-
Agim METBALA
E KĖRKOVA
Sonte vehtes i dhurova pagjumėsinė
Shkunda lodhjen duke grisur disponimin
Copė-copė si poezinė e dėshtuar
Mbusha kupėn me raki rrushi tė Rahovecit
E kalurova imagjinatėn nė kėrkim tė saj...
Ma vargun zjarr, trokita nė dritaren e mėrdhirė
Pėr ta prekur ritmin e zemrės sė saj
Akullnajet, aezbergėt u ngritėn qiellit
Hutimi mė trembi pėr vdekje...
Fluturimthi u treta livadheve
Prej lules nė lule duke thithur nektar
Si bletat nė herbariumin e Darvinit
Aromėn e saj nuk e gjeta dot...
Nė krahėt e erės ika qiellit blu
Pėr ta kėrkuar njomėsinė e saj
Ēuditrisht qiellit u formuan kristalet
Breshėri vrau ėndrrat e mia...
Kupėn rimbusha me raki rrushi tė Rahovecit
Akrepat e orės mė trembėn
U puthėn pikėrisht nė ora 03
Shkunda lodhjen si arusha pas shiut
Duke shtrėnguar jastėkun dyfish...
Nesėr do ta kėrkoj prap
Si minatori me fenerin magjik nė ball
Do ta kėrkoj nė thellėsitė
Deri nė horizontin e dhjetė...
07.04.2006
-
-
Agim METBALA
DO TĖ GJINDET BAR PĖR MIZA
PA KUSHT DO TĖ GJHINDET BAR PĖR MIZA!
Dredha mi ka shkep mendimet
Krehi flokėt e zbardhur me gishtėrinj
Se gjej dot enigmėn
Se puna ėshtė shndėrruar nė trishtim
Dhe tė gjithė si tė shfrenuar
U sulėn nė maratonėn
E pėrvetėsimit apsolut tė ēdogjėje
Gėnjeshtra e lėshuar me parashutė
Ėshtė lidhur pėr belin e shumicės me nyje
Dhe ndėrgjegjia, ndėrgjegjia ka marrė trajtėn e asgjėje...
PA KUSHT DO TĖ GJINDET BAR PĖR MIZA!
Copė-copė mė derdhet dhembja nga trupi
Si pjesėt e kometės shkėputen
Gjuaj sakun ti mbledh mendimet
Dhe i lutem Zotit
Tė mė mbron nga ēmenduria
Bile
Derisa krimba tė shndėrrohen nė flutura...
PA KUSHT DO TĖ GJINDET BAR PĖR MIZA!
Durrės, 03.08.2003
-
-
Agim METBALA
IRONIKE
Do tė vijė njė ditė
Kur shesheve do tė zhvishet kjo ironi
E lakuriquar do tė ecėn
Dhe secili kalimtarė do ta pėshtyjė nė fytyrė...
Do tė vijė njė ditė
Kur matrapazėt nė pelegrinazhe
Do tė ikin nė Merdare
Si elefantėt nė karvane
Pėr tė vdekur turpshėm
Nė mėnyrė kolektive...
Do tė vijė njė ditė
Kur disa politikajė tanė nga grushtimet
Nokdaunet dhe nokautet
Dhe me sėmundjen e fituar tė Parkinsonit
Do ta harrojnė edhe emrin e vet
...............................................
Ajo ditė do tė vijė patjetėr
Rrugės sė Zotit!
29.04.2003
-
-
Agfim METBALA
SI HA PALLA PĖR KOPALLA
Sa herė kam tentuar
Lapsin ta thyej pėrgjysmė
Ai ėshtė mprehur pa kusht
Rrugės goliatė tė verbuar
Lapsi marshonte fitimtar
E nė ballin tim pikat
E djersės sė ftohtė...
Sa herė pėr shkakun e lapsit
Mė kthenin tre hapa mbrapa
Ai mė hidhte gjashtė pėrpara
Ndjenjat qė spėrjetohen nga secili...
Perimetri i lapsit tim
Kap tė gjitha meridianet
Orbita e tij
Satelit ėshtė
Dhe si ha palla pėr kopalla...
12.11.2003.
-
-
Agim METBALA
FYTYRAT
Ka shumė fytyra
Qė pa kusht shpalosin shpirtin
Gjatė jetės
Kap parė fytyrėdhelpre
Mėnjanė kinse me pėrkėdheje nėn sqetull
E nė anėn tjetėr duke lėpirė me gjuhė tė keqen...
Kam parė ftyrė ujqėrish
Duke shqyer gėzimet pa pikė mėshire
Nė krijim tė dhimbjes pa ndjenja
Kam parė fytyrėdielli
Qė shndėritnin si ar...
Kam parė fytyra engjėjsh
Duke shkepur dashurinė me njomėsi
E buzėqeshjet me grushta...
Kot shpenzohet energjia
Shpirtit dhe fytyrės
Smundet kush ti bishtėroj...
29.04.2004
-
-
Agim METBALA
DERI KUR
Deri kur mė ne nė ecje do tė bėjmė zigzage
Pėr tu pėlqyer atyre qė na imponojnė zigzage?
Deri kur mė ne do ti pėrsėrisim fjalėt
Refrenėt qė na shkruajnė tė tjerėt?
Deri kur ne do ta shkurtojmė gjuhėn
Me kutin e porositur enkas pėr ne nga tė tjerėt?
Deri kur ne do tė ulemi nė tavolinėn e gjelbėrtė
Me materiale tė servuara nga tė tjerėt si njė supė?
Nėse kėshtu ecim vetėm edhe sot
Pėrfundimisht do tė arrijmė nė varrin kolektiv...
-
-
Agim METBALA
E BARDHĖ ISHTE JETA JOTE
(Akrostik kushtuar Gani Mullabazit,
veprimtar i devotshėm i ēėshtjes kombėtare,
i cili ndėrroi jetė mė 18.04.2008)
Guximi tė qėndronte nė vetullat harkore
Atdhedashurinė e mbaje kudo nėn sqetull
Nėn kėrcnim ecje vazhdimisht tehut tė shpatės
I pa pėrkulur para ēdo furtune
Me afsh marshove itinerarit tė lirisė
Udhėt tua tė shumta, kishin njė pikėsynim
Llava e vullkanit s'tė trembi asnjėherė
Armiku tė prangosi, ti dole edhe mė i kalitur
Beteja tė reja e fitore kronika kohėsh
Agimin e prite, e festove Pavarėsinė
Zi, zi s'do tė mbajė kurrė pėr ty
Ishte tėrėsisht e bardhė jeta jote pėr liri...
-
-
Agim METBAALA
UNĖ ECI MBAS POEZISĖ
Edhe nė momentin kur ajo vishet me petkun e zi
Unė marshoj mbas saj si i marrė
Ndaj dhembje e dhuroj ngushėllime
Kur ajo shetitet e dashuruar nė bregdet
E pėrdredh trupin mu sikurse sirena
Mbi flokėt e mijė tė zbardhur mbijnė lulėbozhuret
Edhe nė ēastin kur ajo me arsye ngatėrrohet
Nėn komandėn e saj si ushtari qė jep betimin
Pasojat as qė mė xigėlojnė thembrat
E kur ajo e venė kurorėn e fitores
Shpirti mė prehet nėn kėmbėt e saj
Ngadhėnjimi mė reflektohet nė ball...
21.04.2008
-
-
Agim METBALA
UNĖ BĖHEM MUMI
Kur tė pafe falen-kryqėzohen
Unė fare harroj se ekziston Zoti
Kur tė pashpirtėr flasin pėr dhembje
Unė shtangem dhe bėhem mumi
Kur kuazipatriotėt pėshurrin lartė
Unė mbetem apatrid...
1993
-
-
Agim METBALA
KOMEDI
Fjalėn nuk e frenova
Nėpėr motet plot rrebeshe
Dhe tėrmete tė fuqishme
Kur vėrshonte llava nga vullkanet
Dhe thembrat preknin majėn e kresė
Sot mė thonė do Sanēo Panēa
Ta lė fjalėn pėrgjysmė
Komedi stereotipe
E njė moti pa vlerė...
-
Regullat e Postimit
- Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
- Ju nuk mund tė postoni nė tema.
- Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
- Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
-
Rregullat e Forumit
Krijoni Kontakt