Krimet e Rënda, 30 vite burg për dy vëllezër
Tiranë - Gjykata e Krimeve të Rënda shpalli dje vendimin për dy vëllezërit Dritan dhe Elvis Buçpapaj, të cilët akuzohen për "trafik të femrave për qëllime prostitucioni" dhe "falsifikim të dokumenteve zyrtare". Në seancën e djeshme, trupi gjykues shpalli fajtor dhe dënoi me nga 15 vjet burg secilin nga dy vëllezërit Buçpapaj. Gjithashtu, kjo gjykatë i dënoi dy të pandehurit edhe me gjobën 1 milion lekë. Një seancë më parë, përfaqësuesi i Prokurorisë së Krimeve të Rënda kishte kërkuar dënimin e tyre me nga 16 vjet burg dhe gjobë prej 1 milion lekësh. Sipas prokurorisë, dy vëllezërit Buçpapaj akuzohen se kanë shfrytëzuar për qëllime prostitucioni disa vite më parë në Itali një vajzë 20-vjeçare nga Tirana. Ata janë arrestuar nga forcat e policisë së shtetit më 18 prill të vitit 2004.
18 Janar 2008
Gazeta Albania..
Turp per keta lloj fenomenesh qe na turperojne kombin dhe nuk kane pike dinjiteti,te pakten per te kuptuar qe burri nuk rron dhe jeton "duke pire gjakun e femres" dhe duke e shitur!
Une per keta njerez do kerkoja denimin me vdekje dhe 15 vjet me duken shume pak per ta!
Respekte
Krijoni Kontakt