Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 2
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e pellumbi
    Anëtarësuar
    30-04-2005
    Postime
    320

    'Audio Spam' - Kërcënimi i ri i internetit

    Taktika më e re e spamerëve tash është – dërgimi i skedarëve audio,


    Për t’i anashkaluar filtrat për spam, spamerët kanë provuar që të gjitha: së pari i kanë ndryshuar fjalët kyçe, duke zëvendësuar shkronjat e caktuara me numra, pastaj kanë kaluar në fotografi, të cilat sot i gjejmë në e-mailat e padëshirueshëm. Taktika më e re e spamerëve tani është – dërgimi i skedarëve audio.

    Parimi është shumë i thjeshtë: pranuesi merr një e-mail i cili në bashkëngjitje ka skedar në format MP3, zakonisht të emërtuar me ndonjë emër tërheqës që të nxis shfrytëzuesit ta hap. Emrat e shpeshtë të cilët përdoren janë: oursong.MP3, weddingsong.MP3; santana MP3, sayyousayme.MP3, smashingpumpkins MP3, bbrown.MP3, bspears.MP3, beatles.MP3, answeringmachine.MP3, coolringtone.MP3 si dhe listentothis.MP3.

    Duke ditur që skedarët MP3 nuk paraqesin rrezik nga virusi, shumë shfrytëzues do të hapin skedarin, e cila në vend të muzikës ka porosi, të cilat më së shpeshti ju bëjnë thirrje të investoni para në ndonjë aksion të pavlerë. Spameri, i cili posedon mijëra aksione të tilla, pret që ndonjëres prej tyre t’i rritet çmimi dhe atëherë e shet më shpejt dhe më mirë për para të majme.

    Që vet e-maili të mos jetë tepër i madh, spamerët përdorin nivel të madh të kompresionit të skedarit, ashtu që të mos ngarkojë inboxin tuaj; mirëpo sigurisht do të ju ngrit nervat kur të filloni të pranoni mijëra porosi të tilla. Sipas disa të dhënave, ky lloj i spam-it veçse përbën 10 përqind të trafikut të përgjithshëm të spam-it, e mund të pritet që kjo shifër të rritet dukshëm në të ardhmen.
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  
    Ndryshuar për herë të fundit nga edspace : 29-01-2008 më 22:57
    Nese ajo qe do te thuash nuk eshte me e mire se heshtja atehere me mire hesht.

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    02-03-2008
    Postime
    75
    Mundet me pas virus kode edhe ne mp3 idtag, qe mundet me veprue ne kompjuter pasi ta hapesh me ndigju!

Tema të Ngjashme

  1. Ç'mendim keni për internetin?
    Nga AuGuSt_ në forumin Tema shoqërore
    Përgjigje: 10
    Postimi i Fundit: 11-05-2009, 05:17
  2. Numri i faqeve të internetit rritet për 30 milionë në 2008
    Nga YlliRiaN në forumin Lajme nga informatika
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 08-01-2009, 06:41
  3. Luftë fetare permes internetit
    Nga Cappuccino në forumin Toleranca fetare
    Përgjigje: 12
    Postimi i Fundit: 15-05-2006, 08:37
  4. Java - gjuhë programuese e shërbimeve të Internetit.
    Nga Shpirt Njeriu në forumin Lajme nga informatika
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 29-01-2004, 00:07
  5. Java - gjuhë programuese e shërbimeve të Internetit
    Nga ILovePejaa në forumin Arti i programimit
    Përgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 27-10-2002, 04:22

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •