Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 5
  1. #1
    DR-GR Maska e oliver55
    Anëtarësuar
    07-09-2007
    Vendndodhja
    Europa
    Postime
    666

    12-vjeçari shqiptar, kampion pingpongu në Greqi

    Kostandin Koçido "DO Të kisha shumë dëshirë të vishja uniformën kuq e zi. Kjo është ëndrra ime”.
    Ka ardhur me pushime në Sarandë, i shoqëruar nga e ëma dhe i vëllai më i madh. Kostandin Koçi, është një fëmijë i moshës 12-vjeç dhe më shumë e ka përqendruar vëmendjen tek lojërat dhe lëvizjet e bashkëmoshatarëve të tij, sesa tek biseda që po zhvillojmë me të. E ëma ka sjellë me vete një “vandak” me diploma, medalje e artikuj gazetash që i përkasin “të madhit” fëmijë, por nuk ka harruar të sjellë edhe tavolinën e pingpongut, topat dhe raketat për t’u stërvitur Kostandini. Shtëpia e të atit në Piqeras është kthyer në “Kënd sportiv”, ku talenti bashkëfshatar jep show-n e radhës në lojën e tavolinës.

    Ka lindur më 29 janar 1995, në Kavalla, nga prindër shqiptarë. Babai, Sokrati, është nga fshati Piqeras dhe nëna, Majlinda, nga Saranda. Filloi të luajë pingpong në moshën 8-vjeç, që i përket klasës së dytë, ose vitit 2003. Talentin e tij e zbuloi trajneri greko-çek Perikli Stavropulos, një nga pingpongistët e shquar çekë të para disa dhjetëvjeçarëve. Kanë kaluar thuajse 4 vjet, qysh nga dita e parë e nisjes së stërvitjes së rregullt me ekipet zinxhir të Kavallës, rajoni verior i Greqisë dhe sot, Kosta ka arshivuar titujt kampion i Greqisë së Veriut, me qendër në Selanik, si dhe në kampionatin e para të rinjve, zhvilluar në 19 maj në Athinë, ka zënë vendin e tretë në takimet individuale, vendet e dyta në çiftet djem dhe vendin e dytë në konkurrimin e përzier, çiftet djalë-vajzë. I pyetur për ëndrrën dhe dëshirën e tij, se deri ku duhet të arrijë si sportist, thotë se “dua të bëhem lojtar kampion, pjesëtar i skuadrës kombëtare të Greqisë dhe nëse do të më kërkojë Shqipëria ta përfaqësoj, do të kisha shumë dëshirë të vishja uniformën kuq e zi. Kjo është ëndrra ime”. Mësimet në shkollë i merr në gjuhën helene, por flet shumë mirë shqipen, gjë që e quan meritë të prindërve dhe vëllait më të rritur. Sot gjendet para “dilemës” të vazhdojë pingpongun, apo të hyjë në shkollën sportive, pasi e kanë kërkuar edhe skuadrat e para të rinjve në atletikë, basketboll, volejboll, ku premton për rezultate të nivelit të lartë.
    Ndryshuar për herë të fundit nga oliver55 : 15-01-2008 më 22:48
    PARA KOMBIT DHE KOMBESISE. VE NJERIUN;

  2. #2
    100%Shqiptar Maska e DJAL_PELIVAN
    Anëtarësuar
    04-12-2006
    Vendndodhja
    Texas USA
    Postime
    291
    Hallall ja boft Zoti Voglushit 12 vjecar

  3. #3
    Trusti i Lulelakres Maska e Tulipani Zi
    Anëtarësuar
    02-09-2004
    Vendndodhja
    Aty ku mos qofsha
    Postime
    412
    Kush do bast qe ky do luaje per Greqine?
    A mund te bejme nje moratorium ku mos te permendim me sportistet me origjine Shqiptare ne Greqi se nga ata vetem dhimbje koke kemi pasur keto 18 vitet e fundit.


    P.S. Kjo tema s'ka lidhje me futbollin dhe duhet transferuar.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Tulipani Zi : 06-06-2008 më 03:53
    BRIGADA E KUQE PERJETE

  4. #4
    atdhetar Maska e bledikorcari
    Anëtarësuar
    29-02-2008
    Vendndodhja
    duke bere cicin ne omonia
    Postime
    289
    ama i ka prinderit nga saranda e ka qare larushka kete djalin,te rritet edhe ca do ti japin direkt nenshtesine greke dhe fiuuuuuu..... iku dhe ky nga sporti shqiptare.ass mos prisni per kete djaloshin,hajde gjeni ndonje tjeter tani qe sdo loze per shqiperine.
    PERETH FLAMURIT TE PERBASHKUAR ME NJE DESHIRE ME NJE QELLIM

  5. #5
    I lumshin pallaskat...
    "Expensive watches do not create time, but reflect how expensive it is to their owner."

Tema të Ngjashme

  1. Rregullorja e Forumit Shqiptar
    Nga Albo në forumin Portali i forumit
    Përgjigje: 83
    Postimi i Fundit: 28-09-2021, 01:20
  2. Ç'mendim keni për nacionalizmin shqiptar?
    Nga Anton në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 45
    Postimi i Fundit: 25-09-2012, 16:09
  3. Çfare historie false mesohet ne shkollat shqiptare?
    Nga BARAT në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 38
    Postimi i Fundit: 31-07-2009, 09:54
  4. Ku po shkon kombi shqiptar?
    Nga ARIANI_TB në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 18-01-2007, 05:47
  5. Kombi shqiptar ne prag te mijevjeçarit te trete - shkruar nga Ismail Kadare
    Nga Kallmeti në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 11
    Postimi i Fundit: 18-12-2002, 09:26

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •