PAS SHIUT
Pas shiut - mbi malin e blert,
Fëmijët vrapojnë menjëherë,
Fluturat i kanë larë fustanat,
Lulet ëndrrojnë gjerdanat,
Bilbili këndon me të madhe,
Drenusha te kroi hedhë valle,
Dhe fusha - gëzon pas shiut,
Me dele e këngë t'bariut...
Pas shiut, mbi malin e blert -
Fëmijë, e shihni një ylber?
1971
PUHIA
Kur fryen puhia lehtë, lehtë:
- N'livadhe i puth lulet me shend!
Kur fryen puhia lehtë, lehtë:
- I përkund zogjët në lisat e blertë!
Kur fryen puhia lehtë, lehtë:
- I lëkund në lëndina dredhzat e sheqertë!
Kur ftyen puhia lehtë, lehtë:
- Ia çonë valët liqenit t'argjent...
1973
Krijoni Kontakt