Ja dhe nji nga njollat e turpshme te PPSH-se qe dhe sot mbas 60 vjetesh nuk ka guximin te tregoj pendese.



---------------------------



Revista Spekter:



Ramize Gjebrea, viktima e pushtetit komunist


Nga Edmond Prifti


Misteri i ekzekutimit tė partizanes sė Brigadės sė V-tė sulmuese, Ramize Gjebrea, dhe akuzat vrasėse tė “dashurisė” sė 21- vjeēares me Zaho Kokėn


“Atė vit edhe pranvera erdhi e ftohtė. Ishte 5 marsi i vitit 1944. Atė ditė mungonin vetėm dy udhėheqėsit (?), Komandanti i Brigadės sė V-tė, Shefqet Peēi, dhe Komisari Hysni Kapo, ndėrkohė qė organizohej vrasja pėr akuzėn e pabesė, nė shtabin partizan...”, - rrėfen ish- partizani i Brigadės sė V-tė Sulmuese, Mato Hasamataj.
21 –vjeēarja, pėrgjegjėsja e rinisė sė brigadės sė V-tė Sulmuese, Ramize Gjebrea, pushkatohet nė 5 mars tė vitit 1944, pa asnjė provė por me urdhėr nga lart qė kurrė nuk u mor vesh nga cili nėnshkruhej.
Tė vėrtetat e kėsaj vrasjeje janė nė varr por nuk ėshtė bėrė asnjė pėrpjekje edhe pėr tė gjetur autorėt e kėtij ekzekutimi megjithėse, njė vit mė vonė u Zhvillua gjyqi i Gjykatės sė Lartė.
Ramizeja u akuzua se ishte e dashura e fshehtė e Komandantit tė batalionit tė Brigadės sė V-tė, Zaho Koka, e ndėrsa ishte zyrtarisht e fejuara e Nako Spirut. Gabim ky i pafalshėm, (dashuritė e fshehta) pėr “partinė” dhe Ramize Gjebrea meritonte ekzekutimin e pabesė prapa shpine…!
Por pse jo, shkaqet kėtij ekzekutimi lidheshin me luftėn personale pėr karrierė qė nė ato vite kishte shpėrthyer ethshėm.
Me kėtė akuzė, pra imoralitet, gjykata e Brigadės sė Pestė e dėnon Ramizenė me pushkatim.
Ramizea do tė ishte ende gjallė, nė qoftė se letra e korrierit, e nisur nga Shtabi i Pėrgjithshėm i Ushtrisė do tė mbėrrinte tri orė mė parė nė Ramicė tė Vlorės, e cila kundėrshtonte vendimin e Gjykatės sė Brigadės sė V-tė, pėr ekzekutimin e saj.
Por ishte tepėr vonė, Ramizesė nuk i rikthej mė jeta edhe pse e drejta pėr tė jetuar i jepej edhe nga Shtabi i Pėrgjithshėm i Ushtrisė.

Ekzekutimi!

