryesuarė prej tre priftėrinjeve tė cilėt morėn dhuratė vėndin qė sot quhet
    Villa Badessa, mall i i Dukėve Farnesi.

    Shqiptarėt qė emigruanė nė kohė tė Mbretit Ferdinand i katėrt qėndruanė nė
    Brindisi dhe njė pjesė shkuanė nė Lipari e nė Maltė.

    Dyndjet e mė vonshme tė shqiptarėve nė Itali* u gjisnin atyre dyndjeve italiane nė vitet 1960 dhe ato njihen mė mirė dhe me kaq po e mbyllim kėtė shkrim tė shkurtėr duke menduarė se kemi ndihmuarė sado pak nė njohjen e dyndjeve tė shqiptarėve nė Itali nė Mesjetėn e Vonshme, po ashtu duke i dhėnė shkas dikujt qė tė bėjė ndonjė studim tė detajuarė me kėto ngjarje aspak tė kėndėshme pėr njė komb tė lashtė si yni qė ka pėsuarė kaq shumė 'hemoragji' kombėtare dhe sot ngelt si njė nga kombet mė tė vegjėl nė Europė pasi shumica e shqiptarėve tė emigruarė janė asimiluarė nga pritėsit dhe sot ata njihen si italianė.

    *Gian Antonio Stella ka shkruarė njė libėr, (Quando gli albanesi eravamo noi) qė tregon emigracionin italian nė tėrė botėn dhe bėn krahasimin me emigracionin e sotėm shqiptar duke thėnė: "Kur shqiptarėt ishmin ne - kemi bėrė siē bėjnė shqiptarėt sot".

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e BARAT
    Anėtarėsuar
    20-07-2006
    Vendndodhja
    Himarjot jet' e jet', Zot mbi male Hyll mbi det
    Postime
    2,565
    Giovanni Armillotta


    ARBĖRESHĖT



    Emigrimi dhe ruajtja e identitetit nėpėrmjet fesė
    Zanafilla e ngulimeve tė arbėreshėve nė Itali
    Ruajtja e identitetit nėpėrmjet mirėfilltėsisė sė riteve fetare
    Roli i papėve me origjinė shqiptare pėr krijimin e kishės eparkike



    Harku kohor gjatė sė cilit zunė fill dhe u pėrforcuan bėrthamat e ngulimeve tė arbėreshėve nė Itali, fillon aty nga gjysma e shekullit tė pesėmbėdhjetė e vazhdon deri nė vitin 1774. Shqiptarėt e parė qė mbėrriten nė Itali ishin ushtarė nėn urdhrat e Dhimiter Rėrės, i thirrur nga Alfonsi i Parė i mbiquajtur Shpirt-madhi (Il Magnanimo), mbret i Dy Sicilive (1442-58; V d’Aragona: 1416-58), pėr tė luftuar nė Kalabri kundėr kundėrshtarėve tė monarkut spanjoll.
    Mbreti Alfons I i dha Rėrės pėrgjegjėsi politike nė Kalabri ku, pas vitit 1448 u ngrehėn ngulimet e Amatos, Ąndalit, Ariettas, Casalnuovo di Nojas, Vena di Mąidas e Zangaronas. Tė bijtė e Dhimitrit, Gjergji dhe Vasili, zbritėn dreit Sicilisė duke i dhėnė kėshtu zanafillėn ngulimeve tė shqiptarėve qė sot shtrihen nė provincėn e Agrigjentos, Katanias dhe Palermos. Me dendėsimin e marrėdhėnive midis Mbretėrisė sė Dy Sicilive dhe Arbėrisė sė Gjergji Kastriotit i mbiquajtur Skėnderbeu, ky i fundit i dha ndihmėn e vet Ferdinandit tė Parė i mbiquajtur Dobiēi (Il Bastardo 1458-1494) nė luftimet kundėr Anxhuinėve. Si shpėrblim, Skėnderbeu mori prona nė Pulja midis tė cilave Monte Sant’Angelo, San Giovanni Rotondo dhe Trani.
    Aty u vendosėn shumė ushtarė, tė cilėve iu shtuan tė tjerė tė cilėt, pas vdekjes tė Skėnderbeut me 1468 – qė i dha shtysė mėsymjes turke – zgjodhėn bashkė me shumė tė krishterė tė tjerė tė shpėrngulen nė Itali: sollėn lindjen e fshatrave Campomarino, Casalnuovo Monterotaro, Casalvecchio di Puglia, Chieuti, Faggiano, Martignano, Monteparano, Portocannone, Roccaforzata, San Giorgio Jonico, San Martino, San Marzano di San Giuseppe, San Paolo di Civitate, Santa Croce di Magliano, Sternatģa, Ururi dhe Zollino.
    Skėnderbeu (1405-1468) deri nė fund tė ditėve tė tij luftoi dhe arriti ta mbajė Vendin e vet te lirė nga rreziku otoman i dli, nė dyert e Vjenės, kėrcėnonte tėrė Perėndimin: ėshtė pikėrisht nė Vjenė ku ruhet pėrkrenarja dhe shpata e Skėnderbeut. Skėnderbeu ishte njė erudit me kulturė tė gjerė, njihte pese gjuhė tė huaja, ishte i fesė sė krishterė dhe kishte aftėsi tė theksuara diplomatike. Skėnderbeu njihet si “shpikėsi” i luftės guerilase. Mė 1461 u prit nga papa Pio II (1458-64) pėr tė kerkuar ndihme mbėshtetėse nė luftėn e pėrbashkėt kundėr armiqve turq.
    Mė 1470 pas martesės sė Irena Kastriotit me princin e Bizinjanos (njė feudal i madh i Kalabrisė), njė pjesė e madhe e arbėreshėve tė Pulias u shpėrngul bashkė me fisniken Irena nė tokat e bashkėshortit tė saj duke populluar kėshtu Macchia Albanese, San Cosmo Albanese, San Demetrio Corone, San Giorgio AIbanese, Spezzano Albanese e Vaccarizzo Albanese. Me rėnien e Krujės, kryeqytetit legjendar tė rezistencės kundėr musulmanėve, tė porsaardhurit themeluan ngulimet e Acquaformosa, Castroregio, Cavallerizzo, Cervicati, Cerzeto, Cģvita, Falconara Albanese, Firmo, Frascineto, Lungro, Mongrassano, Plątaci, Porcile, Rota Greca, San Basile, San Benedetto Ullano, San Giacomo d’Acri, San Lorenzo del Vallo, San Martino di Finita, Santa Caterina Albanese, Santa Sofia d’Epiro, Serra d’Aiello, e tė tjera.
    Emigrimet e mėdha shqiptare tė gjysmės sė dytė tė mijėvjeēarit morėn fund nė vitet 1533-1534 pas kapitullimit tė fortesės sė Koronės, kėshtjella e fundit kundėr otomanėve. Familjet shqiptare u strehuan nė Napoli, nė ishullin e Liparit; pjesa mė e madhe u dėrgua nė Melfi (shqiptarėt qė ishin strehuar aty u shkėputėn dhe themeluan Barile-n), nė Brindisi Montagna, Fameta, Maschito e San Costantino Albanese. Do tė pasonin refugjatė tė tjerė mė 1647 (Barile), 1744 (Villa Badessa) e 1774 (Brindisi Montagna). Bėrthama arbėreshėsh u vendosėn nė territorin e Parencos dhe nė fshatin e Peroit (Istria dhe Pola): kolonia e Peroit lindi pas njė lejeje tė Venecias, e cila i hapi dyert disa familjeve tregtarėsh qė shkėmbenin mallra me La Serenissima Republikė tė Venecias.
    Tė tjera ardhje shqiptarėsh shėnohen midis njėmijėekatėrqindės dhe njėmijėepesėqindės nė Bari, Bosco Tosca e Pievetta-Dogana Po (Piacenza), Cardevole (Corsica) e Rimini. Shumė prej shqiptareve tė ardhur shkruhen si ushtarė nė ushtritė spanjolle dhe luftojnė heroikisht nė luftrat europiane. Ėshte me nam tė madh kaloresia shiqptare e Republikės sė Venecias, e mbiqujtur kalorėsia e stratiotėve, si edhe ushtarėt e kembėsorisė tė Napolit, Maqedonasja Mbretėrore (La Real Macedone e formuar nga mbreti Karli VII [1734-59, III i Spanjės: 1759-88]).
    Autoritetet fetare lokale i njohėn refugjatė si tė krishterė. Me kalimin e kohės, shumė koloni u detyruan t’i nėnshtroheshin latinizinut ose kėr-cėnimit ndaj njė mase tė tillė si edhe formash tė tjera tė pėrziera tė liturgjisė latine dhe bizantine.
    Gjatė periudhės papale tė papės me origjinė shqiptare Klementi XI, me nismė tė atit arbėresh Stefan Rodotą, u pranua propozimi pėr themelimin e njė kolegji tė ritit bizantin nė Kalabri dhe emėrimi i njė peshkopi i cili kishte fiiqinė tė detyronte priftėrinjtė tė pėrdornin kėtė rit. Kundėrshtimi nga ana e peshkopėve latinė i vonoi jo pak projektet e komunitetit shqiptar por mė 1732, Klementi XII (1730-40) dhuroi pėr pėrmbushjen e kėtij qėllimi pronat e abacisė sė San Benedetto UUano si edhe njė sasi tė madhe tė hollash nga thesari i vet. Nėpėrmjet urdhėresave tė Atit tė Shenjtė, peshkopit bizantin iu dhanė tė drejta tė plotfuqishme nė kuadrin e kolegjit, si edhe e drejta pėr tė emėruar nė urdhrin e ri studentėt e vet. Po kėshtu iu njoh edhe e drejta tė vizitonte kishta e ritit bizantin porse fetarėt e ritit mbeteshin nėn jurisdiksionin e priftėrinjve latinė. Pėr sa i pėrket shqiptarėve tė Sicilisė, iu dha njė kolegj nė Palermo nga Karli VII ndėrsa Ferdinandi IV (1759-1806; 1815-25) u caktoi njė peshkop gjithmonė nė kryeqytetin sicilian (1784).
    Pėrpjekja e shqiptarėve pėr tė arritur mirėfilltėsinė e ritit tė tyre, si edhe dioqeza tė plota bizantine, u bėnė konkrete me kalimin e kohės. I pėrket gjysmės sė dytė tė njėmijė e shtatėqindės vepra themeltare e Pompilio Rodotą-s “Mbi origjinėn, pėrparimin dhe gjendjen e tanishme tė ritit grek nė Itali”. Arbėreshėve iu njoh identiteti dhe iu ēmuan vlerat nga Papa Leoni XIII (1878-1903) i cili urdhėroi eliminimin e ēdo shtojce liturgjike qė nuk pėrputhej me ritin bizantin. Mė tej, mė 1919, gjatė periudhės papale tė Benediktit XV (1914-22) u ngrit nė Kalabri “eparkia” (dioqeza) e Lungros dhe mė 1937, me Papa Pio XI (1922-1939), nė Sicili u ngrit ajo e Horsė sė Arbėreshėvet (Piana degli Albanesi). Nė tė njėjtėn kohė u shpall “ezarkike” edhe abacia e Shėn Mėrisė nė Grottaferrata (Roma).


    Papa me origjinė shqiptare Klementi XI dhe familja Albani

    Shpresa e vazhdueshme e papės me origjinė shqiptare Klementit XI (Gian Francesco Albani, lindur mė 1649, papė nga 1700-1721) pėr tė bashkuar Krishtėrinun, dha rezultate tė gjėra nė Shqipėri ku Kisha katolike dhe ajo ortodokse bashkėjetuan pėr njė periudhė. Klementi XI, u interesua shumė per rilindjen politike dhe fetare tė atdheut tė vet. I pėrket asaj periudhe mbajtja e “kėshillit fetar tė parė kombėtar shqiptar” (1703) i cili shėnoi ndryshimet rrėnjėsore nė linjėn e veprimit tė klerit pėr ēėshtjet dogmatike, morale, kanunore dhe ipeshkvore.
    Ndėrkohė ndryshime ishin vėnė re edhe nė krahun ortodoks. Priftėrinj tė shumtė ortodoksė nga Shqipėria, i kishin drejtuar Papės kėrkesa ndihme per mbėshtetje politike duke sjellė edhe njė afrim fetar. Kėshtu nė fillim u arrit njė farė bashkimi, porse mė tej, meqė nuk ishte nė lartesinė e duhur, u arrit hapja e selive tė kryepeshkopatave pėr dioqezat latine tė Ohrit dhe Shkupit. Njė mision i ritit bizantin funksiononte nė Himarė qe nga viti 1628. Pėrveē kėsaj, nė shekullin XVIII, nė shumė zona verilindore dhe qėndrore u vu re dukuria e kriptokrishtėrimit (krishtėrimi i fshehur), e cila zgjati deri nė ditėt tona (sidomos gjatė periudhės enveriste); e edhe ata qė pėrqafuan islamin, parapėlqyen nė shumicė sektet mė heterodokse dhe mė pak tė largėta nga krishtėrimi, si psh bektashinjtė.
    Familja Albani u themelua nga dy vėllezėr shqiptarė Giorgio dhe Filippo di Michele de’ Lazi, ish luftėtarė nėn urdhrat e Skėnderbeut tė cilėt u vendosėn nė Urbino, ku Federico dhe Guidobaldo di Montefeltro i emėruan njerėz tė besuar pėr ēėshtje diplomatike dhe luftarake. Morėn mbiemrin Albanesi qė jetėgjati Altobello (1445-1564), i biri i Giorgios, e ndryshoi nė Albani. Nga kjo familje rrodhėn, pėrveē Klementit XI, kardinalė tė shquar, diplomatė tė mėdhenj dhe burra shteti tė sėrės sė lartė:
    Giovanni Girolamo (1509-91): kardinal dhe kont, zv-komandant i forcave tė armatosura tė Republikės sė Venecias, kandidat pėr papė nė dy konklave, historiograf, kėshilltar juridik vetiak i papės Gregori XIII (1572-1584) dhe papės Sisto V (1585-90).
    Orazio (1576-1653): diplomat, emėruar senator i Romės nga papa Urbani VIII (1623-44).
    Annibale (1682-1751): kanunor i Shėn Pietrit, president i Dhomės Apostolike, sekretar i Memorialeve, kardinal (1711) dhe nunc i jashtėzakonshėm papnor nė Vjenė ku punoi pėr tė ratifikuar zgjedhjen e perandorit Karli VI (1711-1740), kamerleng i Kishės Sė Shenjte tė Romės, kryekancelier i Dijes, kryeprift i Bazilikės sė Vatikanit, peshkop i Sabinės e mė tej i Porto e Santa Rufina, nėndhjak i Kolegjit tė Shenjtė.
    Alessandro (1692-1779): qė nė moshen pesėmbėdhjetėvjeēare u bė kolonel i ushtrisė sė papės por shpejt e braktisi karrierėn ushtarake, sekretar i Memorialeve, i dėrguar nė Vjenė, kardinal (1721), bibliotekar i Kishės Sė Shenjtė tė Romės, ambasador i Austrisė nė Romė, mbrojtės i Mbretėrisė sė Sardenjės, mbrojtės dhe mik i Winckelmannit, ndėrtues i Villa Albanit dhe pėrkrahės i shkėlqyer i arteve.
    Gian Francesco (1720-1803): kardinal (1753), mbrojtės i Ēėshtjeve tė Polonisė, mori pjesė nė bisedimet me Katerinėn II (1762-93) pėr tė vėnė nė vend gjendjen e tė krishterėve nė Rusi, peshkop i Sabinės e mė pas i Porto e Santa Rufinas derisa mė 1775 si dhjak i Kolegjit tė Shenjtė u bė peshkop i Ostias dhe Velletrit, mbrojtės i Shtetit Papnor kundėr Francės revolucionare dhe luftėtar i zjarrtė pėr zgjedhjen e papėve Klementi XVII (1758-1769) dhe Pio VII (1800-23).
    Giuseppe (1750-1834): klerik i dhomės sė papės Pio VI (1755-99), i dėrguar i posaēėm nė Vjenė pėr tė ēuar shiritin e bekuar nė pagėzimin e krydukės Ferdinand qė mė pas u bė perandor (1835-48), kardinal (1801) mbrojtės i perandorisė sė Austrisė, bashkėsekretar i Letravet Papnore dhe legat nė Bolonjė, sekretar shteti i papės Pio VIII (1829-30), dhe komisar i jashtėzakonshėm i papės Gregori XVI (1831-46) i ngarkuar pėr tė kthyer rendin nėpėr Dėrgata pas lėvizjeve revolucionare (1831-46), bibliotekar i Kishės sė Shenjtė tė Romės, peshkop i Urbinos dhe legat i Dėrgatės sė Pe-saros dhe Urbinos.
    Pas vdekjes sė Filipit, mė 1852 familia u shua. Ėshtė diēka e veēantė dhe pėr t’u vėnė re qė pothuajse njėkohėsisht me familjen shqiptare tė Albani-t, nė Lindje, njė tjetėr derė e madhe shqiptare vezirėsh tė mėdhenj, pėrcaktonte fatet e perandorisė otomane nė shekujt XVII-XVIII: familja e Qyprillinjve.
    Para papės Klementi XI, tre papė tė tjerė kishin qenė me origjinė shiptare: San Eleuterio (175-189), San Caio (283-296) dhe Giovanni IV (640-642).


    Feja e Arbėreshėve

    Shqiptarėt e krishterė qė mėrguan ne Itali nė shekullin e XV dhe ato qė pasuan nė dyshekujt e tjerė, ndiqnin ritet fetare bizantine nė gjuhėn greke. (Nga kjo karakteristikė e tyre rrjedh edhe njė keqkuptim qe shpesh ka karakterizuar njohjen e komunitetit arbėresh dhe qė duket mė qartė nė emėrtimin e Horės sė Arbėreshėvet (Sicili) e cila nė Italisht njihet si Piana degli Albanesi por nė periudha tė ndryshme ėshtė quajtur edhe Piana dei Greci.) Njė pjesė e mirė e shqiptarėve tė krishterė bizantinė, kishin lidhje edhe me kishėn katolike tė Romės ndėrsa tė tjerėt, me ardhjen nė Itali, iu nėnshkruan ritit latin duke vazhduar me kokėfortėsi te ruanin identitetin fetar bizantin.
    Nėn periudhėn papale tė Klementit XI (1700-1721), papė me origjinė shqiptare, dhe KlementitXII (1730-1740) Vatikani fillon tė tregojė interes ndaj traditės fetare bizantine duke lejuar themelimin e kolegjeve bizantine nė San Benedetto Ullano (mė vonė shpėrngulur nė San Demetrio Corone) dhe nė Palermo. Prania e kėtyre qendrave kulturale i siguroi komuniteteve shqiptare tė Kozencės dhe Palermos njė trashėgimi tė ēmuar kulturore ku u ushqyen me dhjetra intelektualė arbėreshė tė cilėt patėn edhe role prej protagonistesh gjatė lėvizjes sė risorxhimentos italiane. Dy kolegjet nė fjale nxitėn pėrhapjen e ideve tė reja romantike. Aty u formuan edhe disa nga shkrimtarėt kryesorė arbėreshe.


    Kisha bizantine

    Eparkia e Ungrės (Lungro) nė Kalabri (themeluar me 13 shkurt 1919 me Kushtetuten Apostolike “Catholici Fides” te Papės Benedikt XV), ajo e Horės sė Arbėreshėvet (Piana degli Albanesi) nė Sicili dhe Abacia Ezarkike e Grotaferratės, pėrbėjnė Kishėn Bizantine nė Itali.


    Eparkia, eparhia

    Fjala “eparki” vjen nga greqishtja dhe do tė thotė “provincė, rreth”. Nė terminologjinė fetare pėrdorej shpesh nė kanunet e kėshillave tė pėrgjithshėm tė Perandorisė Romake tė Lindjes pėr tė treguar njė provincė ose zonė tė drejtuar nga njė metropolit. Sot pėrdoret me tė njėjtin kuptim tė fjalės “dioqezė” por dallon nga kjo pikėrisht pėr tė treguar njė zonė me rit fetar bizantin.


    Lekė Matranga (1560-1619)

    Jeta kulturore e arbėreshėve nė tre shekujt e parė tė qėndrimit tė tyre nė Itali u zhvillua kryesisht nė ambientin fetar. Kjo vihet re sidomos nė veprimtarinė letrare: “Kėnga e pėrshpirtėshme” e poetit arbėresh Leke Matranga shkruar mė 1592, konsiderohet nga shumica e studiuesve tė letėrsisė si vepra qė shėnon fillimin i historisė sė letėrsisė arbėreshe nė Itali.

    Kėngė e pėrshpirtėshme

    Gjithėve thėres, kush do ndėlesė,
    tė mirė tė krėshtė, burra gra,
    mbė fjalėt e Tinėzot tė shihi meshė,
    se s’ishtė njerii nesh ēė mkatė s’kaa;
    e lum kush e kujton se ka te vdesė,
    e mentė bashkė mbė Tėnėzonė i kaa,
    se Krishti ndė parrajsit i bėn pjesė,
    e bėn pėr bljr tė tij e pėr vėlla.
    (1592)


    --------------------------------

    Giovanni Armillotta, gazetar dhe studiues, ėshtė njė ndėr miqtė mė tė mirė tė shqiptarėve nė Itali dhe tė ēėshtjes shqiptare nė botė. Ėshtė pjesėtar nderi i kolegjiumit tė “Bota Shqiptare”.
    Artikujt e mėsipėrm, tė shoqėruar me njė bibliografi tė gjerė, janė botuar nė italisht, nė nje nga numrat e fundit tė gazetes sė Vatikanit “L’Osservatore Romano” [e mėrkurė 20 qershor 2001]. Pėrkthimi nė shqip dhe dritaret ilustruese “Bota Shqiptare”.

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e BARAT
    Anėtarėsuar
    20-07-2006
    Vendndodhja
    Himarjot jet' e jet', Zot mbi male Hyll mbi det
    Postime
    2,565

    Stema e Komunes Monte Sant’Angelo





    Giovanni Armillotta
    (“Shqiptari i Italisė”, Roma, II, N. 10, Tetor/Ottobre 2004)



    KUR ITALIA ISHTE... SHQIPTARE





    Ka njė rrethanė pak tė njohur, tė ditur vetėm nga specialistėt, qė dalloi njė epokė historike gjatė sė cilės njė pjesė e territorit italian u qeveris nga shqiptarėt

    Shpesh, duke ndjekur kujtimet e historisė bashkėkohore mėsuar nė shkollė dhe ne universitet, sjellim ndėrmend se mbreti Viktor Emanueli III ishte mbret i Italisė dhe i Shqiperisė nga 16 prilli 1939 deri nė 25 tetor 1943. Por ka njė rrethanė pak tė njohur, tė ditur vetėm nga specialistėt, qė dalloi njė epokė historike gjatė sė cilės njė pjesė e territorit italian u qeveris nga shqiptarėt. Po ta shohim tani, e tė po tė pėrdorim metrin e tė drejtės sė sotme ndėrkombėtare, ishte mė shqiptare ajo pjesė e Italisė sė shek. XV mbajtur mė kėmbe nga ‘gli schipetari’ (Honor), sesa “italiane” Shqipėria e periudhės sė lartpėrmendur (Unione Personale).
    Po le tė shohim si kanė rrjedhur ngjarjet, pa lenė mėnjane analizimin e rėndėsise sė madhe historike e strategjike tė krahi-nave tė interesuara.

    Monte Sant’Angelo
    Monte Sant’Angelo, qendra mė e madhe e Kepit Garganik, i famshėm qė nga Mesjeta e hershme pėr shenjtėroren e Shėn Mikelit Kryengjėll, qė u vizitua nga shumė papė, perandorė dhe princėr, u kthye nė nje nga etapat e shenjta tė pendesėtarėve qė shkonin nė pelegrinazh nė Tokėn e Shenjtė apo nė Kryqėzata. Edhe Shėn Franēesko i Asizit shtegtoi aty nga viti 1216 deri mė 1222. Tė njohura, historikisht e artistikisht, edhe kisha e Shėn Pietrit, i ashtuquajturi Varri i mbretit longobard Rņtari, Kisha e Shėn Marise sė Madhe dhe Kėshtjella madhėshtore Normane, nė ndėrtimin e tė ciles, siē do tė shohim edhe mė tej, shqiptarėt dhanė njė ndihmesė vendimtare.
    Qyteti i ngritur rreth shenjtėrores mė tė lashtė tė Krishtėrimit pas Jeruzalemit dhe Romės, pati rėndėsi shumė tė madhe qė nga epoka romake e vonė dhe mesjetare e hershme. Pėr mėse njėmijė vjet kjo qytezė ėshtė fortifikuar vazhdimisht dhe depėrtimi i saj taktik-logjistik ėshtė pėrshkruar mė sė miri nė vitin 1500 me fjalėt e Markoldit: “Por duhet ditur se katėr janė vendet kryesore qė vėnė nė dyshim se turku mund tė shkelė ndonjėherė nė Mbretėri, domethėnė Taranto, Bari, Trani dhe Monte Sant’Angelo [...] Monte Sant’Angelo, i cili sipas Kavalerit, pėrfshin 60 milje nga tokat e Puljes, me njė pjese mbi det, me fortifikime”.

    Honor
    Honor-i i Monte Sant’Angelo-s u themelua nė shkurt tė vitit 1177 nga Guglielmo II, i Miri i Siēilisė (1166-89), si sundim “nė tė cilin ushtrohet njė autoritet mė i lartė se ai feudal” (P.F. Palumbo), nė mirėnjohje tė prestigjit tė Shenjtėrores, pra tė shenjtėrisė sė vendit.
    Sundimi pėrfshinte, pėrveē kryevendit Monte Sant’Angelo, edhe Siponto, Vieste, Lesina, Peschici, Ritum (ndoshta Rodi Garganik i sotėm), Carpino, Cagnano, Sfilzi, Candelaro, Versentino, Lanzano, dhe manastiret e Shėn Gjonit nė Lamis, Shėn Maries tė Pulsanos si edhe pronat e tyre. Honor-i iu dha nė pajė Giovannės, vajzės sė Enrikut II mbret i Anglisė (1154-89), dhe grua e tė sipėrpėrmendurit mbretit Guglielmo.

    Honor-i u kalon shqiptareve
    Kur Ferdinandit I tė Aragonės, mbret i Napolit (1458-94), iu desh tė strehohej nė Barletta, pėr t’iu larguar sulmit tė Anzhuinėve, ai u gjend i rrethuar nė atė qytet dhe mundi tė shpėtonte falė ndėrhyrjes sė Skėnderbeut. Nė shenjė mirėnjohjeje, mė 1464, mbreti u dha princėrve shqiptarė dukatin e Monte San-t’Angelo-s, qė pėrfshinte edhe San Giovanni Rotondo-n, me njė fjalė Honor-in.
    Tashmė ėshtė e qartė se Honor-i antik, me gjithė territorin e tij gjerė, ndėrpreu procesin e vet tė shpėrbėrjes, vendin e tij e zuri njė dukat me pėrmasa tė reduktuara dhe me juridiksion mė tė kufizuar nė krahasim me tė shkuarėn, por mė lehtėsisht i mbrojtshėm.
    Sundimi i Skėnderbeut dhe i trashėgimtarėve tė tij zgjati rreth 20 vjet. Ferdinandi I kishte dashur t’i tregonte mirėnjohjen e tij princit shqiptar, duke i dhėnė, sė bashku me feudin, njė serė fuqish dhe tė ardhurash, si privilegjin e taksės detare, domethėnė vjeljen e taksave tė rėnda mbi mallrat e imbarkuara dhe zbarkuara, juridiksionin e drejtpėrdrejtė mbretėror qė pėrjashtonte gjithė tė tjerėt, mundesinė e eksportit tė mallrave tė ēfarėdo vlere nga bregdeti i Monte Sant’Angelo-s e nga porti i Mattinata-s, me heqjen e detyrimeve ndaj Manfredonia-s. Ndėrsa Skėnderbeu ishte nė Shqipėri, duke luftuar turqit, mė 1467, e shoqja, Andronika Komneno, erdhi nė Monte Sant’Angelo pėr tė marrė nė pronėsi Kėshtjellėn ku edhe banoi. Por pas disa muajsh iu desh tė shkonte nė Shqipėri pėr t’u pėrkujdesur pėr tė shoqin heroik tė sėmurė, qė mė pas vdiq nė janar tė vitit 1468, nė moshen 65-vjeēare. E mbetur e ve, Andronika me tė birin Gjon Kastriotin, shkoi tė jetonte, nė Napoli me tė ardhurat qė merrte nga dukati i Monte Sant’Angelo-s, ku vilte edhe taksėn mbi kripėn.
    Konsumimi nga koha dhe sulmet e pėsuara kishin lėnė prej vitesh shenjat e tyre mbi Kėshtjellėn Normane dhe mbi muret e fortifikuara. Ferdinandi I, qė mė 1475 u kthye nė Monte Sant’Angelo, jo si luftėtar por si pelegrin, kuptoi, ndoshta pikėrisht nė atė ēast, se ishte i nevojshėm restaurimi i pikave mė tė rėndėsishme tė fortifikatave. Nuk harroi tė jepte udhėzimet e duhura , nė brendėsi tė njė plani tė pergjithshėm, pėr tė cilin, mė 1483, urdhėroi Gjon Kastriotin tė merrte masat nė mėnyrė qė “tokat e bregdetit, tė malit dhe tė Viestes tė mos i tremben ushtrive armike”. Punimet e restaurimit vazhduan padyshim nė mėnyrė tė kėnaqshme pasi, mė 1484, rnbreti “u shkruan qytetarėve tė Monte Sant’Angelo-s, duke i falenderuar pėr zellin e tyre nė punėn pėr fortifikimet dhe pėr restaurirrun e mureve dhe tė rrugėve tė qytetit. Janė tė lutur tė ngulmojnė nė punėn e mirė, aq mė tepėr nė mungesė tė Fort tė nderuarit Gjon (Kastrioti), zotėria me vlerė, i cili shkon nė tokė te Otrantos, nė lufte kundėr armiqve” (N. Barone).
    Nė pėrfundim tė punimeve, mė 1493, kėshtjella e Monte Sant’Angelo-s, ashtu siē ndodhi nė tė njėjtėn kohė edhe pėr atė tė Manfredonia-s, u pėrforcua nga dy kulla tė mėdha e hijerėnda trung-konike dhe me bastionin lindor, tė pajisur jo vetėm me mure tė qėndrueshme e tė larta por edhe me frėngji tė pėrshtatshme pėr tė plotėsuar kėrkesat e reja mbrojtėse, tė lindura nga pėrdorimi i artiljerisė, e nė pėrgjithėsi, i armėve tė reja tė zjarrit. Mbreti mori zemėr nga punimet e pėrfunduara dhe tek lajmėronte, mė 1492, Giacomo Pontano-n dhe tė tjerėt tė masave tė marra nga ai vetė pėr rastin nėse “Turku prish paqen”, udhėzoi qė “Messer Theodoro de Trivulci tė shkojė nė Monte Sant’Angelo me njėqind burra tė armatosur” (Trinchera).
    Kjo ėshtė periudha kur Ferdinandi I filloi tė urdhėronte ngritjen e shume kullave vrojtimi kundėr saraēenėve, tė cilat tė ndėrtuara nė pjesėn me tė madhe gjatė periudhes spanjolle mund tė vėrehen edhe sot pėrgjatė bregut tė Garganos dhe tė gjithė Italisė jugore.
    Le tė kthehemi nė historinė e feudit shqiptar, mė 1484, Gjon Kastrioti duke mos duruar dot shqetėsimin e treguar nga popullsia pėr taksat e nevojshme tė kėrkuara pėr fortifikimin e zonės, i kėrkoi dhe mori nga mbreti Fer-rante shkėmbimin e Monte Sant’Angelo-s e tė San Giovanni Rotondo-s me tokat e Soleto-s dhe tė San Pietro in Galatina, pranė Leēes, me titullin e Kontit.
    Edhe sot e kėsaj dite nė komunėn Monte Sant’AngeIo prania e shqiptarėve kujtohet nė mėnyrėn mė tė mirė: ne stemėn zyrtare tė Bashkisė ėshtė shqiponja dykrenore, me njėrėn kokė qė shikon nga Roma e tjetrėn nga Kostantinopoli, duke theksuar pozicionin kyē dhe drejtpeshimin historik dhe gjeopolitik tė Shqipėrisė.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga BARAT : 30-08-2008 mė 13:16

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e BARAT
    Anėtarėsuar
    20-07-2006
    Vendndodhja
    Himarjot jet' e jet', Zot mbi male Hyll mbi det
    Postime
    2,565




    Frascineto

    Krenari shqiptare.....

    Nje bashki shqiptare ne Itali



    Histori - Kulturė - Turizėm



    VENDI
    Midis bashkėsivet arbėreshė tė provinēės sė Kosencės, Frasnita ėshtė sigurisht ndėr mė tė favorizuarat nga ana e vendit gjeografik: e pėrshkuar nga Autostrada SA-RC ėshtė e arritshėme lehtėsisht edhe pėr nė rrugėn Provinēale 105. E rrethuar nga Veriu nga vargmali i Pulinit, ėshtė gjithė e kultivuar vreshta dhe ullinj. Ka lartėsi 486 metrash mbi nivelin e detit, ka klimė tė butė me dimra tė butė dhe vera tė ngrohta. I kėndshėm peisazhi, malor nga Veriu, ku e vėnė nė kornizė malet tė veēantė tė Pulinit, tė emėrtuar Dolomite tė Vogėla pėr efektet kromatike tė jashtėzakonshėm, i sheshtė nga Jugu ku mund tė admirohen vreshtat tė pazakonshme, prodhuese e verės sė fanshme D.O.C. Pollino dhe ullinjtė, qė bienė nė zonėn parapulinit i D.O.Pit Bruzio, fryti i secilevet pasuron me vlerė gjellat e kuzhinės sė vendit.

    STRUKTURA URBANE
    Organizimi urban i qendravet arbėreshė ėshtė interesant nga ana arkitektonike. Gjitonia ėshtė berthama themelore e karakterizuar nga struktura e quajtur italisht “a profferlo”, me shesh qendror tek shpėrndahen shtėpitė qė, lashtėrisht , kishin shkallė tė jashtme. Strukturė arkitektonike dhe sociale, gjitonia ėshtė vend mbėshtetje privat dhe publik, vend pune e argėtimi, vend kalimi i kulturės gojore dhe i vlerėvet shoqėrorė. “Gjitoni mė se gjiri” reciton urtėsia popullore

    HISTORIA
    Shpėrngulja e tmerrit (1470/78), pas vdekjes sė Gjergj Kastriotit Skanderbegut (mė 17 janar 1468), sipas vjershėve tė rapsodisė, ka shmanguar drejt bregdetevet tė Italisė pothuaj se triqindmilė Shqipėtarė.
    Tokat tė sigurta tė shtėpisė sė Aragonės, e mirėnjohės pėr ndihmėn e sjell nga atleta Christi Gjergj Kastrioti Skanderbegu nė kohėn e luftės kundėr Anxhoinevet, kanė mirėpritur tė mėrguarit me prejardhje nga bregu lindor i Adriatikut.
    Midis kėtyre, ata qė, pas shtegtimeve tė ndryshėme dhe tė gjatė, u kanė caktuar, rreth vitin 1490, nė territorin e Frasnitės sė sotme.
    Emėrtimi Frashineto i pėrdorur, sipas burimevet dokumentare qė nga viti 1264 nuk ėshtė, por, i referuar vendit modern arbėresh.
    Shumė studiuesė pėrputhjėn duke referuar kėtė emėrtim njė vendi i ndodhur nė territorin fshatar tė Kastrovillarit, afėr qishės sė vogėl kushtuar Shėn Mėrisė sė Mėshirisė.
    Kapitullit tė themelimit tė Frasnitės, qė mė parė ishte e quajtur Kasal di San Pietro ose Kasal Nuovo del Duka, janė datuar mė 1490 dhe japin emėrat e kontraktuesėvet: Marino Tomaēello, peshkopi i Kasanos, dhe zoti i vlefshėm i fshatit, dhe Shqiptarėt.
    Fshati, i varur atėherė nga juridiksioni civil dhe kishtar i Kasanos, numėronte tridhjetė kolibe dhe njė qishė e kushtuar Shėn Lorenxos.
    Emri Fraxinetum debitohet njė frashėrishtje qė gjėndei pranė fshatit.
    Kjo e para bėrthamė tė mėrguarish u rrit pas shpėrnguljės sė Koronevet (1534); shėnjat tė kėtij fenomeni janė tė dėshmuara nga onomastika e Frasnitės.
    Bashkėjetėsa me popullsitė vendėse, e karakterizuar nga mosdurim reciprok, pėrcaktoi themelimin atij qė mund mbahet pėr geto, K a lėtiret / Ka lėtinjtė, ku jetojnė tė ndarė gjithė ata qė nuk flisnin gjuhėn arbėreshe.
    Vitit 1491 i pėrketėn kapitullit tė themelimit tė Ejaninės. Nė vitin 1500 qendra e vogėl shkoi nga sundimi i Princėvet tė Kariatit, Princėvet Polikastrello tė Kastrovillarit dhe, pastaj, Sanseverinevet nga Bisinjano.
    Komuniteti, i quajtur lashtėrisht Li Portiēilli e, pastaj, Purēilli, detyron emėrin e sotėm lumit Ejano qė i rrjedh afėr . Megjithėse hynė te bashkia e Frasnitės, Ejanina paraqitet si realitet i veēuar me doke dhe zakone tipike dhe me njė variant gjuhėsor tė veēantė.


    Frasnjotė tė nderuar
    Frasnita ėshtė vendlindja e personaliteteve qė i kanė bėrė dritė botės kulturore arbėreshe.
    Midis kėtyre: Domeniko Bellushi (1774-1833), peshkop i Sinopes dhe president pėrjetė i Kolegjit tė Shėn Adrianit nė Shėn Mitėr, institucioni kulturor mė i madh, bashkė me Seminarin Grek-Shqiptar tė Palermos, pėr Arbėreshėt; i vėllji i tij Mikele Bellushi (1754-1806) autor me pseudonimin “Filalete” i njė apologjije mbi zakonet fisnike arbėreshe me titull Risposta alla relazione di Monsignor Cardamone Arcivescovo di Rossano al delegato della Real Giurisdizione contro l’Arciprete Albanese di San Giorgio. Risposta di Filalete (Pėrgjigje shkrimit e Monsinjor Kardamonit Kryepeshkopi i Rossanos delegatit e Juridiksionit Mbretėror kundėr kryepriftit arbėresh i Shėn Gjergjit. Pėrgjigja e Filaletit); nipi i tij Mikele Bellushi (1803-1876), famullitari intendent i Frasnitės dhe autor mbledhjesh poezish tė pabotuara nė gjuhėn arbėreshe; Viēenx Dorsa (1823-1855), teorik, ndėr mė tė mėdhenjtė, tė drejtavet civile tė Italisė sė Jugut dhe autor tė veprave themelore tė kulturės arbėreshe. Midis kėtyre: Tra gli Albanesi. Ricerche e Pensieri (Midis Arbėreshėt. Kėrkime dhe Mendime), Studi etimologici sulla lingua albanese (Studime etimologjike mbi gjuhėn arbėreshe), La tradizione greco-latina negli usi e nelle credenze popolari della Calabria Citeriore (Tradita grek-latine ndėr zakonet dhe ndėr besimet popullore tė Kalabrisė sė Kėtejme). I ēmuar shumė nga De Rada ka qėnė Akille Parapunja (1855-1883) autor poezish lirike me stil klasik. Pėrmendėn edhe papąs Bernard Bilota (1843-1918) autor mbledhjesh rreth kulturės popullore gojore arbėreshe; Lluka Miranda (1852-1936) poet romantik; papąs Franēesko Solano-Dushko Vetmo (1914-1999) themelori i Katedrės sė Gjuhės dhe Letėrsisė Shqipe nė Universitetin Kalabrisė dhe autor poezish, dramash, novelash dhe i gramatikės sė gjuhės shqipe; papąs Domeniko Bellici-Vorea Ujko (1918-1989), lirika e secilit nė shėnjėn e kundėrshtimevet ka qėnė konsideruar njė nga ato mė energjike tė jetės kulturore bashkėkohore; arkimandrit Xhusepe Ferrari (1913-1990) docent i Gjuhės dhe Letėrsisė Shqipe nė Universitetin e Barit dhe autor mledhjeve tė kėngave arbėreshe, qė ka botuar edhe njė libėr gramatike i gjuhės shqipe; protopresbiter Emanuell Xhordano (1920) themelor dhe drejtor e revistės Zėri i Arbėreshėvet dhe autor i Fjalorit; papąs Antonio Bellushi (1934) themelor i revistės Lidhja dhe autor e studimeve demologjike dhe gjuhėsorė; Lluka Perrone (1920-1984) autor mbledhjesh kėngave, pėrrallave dhe traditave popullore arbėreshe. Frasnjotė edhe disa personazhe themelore tė antifashizėmit sė Kalabrisė: Andrea Kroēa (Ēivėt 1898-1984) dhe Alesandro Polikastro (1889-1967).



    QISHA E FAMULLISĖ SĖ FJETURIT E SHĖN MĖRISĖ VIRGJĖR - QISHA E MADHE
    Qisha e famullisė e kushtuar tė Fjeturit e Shėn Mėrisė Virgjėr (Kimisis), ekzistuese para ardhjes sė Arbėreshėvet, ka qėnė riorganizuar dhe zgjeruar nė gjysmėn e dytė tė shekullit XVIII dhe inauguruar rreth vitit 1767. Ndėrhyrje tė mėtejshėme pėr pėrshtatjen e strukturės qishtare ritit grek-bizantin i pėrket vitit 1946, kur u porositėn holandezėt Xhirolam Leusing realizimi i ikonavet pėr ikonostasin, njė nga mė tė pasurit tė Eparhisė. Plani i qishės ka formėn e kryqit latin. Brėndėsia, me njė anijatė, ėshtė nė stilin barok. Mund tė soditen ikonat e shėndritshme tė shkollės ruse tė Xhirolamit Leusing, ata tė Josif Drobonikut, ikonograf shqiptar, statuja druri me vlerė qė pėrfaqėson Shėn Mėrinė e Papėrlyer dhe pikturat tė shekullit tė tetėmbėdhjetė tė Xhenesios Galtieri qė pėrfaqėsojnė marrjen e Shėn Mėrisė nė qiell, Shėn Mėrinė me Jezuin Fėmijė dhe Shėnjtrat Franēeskos nga Paola e Trifon.

    KOPELJA (KAPELA) E SHĖN LLUĒISĖ
    E vendosur nė qendrėn historike, nė sheshin e Skanderbegut, qishėza, e rindėrtuar rreth vitit 1552 mbi njė strukturė e mėparshme , ka planin nė formėn e kryqit latin. Brėndėsia, me njė anijate, ėshtė nė stilin barok. Nė vitet Nėntėdhjetė tė sh. XX, sipas vullnetit e papąsit Franēeskos Solano, qishėza qe e pasuruar me njė ikonostas tė ēmueshėm mermerti me larime tė sipėrme dhe dyer druri. Ikonat, tė realizuara nga ikonografi shqiptar Josif Droboniku, janė ngallmuara nė njė mur madhėshtor mermeri dhe i dekoruar. Sipas vullnetit e tė njėjtit papąs, mozaiku qė paraqet shėnjtėn dėshmore nga Sirakusa, i realizuar nga i njėjti ikonograf, zbukuron ballin e thjeshtė. Kapela herėt ishte kushtuar Shpirtravet e Purgatorit (Hekakeqevet). Njė kapelė e vogėl njėemėrake ngrihei herėt nė lagjen italianfolės Ka Lėtiret.

    QISHA E SHĖN MĖRISĖ KĖTJE LARTĖ
    Ndėrtimi i ish-asketarit i kushtuar Shėn Mėrisė Kėtje Lartė (Madonna delle Armi ose degli Aramei) i pėrket skekujvet X – XI. Qisha, e sė cilės sot qėndrojnė vetėm dy mure pėrfshijtur nė shkėmbin e Timbės sė Korbit (Timpone del Corvo), paraqitei si ndėrtesė dykatėshe me qeli tė pėrdorura nga murgjit basilianė tė manastirit e Shėn Pjetrit qė kushtoheshin jetės shpirtėrore.

    QISHA E SHĖN VASILIT TĖ MADH EJANINĖ
    Qisha e Shėn Vasilit tė Madh nė Ejaninė i pėrket shekullit XVIII. Brėndėsia , me njė anijate e nė stilin barok, paraqiste, lashtėrisht tre altare latine. Karakterizohet nga kupola gjashtėkėndėske, balli i ndarė nė tre pjesė e kamarja dhe mozaiku qė pėrfaqėson Shėn Vasilin qė qėndrojnė pėrmbi portalin. Ikonostasi i pėrket fundit tė vitevet Dyzet tė shekullit XX.
    Aty ruhėn shtatuja e drurit tė drunjtė tė Shėnjtravet Vasil dhe Luēia tė shekullit XIX, disa piktura tė shekullit XVIII tė Galtierit dhe tė Bilotės, dhe ikonat tė shkruara nga Jannakakis, Turrą dhe Droboniku.

    QISHA E SHĖN PJETRIT
    Monument kombėtar i pėrket shekullit tė X, qisha e kushtuar Apostullit Pjetėr ėshtė e vendosur nga ana jug-perėndimore e qytetit e quajtur lashtėrisht Pylli i Shėn Pjetrit. Burime documentare dėshmojnė njė kuvend i shtuar basilikės.
    Monumenti, sot me plan tė karakterizuar nga tre absida tė vendosura mbi dy boshte drejtkėndore, parashtronte, nė fillim, tė katėrtėn absidė nė anėn lindore.
    Brendėsia, e pasuruar gjatė shekullit XVII me afreske, me dekore stokos dhe altare, ėshtė e ndarė nė tre anijata nga shtylla mbėshtetėse me prerje nė trajtė kryqi.
    Sintezė e pėrsosur ndėrmjet Lindjes dhe Perėndimit, qisha paraqit anėn kungore , kupolėn dhe prezbiterin nė mėnyrė tipike bizantine kurse ndarja nė anijata bashkon shumė monumente tė Perėndimit i krishterė. Tipike kupola me kėsulė me shkallė tė mėdha bashkė qendrore tė ngushta nė drejtim tė majės e tė shtruara me tjegulla; i veēantė edhe orientimi i jashtėzakonshėm i shėnjtėrorit drejt perėndimit.
    Ka qėnė seli i murgėvet italo-grekė deri nė 1750.



    RITI BIZANTIN-GREK
    Themelimi, nė vitin 1919, i Eparhivet tė Ungrės dhe tė Horės sė Arbėreshėvet siguroi mbrojtjen e identitetit fetar arbėresh. Viti liturgjik bizantin parashikon tre cikėle festash: festa me datė tė pandryshueshme, me datė tė lėvizshme dhe cikėli i pėrjavshėm, dhe formularet e Shėn Xhovanit Krisostomo, Shėn Vasilit tė Madh, tė Shėnjtit Apostull Xhakom dhe tė Presantifikatėvet. Liturgjia bizantine karakterizohet nga solemniteti dhe simbolizėmi; riti pėr praninė e klerit tė martuar, veēantinė e strukturės arkitektonike, dhėnien e pagėzimit (pėr zhytje), krezmimin dhe kungimin (sipas bukės e verės) tek e njėjta cerimoni e tė martesės (kurorėzimi).

    TĖ VĖNURIT KURORĖ
    Nė ritin e martesės bashkėdikojnė dy shėrbesa: shėrbesa e fejesės ose martesore qė kulmon me shkėmbinim e unazavet (prifti dhe kumbarėt i ndėrrojnė pėr tre herė) qė shėrbyesi i vendosėn te gjishti i unazės sė dorės sė djathtė si peng besje, e shėrbesa e martesės ose kurorėzimi. Stefanoma (kurorėzimi), pika kryesore i cerimonisė martesore, megjithėse pėrmend nė Shkrimet tė Shenjta, pėr tė parėt tė krishterė vinte nga konteksti pagan i pranishėm. Shėn Janji Krisostom thot se kurorėt janė simboli i fitores sė nusės dhe tė dhėndėrrit mbi pasionet, nė rradhė tė parė mbi epshin.
    Pas shkėmbimit e trefishtė tė kuroravet, nga prifti dhe nga kumbarėt, ndjekin leximet tė Epistullės (Ef. 5, 20-25) dhe tė Vangjelit (Ungjillit) (Jj 2, 1-11), bekimi i kupės e pėrgjithshme, simbol harmonie, bashkėsie e gėzimi dhe vallja e Isaiės, kur prifti, duke marr pėr dore nusėn dhe dhėndrin, i udhėheq rotull pėr tre herė duke simbolizuar aq tė qenėt unik i prirjes sė krishterė sa hyrja te pėrmasa e pėrjetshme.

    JAVA E PRIGATORĖVET
    Festė me datė tė lėvizshėm e varur nga Pashkėt, java qė pėrkujton tė vdekurit bie pėrsėri midis fundit tė janarit e muajit e fjavarit, periudhė te cila edhe qytetėrime tė tjerė, si ai grek e ai romak, themelore pėr caktimin e kulturės perėndimore, kremtojnė rituale plotė sugjestionim, pėrkatėsisht gjatė festavet “Antesterie” dhe “Febbruali” qė pėrkujtojnė e sigorojnė pėrkrahjen e qytetarėvet e mbretėrisė pa dritė. Arbėreshėt me rit bizantin-grek, dje si sot, lartėsojnė “Shėrbesėn e varrimit”, lutje korale pėr kujtimin e tė vdekurėvet, dhe sinjalizojnė alteritetin e kėsaj periudhė me pėrgatitje ushqimore tė veēanta (kollivi – grurė tė zier dhe bukė devocionale) tė dhėna mė tė shumtėn si lėmoshė vikaravet e tė vdekurėvet: tė varfėrit, lypėset dhe Prigatoret, tipologji e veēante tė maskuar qė nė muzg enden rrugėvet e qytetit.

    IKONA
    Ikona si shfaqje e Perėndisė, vend real i pranisė hyinore, figurė e mbyllur nė njė tablo teologjik vertikal, baraslera e Biblės nė formė e ilustruar. Shfaqen nė tė parėt shekuj tė krishtėrimit, shembullit mė tė lashtė kanė qėnė prishur nga tėrbimi ikonoklast. Pjesa mė e madhe e ikonavet e qishavet arbėreshe ndjek normėn ikonografike kretase-veneciane. Tė shkruara mbi dėrrasa tė pėrgatitura dhe tė praruara nė mėnyrėn e nevojshme, janė tė vendosura mbi njė ndarės pėrkatėse, ikonostasi, dallim simbolikė, sipas Naxianxenit, midis qiellit dhe dheut, qė ndan shenjtėroren nga anijata rezervat besnikevet.



    VESHJET
    Shkėlqimi i qėndisjevet me ar mbi mėndafshė tė thjeshte me ngyra tė ndezura e mbi shkėndijimin e xhipunevet llambadhori (jelekevet fletje ari) i japėn diēka mbretėrish veshjevet tradicionale tė Frasnitės.
    Veshja e martesės – Stolitė: kamizolla – fustan me tonalitete tė kuqe tė ndryshme (nga purpuri deri nė ēiklamin), coha – fustan i kaltėr pėrmbi, linja – kėmishė e bardhė me dekolte e zbukuruar nga dantella tė holla tyli tė qėndisura, skola – plotėsues mėndafshi i bardhė i qėndisur me ar pėr tė zbukuruar dekolten, xhipuni - jelek i kaltėr stofi lamé ari i qėndisur me pasuri me fije ari, keza – plotėsues ari ose argjendi qė mbulon topuzin, sqepi/velli – vel tyli i bardhė i qėndisur hollėsisht.

    PASHKĖT E ARBĖRESHĖVET
    Pashkėt: festa e festavet, pika qendrore e liturgjisė, fillimi i vitit liturgjik. Java e Madhe parashikon shėrbesa tė shėnjta (akoluthie) gjatė shtatė ditėvet tė saj. Tė parat tre ditė janė kushtuar akoluthisė e Nimfios: Krishti, Dhėndrri, i Vetėm Njeridashės (Monos o Filąnthropos), dhembjet dhe lavdia e Tij. Dhėnia e Valit tė Shėnjt (evchelaion ose lutje dhe val) ka vend tė Mėrkurtjen e Madhe ; larja e kėmbėvet , darka mistike , lutja nė Xhetsemanin e tradhtia e Iskariotės janė pikat kryesore e pėrsiatjes e tė Ėnjtes sė Madhe e cila arrit kulmin me leximin e Dymbėdhjetė Vangjelevet. Kremtimi i Oravet tė Mėdha dhe Lutja e Mbrėmjes paralajmėrojnė varrimin e varrimevet: varri (epitąfios), qė pėrmban pėlhurėn qė paraqet kurmin e mbėshtjellė me qefinin e tė Birit tė Perėndisė, I qajur nga e Jėma dhe nga ndjekėsit e Tij, ėshtė gati tė qellet me procesion. Tė krishterėt, duke kėnduar Kalimerėn e Javės sė Madhe dhe Vajtimin e Shėn Mėrisė, shkojnė pėr tre herė nėn varrin e stolisur me lule pėr kujtimin e tre ditėvet qė Krishti ka shkuar nėn tokė. Notat plot hare tė Allelujės shoqėrojnė, tė Shtuntėn e Madhe nė mėngjes, njė kremtin plotė me sugjestionim ku prifti shtron me fjeta dafine trollin e qishės. Errėsirat e natės janė korniza ideale pėr kremtimin e “Fjalės sė Mirė”: Krishti u ngjall! Christņs anésti! Cristo č risorto!

    Frasnita ėshtė njera ndėr bashkėsitė arbėrishtfolėse qė ruan nė mėnyrė te veēante zakonet e Pashkėvet. Frasnitė rron shpirti i lashtė i etnisė arbėreshe. E Hėntja dhe e Martja e Pashkėvet janė konteksti natyror tė formavet origjinale tė pėrfaqėsimit tė identitetit. Midis kėtyre, Ushtria e Skanderbegut dhe Vallja, valle me origjinė tė lashtė, qė disa identifikojnė me choreolėn e Romakevet, me vallen pirrike ose me gru, valle e lashtė me origjinė nga Delo e themeluar nga Teseo. Vajzat tė veshura me kostumin e ēmueshėm tradicional, tė udhėhequra nga “kapurelėt”, vallėzojnė duke vizatuar spirale tė pazgjidhshėme dhe duke kėnduar vjershet tė rapsodivet qė pėrhimnojnė vlerat themelore tė popullit arbėresh dhe heronjtė e tij. Vallja, e vendosur si potkua, ecėn hijerėndė madhėrisht nėpėr udhėt e qytetit, rethon dhe zė rob armiq simbolikė qė, pas pagesės po aq simbolike e shpėrblesės (pije ose bonbone), janė lėnė tė lirė. Afėr valles, “Ata ē’nxijen”, shfaqje tipike e Frasnitės, qė sinjalizojnė me blozė fytyrėn e atyreve qė nuk flasin arbėrisht, dhe “Ata me kutullen” qė nėnshtrojnė ata qė kanė flokėt e thinjur puthjen rituale e kafkės me paralajmėrimin “memento mores!” – “kujto se ke t’vdesh!”


    VERA
    Itinerari i shijshėm qė mund tė pėrshkohet gjatė “La Strada del Vino e dei Sapori del Pollino” (Udha e verės dhe tė Shijevet tė Pulinit), bregėzohet Frasnitė, Qyteti i Verės nga viti 2001, ku mund tė shijohet alkimia tė D.O.Cut tė Pollinos, qė lindet nga takimi midis rrushit tė zi magliocco caninos, varietet autokton hardhie, dhe aglianicos. Zemra tė kuqe, rubin e qershi, me shije tė madhe dhe tė strukturuar, me reflektime manushaqesh qė lėshojnė nota tė freskėta dhe dehėse mendėrje, duhani dhe pemėsh tė kuqe. Shumė interessante vera e bardhė, e nxjer nga vinifikimi rrushevet verdena, iuvarella e montonico bianco.
    Verat D.O.C Pollino janė thelbėsore pėr tė shtuar shijen e kuzhinės sė vendit: rashkatjel shpie me lėng shtjerri o kaciqi (makarona shtėpie tė ndėrtuar me lėng qengji ose keci), gjellė me mishė tė kuqe, shtridhėla me fasule (pastė shtėpie me forma tė veēanta e gatuar me fasule), lakra me fasule me kothra e me nula (supė e lashtė me perime, lėkura derri e salsiēe me dhjam) , asoje per mbrėnda (gjellė e shijshme me kokorec).



    BIBLIOTEKA NDĖRKOMBĖTARE “A. BELLUSCI”
    Biblioteka Ndėrkombėrkombėtare “A. Bellusci” ka selinė nė Via Pollino n. 84. Biblioteka, pefshtaf i ēmueshėm i vėllimeve (mė se dhjetėmil), periodikeve dhe revistave tė lidhur me kulturėn arbėreshe, me diasporėn shqiptare nėpėr botė dhe me frymėn shpirtėrore bizantine-greke.

    MUZEUMI ETNOGRAFIK ARBĖRESH “ARGALIA”
    Arti i moēėm i endjes, veglat, produktet manifakture, bota reale dhe simbolike qė kėta pėrfaqėsojnė e shoqėruar me “kėngėt tradicionale tė argalisė” tė intonuara me mjeshtėri tė rallė nga zonja Caterina Bellusci, endėse dhe trashėgimtare e vetme e njė arti gjithė femėror.

    QENDRA VIZITJE E PARKUT KOMBĖTAR TĖ PULINIT
    Vegėl e rėndėsishėme pėr gradimin turistik dhe e ambientit, strehon Muzeumin e Biondryshimit, qė pėrfaqėson florėn dhe faunėn e njėrit nga parket mė tė gjerė tė Europės

    MUZEUMI I VESHJEVET ARBĖRESHE NĖ MINIATURĖ
    Fryti i punės certosine sė Piccole Sorelle di Gesł, muzeumi propozon njė pamje panoramike e veshjevet sė gruas arbėreshe ndėr gjithė komunitet sė Italisė e ndėr tipologjit e ndryshme. Gjatė fillit pėrcjellės e shpėrnguljevet midis dy bregdetevet e Adriatikut, vizituesi mund tė sodisė shpirtin mbretėror qė karakterizon veshjet e gruas arbėreshe.

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Arbėreshėt e Italisė - Kėngėt dhe traditat
    Nga shigjeta nė forumin Folklori shqiptar
    Pėrgjigje: 36
    Postimi i Fundit: 14-08-2013, 21:36
  2. Eparkia arbėreshe nė Kalabri
    Nga Seminarist nė forumin Komuniteti orthodhoks
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 18-10-2005, 23:13
  3. Rreth emrit shqiptar?
    Nga Xhemis nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 12
    Postimi i Fundit: 24-10-2004, 06:24
  4. Jeronim De Rada
    Nga dodoni nė forumin Enciklopedia letrare
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 25-03-2003, 08:30
  5. Antonio Bellushi
    Nga dodoni nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 26-02-2003, 15:36

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •