FORINA E BANUAR QË NË LASHTËSI NGA SHQIPTARËT
Në fokus të historianie
Gjurmë e lashtë arkeologjike
Shkruan: Prof.Arben LLALLA, Tetovë
(www.pashtriku.org – 22.07.2007 / 14:00)
Në Maqedoni ka shumë vende ku janë zbuluar qytete antike, zona që tregojnë kulturë të lashtë të popullit që ka banuar dikur në këtë vend. Shpeshherë historianët shqiptarë të Maqedonisë kanë akuzuar kolegët e tyre maqedonas se po zhdukin, fshehin dhe shtrembërojnë faktet historike të gjetura në zona arkeologjike që kanë lidhje me vjetërsinë autoktone të shqiptarëve në Maqedoni. Çështja e punimeve arkeologjike në kalanë e vjetër të Shkupit është bërë problem kritik midis historianëve shqiptar dhe atyre maqedonas ku ka akuza të ndërsjellta.
Pak kohë më parë në fshatin Forinë, rrethina e Gostivarit gjatë punimeve për hapjen e kanalizimeve të reja puntorët gjetën një pllakë mermeri të kohës së vjetër. Menjëherë kryetari bashkësisë së fshatit z. Talat Xhaferi u kujdes që ky zbulim të ruhej dhe të bëhej i njohur.
Sapo mora vesh këtë lajm dhe duke ditur mungesën e specialistëve shqiptarë që ka në Maqedoni për të dhënë një mendim historik rreth pllakave me mbishkrime greke u nisa për në vendin ku ishte gjetur kjo pllakatë me mbishkrim të vjetër. Në Forinë më priti ish-zëvendësministri i mbrojtjes z.Talat Xhaferi i cili më tregoi ku ishte gjetur objekti arkeologjik. Në vendin ku ndodhej pllaka ishin edhe shumë banorë të fshatit të cilët e ruanin si gjë të shtrenjtë dhe shtronin pyetjet:
Cilës periudhë i përket?! Në ç’gjuhë është shkruar?! Pse në një vendbanim me shqiptar të gjendet një pllakë varri me mbishkrim grek?!
Përsa i përketë kësaj dëshmie kemi të bëjmë me një pllakë mermeri në të cilën pasqyrohet një figurë njeriu dhe poshtë saj gjendet mbishkrimi:
ΑΝΝΙΑΤωΥΙω, ΕΠΙΚΑΔωΜΝΗ, ΜΗCΧAΡΙΝ
Figura e vajzës dhe mbishkrimi - në pllakën e gjetur në Forinë të Gostivarit
Unë nuk jam arkeolog që të jap një mendim të gjerë dhe përfundimtar, por si historian më takon të jap mendimet e mia rreth gjuhës që është shkruajtur dhe historisë.
Në kohët parahistorike, pra shumë në lashtësi njerëzit merreshin vesh me anë të veprimeve dhe shenjave. Kështu lindi nevoja për komunikim me anë të një gjuhe të përbashkët, dhe filluan të lindin gjuhët e para. Sot për të shpjeguar vjetërsinë e këtyre pllakave të vjetra dhe historinë e tyre në ndihmë na vijnë arkeologët. Ata gërmojnë për të gjetur vendbanime të lashta e varre, me qëllim që të zbulojnë teknikën e ndërtimit të tyre, mbledhin vegla pune, armë, sende shtëpiake, monedha, stoli etj. Dhe shkencëtarët na zbulojnë kohën që i përkasin dhe popullatës. Këta bëjnë të mundur që të njohim veprimtaritë shoqërore dhe fetare të popullatës para zbulimit të shkrimit. Kurse shkencëtarët e gjuhës na kanë bërë të njohim të fshehtat e gjuhëve, sepse analiza gjuhësore mund të ndjekë një gjuhë të shkruar që nga fillesat e saj më të hershëm, dhe të zbulojmë lidhjet e saj me gjuhët e tjera dhe me burimin familjar të përbashkët.
Pra gjuha njihet si një nga karakteristikat themelore të një indentitetit etnik të një populli. Fjala “Gjuhësi” është përkufizuar si studim i ligjërimit njerëzor. Aspekte të rëndësishme të një studimi të gjuhës janë: Klasifikimi i tingujve të gjuhës së folur, fjalëformimi, duke përfshirë gjininë, rrënjën, kompozimin, përkufizimi i saktë i fjalëve, renditja e duhur e fjalëve brenda një fjalie, gjurmimi i prejardhjes së një fjalie në gjuhën e origjinës, zhvillimi dhe ndryshimi i fjalës nëpërmes viteve, si dhe transpetimi i fjalës nga një gjuhë në tjetrën.
Në lashtësi njerëzit shkruanin me shkurtesa, mirëpo me kalimin e kohës çdo gjuhë u zhvillua duke na bërë të vështirë për të kuptuar sot mbishkrimet e tyre.
Sipas meje Pllaka e gjetur në Forinë, është një pllakë varri e vjetër ndoshta e kohës së Bizantit shk. IV-VI. Mbishkrimi është i shkruajtur me shkronja Bizante që sot njihen si shkronja greke. Në pllakë pasqyrohet figura e një vajze të re. Ku e përcaktojmë nga paraqitja e veshëve të dukshme, me një qafë të hollë dhe të gjatë, me ballë të ngushtë dhe flokë më të lartë se balli.
Për mbishkrimin siç e dhashë më lartë është me shkronja të sotme greke, por ka edhe një shkronjë e cila nuk i përketë alfabetit grek, por alfabetit latin, ajo është shkronja C.
Mund të shtrohet pyetja: Prej nga në Forinë na del një gur varri me mbishkrim grek?!
Shqiptarët e lashtë që njihen me emrin PELLAZGË shkruanin pothuajse me alfabetin e sotëm të përvetësuar nga grekët. Këtë gjë e kanë vërtetuar shumë shkencëtarë të huaj që janë marrë dhe merren me shkencën e Albanologjisë. Ndër ta përmendim albanologun austriak Johann Geog Von Hahn 1811-1869, i cili është shpëtuesi i ABC Pellazgjike të Teodor Haxhifilipit Elbasanit i njohur dhe si Dhaskal Todri (shih FAKTI 19.02.07).
Pra, grekët e morën alfabetin e pellazgëve (shqiptarëve) e zhvilluan dhe e përvetësuan. Shumë shkencëtarë të huaj kanë nxjerrë përfundimin se grekët janë më të vonshëm se shqiptarët në Ballkan. Bile grekët bënë bashkimin e 2-3 fjalëve të gjuhës shqipe, i bashkuan në një fjalë të vetme duke formuar një fjalë të re, një gjuhë të re, që sot është gjuha e grekëve. Çdo shqiptar që e njeh dhe merret me studimin e gjuhës greke këtë fenomen do ta vërejë me lehtësi.
Historiani Arben Llalla me pllakën e gjetur në Forinë
Duhet të dimë se deri më 1937 shqiptarët ortodoksë në ritet fetare përdornin gjuhën dhe shkrimin grek, derisa më 12 prill 1937 Sinodi i Shenjtë i Fanarit njohu zyrtarisht autoqefalinë e kishës ortodokse shqiptare (KOASH), që në të gjitha ceremonitë fetare të përdoret vetëm gjuha dhe shkrimi shqip.
Pllaka e varrit e gjetur në Forinë përmban shkronja greke me kuptim të pjesshëm në gjuhën shqipe dhe unë mendoj se zbërthehet:
1- Fjala ΑΝΝΙΑΤωΥΙω mund të lexohet sot:
(ΑΝΝΙΑ, sot: ANA-emër) - ANA
(Τω, sot: ΤΟ -greqisht) - nyje,
(ΥΙω, sot: ΥΙΟΣ-greqisht) - BI
2- Fjala ΕΠΙΚΑΔωΜΝΗ mund të lexohet:
(ΕΠΙΚΑ, sot: ΕΠΙΚΑΙΡΑ-greqisht) - LAJM I FUNDIT
(Δω, sot: ΔωΜA-greqisht, DHOMË-shqip) - DHOMË
(ΜΝΗ, sot: ΜΝΗΜΑ-greqisht) - VARR.
3.- Fjala ΜΗCΧAΡΙΝ mund të lexohet:
(ΜΗCΧA, sot: MHXAL-emër) - MIHAL
(ΡΙΝ, sot: PIN-shqip) - RIN.
Transkripterim nga shkronja greke në shkronja latine
Me shkronja greke shkronja latine
1.- Fjala ΑΝΝΙΑΤωΥΙω ANNIATOJIO:
ΑΝΝΙΑ ANNIA
Τω ΤΟ
ΥΙω JIO
2.- Fjala ΕΠΙΚΑΔωΜΝΗ EPIKADHOMNI
ΕΠΙΚΑ EPIKA
Δω DHO
ΜΝΗ MNI
3.- Fjala ΜΗCΧAΡΙΝ MIKHARIN
ΜΗCΧA MIKHA
ΡΙΝ RIN
Pas deshifrimit të shkronjave dhe kuptimeve këtë mbishkrim e lexojmë:
"LAJM I FUNDIT, ANA BIJA E MIHALIT RRIN NË KËTË DHOMË VARRI"
Mbas këtij shpejgimi për pllakën e gjetur në Forinë nxjerrim përfundimin se është një pllakë varri e një vajzeje të re. Ka mundësi që atje ku është gjetur kjo pllakë me rëndësi të veçantë arkeologjike për popullin shqiptar të ketë varre të tjera. Shekuj më parë varret ishin në dhoma të mëdha, varre të tilla kemi në varrezat e vjetra të qytetit të Shkodrës në Shqipëri.
Zhdukja e tij mbeti enigmë përgjithmonë
NJË FOTOGRAFI E RRALLË E ATDHETARIT SHAIP KAMBERI
Shkruan: prof. Arben LLALLA, Tetovë
(www.pashtriku.org – 30.05.2007)
Udhëtimi i fotografisë në histori
Ishte gushti i vitit 1999, kur në kutinë postare të profesorit Vahit Kamberi do të arrinte një letër nga larg. Ai zarf letre nuk ishte si çdo zarf tjetër, sepse brenda ishte një fotografi e rrallë, e ruajtur me kujdes për dhjetëra vite, për të dalë në dritë në kohën e duhur. Letra vinte nga z.Mahmut S. që jetonte në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Z. Mahmuti ia besonte Vahit Kamberit fotografinë e rrallë të ish-Prefektit të Bashkisë së Tetovës Shaip Kamberit i zhdukur në mënyrë misterioze nga pushteti sllavo-komunist. Fotografia shoqërohej me shënimin ku thuhet: ”Të fala nga Mahmut S. Këto janë familja e Shaip Kamberit. Fëmijët e vegjël të mos të dalin në publik”.
Në fotografi lart janë babai i Shaip Kamberit, në mes me veshje ushtarake është vëllai i Shaipit, Ilmiu dhe në krahun e majtë është Shaip Kamberi. Për të plotësuar dëshirën e z.Mahmut S. janë larguar - për të mos u botuar pamjet e dy fëmijëve që gjenden në fotografi.
Ende nuk dimë se në cilin vit është bërë kjo fotografi e rrallë historike ku pasqyrohet ish-Prefekti i Bashkisë së Tetovës, që është ndër të paktat materiale që i ka shpëtuar zhdukjes nga pushteti sllavë i asaj kohe. Por sidoqoftë kemi të bëjmë me një dokument historik që vjen të plotësojë boshllëkun e dokumenteve biografike për atdhetarin e shquar tetovar Shaip Kamberi.
Kush është Shaip Kamberi?
Shaip Kamberi ka lindur në fillim të viteve 1900 në fshatin Gajre që graviton në Malësinë e Tetovës. Deri më sot nuk ekzistojnë dokumenta të botuara për jetën dhe veprimtarinë e këtij atdhetari tetovar. Strukturat shtetërore të sistemit të ish-Jugosllavisë janë kujdesur që për këtë atdhetar dhe shumë atdhetarë të tjerë shqiptarë të mos ketë dokumenta biografike - për veprimtaritë e tyre kombëtare. Por populli shqiptar në trojet etnike (të ish-Jugosllavisë) ruajti në kujtesën e tij kujtimet për bijtë më të mirë, duke i përcjellë ato goja-gojës deri në ditët tona.
Kështu bashkëfshatari i tij Kasam Shaqir - Vela në librin e tij “Novela dhe Tregime”, që pritet të botohet këtë vit sjell fragmente të ditëve të fundit të Prefektit të Bashkisë së Tetovës Shaip Kamberit të treguara nga xhaxhai i tij Nazmi Shaqiri, i cili ka qenë roje personale e tij.
“Nazmi bre, punët nuk na bëjnë. Partizanët janë në Derven, Qazim Lusha bashkë me Agollët është te Shkolla Bujqësore, ato do hyjnë në Tetovë, ti duhet ta heqish uniformën dhe të shkosh në katund e nesër mos eja në punë, do ta shohim se si do të jetë¸ situata. U përshëndetëm si zakonisht duke i shtërnguar dorën njëri tjetrit, por, kësaj radhe më ra supit duke hetuar shqetësimin t`im për atë vet e duke më thënë ‘’mos u bën merak pë¸r mua Nazmi’’ se nuk më gjenë gjë, e ty të thash, nesër mos eja në punë, do të thirri une sa të qetësohet situate.
Të nesërmen u interesova për Prefektin, mirëpo më tregoi një kolegë pune se e paskan marrë herët para mëngjesit për konsultime. Nga urgjenca që paska qenë dhe se vetëm disa minuta do ta ndalin, nuk e paska pritur as xhaketën ta veshe, por paska shkuar vetëm në këmshë të bardhë, e nuk është kthyer as në shtëpi e as në punë nuk ka shkuar.
Më vonë u fol se bashkë me ca shokë të tjerë, i paskan marrë me pretekstin se do t`i nxjerrin në Prizren e diku rrugës i paskan pushkatuar. Asnjëherë më nuk u zbardh zhdukja e tij. Mbeti enigmë për gjithë kohën. As i gjallë e as i vdekur. Nuk iu gjet¸ as varri e as eshtrat. Zoti e di se ku e kishin çuar?! Edhe përkundër asaj që ai besonte se nuk do t`i ndodhte ndonjë e keqe nga “ shokët”, ai humbi pa nam e nishan...”
http://pashtriku.org/
Krijoni Kontakt