Pėrtej maleve, nė Ramicėn e vetmuar, nė afėrsi tė Vlorės, vranė pabesisht vajzėn 21- vjeēare, partizanen gjirokastrite Ramize Gjebrea. Nga kujtimet e asaj kohe, Mato Hasemataj, partizan nė Brigadėn e V-tė, shkruante nė kujtimet e tij diku nė fillim tė viteve tė demokracisė, “...Atė mėngjes me cikmė marsi, me fjolla resh si tė pėrhirme, tek ēelte sytha nė zall, bajamja e lajthia, Mesaplikut i ndrinte nuri e bardhėsia...mos kishe faj qė e doje jetėn e qė s’gėlltite dot gėnjeshtrėn. Dy sytė e tu qė fort e deshėn ēdo gjė tė bukur, tė vėrtetė. E qė s’do mundem t’i harroj, sa tė kem frymė edhe jetė!”. Pas ekzekutimit prapa shpine, nga Gjykata e Brigadės sė V-tė, Gjykata e Lartė, nė vitin 1945, kreu njė gjyq formal, ku u hetua rreth pafajėsisė apo jo tė fajit tė saj, por jo pėr fajtorėt e vėrtetė tė krimit. Ndėrkohė qė gjyqi u zhvillua me dyer tė mbyllura, pėr publikun, Nako Spiru- i fejuari i saj- e mbėshteti figurėn e saj gjatė gjithė kohės.
Sipas tė dhėnave tė fundit arkivore, ka qenė Dushan Mugosha (Dusan Mugosa), delegati i Partisė Komuniste Jugosllave (asajkohe ndihmonte partizanėt, nė Ramicė tė Vlorės) sė bashku me anėtarė tė tjerė tė Gjykatės sė Brigadės sė V-tė Sulmuese, ata, tė cilėt kanė dhėnė urdhrin pėr ekzekutimin e Ramize Gjebresė.
Kjo e fundit mėsohet nga Nijaz Dizdarevic, konsulenti jugosllav nė ndihmė tė rinisė shqiptare, gjatė kohės sė luftės, i cili nė vitin 1988 boton njė libėr nė gjuhėn serbo-kroate tė titulluar “Albanski Dnevnik” ( e botuar nga tipografia “Globus” nė Zagreb tė Kroacisė).
“Ramize Gjebrea nuk ėshtė vrarė pa dijeninė e Dushan Mugoshės!”.
Megjithėse, Ramize Gjebrea u pushkatua, ngelet ende enigmė fakti, sesi arriti ta ekzekutonte Gjykata e Brigadės njė anėtare tė sajėn, kur dihet qė urdhrat pėr ekzekutime vinin vetėm nga Shtabi i Pėrgjithshėm i Ushtrisė- thotė Ali Gjebrea, njeriu i afėrt i familjes sė Ramizesė. Sipas tij, ky ekzekutim s’kishte tė bėntė me njė histori dashurie por me eliminimin e personave qė nesėr, (pas luftės) mund tė kishin njė tė ardhme nė pushtet. Po ashtu Aliu tregon se Nako Spiro ėshtė shprehur se edhe nėse kjo histori dashurie e saj me Zaho Kokėn tė ishte e vėrtetė, kjo ishte njė ēėshtje e tij personale dhe jo e partisė. Kėtė mendim ka ruajtur deri nė fund tė jetės sė tij, duke u shprehur gjithnjė me konsiderata pėr tė fejuarėn e tij.

Gjygji falls

Njė vit pas vrasjes, zhvillohet gjyqi mbi vrasjen e Ramize Gjebresė, i cili mori nė shqyrtim vetėm faktin nėse Ramizeja kishte apo jo marrėdhėnie me Zaho Kokėn. Nė pėrfundim tė kėtij hetimi, Gjykata e Lartė me kryetar Frederik Nosin, deklaron tė pafajshme Ramize Gjebrenė, duke i dhėnė asaj titullin “Dėshmore e Kombit”. Me tej kjo gjykatė nuk mori nė shqyrtim se cilėt ishin autorėt e vrasjes as dhe kush urdhėroi ekzekutimin e Ramizesė, por thjesht historinė e dashurisė sė saj me Zaho Kokėn e konsideroi si thashethem tė thurur nė emėr tė pushtetit.
E vėrteta e asaj dite krimi, u fundos pėrfundimisht, atje ku prehen eshtrat e Ramize Gjebresė, pranė monumentit “Nėnė Shqipėri”, qė nga zhvarrimi i saj nga vendi i pushkatimit nė maj tė vitit 1945!.

Vajza beratase me gjak Kaēaniku

Ramize Gjebrea lindi nė qytetin e Beratit nė 20 prill tė vitit 1923, nė njė familje me tradita patriotike. E ėma, Safia ,ishte nga Kaēaniku i Kosovės. Ndėrkaq nė kohėn e luftės me zgjedhėn turke, u njoh me Rustem Gjebrenė, me tė cilin shumė shpejt u martua. Ramizeja, qė nė fėmijėri, u frymėzua nga origjina e familjes sė saj, dhe u kthye nė njė patriote tė flaktė pėr ēėshtjen mbarėshqiptare. Sikur ta imagjinonte fatin e Shqipėrisė tė pasluftės, ajo i drejtohej Agllai Zotos, - veprimtares sė gruas nė Bregdet, - nė datėn 29.08.1943, me fjalėt : “...ne jemi pėr luftėn Nacional Ēlirimtare dhe jo pėr tė prurė rusin ose grekun me sėrbin kėtu...”.

Ramizeja, nusja qė kaloi shtetrrethimin
Vajza beratase qė arriti tė bėjė famė me intelektin e saj, u radhit ndėr tė parat femra “rebele”, tė Institutit Femėror “Nėna Mbretneshė”, nė Tiranė. Nė 1935-1941 ajo u shqua pėr njė pėrgatitje shkollore, prirje letrare dhe organizatore, duke u bėrė udhėheqėsja e demonstratave, veprimtarive antifashiste dhe shpėrndarjes sė kėngėve patriotike. Karriera si gjimnaziste u mbyll pėr shkak tė bindjeve tė saj proshqiptare, duke u shėnuar nė histori si femra e parė shqiptare, e cila u vu nė krye tė demonstratės sė 28 Tetorit ’41, kur rrėzoi nga kali oficerin fashist tė karabinerisė, i cili tentoi tė griste flamurin shqiptar.Vera Malo, ish- shoqe e Institutit Femėror, shprehet pėr tė se ajo “lexonte shumė, sidomos libra tė ndaluar, tė cilat kishte dėshirė t’i diskutonte me ne- deri sa njė ditė- njė thirrje e tė rinjve, ra nė duart e Kėshillit Pedagogjik, dhe e pėrjashtuan atė, shtatė ditė”. Pėr atė dhe shoqet e saj, kishte ardhur koha tė hidhej nė ilegalitet. Qė nga viti 1942 ajo punon nė fshehtėsi, - arrestohet, dhe pėr mungesė provash lirohet pas katėr ditėsh, - duke u lidhur sakaq me Shejnaze Jukėn nė Shkodėr, (ndodhet njė artikull i shkruar nga Taras Begeja, nė Muzeun Historik Kombėtar) dhe nė mars tė po atij viti, bashkėpunon me Qemal Stafėn nė qarkun e Gjirokastrės. Rikthehet nė Tiranė nė vitin 1943, ku caktohet pėrgjegjėse e rinisė sė Beratit dhe mbledh sakaq Konferencėn e Rinisė tė Shqipėrisė, nė Zaloshnje (Skrapar). Sė bashku me Mihal Durin dhe Misto Mamen ajo organizon rrėmbimin e shtypshkronjės “Gutenberg”, si dhe atė tė kalimit tė postobllokut armik, e maskuar si nuse. Punon nė Elbasan, Sulovė, Mallakastėr, Lubonjė, Treblovė, Kuē dhe sė fundi nė Ramicė tė Vlorės.

Kujtime, vetėm kujtime...fajtorėt?
Veterani i Brigadės sė V, Andon Cane Xhaka nga Vlora, tregon se pas plumbit tė parė qė nuk e zuri, Ramizeja e habitur kishte thėnė : “Uaa, ē’ndodhi kėshtu?”. Por i paramenduar dhe kriminal, ky pushkatim u krye. Janė bėrė shumė komente pėr kėtė akt dhe pėr fajtorėt e vėrtetė...E vėrteta ėshtė se Ramizeja u bė viktimė e injorancės dhe inkuzicionit komunist”.
Shkrimtari Shefqet Musaraj, nė Revistėn Shqiptarja (Nr.11, viti 1973) shkruante:”...Nga gratė qė kanė dhėnė njė kontribut shumė tė ēmuar gjatė luftės, ka qenė Ramize Gjebrea...”.
Liri Belishova rikujton edhe njėherė dy momente tė cilat i kanė mbetur nė memorje : I pari, kur kemi kėnduar nė kor nė Institut kėngėn, “Mjaft nė robėri, Kosovė e Ēamėri...”, dhe sė dyti, aksioni i rrėmbimit tė shtypshkronjės “Gutenberg”, ku diktatori Enver Hoxha nuk e pėrmendi fare emrin e saj”. Liria tregon mė pas pėr Ramizenė e bukur dhe tė zgjuar, dhe pse ishte e tillė, atė e zgjodhi pėr tė fejuar Nako Spiru.
Tė vdekurit jetojnė me ne, ata vetėm fizikisht nuk janė me ne, - kujton Liria thėnien e Viktor Hygosė, duke shtuar – se kjo ėshtė shumė e vėrtetė, pasi atė e kemi ndier vazhdimisht pranė...ashtu siē foli nė 20 janar 1944, nė themelimin e Brigadės sė V-tė Sulmuese, para mė shumė se 3000 partizanėve, nė luginėn e Bramyshnjes”.
- “...hakmarrje pėr ēdo pėllėmbė tokė tė shkelur nga armiku, hakmarrje pėr gjakun e shokėve! Armiku do ta paguajė ēdo pikė gjaku me njė kokė ushtari...”, pati thėnė ajo ato ditė dimri...

Veterani i Brigadės sė V, Lefter Kasneci

E kam njohur Ramizenė nė dhjetor tė ’41, atėherė kur punonte ilegalisht. Ishte vajzė e zgjuar. Zotėronte shkėlqyeshėm italishten, frėngjishten dhe turqishten (tė cilėn ia kishte mėsuar e ėma). Ishte interesante, ashtu siē kishte pseudonimin, ashtu siē u pa gjatė fjalimit tė saj para Brigadės me 3000 partizanė.




Requiem

Njė gjė me sa duket ka ngjallur xhelozi dhe armiqėsi kundra Ramizesė. Sipas fakteve, ajo ishte me bindje antijugosllave, ē’ka bėri qė ajo tė mos pajtohej me prishjen e marrėveshjes sė Mukjes nga Enver Hoxha – duke thėnė se (gusht 1943): “ Tani do tė fillojė njė vėllavrasje e madhe midis Shqiptarėve, dhe Jugosllavėve do t’ju bėhet qejfi...”. Kėshtu ėshtė shprehur Ramizeja pas Konferencės sė Mukjes duke thėnė haptazi mospajtimin e saj ndaj rrjedhės sė mėtejshme sė ēėshtjes Kosovare.
Akuza e njollosjes sė moralit tė saj, nuk ishte e vėrtetė, ē’ka u hodh poshtė edhe nga seanca gjyqėsore e Gjykatės sė Lartė, nė 1945. Sipas veteranit Xhaka, “inkuizitorėt komunistė u penduan qė e vranė, pasi disa orė pas pushkatimit, kishte ardhur urdhri i anullimit, por ishte tepėr vonė...”.Ramize Gjebrea nuk ishte dakord me trajtimin qė i bėnte Partia Komuniste Shqiptare dhe udhėheqja e saj prosllave, ēėshtjes sė Kosovės- historinė dhe tragjedinė e copėtimit tė saj, tė cilėn ajo e njihte mjaft mirė, - pasi ishte mbesė nga Kaēaniku i Kosovės.
Ndoshta fati nuk ka qenė me tė!. Akuzat shumėllojėshe, tė hedhura ndaj saj, qė ēuan mė pas nė pushkatimin, nuk patėn tė njėjtin fat edhe pėr Zaho Kokėn.
Ai u shpall “Hero i Popullit”, duke rėnė nė betejė kundra gjermanėve nė Vuno tė Himarės, nė 08.06.1944.

Ndėrsa i fejuari i Ramize Gjebresė, Nako Spiru, vite mė vonė pas ekzekutimit tė saj, u martua me Liri Belishovėn.
Ai u konsiderua si agjent i komploteve nga emisarėt e Titos nė Shqipėri, nė prag tė Plenumit II, tė Komitetit Qendror tė Partisė Komuniste Shqiptare, nė Berat”.
Vrau veten nė 1947.
Flitet se disa nga filmat siē janė “Nusja dhe shtetrrethimi” dhe “Vajzat me kordele tė kuqe” subjektin e skenarit tė tyre e kanė marrė nga veprimtaria e Ramize Gjebresė.


Shėnim: Dokumentet u shfrytėzuan nga arkivat personale tė fisit Gjebrea. Dorėshkrime origjinale, komente, intervista, botime, dekorata dhe fotografi