Close
Faqja 7 prej 76 FillimFillim ... 567891757 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 61 deri 70 prej 754
  1. #61
    i/e regjistruar Maska e Syku
    Anėtarėsuar
    20-11-2007
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    257
    Citim Postuar mė parė nga *PaLmA* Lexo Postimin
    EMIGRANTI

    Diku veē nė tavolinėn
    Me mbulesė tė bardhė shtruar,
    Birrė tė huaj ke pėrpara
    Dhe njė pamje tė menduar.


    Diku veē nė tavolinėn
    Nė njė qoshe tė lokalit,
    Shokun tėnd se ke pėrballė,
    Pi vetmuar ti prej hallit.


    Diku veē nė tavolinėn
    Nė njė lagje tė panjohur,
    Gjithēka ėshtė akull e ftohtė,
    Vetėm birra ėshtė e ngrohur.


    Diku veē nė tavolinėn,
    Qė tė bėn ty shoqėri
    Gotėn s“di ku t“a trokasėsh,
    Tavolina s“ėshtė njeri.

    Alma Papamihali

    Shtator 2007
    Pasqyrim i bukur nga ana juaj ndaj (emigranteve) neve. prekje e bukur artistike. Te pergezoj per kete e te tjera poezi qe tani nuk po citoj.
    Urime.

    Me respekt Pellumb Syku

  2. #62
    i/e regjistruar Maska e Agim Metbala
    Anėtarėsuar
    12-01-2008
    Vendndodhja
    Rahovec,Kosovė
    Postime
    13,529

    Agim METBALA

    SHEKUJT DO TĖ TĖ MBAJNĖ NĖ GJI
    (Akrostik Ramush Haradinajt)

    Riporositėn gjykimin jashtėtokėsorėt
    Amputuan njė krah Kosovės
    Mashtrimin e patėn nėn kėmbė dėrrasė tė kalbur
    Udha jote e Lirisė, sfidoi Tribunalin
    Shekujt do tė tė mbajnė nė gji
    Hartėn e re e vizatove me sakrificė
    Ardhmėrisė i hape shtigjet e reja
    Rimishėrove amanetin nė portėn e oltarit
    Ata qė Kosovės ia falėn jetėn, gjymtyrėt...
    Dėshmove stoikisht pastėrtinė e UĒK-sė
    Improvizimet i lakuriqove sheshit tė turpit
    Nderin e gjeneralit e lartėsove nė majen e fronit
    Atdhedashuria jote mposhti peripecitė
    Ja, fundi i tė gjitha golgotave tė pėrjetuar...

    03.04.2008

  3. #63
    i/e regjistruar Maska e Agim Metbala
    Anėtarėsuar
    12-01-2008
    Vendndodhja
    Rahovec,Kosovė
    Postime
    13,529

    Agim METBALA

    YLBERI PUTH BLERIMIN

    Sot guximin e ka kapur paraliza
    Dhe aty-kėtu ecėn me paterica
    Qė i jep pamje tragjikomike...

    Sot urtėsia ėshtė varur nė majė tė lisit
    Atė e kapi era me krahė tė vet
    Duke e hedhur nė qiell tė imagjinuar
    Budallenjt organizojnė vallet e natės...

    Sot nė ēdo rrugė dhe udhėkryq
    Janė rreshtuar pikėpyetjet
    Dhe karavanėt e pyetjeve pa pėrgjigje...

    Nesėr do tė lindė Ditė e re
    Me kuptim, presje, pikėpresje
    Duke pėrfunduar me njė pikėēuditėse
    Do tė rreshtohen guximi, dija, urtėsia
    Shesheve do tė mbijnė aguliēet
    Ylberi do ta puthė blerimin nė ballė...

    28.02.2003

    KRIMBAT PRESIN...

    Edhe faraonėt kishin tonelata ar
    Dhe bjeshkėn me ar e mbushėn
    Por vdiqėn siē vdes secili njeri
    Mbetėn vetėm eshtrat
    Kjo ėshtė formulė...

    Qytetėrimi aq shumė ka ecur
    Por vdekjen s’e ndali kush
    Ilaēi pėr tė nuk u gjet
    E Homeri recitohet edhe sot
    “Mahabharata” ka hyrė nė internet
    E krimbat presin me padurim
    Tė vdesin mė tė majmėt...

    13.12.2003.

  4. #64
    i/e regjistruar Maska e Agim Metbala
    Anėtarėsuar
    12-01-2008
    Vendndodhja
    Rahovec,Kosovė
    Postime
    13,529

    Agim METBAALA

    METAFORĖ E PĖRJETSHME
    Nexhmije Pagarushės


    Ece shtigjeve me plot tė panjohura
    Kur tė tjerėt s’patėn guxim
    Notat i kėndove shqip
    Kur nė portė pėrgjonte veshi
    Kur nė ēdo dritare syri ndeshte syrin...

    Donin tė tė frikėsonin nė ēdo hap
    Ti ēdo herė edhe mė e fuqishme
    Nga thellėsi e shpirtit lindnin epopetė
    Dėshmi tė dhembjeve tona...

    Pėr ne qė u rritėm me kėngėn tėnde
    Qė qamė e qeshėm bashkė
    Je metaforė e pėrjetshme
    Simfonia jonė e pavdekshme...

    17.08.2003
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Agim Metbala : 05-04-2008 mė 10:38

  5. #65
    Ngelem unė! Maska e DI_ANA
    Anėtarėsuar
    30-12-2006
    Vendndodhja
    France.
    Postime
    5,874
    Te mrekullueshme i nderuar poet,shkrimtar,artist i vertete!
    Ke sjell penen tende dhe eshte nje nga me te bukurat perkrah poeteve te vertete ne kete Forum!

    Me shume respekte

    Diana
    "Carpe Diem"

  6. #66
    Ngelem unė! Maska e DI_ANA
    Anėtarėsuar
    30-12-2006
    Vendndodhja
    France.
    Postime
    5,874
    Citim Postuar mė parė nga *PaLmA* Lexo Postimin
    EMIGRANTI

    Diku veē nė tavolinėn
    Me mbulesė tė bardhė shtruar,
    Birrė tė huaj ke pėrpara
    Dhe njė pamje tė menduar.


    Diku veē nė tavolinėn
    Nė njė qoshe tė lokalit,
    Shokun tėnd se ke pėrballė,
    Pi vetmuar ti prej hallit.


    Diku veē nė tavolinėn
    Nė njė lagje tė panjohur,
    Gjithēka ėshtė akull e ftohtė,
    Vetėm birra ėshtė e ngrohur.


    Diku veē nė tavolinėn,
    Qė tė bėn ty shoqėri
    Gotėn s“di ku t“a trokasėsh,
    Tavolina s“ėshtė njeri.

    Alma Papamihali

    Shtator 2007
    E cte te them e dashur ....je nje mrekulli!
    Ti e di mendimin tim per ty...Po pres librin tend Alma!
    Do ishte nje nder per mua,mikja ime.Ti je poete e lindur dhe te pergezoj!

    me shume respekte

    Diana
    "Carpe Diem"

  7. #67
    Ngelem unė! Maska e DI_ANA
    Anėtarėsuar
    30-12-2006
    Vendndodhja
    France.
    Postime
    5,874
    Kurbeti.....

    U endem mes rrugeve,pa ditur drejtimin,
    na trembi Atdheu,na humbi durimin,
    tutje na largoj vete kjo toka nene,
    jetim neper bote dhe veshtrojme ket' hene...

    E njejte ketu te une,e njejta atje te ti,
    emigrante na thirren,pa patur lakmi,
    tek dheu i huaj,kurbeti na treti,
    por te toka nene zemra jone mbeti....

    Rruget nuk me ngrohin,malli me pushton,
    malli per nje vend,qe jeten na e shton,
    malli per atdheun,per token krenare,
    malli per burimet,per nenat bujare!

    E ēfare eshte pasuria,kur "Nenen" se ke prane,
    e ku eshte lumturia,kur lotet sna u ndane,
    si zogj qe krahe skemi,keshtu sot kemi mbetur,
    e jona Shqiperi,te ty do jem e tretur..

    Diana
    "Carpe Diem"

  8. #68
    i/e regjistruar Maska e Agim Metbala
    Anėtarėsuar
    12-01-2008
    Vendndodhja
    Rahovec,Kosovė
    Postime
    13,529
    Citim Postuar mė parė nga DI_ANA Lexo Postimin
    Kurbeti.....

    U endem mes rrugeve,pa ditur drejtimin,
    na trembi Atdheu,na humbi durimin,
    tutje na largoj vete kjo toka nene,
    jetim neper bote dhe veshtrojme ket' hene...

    E njejte ketu te une,e njejta atje te ti,
    emigrante na thirren,pa patur lakmi,
    tek dheu i huaj,kurbeti na treti,
    por te toka nene zemra jone mbeti....

    Rruget nuk me ngrohin,malli me pushton,
    malli per nje vend,qe jeten na e shton,
    malli per atdheun,per token krenare,
    malli per burimet,per nenat bujare!

    E ēfare eshte pasuria,kur "Nenen" se ke prane,
    e ku eshte lumturia,kur lotet sna u ndane,
    si zogj qe krahe skemi,keshtu sot kemi mbetur,
    e jona Shqiperi,te ty do jem e tretur..

    Diana
    Diana e respektuar, pėr mėrgimin dhe mėrgimtarėt - kurbeti, kurbetēarėt - emigrantėt, nė Forum, kam hapur faqe tė veēant, duke ftuar poetėtė tjerė, t'i postojnė poezitė nė kėtė temė, dhe me siguri se do tė kishte dalė njė libėr i bukur panoramik. Mirėpo, Administratori ka menduar ndryeshe dhe dy tre shkrimet e para, i ka bashkangjitur "Kohė qirinsh". Por, edhe kėshtu si ėshtė - si ka menduar administratori, nuk prish punė, ngase poetė dhe lexuesit e Forumit, i pėrcjellin poezitė, i vlerėsojnė e njėherit edhe kėnaqin shpirtin e vet.

    Tė falenderoj pėr vlerėsim, (nuk i meritoj tė gjitha ato komplimente),tė falenderoj pėr poezinė e bukur "Kurbeti", e edhe njėherė tė pėrgėzoj pėr palodhshmėrinė tėnde tė skajshme.

    Me respekt!

    Agim METBALA

  9. #69
    i/e regjistruar Maska e Agim Metbala
    Anėtarėsuar
    12-01-2008
    Vendndodhja
    Rahovec,Kosovė
    Postime
    13,529

    Agim METBALA

    NJĖ POROSI E VOGĖL - E MADHE PĖR POETĖT E FORUMIT SHQIPTAR

    Para plotė tridhjetė e tri vitesh, poeti dhe redaktori i atėhershėm i Revistės letrare pėr fėmijė "GĖZIMI", Fejzi Bojku ( e cila atėbotė botohej nė Shkup), nė rubrukėn "Posta e "Gėzimit", do tė mundohem ta parafrazoj, mė pat shkruar kėshtu: ..." Agim Metbalėn e shohim nė dy dimensione - nė dimensionin e parė, kur ai e kap frymėzimin e duhur, atėherė vjershat, tregimet... e tij, vėrtetė janė tė bukura dhe nė nivel artistik, dhe nė dimensionin e dytė - kur Agimi i jep detyrė vetes tė shkruaj vjersha, tregime... atėherė mė nuk ėshtė Agimi i dimensionit tė parė"...

    Duke ndjekur poezitė e poetėve tė forumit, sigurisht qė shumica e poezive dhe poetėve janė nė nivel tė kėrkuar nė ēdo aspekt, shumicės edhe i kam shkruar nga disa fjalė miradie e pėrgėzime, por nė anėn tjetėr, kam vėrejt se njė pjesė e poezive dhe poetėve ( duke u nisur nga vetja) aty kėtu shkruajnė "poezi tė porositur" apo i japin vetes detyrė tė shkruajnė poezi, atėherė vėrtetė dalin nė dimensionin e dytė tė Agim Metbalės, nga sintagma e F. Bojkut.

    "Poezi tė porositur" apo t'i japin vetes detyrė tė shkruajnė poezi, mund tė bėjnė vetėm poetėt e mėdhenj, qė nė kėtė rast nuk e shoh tė arsyeshme as t'i pėrmendi, ngase ata i njohim tė gjithė ne.

    Prandaj, edhe njė herė po [B]nėnvizoj[/B] - se poetėt vazhdimisht duhet kėrkuar, kėrkuar e kėrkuar frymėzimin me durim tė skajshėm, derisa ta kapin, atėherė nuk ka mėdyshje do tė dalė poezia e bukur nė tė gjitha elementet e kėrkuar.

    Tė gjithė poetėt e forumit, qė do ta pėrqafojnė kėtė porosinė time tė vogėl - tė madhe, (fatbardhėsisht qė shumica nga ju jeni tė moshės sė re), pa kusht se njė ditė (pas shumė vitesh), do t'mė pėrkujtoni e pėrmendni nė shkrimet e juaja, mu sikurse unė qė e pėrkujtova poetin, mikun tim tė respektuar F. Bojkun, pas plot tridhjetė e tri vitesh e unė atėherė i kisha vetėm njėzet e dy vjet.

    Besoj se do tė mė mirėkuptoni.

    Ju dua tė gjithėve dhe ju pėrshėndes sinqerisht.

    Agim METBALA

  10. #70
    Ngelem unė! Maska e DI_ANA
    Anėtarėsuar
    30-12-2006
    Vendndodhja
    France.
    Postime
    5,874
    Keshilla shume te vlefshme i nderuar poet!

    Te falenderoj shume dhe do mundohem ti ve ne praktike,ndonese nuk jam poete e vertete!Por me pelqen vargu dhe poezia..

    Me shume respekte

    Diana
    "Carpe Diem"

Faqja 7 prej 76 FillimFillim ... 567891757 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •