Poezi tė shkėputura nga pėrmbledhja "Kohė Qirinjsh"-Agim METBALA
KOHĖ QIRINJSH
Nė Kosovė
Motet ndėrrohen
Nėn ritmikė gjeneratorėsh
Ftohtė,akull,akullnajė
Nė shpirt tė secilit
Mbin nga njė ajsberg ...
Nė Kosovė
Nata edhe dita
Ndėrrohen nė vėrtitje krismash
Duke bartur stafetėn stereotipe
Me porosi tė stėrpėrsėritura ...
Nė Kosovė
Ēdo gjė e brishtė
E ftohtė,akull,akullnajė
Derisa tė lindė shpirti
Ai do t'i shkrijė tė gjithė ajsbergėt
Nė bebėzat e syve do ta mbjellė dashurinė
Aq tė kėrkuar nė kėto mote ..
18.03.2003
KOHĖ E KRISUR
Nė kėto kohėra tė rėnda si plumbi
Trurin e kam konservuar mirė
Pakkujt i duhet truri
Veshin e kam mbushur me pambuk
Pėr ta shpėtuar timpanin
Ndėrsa sytė i kam mbyllur
Dhe i kam futu nė kuti
Pėr tė mos parė fėlliqėsirat...
Do tė pres ditė mė tė mira
pėr tė jetuar dhe pėr tė vdekur ...
FJALA MĖ MBETI NĖ FYT
Desha tė flas
Fjala mė mbeti nė fyt
Janė ngopur me fjalėt tona ...
Desha tė shkruaj
Pėr ēfarė tė shkruaj
Para meje kishin shkruar pėr ēdo gjė
Era i morri shkrimet e tyre ...
Desha tė protestoj
Pėr shumėēka
Para meje kishin protestuar pėr ēdo gjė
Ato i varrosėn nė sarkofag ...
Desha tė ēmendem
Nuk mė lanė
Mė thanėa mjaftė tė ēmendur ...
Dhe shtuan :
-Sė pari kuptohet vetja
Atėherė i mirret erė
Flladit tė pranverės ...
BIJĖS SIME
Fitores
Nuk tė dua aq shumė
vetėm pėr faktin se pjesė e imja je
Tė dua mbase edhe pėr diēka krejtėsisht tjetėr
Se nė syrin tėnd ngjyrė gėshtenje
Pėrherė rri zgjuar syēeltėsia
Se nė ballin tėnd bėn rojė guximi
Fytyrėn tėnde buzėqeshja e stolis
Tė dua se ecėn aq sigurt
Shtigjeve tė jetės bija ime...
Krijoni Kontakt