Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 5
  1. #1
    Ngelem unė! Maska e DI_ANA
    Anėtarėsuar
    30-12-2006
    Vendndodhja
    France.
    Postime
    5,874

    Despotati i Epirit

    Kur historiani bizantin Efremi shkruante pėr shqiptarėt.

    • Dr. MOIKOM ZEQO

    Historiani bizantin Efremi, qė ka jetuar nė fundin e shekullit XIII, ėshtė krijuesi i njė kronike nė formėn e njė eposi me
    10392 vargje. Tema e kronikės nis me periudhėn e Jul Qezarit e mbaron me rimarrjen e Kostandinopojės nga bizantinėt mė 1261. Burime kryesore pėr kėtė vepėr janė jo vetėm vėzhgimet e Efremit, po edhe tė autorėve tė tjerė paraardhės e tė njohur si Akropoliti, N. Honiati e J. Zonara. Nė kėtė kronikė poetike ka njoftime e fakte me interes tė veēantė pėr Shqipėrinė e shqiptarėt, pėr ngjarjet e mėdha tė kohės. Efremi shėnon - fakt ky tepėr kuptimplotė - krahinėn e madhe Arbanon dhe banorėt e arbanoit, d.m.th. shqiptarėt. Por krahas kėtyre emėrtimeve mesjetare pėrmend dhe emrin antik ilir, pėr tė njėjtėn popullsi etnike, duke bėrė njė lidhje logjike e vazhdimėsie tė ilirėve me shqiptarėt. Efremi ka shkruar pėr ngjarjet e shekullit XIII, qė i pėrkasin periudhės sė Despotatit tė Epirit, kryesisht gjatė viteve tė sundimit tė Teodor Engjėllit e Mihal II Ėngjėllit. Mihali i Engjėll Komneni si sundimtar i Despotatit tė Epirit ndenji nė pushtet nga viti 1204 deri mė 1216. Ai u mbėshtet edhe te feudalėt arbėr e sidomos te Dhimitri, sundimtari i Arbėrisė, kundėr Venedikut. Mė 1213, duke u mbėshtetur nė pakėnaqėsinė e bujarėve vendas, i shkėputi Venedikut qytetin shumė tė rėndėsishėm tė Durrėsit. Despotati i Epirit pėrfshinte njė pjesė tė madhe tė viseve tė Shqipėrisė sė sotme. Ėshtė kjo njė epokė me lėvizje e pushtime tė ndryshme. Ballkani sidomos trojet e shqiptarėve, si urė strategjike drejt Kostandinopojės, tėrheqin vėmendjen e sundimtarėve tė Evropės perėndimore, tė Venedikut e tė Papatit. Efremi jep njė pasqyrė tė epokės. Pėrshkruan dhe vdekjen e Mihalit I Ėngjėll Komnenit:
    Meqenėse Mihali u ther ēnjerėzisht me shpatė
    nga njė burrė i quajtur Romeo
    natėn kur ishte duke fjetur nė malet e Beratit
    dhe papritur e la kėtė jetė
    sundimin e tė vėllait e merr Teodori.
    Teodor Engjėll Komneni (1216 -1230) qe tepėr energjik. Mė 1217 zbarkon nė Durrės perandori latin i Bizantit, Pjerr dė Kurtėnė, i shoqėruar me 160 feudalė e 5000 kalorės.
    I shtyrė nga Venediku, ai u pėrpoq tė merrte me sulm e rrethim Durrėsin. Banorėt e Durrėsit u mbrojtėn deri nė fund. S’e dhanė qytetin. Atėhere ushtria frėnge vazhdoi rrugėn nėpėr luginėn e Shkumbinit. Por pikėrisht nė kėtė luginė Teodor Engjėlli Komneni e sulmoi dhe e shpartalloi, duke e zėnė rob vetė perandorin, Pjerr dė Kurtėnė. Kjo qe njė fitore e madhe qė bėri shumė bujė nė Evropėn perėndimore e drejtohej kundėr Venedikut, pretenduesit tė vjetėr tė tokave shqiptare e Papatit. Efremi tregon nė vargje:
    Pjeri duke qenė dhėndėr nga motra
    i perandorėve, Erikut dhe Boduinit,
    u kurorėzua nga papa sundimar i latinėve.
    Me vdekjen e Erikut u dėrgua nė Bizant,
    mbasi sulmoi e s’e mori qytetin e epidamnasve,
    pėrmes vendit tė shqiptarėve nxitoi tė
    pushtonte Kostandinopojėn
    me njė ushtri tė armatosur shkėlqyeshėm.
    Por e arriti mė parė Teodori,
    e vuri ne ikje dhe e mundi plotėsisht.
    Natyrisht, nė kėtė fitore, qė u bė mė truallin shqiptar, qe vendimtare ndihmsa e forcat e vendasve. Efremi jep tė dhėna dhe pėr viset tona. Jep shumė shpejt emrin e vėndit Arbanon dhe nė vargun 8093 zė nė gojė ‘’pllajėn ilire’’. Durrėsin e emėron edhe me emrin e lashtė Epidamn. Pėrmend Beratin; qytetin e Krujės, Dibrėn, Ohrin, krahinat e Kunavisė dhe tė Matit, Devollin etj.
    Teodor Engjėlli Komneni ndėrton nė vitin 1225 njė kryekullė nė Durrės. Me kėtė rast vendos edhe njė pllakė me vargje jambikė, nė greqisht, me lėvdata panegjeriste pėr vehten; ku krahasohet me Briarin (Njėqinduarshin mitologjik). Pėr kėtė poezi mesjetare tė Durrėsit flasin shumė autorė si G. Hahn, Arvanitoi; Hezei etj. Kėtė pllakė monumentale e ka parė me sytė e tij dhe arkeologu i famshėm Artur Evans gjatė ardhjes sė tij nė Durrės nė vitin 1878. Interesant ėshtė tė vihet nė dukje se dy vargje tė kėtij mbishkrimi poetik ngjajnė shumė me vargjet 7660- 7661 tė kronikės sė Efremit. Dhe Efremi e krahason Teodorin me figurėn e Briarit. Kjo na shtyn tė mendojmė se Efremi e ka ditur pėrmbajtjen e pllakės poetike tė Durrėsit e vargjet e saj i ka futur nė kronikė pėrafėrsisht. Sipas kronikės del qartė se shqiptarėt kėrkonin pavarėsi nga sundimi i Teodorit e nga pasardhėsit e tij. Krerėt e feudalėve shqiptarė krijonin aleanca tė ndryshme pėr tė manovruar, pėr tė pėrfituar natyrisht pėr vete. Kėshtu, nė vitin 1253 nė konfliktin midis perandorit tė Nikesė dhe despotit Mihali II shqiptarėt kalojnė nė anėn e perandorit. Me kėtė rast pėrmendet sundimtari shqiptar Goleami nga Arbanoi. Efremi thekson:
    Goleami, njė prej tė nderuarve tė shqiptarėve,
    Irenėn, mbesėn e mirėfilltė tė perandoreshės,
    si peng tė miqėsisė e mori bashkėshorte.
    Fakti qė perandori i Nikesė i jep pėr bashkėshorte mbesėn e gruas sė tij tregon se Golemi shqiptar kishte shumė peshė, qe shumė i pėrfillshėm pėr forcat qė dispononte dhe rolin qė luante nė skenėn politike tė kohės.
    Ky sundimtar shqiptar i shekullit XIII ėshtė njė figurė paraprijėse e atyre princėrve vėndas, qė do tė fuqiqoheshin aq shumė njė shekull mė pas, si Balshajt, Muzakajt, Topiajt, Shpatajt etj. Nė vargjet 9156- 9160 flitet nė kronikė pėr kėshtjellėn shqiptare tė Kaninės sė Vlorės, kurse nė vargjet 9385- 9837 Efremi shkruan pėr Kostandin Kabasillėn, njeri shumė i ditur pėr kohėn, qė ka qenė edhe kryepeshkop i Durrėsit.
    Kronika poetike e Efremit ėshtė njė vepėr e njohur e shekullit XIII, vepėr qė ka qenė e pėrdorur dhe nė bibliotekat e Shqipėrisė mesjetare. Njė dokument i vitit 1399 i igumentit Daniel, tė manastirit tė Perondisė sė Beratit regjistron 20 libra tė ēmuar tė bibliotekės sė manastirit si dhe sende tė tjera me vlerė artistike dhe tė kultit, tė cilat i dorėzohen pėr ruajtje nga “frika e turkut” princit shqiptar Teodor Muzakės. Midis librave ėshtė dhe libri nė vargje i Efremit, krahas atyre tė Anastasit, Zonarės, Antihout etj. Kjo flet pėr njė jetė intelektuale tė kohės pėr njohje tė literaturės e autorėve qė kanė shkruar nė shekuj pėr temėn shqiptare, pėr viset tona, pėr ngjarj e persona tė historisė sonė etj. Tė tėra kėto fakte dėshmojnė se Shqipėria mesjetare ka qenė e pėrmendur nė analet e kohėrave, ka marrė pjesė aktive nė ngjarjet historike e ka luajtur pėrherė rolin e saj tė rėndėsishėm. Gjithashtu, viset shqiptare s’kanė qenė tė izoluara nga informacioni kulturor e shencor i bashkėkohėsve; i dijetarėve qoftė tė Perėndimit, qoftė tė Lindjes.

    Marre nga "Gazeta Shqiptare"
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Albo : 02-12-2014 mė 15:35
    "Carpe Diem"

  2. #2

    Gjurmėt e Komnenės

    Gjurmėt e Komnenės

    Ana Komnena. Vepra e vajzės sė perandorit bizantin Aleks I Komnen, dhe betejat shqiptare mes bizantinėve dhe normandėve. “Aleksiada” dhe shenjat e sotme tė njė epoke heroike, qė pėrsėriti luftrat e Cezarit.

    Ana Komnena (1083-1153), njė nga kronistet mė tė referuara nė shkrimet historike botėrore tė fillimit tė mijėvjeēarit tė dytė, ishte vajza e perandorit bizantin Aleksi I Komnen, dhe e Irena Dukas, po ashtu bijė e njė familjeje perandorake. Mė 1 dhjetor tė vitit 1083, Aleksi I-rė kthehej nga lufta fitimtar. Tė nesėrmen lindi vajza e tyre, e cila, siē shkruajnė kronistėt, do t’i ngjante shumė. Dhe nuk vonoi qė perandori Aleks Komnen tė kthehej nga luftrat e Ilirisė, ku ishte ndeshur me ushtritė e tmerrshme tė normandit Robert Guiskard, i cili do tė hynte nė histori me epitetin “terror mundi”, pra “terror i botės”. Kjo vajzė “porfirogjenete” (pra e lindur nė dhomėn e purpurt tė pallatit imperial), sapo lindi, prindėrit e fejuan me Kostandin Dukas, djalin e perandorit tė mėparshėm Mihal VII Dukas, meqė Aleksi donte tė krijonte lidhje familjare dhe aleancė me dinastinė e mėparshme. Madje Konstandini ishte lidhur tashmė me fronin perandorak. Tani edhe ai firmoste dekrete perandorake. Por meqė Kostandini vdiq shpejt, Anėn e martuan me Niqifor Brienin, birin e njė gjenerali qė ishte mundur nga Aleksi, dhe kjo u bė sigurisht, pėr tė ulur gjakrat midis tyre. Qė nė adoleshencė Ana u edukua me letėrsinė dhe shkencat, me filozofinė, retorikėn dhe matematikėn. Lexonte Platonin, Demostenin, Homerin, merrej me astrologjinė. Madje mė pas nė Konstantinopojė, ajo do tė drejtonte dhe njė rreth intelektualėsh qė diskutonin rreth veprave tė Aristotelit. Personaliteti i saj ishte i jashtėzakonshėm, ēka do ta shtyjė mė vonė qė tė luajė njė rol politik pranė atit tė saj, Perandorit.

    Ana kishte njė dashuri tė veēantė pėr tė atin. Ajo e adhuronte atė dhe kjo ndihet nė veprėn e saj “Aleksiada”, ku ajo e sheh atė me vetitė mė tė mira dhe gjithnjė fitimtar. Bazileusi pėr tė ishte “dielli i saj”, “fanari”… “Oh, ē’njeri tė urtė humbėn romanėt!- shkruante ajo. - Sa e madhe ishte eksperienca qė ai kishte fituar! Dijet e tij letrare, kultura e gjerė qė ngėrthente njėherėsh shkencat profane e tė shenjta! Ē’hijeshi kishte ai nė gjithė qenien e tij. Madhėshtia e tij ishte jo vetėm pėr njė fron, por akoma mė shumė, pėr njė fron hyjnor e mė tė mirė!...” Aleksi vdiq nė vitin 1118, siē shkruan ajo, nga njė tumor “malinj” me njė zhvillim tė shpejtė, ēka i kapi fytin. Por kur vdiq i ati, ajo nuk donte qė fronin perandorak ta zinte i vėllai i vogėl, Joani, i cili ishte i ri dhe pa pėrvojė pėr njė perandori aq tė madhe si ajo e Bizancit. Kėshtu, bashkė me nėnėn e saj, ajo u pėrpoq qė fronin ta zinte i shoqi, gjenerali i sprovuar Brien, tė cilin ajo e pėrshkruan nė libėr me shumė simpati dhe si njė njeri heroik, pas tė cilit ajo ishte fort e dashuruar. Por nuk ndodhi kėshtu. Anėn e mbyllėn nė njė manastir, ku pas vdekjes sė burrit tė saj iu kushtua shkrimit tė librave tė Aleksiadės, siē do tė quhej kjo vepėr historike, e cila pėrmbledh 15 libra.

    Aleksiada, si njė apologji e lavdisė sė familjes sė Komnenėve tė Aleksit I, kap njė periudhė tė gjatė historike, pra gjithė kohėn e tij nė pushtet. Kjo vepėr ėshtė njėkohėsisht njė burim i madh informacioni, pasi ajo u qėndron besnike ngjarjeve dhe datave historike. Nė rrethimin e parė tė Durrėsit, me mjeshtėri tė veēantė ajo pėrshkruan ēastin kur Roberti sulmoi drejt bedenave tė kėshtjellės me ca kulla tė larta druri, tė veshura me lėkurė, ku brenda futeshin ushtarė tė armatosur mirė qė pastaj, tė hidheshin brenda kėshtjellės qė tė hapnin portat. Ana shkruan: “Ditėn e nesėrme, Roberti u dha urdhėr tė gjithėve qė tė merrnin armėt dhe brenda kullės sė drunjtė ai futi pesėqind kėmbėsorė dhe kalorės tė armatosur. Kur kulla iu afrua mureve, nė ēastin kur normandėt do tė ulnin portat nga lart qė ato tė shėrbenin si ura pėr tė kaluar dhe pėr t‘u hedhur brenda qytetit, Paleologu shtyu trarin e madh me ndihmėn e mekanizmave tė pėrgatitur si dhe me ndihmėn e shumė luftėtarėve trima, ēka e bėri tė kotė kėtė stratagemė tė Robertit. Trari e pengoi plotėsisht hapjen e portės sė kullės sė drunjtė. Pastaj, luftėtarėt e Paleologut qėlluan me breshėri e pa pushim me shigjetat e tyre kundėr keltėve qė ishin nė majė tė kullės. Por ata fshiheshin ngaqė s’mund t’i pėrballonin goditjet. Atėherė Paleologu dha urdhėr qė tė digjej kulla. Ai ende s’kishte mbaruar fjalėt kur kulla ndėrkohė ishte pėrfshirė nga flakėt dhe tashmė gjithēka ishte kryer. Ushtarėt qė nė kullė menjėherė u hodhėn poshtė. Ata qė ishin poshtė hapėn portėn e bazės dhe ia mbathėn. Kur Paleologu i pa tė iknin, nga njė prej portave tė kėshtjellės ai nxorri luftėtarėt e tij tė guximshėm, disa me armė, tė tjerė me sopata dhe mjete tė tjera me tė cilat duhej shkatėrruar kulla. Dhe kjo manovėr ia arriti qėllimit: kulla, maja e sė cilės digjej, tashmė po thyhej nga ato vegla qė po e bėnin copė-copė duke e asgjėsuar plotėsisht…“ Episode tė tilla janė tė shumta rreth rrethimit tė kėshtjellės sė Durrėsit. Me shumė interes janė gjithashtu pėrshkrimet e saj rreth betejave detare, veēanėrisht ajo e Robert Guiskardit kundėr flotės bizantine e veneciane nė brigjet e Korfuzit e tė Butrintit, pak kohė mė parė se tė vdiste i tėrhequr nė njė nga ishujt e Qefallonisė.

    Burimet e Aleksiadės

    Pėr shkrimin e Aleksiadės, Ana Komnena ėshtė mbėshtetur nė informacione tė shumta tė asaj kohe, por sė pari nė tregimet e tė atit me Gjergj Paleologun, siē kujtonte ajo nga rinia e saj apo thjesht nga biseda tė drejtpėrdrejta. Jo rrallė ndonjė episodi ajo i shton se “kėshtu na tregonte ati ynė…” Informacione tė shumta pėr luftrat nė Iliri kundėr normandėve ajo i mblodhi gjithashtu bisedat me Niqifor Brienin, burrin e saj, njė nga gjeneralėt mė tė famshėm dhe negociatori kryesor pėr “Paqen e Devollit”. Nė njė pasazh tė librit, ajo tregon se shumė detaje ajo i mblodhi nga njė prej kėshilltarėve tė Robert Guiskardit, i quajtur Urson, i cili e kishte shoqėruar Guiskardin nė luftrat e Dyrrachiumit apo Gllavinicės e Petrelės e qė mė vonė do tė kalonte nė anėn e Aleksit. Po kėshtu ajo do tė mbėshtetej dhe nė veprat e historianėve si Pseli, Ataliati apo Skilici. Libri i saj, mė pas do tė referohej nė mjaft kodikė tė kohėve tė mėvonshme, kopjuar nga kopistėt e “skritoreve” kishtare, pra nga skribėt e famshėm, kodikė kėta qė mbetėn dhe burimet e vetė Aleksiadės. Por ky monument i vėrtetė letrar, edhe pse mė shumė njė kronikė ngjarjesh, pėsoi tronditjet e kohės, pėr tė ardhur deri nė ditėt tona. Kėshtu, bėmat e luftrave bizantine kundėr normandėve nė brigjet e Ilirisė pėrcillen kėshtu nėpėr breza pėrmes librave tė purpurt qė mbanin vulėn e vėrtetėsisė tė epokės dhe tė ngjarjeve reale.

    Durrėsi nė atė kohė, si dhe Vlora, Kanina, Lezha apo kėshtjella mė nė veri, kishin rėnė nėn influencėn dhe pushtimin bizantin. Dy studiuesit e epokės sė Mesjetės, Henri de Grégoire dhe Robert de Keyser, duke iu referuar luftės nė Vlorė, theksojnė se “Bohemondi kishte pushtuar me shumė luftė Vlorėn si dhe qytetet e Orikumit dhe tė Kaninės”. Ana Komnena, duke pėrshkruar betejėn e Bohemondit, nėnvizon se ky, “mė i riu i bijve tė Guiskardit, i ngjante shumė tė atit pėr nga guximi, forca, kurajoja, temperamenti i pamposhtur, dhe Roberti e dėrgoi mė parė me njė ushtri shumė tė madhe. Bohemondi ra si rrufeja mbi Kaninė, Orikum dhe Avlona, tė cilat i pushtoi me rradhė”. Por ajo do tė shkruajė gjatė pėr Bohemondin, jo vetėm pėr betejat e para kundėr kundėr bizantinėve nė Durrės dhe nė brigjet e tjera tė Ilirisė, (1079-1081), jo vetėm nė kohėn e lanēimit tė kryqėzatės dhe ushtrive tė Bphemondit qė kaluan nga malet shqiptare, por dhe nė betejat e fushatės sė dytė normande, (1107-1108), kur mė sė fundi ai pranoi humbjen dhe u kthye drejt Italisė sė jugut.

    Vende dhe beteja

    Interesant ėshtė fakti se nė njė hapėsirė tė vogėl shqiptare, si nė bregdet ashtu dhe nė thellėsi tė vendit, betejat janė tė shumta, madje historike nga pesha e ngjarjeve, pasi pikėrisht aty pėrplaseshin dy perandori tė mėdha: ajo e Orientit bizantin me fuqinė tjetėr nė ngjitje tė normandėve, ku para vrullit tė tyre asnjė ushtri nuk mund t’i rezistonte. Madje ky dyluftim epokal tė kujtonte njė tjetėr betejė tė madhe tė zhvilluar mbi njėmijė vjet mė parė midis dy gjeneralėve mė tė mėdhenj romakė tė perandorisė, Cezarit dhe Pompeut, ku legjionet e kahortat e tyre luftuan kundėr njėri-tjetrit si nė Epidamn, ashtu dhe nė fushat drejt Apolonisė, Vlorės e Orikumit.

    Krahas Durrėsit dhe krahinave pėrreth, ku u zhvilluan luftimet mė tė mėdha, nė kronikėn e Aleksiadės njihemi dhe me betejat e ashpra tė zhvilluara nė Gllavinicė, (nė zonėn rreth Ballshit tė sotėm), nė grykat drejt Shkumbinit apo Vjosės deri lart nė Devoll, e po kėshtu nė Petrelė apo Petrula, siē e shkruan Ana Komnena, nė Lezhė, nė Kaninė apo nė brigjet e Jonit, pra nė malet e Himarės. Komnena na pėrshkruan shtigje, male, lumenj, kalatė dhe vendet e kultit. Disa herė ajo i referohet kalasė sė Petrelės, njė fortesė kjo e ndėrtuar nė kohėn e Justinianit I nė shekullin VI, e cila kontrollonte kalimin e rrugės sė dikurshme Via Egnatia. Nė fakt, itinerari Durrės-Elbasan-Ohėr ishte shumė i rrahur dhe kalaja shėrbente aty si njė pikė e fuqishme strategjike. Perandor Aleksi donte tė kontrollonte patjetėr luginėn dhe prandaj vendosi njėrin pas tjetrit gjeneralėt e tij mė tė njohur e mė me eksperiencė. Pas humbjes sė rėndėsisė sė Via Egnatias, lugina e Devollit morri njė rėndėsi tė veēantė strategjike. Shumė kryqtarė, ashtu si dhe Bohemondi, kaluan pikėrisht nga lugina e Devollit ku ishin ngritur njė sėrė fortesash qė kishin garnizonet e tyre. Ky itinerar kalonte dhe nėpėr Zvezdė, Dishnicė, Symizė, etj. Po kėtej ishte ngritur dhe ura e gurtė e Grabovės. Zona e Moglicės ishte e fortifikuar mirė me disa kala tė vogla. Megjithatė dhe lugina e Shkumbinit u rrah shumė nė kėtė kohė. Gjatė pėrndjekjes sė tij, Aleksi ndaloi pikėrisht nė malin e Babjes dhe qė kėndej, nėpėr njė rrugė tė panjohur shkoi gjer nė Ohėr. Njė nga luginat e tjera strategjike ishte dhe ajo e Vjosės nė drejtim tė Ballshit, qė nė atė kohė njihej si Gllavinica, e cila ishte njė qėndėr e madhe episkopale me shumė vende kulti dhe bazilikė. Atje, perandori Aleks dėrgoi gjeneralin e famshėm Kantakuzen. Ja si e pėrshkruan Ana Komnena betejėn qė ndodhi nė Gllavinicė: “Kur Kantakuzeni e pa se edhe ai po mundej, i dha kurajo vetes dhe si ta kishte shpuar njė gjilpėrė u sul drejt rreshtit tė keltėve, duke e ēarė ushtrinė e tyre nė disa pjesė. Ai i dėrrmoi keqas dhe i ndoqi deri nė fortesėn e vogėl tė quajtur Milos, pasi kishte vrarė njė numėr tė madh ushtarėsh dhe duke kapur njėkohėsisht robėr disa kontė tė shquar: Ubos, vėllain e tij tė quajtur Richard dhe Kontopaganos… Bohemondi, ky luftėtar i madh, - shkruan ajo, - e shikonte tashmė veten nė njė situatė kritike, i sulmuar njėherėsh si nga deti ashtu dhe nga toka. Meqė i mungonte gjithēka qė i duhej, ai shkėputi njė detashment tė rėndėsishėm tė ushtrisė sė tij dhe e dėrgoi tė plaēkisė nė qytetet pranė Vlorės, Orikumit dhe Kaninės. Por Kantakuzeni vigjėlonte, dhe ashtu siē shkruan poeti, “gjumi i ėmbėl nuk arrinte ta bėnte pėr vete”. Ai nxitoi menjėherė t‘u priste rrugėn keltėve, duke nisur mė parė Beroitin me njė ushtri tė fortė. Dhe ai, sapo i pa armiqtė, luftoi me ta dhe mė pas, nė kthim, i dogji tė gjitha anijet e Bohemondit…”

    Eshtė interesant fakti qė Ana Komnena na ka lėnė njė pėrshkrim tė hollėsishėm rreth rrjedhjes sė Drinit dhe kalasė sė Lezhės, e cila kontrollonte fushėn e gjerė ku derdhej Drini pėr nė det. “Lumi Drin, - shkruan ajo - zbret njėkohėsisht dhe nga lartėsitė e liqenit tė Lychnis, (Lin), qė njė fjalė barbare e quan Achrida, (Ohri), si dhe nga mali i Mokrės, pėrmes disa shkrepash e thepisjesh plot pėrrenj. Nė fakt, nga liqeni dhe nga burime tė tjera rrjedhin lumenj tė ndarė veēmas, duke rrjedhur kėshtu nė njėqind pėrrenj deri sa ata hidhen nė lumin qė kalon nė Derai, (Dibėr) dhe qė andej rrjedha e kėtij lumi quhet Drin. Duke u bashkuar me kėtė lumė, kėto ujra e bėjnė atė tė konsiderueshėm. Ai shkon nė drejtim tė Dalmacisė, ngjitet drejt veriut e pastaj kthehet drejt jugut, duke u derdhur nė kėmbėt e Elisos, ku pėrfundimisht shkon nė gjirin e Adriatikut…”

    Kalaja e Lezhės, e ndėrtuar qė nė kohėn ilire, ngrihej nė njė kodrinė shkėmbore prej afro 200 metra e lartė. Nė shekullin VI, Lisos kishte qenė njė qėndėr episkopale dhe kishte nė krye peshkopin Gjin. “ Elisos, (Lisos - Lezha), ėshtė njė kėshtjellė e ndėrtuar nė lartėsi, e cila ėshtė e papushtueshme. Siē thuhet, ajo zotėron fushėn e Dyrrachiumit. Kjo kėshtjellė ofron siguri si nga ana e tokės ashtu dhe nga deti, duke qenė njėkohėsisht njė ndihmė e fuqishme pėr Dyrrachiumin. Autokrator Aleksi e pėrdori gjithashtu kėshtjellėn e Elisos pėr t’i ardhur nė ndihmė Dyrrachiumit si pėrmes lumit Drin, i cili ėshtė i lundrueshėm, ashtu dhe nga toka. Ai e fortifikoi Dyrrachiumin, ku pėrmes tokės e detit futi gjithēka qė ishte e nevojshme pėr ushtarėt e banorėt, si dhe armė e municione pėr luftimet e ardhshme…”

    Drejt Ilirisė, viti 1081

    Pas epokės sė ndritur romake tė Cezarit dhe nipit tė tij Oktavian, qė studioi artin ushtarak nė Apoloni, Dyrrachiumi nuk do ta humbiste rėndėsinė e tij gjeostrategjike dhe bukurinė e atij qyteti qė Katuli e quante “Taverna e Adratikut”, (Taberna Adriatica). Roberti nuk donte thjesht tė plaēkiste tokat e Ilirisė dhe tė largohej. Pa pushtuar Dyrrachiumin ai nuk mund tė realizonte ėndrrėn e tij dhe tė shkonte drejt Konstantinopojės, pėr ta pushtuar atė dhe tė bėhej perandor i njė perandorie tė madhe, duke kontrolluar gjithė Mesdheun.

    “Qė mė parė Roberti e dėrgoi Bohemondin me njė ushtri tė fuqishme qė tė pushtonte rrethinat e Vlorės (Avlona). Qė me zbarkimin e tij, kėrcėnues dhe me njė vrull tė papėrmbajtur, ai ra si rrufe mbi Kaninėn, (Canina), Hiericho, (Orikum) dhe Avlona, tė cilat i pushtoi njėra pas tjetrės dhe gjithnjė duke luftuar, ai pėrparonte duke i vėnė zjarrin gjithēkaje. Dhe vėrtet, ashtu si tymi okėr pėrpara zjarrit, ashtu ishte dhe ky sulm para sulmit tė madh…” Ana na informon se Roberti kishte forca tė panumurta kėmbėsorie e kavalerie dhe mė 17 qershor ai kishte ngritur kampin e tij. Ana tregon se banorėt e Durrėsit i kapi njė frikė e madhe, pasi e njihnin mizorinė e normandit tė egėr. Ajo shkruan pėr “njė tmerr tė jashtėzakonshėm. Por lumturisht, Durrėsi kishte njė guvernator si Gjergj Paleologu, me shumė kurajo dhe trim, qė e kishte fortifikuar kėshtjellėn.” Paleologu, si njeri me kurajo, shumė i sprovuar nė ēėshtjet ushtarake dhe qė kishte zhvilluar mjaft beteja fitimtare nė Orient, me gjakftohtėsi filloi tė fortifikonte qytetin. Sipas urdhėrit tė autokratorit ai vendosi bedena dhe i pajisi muret rrethuese me katapulta. Paleologu e ngriti moralin e ushtarėve tė demoralizuar dhe pasi vendosi vrojtues, gjatė natės si dhe ditėn bėnte vetė roje tė vazhdueshme… ”

    Nisur nga rėndėsia e pozitės gjeostrategjike e Dyrrachiumit, perandorėt bizantinė kishin dėrguar gjithnjė nė atė qytet njerėzit e tyre mė besnikė dhe tė afėrm tė familjes perandorake, tė cilėt kishin dhe njė eksperiencė tė madhe ushtarake, pėr tė organizuar mbrojtjen e qytetit dhe tė gjithė brigjeve tė Ilirisė. Nė kohėn qė trupat normande po kalonin Adriatikun, guvernator nė Dyrrachium ishte ende gjenerali Monomakatos, i cili kishte qenė dikur bashkėluftėtar me Aleksin dhe niheshin mjaft mirė, por nė fakt, Monomakatos nuk e kishte ndihmuar Aleksin atėherė kur Komneni kishte ngritur krye dhe kishte marrė fronin. Aleksi vendosi tė ēonte nė Dyrrachium Gjergj Paleologun, atė qė e kishte mbėshtetur nė revoltėn e tij dhe e kishte shpallur nė emėr tė ushtrisė “autokrator”, ndryshe nga Monomakatos, i cili po tregohej diplomat dhe ngurrues. “… Ndėrkohė qė Roberti mori vesh se nė Dyrrachium kishte ardhur Paleologu, menjėherė ai kishte filluar tė ndėrtonte mbi anijet e tij mė tė mėdha kulla prej druri, tė cilat i veshi me lėkurė dhe vendosi me kujdes mbi anije gjithēka qė kishte nevojė pėr tė bėrė njė rrethim, duke ngarkuar mbi anijet “dromone” kuaj dhe kalorės me gjithė pajimet dhe duke bashkuar nga tė gjitha anėt me njė shpejtėsi tė jashtėzakonshme gjithēka ishte e nevojshme pėr luftė. Ai nxitonte qė tė kapėrcente detin sa mė parė. Sapo tė arrinte nė Dyrrachium, qėllimi i tij ishte ta rrethonte qytetin nga toka dhe deti, pėr tė tmerruar banorėt si dhe pėr ta pushtuar menjėherė. Ja pse me tė marrė vesh kėtė lajm, banorėt e brigjeve tė Dyrrachium u kapėn nga njė panik i tmerrshėm. Kur Roberti kishte pėrgatitur gjithēka, ai ngriti spirancėn… ”.

    Durrėsi ishte njė nga pikat strategjike pėr tė shkuar drejt Konstantinopojės. Nė muret e kėshtjellės, Guiskardi kishte provuar mė parė shpėrthimin e portės sė madhe tė qytetit, hapjen e tuneleve, zjarrin dhe gurėt e mėdhenj tė hedhura katapultė, ngrehinat, apo kullat prej druri gjer nė lartėsinė e mureve, nga ku normandėt derdheshin me shpatė dhe heshta nė duar. Mė sė fundi, pas njė lufte tė tmerrshme, mė 17 qershor tė vitit 1081, qyteti i Durrėsit ishte gati pėr t‘u pushtuar. Bizantologu francez Alain Ducellier, nė librin e tij “Shqipėria midis Bizancit dhe Venedikut, shekujt X-XV”, shkruan se “pėr mbrojtjen e Durrėsit, pjesėn e sipėrme tė qytetit tė rrethuar ai ia besoi kolonėve venecianė, ndėrsa pjesėn tjetėr njė personazhi tė quajtur Kamiskortes, me origjinė autoktone, pra shqiptare.” Tė njėjtin fakt historik ka pėrmendur dhe Ferdinand Chalondon nė librin e tij “Historia e pushtimit normand”, ku thekson se “mbrojtjen e kėshtjellės sė Durrėsit ai ia besoi njė pjesė kolonėve venecianė qė ishin vendosur nė qytet dhe pjesėn tjetėr njė shqiptari.” Kėto dėshmi janė tepėr tė rėndėsishme pėr rolin e shqiptarėve si banorė tė vjetėr tė trojeve ilirike. “Tė nesėrmen nė mėngjes, - shkruan historiani Villemaine, nė librin e tij “Histoire de Grégoire VII”, - nė njė meshė tė organizuar, priftėrinjtė pagėzuan ushtarėt pėr fitoren. Pastaj me rradhė tė shtrėnguara ata bėnė pėrpara. Anglezėt, tė cilėt ishin nė rradhėt e para bashkė me grekėt, ishin tė armatosur me sopata tė mėdha dhe ata rezistuan fuqishėm. Italianėt dhe kalabrezėt nuk e pėrballuan sulmin dhe u tėrhoqėn. Edhe kalorėsit e Guiskardit, u tėrhoqėn gjer nė lumin e Durrėsit, ku Guiskardi i kishte prishur urat. Atėherė duhej ndaluar dhe duhej luftuar…”

    Nė arkeologjinė shqiptare, zbulimi i mozaikėve nė fshatin Arapaj tė Durrėsit ka qenė njė ngjarje me rėndėsi arkeologjike. Mozaikėt bizantinė ishin ato tė njė kishe tė vjetėr, Shėn Mėhillit, por qė studiuesit shqiptarė e identifikuan shpejt me Kishėn e Shėn Kollit, pėr tė cilėn shkruante Ana Komnena, duke pėrshkruar dhe masakrėn e tmerrshme qė kishte ndodhur atje, ku pas njė beteje, qindra ushtarė saksonė por dhe shqiptarė, ishin tėrhequr nė kishė, ishin fshehur, madje disa ishin ngjitur dhe nė ēati tė saj. Nė pamundėsi pėr tė hyrė brenda, normandėt i kishin vėnė zjarrin. “Asgjė nuk mund t’i rezistonte asaj force, - shkruante Ana Komnena. - Tė hutuar, anglezėt u shpėrndanė dhe u futėn nė kishėn e Shėn Nicolas (Shėn Kollit), ku njė pjesė e tyre u masakruan.” Pra shumica e ushtarėve ishin saksonė, tė cilėt ishin angazhuar nė trupėn e quajtur varenge. Angazhimi i saksonėve (anglezėve), shkruan studjuesja e sotme Elisabeth Malamuth, “dokumentohet nga libri “Saga e Eduard Konfesorit”, ku flitet pėr vajtjen e tyre nė Konstantinopojė nė ndihmė tė Aleksit”. Saga e kontit Sigur pohon se nė brigjet e Konstantinopojės mbėrritėn atė kohė 35 mijė anglezė.

    Luan Rama - Revista Klan
    Mos shkruaj gjė kur je me nerva, sepse, ndėrsa plaga e gjuhės ėshtė mė e keqe se e shpatės, mendo ē’ka mund tė jetė ajo e pendės

  3. #3
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet nė Bllog
    17

    Pėr: Kur historiani bizantin Efremi shkruante pėr shqiptarėt.

    Si u krijua formacioni shtetėror “Despotati Epirit” nga Mihal Komneni me shtrirje nga lumi Drin deri nė gjirin e Korintit

    BERATI- Kujtesa e Arbėrit

    Kriza e pėrgjithshme qė kishte mbėrthyer Perandorinė Bizantine krijuan kushtet qė nė vitin 1204, arbėrit tė krijojnė shtetin e tyre

    Berati, vendbanimi i hershėm ilir i shek VI-V p.k. i quajtur Partha, nė fillim tė shek. III p.k., u shdėrua nė kėshtjellė qytet dhe luajti rol tė rėndėsishėm nė luftėrat ilire-romake. Berati ka qėnė njė nga vatrat e hershme tė krishtėrimit, ē,ka dėshmohet edhe nga kodikėt e ruajtur deri nė ditėt tona. Qysh nga shek.XI e kėndej, marėdhėniet e Arbėrisė me Perandorinė Bizantine u dalluan nga konfliktet e pėrpjekjet e armatosura dhe nga marėdhėnie bashkėpunimi. Berati ishte vatėr e kryengritjeve kundėr sundimit bizantin. Pjesėmarja ose jo,e arbėrve nė konfliktet e Bizantit,me normanėt, anzhuinėt etj.,ėshtė konsideruar si faktor me rėndėsi per fitoren ose disfatėn e perandorisė.

    Kriza e pėrgjithshme qė kishte mbėrthyer Perandorinė Bizantine nė shek.XII pas luftėrave me normanėt dhe shkatėrimi i saj nga kryqėzata IV, krijuan kushtet qė nė vitin 1204, arbėrit tė krijojnė shtetin e tyre tė pavarur, “Principatėn e Arbėrit” me kryeqėndėr Beratin. Sundimtar i parė i kėsaj principate u bė Progoni, pas tij i biri Gjini dhe i fundit Dhimitri i Arbėrit, i quajturi “arkond i madh”, burrė fisnik, “Princ i Arbėrve”, i cili pėr shkak tė rethanave nuk mundi ta konsolidonte shtetin e tij.

    Po nė kėtė vit u krijua formacioni shtetėror “Despotati Epirit” nga Mihal Komneni me shtrirje nga lumi Drin deri nė gjirin e Korintit, me kryeqėndėr Artėn. Mihali-I, u vra nė Berat nė vitin 1205. Pasardhėsi i tij, Teodor Engjėlli nė vitin 1215 e ktheu kėtė formacion nė shtet tė fuqishėm qė ushqente synimin pėr tė rimėkėmbur Perandorinė Bizantine. Me vdekjen e Dhimitrit tė Arbėrit mė 1216, nė vartėsin e “Despotatit tė Epirit”, hyri edhe “Shteti Arbėrit”. Nė kėto kushte Berati u bė realisht qėndra e dytė mė e rėndėsishme pas kryeqėndrės Arta. Qė nga shek.XIII paria feudale arbėnore, ka dalė nė shesh gjithnjė e mė shumė si njė forcė politike e pavaruar me tituj tė lartė dhe me ushtri tė saj tė veēantė.

    Familja feudale e Muzakajve u vendos nė qytetin kala tė Beratit nė fillim tė shekXIII dhe zotėronte fushat e mėdha pėrreth, tė cilat morėn emėrin Muzakia (Myzeqe). Nė vitet 1250-1270, pėrball pėrpjekjeve tė Perandorisė Bizantine pėr tu rimėkėmbur dhe pėr tė konsiliduar pozitat e sajė prej fuqie tė madhe nė trevat perėndimore tė Ballkanit, feudalėt arbnorė u bashkuan me kryengritjen e madhe dhe mė 1272 hynė nė marėveshje me Anzhuinėt. Pas kėtyre ngjarjeve, arbėrit kudo qė gjėndeshin ishin nė konflikt tė vazhdushėm me Perandorinė Bizantine. Andre Muzaka nė vitet 1280-1319 gjatė sundimit tė Anzhuinėve ishte “Marshall i Arbėrisė”. Kryengritja e vitit 1335-1336 e malsorėve arbėr, u shtri nga Shkumbini e deri nė malet e Labėrisė, duke pėrfshirė gjithė Arbėrinė deri sa i dha fund sundimit bizantin. Me shėmbjen e bizantit mė 1350, u krijuan tre principatat e para arbnore. Topiajt me qėndėr Durrėsin, Shpatajt me qėndėr Artėn dhe Balshajt me qėndėr Shkodrėn, e cila bashkoi pėr herė tė parė nėn sundim njė pjesė tė madhe tė trojeve arbnore nga Tivari nė Prizeren, Vlorė e Berat. Familja feudale Muzaka, me aleancat e formuara me anė martese tė Komita Muzakaj me Balshėn II dhe tė njė pinjolleje tjetėr me sundusin e Ohrit nga familja Gropa, pėrforcoi mė tej pushtetin e sajė. Mė 1372 familja feudale Muzaka, mori nėn sundim Kosturin, ku njė kishė e ndėrtuar prej tyre mbante ende emėrin e zotėrusve tė vendit.

    Me sulmet e para Osmane mbi trojet arbnore, si dhe veprimet e Venedikut me ndikime shpėrbėrėse, principatat e para arbnore pėsuan tronditje e ēarje tė brėndshme, tė cilat u shtuan edhe nga veprimi i prirjeve ndarėse tė feudalėve tė veēantė.

    Nė kėto kushte nė vitin 1380, krijohet “Principata e Muzakajve”. Nė kulmin e fuqisė nėn Andrenė II, qė mbante titullin despot, zotėrimet e Muzakajve shtriheshin qė nga JP i fushės sė Kavajės(fshati Gosė),duke pėrfshirė Myzeqenė e Madhe e tė Vogėl deri nė lumin Vjosa dhe duke aritur nė Selenicė e nė bregun e detit. Qė nga lumi Devoll ato pėrfshinin Tomoricėn, Skraparin, fshatrat Opar, Lavdar, Marjan,etj., fushėn e Korēės, Devollin e Madh e tė Vogėl, deri nė Kostur. Gjatė sundimit tė Muzakajve Berati ishte kryqėndėr e tyre, ku lulėzoi zejtaria dhe pėrmėndej pėr punimin e mėndafshit. Brėnda nė kėshtjellė u ndėrtuan disa kisha me afreske tė ēmuara dhe pati njė shkollė pikture e tė bukurshkrimit. Mė 1385 arbėrit shpartalluan nė Betejėn e Akelout edhe pėrpjekjen e fundit tė sundimtarėve bizantinė pėr tu rivendosur nė trevat perėndimore tė gadishullit Ballkanik. Pėr gati 10 shekuj, tėrėsisht ose pjesėrisht, u ndodhėn nėn sundimin politik dhe nėn ndikimin kulturor tė Perandorisė Bizantine, arbėrit u afirmuan si popull mė vete, me gjuhė e kulturė tė pėrbashkėt, nė njė teritor tė pėrbashkėt qė nga mesjeta e hershme, si forcė gjithnjė mė e pavarur nga pushtusit e huaj, aktivė dhe me peshė nė zhvillimin e ngjarjeve nė truallin e tyre nė krejt gadishullin Ballkanik. Mė 1389 Teodori II Muzaka, me ushtrinė e vet mori pjesė pėrkrah koalicionit tė sundimtarėve arbėr tė Ballkanit nė betejėn e Kosovės dhe mbeti i vrarė atje. Prej vitit 1394 Muzakajt u gjėndėn nėn trysninė e vazhdushme tė osmanėve, qė aritėn tua mernin pėr disa kohė Beratin. Mė 1402 kur sulltan Bajaziti u mund e u zu rob prej Timorlengut, arbėrit ngritėn krye dhe muzakajt e rimorėn kėshtjellėn e Beratit. Por nė vitin 1410, Balsha III pasi mundi nė fushėn e betejės ushtrinė turke tė Evrenozit, u ngatėrua me Venetinė, e cila i deklaroi luftė dhe i vėnė mes dy zjarresh u mund. Nė kėto kushte, Durrėsi,Leshi,Ylqini,Tivari,Drishti e Shkodra,ranė nėn vasalitetin e Venetisė, ndėrsa Kruja mė 1415 dhe Berati,Vlora e Kanina mė 1417, ranė nėn vasalitetin e turqve tė sulltan Mehmeti I. Edhe si vasalė tė sulltanėve, muzakajt mbajtėn marėdhėnie politike me Venedikun e Raguzėn, ndonėse disa pinjollė tė tyre, duke pėrqafuar muslimanizmin, aritėn tė bėnin karierė nė radhėt e elitės sunduse osmane. Njėri prej tyre Jakup beu, nė vitin ’30 tė shek.XV u bė sanxhakbej i “Sanxhakut Arbėr”. Muzakajt mundėn tė ruanin njė pjesė tė zotėrimeve tė tyre jashtė sistemit tė timareve, por pa Beratin, i cili qeverisej nė kushtet e vasalitetit nga garnizoni osman. Nė gusht tė vitit 1434, Aranit Komneni shkatėroi ushtrinė turke, duke shtėnė nė dorė Vlorėn dhe Kaninėn. Kryengritja u pėrhap nė Toskėri. Teodor Korona rrėmbeu Beratin duke prishur vasalitetin me turqit dhe pėrzuri garnizonin e tyre. Mė 1438 Turhan Pasha e rrethoi Beratin, te cilin e mbronte Teodor Korona’ e pasi e rahu fortesėn mė kot shtatė muaj me radhė, u shtrėngua tė hiqej i turpėruar pa bėrė gjė, duke humbur nja10.000 tė vrarė. Muzakajt u bashkuan mė 1443 me kryengritjen e pėrgjithshme tė udhėhequr nga Skėnderbeu. Gjin Muzaka mori pjesė nė “Lidhjen e Lezhės”, duke u bėrė njė nga bashkėluftėtarėt e afėrt tė Skėnderbeut, aleancat e tė cilit me Venetinė, Raguzėn e Napolin, u pasuan me ardhjen e ushtarėve nga kėto vende dhe praninė e tyre pėr mbrojtjen e kėshtjellave nga reziku i sulmeve tė ushtrisė osmane. Kėshtjella e Beratit mbrohej nga garnizoni me ushtar Venetian, Raguzian e Napolitan.

    Nė krye tė motit 1450, Teodor Korona duke mos patur asnjė trashėgimtar, ia fali Beratin Skėnderbeut. Me testament dhe me tė vdekur e sipėr, e ftoi tė dėrgonte njė ushtri qė t’ja dorėzonte fortesėn. Skėnderbeu dėrgoi Pal Maneshin me 800 ushtarė pėr kėtė mision. Po pashai i Gjirokastrės,me tė dėgjua kėtė lajm,mblodhi njė ushtri tė madhe. Natėn kur garnizoni e ndenjėsit po flinin tė qetė, turqit duke paguar rojat hynė me tradhėti nė qytet, dhe e zaptuan kėshtjellėn pothua pa derdhur gjak fare. Pal Maneshi u zu rob dhe u lėshua nga pashai turk, pasi u shpėrblye nga Skėnderbeu me 500 dukata. Teodor Koronėn e ngritėn turqit nga shtrati i vdekjes dhe e vranė nė tregun e qytetit. Nė kėto kushte, Skėnderbeu me shtabin e luftės hartoi planin pėr rrethimin e Beratit. Vendimi u mbajt i fshehtė dhe tė gjithė tė tjerėt kujtonin qė ushtria do tė bariste kundėr Sfetigradit. Moissi Golemi njėri nga gjeneralėt mė nė zė tė tij, e kishte tradhėtuar tek turqit dhe gjeti njė mėnyrė mos vente nė Berat, gjoja nga shkaku qė ndodhja e tij nė kufi ishte mė e nevojshme. Nga ana tjetėr, pėr tė provuar sa besnik i ishte kryezotit tė ri, Moisiu e lajmėroi sulltanin dhe kumandarin e Beratit pėr pllanin e Skėnderbeut dhe rezikun qė ndodhej ajo fortesė. Skėnderbeu kuptoi menjėherė qė ishte tradhėtuar. Mė 13 qershor 1455, me njė ushtri prej 14000 e rrethoi Beratin. Tė nesėrmen dha urdhėr pėr tė nisur bombardimin e kėshtjellės. Nė dy ditė e sipėr njė pjesė e murrit u rrėzua nga gjylet, u ēa njė udhė pėr ushtrinė rrethonjėse. Skėnderbeu dha urdhėr pėr njė sulm tė pėrgjithshėm. Kumandari turk pėr tė fituar kohė kėrkoj ta negocionte dorėzimin e fortesės dhe propozoi disa kondita. Skėnderbeu nuk deshte nė asnjė mėnyrė tė binte nė kėtė grackė. Po kėshilla e luftės, tok me kumandarin napoletan Palerino, e pėlqyen kėtė propozim si fare tė arėsyshėm. Pas njė bisedimi tė gjatė, Skėnderbeu u shtrėgua prej shtabit tė vet, ti jepte kumandarit turk njėmbėdhjetė ditė kohė. Ushtarėt arbėr dhe napolitanė u gėzuan pėr kėtė vendim, se nuk e shijonin asfare rrethimin e fortesave. Skėnderbeu, tė cilit nuk i rihej njėmbėdhjetė ditė pa punė, pėr tė bėrė sehir Beratin sė jashtmi, u ngrit me Gardėn Pretoriane dhe shkoi pėr tė marrė njė tjetėr fortesė disa mila mė larg. Komandėn e ushtrisė, meqenėse kishte humbur besimin nga tradhėtia, ia dha kunatit Muzhaq Topisė, njė djalosh i papjekur nė luftė dhe mėndjefjetur. Informatorėt ushtarakė tė Skėnderbeut flinin kėtė herė dhe nuk lajmėruan qė njė ushtri armike e fortė nėn komandėn e Isa bej Evrenozit, po vinte me vrap pėr tė shpėtuar Beratin nga rrethimi. Muzhaq Topia u shtrua sikur ishte nė shtėpi dhe e lėshoi ushtrinė tė bėnte qejf gjer sa tė shkonin tė njėmnbėdhjetė ditėt. Ushtarėt ca flinin,ca loznin,ca pinin,ca kėndonin,ca duallnė pėr gjah, ca ēapėlitnin anės lumit. Tanush Topia dhe disa gjeneralė veteranė e shikonin rezikun po nuk e flisnin as muarrėn ndonjė masė, se ishin zėmėruar qė Skėnderbeu i vuri nėn urdhėrin e njė ēilimiu. Isa bej Evrenozi me 25 qershor 1455, zbriti pa pritur si rufe, e mori nėpėr kėmbė dhe e coptoi turmėn ushtarake tė dizorganizuar, qė dėfrente rreth Beratit. Skėnderbeu po kthehej nė Berat. Udhės i gjeti arbėrit qė po iknin dhe mori vesh mjerimin qė kishte pėsuar ushtria e tij. Vetė Skėnderbeu u ndodh nė rrezik, kur nė dėshpėrim e sipėr u sul midis armiqve, u rrethua prej tyre nga tė gjitha anėt edhe mezi ēau udhėn me shpatėn e tmeruar. Nga zėmėrimi i ishte ēarė buza e poshtme dhe gjaku po i ridhte si rėke.Kur u er, u pėrpoq tė riorganizonte ushtrinė, por tė gjithė kishin marė sytė edhe iknin si tė xhindosur. Pėr fat tė mirė erdhi nata dhe ushtria shpėtoi nga njė katastrofė tėrėsore.

    Me tė mbėritur nė Krujė, Skėnderbeu mori vesh tradhėtinė e Moisi Golemit dhe u trishtua mė shumė. Pasi shteri dėshpėrimin dhe mori fund “Qarja e Madhe” pėr tė vrarėt, riorganizoi ushtrinė arbnore dhe pėr 25 vite me radhė i shpartalloi osmanėt. Kėshtjella e Beratit, tė cilėn ja dhuroi me testament Teodor Korona Muzaka, qėndroi e pushtuar nga osmanėt. Kėshtjella mbrohej nga garnizoni turk dhe ai nuk e mori dot asnjėherė. Plaga e Beratit i qėndroi e hapur deri sa mbylli sytė. Kishte lėnė njė amanet, i cili u kry vetėm mė 28 nėndor 1912, kur Ismail Qemali me burrat e kombit shqiptar, ngritėn flamurin nė Vlorė dhe shpallėn mėvehtėsinė e Shqipėrisė nga Turqia. Po nė kėtė datė u largua garnizoni turk nga Berati dhe mori frymė e lirė kėshtjella mijeravjeēare.

    Harallamb Kota
    Studiues

  4. #4
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet nė Bllog
    17

    Pėr: Despotati i Epirit

    Principata e Arbrit, Dukati i Durrėsit dhe Despotati i Epirit

    Kryqėzata IV (1204) solli njė ndryshim rrėnjėsor tė kushteve politike nė Perandorinė Bizantine e posaēėrisht nė viset e saj perėndimore.
    "Traktati i ndarjes sė tokave", i nėnshkruar nga Venediku e fuqitė e tjera pjesėmarrėse nė Kryqėzatė nė prag tė sulmit pėrfundimtar mbi Konstandinopojėn, parashikonte qė njė pjesė e mirė e bregdetit shqiptar, prej Durrėsit deri poshtė nė Prevezė, tė kalonte nėn sundimin e Venedikut. Nė fakt, venecianėt arritėn ta merrnin Durrėsin dhe rrethinat e tij dhe tė krijonin njė zotėrim tė tyre tė quajtur "dukati i Durrėsit". Por nė jug tė tij, nė temėn e dikurshme bizantine tė Nikopojės (Epir), venecianėt nuk arritėn tė vendosnin pushtetin e tyre. Qė nė dhjetėvjeēarėt e fundit tė shek. XII njė degė e familjes perandorake bizantine tė Engjėllorėve kishte siguruar nė Epir, veēanėrisht nė provincėn e Vagenetisė (Ēamėri), prona tė mėdha tokėsore dhe kishte ngritur aty njė pushtet thuajse tė pavarur nga Konstandinopoja. Nė kėtė mėnyrė, menjėherė pas pushtimit tė Perandorisė Bizantine nga kryqtarėt mė 1204, njė pinjoll i Engjėllorėve bizantinė, Mihal Engjėlli, djali i qeveritarit tė dikurshėm tė Epirit, krijoi kėtu njė zotėrim tė pavarur. Dokumentet e kohės e quajnė kėtė "Despotat i Artės", sipas kryeqendrės sė tij. Nė historiografi ėshtė bėrė zakon tė quhet "Despotat i Epirit". Gjatė historisė sė tij mė se dy shekullore, Despotati i Epirit e ndryshoi disa herė shtrirjen e tij. Sidoqoftė, bėrthama e qėndrueshme territoriale pėrfaqėsohej nga shtrirja e temės sė dikurshme bizantine tė Nikopojės, e pėrkufizuar nga malet Akrokeraune (Vetėtimės) nė veri, nga gjiri i Artės (Ambrakisė) nė jug dhe nga rrjedhja e lumit Vjosa e vargmalet e Pindit nė lindje. Deti Jon lagte krahun perėndimor tė Despotatit. Pėrveē kryeqendrės, Artės, qytete e kėshtjella tė tjera tė rėndėsishme ishin Janina, Ajdonati (Paramithia), Himara, Berati, Kanina dhe pėr njė farė kohe (1213-1253) edhe Durrėsi. Shqiptarėt pėrbėnin shumicėn dėrrmuese tė popullsisė sė Despotatit nė shtrirjen klasike tė tij. Po veē shqiptarėve kishte edhe popullsi vllahe, greke e sllave tė vendosura kryesisht nė viset e Thesalisė, tė Maqedonisė e tė Etolo-Akarnanisė, qė u aneksuan nga despotėt e Epirit pas vitit 1216.
    Nga pikėpamja e organizimit shtetėror, Despotati i Epirit ishte njė shtet bizantin. Nė krye tė tij qėndronin despotėt e familjes perandorake Engjėlli. Kėta nė aktet dhe nė dokumentet zyrtare tė tyre shfaqen me emrin e pėrbėrė Engjėll-Duka-Komnen, duke kujtuar kėshtu lidhjet e Engjėllorėve me dinastitė e tjera bizantine. Vetė sundimtarėt e Epirit nuk u pajtuan me statusin e sundimtarit tė njė province. Ata e mbanin veten pėr trashėgimtarė tė ligjshėm tė fronit bizantin dhe nė kėtė kuptim e konsideronin pushtetin e tyre nė Epir si njė pikėnisje pėr tė restauruar Perandorinė Bizantine, duke dėbuar kryqtarėt nga vendet bizantine.
    Vitet e para tė sundimit despoti Mihali I Engjėlli (1204-1216) ia kushtoi konsolidimit tė brendshėm tė shtetit tė posalindur. Nuk munguan nė kėtė kohė edhe konfliktet me principatat kryqtare, tė krijuara pas vitit 1204 nė kufijtė e Despotatit, nė mbretėrinė lombarde tė Selanikut, nė dukatin e Athinės dhe nė Principatėn frėnge tė Akesė. Me t'u krijuar njė gjendje e qėndrueshme nė kufijtė me kėto formacione, iu vu punės pėr shtrirjen e Despotatit nė drejtim tė veriut. Nė vitin 1210 Despotati i Epirit i ishte afruar sė tepėrmi dukatit venecian tė Durrėsit.
    Ndėrkaq sundimi i Venedikut nė Durrės ishte treguar i paqėndrueshėm. Pėrpjekjet pėr ta shtrirė juridiksionin venecian pėrtej qytetit kishin hasur nė kundėrshtimin e princit Dhimitėr tė Arbrit. Fisnikė tė Arbrit ishin tashmė zotėr tė tokave nė rrethinat e Durrėsit, gjė qė shqetėsoi jo vetėm pushtetin venecian tė Durrėsit, por dhe kryepeshkopatėn katolike tė qytetit, e cila pretendonte se Dhimitri dhe njerėzit e tij kishin okupuar pronat e saj. Me qėllim qė tė ushtronte presion mbi princin e Arbrit, duka i Venedikut lidhi njė aleancė me princin e Dioklesė (Gentės), Gjergjin, i cili zotohej ta ndihmonte Venedikun kundėr Dhimitrit. Por ky ndėrkaq kishte arritur tė bėnte pėr vete papėn e fuqishėm Inocenti III, tė cilit i premtoi konvertimin e tij, tė bujarėve e tė popullit tė tij nė fenė katolike.
    I brejtur nga konfliktet me princin e Arbrit, Papatin e me vetė kishėn vendase, dukati venecian i Durrėsit u tregua i pafuqishėm tė pėrballonte mėsymjen nga jugu tė despotit tė Epirit, tė Mihalit I Engjėlli. Nė vitin 1210 kufiri midis Despotatit dhe Dukatit venecian tė Durrėsit ishte vendosur nė rrjedhjen e lumit Shkumbin. Atė vit duka Marin Valaresi u takua me despotin Mihal pėr tė biseduar lidhur me vendosjen e njė paqeje. Paqja u nėnshkrua nė verė tė atij viti nga duka i Venedikut Pietro Xian dhe despoti Mihali I. Nė bazė tė saj njihej edhe de jure kufiri i Shkumbinit si caku verior i zotėrimeve tė Despotatit. Ndėrkohė, despot Mihali zotohej tė lejonte tregtarėt venecianė tė tregtonin lirisht, pa taksa e doganė, nė tokat e tij dhe t'i mbronte ata nga shtetasit e tij, nė rast konflikti me sipėrmarrėsit venecianė.
    Nė muajin shtator 1210 venecianėt sheshuan edhe mosmarrėveshjet me kishėn e Durrėsit, duke vėnė nė krye tė saj venecianin Manfred. Nė marrėveshjen qė nėnshkroi me dukėn Pietro Xian nė shtator tė vitit 1210, kryepeshkopi Manfred u betua se do t'i qėndronte besnik Republikės sė Venedikut dhe se do tė punonte qė qytetarėt si dhe bashkėsia e Durrėsit dhe e zonave pėrreth t'i bindeshin pushtetit venecian.
    Megjithatė, shpresat e Venedikut pėr tė ruajtur njė minimum pranie nė Durrės dhe nė rrethinat e tij, pėsuan goditjen e fundit mė 1213, kur despot Mihali I Engjėlli ia shkėputi atė Republikės sė Shėn Markut dhe e bashkoi me zotėrimet e tij. Ushtria e tij pėrparoi thellė nė veri e mė 1215 pushtoi Shkodrėn, por shpejt u tėrhoq prej andej pėr t'u vendosur nė vijėn e Durrėsit.
    Pushtimi jetėshkurtėr i Shkodrės ishte ndėrmarrja e fundit ushtarake e despotit Mihali I.
    Nė rreth 10 vjet tė sundimit tė tij, shteti i vogėl e i dobėt epirot, arriti tė zgjerohet duke zėnė pak a shumė shtrirjen e temave tė dikurshme bizantine tė Nikopojės e tė Durrėsit. Pėrveē kryeqendrės, Artės, despot Mihali parapėlqente si rezidencė tė zgjedhur tė tij kėshtjellėn e Beratit. Ende sot aty ruhen dėshmi tė shumta tė punimeve fortifikuese e tė ndėrtimeve tė kultit tė ndėrmarra nė kohėn e sundimit tė tij. Despot Mihali I vdiq pikėrisht nė kėshtjellėn e Beratit nė vitin 1216 pas njė komploti tė organizuar nga njerėz tė afėrt tė tij. Pas kėsaj nė krye tė Despotatit u vu i vėllai, Teodori. Nėn sundimin e tij Despotati i Epirit arriti shtrirjen e tij mė tė gjerė. Politika e despotit tė ri u orientua kryekėput nga lindja dhe synoi asgjėsimin e principatave latine tė kryqtarėve nė Greqi, nė Maqedoni e nė Traki, rimėkėmbjen e Perandorisė Bizantine dhe kurorėzimin e tij si perandor i Bizantit. Nė kėtė kuadėr fitoi rėndėsi tė posaēme kontrolli mbi Durrėsin dhe mbi boshtin e Rrugės Mbretėrore (Egnatia), i cili hapte rrugėn drejt kėshtjellave tė Maqedonisė e Selanikut dhe njėherėsh shkėpuste lidhjet jetėsore tė perandorisė latine tė Konstandinopojės ose tė mbretėrisė lombarde tė Selanikut me fuqitė-mėmė tė perėndimit. Duke pasur parasysh rėndėsinė strategjike tė kėtij boshti rrugor e veēanėrisht tė pikėnisjes sė tij, Durrėsit, mitropoliti i Korfuzit, Gjergj Bardhami, shprehej atė kohė se "despoti derdh pa kursim pėr Durrėsin para, ushtri e ēdo gjė tjetėr, nė mėnyrė qė tė mos lejohen egėrsirat nga Perėndimi tė vėnė kėmbė nė atė qytet, qė ai e do mbi tė tjerėt ".
    Nė fakt, qė nė fillim tė sundimit tė tij, Teodorit iu desh tė pėrballonte njė pėrpjekje tė latinėve pėr tė shtėnė nė dorė korridorin e rrugės Egnatia. Nė verėn e vitit 1217, perandori i ri latin i Konstandinopojės, Pier dė Kurtėne, nė krye tė njė ushtrie tė nisur nga porti i Brindizit, zbarkoi nė Durrės me destinacion Konstandinopojėn. Pasi mori qytetin, ushtria latine e vazhdoi marshimin pėrgjatė rrugės Egnatia nė drejtim tė Selanikut. Historiani bizantin Gjergj Akropoliti rrėfen se despoti Teodor i kishte ngritur pritė ushtrisė latine "nė vendet e ashpra tė Arbrit", diku nė luginėn e Shkumbinit. Nė betejėn e zhvilluar kėtu, ushtria frėnge u shpartallua keq dhe vetė perandori Kurtėnč u zu rob. Njė kronist frėng, vazhduesi i Robert Autissiodorensis, ia atribuon katastrofėn e perėndimorėve qėndrimit armiqėsor tė popullsisė vendase (malicia indigenorum) qė bashkėpunoi me despotin e Epirit. Pas kėsaj fitoreje, Teodori e ripushtoi Durrėsin. Nė qytet u pėrforcua sistemi i mbrojtjes dhe u kryen punime tė ndryshme fortifikuese. Nė vitet qė pasuan, Teodor Engjėlli i zhvendosi veprimet luftarake nė lindje. Kėtu ai mori njėrėn pas tjetrės kėshtjellat e Ohrit, tė Pėrlepit, tė Pelagonisė (Manastir) etj. Por objektivi kryesor ishte Selaniku, tė cilin Teodori ua shkėputi baronėve lombardė nė vitin 1224. Kėtu ai u kurorėzua "perandor e autokrat i bizantinėve" nga kryepeshkopi i fuqishėm i Ohrit, Dhimitėr Komatiani. Selaniku u bė qendra e re ku u zhvendos Teodori e oborri i tij. Qeverisjen e zotėrimeve shqiptare Teodori ia besoi tė vėllait, Konstandinit, tė cilit i akordoi titullin despot. Duke ndjekur shembullin e perandorėve tė Bizantit, ai u shpėrndau tituj fisnikėrie si sebastokrator, domestik i madh, protovestiar etj., bashkėpunėtorėve tė tij tė afėrt, midis tė cilėve edhe mjaft bujarėve shqiptarė. Nė administrimin e punėve tė "perandorisė" sė tij, Teodori ndihmohej nga njė "kėshill i tė zgjedhurve". Njė mbėshtetje tė fortė i jepnin politikės sė tij prelatėt e lartė tė kishės, ndaj tė cilėve Teodori tregoi vazhdimisht kujdes tė veēantė. Mitropoliti i Naupaktit, Jan Apakauku, kryepeshkopi i Korfuzit, Gjergj Bardhani, ai i Ohrit, Dhimitėr Komatiani, si dhe peshkopi i Kaninės ishin disa nga bashkėpunėtorėt e kėshilltarėt mė tė afėrt tė Teodorit.
    Pas marrjes sė Selanikut, objektivi i dytė i madh mbetej pėr Teodorin pushtimi i Konstandinopojės, qė do tė shėnonte fundin e Perandorisė Latine e rimėkėmbjen e Bizantit. Midis viteve 1225-1230 ushtritė e tij arritėn suksese tė mėdha nė Maqedoninė Lindore e nė Traki, ku pushtuan Adrianopojėn. Por nė vendin e quajtur Klokotnica, nė vitin 1230, trupat e Teodorit pėsuan njė disfatė tė rėndė nga ushtritė e carit bullgar, Ivani II Aseni, qė ishte shqetėsuar nga forcimi i shtetit epiriot e nga pėrparimi i Teodorit nė zonėn e interesave bullgarė.

    Shqiperia.com
    "Babai i shtetit ėshtė Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencėtari!"

  5. #5
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet nė Bllog
    17

    Pėr: Kur historiani bizantin Efremi shkruante pėr shqiptarėt.

    Lufterat Politike ne Shqiperi ne shek.XII-XIII. Principiata e Arbrit

    1. Ekspansioni i shtetit serb tė Rashės nė viset veriore shqiptare

    Nė periudhėn e kalimit nga shek. XII nė shek XIII pati njė ndryshim tė madh tė rrethanave politike brenda dhe jashtė Shqipėrisė. Forcimi i pėrpjekjeve pėr shkėputje nga Bizanti, nga njėra anė, dhe rėnia e shpejtė e Perandorisė, nga ana tjetėr, favorizuan krijimin e shteteve tė reja nė Ballkan. Tė tilla qenė Mbretėria Serbe e Rashės, Mbretėria Bullgare, Principiata e Arbrit dhe Despotati i Artės (i Epirit). Shteti serb i Rashės u krijua aty nga fundi i shek.XII dhe fillimisht pėrfshiu krahinėn e Rashės, nė veri tė Novipazarit, qė ishte njėkohėsisht atdheu i parė i serbėve. Por nė dy dhjetėvjeēarėt e fundit tė shek.XII, zhupani i madh serb Stefan Nemanja mundi t'i shtrinte kufijtė e shtetit tė tij nė drejtim tė jugut dhe tė jugperėndimit. Kronikat e vjetra serbe thonė se nė vitet e fundit tė shek.XII Nemanja arriti tė merrte pjesėn mė tė madhe tė Shqipėrisė sė Sipėrme (Dioklenė dhe Kosovėn). Po sipas kėtyre kronikave, serbėt shkretuan me atė rast qytetet e lulėzuara tė Ulqinit, tė Tivarit, tė Shkodrės, tė Drishtit dhe tė Danjės. Nė vendet e pushtuara, paria vendėse u shpronėsua, qytetet u ngarkuan me tribute tė rėnda. Nė Kosovė dhe nė Diokle kishat e manastiret u zunė nga pushtuesit qė dėbuan andej klerin vendės shqiptar dhe vunė klerikė sllavė. Shumė shpejt mbretėrit serbė e lanė Rashėn dhe e zhvendosėn rezidencėn e tyre nė qendrat e pasura tė posapushtuara. Mė 1250 edhe kisha serbe, tashmė autoqefale, e transferoi selinė e saj nga Ziēa nė Pejė. E mbėshtetur fuqimisht nga mbretėrit serbė, ajo iu vu punės pėr asimlimin fetaro-kulturor tė popullsisė shqiptare nėpėrmjet konvertimit (ndėrrimit) tė dhunshėm tė saj nė ortodoksinė serbe.

    2. Principiata e Arbrit

    Duke filluar nga shek.XI, burimet historike i japin njhė vend tė veēantė viseve shqiptare midis Drinit e SHkumbinit ,tė cilat quheshin Arabnon (Arbėr). Qė nė kohė kėtu ishin zhvilluar struktura politike autonome. Perandoria Bizantine, e ndohdur nė vėshtirėsi tė mėdha, ishte e shtrėnguar t'i njhte fisnikėrisė sė Arbrit tė drejta e privilegje gjithnjė mė tė mėdha. Mė 1166 burimet historike perėndim pėr herė tė parė njė dinjitar vendės me titullin prior Arbanensis (i pari i Arbrit). Nė fund tė shek.XII, nė Arbėr sundonte njė dinasti vendėse. Themeluesi i saj ishte Progoni (1190-1198). Sundimin e tij e trashėguan bijtė, nė fillim Gjini (1198-1208) e pas tij Dhimitri (1208-1216). Nėn drejtimin e kėtij tė fundit Principiata e Arbrit arriti kulmin e fuqisė sė saj. Dokumentet perėndimore tė kohės i atribuojnė atij titujt gjykatės (judex) e princi i arbėrve (princeps Arbanorum), kurse ato bizantine e quajnė arkond i madh (megas arhon). Martesa me Komenenėn, vajzė e mbretit serb Stefan Nemanja dhe mbesė e perandorit bizantin Aleksi III Engjėll, i solli Dhimitrit edhe titullin e lartė bizantin tė panhyperssebastit. Dhimitri kishte nė varėsi njė numėr krerėsh tė tjerė tė Arbrit qė ai i quante "njerėzit e mi" (homines mei). Ndėrmjet tyre pėrmendet edhe shtėpia e njohur e Jonimėve. Krushqia e lidhur me Nemanjėn nuk e mėnjanoi rrezikun e ekspansionit serb nė tokat e Principiatės sė Arnrit. Por, pas vitit 1204, rrezik mė imediat pėrbėnte Dukati venedikas i Durrėsit, njė ndėr formacionet latine qė u krijuan nė territoret e Perandorisė Bizantine pas Kryqėzatės IV. Pėr tė siguruar aleatė, Dhimitri nenshkroi mė 1209 njė traktat me Republikėn e Raguzės (Dubrovniku i sotėm). Po atė vit, Dhimitri i Arbrit filloi trataivat me papėn Inocenti III pėr konvertimin e tij, tė klerit, tė fisnikėve dhe tė popullit tė tij, nė ritin katolik. Hapi i principit Dhimitėr ishte njė veprim i shkathėt politik pėr t'u lidhur, nėpėrmjet Papatit, me botėn perėndimore dhe pėr tė siguruar aleatė kundėr Venedikut, qė nuk shihej me sy tė mirė nga fuitė e tjera tė Perėndimit pėrfshirė dhe Papatin. Konflikti i Dhimitrit tė Arbrit me Dukatin venedikas tė Durrėsit kaloi nė plan tė dytė, kur nė jug tė Shkumbinit filloi tė rritej rėndėsia e njė formacioni tė ri, tė lindur pas Kryqėzatės IV e Despotatit tė Artės.

    3. Despotati i Artės dhe Principiata e Arbrit

    Pas rėnies sė Kostandinopojės nė duar tė latinėve, mė 1204, njė pinjoll i familjes perandorake bizantine, Mihali I Engjėlli krijoi nė trevat e themės sė dikurshme tė Nikopojės (Epir) njė formacion tė ri politik, Despotatin e Artės. Fillimisht ky formacion pėrfshinte treva e popullsi kryesisht shqiptare. Despoti, Mihali I Engjėlli, i zgjeroi zotėrimet e tij vazhdimisht nė veri. Mė 1210 ai kishte mbėrritur nė rrjedhėn e lumit Shkumbin. Pa pėrfilluar marrėveshjen e nėnshkruar atė vit me dukėn e Venedikut, Pietro Zian, despoti i Artės sulmoi mė 1213 Durrėsin dhe e pushtoi atė. Kėshtu mori fund Dukati venedikas i Durrėsit. Deri nė fund tė jetės sė tij (Mihali I u vra mė 1216 nė kėshtjellėn e Beratit), Despotati i Artės arriti njė shtrirje tė gjerė, nga Gjiri i Korintit, nė jug, e deri nė Durrės, nė veri. Vėllai i Mihalit I, Teodori, e ēoi mė pėrpara politikėn e pushtimeve. Ai e mbante veten pėr trashėgimtar tė ligjshėm tė frontit bizantin, tė uzurpuar nga latinėt. Nė kėtė kuadėr, mė 1217 ai i zuri pritė dhe shpartalloi perandorinė e porsaemėruar latin tė Kostandinopojės, Pier dė Kurtėne, qė kishte zbarkuar nė Durrės dhe po marshonte drejt kryeqytetit. Nė kėtė betejė, qė u zhvillua nė luginėn e Shkumbinit, ai u ndihmua nga forcat e Arbrit. Pas vdekjes sė Dhimitrit, mė 1216, nė Arbėr erdhi nė fuqi fisniku Grigor Kamona. Princi i ri i Arbrit, qė u martua me tė venė e Dhimitrit, u vu nėn ndikimin politik tė despotit tė Artės. Ndėrkohė, edhe kisha e Arbrit, pas hapave tė bėrė nė drejtim tė Papait nė kohėn e Dhimitrit, u rikthye nė traditėn ortodokse e u vui nė varėsi tė kryepeshkopit tė fuqishėm tė Ohrit, Dhimitėr Komantiani, qė ishte bashkėpunėtor i ngushtė i despotit tė Artės. Pas fitores nė Arbanon kundėr perandorit latin Pjer dė Kurtėne, despoti i Artės Teodor Engjėlli pushtoi njėrėn pas tjetrės kėshtjellat e Tesalisė e tė Maqedonisė. Mė 1224 ai u mori latinėve qytetin e Selanikut, ku u kurorėzua perandor. Teodori ishte shumė pranė qėllimit tė tij final, pushtimit tė Kostandinopojės dhe restaurimit tė Perandorisė Bizantine, kur mė 1230 forcat e tij u asgjėsuan nė Klokotnicė (Trakė) nga cari bullgar Ivani II Asen. Pas kėsaj Despotati i Artės, qė kishte pėrfshirė ndėrkohė popullsi sa shqiptare, aq edhe vllahe, sllave e greke, u shpėrbė dhe u rrudh nė shtrirjen historike tė tij nė Shqipėrinė e Poshtme. Viset midis Ohrit, Vlorės e Durrėsit pėr gati 10 vjet ranė nėn sundimin bullgar derisa despoti i ri i Artės, Mihali II Engjėlli, i ribashkoi ato me zotėrimet e tij (1241). Por mbajtja e tyre u bė e vėshtirė, pasi kėtej e tutje pėr ato filloi tė kishte pretendime edhe Perandoria e Nikesė, njė formacion bizantin i krijuar nė Azinė e Vogėl pas vitit 1204. Nė fillim tė viteve 50, nė vijim tė disa fushatave, fitimtare, perandori Jan Vatace i nikesė pushtoi territoret e Despotatit tė Artės. Mė 1252 ai mori krejt zonėn e Devollit e tė Kosturit. Princi Gulam i Arbrit, qė atij fronti, u bashkua me perandorinė Vatace. Por pasardhėsi i Vataces, Teodor Laskari, e trajtoi Arbrin si njė provincė tė nėnshtruar. Popollsisė iu ngarkuan taksa tė rėnda dhe vendi u privua nga autonomia politike qė, kur mė shumė e kur mė pak, e kishte gėzuar nė tė gjitha kohėrat. Nė Arbėr u vendos njė administratė ushtarake nėn komandėn e gjeneralit bizantin Kostandin Habaronit. Forcimi i kontrollit ushtarak dhe vendosja e taksave dhe e detyrimeve mbi popullsinė e Arbrit shkaktoi shpėrthimin e njė kryengritje tė fuqishme antibizantine qė u shtri edhe nė viset jugore shqiptare tė Despotatit tė Artės. Despoti Mihali II Engjėlli e shfrytėzoi kėtė rrethanė pėr tė kaluar nė kundėrsulm, duke i shkėputur rivalit tė tij tė Nikesė njė sėrė kėshtjellash nė Maqedoni. Por, nė betejėn finale nė Pelagoni (afėr Manastirit), trupat e despotit tė Artės u detyruan tė kapitullonin pėrballė forcave superiore tė perandorit tė ri tė Nikesė, Mihali VIII Paleologu, dhe tė linin nė duart e kėtij tė fundit pjesėn mė tė madhe tė territoreve tė Despotatit.

    4. Mbretėria e Sicilisė dhe Shqipėria

    Nė betejėn e pelagonisė, despotit Mihali II Engjėlli i erdhėn nė ndihmė dy dhėndėrat e tij, princi frėng i Akesė, Guljelmi II Villėharduen dhe sovrani gjerman i Mbretėrisė sė Sicilisė, Manfred Hohenshtaufen. Ky i fundit, qė nga ardhja e tij nė pushtet, mė 1254, zbatoi me vendosmėri politikėn e dikurshme lindore tė normanėve tė Sicilisė. Nė dimrin e vitit 1257, duke pėrfituar nga trazirat nė bregun tjetėr, ushtritė e tij zbarkuan dhe pushtuan kėshtjellat shqiptare tė Durrėsit, tė Spinaricės, tė Beratit dhe tė Kaninės. Despoti Mihali II Engjėlli u detyrua ta pranonte faktin e kryer. Madje, me qėllim qė ta tėrhiqte nė konfliktin e tij me Nikenė, ai i dha Manfredit vajzėn Helenė pėr grua dhe si pajė zotėrimit e Korfuzit, tė Himarės e tė Butrinit. Si mėkėmbės tė zotėrimeve tė tij tė reja nė Shqipėri, Manfredi caktoi komandantin e flotės sė tij, admiralin Filip Kinardi, qė u martua me njė grua fisnike nga Kanina. Pėr qeverisjen e trevės shumė tė rėndėsishme tė Arbrit, Manfredi krijoi njė ofiq tė ri, atė tė "kapitenit tė Arbrit", qė e kishte selinė nė Durrė. Kėtė detyrė tė rėndėsishme Manfredi ia besoi njė fisniku shqiptar nga dera e Vranajve, Andrea Vranės. I angazhuar me njė konflikt tė egėr kundėr Papait dhe pėrkrahėsve tė tij nė itali, mbreti i Sicilisė, u pėrpoq tė bėnte pėr vete fisnikėt shqiptarė, duke i tėrhequr nė qeverisjen e zotėrimeve tė tij. Vrasja e Manfredit nė betejėn e Beneventit, mė 1266, dhe kurorØzimi i ngadhėnjyesit, kontit frėng Karl Anzhu, si mbret i ri i Sicilisė, ngjalli shqetėsim tė madh nė zotėrimet shqiptare. Karli kishte famėn e njė sovrani mizor, ndaj pėrpjekjet e tij pėr t'i marrė pa luftė zotėrimet e pėrtej detit hasėn nė kundėrshtiminin e fisnikėve shqiptarė. Por shtimi i presionit bizantin dhe serbi bindi, mė 1272, krerėt e Arbrit, si dhe fisnikėt e qyteitt tė Durrėsit, qė tė binin nė ujdi me Karlin I Anzhu. Rol tė rėndėsishėm nė kėtė afrim kisha katolike e Arbrit dhe e Durrėsit, qė u rreshtuan nė pozitat filo-anzhuine tė Papatit.Nė traktatin e nėnshkruar nė shkurt tė vitit 1272 ndėrmjet mbretit Karl dhe bujarėve shqiptarė vendosej krijimi i Mbretėrisė sė Arbrit (Regnum Albanie) nėn sovranitetin e Karlit I Anzhu, qė me kėtė rast u quajt mbret i Sicilisė dhe i Arbrit. mbreti anzhuin merrte pėrsipėr t'i mbronte bujarėt shqiptarė nga armiqtė dhe t'u garantonte atyre pronat, titujt, privilegjet qė u kishin dhėnė perandorėt e Bizantit, si dhe tė respektonte "zakonet e tyre tė mira", qė nėnkuptonte ruajtjen e formave tradicionale tė vetėqeverisjes. Pavarėsisht nga kėto premtime, anzhuinėt vendosėn nė zotėrimet shqiptare njė regjim tė rreptė pushtimi. Sundimi i tyre filloi me vendosjen e njė administrate ushtarake tė pėrfaqėsuar nga funksionarė francezė, ku elementi vendės u rrėnjanua krejtėsisht. Vendosja e anzhuinėve u shoqėrua gjithashtu nga shpronėsime tė shumta tė pronarėve vendės. Mjaft pinjollė tė familjeve Skurra, Muzaka, Blinishti etj. u dėrguan nė atė kohė si pengje ose robėr nė kėshtjellat anzhuine tė Barit, tė Tranit, tė Molfesė etj. Kjo politikė shtoi pakėnaqėsinė e vendėse. Si rrjedhojė shpėrthyen kryengritje tė hapura antianzhuine, tė cilat u nxitėn dhe u pėrkrahėn edhe nga perandori Mihali VIII Paleologu i Bizantit, qė u mundua ta shfrytėzonte situatėn pėr tė dėbuar anzhuinėt dhe pėr tė rivendosur kontrollin e tij nė tė gjithė Shqipėrinė. Nė pranverėn e vitit 1281 trupat anzhuine pėsuan njė disfatė tė rėndė nėn muret e kėshtjellės sė beratit. Brendas vitit 1285 anzhuinėt u detyruan tė braktisin tė gjitha kėshtjellat shqiptare, mė pėrjashtim tė Butrintit. Nė vendet e zbrazura prej tyre u rivendos pushteti bizantin.



    Shėnim: Ky material ėshtė marrė nga libri i hartuar nėn drejtimin e Institutit tė Historisė tė Akademisė sė Shkencave tė Republikės sė Shqipėrisė!
    Miratuar nga Kėshilli Kombėtar i Historisė pranė Ministrisė sė Arsimit!

Tema tė Ngjashme

  1. Himarė, mėsimi nis me himnin grek
    Nga karaburuni nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 134
    Postimi i Fundit: 15-08-2009, 04:07
  2. Greqia u jep shtetėsinė minoritarėve
    Nga DYDRINAS nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 411
    Postimi i Fundit: 12-03-2008, 06:59
  3. Shqiptarėt Popull Solidar
    Nga [A-SHKODRANI] nė forumin Aktualitete shoqėrore
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 29-01-2006, 20:16
  4. Lufta Italo-Greke dhe shqiptarėt
    Nga Eni nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 20-02-2005, 20:07
  5. C'ka eshte Shqiptaria?
    Nga Eni nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 10
    Postimi i Fundit: 23-07-2004, 12:28

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •