Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 2
  1. #1
    automotive Maska e ClaY_MorE
    Anëtarësuar
    16-05-2004
    Vendndodhja
    Deutschland
    Postime
    4,456

    Si të hap një temë?

    Para se të hapni temën ju duhet të keni parasysh dy pika:
    1. Të siguroheni nëse jeni tek nënforumi i duhur apo jo.
    2. Të kontrolloni nëse tema që ju kërkoni të hapni është diskutuar më parë nga anëtarët e forumit.


    Si të hap një temë?

    Shtypni tek butoni , që gjendet në krye dhe fundin e ç'do faqeje forumi.
    Tek 'Mundësitë në Forum' shtypni 'Posto një temë të re'. Pas kësaj do ridrejtoheni tek një faqe e re ku do ju kërkohet të shkruani titullin e temës si edhe mesazhin.

    Shikoni imazhin e mëposhtëm!
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  

  2. #2
    automotive Maska e ClaY_MorE
    Anëtarësuar
    16-05-2004
    Vendndodhja
    Deutschland
    Postime
    4,456

    U hap faqja, si të veproj?

    Lexoni në vazhdim sesi të veproni!


    Veprimi i parë: Titulli - numri 1
    Është i detyrueshëm vendosja e një titulli. Titulli duhet të jetë sa më i shkurtër dhe përshkrues mbi artikullin/mesazhin i cili do postohet!


    Veprimi i dytë: Mesazhi që do të postohet - numri 2
    Shkruani mesazhin apo artikullin që dëshironi të postoni, dhe mos harroni se mesazhi duhet të përmbajë më shumë se 10 shkronja!
    Keni mundësi të përdorni shumë nga opsionet që ju ofron forumi në postimin e një teme, lexoni këtu sesi të veproni me një temë: Si të veproj në një temë [postimi, vendosja e imazheve, citime, etj...]


    Veprimi i tretë: Ikonat e postimit - numri 3
    Këto ikona shoqërojnë titujt e temave. Vendosja e tyre nuk është e detyrueshme, thjesht nëse keni dëshirë mund të përdorni ose jo ato gjatë postimit të një teme të re në forum.


    Veprimi i katërt: Posto një Temë të Re - numri 4
    Si edhe vetë emri i butonit, mjafton të shtypni këtë buton për të postuar temën. Para se të postonit temë ju rekomandojmë të lexoni shënimin e mëposhtëm.


    Numri 5 shërben për të shqyrtuar mesazhin tuaj nëse ka gabime ortografike apo mesazhi do të postohet ashtu siç doni ju.


    Për më tepër ndiqni udhëzimet e treguara në imazhin e mëposhtëm!
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •