Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 3

Tema: Humor

  1. #1
    i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i! Maska e biligoa
    Anėtarėsuar
    16-08-2007
    Postime
    3,216

    Humor

    Mbrapsht!

    Dy veta nga Kosova, kishin shkuar mysafir nė Zvicėr tek njė mik i tyre. Ata, nuk ishin parė kohė tė gjatė, pasi qė u ēmallėn mes vete, ngrėnė e pinė e t’ia krisėn ēiftelisė deri nė mėngjes! Dikur nga mėngjesi, ata ia kėputen gjumė. Mirėpo nga ora 6 e mėngjesit, u zgjuan banorėt Zviceran, gra e burra pėr tė shkuar nė punė, kurse fėmijėt e tyre nė shkollė. Filloi rrapėllima e pėrgatitja pėr fillimin e asaj dite. Mysafirėt nga Kosova i trazoi kjo zhurmė dhe ua nxori gjumin. Njėri nga mysafirėt ca me nerva, doli tė dera dhe mė njė gjysmė gjermanishte tė ēalė e me mimikė, po ju thotė atyre:

    - A nuk e shihni ju se ne jemi duke fjetur?!...

    Zvicerani, po e shikon atė me habi, dhe po i thotė:

    - Zotėri; ne kėtu nė Zvicėr sipas rregullave tona, tėrė ditėn kėndojmė e punojmė, kurse natėn flemė e pushojmė rehat!...

    - Nė krahasim me ne atje nė Kosovė, kėtu nė Zvicėr qenka krejt mbrapsht!- po i thotė ai shokut tė vete!... (Ngucakeqi)




    Cilat janė ndryshimet?

    Gjatė kėsaj fushate zgjedhore, pėr dallim nga tė tjerat, do tė ketė ndryshime tė rrėnjėsishme- po i thotė bashkėbiseduesit tė vetė Arbeni! Nė fakt, qė tė dy ishin tė pranishėm nė njė fushatė zgjedhore. Na thuaj pra: cilat janė kėto ndryshime rrėnjėsore?- ia priti bashkėbiseduesi. Po si, ka ndryshime si jo. Bie fjala shumė nga subjektet politike, tanimė ish deputetet qė i kanė pėrfaqėsuar nė Parlamentin e Kosovės i kanė kthyer nė Kuvendet Komunale, kurse ish kryetarėt e Kuvendeve Komunale i kanė dėrguar nė kandidim pėr nė Parlamentin e Kosovės! Ky ėshtė pra ndryshimi, njė mandat deputet dhe njė mandat tjetėr kryetar komune! (Ngucakeqi)






    As mos dysho!



    Tek po bisedoja me njė shokė nė telefon nė lidhje me fitoren e PDK-sė, dhe tė koalicionit tė mundshėm qė do tė pasoi, unė po e uroja atė duke i thėnė se: Tė besojmė se Kryeministri Thaēi, do tė jetė i gjithė fuqishėm, duke pasur plotfuqishmėrinė qė nė rast se ndonjė nga ministrat e ri korruptohet, ai do tė mund ta largonte menjėherė nga Qeveria e tij!

    As mos dysho pėr kėtė – ma ktheu bashkėbiseduesi. Thaēi i ka shkarkuar pa qenė as nė Qeveri e as Kryeministėr e lėrė me tani!... (Ngucakeqi)






    Si humben?!



    Pasi qė rezultati i zgjedhjeve, tani mė mori formėn pėrfundimtare dhe zyrtarisht u proklamua fitorja bindėse e PDK-sė, shumė nga subjektet politike qė pėsuan fiasko nė kėto zgjedhje, filluan tė bisedojnė kokė me kokė, duke e shtruar pyetjen mė tė zakonshme: si ndodhi qė humbėm nė kėto zgjedhje?!...

    Fare e lehtė ėshtė qė ta kuptoni shkakun humbjes suaj- u pėrgjigj njė plak i urtė, qė kishte rastisur tė ishte i pranishėm nė njė ndeje me ta. E si humbėm pra?- na trego ti plak, pasi qė qenke kaq i menēur!- iu hakėrruan ata

    Krejt e lehtė ėshtė me e ditur: humbet se mė nė fund ju pa populli!- ua ktheu plaku (Ngucakeqi)






    Ju kthye kurorės sė parė!



    Njė grua e martuar, pasi qė kishte pėrfituar shumė materialisht nga burri i saj, pas njė kohe kishte filluar qė ta tradhtonte atė. Pra, ajo kishte filluar ta shkeli kurorėn e martesės?! Pas njė kohe bashkėshorti i saj e divorcoi (ndau). Dhe secili nė rrugėn e vet. Kaloi bukur kohė e gjatė dhe fisnikja e bėri rrush e kumbulla tėrė pasurinė qė kishte pėrfituar nga kurora e parė. Njė ditė ajo u mendua dhe u rikthye tė kurora e parė e po i thotė: Po kthena natyrshėm te kurora e parė, me betimin se nuk do tė ju tradhtoj mė kurrė se kam pshurrė nė tė e kam mbetur pa as njė lek e madje edhe pa ushkur!

    - Ja paska ba, tamam si Bukoshi- ia priti njė plak!... (Ngucakeqi)



    Tė arriturat e fundit tė Ministrisė sė Arsimit?!

    Ministri i Arsimit nė Qeverinė e Kosovės, zoti Agim Veliu, tani gati nė fund tė mandatit tė tij shėnoi edhe njė tė “arritur” tė madhe, pas shumė “arritjeve” tjera qė nuk mbahet mend gati as nė kohėn e Millosheviqit! Besoi se as nė shtetet e rajonit e mos tė flasim mė pėr shtetet e bashkėsisė evropiane tė cilėt pėr nga arsimi e shkenca janė shumė ”mbrapa“ nesh!

    Zoti Agim Veliu, nė saje tė strategjisė sė tij, pa dyshim me ndihmėn e pakursyer e shumė profesionale tė ShPK-sė, arriti qė akademik Rexhep Qoses tė ia ndaloj hyrjen nė Institutin Albanologjik!...

    Thanė se Policia e Kosovės (me urdhėr tė ministrit nė fjalė), ishin tė armatosur deri nė dhėmbė pėr ta mposhtur akademikun e nderuar 70-tė vjeēar!... Kėtė primitivizėm tė Ministrisė sė Arsimit tė Qeverisė sė Kosovės, besoj se populli ynė nuk duhet ta harrojė kurrė, ja kush i prinė arsimit dhe shkencės nė Kosovė- idiotizmi nuk ka brirė! (Ngucakeqi)





    Simbolet

    Duket se statusi i Kosovės po zhagitet mu pėr mungesė tė simboleve shtetėrore. Simbolet janė shenja tė identitetit, mu si yjet nė galaksi.

    Edhe politikanėt tanė tė urtė kanė alarmuar kėtė boshėsi.

    Sipas pakos sė Ahtisarit, simbolet e Principatės sė Kosovės duhet tė jenė multietnike, universale, pra tė tė gjithėve dhe tė askujt.

    Tani shumė piktorė tanė iu kanė rrekur disenjimit.

    Dikush e ka marrė hartėn e Kosovės, dikush yjet e dikush ia ka hequr njė kokė shqiponjės.

    Dihet se shumė figura tė shtazėve, shpendėve e bimėve tashmė janė simbole kombėtare.

    Pėrse ky indentifikim i njerėzve me botėn animale?

    Ato toteme u bėnė simbole pėr cilėsitė e tyre magjike mbrojtėse.

    Simboli i shqiponjės dykrenore nuk ėshtė thjesht njė simbiozė e dy shqiponjave binjake.

    Shqiponja e Pirros ishte me njė kokė, ndėrsa e Konstandinit tė Madh me dy kokė simbolizonte Perandorinė Romake.

    Mė pas kėtė simbol e pėrvetėsuan Kisha ortodokse dhe sllavėt, por nė fushė tė bardhė.

    Shqiponja jonė dykrenore ėshtė e larė nė gjak.

    Figura origjinale e shqiponjės dykrenore ndodhet nė kėrcellin e fierit.

    Kokat e shqiponjės duken mė shumė si koka gjarpėrinjsh, ndėrsa flatrat si gjethet e fierit.

    Gjarpri ishte simbol antik i mbrojtjes, pėr shkak tė helmit tė tij.

    Tek ilirėt ishte totem i pikturuar nė gurė, qeramikė, stoli etj.

    Edhe nė etnografinė shqiptare figura e gjarprit haset kudo.

    Gjarpri i shtėpisė quhet vitore, qė sjell fat e mbarėsi.

    Nėse shqiponja dykrenore nuk bėka tė valėzojė nė flamurin e Principatės sė Dardanisė, atėherė gjarpri mund ta zėvendėsojė bukur atė.

    Jo gjarpri kutullaē, por ai me kokė pėrpjetė.

    Njėmend gjarpri ėshtė i ftohtė akull, por tmerrues pėr armikun.

    Gjarpri ėshtė simbol ktonik, ndėrsa shqiponja uranik.

    Simboli i gjarprit shpreh bukur identitetin tonė politik, jo pse jemi vend i gjarpėrinjve, po pse kokat e liderėve tanė iu pėrngjajnė shumė atyre: hollakė, dredharakė e grindavecė.

    Po ashtu, nė stemėn e Kosovės nuk mund tė qėndrojė Qeni i Sharrit, sepse ėshtė i sojit tė ujkut qė ha dhentė dhe turret tmerrshėm. Nėse patjetėr kėrkohet i atillė, atėherė ai duhet tė jetė qen melez.

    As dardha nuk mund tė qėndrojė nė stemė, sepse mund ta hanė shpejt njerėzit dhe mbetet shteti pa simbole. Pastaj dardha ka bisht!

    Njėmend Dardania antike ishte pėrplot dardha tė egra, gorrica.

    E si mund tė jetė dardha e egėr simbol i qytetėrimit?!

    Stemėn e Kosovės do ta hijeshonte portreti i Mbretit dardan ose shalli i tij. Edhe gurėt kristalorė do tė shkėlqenin bukur!

    Himn i Kosovės nuk bėn assesi kėnga Kur ra kushtrimi... , sepse e prish paqen politike.

    Himn mund tė bėhet vetėm kėnga solemne e Rauf Dhomit: Paqe, paqe, Evropė, Europė!

    ( Mahitet ARKADIA)





    Identiteti

    Ditėn e Flamurit Mbreti dardan na pėrgėzoi me njė mrekulli tė re.

    Nė Teatrin Kombėtar shpalosi flamurin e Dardanisė.

    Tashmė jeni mėsuar me kėtė flamur. Vetė e kam qėndisur e ujdisur! - tha gjithė buzagaz.

    Turma jashtė u ēmerit:

    More, ky qenka hakubet, kukuvriq lakuriq!

    Shiheni si ia paska lidhur shallin pėr mjedisi!

    Gjoksin e paska me kryq !

    A fluturon shqiponja nė rreth ore, a noton nėpėr det?!

    Nė krye paska sėrish yllin, medet!

    Dikush shpėrtheu me ironi:

    Mė mirė do tė rrinte shalli flamur!

    Jo, jo ia priti tjetri: dardha me bisht!

    Mrekullia e dytė ishte himni i ri Kur ka ra kushtrimi...

    Kėtė e kemi zgjedhur pėr himn kombėtar-shtetėror tė Dardanisė- shtoi Mbreti dardan.

    Hėm! As ky himn nuk bėn, ėshtė kundėr paqes. Mė mirė do tė jehonte Bien tupanet nė Dardani.

    Kėshtu Mbreti dardan sfidonte Vlorėn me identitetin e ri.

    Sheshi Skėnderbej sfidonte cirkun nė teatėr.

    Hadi Shehu, si Plaku i Vlorės, i binte daulles pėr Shqipėrinė.

    Mbreti dardan me Rauf Dhomin i binin defit pėr Dardaninė!

    Turma ēmeritej: More ky Mbreti dardan ėshtė ndėr lule!

    Ne po kėqyrim si tė bėhemi bashkė, e ky si tė bėhet mbret me identitet!

    Mbreti dardan vetėm qeshte:

    Ēdo shtet kėrkon identitet. Mė mirė i pari nė katund se i dyti kurrkund!

    Kjo mizeria jonė pagane ende nuk e di se Dardania ishte provincė romake. ( Mahitet ARKADIA)





    Topi

    Statusi i Kosovės ėshtė bėrė si top futbolli nė ndeshjet ndėrkombėtare.

    Herė hidhet nė njėrėn portė, herė nė tjetrėn. Herė fryhet, herė shfryhet.

    Statusit iu kanė zgjatur veshėt sa tė gomarit.

    Gomari pėllet e pėcet nė vapė.

    Topi rrokulliset e rrokulliset. Topi ėshtė i rrumbullakėt.

    Kush do t’ia fusė gol, gol, gol! ( Mahitet ARKADIA)





    Bamiri

    Mė nė fund, pasi grindjet e pushkėt nuk bėnė punė, Topi u zgjodh president i Shqipėrisė edhe me vota tė sė majtės. Ky ishte gjest i vullnetit tė mirė pėr pozitėn.

    Socialistėt e Edi Ramės qitėn tym e mjegull nė vapėn tropikale politike.

    Kopili Nano ua lagu keq atyre.

    Auuuuu politika!

    Po, pse tė hidhėrohen aq shumė nė lojėrat politike?

    President mė tė mirė nuk mund tė gjente dot Shqipėria.

    Bamiri ishte mė i miri. Bamir i popullit dhe top i patundshėm.

    Jo top futbolli, por top me gjyle qė mban ekuilibrin e pushtetit.

    Kėtė verdikt nuk e luan as topi.

    Topi hyri nė portėn e majtė.

    Gol, gol! – bėrtiti Berisha.

    Tash Sala ka shtrirė krahėt nė gjithė pushtetin dhe mund tė bėhet lirisht autokrat i djathtė.

    Viva demokrtatia! ( Mahitet ARKADIA)






    Oratoria

    Oratoria ėshtė mjet i fuqishėm politik pėr t’ua lėkundur mendjen njerėzve. Dy oratorė si Ciceroni i ka sot Kosova. Kur flet Skėnder Hyseni, dridhet Llapi e Lepeteni! Tash Skėnda po ngrit njė tribunė gjashtėkatėshe pėr tė mbajtur fjalime nė Velani.

    Skėnder Hyseni lum ne qė tė kemi!

    Kur ligjėron Baci Kolė na mbėrthen vaji politik me lotėt ēurg.

    O baci Kolė, thuej bacit Thaē le ta thurė tharkun me thupra thane se na ranė thitė!- thėrret turma e lebetitur. ( Mahitet ARKADIA)







    Shumėkush po lypė!



    Njė djalė i ri qė solli lopėt nga fusha, sa erdhi nė shtėpi po i thotė gjyshes sė vet:

    Mori gjyshe, tėrė ditėn lopa nuk ka kullotur, por i ka hipur tjetrės lopė nė shpinė?!

    Eh, po lypka me u ethur mor biri i gjyshes- ia ktheu ajo.

    E reja e saj e cila ishte lodhur nga punėt e shumta tė shtėpisė, po i thotė djalit tė saj:

    E mor biri im, mor ēobani i nėnės: Shumėkush nė ketė shtėpi po lypė ethur: Sė pari

    babai yt qė gjithė ditėn e ditės rri nė ēajtore tė qytetit e nuk prek punė me dorė! Pastaj gjyshi yt (vjehrri i im), qė tėrė ditėn rri pranė zjarrit e mė thotė nga dhjetė herė brenda ditės: “Nuse ama njė gacė ta ndezi cigaren!” Mė pas gjyshja jote (vjehrra ime) e cila tani mė ka kaluar tė shtatėdhjetat e kėrkon qė t’i lyej flokėt me kanė pėr ēdo javė! Mė pastaj edhe Qeveria jonė e cila po na gėnjen qė tetė vite me radhė se po bėhet Kosova e pavarur, jo atė vit e jo kėtė vit! E krejt nė fund duhet ethur edhe lopa- ia ktheu ajo e lodhur e krejt e revoltuar, birit tė saj!... (Ngucakeqi)





    Te Doktori?!



    Njė ditė mbrapa, pasi qė Presidenti i SHBA-ve, zoti Gjorgj Bush vizitoi Shqipėrinė, Doktor Berisha i thirri nė njė vizitė urgjente nė Kukės, Kryetarin dhe Kryeministrin e Kosovės zotėrinjtė Sejdiun dhe Ēekun?! Opozita me ta mėsuar kėtė lajm, menjėherė i vrenjti hundėt dhe si zakonisht filloi loja e gjuajtjes me “kunja!”...

    - Mos u merakosni- ia ktheu njėri nga kėshilltarėt e opozitės: Doktori nuk pranon mė shumė se nga dy tė sėmurė nė ditė pėr vizitė, tė shpresojmė se nė terminin tjetėr Doktori do tė ftojė dy tė tjerė- kuptohet nėse doktori vet mė parė do tė jetė mirė nga shėndeti?!... (Ngucakeqi)





    Mos harxho!



    Fehmiu e mori nė telefon njė shokun e vet, tė cilin kishte vite qė nuk e kishte thirrur. Ata po bisedonin pėr shtatė palė qejfe, dikur, pasi qė Fehmiu u zgjatė bukur si shumė nė telefon, ky shoku i tij, duke dashur qė ta kursente, po i thotė: Mjaftė mė Fehmi, mos u harxho se ka mbi gjysmė ore qė je duke biseduar me mua dhe tė kushtojnė shpenzimet e telefonit!

    Jo, jo e kam pa pagesė- ia ktheu Fehmiu?!

    Si pa pagesė- po e pyet ai?!

    Jam nga telefoni i njė shokut tim- ia ktheu Fehmiu!

    Ėhėėė- ia priti ai, pėr sy tė ballit ma mori mendja se njė e mirė ka ndodhė, ngase ka mbi 4 vjet qė ti Fehmi nga telefoni yt nuk ma ke bėrė xėrrrr......... (Ngucakeqi)






    VIZITA E ZYRTARIT TĖ LARTĖ NĖ KOSOVĖ

    Shkruan: Beqir Elshani

    Njė zyrtar i lartė i Bashkimit Evropian shkoi pėr tė vizituar Kosovėn. Nė pritje kishin dalė Kryeministri i Kosovės me Kryetarin e Kosovės, kryekuvendarin dhe ministrat e Qeverisė sė tij.Tė gjithė bashkė e pritėn mysafirin e lartė. Kryeministri e shoqėron dhe e prezanton zyrtarin e lartė para zyrtarėve tė Kosovės.

    - Ky ėshtė kryeplaku i kompromisit tė Kosovės, - tha kryeministri pėr kryetarin e Kosovės.

    - Kjo ėshtė zėdhėnėsja e mjerimit dhe vuajtjes sė popullit, - tha pėr zėdhėnėsen e Qeverisė sė Kosovės.

    - Ky ėshtė kryetari i shurdhmemecėve, - tha pėr kryetarin e Kuvendit.

    - Ky ėshtė ministri i hajdutėve, - tha pėr ministrin e financave.

    - Ky ėshtė ministri i territ, - tha pėr ministrin e energjetikės.

    - Ky ėshtė ministri i vagabondėve, - tha pėr ministrin e kulturės.

    - Ky ėshtė ministri i analfabetėve, - tha pėr ministrin e arsimit.

    - Ky ėshtė ministri i infektimit, - tha pėr ministrin e shėndetėsisė.

    - Ky ėshtė ministri i dhunės dhe shtypjes sė brendshme, - tha pėr ministrin e punėve tė brendshme.

    -Ky ėshtė ministri i korrupcionit,-tha pėr ministrinė e industrisė dhe tregtisė

    - Ky ėshtė ministri i padrejtėsisė, - tha pėr ministrin e drejtėsisė.

    - Vetėm ministri i tė verbėrėve mungon (ėshtė fjala pėr ministrin e bujqėsisė). Ai ėshtė i shqetėsuar, sepse rezervat e ushqimit nė depo janė prishur. Zoti zyrtar, ndonėse ministri ėshtė i verbėr, hundėn e ka tė hollė dhe shpejt e merr vesh, kur prishet ushqimi. Deshi tė varė veten, por e shpėtoi ministri i padrejtėsisė, - kėshtu e informoi kryeministri zyrtarin e lartė tė BE-sė.

    - Sa budalla, tė marrė mė qafė veten pėr njė vagon ushqim, - tha zyrtari i lartė.

    - Ministri i bujqėsisė nuk ka faj… Faj ka populli qė nuk blen ushqim, prandaj ushqimi po prishet nė depo, - deklaroi njėri nga ministrat e pranishėm.

    - Po, demonstruesit nė rrugė, ēka po lypin? Mbase ata janė kundėr vizitės sime nė Kosovė?! - pyeti zyrtari i lartė i BE-sė, kur pa demonstruesit e Lėvizjes Vetėvendosje me pankarta duke brohoritur “VETĖVENDOSJE!

    - He, he…! Ata po lypin vetėvendosje, diēka qė bie nė kundėrshtim me Unmik-un, - tregoi zėdhėnėsja e Qeverisė sė Kosovės.

    - Sa pėr Unmik-un nuk ka problem, por duhet pyetur Serbinė. Nėse Serbia lejon vetėvendosjen e popullit shqiptar, padyshim qė Unmik-u e mirėpret, - tha mysafiri zyrtar.

    Ndėrkohė tė gjithė ministrat buzėqeshėn nė shenjė nderimi.




    Beqir Elshani - anekdota

    LLUMI I KAFESĖ

    - Ēka po sheh nė llumin e kafesė? - pyeti njė grua shoqen e saj qė po shikonte nė filxhan.

    - Po shoh njė pako! - u pėrgjigj shoqja duke vėshtruar nė filxhan.

    - Ėshtė e madhe apo e vogėl? - vazhdoi tė pyes e para.

    - E madhe ėshtė, mirėpo dora ėshtė e zezė! - tregoi e dyta

    - Kuku, boll, se e di kush ėshtė! - tha me shqetėsim e para.




    …LUMJA MOJ E ENJTE!

    - E hanė, e martė, lumja moj e enjte! - brohoriti prej gėzimit njė studente.

    - Urime, po shkon nuse, apo?! - e pėrgėzoi shoqja e saj.

    - Jo, po vjen pavarėsia… - tha me gėzim studentja.




    RRUGA “VETĖVENDOSJE”

    - Pse po shpėrngulesh prej rrugės “Vetėvendosje”? - e pyeti njėri fqinjin, kur e pa duke bartur plaēkat me kamion.

    - Sepse kjo rrugė ėshtė me gropa, e pashtruar, pa dritė elektrike dhe vazhdimisht ka policė, - u pėrgjigj fqinji, duke i lėnė lamtumirėn.




    ZGJEDHIMI I FOLJES

    - Agim, si bėhet zgjedhimi i foljes nė kohėn e tashme tė mėnyrės dėftore: veta e tretė, numri njėjės? - pyeti arsimtari i gjuhės nxėnėsin.

    - Qeveria po fle, parlamenti po krihet, ministria po shthuret, populli po dridhet…

    - Shumė bukur, Agim! - miratoi arsimtari i gjuhės shqipe.




    GJYSHI NĖ SPITAL

    Nė spital ėshtė shtrirė njė plak i sėmurė dhe mbahet me infuzion. Pranė plakut qėndrojnė mjeku dhe tė afėrmit familjar, ndėrkohė vjen edhe nipi.

    - Ēohu gjysh, do tė bėjmė kryetar shteti! - tha nipi, duke ia larguar infuzionin prej trupit.

    Pėr ēudi, gjyshi u ngrit dhe iku prej spitalit. Mjeku dhe tė afėrmit e plakut mbetėn gojėhapur.



    REVOLUCIONI

    - Mėsues, a ėshtė i mirė revolucioni pėr popullin shqiptar? - pyeti nxėnėsi mėsuesin.

    - Natyrisht, i mirė ėshtė! - u pėrgjigj mėsuesi.

    - Atėherė pse Berisha dhe Nano nuk bėjnė revolucion? - vazhdoi tė pyes nxėnėsi.

    - Revolucion do tė bėhet kur kėta tė thyejnė qafėn, - u pėrgjigj mėsuesi.



    VĖ BAST PĖR 100 DOLLARĖ

    - Vė bast pėr 100 dollarė, qė banka e qytetit do tė vidhet! - i tha njėri bashkėbiseduesit nė kafene.

    - Unė nuk pranoj bast mė pak se 1000 dollarė? - ia ktheu bashkėbiseduesi.



    PYETJE PĖR HAJNAT

    - Zoti inspektor, a mė lehtė ėshtė tė zini hajnat qė vjedhin pak, apo ata qė vjedhin shumė? - pyeti njė gazetar inspektorin e policisė.

    - Nėse mė tregon ti se kush vjedhė shumė, unė do t’i zė… - u pėrgjigj inspektori.

    - Nuk e bėj, se mė largojnė prej detyrės, - u pėrgjigj gazetari.



    MBLEDHJA E COFTINAVE

    “BĖJ TRANSPORTIN FALAS E KAFSHĖVE TĖ NGORDHURA!” kėshtu shkruante nė shpalljen e njė shtylle.

    - Po bamirės i madh, ky transportues! Mbledh coftinat pėr tė mbrojtur mjedisin! - i tha fqinjit tė vet, kur pa shpalljen nė derė.

    - Jo, lum miku! Ky nuk e bėn pėr mbrojtjen e mjedisit!… me to mbaron suxhuk dhe i shet nė treg, - tregoi i dyti.



    ZONJA E DYSHIMTĖ

    - Astrit, kush ėshtė zonja qė shkruan shpesh pėr ty? - pyeti bashkėshortja e shqetėsuar, kur pa emrin e njė femre nė faqet e internetit.

    - Mos u shqetėso, grua, ėshtė nofka ime! Me emrin e zonjės i lavdėroj shkrimet e mia nė internet, por edhe i shaj tė tjerėt qė mė sulmojnė, - tha bashkėshorti qė mundohej ta qetėsonte gruan.

    FĖMIJĖT SHAJNĖ

    - Mama, do ta braktis punėn nė ambulancė, …pacientėt po mė shajnė, - u ankua e bija infermiere.

    - Mos bija ime, punėn e ke tė mirė! - i tha me tė mirė mamaja.

    - Ē’ punė e mirė, mama! Tė gjithė fėmijėt qė u jap injeksione, mė shajnė!

    - Nuk kanė faj tė gjorėt… Shajnė sepse u dhemb…, - tregoi mamaja e infermieres.



    DHELPNA NĖ KOTECIN E PULAVE

    - Baba, njė dhelpėn ka hy nė kotecin e pulave, - tregoi me gėzim i biri.

    - Po tė mė thoshe pėr Sharanin (qeni i shtėpisė) t’ kisha besue, - u pėrgjigj babai.

    - Po, babė, ajo kujdeset pėr kotecin dhe me bisht ua pastron glasat, - vazhdoi tė tregojė i biri.

    - O ti, o dhelpna asht ēmend, - ia priti babai tė birit.



    DYFISHIMI I POLICISĖ

    Ditari televiziv lajmėron se Qeveria Shqiptare do tė dyfishojė numrin e policisė nė vend. Gruaja ishte nė kuzhinė dhe posa dėgjoi klithmėn e bashkėshortit, e pyeti se ē’ka ngjarė.

    - Spikeri tha se do tė dyfishohet varfėria e popullit shqiptar, - tregoi Agimi.

    - Ku-ku, pėr ne! - klithi me shqetėsim bashkėshortja e Agimit.



    BURGU I HAGĖS

    - A e din pėr ēka Shesheli gjendet nė burgun e Hagės? - pyeti njėri shokun e vet.

    - Ai ėshtė kriminel, prandaj gjendet nė burg, - ia ktheu shoku.

    - Jo! Ai e ruan Ramushin tė mos arratiset prej burgut tė Hagės, - tregoi i pari.



    STANDARDI SIPAS MIXHĖS

    - A jeni tė kėnaqur me standardin, mixhė? - e pyeti njė gazetar fshatarin.

    - Mirė, bereēaversen! - pohoi formalisht fshatari.

    - A mė mirė pėrpara, apo sot? - vazhdoi tė pyes gazetari fshatarin.

    - Pėrpara nana ime i shtonte ujė t’ bunarit kosit, sot gruaja ime i shton ujė t’ ēezmės.

    - … Po zotnitė, a kanė ndryshue? - pyeti gazetari.

    - Jo!… Pėrpara janė kan t’ kuq, sot janė ēivit, - tregoi fshatari.



    25 Maj 2007





    HUMOR nga Ngucakeqi



    Ministri qė bėri vetėvrasje?!



    Ministri i bujqėsisė nė Qeverinė e Japonisė, ishte i ftuar nė interpelancė pėr shkaqe dyshimi nė parregullsi tė shumta qė kishin ndodhur nė ministrinė e tij. Ai para sė tė pėrballej me Parlamentin Japonez, bėri vetėvrasje!...



    - Ēfarė morali mor burra!- sikur tė ishin edhe ministrat tanė tė tillė, besoj se nuk do tė kishte keqpėrdorime e keqmenaxhime tė buxhetit tė Kosovės - ia priti bashkėbiseduesi.

    - Ti thuaj shyqyr qė ministrat tanė nuk kanė njė moral tė tillė!- ia priti tjetri.

    - Pse mor burrė thua kėshtu, a nuk tė duket kjo qė thua ti njė lloj nėnēmimi- ia priti ai.

    - Jo mor burrė, nuk ėshtė nga se unė po e nėnēmoj gjestin moral tė ministrit nė fjalė, por e kam nga frika se po tė ishin ministrat e Qeverisė sė Kosovės tė tillė do tė mbesnim pa asnjėrin, ngase secili do tė pėrfundonte nė vetėvrasje para ēdo interpelance!- ia ktheu ky.

    - Jo mor burrė, mos u friko fare. Ministrat tanė veē nėse i vret rrufeja rastėsisht!- pėr ndryshe ata nuk ka rrezik asnjėherė qė tė bėjnė vetėvrasje pėr shkaqe morale tė keqmenaxhimit tė buxhetit tė Kosovės!...





    U zu me presh nė dorė!?

    Dy zyrtarė tė lartė tė Ministrisė sė Transportit dhe Postė Telekomunikacionit tė Kosovės, u zunė me 10 mijė euro ryshfet nė dorė!

    Po, habitem- ia priti tjetri, dhe nė fakt nuk po mė besohet fare!

    Si nuk tė besohet mor zotėri, kėtė e ka dhėnė edhe gazeta, e ka vėrtetuar edhe shėrbimi i SHPK-sė, dhe ti prapė thua se nuk mė besohet!- ia ktheu bashkėbiseduesi.

    Jo, ore jo, nuk mė besohet qė ata zyrtarė tė lartė tė Ministrisė sė Qeverisė sė

    Kosovės te bien kaq poshtė! Nėse ėshtė kėshtu, atėherė ata paskan prishur imazhin e Qeverisė, dhe paskan shkelur tė gjitha rregullat e Qeverisė?! Them kėshtu duke u mbėshtetur nė faktin se deri me tani tė gjithė; zyrtarė e kėshilltarė e besa edhe ministra e zėvendės tė tyre, nuk kanė pranuar ryshfet nėn 1 milion e tutje euro! Kėta me 10 mijė euro... Vėrtetė po mė habisin, prandaj nuk po mė besohet mor burrė!...





    30 franga dėnim!

    Ditė mė parė, nė disa kantone tė Zvicrės kishte kaluar njė ligj ku parashihej dėnimi me gjobė nė vlerė prej 30 frangash Zvicerane, pėr tė gjithė ata qė vėrehen duke pėshtyrė nė tokė!

    Eh, sa mirė- ia priti tjetri.

    Ēfarė miri mor burrė, po ja, tė vjen tė pėshtysh... e pastaj, ku tė pėshtysh, ē’tė bėsh?...

    Eh, sikur ta sillnin kėtė ligj edhe nė Kosovė!- ia priti ai.

    Si, nuk tė vjen turp mor burrė- ia priti ky! Po ē’tė bėjnė gjithė ata njerėz tė pa punė atje?

    Gjithė ditėn rrugėve tė Prishtinės, dhe t’ju ndalosh tė pėshtyjnė, po ku tė pėshtyjnė ata sipas teje mor zotėri?- ia prit tjetri.

    Pasi qė janė gjithė ata tė pa punė, dhe Qeveria e Kosovės qė mbi tetė vite nuk ka

    siguruar as punė, as tė ardhme, as ekzistencė pėr ta, atėherė edhe ata mos tė pėshtyjnė nė tokė, por ta pėshtyjnė tėrė ditėn e ditės Qeverinė nė surrat!...





    Tamam si ura e shenjtė

    Para dy dite u lidh koalicioni mes dy subjekteve politike ne Gjilan, mes LDK-sė dhe PDK-sė. Pėrfaqėsuesit e tė dy subjekteve nė Gjilan, para gazetarėve thanė se sė shpejti ky koalicion do tė realizohet edhe nė disa komuna, pra nė nivele lokale mė parė, duke mos pėrjashtuar njė koalicion tė tillė edhe nė nivele qendrore mė pastaj!

    Pas dy dite, koalicionin e dėshiruar nga subjekti i PDK-ės, u prish nga subjekti i LDK-ės?! LDK- tha, shkurt e qartė: Se nuk e kanė ndėrmend qė ta prishin koalicionin aktual qeverisės! U bė puna si ura e shenjt, gjithė ditėn ndėrtojnė e gjithė natėn po e shkatėrrojnė! Me gjasė pėr tė bėrė njė koalicion tė qėndrueshėm nė Kosovė, duhet njė kurban, pra duhet qė dikė ta murosim. Se kujt do t’i bie shorti, kjo mbetet tė shihet nė ditėt nė vijim!

    !



    Ndėrroja emrin?!

    Edhe zyrtarisht, nė Kosovė u promovua njė parti e re, poashtu me emėr tė ri?! Nė fakt, pas shumė pėrpjekjesh qė tė jetė trashėgimtare e emrit tė vjetėr tė partisė, krahu i zotit Daci e vonoi punėn kot e kot. Kjo ide nuk i ndezi. Jo - i thanė tė OSBE-sė, - Nuk mund tė jetė njė parti e re, bartėse e emrit tė vjetėr, pra nuk mund tė futesh dhėndėrr me “halete” tė huaja zoti Daci!

    Mirė pra, - tha zoti Daci. - A keni ju ide se si ta pagėzoj partinė?

    Po i thanė ata, pasi qė po dėshironi ende, qė nė emėr tė Dardanisė, me iu hedhur hi syve

    Shqiptarisė, atėherė veja emrin: “ LDD!?”.

    Jo, - tha z, Daci, - ngase njerėzit do tė thonė e paska uzurpuar Daci partinė, duke ia vėnė emrin e vet, pra LDD- Lidhja Demokratike e Dacit!

    Jo, jo- i thanė ata. Ne do sqarojmė popullin shqiptar menjėherė:

    Na ishte njė herė LDK- qė do tė thoshte (Lidhja e Demagogėve tė Kosovės), nė shenjė pakėnaqėsie, kjo parti u nda nė dysh dhe u formua edhe LDD - qė do tė thotė (Lidhja e Demagogėve tė Dardanisė) - kėshtu qė populli do tė kuptojė se vetėm lidhjet u kėputen e demagogėt prapė mbeten nė skenė!

    Gojėt e liga thanė se qysh nga lashtėsitė, paskėsh ekzistuar njė lidhje e tillė - hajde e merr vesh tani!



    Shyqyr...

    Tek po bisedonin dy shoqe tė ngushta mes vete, tė cilat pėrditė rrinin bashkė. Njėra, po i thoshte tjetrės:

    - A nuk e sheh moj shoqja ime se ēka janė duke bėrė njė dorė njerėzish? Gjithė kėtė pasuri qė e kanė bėrė, shtėpia, banesa, vila, biznes, tenderė, e ēka jo moj shoqe. Nė kėtė krizė ekonomike qė po kalon Kosova, ata po dojnė me e zėnė krejt botėn e nuk po ēajnė kokėn pėr kėtė popull.

    - Po i shohim, moj shoqe, po si nuk po i shohim- ia ktheu tjetra. Mirėpo kot mashtrohen,

    sepse askush gjė me vete nė atė botėn tjetėr nuk po merr - veē ( turpin ose lavdinė - sė bashku me njė copė qefin).

    - Jo, ti thuaj shyqyr qė nuk na lejojnė me marrė gjė, se njė palė njerėz kishin me marrė tė gjitha me veti nė varr e gjė nuk kishin me lėnė pėr tė tjerėt kėtej - ia ktheu ajo.



    Fushatė

    Nė fushatėn zgjedhore qė po mbahet kėto ditė nė Shqipėri, Partie Demokratike nė pushtet e mobilizuar, kishin shkuar nė njė zonė tė thellė rurale, pėr tė mbajtur fushatėn. Fjalėn mori Sali Berisha, dhe elektoratit po i premtonte njė jetė mė tė mirė. Kėrkon ē’tė doni nga ne- iu drejtua elektoratit ai, ēka tė ju do i bardhi shpirt! Njė i pranishėm u ngrit dhe tha:

    - Unė dua njė shtėpi zoti Sali! Shėnoja njė shtėpi- po i thotė Saliu zėdhėnėses sė vet.

    - Edhe unė dua po ashtu njė shtėpi- tha njė tjetėr qytetar qė ishte aty i pranishėm! Shėnoja

    edhe kėtij njė shtėpi- urdhėroi Saliu!

    Njė tjetėr u ngrit e tha: Pasi qė zoti Sali tha qė tė kėrkojmė ē’tė duam, nga se Qeveria e tij do tė na i plotėsoi tė gjitha, atėherė mua mė duhen flokėt, pra leshi i kokės qė me mungon qysh nga monizmi! Shėnoja edhe kėtij njė shtėpi- i tha Saliu zėdhėnėses.

    - Ky nuk kėrkoi qė tė fitojė shtėpi zoti Sali, ky kėrkoi qė tė fitojė leshin qė po i mungon!- ia ktheu zėdhėnėsja. Shėnoje i tha Saliu, se edhe ata tė tjerėt leshin do tė fitojnė, po shėnoje ti!





    Rrėfehu

    Nė prag tė fushatės zgjedhore, tre politikanė kishin shkuar tė prifti, ata dėshironin qė mė parė tė rrėfeheshin pėr gėnjeshtrat qė kishin bėrė elektoratit, gjatė fushatave tė mėparshme e mė pas tė ia fillonin fushatės sė re zgjedhore!

    - Futet i pari, dhe prifti i thotė: rrėfehu biri im- a kė gėnjyer elektoratin ndonjėherė?

    - Po uratė, e kam gėnjyer vetėm njė herė. Mirė i tha prifti, ti pėr t’i larė mėkatet qė paske

    bėrė, duhet qė tė sillesh njė herė rreth e rreth kishės!

    - Futet i dyti. Po ti?- po e pyet prifti. Unė uratė kam gėnjyer elektoratin vetėm dy herė. Mirė i tha prifti, t’i duhet qė kishės t’i sillesh dy herė pėr rreth e tė lash mėkatet tuaja!

    - Futet i treti. Po ti?- e pyeti prifti atė. A keni makinė?- po e pyet ai priftin qė nė fillim?!

    - Pse, ē’ju duhet makina?- po e pyet prifti atė ca i habitur.

    - Qė besa e zotit, sa herė kam gėnjyer unė elektoratin, vetėm me makinė mund t’i lajė

    Mėkatet, duke iu sjellė kishės pėr rreth. Pėrndryshe me kėmbė, mė duhet dy muaj tė tėrė me u sjellė pėr rreth kishės, dhe nuk e di a mundem t’i bie nė fund premtimeve gėnjeshtare qė i kam bėrė elektoratit!





    Nė kėrkim

    Krejt rastėsisht kishte ndodhur, dhe nė njė ndeje bukur tė madhe ishin takuar Adem Demaqi dhe Bexhet Pacolli. Njerėzit, duke pasur dėshirė qė ta dėgjojnė bacėn Adem duke ligjėruar pėr ēėshtje aktuale, ishin bėrė njė me qetėsinė. Pasi qė baca Adem mbaroi bisedėn, me tė shpejt u hodh zoti Pacolli, dhe i bėri pyetje bacės Adem, duke dashur qė para tė pranishmėve tė tregohet i ditur! Ai, po i thotė:

    zoti Demaqi, as na thua; a ėshtė mė mirė me qenė i pasur, apo i ditur?

    Mė mirė ėshtė me qenė i pasur!- ia ktheu baca Adem.

    Eh, tė zura- ia priti zoti Pacolli.

    Jo, jo- iu pėrgjigj baca Adem, ne tė dy zoti Pacolli jemi nė kėrkim tė asaj qė na mungon: Ty tė mungon dituria, ndėrkaq mua mė mungon pasuria, prandaj...



    Cili ishte mashkull? Cila ishte femėr?!

    Nga ish ministrat e Qeverisė Ēeku, pra ministri Haraqia dhe ministri Tėrmkolli, kush mund tė saktėsojė se cili ishte femėr?! Ja disa karakteristika:

    - Ministri Haraqia, nuk barte kurrė revole me vete, nuk fjalosej me askėnd, nuk fyente askėnd, mbante vath nė vesh, kishte njė sjellje tė butė femėrore, i kushtonte rėndėsi tė veēantė dukjes sė tij tė jashtme, nuk mbante kravatė etj!

    - Ministri Tėrmkolli, nuk e hiqte kurrė koburen nga brezi, fjalosej madje edhe me policinė e Kosovės, fyente e shante kėdo, nuk mbante vath nė vesh, mbante kravatė, kishte njė sjellje tė vrazhdė burri, nuk i kushtonte rėndėsi dukjes sė jashtme etj! Pra ndonėse nuk e keni tė lehtė, gjejeni vetė se cili i pėrkiste gjinisė femėrore?!



    Ēka do tė bėhet me shėrbėtorėt ?

    Si po duket, pushteti i dhunshėm i Serbisė mbi Kosovėn mbaroi. Me shumė peripeci, gjak e shumė sakrifica, por mė nė fund populli shqiptarė do ta fitojė njė gjysmė shteti.

    - Mė intereson tė dijė se ēka do tė bėhet me gjithė kėta shėrbėtorė qė janė tė punėsuar tė UNMIK-u, si: pėrkthyes, truproje, pastrues. Shoqėrues, shofer, spiunė etj? Pasi qė me rastin e shpalljes sė pavarėsisė, do tė bie edhe administrata e UNMIK-ut, pra do bie rozoluta1244- po e pyet bashkėbiseduesi shokun e vet.

    - Mos u shqetėso ti fare pėr ata- ia ktheu tjetri. Tė gjithė shėrbėtorėt, nėpėr tė gjitha pushtetet pushtuese nė Kosovė, qė nga pushtimi Otomanė e deri tė UNMIK-ut tani. Pra ata tė njėjtėn punė kanė bėrė gjithmonė- nė shėrbim tė pushtuesve! Edhe nė pushtetin qė do ta vejė BE-ja nė Kosovė- shėrbėtorėt, po tė njėjtin shėrbim do ta bėjnė prapė!

    - Pse, prapė tė pushtuar ne a?!!!- po, ia ktheu tjetri pėr sy tė ballit, por kėsaj radhe do tė jemi tė pushtuar nga Evropa e cila ėshtė pėrgjegjėse pėr fatin tonė tė lig, qė nga viti 1912!...





    U kthye

    Ditė mė parė Muhamet Kelmendi kaloi nė partinė e Bexhet Pacollit!?

    Po habitem, po i thotė shoku- shokut tek e morėn kėtė lajmė. Si ka mundėsi, po a nuk

    ishte ky Muhameti, qė pėr sa kohė ishte nė LPK- nuk kishte lėnė gjė pa thėnė pėr Pacollin e sojisorollopin e tij. Pastaj kaloi nė partinė e Ukshin Hotit, tė cilit po ashtu ia paska kthyer shpinėn! Si lakohen njerėzit kėshtu si shelgu mor vėlla, kėtė nuk po kuptoi unė- po i thotė ai. Mos u mėzit shumė- ia ktheu bashkėbiseduesi, zoti Kelmendi u kthye nė origjinėn e vet- kėtė ai e ka treguar mė kohė; ambiciet e tij pėr tė qenė i parė, nuk e brenė fortė se me kė bėhet kumbarė, krejt fuqinė pėr atdhe interesin- jo, larg asaj- ky soj nuk e njohin interesi, veē se pėr lekun vdesin!





    A thua sa do ta mbajnė?!

    Ehe, Na erdhi liria mė nė fund. Sa e sa veta janė djegur pėr te, qė sa vite e vite pret populli ynė kėtė tė shkretė lirie, dhe ja krejt nė fund erdhi e bardha!- po i thoshte axha Sejdė- axhės Kolės, pra fqinjit tė vet, tek po pinin kafen e mėngjesit tė dy nė kopshtin e tyre, si pensionist qė ishin. Prej matanė gardhit tė kopshtit tė tyre, po i dėgjon axha Xhevat- njė fqinjė i tyre, dhe nga kureshtja po i pyet kėta tė dy:

    Tash more burra qė Kosova po zaptohet serish nga kėta tė Bashkėsisė Evropiane, a dini

    se sa do ta mbajnė Kosovėn nėn zap?! Dikush po thotė se nuk do tė rrinė gjatė, disa po thonė se qė besa gjatė kanė me e mbajtur! Kush di tė na e thotė tė vėrtetėn, prej asaj ēka di unė; po ju tregoi se:

    - Nja 500 vjet e pat mbajtur Turqia dikur, nja 100 vjet Serbia, nja 8 vjet po bahen gati, prej se janė hy kėta tė UNMIK-ut, e tash kėta tė Evropės sa vjet do ta mbajnė a di kush me na tregua?- inshalla nuk e mbajnė shumė e po ēlirohemi edhe ne si gjithė bota ndonjė herė!- pėrfundoj pyetjen axha Xhevat.



    Lini tė vdekurit rehat!

    Pas gjithė asaj rrėmuje e shembjeje tė LDK-sė, qė mė shumė i ngjante zhurmės sė dikurshme nė mėhallėt e romėve, ( pa dashje qė tė fyej minoritetin rom ), kjo fundi i fundit ėshtė pasqyrė e njė pjese tė madhe tė elektoratit ( kush do tė shoh realitetin ), nuk vlen pėr ata qė janė verbuar!- kushdo qofshin ata.

    - zoti Daci ditė mė parė tha: “ Ne, po ndėrtojmė njė shtėpi tė re!”- pasi qė shtėpia e vjetėr nuk po i zė mė, ngase janė shtuar meshkujt!... Dhe ia bėri “bam” e doli me parti tė re. Ai me militantėt e vet, para dhe pas formimit tė partisė, bėnė homazhe tek varri i Ibrahim Rugovės!- nė shenjė respekti pėr te, partia e Dacit edhe selinė e ka zėnė pranė varreve!

    - Ēka thua pėr kėtė ti mixha Cen?- po e pyet njė djalė i ri njė plak tė urtė, tė cilit po ia lexonte kėtė lajm nė njė gazetė ditore.

    - Po flasė prej pėrvojės sime- ia ktheu mixha Cen: Tė gjithė ata qė kanė zėnė vend pranė varrezave, kurė nuk kanė bėrė “behrida!”. Tani sė fundi ėshtė bėrė si modė pasha mixhėn, tė gjithė kėta tė politikės, para se ta ulin prapanicėn nė karrige tė pushtetit, sė pari shkojnė e kapen pėr kunjave tė varrezave, kush ku tė mundet!... E pastaj i vėrsulen pushtetit

    - Nė kėto ditė tė fillimit tė vitit tė ri, mixha e ka vetėm njė porosi: “ Tė gjithė ju o Demokrat- lini tė vdekurit ndėr varre rehat!”...



    Raportim!

    Tė gjithė ministrat e Qeverisė sė Kosovės, sot, pra nė pėrmbyllje tė kėtij viti ( 2006), raportuan para Gjeneralit tė demobilizuar pėr sukseset e tyre gjatė kėtij viti, Tė gjithė ata ( pa pėrjashtim ) folėn vetėm pėr rezultate, as njėri nuk foli pėr humbje e dėshtime, ju lumtė!

    Duke e vėrejtur se ata kanė “harruar” edhe shumė gjėra, desha tė plotėsoi edhe disa tė arritura tjera- ani pse unė nuk jam ministėr!

    - Nė saje tė kėtyre ministrave tė zgjuar e vizionar:

    Kosova gjatė kėtij viti ka pasur rrymė me bollėk, dhe nuk ėshtė ndėrprerė as njė herė!

    Mbi 50 fabrika- tė inauguruara gjatė kėtij viti, kanė punuar pa ndėrprerė!

    Nuk ka pasur bllokim tė rrugėve si ai i Grykės sė Kaēanikut!

    Nuk ka pasur vrasje ( madje as nė automobilat e policisė)!

    Nuk ka pasur vjedhje, plaēkitje, as edhe njerėz me maska!

    Nuk ka vdekur as kush nė duart e mjekėve, nga se ka pasur medikamente me bollėk!

    Shtresat sociale dhe pensionistėt kanė gėzuar tė gjitha tė mirat!

    Janė punėsuar diku mbi 300.000 punėtorė nė lėmi tė ndryshme!

    Tė gjitha familjet e Dėshmorėve, dhe fėmijėt e tyre gėzojnė privilegje tė mėdha!

    Nuk ka pasur as kund as edhe njė kacidhe korrupsion!

    Janė pėrfunduar, madje rrėnjėsisht reformat nė arsim!

    Ėshtė bėrė kthesė e madhe nė sektorin e bujqėsisė,bujqit lirisht mund tė lėvrojnė me kalė!

    Kanė bėrė rezerva tė thėngjillit tė gatshme pėr gati tėrė javėn e ardhshme!

    Mallit qė futet nga Serbia i ėshtė hequr procedura doganore- si lehtėsim!

    Prostitucioni dhe droga, janė emra tė pa njohur pėr Kosovė!

    Kuvendet partiake, dhe Parlamentare tė Kosovės janė shembull nė rajon, dhe Evropė!

    Infrastruktura; kund kėmba nė balt nuk tė shkel, uji me bollėk nga kanoēet etj!

    Telefoni mobile nga mė tė lirat nė rajon e nė Evropė- mos tė flasim pėr Amerikė!

    Standard i lartė jetese qė mund tė krahasohet me Zvicrėn!

    Komunikacion tė rregulluar urban e ndėr urban, qė nuk ia gjėnė shoqin!

    Dhe mbi tė gjitha kėtė vit u realizua edhe Pavarėsia formale e Kosovės qė ishte zotim e amanet edhe i tė ndjerit, por edhe qėndrim konsekuent, dhe sublimi i tė ndjerėve tjerė, qė sot e mbajtėn mbledhjen e fundit ( urojmė ), kėshtu qė me kėtė edhe u “ realizuan “ aspiratat shekullore tė popullit tonė- Urime viti i ri: O o o milet!



    Kėto gjėra i kanė harruar ministrat nė fjalė, prandaj unė si Ngucakeq” ministėr”, qė jam nė kėtė sektor e pash tė domosdoshme qė tė plotėsoi kėto tė dhėna modeste, nga se populli mund tė hidhėrohet pėr mos pėrfshirjen e gjithė kėtyre rezultateve!





    Ai ishte i ri!...

    Tek po lexoja njė intervistė nė gazetėn “ Ekspress “ tė zotit Daut Haradinajt- sė fundi nė cilėsinė e kryetarit tė njė dege nė kryeqytet!

    Zoti Dauti ( mes tjerash), thotė se i pėlqen gara, dhe ėshtė i gatshėm qė tė marr pėrsipėr edhe udhėheqjen e AAK-sė ( nė rast se Ramushi do tė mungoi )...

    Kjo ma kujtoi rastin mė tė freskėt, kur Castro ia beson fronin vėllait tė vet. Njė lojė tė tillė nė katroret e fushės politike si nė katrorėt e shahut, po e pėrgatisin pėr ta lozur vėllezėrit Haradinaj! Se kush do tė pėsoi mat nga kjo mė parė- veē Kosovės?...

    Zoti Dauti mė tej thotė se: Hashimi ėshtė ende i ri, dhe lė tė pres! Po pra, se Dauti na u mplak, dhe koha pėr politikė po i ikėn, prandaj vraponi burra! Mė kėtė ironi, ai do tė thotė mė shumė pėr zotin Thaēi, duke dashur qė kėtė ta injoroi paskuqėrisht... Daut e Ramush Haradinaj kanė tė drejt- vėrtetė zoti Thaēi ėshtė i ri! Hashimi ishte i ri edhe atėherė, kur e shpėtoi shtabin e Dukagjinit, tė cilin vėllezėrve Haradinaj ( qė ishin tė pjekur ) ua kishte marrė zoti Zema, dhe atė mė vota tė katundit!



    I la ferexhetė

    Iku Daci- alias maēoku nga kreu i parlamentit. Nė fakt, vetėm sa mashtrohen kėta ministrat dhe parlamentarėt, ngase institucionet dhe populli po i vėrejnė “me kohė” devijimet e udhėheqėsve tanė dhe dobėsitė e tyre. Bie fjala manipulimet e Dacit i kanė vėrejtur menjėherė, pra nė mandatin e dytė tė tij – pra, gati pas pesė vitesh!, dhe pasi kishte kaluar shifrėn prej 6 milion eurosh tė keq menaxhuar nga buxheti i Kosovės!...

    -Sa shpejt e paskan zėnė, ore!- ia ktheu bashkėbiseduesi. Mos bėni shaka se Daci ka punuar, dhe i ka lėnė tė paktėn diēka Kosovės dhe Parlamentit?- ia priti tjetri.

    -Ė, pra na thuaj se ēka na i paska lėnė Kosovės dhe parlamentit, ky Daci- sipas teje?

    -Daci ia la ferexhetė parlamentit, pra i la muralet e mbuluara me ferexhe nė parlamentin e Kosovės!...



    E lavdėruan dhe e shkarkuan!

    Nė njė mbledhje tė kryesisė sė LDK-sė, i lavdėruan pėr punėn e tyre tė bėrė nė institucionet e Kosovės: zotin Daci, si kryetar tė parlamentit tė Kosovės dhe zotin Salihaj, si zėvendės kryeministėr nė Qeverinė e Kosovės. Po nė kėtė mbledhje, qė tė dy edhe i shkarkuan nga postet e tyre!...

    Kanė thėnė dikur: frikohu nga lavdi i armikut, dhe mos u friko nga e shara e mikut!

    Si po duket, armiqtė qė janė mbledhur brenda kėsaj partie, tani kanė filluar tė ballafaqohen me realitetin e ri nė Kosovė, por njė gjė mos ta harrojnė, ata dhe njerėzit tjerė tė politikės se: nė politikė, njė herė tė lavdėrojnė e nė majat mė tė larta tė ēojnė, pastaj tė kritikojnė, mė vonė tė shajnė e tė rrėzojnė, mė pas ca mė keq- t’ėmėn ta lodrojnė, dhe mė nė fund fare tė harrojnė, nė ndonjė kthinė, apo diku prapa grilave! Prandaj ju tė politikės mė me kujdes e mos me u ngutė se rrėzoheni e i thyeni hundėt– tha njė plak i urtė.



    Nga Ibrahimi nė Pjetėr!

    Ditė mė parė gazeta “Lajm”, kishte nxjerr njė shkrim ku njoftonte lexuesit se zoti Ibrahim Rugova, kishte bėrė konvertimin nga besimi islam nė atė tė krishterė! Rugova me kėtė rast edhe ishte pagėzuar nė Romė nga vet Papa Pali i dytė me emrin Pjetėr! Sipas gazetės nė fjalė, zoti Rugova kėtė e kishte bėrė qysh nė vitin 1994 nė shenjė respekti dhe dashurie pėr konfesionin dhe kulturėn katolike nė pėrgjithėsi.

    Tek po ia lexoja kėtė shkrim tė gazetės bacės Osman, ai mė dėgjoi me vėmendje, dhe fare nė fund mė tha:

    “ Dėgjo biri im: ky Ibrahimi lė ta ndėrroj emrin si tė dojė, ndash edhe lė ta vejė ndonjė emėr tjetėr se pasha bacėn ta dini tė gjithė se kėtij nuk i ka bo puna kurrė; as si Ibrahim e as si Pjetėr!”...



    Edhe pėr se vdekuri

    Njė Kmet i njė katundi kishte qenė shumė i ashpėr. Ai e kishte mbėshtetjen e pushtetit, dhe ushtronte dhunė mbi bashkėfshatarėt e vet. Pa pritur atė e kishte kapur njė sėmundje e rėndė. Para se tė vdiste, mblodhi fshatin dhe ju tha: Do tė ju lė njė amanet.

    “Kur tė vdes tė ma lidhni njė litar nė fyt, dhe tė ma lini fillin e litarit mbi varr!- kėtė po e bėj nė shenjė pendimi pėr sjelljet e mia tė liga qė kam bėrė ndaj juve!”.

    - Kur vdiq, fshatarėt e varrosen, duke ia respektuar amanetin e tij. Tė nesėrmen, njė patrullė i Xhandarmėrisė, duke kaluar aty pari- shohin njė litar mbi varr tė Kmetit!? Nga kureshtja e ngrehin litarin, por litari nuk lėvizte dot. Atėherė thėrrasin fshatin, dhe i pyesin fshatarėt se ē’ishte ai litar aty?- fshatarėt tregojnė se ky ishte amaneti i tij!...

    - Xhandarmėria urdhėrojnė qė tė zhvarroset Kmeti, kur e panė me litar nė fyt, ata thanė: Ė ė ė, po ju e paskeni varur Kmetin nė litar, dhe pėr pasoi ai paska vdekur!... I morėn fshatarėt nė xhandarmėri e kėrciti dajaku, pėr ta zbuluar vrasėsin e Kmetit.

    Njė plak, prej dajakut e gazepit qė po shihte me sy, po thotė: “Pasha mixhėn se ia shohim sherrin edhe pėr sė vdekuri, kėtė nuk ma kishte marrė mendja, por ejani ta varrosim diku me njė fshat tjetėr, se nuk ka pėr tė na lėshuar sherri i tij bukur gjatė!”...
    Nese eshte e bere me dashuri, asgje nuk eshte mekat.

  2. #2
    Nuk i lexova te gjith po ato qe lexova ishin te bukura komplimente biligoa...
    "Expensive watches do not create time, but reflect how expensive it is to their owner."

  3. #3
    i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i! Maska e biligoa
    Anėtarėsuar
    16-08-2007
    Postime
    3,216
    Keta jane shenjat rrugore:
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  
    Nese eshte e bere me dashuri, asgje nuk eshte mekat.

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •