Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 8
  1. #1
    Ngelem unë! Maska e DI_ANA
    Anëtarësuar
    30-12-2006
    Vendndodhja
    France.
    Postime
    5,874

    Mençuria dhe urtësia.

    Nga të gjitha vlerat e njeriut, thuhet se mendja është më së miri e shpërndarë në botë, sepse askush nuk ankohet se i mungon. Por, sado që të jemi të kënaqur me mendjen dhe inteligjencën tonë, realiteti i përditshëm na dëshmon të kundërtën: mbi pamundësitë, kufizimet intelektuale dhe marrëzinë tonë, e mos të flasim për urtësinë, e cila ndoshta edhe nuk ekziston fare.

    ▪ Sa herë që e vrojtoj këtë hapësirë tonë politike, ekonomike, morale... në të cilën gjendemi sot, gjithnjë më shfaqet si dyshim ajo dhunti sfiduese e ndërgjegjes sime intelektuale: mos vallë mençuria e jonë e lashtë e trashëguar si popull gjer më tani s'është shprehur, apo ...ndoshta nuk e kemi pasur fare?

    Dashtë Zoti që të jetë kjo e para, por si po na shkojnë punët, kam frikë se përgjigja adekuate është vetë pjesa e dytë e dyshimit?!

    Mendimtari i madh grek, Sokrati, para shumë shekujsh thoshte: "Unë di aq sa s'di asgjë". Një "i mençur" i yni, përkundrazi beson se di çdo gjë dhe për këtë është në gjendje që me orë të tëra t'ju bindi për njohurinë e vetë që ka nga të gjitha lëmenjtë e jetës: shkencë, politikë, sport, kulturë...Vaj halli, nëse rastësisht në këto tentime të këtij "të mençuri" provoni t'i kundërviheni.

    Dihet se çka do t'ju gjej! Menjëherë do të pasoj reagimi i ashpër emocional, besa edhe në shumicën e rasteve ofendues - "ju jeni askush", "ju nuk dini asgjë"... , e mo Zot, ndoshta edhe ndonjë gjë tjetër...

    S'ke se çka t'bësh! Kështu e kemi ne shqiptarët. Të gjithë jemi njëfarë dore, "UNIVEZALISTA" dhe "ENCIKLOPEDISTA"!??

    Sido që të jetë, pajtohemi të gjithë se, tani para nesh si kosovar është sprova më e madhe historike dhe dhashë Zoti, që mençurinë tonë të cilës gjithmonë i kemi besuar se e kemi, ta shfrytëzojmë pikërisht në këto raste vendimtare.

    Por, pak dyshoj! Sepse, sikur të gjykojmë me gjendjen e mendjes tonë të tashme, nuk duhet të shpresonim edhe aq shumë. Por, nëse mbi të gjitha, si vendimtare, do të dominoj instinkti kolektiv shekullor i popullit tonë, ndërtuar përherë mbi trimërinë, moralin e shëndosh, drejtësinë dhe dinjitetin, atëherë lirisht mund të thuhet se ka shpresa.

    Por, në këtë kohë që gjendemi ne sot, edhe sikur të kishim shumë mend, nuk do të na mjaftonte. Sepse, përveç mendjes dhe mençurisë, na duhet edhe urtësia.

    Po, po! Edhe URTËSIA! Sepse këto të dyja në mes veti janë tejet të kundërta.

    Me dijeni nënkuptojmë, që nga njohja dhe mbajtja në mend e shumë të dhënave e shënimeve që na ofrohen në çdo çast, e gjeri tek intelekti që na formon si intelektual. Fatmirësisht, këso "dijetar" kemi mjaft dhe në çdo vend, e më së shumti aty ku vendoset nga lartë - NË PUSHTET.

    Mos vallë mu për këtë e kemi gjendjen ashtu siç e kemi? Jemi aty ku jemi?!



    E URTËSIA? Çka është urtësia?
    Urtësia është shumë më e lartë se vetë intelekti dhe tërë mençuria së bashku. Ajo vendos shpejtë dhe drejtë. S'ka gabime dhe nuk frikësohet nga askush, e më së paku nga vetja. Është aftësia e Zotit e ndërtuar gjatë dhe me vrojtim të qartë në rrjedhën e gjërave. Ajo i gjen shkaktarët në pasoja, dallon realitetin nga iluzionet, vlerëson saktë ç'është patjetër për momentin, është e panënshtrueshme para emocioneve dhe instinkteve momentale. Nuk është egocentrike dhe në gjykime është tejet e shpejtë dhe e qartë. Në të s'ka kokëfortësi, por vendosmëri, nuk është imponuese dhe zëdhënëse, por është e patjetërsueshme, sepse në vete përmban forcën e madhe të realitetit.

    Urtësia sot na nevojitet shumë dhe më së tepërmi, por ku ta gjejmë atë? A ekziston?

    E k z i s t o n! Por, jo në vendet ku vendoset. Ajo nuk gjendet aty, sepse nuk di të vardiset, nuk imponohet dhe as lajkaton, prandaj edhe me arsye të plotë nuk është në pushtet ku ne jemi mësuar ta kërkojmë.

    Fare nuk është çudi pse ajo nuk është në pushtet, por duhet të jetë çudi pse pushteti nuk i këshillon ata që e kanë këtë aftësi, së paku për të pasur edhe me se të lavdërohen si zakonisht, se urtësia e dikujt është e tyre.

    Së fundi, do t'ju shpalos edhe një frikë që më mundon: sikur sot të kishim votuar në mes të "mençurit" tonë, i cili na bind se di çdo gjë, dhe atij të urti të lashtë që mendonte se di aq sa s'di asgjë, sigurisht se do të fitonte ky i pari. Sepse, ai është më i afërt, më i kuptueshëm, më praktik dhe më i kapshëm për ne... Sepse ai është pjesë e realitetit tonë...


    Adnan Abrashi - NANDA


    Cili eshte mendimi juaj mbi "urtesine"?
    Cdo te thote mençuri dhe a mund ta quajme veten te kompletuar persa i perket asaj?!
    Jepni disa shembuj filizofike mbi mençurine dhe urtesine...


    Respekte
    "Carpe Diem"

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Urimy-meraga
    Anëtarësuar
    23-04-2011
    Vendndodhja
    Hijen e drites
    Postime
    223

    Pyetje:Menquria

    Forumista mund ta shpjegoni ose e thene më mirë dallimin mes Diturisë dhe Urtësis(menqurisë)

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    16-11-2005
    Postime
    8,691
    Shkruhet "Mençuria".

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-10-2002
    Vendndodhja
    përjashtuar
    Postime
    1,008
    Citim Postuar më parë nga Urimy-meraga Lexo Postimin
    Forumista mund ta shpjegoni ose e thene më mirë dallimin mes Diturisë dhe Urtësis(menqurisë)
    S'di per cfare arsye ne shqipe perdoret shprehja "mençuri", sa here qe behet fjale per Urtësi.
    Ne gj. angleze, bie fjala, mencuria eshte cleverness, kurse urtesia wisdom.

    Dituria eshte shume e caktuar njohurishë, informatash… ne forme (ende) te paperpunuar. Kur ato njohuri/informata perpunohen (kuptohen deri ne thelb), me ate rast kemi te bejme me Urtësinë.
    Urtesia eshte i ashtuquajturi tekst/shkrim/mendim "mes rreshtash". D.m.th. ka kuptim shume me te thelle se sa vet fjala e shkruar/thene, sa eshte e shkruar/thene.


    *

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e teta
    Anëtarësuar
    25-10-2005
    Postime
    2,005
    dituria eshte teorike,mencuria praktike

    ne mes ketyre te dyjave po te mos mund te zgjidhja te dyja,athere do zgjidhja mencurin

  6. #6
    Unë mendoj se Diturinë njëri e fiton nga jeta, ndërsa mençurinë/urtësinë/zgjuarsinë njëri e merr me vete "gratis/falas" kur të lindë.

    Duke bërë pak 'padrejtësi' në pika të shkurta ( se mendoj kjo temë është shumë e ndërlikuar) njëri mund të jetë:

    1. I/e Paditur - Jo i/e Mençur
    2. I/e Ditur - Jo i/e Mençur
    3. I/e Mençur - I/e Paditur
    4. I/e Mençur - I/e Ditur

    Përveq Diturisë dhe Urtësisë mendoj se kemi edhe Intelegjencën që është fushë në vete dhe ndërlidhet me këto të dyja.


    Përshëndetje,
    Ndryshuar për herë të fundit nga ocean : 14-07-2012 më 01:25
    "Koka duhet përkulur zemrës"

  7. #7
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    29-11-2010
    Postime
    16,205

    Për: Mençuria dhe urtësia.

    Po sikur të jeni më të zgjuar nga ç’mendonit?

    Ajo çfarë e dallon dikë inteligjent nga një tjetër më pak inteligjent është këndvështrimi për jetën dhe qasja që ka ndaj mënyrës sesi e shpenzon kohën e caktuar në Tokë. Sjelljet më poshtë për shembull, duken kaq të thjeshta në parim, por janë tipare karakteristike të njerëzve të zgjuar.


    Jeni në kërkim të njohurive më të gjera. Etja për dije nuk ju mungon kurrë

    Pa pyetur se çfarë, njerëzit inteligjentë e dinë mirë se çdo njohuri e re është njësoj e domosdoshme. Ata nuk mjaftohen kurrë nga ajo që kanë mësuar, dhe ndiejnë nevojën e përhershme për të mësuar më shumë nga të gjitha fushat e jetës. Të kufizosh veten në një dije të vetme, nuk është diçka e frytshme për njerëzit inteligjentë.

    Reflektoni mbi veten

    Të meditosh mbi botën dhe njerëzit që të rrethojnë nuk është e mjaftueshme. Nëse e vë veten në qendër të reflektimit, ka më shumë gjasa të zbulosh mënyrën e vërtetë sesi funksionon qenia njerëzore, pasi ti je personi që më mirë mund të njohësh, dhe i vetmi që ke në dorë të ndryshosh.

    Jetoni shumë mirë pa modele konkrete dhe mësoni prej të gjithëve

    Nëse jeni një njeri inteligjent, me siguri nuk e ndjeni të nevojshme të merrni shembull prej ndonjë ylli televiziv. Nuk keni idhull askënd, as veten tuaj. Kjo sepse njerëzit inteligjentë i falen vetëm dijes, ndaj nuk mund të adhurojnë një njeri të vetëm, pasi e dinë se as ai, as askush tjetër nuk mund të posedojë dijen maksimale në kërkim të së cilës është një njeri inteligjent.

    Nuk ndiqni turmën dhe nuk ndikoheni prej të tjerëve

    Bindjet politike, filozofike, teoritë që ndjekin të gjithë për jetën, nuk janë diçka e domosdoshme për ju. Në fakt, njerëzit me një inteligjencë të lartë priren të kudërshtojnë rrymat shoqërore, politike, filozofike apo artistike që të gjithë i ndjekin. Më inteligjentët e kërkojnë të vërtetën vetë, jo nëpërmjet parimeve të të tjerëve.



    Bota Sot

    https://www.botasot.info/life-style-...nga-cmendonit/
    Ndryshuar për herë të fundit nga sirena_adria : 24-07-2022 më 17:03

  8. #8
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    29-11-2010
    Postime
    16,205

    Për: Mençuria dhe urtësia.

    Këto janë 10 tiparet e njerëzve të zgjuar

    Jo shumë kohë më parë, studiuesit zbuluan se zgjuarsia nuk është e barabartë me inteligjencën. Inteligjenca është sistematikisht e matshme dhe përkufizohet si një aftësi për të përvetësuar njohuri dhe aftësi të reja dhe për t’i përdorur ato. Nga ana tjetër, zgjuarsia është një koleksion tiparesh shpesh kundërintuitive që ju ndihmojnë të arrini qëllimet tuaja me mjete ndonjëherë joortodokse.

    Ja tiparet e njerëzve vërtetë të zgjuar.

    1. Mendja e tyre funksionon në një gjendje të vazhdueshme fluksi

    Ata janë gjithmonë të pasigurt për dëshirat, dëshirat, ambiciet dhe madje edhe mendimet e tyre. Ata janë gjithashtu të vetëdijshëm për këtë. Dhe e lënë atë pasiguri t’i çojë përpara sepse besojnë se kjo krijon mundësi. Me fjalë të tjera, ata nuk e kufizojnë veten në një kornizë të caktuar mendore, sepse e dinë që kjo kufizon potencialin e tyre të vërtetë.

    2. Mendojnë para se të flasin

    Goja e tyre rrallëherë është më e shpejtë se truri. Kur i bëni një pyetje një personi të zgjuar, ai do të marrë kohën e tij për t’u përgjigjur. Ata nuk mbështeten në zgjuarsinë e tyre për t’i udhëhequr drejt një përgjigjeje të mirë; ata mendojnë gjatë dhe shumë përpara se të japin një të tillë, veçanërisht për pyetje të rëndësishme.

    3. Ata synojnë të kontribuojnë

    Njerëzit me të vërtetë të zgjuar i qasen një bisede vetëm nëse mendojnë se mund të kontribuojnë diçka në të. Ju nuk do t’i shihni faqet e tyre në Facebook plot me përditësime të statusit të opinionit. Ata flasin vetëm kur janë të sigurt se mund të sjellin diçka kuptimplotë në tryezë. Dhe nëse nuk kanë diçka konstruktive ose të thellë për të thënë, me shumë mundësi do ta mbajnë gojën mbyllur.

    4. Ata mendojnë vetë

    Do ta keni të vështirë të bindni një person të zgjuar të bëjë gjithçka për të cilën nuk ka pasur kohë për të menduar. Ata refuzojnë të lejojnë që idetë e njerëzve të tjerë të formojnë realitetin e tyre dhe nuk e konsiderojnë askënd të pagabueshëm. Ata rrallë do të përshtaten vetëm për hir të përshtatjes, dhe e hedhin poshtë nocionin se shumica ka gjithmonë të drejtë.

    5. Nuk kanë frikë të gabojnë

    Njerëzit me të vërtetë të zgjuar nuk e lënë egon e tyre të marrë kot. Ata janë krejtësisht të aftë të pranojnë gabimet dhe të pranojnë se nuk janë, ndoshta, personi më i zgjuar në dhomë.

    6. Ata ofrojnë një pikëpamje të ndryshme për gjërat në vend që thjesht të korrigjojnë të tjerët

    Ata janë rrallë debatues dhe të paqartë. Në vend që të korrigjojnë kontribuesit e tjerë, njerëzit e zgjuar do të ofrojnë me respekt opinionet e tyre për këtë çështje dhe do ta mbrojnë argumentin e tyre duke përdorur fakte dhe logjikë. Përgjigja e tyre nuk duhet të jetë e duhura, por do të ofrojë një këndvështrim të ri dhe do të thellojë diskutimin.

    7. Nuk janë antagonistë

    Njerëzit me të vërtetë të zgjuar e dinë se, sapo të humbasësh qetësinë, e gjithë shpresa për diskutim konstruktiv del jashtë dritares. Kjo është arsyeja pse ata shmangin grindjet dhe zënkat me të tjerët. Në fund të fundit, tërheq më shumë miza me mjaltë sesa me uthull. Ata e dinë dhe e përdorin këtë.

    8. Ata i besojnë instinktit të tyre

    Ne shpesh dalim nga rruga e duhur për shkak të impulseve tona. Njerëzit e zgjuar nuk e lejojnë veten të anashkalohen dhe të dalin lehtësisht nga shinat. Ata injorojnë impulset dhe qëndrojnë fort me instinktet e tyre, shpesh duke hequr dorë nga përfitimet afatshkurtra për hir të qëllimeve afatgjata.

    9. Ata janë zgjidhës të problemeve

    Ata mendojnë gjatë dhe fort për problemet e tyre dhe si t’i zgjidhin ato, duke preferuar zgjidhje të qëndrueshme në vend të rregullimeve të përkohshme. Kjo është arsyeja pse njerëzit e tjerë shpesh u drejtohen atyre kur kanë nevojë. Për këtë arsye, ata vetë e konsiderojnë këtë veçori si një bekim

    10. Atyre nuk u bëhet vonë për atë që mendoni

    Sa herë jeni ndalur në rrugën tuaj vetëm sepse keni menduar se çfarë do të mendojnë njerëzit e tjerë përpara se të bëni diçka? Nëse përgjigjja juaj është që ju ka ndodhur shpesh, atëherë ju keni jo pak punë për të bërë me “inteligjencën” tuaj.

    Njerëzit me të vërtetë të zgjuar rrallë marrin parasysh se si do të ndihen të tjerët për vendimet që marrin. Ata ndjekin interesat e tyre pa frikën se mos duken budallenj ose gjykohen nga të tjerët.


    / Gazeta Sinjali

    https://sinjali.com/keto-jane-10-tip...zve-te-zgjuar/

  9. Anetarët më poshtë kanë falenderuar sirena_adria për postimin:

    AjeNa (29-10-2023)

Tema të Ngjashme

  1. Mençuria apo bukuria, cila ka më shumë vlerë tek ju?
    Nga RaPSouL në forumin Grupmoshat e komunitetit
    Përgjigje: 40
    Postimi i Fundit: 23-11-2009, 23:32
  2. Namazi - Dispozita, urtësia dhe vlera e tij
    Nga La_Lune në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 17-08-2006, 15:05
  3. Urtesia E Therjes Sipas Urdherava Hyjnore
    Nga fioreal në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 17-11-2005, 01:41
  4. E keqja?
    Nga Veshtrusja në forumin Filozofi-psikologji-sociologji
    Përgjigje: 33
    Postimi i Fundit: 25-05-2004, 10:17

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •