K U R
Kur ylberi me laps të blertë,
Vizatohet mbi qytet;
Poeti i hap duart e qiellit -
Thur vargje për shpirt t’vet!
Kur heret mbi lulet në mëngjes,
Lëshohet ngadalë nga një pikë vesë;
Poeti me kureshtje i shikon -
Vargje nga zemra u dhuron!
Kur ëmbël cimcimon zogu,
Në A-dur dhe C-dur... te shtogu;
Poeti e dëgjon me dashuri -
Dhe thur vargje për liri!
Kur fatosat n’klasë të parë,
Mësojnë shkronjat me mall;
Poeti gëzohet si kurrë në jetë -
Dhe një varg ua dhuron shpejt!
Kur yllkat me të bukurat kordele,
Nënave si përherë u ndihmojnë;
Poetin të tërin hareja e kaplon –
Vargje atyre ua dhuron!
Kështë të pastra si loti,
Lindin vargje varg e vi;
Poeti pastaj i lidh mes vete -
U jep kuptim e dashuri!
1985
Krijoni Kontakt