Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 14
  1. #1

    Romani im "Deti pa dallgė"

    Ne daten 5-01-2008, u promovua ne Elbasan, romani im i pare, i titulluar "Deti pa dallgė".

    Ne kete roman kam hedhur kujtimet e mija femijenore, (89-97),
    vuajtjet qe kam perjetuar ne kurbet, Greqi, si dhe dramen ekonomike qe na
    shkaktuan firmat piramidale, ne vitet 97.

    Romani u mireprit ngrohte, u botuan disa artikuj ne gazetat lokale e te kryeqytetit.
    Mund ta blini ne te gjitha librarite e Elbasanit, ose porositni nepermjet internetit.

    Per ti dhene nje shije fillestare lexuesit, po botoj pasthenien dhe nje prej 12 kapitujve te tij.

    Lexim te kendshem, dhe mos ngurroni te jipni mendimin tuaj,

    bashkekombasi juaj,

    Rezart Palluqi


    Pasthenia

    Pjesen me te madhe te ngjarjeve te shkruara ne kete roman i kam perjetuar personalisht me shpirtin neper dhembe. I etur, si nje qenie jashtetokesore, e cila perfiton papritur driten e syve, ashtu edhe une renda te zbuloj driten e lirise. Emigrova ne moshen gjashtembedhjete vjecare drejt maleve te thepisura greke, ashtu sic beri i tere brezi im i pervuajtuar.

    Nuk e di nese mund ta quaj drite lirie, sepse asnje piktor apo arkitekt nuk ma pikturoi fenerin e saj. Si nje drite hyjnore e perfytyroja lirine tek kaperxeja per here te pare malet greke. Dhe kjo drite hyjnore, per cudine me te madhe, nuk u dogj nga flaket e zjarrit te realitetit deri ne vitin e kobshem, 1997.

    Sadoqe disa here ushtaret greke me keqtrajtuan barbarisht edhe pse marshova kafsherisht per dite te tera midis maleve greke, ndjenja e deshires per te jetuar i lire, nuk e humbi forcen e saj magjike. Kjo ndjenje, dhjetera here me e fuqishme se sa forca e logjikes njerezore dhe e trupit tim, me teper buronte nga nevoja per te qendruar ne kembe se sa prej shpirtit te lirise.

    Po, po, kjo ndjenje kaq shpirtlenduese i ngjante rrezeve te diellit, te cilat shuhen ne shtratin e perendimit dhe ndizen me drite magjike ne shtratin e lindjes. Si mund ta shijoja une ndjenjen e lirise? Duke udhetuar per dite te tera, here kembezbathur dhe me stomak te zbrazur, neper kodrat, malet dhe fushat e pafundme greke. Edhe kur ia arrija qe t'u shpetoja rrjetave primitive ushtarake dhe policore greke, me priste nje tirani e re: bodrumet e erreta, te lageshta, krevati me kembe te thyera alumini si dhe frika e tmerrshme nga arrestimi i policise, e cila m'i godiste dritaret e zemres si nje cekic i pameshirshem. Tmerri policor dhe diskriminimi u bene vaji i kandilit te shpresave te lirise dhe me shkaterronte endrren per te jetuar si nje qytetar i denje.

    Te emigrosh nen nje qiell tjeter nuk eshte edhe aq e tmerrshme. Edhe zogjte shtegtojne ne vise te largeta, te ngrohta. E paimagjinueshme eshte qe te emigrosh dhe mos te te jepet rasti te ndertosh folene tende edhe pse perkohesisht. Por me e kobshme eshte te shtegtosh dhe te mos guxosh te enderrosh per vendin tend te lindjes. Gjate neteve te zhytura ne vetmi, ne bodrumet greke, nuk guxoja te enderroja per Shqiperine, sepse menjehere me zgjohej ne shpirt tmerri se si do t'i rikaptoja malet e paqyteteruara greke.

    Nderkaq, nje djalosh shtatembedhjete vjecar, i cili sodiste pa kokecarje rruget e qytetit dhe u frikesohej maleve te larta, vleresohej si qullac, si dikush qe udheton drejt se ardhmes ne nje qerre te rrenuar.

    -Ik! C'ben ende ketu?- me zienin veshet nga peshperimat e fqinjeve, kur rrija ndonjehere gjate ne Elbasan.
    -Ende nuk e theve qafen, ti lope e shterur?-belbezonin kambistet ne sheshin e shitblerjes se "lumturise".
    -Prape erdhe, o fatkeq!?- kelthiste Anesti, kur me shihte te ngarkuar me nje thes te bardhe ne krah tek hyja i gezuar ne bodrumin e veglave.
    Astinomia*, bisha te egra, barkas, au, ohhh, me theve brinjet!

    Ja, keshtu ballafaqohej drita e lirise me vitet e mija, te njoma, te pafajshme rinore...


    * Nga greqishtja Policia


    heres tjeter vijon njeri prej 12 kapitujve


    mos ngurroni te vizitoni faqen time personale: www.rezartpalluqi.com
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga RSHP : 20-01-2008 mė 15:29

  2. #2
    Administratore Maska e Fiori
    Anėtarėsuar
    27-03-2002
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    3,016
    Suksese, Rezart...me eshte bere zemra cope nga lexime te tilla. Kur kam lexuar librin e Mondit (Edmond Shallvarit ketu ne forum) mendova ahhh paska me keq se une. Tani lexova dy tre rreshta nga pasthenia tende atje me lart dhe u sigurova se ka me keq se Mondi dhe une bashke.

    Titulli i permbledhjes me poezi 'A i ke pirė ndonjėherė lotėt e fqinjit tėnd?' me mbeti ne mendje. Nq se nuk e ke problem do te lutesha ta sillje ketu krijimin me kete titull.


    Urime!


    p.s. pervec Elbasanit, shitet ne ndonje rreth tjeter libri ?

  3. #3
    Hands up! Maska e Jack Watson
    Anėtarėsuar
    30-04-2007
    Vendndodhja
    Tiron'
    Postime
    4,549
    Suksese rezatr, ne rastin me te pare do ta lexoj.
    Life's too short to remove USB safely.

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e desaparacidos
    Anėtarėsuar
    23-10-2007
    Postime
    163
    shume e dhimbshme. per fat te keq, edhe po aq e vertet ma merr mendja.
    Adresen e faqes personale mund ta vendosesh ne profil, por jo ne firme. Stafi i Forumit

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e Kreksi
    Anėtarėsuar
    20-11-2004
    Vendndodhja
    Francė
    Postime
    5,632
    Rrezarti, te uroj sukses,

    U perpoqa ta gjeja kapitullin e permendur por koti, thash; ose jam verbuar ose me te vertete me ka leshuar truri...nuk e di se ku e gjetet ju tjeret kete kapitull, me sqaroni ju lutem....

  6. #6
    Teuta Shabani Towler
    Anėtarėsuar
    20-09-2005
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    95
    Urime dhe suksese te metutjeshme ne krijimtari. A mund te dergosh web faqen ku mund te blej librin tend, te lutem.

    Cdo te mire,
    Teuta

    PS. Nese deshironi, une mund te vendos linkun e webit tend ne web timin.
    War does not determine who is right, it determines who is left.

  7. #7

    dETI PA DALLGE- ME FALNI PER VONESEN

    #7
    RSHP
    RSHP


    Anėtarėsuar: 09-01-2005
    Vendndodhja: Hollande
    Postime: 40

    Separi ju falemenderit per reagimet tuaja te shpejta, dhe komentet rreth pasthenies.
    Kuptohet, nuk mund te gjykosh nje liber nga pasthenia,

    do te me falin ata qe kerkuan me kot nje prej kapitujve te premtuar, kam qene teper i zene,
    kam dy femije te vegjel.
    Them se neser, kapitulli i premtuar do te vendoset ne internet,

    per ata qe duan ta blejne librin ne Shqiperi, mund te me japin adresen e tyre ne rezartpalluqi@hotmail.com, atehere im ate do t'ua dergoje me poste, sepse une banoj ne Holande.

    drejtori i tetatrit Skampa, zoti, Filip Antoni, me ka dhene njefare shprese per ta filmuar romanin,

    ne roman, jane pershkruar shume ndodhi negative ndaj nesh shqiptareve ( ne greqi) por edhe bamiresite e popullit grek, te cilet ata nuk e besojne se ne i nohim dhe vleresojme,

    shkurt, po te filmohet romani, do te dalin ne pah mjaft ane te mira e te keqija, te grekeve e shqiptareve,

    ishalla o zot, te pakten te na i njohin vujtjet qe kemi hequr,

    Jam i zene me romanin e dyte, i kushtohet po vendin tone fatkeq,

    ju puth me mall te gjitheve,

    P.S. Fiori, sapo te me jepet mundesia do te ta postoj poezine e kerkuar,
    Romanin mund ta porositni edhe NEPERMJET INTERNETIT KUNDREJT CMIMIT TEPER TE ARSYESHEM 6 EURO PLUS SHPENZIMET POSTARE.

  8. #8
    Citim Postuar mė parė nga OBX Lexo Postimin
    Urime dhe suksese te metutjeshme ne krijimtari. A mund te dergosh web faqen ku mund te blej librin tend, te lutem.

    Cdo te mire,
    Teuta

    PS. Nese deshironi, une mund te vendos linkun e webit tend ne web timin.
    Njatjeta Teuta,

    Kam pak kohe qe kam krijuar webin tim personal,
    ai eshte www.rezartpalluqi.com

    Nuk e kam perfunduar ende te gjithe, p.sh ne linkun e prozes kam hedhur dje
    analizen e nje poeti elbasanas qe beri per romanin tim gjate promovimit,
    brenda javes do te jete i perfunduar, gjithsesi hidhni nje sy, dhe
    mund t'a bashkangjitni ate ne linkun tuaj,

    ju falemnderit Teuta, dhe une ju uroj begati letrare e lumturi shpirterore,

    rezarti

  9. #9
    Citim Postuar mė parė nga Fiori Lexo Postimin
    Suksese, Rezart...me eshte bere zemra cope nga lexime te tilla. Kur kam lexuar librin e Mondit (Edmond Shallvarit ketu ne forum) mendova ahhh paska me keq se une. Tani lexova dy tre rreshta nga pasthenia tende atje me lart dhe u sigurova se ka me keq se Mondi dhe une bashke.

    Titulli i permbledhjes me poezi 'A i ke pirė ndonjėherė lotėt e fqinjit tėnd?' me mbeti ne mendje. Nq se nuk e ke problem do te lutesha ta sillje ketu krijimin me kete titull.


    Urime!


    p.s. pervec Elbasanit, shitet ne ndonje rreth tjeter libri ?
    Mirembrema Fiori,

    E di qe ju eshte bere zemra cope me brengat tona te kurbetit, por ja,
    keshtu eshte kur ne edhe pse ka 20 vjet qe ka rene diktatura, vazhdojme ende
    t'i hedhim thaset barbare ne krah, Ky kurbeti u be ushqimi i lirise sone,

    sa per pyetjen tende, jo, momentalisht libri shitet vetem ne Elbasan, ( nuk pata kohe, ne 12 janar
    u nisa ne holande, kam dy femije per te ushqyer)
    por im ate mund t'ua dergoje romanin me poste,
    nese deshironi dergome adresen e shtepise nepermjet e-mailit,
    rezartpalluqi@hotmail.com, atehere ia jap tim eti,

    sa per pagesen, ju jap une me vone nje numer llogarie per t'i depozituar,
    6 euro plus shpenzimet postare( romani ka 323 faqe)

    edhe nje here falemnderit,

    Rezarti


    neser do t'iu dergoj poezine e premtuar

  10. #10
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    28-04-2005
    Postime
    51
    Pėrshėndetje Rezart!
    Megjithėse ē'kisha pėr tė thėnė pėr librin tėnd "Deti pa dallgė" t'i thashė ditėn e promivimit, po tė dėrgoj edhe njė herė urimet mė tė mira.

  11. #11
    i/e regjistruar Maska e ajzberg
    Anėtarėsuar
    22-09-2004
    Postime
    2,214
    Urime Rezart,mezi po pres ndonje pjese nga libri yt.
    Pershendetje
    Dija eshte injorance e mesuar.....

  12. #12
    Citim Postuar mė parė nga ajzberg Lexo Postimin
    Urime Rezart,mezi po pres ndonje pjese nga libri yt.
    Pershendetje
    Nje kapitull te librit ndodhet ne pjesen e siperme,

    falemnderit per interesimin,

    rezart

  13. #13
    Citim Postuar mė parė nga Xhexho Lexo Postimin
    Pėrshėndetje Rezart!
    Megjithėse ē'kisha pėr tė thėnė pėr librin tėnd "Deti pa dallgė" t'i thashė ditėn e promivimit, po tė dėrgoj edhe njė herė urimet mė tė mira.
    Nexhip,

    E di sesa e vlereson romanin tim, pervec kesaj ke bere edhe nje analize te thelle,
    po te keshe kohe, lexoje ne faqen time personale te internetit: www.rezartpalluqi.com
    Aty kam hedhur edhe kritikat e tjera qe u bene ne 5 janar.

    I lexoj me kenaqesi poezite tuaja,

    Rezart

  14. #14
    Citim Postuar mė parė nga RSHP Lexo Postimin
    Nje kapitull te librit ndodhet ne pjesen e siperme,

    falemnderit per interesimin,

    rezart
    shko ne faqen kryesore, dhe tek linku im: Kapitulli i premtuar
    do te lexoni njerin prej kapitujve

Tema tė Ngjashme

  1. Adem Demaēi
    Nga lum lumi nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 309
    Postimi i Fundit: 29-11-2016, 17:56
  2. Pierre-Pandeli Simsia
    Nga artisti. nė forumin Shkrimtarė shqiptarė
    Pėrgjigje: 21
    Postimi i Fundit: 02-06-2010, 01:44
  3. “Ėndrra komuniste” e Cen Tabakut, psikoanalizė e Diktaturės
    Nga RaPSouL nė forumin Enciklopedia letrare
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 08-04-2009, 04:18
  4. pjese nga DOSJA k
    Nga Diabolis nė forumin Enciklopedia letrare
    Pėrgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 24-10-2004, 08:03
  5. Romani shqiptar numeron 500 tituj ne 130 vjetorin e tij.
    Nga macia_blu nė forumin Enciklopedia letrare
    Pėrgjigje: 18
    Postimi i Fundit: 23-09-2002, 22:14

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •