Close
Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 23
  1. #1
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anëtarësuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955

    Qeveria dhe opozita në Turqi: DUAM FEREXHENË!

    Qeveria dhe opozita ne Turqi kerkojne shfuqizimin e ligjit qe ndalon mbajtjen e ferexhese ne shkolla.

    Partia ne pushtet dhe opozita turke kane rene dakord te punojne se bashku, per te shfuqizuar ligjin qe ndalon mbajtjen e shamive islamike (ferexhese) neper universitete. Zyrtare nga te dyja partite deklaruan se behet fjale per nje ceshtje te rendesishme mbi te drejtat dhe lirite e njeriut. Qe te dyja, ato kane vota te mjaftueshme ne parlament per te rrezuar ligjin kushtetues. "Ceshtja e mbajtjes ose jo te ferexhese eshte vleresuar ne termat e te drejtave dhe lirive te njeriut", - thuhet ne nje deklarate te perbashket te tyre. Ferexhete u ndaluan neper shkolla dhe universitete ne vitin 1980, pas nje grushti shteti nga forcat e armatosura turke. Vete ushtria e Turqise e konsideron veten si nje "gardian" te tradites laike te vendosur nga Qemal Ataturku, i cili krijoi shtetin modern turk, bazuar pikerisht tek laiciteti, pavaresisht faktit se eshte nje vend me shumicen e popullsise myslimane. Keshtu, ligji qe ndalon mbajtjen e ferexhese neper shkolla dhe universitete, konsiderohet si nje qendrim politik per te ruajtur principet laike te shtetit turk. Por sondazhet e opinionit publik tregojne se ekziston nje perkrahje e madhe nga populli per te hequr kete ligj, qe ka ndikuar mjaft ne jeten e turqve. Nje pjese e madhe e femrave refuzojne te ndjekin shkollen e larte, pikerisht per shkak te ketij ligji, qe i ndalon ato te mbajne ferexhe. Kjo ceshtje pati nje ndikim shume te madh edhe ne zgjedhjet parlamentare te vitit te kaluar, gje qe tregon me se miri perkrahjen nga nje pjese e mire e popullit per te shfuqizuar ligjin. Beteja per pushtet mes forcave laike dhe partise qeverisese perfundoi me rizgjedhjen e AKP-se korrikun e kaluar. Pas ketij vendimi, tashme mbetet per t'u pare se cili do te jete reagimi i elites laike turke, gjeneralet ushtarake, gjykatesit apo drejtuesit e universiteteve ndaj vendimit me te fundit te qeverise turke. Kesaj te fundit do t'i duhet te ndermarre nje beteje te vertete per t'ia arritur qellimit, pra shfuqizimin e ligjit qe ndalon mbajtjen e ferexhese neper shkolla.

    KORRIERI
    My silence doesn't mean I am gone!

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    12-12-2007
    Postime
    244
    [QUOTE=Davius;1810939][B]
    Pas ketij vendimi, tashme mbetet per t'u pare se cili do te jete reagimi i elites laike turke, gjeneralet ushtarake, gjykatesit apo drejtuesit e universiteteve ndaj vendimit me te fundit te qeverise turke. Kesaj te fundit do t'i duhet te ndermarre nje beteje te vertete per t'ia arritur qellimit, pra shfuqizimin e ligjit qe ndalon mbajtjen e ferexhese neper shkolla.

    Gjeneralet Turk jane teper korrekt me pikpamjet e qeveris aktuale, pasi dhe vet ushtria e ka pare me shume korrektesi gabimin e kaluar per mbulesen e femrave ne shkolla.
    Te drejtat e njeriut jane dhe nje prej parimeve qe Evropa i kerkon Ankaras se sotme si kusht antarsimi.

    faleminderit

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    07-05-2007
    Postime
    290
    Sinqerisht une e shoh si heqje lirie shtrengimin qe bejne shume qeveri per te mbajtur shami ne koke. Femrat me shami me kujtojne gjyshen kur ajo bente byrek dhe sesi kam nje ndjenje familjare me ato napat e bardha.

    Lerini femrat te vene shami ne koke, se do hani me mire o njerez. Kujtoni se kokat e femrave u mbushen me lakra shume me te rrezikshme sapo u zbuluan nga napat. Grate e mbuluara duan te guzhinojne e te bejne gjelle te mira, mos harroni. A mos nuk valle jetejme per te ngrene?

    Ne qofte se bota perendimore nuk ka guxim te beje nje fe te paligjshme, le te mos merret me shfaqjet e saj. Askush nuk ka bere te paligjshme mbajtjen e nje kryqi ne qafe, pse duhet te mbahet e paligjshme nje basme ne koke?
    NENTORI I PARE: 28/11/1443
    NENTORI I DYTE: 28/11/1912
    NENTORI I TRETE: 28/11/2012???

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e AVICENNA
    Anëtarësuar
    29-06-2007
    Postime
    125
    Duhet bere nje dallim ne mese te FEREXHES dhe SHAMIS,sepse shpeshhere keto ngatrrohen.
    Ferexhe quhet kjo pjesa qe e mbulon ftyren(qe konsiderohet si tradite me teper se sa princip fetar) e per kete nuk eshte bere fjale.Por behet fjale per lejimin e Shamis se kokes.
    Atëherë si një shkëmb deti, ngrihet shqiptari
    Atëherë n'luftë si shqipe, hidhet guximtari,

  5. #5
    Shqiperia eshte Evrope Maska e iliria e para
    Anëtarësuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Cunami ne Indonezi zgjati per disa minuta, kurse ne trojet tona 500 vjet.
    Postime
    4,907
    Insh-all-ah krejt turqia i ven ferexhet, bile edhe meshkujt, veç mos te na vine kurr ne trojet tona, as turku as ferexhat.
    Lumi ka ujin e paster ne burim


    Kombi mbi te gjitha

  6. #6
    Besimtar Musliman Maska e eldonel
    Anëtarësuar
    07-09-2007
    Vendndodhja
    Prishtina
    Postime
    1,219
    Citim Postuar më parë nga iliria e para Lexo Postimin
    Insh-all-ah krejt turqia i ven ferexhet, bile edhe meshkujt, veç mos te na vine kurr ne trojet tona, as turku as ferexhat.
    per turkun s ka q alyp s ka q ame ardh kurse per kto tjerat pse a don me dal mi nal ti a
    edhe naj dite inshAllah e e kuptojn hakun keta injorantat ton e tani a e ndalin nje gje te tille

  7. #7
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22
    Ironia e ketij lajmi qendron tek fakti se te dy palet qe mbrojne qendrime antigoniste ne debatin ne Turqi, presin qe te arrijne dicka qe ka patur efektin krejt te kundert, ose me mire te themi, do te kete efektin krejt te kundert nga cfare mendojne.

    Moslejimi i ferrexheve ne shkollat e larta ne Turqi ka bere te mundur "radikalizimin" e problemit. Kjo eshte pare nga shume turq besimtare si nje "sfide" per ta dhe nje kunderreaksion i tille ka cuar ne rritjen dhe jo ne uljen e numrit te vajzave te reja qe mbajne ferrexhe dhe refuzojne te shkojne ne shkolla universitare. Kjo ka cuar edhe ne radikalizimin apo ndarjen e shoqerise turke ne dy grupe: vajzat laike dhe vajzat e ferrexheve qe po shkollohen edhe jetojne ne dy rreth shoqerore krejt te izoluara nga njeri-tjetri.

    Rrezimi i nje kufizimi te tille do te rrezoje edhe sfiden e ferrexhese. Nuk do te kete me "martire" te besimit qe i dallon ferexheja me te cilen mbulojne fytyren. Dhe me rrezimin e ketij ligji do te rikthehet edhe shkrirja e dy rretheve te izoluara shoqerore: ato vajzat laike ne universitet do te ulen ne nje banke me ate vajzen me ferrexhe. Dhe nga ky riintegrim une do te thosha qe te humburit me te medhenj ne Turqi do te jene pikerisht ata politikanet qe kujtojne se mund te kthejne ceshtjen e ferrexhese ne nje ceshtje identiteti politik, duke i apeluar besimit dhe tradites islame te popullates turke.

    10 vjet si sot numri i vajzave turke qe do te mbulohen ne Turqi do te jete me i ulet se sa sot dhe po ata njerez qe sot insistojne ne lejimin e ferrexhese ne shkolla per "motive fetare" do te jene po ata qe do te kerkojne rikthimin ne ligjin e vjeter segregues.

    Ajo qe me gezon mua eshte fakti qe te pakten ne shoqerine turke, femra ka mundesi te marri arsimin e larte dhe shoqeria islamike turke eshte shume here me e moderuar se sa sunitet ne Irak qe sot po kercenojne me vdekje apo po u mohojne mundesine e shkollimit dhe ushtrimit te profesionit te gjitha intelektualeve femra ne Irak.

    Me ferrexhe apo pa ferrexhe, shkollimi i femrave eshte nje nga arsyet kryesore te prapambetjes shoqerore ne shoqerine islame.

    Albo

  8. #8
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    12-12-2007
    Postime
    244
    pikpamja e nje shoqerie shikohet me pikpamjen e deshires, e cila vjen:
    1- Prej urrejtjes
    2- Ose armiqesise

    Koha qe jetojm kerkon qe pikpamja e njeriut ndaj tjeterit te jet mbi bazen e disa parimeve qe asnjeher nuk e poshtron kerkendin, por i jep vleren ne ate qe ai zgjedh. Kur zgjedhja nuk perputhet me cenimin e karakterit, ndergjegjes se tjeterit ajo per te konsiderohet absolute.
    Kur nje femer do qe koken e saj ta mbuloj me shami dhe trupin me rroba te gjera nuk perben cenim per tjeterin, por kjo eshte zgjedhja e saj. Zgjedhje, e cila per te ka nje llogjik te shendosh mbi parime absolute.
    A mos sot Turqia dhe vendet e tjera qe kane femra te mbuluara me shami vall jane te prapambetur?
    Llogjika e shendosh kur i permbahet nje parimi absolut nuk ka pse te konsiderohet e prapambetur, sepse llogjika e dobet, e cila eshte demi i madhe i shoqeris do te vlereohet si pozitive. Askush nuk e pranon kete vleresimi, sepse askushi nga ne nuk do te gjente rehatin e kesaj nderteseje qe me shume po prishet se sa po lihet te ndertohet.

    Turqia po i kthen kombit te vet ate qe i eshte dhunuar.


    faleminderit
    Ndryshuar për herë të fundit nga eri3000 : 03-02-2008 më 10:29

  9. #9
    Intifada verzioni 4.0 Maska e mesia4ever
    Anëtarësuar
    01-12-2006
    Vendndodhja
    Guinea
    Postime
    6,386
    Mijera turq sekulariste kane protestuar kunder islamizimit te vendit te tyre.
    Tani ndoshta vriten vellau me vlla sikur ne Irak...

  10. #10
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    12-12-2007
    Postime
    244
    Citim Postuar më parë nga mesia4ever Lexo Postimin
    Tani ndoshta vriten vellau me vlla sikur ne Irak...
    Profeti yne na thote: "Kush beson Zotin dhe diten e gjykimit te thote fjalen e mire ose te heshti"

    faleminderit

Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Misioni Amerikan Në Shqipëri (1946)
    Nga DriniM në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 30-07-2010, 21:39
  2. Berisha të ikë, kryeministri i ri nga PD.
    Nga Dajti në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 143
    Postimi i Fundit: 21-12-2009, 03:38
  3. Mocioni, Berisha flet për gjithçka, por jo për Fazlliç
    Nga njemik në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 47
    Postimi i Fundit: 19-12-2008, 10:44
  4. Komploti boteror
    Nga ORIONI në forumin Historia botërore
    Përgjigje: 43
    Postimi i Fundit: 31-10-2005, 12:59

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •