Close
Faqja 3 prej 27 FillimFillim 1234513 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 41 deri 60 prej 539
  1. #41
    i/e regjistruar Maska e Agim Metbala
    Anëtarësuar
    12-01-2008
    Vendndodhja
    Rahovec,Kosovë
    Postime
    13,529

    Agim METBALA

    K U R


    Kur ylberi me laps të blertë,
    Vizatohet mbi qytet;
    Poeti i hap duart e qiellit -
    Thur vargje për shpirt t’vet!

    Kur heret mbi lulet në mëngjes,
    Lëshohet ngadalë nga një pikë vesë;
    Poeti me kureshtje i shikon -
    Vargje nga zemra u dhuron!

    Kur ëmbël cimcimon zogu,
    Në A-dur dhe C-dur... te shtogu;
    Poeti e dëgjon me dashuri -
    Dhe thur vargje për liri!

    Kur fatosat n’klasë të parë,
    Mësojnë shkronjat me mall;
    Poeti gëzohet si kurrë në jetë -
    Dhe një varg ua dhuron shpejt!

    Kur yllkat me të bukurat kordele,
    Nënave si përherë u ndihmojnë;
    Poetin të tërin hareja e kaplon –
    Vargje atyre ua dhuron!

    Kështë të pastra si loti,
    Lindin vargje varg e vi;
    Poeti pastaj i lidh mes vete -
    U jep kuptim e dashuri!

    1985

  2. #42
    i/e regjistruar Maska e Agim Metbala
    Anëtarësuar
    12-01-2008
    Vendndodhja
    Rahovec,Kosovë
    Postime
    13,529

    Agim METBALA

    P I K T O R I T


    Piktori shumë lehtë,
    Retë nga qielli i zbret;
    Diellin sa butë -
    Në letrën e bardhë e fut,
    Me dorën e vet t’blertë -
    Yjet i përgëdhel me rend,
    N’kënd e vë hënën bukuroshe -
    Pikturën t’ia ndriçojë qoshe më qoshe,
    Sharrin e zbret në atelie,
    Drini në dhomë, çfarë bukurie,
    Brezovicën në mur e shtrin,
    Agimi sa bukur i gëdhin,
    Muzgu i fle n’shuplakë,
    Me terrin e natës bisedon pak...

    Piktori ka edhe shumë bukuri –
    Në dorën e tij plot mjeshtëri!

    2002

  3. #43
    i/e regjistruar Maska e Agim Metbala
    Anëtarësuar
    12-01-2008
    Vendndodhja
    Rahovec,Kosovë
    Postime
    13,529

    Agim METBALA

    VASHËS KOSOVARE


    Të rrahu koha me erërat e veta,
    Porsi valët shkëmbin e Drinit;
    Të molisën adetet e vjetra –
    N’jetë me shpresë të ngadhënjimit!

    Kështu ishe në kohën e kaluar,
    Tash krah për krah me djalë;
    N’arë me traktor duke lëruar...
    N’fakultet studion me mall!

    N’uzinë, më e mira kryepunëtore,
    Me makinë, normën tejkalon;
    Në skenë shndrit si meteore –
    Si bilibili n’shkollë ligjëron!

    1987

  4. #44
    i/e regjistruar Maska e Agim Metbala
    Anëtarësuar
    12-01-2008
    Vendndodhja
    Rahovec,Kosovë
    Postime
    13,529

    Agim METBALA

    ATË NATË E PAU SKËNDERBEUN N’ËNDËRR




    Albi i vogël, mori abetaren e së motrës. Në faqen e parë pa fotografinë e Skënderbeut. Menjëherë e njohu, sepse e kishte parë disa herë në televizor.
    - Mami, mami!
    - Urdhëro Albi!
    - A ka ngrënë bukë Skënderbeu?
    - Po si jo, sikur ti Albi!
    - A ka fjetur Skënderbeu, mami?
    - Shumë më pak se ti, Albi!
    - Po fëmijë, a ka pasur Skënderbeu?
    - Po, si unë ty!
    - I ka dashur ai fëmijët, mami?
    - I ka dashur, bile i ka dashur shumë!
    Edhe shumë pyetje të tjera, Albi i vogël i bëri së ëmës për Skënderbeun, derisa nuk e mori gjumi i parë.
    Atë natë Albi e kishte parë Skënderbeun në ëndërr.

  5. #45
    i/e regjistruar Maska e Agim Metbala
    Anëtarësuar
    12-01-2008
    Vendndodhja
    Rahovec,Kosovë
    Postime
    13,529

    Agfim METBALA

    FAJIN E KA MAMI

    - Albi!
    - Urdhëro, babi!
    - Ma sill verën dhe një gotë!
    - Ku është, babi?
    - Në kuzhinë mbi tavolinë, biri i babit!
    - Ja menjëherë babi! – ia ktheu Albi dhe si vetëtima iku në kuzhinë. U kthye sa çel e mbyll sytë.
    - Ja babi, urdhëro!
    Babi i Albit e mbushi gotën dhe e zbrazi me fund. Sakaq u ngrys mu sikur Pashtriku ditëve të janarit dhe, duke e tundur kokën, tha:
    - Çfarë bëre, Albi?
    - Çfarë, babi?
    - Më solle uthull në vend të verës!
    - Jo babi, por verën! Ti vetë më the se vera është mbi tavolinën në kuzhinë!
    Mami qeshi.
    - Babi, fajin e ka mami. Ja shiko si qesh!
    - Po, po. Fajin e kam unë që ua ndërrova vendet shisheve.
    Babi pohoi me kokë, ndërsa Albi edhe një herë u nis në kuzhinë për t’ia sjellë babit verën...

  6. #46
    i/e regjistruar Maska e Agim Metbala
    Anëtarësuar
    12-01-2008
    Vendndodhja
    Rahovec,Kosovë
    Postime
    13,529

    Agim METBALA

    CLOSE /MBYLLE/
    Albioni i vogël, është vërtetë fë- mijë i gjallë.Ka dëshirë të dijë për çdo send e për këtë babit vazh-dimisht i pa- rashtron pyetje.Babi kur nuk donë më tej të vazhdojë bi-sedën me Albionin, ia kthenë shkurt:
    -Mbylle Albion!
    Albioni i vogël kuptohet merr librin ose fletoren dhe i kryen de-tyrat e shtëpisë e ai pasi drekoi, shkoi.
    Ditën tjetër babai sapo ishte kthyer nga puna.Mami ia shtroi drekën në dhomën e punës për të bërë kori-gjimin e tregimit të shkruar në kompjuter.E hapi “File”, /dritaren/ e kompjuterit, por tregimi më nuk ishte në atë dritare.
    E pyeti të shoqen se mos e ka nguc kush kompjuterin, ajo i rrudhi krahët.E pyeti edhe Albionin e vo-gël, e ai u gjegj në të qeshur:
    -Po babi, unë e lexova tregimin tënd të shkruar në kom-pjuter, e m’ u duk disi i mërzit-shëm, e unë i thashë kompjuterit “Close”, /mbylle/, e ai ku-ptohet i dëgjueshëm sikur unë, kur ti më thua babi – mbylle, e mbylli tregi- min tënd.
    Babai ia plasi gazit.Qeshi edhe e ëma.Në të vërtetë qeshën të tre.
    Prej asaj dite, babi më kurrë nuk i tha Albionit mbylle kur ai pa-rashtronte pyetjet e në vend të atij tregimi, babai shkroi këtë rrëfejzë.

  7. #47
    i/e regjistruar Maska e Agim Metbala
    Anëtarësuar
    12-01-2008
    Vendndodhja
    Rahovec,Kosovë
    Postime
    13,529

    Agim METBALA

    MË PUTH NESËR BABI

    - Babi, më jep një markë e të blejë një shnallë?
    - Jo zogëza e babit, babi ende s’ ka marrë rrogë!
    - Babi, atëherë më jep gjys marke e të blejë një burek!
    - Nesër t’ jep babi shpirt!
    - Po ti më thua se më do!?
    - Po, të dua shumë shpirt! Eja të të puthi!
    - Babi!...
    - Urdhëro pëllumbeshë!
    - Asi, puthëm nesër babi!
    Babit iu qeshë fytyra, nxori portofolin dhe Arnesës i dha një markë .

  8. #48
    i/e regjistruar Maska e Agim Metbala
    Anëtarësuar
    12-01-2008
    Vendndodhja
    Rahovec,Kosovë
    Postime
    13,529

    Agim METBAALA

    KRUSHA E MADHE PO RILIND


    Krusha e bukur fshat – qytet,
    Me shumë kate, pallate kishte;
    Kopshte t’punuara si në përralla të blertë -
    Vërtetë dukeshin si një lulishte!

    Ambulanca dhe shkolla n’zemër t’fshatit,
    Dyqane të mbushura ushqime përplot;
    Blegërimat e qengjave... të joshnin shpatit -
    Hovin e zhvillimit s’e ndalte kush dot!

    Pleqtë me ëndje nëpër oda pleqëronin,
    Në Krushë lindnin fëmijë mu si petrita;
    Intelektualë nëpër tribuna ligjëronin...
    Fshatit dita-ditës i shtohej rrita!

    Barbarin kjo rritë, e therte në zemër –
    Me radhë pallateve u vuri zjarr;
    Vrau burra, gra e fëmijë ende pa emër –
    Çdo gjë që frymon aty për të ndal!

    Por Krusha mbi gjak e dhembje rilind,
    Me bijë e bija n’fitore do të marshojë;
    Pa numër shumë petrita do të lind –
    Fshatin sërish do e rindërtojë!

    Në zemër të fshatit për dëshmorë,
    Qiellit lart do ta ngrisin një lapidar;
    Dhe në çdo përvjetor në qershor –
    T’i rikujtojë me shumë lot e mall!

    2000

  9. #49
    i/e regjistruar Maska e Agim Metbala
    Anëtarësuar
    12-01-2008
    Vendndodhja
    Rahovec,Kosovë
    Postime
    13,529

    Agim METBAALA

    SHKOLLËS Ë RE


    Na e dogj barbari
    Shkollën e vjetër,
    Ne me këngë malli –
    Ngritëm një tjetër!

    E bukur godinë,
    E rregulluar fare;
    Qiellit krahët shtrin –
    Për të reja ideale!

    Porta gatitu qëndron,
    Dritareve u shkëlqejnë sytë;
    Shqiponja mbi çati valon –
    N'banga bukuria shndrit!

    Korridori i zbukuruar,
    Me vjersha... më të mira;
    Oborri i rregulluar –
    Me vullnet e dëshira!

    Shkolla gumëzhinë,
    Si zgjua me bletë;
    Fillestarët prijnë –
    Të parët në alfabet!

    Mësuesit zemërbardhë,
    Si bilbila ligjërojnë;
    Fëmijët plot mall –
    N'kompjuterë ushtrojnë!

    Nëpër kurse të shumta...
    Dija s'na ngopë;
    Ju themi ju lumtë,
    Kështu shkohet n'Evropë!

    Na e dogj barbari
    Shkollën e vjetër,
    Ne me këngë malli –
    Ngritëm një tjetër!

    2000






  10. #50
    i/e regjistruar Maska e Agim Metbala
    Anëtarësuar
    12-01-2008
    Vendndodhja
    Rahovec,Kosovë
    Postime
    13,529

    Agim METBALA

    ZOGJVE DO T’U SHPALLI GREVË URIE
    (Punëtorëve të arsimit të vrarë gjatë luftës)


    Do të përkulem edhe para diellit,
    Mbi varret tuaja të nxehem përherë;
    Do t’i lutem me ëndje edhe qiellit –
    Mbi varret tuaja tërë butësinë të derdhë!

    Zogjve grevë urie do t’u shpall,
    Mbi varret tuaja t’këndojnë ditirambe;
    Erës do t’i dërgoj letër nga zemra me mall –
    Mbi varret tuaja t’luajnë muzikë në harfe!

    Me dashuri do ta lus edhe ylberin,
    Mbi varret tuaja të mbetet prore;
    Do ta lus hënën të mbetet tok me qiellin –
    Dhe mbi varret tuaja të bëhet shtatore!

    2001

  11. #51
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    01-08-2007
    Postime
    1,281
    Zotri Agim, të lumtë pena për keto shkrime kaq të bukura e të zgjedhura që po na i dhuron. Unë me këtë përshëndetje do t`i përcjelli dy strofat e para të dy vjershave të mia të fundit.

    Gjyshi nuk harxhohet

    Lindjes së nipit e mbeses
    Gjyshi shumë i gëzohet
    Nipër e mbesa e duan
    Gjyshi nuk harxhohet.
    ...

    Kur harxhohet gjyshi?

    Kur nipi a mbesa
    Nis të lazdrohet
    Atëherë dhe gjyshi
    Nis e harxhohet.
    ...

  12. #52
    i/e regjistruar Maska e Agim Metbala
    Anëtarësuar
    12-01-2008
    Vendndodhja
    Rahovec,Kosovë
    Postime
    13,529

    Agim METBALA

    Citim Postuar më parë nga xani1 Lexo Postimin
    Zotri Agim, të lumtë pena për keto shkrime kaq të bukura e të zgjedhura që po na i dhuron. Unë me këtë përshëndetje do t`i përcjelli dy strofat e para të dy vjershave të mia të fundit.

    Gjyshi nuk harxhohet

    Lindjes së nipit e mbeses
    Gjyshi shumë i gëzohet
    Nipër e mbesa e duan
    Gjyshi nuk harxhohet.
    ...

    Kur harxhohet gjyshi?

    Kur nipi a mbesa
    Nis të lazdrohet
    Atëherë dhe gjyshi
    Nis e harxhohet.
    ...
    Xani 1 i nderuar, letërsia për fëmijë në Kosovë, dita ditës është në rënje të sipër (pas vdekjes të shkrimtarëve të mëdhenj - Vehbi Kikaj, Rifat Kukaj, Ymer Elshani... ) dhe sigurisht që është nevojë e madhe që të dalin shkrimtarë të rinj e të vazhdojnë rrugën e trasuar e letërsinë për fëmijë, ta qojnë përpara, me ide të reja e tema bashkohore.
    Unë do të jap kontributin tim me fuqitë e mija e koha le ta vlerësojë punën time modeste në këtë drejtim.
    Xani i nderuar, vjershën e parë që më ke dërguar në mesazhin privat, më pëlqeu shumë, dhe lirisht postoje në vazhdim për lexuesit e vegjël të Forumit, me siguri se do t'u pëlqej edhe Atyre.

    Me repskt e suksese.

    Agim METBALA .

  13. #53
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    01-08-2007
    Postime
    1,281
    Këto vargje që i shkrova këto ditë, të parët kanë rastin t`i lexojnë anëtarët e këtij forumi. Besoj se do t`ju pëlqejnë.

    Gjyshi nuk harxhohet

    Lindjes së nipit e mbeses
    Gjyshi shumë i gëzohet
    Nipër e mbesa e duan
    Gjyshi nuk harxhohet.

    As kur i heqin kapelën
    Gjyshi nuk hidhërohet
    Ai e do fort dhe lojën
    Gjyshi nuk harxhohet.

    Tjetri i hip në prehër
    Lazdrohet si këlyshi
    Por as kësaj radhe
    Nuk harxhohet gjyshi.

    Njëri e kapë n`mustaqe
    Qesh gjyshi e gicilohet
    Njëri e puth në ballë
    Po gjyshi nuk harxhohet.

    Njëri e puth në faqe
    Tjetri i merr një përrallë
    Por gjyshi si gjyshi
    S`harxhohet për së gjallë.

    Gjyshi luan me të gjithë
    I do e nuk hidhërohet
    Ka shumë, shumë dashuri
    Dhe kurrë nuk i harxhohet.


    23 prill 2008

  14. #54
    i/e regjistruar Maska e Agim Metbala
    Anëtarësuar
    12-01-2008
    Vendndodhja
    Rahovec,Kosovë
    Postime
    13,529

    Agim METBALA

    TË KEMI LËPIRË SHEQERIN


    Në dhomë të gjithë shikonin televizorin. Fitorja luante me kukullën që ia kishte blerë mami për ditëlindje. Albin e vogël e merrte herë gjyshi, herë gjyshja, herë mami dhe herë-herë babi, duke e puthur e përkëdhelur me dashuri...
    - Gjyshe, gjyshe!
    - Urdhëro, Fitore!
    - Kë do më shumë, mua apo Albin?!
    - Ty të kam shpirt, kurse Albin xhan!
    - Jo gjyshe, jo! Ti Albin e do më shumë se mua. Atë e puth më shpesh, kurse mua shumë rrallë.
    - Bija e gjyshes, ty të kam puthur aq shumë, saqë nga puthjet e shumta, ta kam lëpirë krejt sheqerin!
    Sakaq Fitorja iku në kuzhinë. Lyu shpejt e shpejt faqet me sheqer, pastaj u kthye në dhomë.
    - Ja gjyshe, edhe unë tani jam gjithë sheqer!
    Fitoren pastaj e puthën të gjithë me radhë, ndërsa gjyshja ia fshiu sheqerin nga faqet...

  15. #55
    i/e regjistruar Maska e Agim Metbala
    Anëtarësuar
    12-01-2008
    Vendndodhja
    Rahovec,Kosovë
    Postime
    13,529

    Agim METBALA

    RRENA I KA KËMBËT E SHKURTA

    - Fitore, të lutem m’i sill pjatat t’i pastroj!
    Fitorja sikur e shtangu dorën e djathtë.
    - Mami, më dhemb dora!
    - Çfarë ke në dorë, lulëkuqja e mamit?
    - Nuk di mami, por më dhemb shumë!
    - Mirë, shpirti im, rri ti se mami i merr vetë!
    … Babi ishte kthyer nga puna.
    - Bija ime, eja të të jap çokollatën!
    Fitorja, sa çel e mbyll sytë, u gjet para babit. Zgjati dorën e vockël e të “sëmurë” dhe me të shpejtë e kapi çokollatën.
    - Fitore, të kaloi dhimbja e dorës? – e pyeti e ëma.
    Fitorja u skuq. Eh, sikur t’i kishte krahët e shqiponjes, në atë moment do të fluturonte diku larg, shumë larg nga turpi…
    - Drenusha e mamit, “Rrena i ka këmbët e shkurta”, thotë një fjalë e urtë popullore!
    Edhe babi e qortoi.
    Fitorja sa nuk qau.
    - Mami, o mami, më fal se kurrë nuk do ta përsëris, të betohem!
    Në faqe i mbinë rrembat e qershisë…

  16. #56
    i/e regjistruar Maska e Agim Metbala
    Anëtarësuar
    12-01-2008
    Vendndodhja
    Rahovec,Kosovë
    Postime
    13,529

    Agim METBALA

    GJËEGJËZA

    Gumëzhinë si zgjua bletësh,
    Me plotë vogëlushe e vogëlushë;
    Në këtë godinë vijnë me dëshirl -
    Me dije trurin për ta mbushë!

    (Shkolla)

    E adhurojnë çuçat,
    Edhe plakat për besë;
    Shkëqenë gishti nga ai -
    Sidomos n'fejesë...

    (Unaza)

    Ka lëshuar shokën,
    Prej një bregu n'bregun tjetër;
    Me një mijë ngjyra për bukuri -
    Del prapë kur bie shiu tjetër!

    (Ylberi)

    E bardhë porsi bora,
    Trupin e ka gëlqeror;
    Sa i gëzohen fëmijët -
    Kur mësuesi u jep në dorë!

    (Shkumsi)

    Gjarpëron mu si gjarpëri,
    N'ujra tëmbla e n'det jeton;
    Mishin e saj të shijshëm -
    Secili fëmijë e adhuron!

    (Ngjala)

    Bënë vezët, pulë s'është,
    Bjeshkës, fushës... ka n'çdo anë;
    Ec ngadale pa u trazuar -
    Pullazë mbi kokë me vete mbanë!

    (Breshka)

    Lule më lule prore shetit,
    Me atë fustan si princeshë;
    Shkrimtari i dhuron vargje -
    E piktori e pikturon shpeshë!

    (Flutura)

  17. #57
    i/e regjistruar Maska e Agim Metbala
    Anëtarësuar
    12-01-2008
    Vendndodhja
    Rahovec,Kosovë
    Postime
    13,529

    Agim METBALA

    DITA E PARË NË SHKOLLË

    Fustan të kuq porsi një flutur,
    Mami Fitores ia ka vesh;
    Flokë të krehura bukur –
    Fytyra si dielli i qesh!

    Me babin dorë për dore -
    Rrugës guximshëm paradojnë,
    Sa ora në oborr shkolle –
    Me tjerë gëzimin e zmadhojnë!

    Mësuesi thërret me emër,
    Me lehtësi korridorit hapërojnë;
    Drejtori i përshëndet me zemër:
    - Ju jeni ardhmëria jonë!

    Nga gëzimi të hutuar fare,
    Prindërve fytyra u qesh;
    Thënë nga zemra më të madhe:
    - Sa mirë fillestar të jesh!


    2000

  18. #58
    i/e regjistruar Maska e Agim Metbala
    Anëtarësuar
    12-01-2008
    Vendndodhja
    Rahovec,Kosovë
    Postime
    13,529

    Agim METBALA

    K U R

    Kur ylberi me lapsin e blertë,
    Pikturon pikturën mbi qytet;
    Poeti i hap duart qiellit -
    Dhe një varg ia dhuron ylberit!

    Kur heret mbi çdo lule n’mëngjes,
    Me parashutë lëshohet nga një pikë vesë;
    Poeti me kureshtje i shikon -
    Dhe një varg me ëndje ua dhuron!

    Kur ëmbël cimcimon zogu,
    Në A-dur dhe C-dur... te shtogu;
    Poeti e ndëgjon plot shend -
    Dhe një varg ia dhuron lehtë!

    Kur fatosat n’klasë të parë,
    Mësojnë shkronjat me mallë;
    Poeti gëzohet si kurrë në jetë -
    Dhe një varg ua dhuron shpejt e shpejt!

    Kur yllkat me të bukura kordele,
    Nënave si përhera u ndihmojnë;
    Poetin të tërin hareja e kaplon –
    Dhe një varg atyre ua dhuron!

    Ashtu nga një varg të pastër si lot,
    Lindin vargje plot e plot;
    Poeti pastaj i lidh me nder -
    Ashtu lehtë, një vjershë e bukur del!



    1985

  19. #59
    i/e regjistruar Maska e Agim Metbala
    Anëtarësuar
    12-01-2008
    Vendndodhja
    Rahovec,Kosovë
    Postime
    13,529

    Agim METBALA

    PUNA QENKA MË E FORTË *)

    - A keni dëgjuar ju o lisat dhe shkëmbijtë krenarë, se këndej në male, do ta mbarojnë hekurrudhën dhe do të eci treni? – u tha lumi.
    - Ih, çka flet budallaçe, or miku ynë i dashur, ku munden neve të na shpojnë? – ia kthyen shkëmbijtë gjigantë.
    - E si munden neve të na presin? – i thanë njëzërit lisat e gjatë.
    - Unë, kështu kam dëgjuar! – u tha lumi dhe vazhdoi:
    - Ata do të vijnë lart, skaj shtratit tim. Ju mund të mos më besoni, por unë vetë i kam parë disa inxhinierë, duke u konsultuar dhe duke vizatuar në notesat e vet.
    - Jo, jo, nuk u besojmë këtyre përrallave! – i thanë lumit shkëmbinjtë dhe lisat.
    - He, e - e – e... edhe unë s’iu kam besuar këtyre përrallave, por ata mbi shtratin tim, ngritën urën e gjatë njëqind metra, pastaj ndërtuan një hidrocentral...
    - Jo, jo, miku ynë i dashur. Neve s’munde të na bindësh se këtë mund ta bëjnë njerëzit! – i thanë njëzërit lumit shkëmbinjtë dhe lisat e gjatë.
    - Do të thotë se ju nuk më besoni se njerëzit mund të bëjnë këtë? – i pyeti lumi.
    - Ta merr mendja. Ajo që s’është bërë deri më sot, nuk mund të bëhet as sot dhe as nesër!
    - Shihni ju lutem, tani është zhvilluar teknika, njerëzit kanë zbuluar makinat e reja dhe unë kam dëgjuar se njerëzit kanë shkuar aq larg, sa edhe kanë zbritur në hënë e lëre më në tokë, se nuk mund t’i çelin tunelet! – i tha lumi dhe vazhdoi:
    - Mirë, mirë, do të flasim prapë! – ua ktheu lumi duke e përmbyllur bisedën.
    Ditët kalonin, dhe netët rrëshqitnin edhe më shpejtë.
    Një ditë, heu, çfarë kënge jehoi qytetit tim. Kudo të rinj dhe të reja. Me mjete pune të llojlloshme në duar, dhe të rreshtuar në kolona të gjata...
    Dikush nga turma tregoi se këta të rinj dhe të reja, janë aksionistët vullnetarë, kanë ardhur të ndihmojnë që hekurudha të përfundojë sa më shpejtë.
    Kolonat e akcionistëve u ndalën në fund të qytetit, mbase deri aty ishin vendosur binarët.
    Punëtorët, kur i panë aksionistët, u gëzuan shumë.
    - Mirë se na vini! – dëgjoheshin zërat e punëtorëve.
    - Mirë se ju gjetëm! – u kthenin aksionistët si në kor.
    Pas një kohe të shkurtër, aksionistët u vendosën, i lanë gjësendet e veta dhe me këngën e gëzimit, ia filluan punës menjëherë. Anembanë të qeshurat e ëmbëla, zërat e mjeteve të ndryshme, buçisnin pa ndërprerë...
    Dita-ditës, punëtorët, inxhinierët, aksionistët dhe fëmijët e shkollës fillore “Isa Boletini” nga qyteti im, i afroheshin sa më shumë malit të lartë...
    Dhe, më në fund, u afruan fare pranë malit të lartë.
    Albi duke bartur valixhen e inxhinier Petritit, e pyeti me kurreshtje:
    - Xha Petrit, si do të bëjmë tash? Si do t’i presim këta lisat e gjatë? Si do t’i shpojmë këta shkëmbinjtë gjigantë?
    Inxhinier Petriti, duke buzëqeshur, iu përgjigj:
    - Shumë, shumë lehtë pëllumbi im. E pse i kemi marrë të gjitha këto sharra elektrike? Dhe përse kemi marrë me vete gjithë këto dinamitë dhe këto mina?...
    Albi duke buzëqeshur i dha shenjë se e kuptoi fare.
    Inxhinier Petriti, pastaj i ftoi dhjetë punëtorë, dhe i urdhëroi t’i merrnin sharrat elektrike dhe të fillonin me sharritje.
    Sipas urdhërit të inxhinierit, punëtorët filluan me sharritje.
    Zërat e sharrave përplaseshin nëpër shkëmbinjtë, duke u shpërndarë grykave të malit...
    - Hej, ç’po ngjet me neve? – pyesin njëri-tjetrin lisat.
    - Kush po më ther mu në zemër? – pyeti nga habia lisi i vjetër dhe i trashë mbi tri metra.
    - Ç’është kjo këngë? – pyesnin nga habia shkëmbinjtë e frikësuar.
    - A mos vallë do të na dalë e vërtetë ajo përrallë që na e ka treguar lumi? – thanë ata njëzërit nga frika.
    - Kr-a-a-ap... - u ndëgjua zhurma e madhe. Lisi plak ishte shtruar gjerë e gjatë për toke.
    Pas tij, në tokë u shtruan edhe qindra lisa, ndërsa njëri prej tyre, nga habia tha:
    - A thua vallë është e vërtetë kjo? Njerëzit që në krahasim me trupin tonë duken si buburrecat, do të na gjuajnë të gjithëve në tokë?
    - Po, po, e vërtetë është! Ja ç’bëjnë njerëzit, ju nuk më besuat atëherë kur ju rrëfeva...
    - Hej, ejani njëzet punëtorë! – thirri inxhinier Petriti.
    Albi ia ofroi valixhen inxhinier Petritit.
    Inxhinier Petriti, u dha urdhër punëtorëve të hapnin disa vrima nëpër shkëmbinj. Pas pak, inxhinier Petriti vendosi dinamitin dhe minat në shumë gropa nëpër shkëmbinj.
    Të gjithë u strehuan.
    - B-a-a-a-m-m-m-m!...
    - B-u-u-u-m-m-m-m!...
    - B-a-a-a-m-m-m-m!....
    Kështu, me radhë, të gjitha minat eksploduan.
    I pari kërceu inxhinier Petriti, dhe duke buzëqeshur siç e kishte zakon, bërtiti:
    - Puna vajti shumë mirë, tuneli u hap mbi dhjetë metra!
    Shkëmbinjtë nga frika filluan të dridhen.
    - Çka do të bëjmë tash?
    Disa më të vegjël thanë se do të dorëzohen.
    Atyre u bërtiti Shkëmbi i Madh:
    - Si, të dorëzoheni? Qyqarët.
    Përkundër kësaj, shumë shkëmbinj të vegjël u dërëzuan menjëherë.
    Lumi, duke qeshur ëmbël, i tha Shkëmbit të Madh:
    - Mos u beso përrallave të mia!
    Vetëm Shkëmbi i Madh, nuk deshi të dorëzohej.
    Pastaj inxhinier Petriti, i thirri të gjithë punëtorët, aksionistët, dhe Shkëmbin e Madh e rrethuan anembanë, më pastaj filluan nga një copë, nga një copë, t’ia çelin gropën mu në zemër.
    Tash edhe Shkëmbit të Madh, filloi t’i hyjë frika në palcë, mirëpo nuk dorëzohej kurrsesi.
    Kaloi një muaj i tërë, e Shkëmbi i Madh nuk dorëzohej.
    Mbasi ia hapën një gropë të madhe mu në zemër, inxhinier Petriti, dha urdhën të vendoseshin shumë nina.
    - Hej, ç’do bëni me mua – klithi shkëmbi i trembur.
    Nuk kaloi shumë kohë, filluan krismat e mëdha:
    - B-a-a-a-m-m-m-m!
    - B-a-a-a-u-u-u-u!
    - B-u-u-u-m-m-m-m!...
    I tërë mali dridhej nga minat.
    Pasi shpërthenin të gjitha minat, inxhinier Petriti u ngrit i pari në këmbë, dhe i buzëqeshur e shikoi Shkëmbin e Madh të shtruar përtoke.
    Ia nisi këngës nga gëzimi. Pas tij, iu bashkuan të gjithë.
    Ia nisi këngës nga gëzimi. Atij iu bashkuan të gjithë
    Shkëmbi i Madh i rrëzuar për toke, psherëtiu:
    - Vërtet puna qenka më e fortë!
    Në fund të vjeshtës, kaloi treni i parë!

    1972.




    ) Në vitin 1973, ky tregim fitoi shpërblimin e dytë në konkursin letrar të “Pionierit”.

  20. #60
    i/e regjistruar Maska e Agim Metbala
    Anëtarësuar
    12-01-2008
    Vendndodhja
    Rahovec,Kosovë
    Postime
    13,529

    Agim METBALA

    LANDOVICA PËRPLOT ME VARRE FORUMI


    Landovicë, ta marrsha t’keqen, ti më josh,
    Detyrë të rëndë të dha historia;
    Në gjirin tënd mban bukuroshë –
    Që n’gjitë e vet i merr veç liria!

    Landovicë, ti rri gatitu si çdo shtatore,
    Me mijëra vizitorë ti përcjellë çdo ditë;
    Mbi supe mban varret më madhështore –
    Që veç atdhedashuria mund i lind!

    Landovicë, mu si graniti je e fortë,
    Ti nënat i pret me dashuri e kujdes;
    Përcjell motrat pa të luajtur syri dot –
    Baballarëve ua mbush zemrat plot shpresë!

    Landovicë, ta marrsha të keqen, ti më josh –
    Në gji mban kujtime brezave t’u tregosh!

    2000

Faqja 3 prej 27 FillimFillim 1234513 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Përgjigje: 49
    Postimi i Fundit: 02-02-2015, 10:30
  2. Në Shqipëri punojn 50 mijë fëmijë
    Nga Hyllien në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 14-06-2010, 09:02
  3. Astrit Kosturi: Vjersha per femije
    Nga Astrit Kosturi në forumin Grupmoshat e komunitetit
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 27-05-2009, 16:58
  4. Astrit Kosturi: Vjersha per femije
    Nga Astrit Kosturi në forumin Grupmoshat e komunitetit
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 23-05-2009, 08:56
  5. Qendra Teatrore per Femije ne Shkup
    Nga StormAngel në forumin Grupmoshat e komunitetit
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 01-10-2004, 12:08

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •