Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 8
  1. #1
    .... ...
    Anėtarėsuar
    30-01-2005
    Postime
    4,049

    Greqia kthen objektet e vjedhura

    (Nga Shekulli)

    Mė 31 dhjetor nė Akropol tė Athinės, ministrit shqiptar tė Kulturės i dorėzohen dy shtatore mermeri tė grabitura nė vitet 91-97 nė Muzeun e Butrintit.

    Nė vitin 2005 ktheheshin nga Greqia nė Sarandė, kokat prej mermeri tė Agribės, Herkulianės dhe koka e njė fėmije. Tė tri skulpturat ishin vjedhur nga muzeu i Butrintit gjatė bastisjes sė ndodhur mė 1991. Portreti i Herkulianės dhe ai i fėmijės janė gjetur nė Muzeun Nacional Arkeologjik tė Athinės, ndėrsa ai i Agribės nė Muzeun Arkeologjik tė Janinės. Rikthimi i tre objekteve tė para tė muzeut arkeologjik tė Butrintit nė vendin e origjinės u bė nė kohėn kur ish- ministrja esė Kulturės, Rinisė dhe Sporteve, Arta Dade, finalizoi pėrpjekjet qė kish nisur nė vitin 1997, kur ajo bėri vizitėn e parė zyrtare nė Greqi.

    Mė 31 janar 2008 nė Athinė, nė Akropol, ministrit shqiptar tė Turizmit, Kulturės, Rinisė dhe Sporteve, Ylli Pango i dorėzohen, ka mundėsi nga homologu i tij Michael Liapis, dy shtate mermeri qė kanė qenė deri dje nė Muzeun e Pireut nė Greqi. Janė shtati i Artemisit dhe i Apollonit.

    Drejtoresha e Drejtorisė sė Turizimit dhe e Kulturės Kombėtare nė Ministrinė e Turizmit, Kulturės, Rinisė dhe Sporteve, prof. assoc. Iris Pojani, dha me kėtė rast intervistėn e mėposhtme ku lėshon SOS pėr Durrėsin arkeologjik.

    Mė 31 janar ministrit tė Kulturės i dorėzohen nė Athinė, dy vepra, dy shtate mermeri, tė grabitura nė vitin 1997. Cila ėshtė historia e tyre.

    Le ta fillojmė me origjinėn e vjedhjeve. Janė bėrė dy vjedhje shumė tė mėdha nė historinė e muzeumeve shqiptare. Njėra ėshtė e vitit 1991 dhe tjetra mė 1997. Kėto janė rastet flagrante tė hapjes sė dyerve tė dy muzeve kyesorė tė vendit, njėri nė Butrint dhe tjetri nė Apolloni, dhe kyesisht kėto janė tė lidhura me ngjarjet historike dhe me momentet e vėshtira qė kalonte Shqipėria dikur.

    Pėr tė gjitha kėto objekte qė nė vitin 91 dhe nė vitin 97 janė mbushur dokumentacionet pėrkatėse dhe i janė ēuar Interpolit. Nė momentin qė vidhet njė muze, rreziku i parė qė kanoset ėshtė kalimi i objekteve jashtė kufijve tė Shqipėrisė. Dhe nėse arrihet tė bllokohet kjo gjė dhe tė njihet pasaporta e kėtij objekti atėherė e gjurmon atė.

    Nė kohėn kur Neritan Ceka ishte drejtor i Muzeut Arkeologjik nė Tiranė, mė 1991, tė gjitha objektet e lėvizshme edhe tė Butrintit edhe tė Apollonisė, erdhėn nė fondet themeltare tė muzeut arkeologjik nė Tiranė. Kėshtu qė kjo ishte njė masė. Njė masė tjetėr ishte hartimi i tė gjitha skedave tip me bibliografinė, por edhe identifikimi me imazh i objekteve qė ishin vjedhur nga kėto dy muze kryesorė, dhe nga ai i Durrėsit po ashtu. Gjithmonė prapa kthimit tė njė objekti ka edhe njė histori tė vogėl. Rasti i gjetjes sė kokės sė Livias (gruaja e perandorit August) nė Nju Jork ėshtė identifikuar nga njė studiuese, Elisabeth Burtman e cila studionte njė tipologji tė kokės sė perandoreshės dhe e sheh atė nė njė nga ato katalogėt e shitjes, nė njė vitrinė nė Nju Jork. Profesori me tė cilin ajo mbronte tezėn e doktoraturės njofton njė arkeolog nė Shqipėri. E kėshtu vihet nė lėvizje njė rrjet. E njėjta gjė ndodhi me objektet e Butrintit. Kapen dy vjedhės, objektet botohen nė gazetė, i identifikon njė specialiste greke e cila asokohe punonte nė Butrint.

    Atėherė kjo ėshtė pjesa tjetėr e objekteve qė u kthyen nė atdhe nė korrik 2005, nė kohėn e ministres sė Kulturės Arta Dade?

    Po, objektet kanė qenė nė Muzeun e Butrintit, bashkė me tre portrete mermeri. Njė pjesė e tyre vinin nga Finiqi, por mbaheshin nė Butrint. Pra janė dy trupa dhe tre portrete. Katėr kokat janė kthyer nga muzetė e Athinės dhe tė Pireut, megjithėse u gjetėn nė duart e trafikantėve. Tani po kthehen njė shtat i Artemisit i zbuluar nė Finiq, (nė fakt ėshtė njė Demetėr), njė torso femėror i veshur me njė hiton, me njė veshje tipike tė periudhės klasike, nė ecje, e cila ka qenė e ekspozuar nė muze; dhe njė tjetėr ėshtė edhe trupi i Apollonit i gjetur nė Nymfeun e shek. II tė erės sonė nė Butrint, i cili ėshtė i punuar veēmas kokės. Kokėn e kemi, ndėrsa trupin e zhveshur tė perėndisė Apollon qė ndodhet nė Greqi po e presim.

    Dy shtate na kthehen mė 31 janar nė njė ceremoni nė Akropol dhe njė tjetėr nė Butrint. Do tė jetė i pranishėm ministri Pango. Veprat do tė vendosen nė vendin e nderit, aty ku iu takon tė jenė.

    Mėsuam se jeni nė pėrpjekje pėr tė kthyer edhe kokėn e Asklepit nga Italia.

    Koka e Asklepit, hyut tė Mjekėsisė po ashtu ka ikur nga vjedhjet e vitit 1991. U gjet nė Itali nga karabinierėt italianė tė cilėt ndėrsa sekuestronin shtėpinė e njė gruaje, gjetėnkokėn e Asklepit qė aktualisht ndodhet nė dorėn e Prokurorisė Italiane.

    Megjithėse qeveria jonė ka bėrė kėrkesė pėr ta kthyer, nė bazė tė procedurave do tė duhet edhe pak kohė pasi prokuroria e mban si provė kėtė vepėr dhe qė ta japė provėn duhet tė kalojė pak kohė. Megjithatė nėpėrmjet rrugėve diplomatike ne po mundohemi ta kthejmė.

    Pėr objektet e gjetura nė Greqi, pse u vonua shteti shqiptar t'i riatdhesojė?

    Gjithnjė na kanė thėnė ejani t'i merri. Por duke qenė se Muzeu i Butrintit ėshtė hapur sė fundmi dhe qėllimi ishte qė tė ktheheshin nė vendin e duhur.

    Gjithė zotėsia e kėsaj pune ėshtė qė objektet janė tė kataloguara nė Qendrėn Kombėtare tė Inventarizimit, nė ēdo moment ku ti i kėrkon si tė vjedhura, edhe nė njė shtet tjetėr, ti nė fakt i merr ato. Njė nga punėt e para qė unė kam bėrė kur isha nė Institut nė vitin 1991, ishte hartimi i skedave pėr Interpolin.

    Tė gjitha objektet e vjedhura unė i kam tė listuara portrete, skulptura, dhe objekte tė vogla, objekte metalike tė cilat ėshtė edhe mė e vėshtirė tė gjurmohen. Trashėgimia kulturore shqiptare ėshtė e ndarė edhe nė muze tė tjerė nė botė si nė Paris, nė Londėr ku kemi njė pjesė tė objekteve tė cilat janė marrė qė para Luftės sė Parė Botėrore nga studiues, udhėtarė, koleksionistė dhe janė ēuar nė kėto muze. Pra trashėgimia kulturore shqiptare me tė drejtė ose pa tė drejtė ndodhet atje. Nė muzeun e Luvrit kemi 10-12 objekte, ndėr tė cilat janė rreth katėr relieve nga Durrėsi, relieve funerare, tė cilat janė ēuar aty nga arkeologu Leon Hezey i ka shkruar dhe njė monografi tė udhėtimit tė tij nė Ballkan. Hezey i ka marrė kėto objekte nga Apollonia dhe Durrėsi pėr t'i shpėtuar nė atė kohė, siē thotė ai nga dėmtimi apo shkatėrrimi.

    Meqė jeni marrė gjatė me punėn e trafikimit tė objekteve kulturore, a ėshtė Shqipėria njė vend problematik nė hartėn ndėrkombėtare tė trafikimit tė kėtyre vlerave?

    Shqipėria nuk ėshtė njė nga njollat e zeza tė hartės sė vjedhjeve. Trafikime dhe gėrmime klandestine ka kudo. Muzetė e Zvicrės kanė pritur njė pjesė tė madhe tė vjedhjeve evropiane tė cilat kryesisht vijnė nga Italia e jugut. Ky vend ka ligjin qė nėse veprat publikohen dhe nėse pėr dy vjet iu nuk del i zoti ose njė muze qė thotė se u pėrkasin, atėherė menjėherė sekuestrohen dhe shiten nė ankand. Kam pėrshtypjen se ky ligj ėshtė ndryshuar ose pritet tė ndryshohet kohėt e fundit. Do tė thoshja qė mė shumė se vjedhja, nė Shqipėri shqetėsimi kryesor ėshtė shkatėrrimi, siē ėshtė rasti i Durrėsit prej tė cilit kemi pasur dėmet mė tė mėdha nė pasurinė kulturore. Nga ndėrtimet dhe zhvillimet e padisiplinuara nė Durrės pėr hapjen e gropave pėr ndėrtime, janė shkatėrruar mrrekullira. Durrėsi mund tė radhitet vėrtet ndėr plagėt e kulturės sonė kombėtare.

    E theksoj se Shqipėria nuk ėshtė vendi i njollės sė zezė nė hartėn e trafikimit tė objekteve arkeologjike. Problemi kryesor mbeten, vjedhjet e reja, ruajtja, ēka i pėrket komunave. Ne po bėjmė njė studim qė ato qė janė trashėgimi kulturore e pambrojtur dhe shumė e rėndėsishme, unikale, tė mundemi qė tė gjejmė njė mekanizėm, me fondet qė kemi, pėr tė caktuar disa kujdestarė, megjithėse sot e kėsaj dite pėrgjegjėsia do duhej t'u jepej rojeve tė vėrtetė qė janė nė tė njėjtėn kohė specialistė tė fushės. Megjithatė duhet menduar mė thellė sepse ėshtė njė gjė qė humbet dhe qė nuk rikuperohet dot kurrė mė. Dua tė ripėrsėris se ne vuajmė shkatėrrimin e atyre qė zbulohen nga planifikimet territoriale, nė ndėrtimin e rrugėve, sidomos nė Durrės, ne humbim nė sasi tė paimagjinueshme objekte kulturore, duke humbur njėherėsh dhe gjurmė tė historisė. Pėr mua krimi duhet ndaluar aty ku ėshtė, nė Durrės, sidomos.

  2. #2
    Bravo Gerqia
    ABCĒDDhEĖFGGjHIJKLLlMNNjOPQRRrSShTThUVXXhYZZh (Alfabeti Shqip, 36 gėrma)

  3. #3
    Emathia Maska e MaDaBeR
    Anėtarėsuar
    20-05-2003
    Vendndodhja
    Nė ēdo vend ku ka jetė
    Postime
    5,321
    Per here te pare po shoh nje veprim pozitiv te Greqise ndaj Shqiperise. Le te shpresojme se do vazhdoje ne kete rruge.

    PS: Ktheni nga nje gje se prapthi per kete veprim.
    Pėr inad tė Djallit dhe Shqyptarėvet, Zoti ka me mbajtė Shqypninė mė kambė me nder e me lumni

  4. #4
    .... ...
    Anėtarėsuar
    30-01-2005
    Postime
    4,049
    Shqipėria nuk ėshtė njė nga njollat e zeza tė hartės sė vjedhjeve. Trafikime dhe gėrmime klandestine ka kudo.
    As me behet vone fare se c'behet ne bote. Shqiperia eshte njolle e zeze per barbarizmin qe po u behet thesareve kombetare. Qe nga vjedhjet e muzeve ne 91 dhe 97 qe shteti, qe vete ne s'e kemi akoma idene se sa eshte demi. Tek shkaterrimi, vjedhja makabre e gureve nga objekte te tjera, idiotelleqeve ne Durres etj etj etj. Ka plot artikuj ne forum per keto ceshtje.

  5. #5
    .... ...
    Anėtarėsuar
    30-01-2005
    Postime
    4,049
    Perėnditė kthehen nė shtėpi

    Nesėr nė orėn 12.00 nė Akropolis tė Athinės zhvillohet ceremonia e dorėzimit tė dy objekteve arkeologjike, shtatoreve tė Apollonit dhe Artemisės, tė grabitura nė '97-ėn. Ministri Ylli Pango: Edhe autoriteteve italiane iu kemi kėrkuar kokėn e Zeusit

    Me ceremonial nė "sofrėn" e perėndeshės Athina, nė Akropolis, kthehen nė atdhe shtatoret e perėndive Apollon dhe Artemis. Falė marrėveshjes dypalėshe mes Shqipėrisė dhe Greqisė, rikthehen nė vendin e origjinės dy objekte arkeologjike, tė grabitura gjatė trazirave tė vitit 1997. Shtati i gdhendur nė mermer i Artemisės, i pėrket kulturės paraqytetare ilire. Daton nė shek. II para Krishtit (periudha helenike). U zbulua nė vitin 1958 nė kodrėn e Finiqit dhe ruhej deri nė vitin 1997 nė muzeun e Butrintit. Shtati i Apollonit, i realizuar nė tė njėjtėn teknikė, ėshtė mė i vonė. I pėrket shek. IIpas Krishtit, (periudha romake). Koka ruhet nė muzeun e Butrintit. U zbulua nga arkeologu Italian, Ugolini nė Nymfeun e Butrintit. Shtatoret ishin objekt i njė procesi gjyqėsor, qė shteti grek kishte ngritur ndaj individėve qė kryen transportin e paligjshėm dhe nesėr nisin rrugėn e kthimit pėr nė Shqipėri. Me kėtė rast, nė orėn 12.00 tė sė enjtes, nė Akropolin e Athinės zhvillohet ceremonia e dorėzimit. Ministri i Turizmit, Kulturės, Rinisė dhe Sporteve, Ylli Pango, thotė pėr gazetėn "Shekulli" se ky ėshtė vetėm fillimi i njė procesi tė gjatė rikthimesh. Pas disa ditėsh nisin negociatat me palėn italiane pėr kthimin e Kokės sė Zeusit. Pango jep opinionin e tij edhe pėr raportin e UNESCO-s pėr Butrintin.

    Ardhja nga Greqia e dy skulpturave tė grabitura, mund tė quhet fillim i njė aksioni pėr rikthimin e vlerave kulturore?

    Kthimi i shtatoreve tė perėndive Apollon dhe Artemisė, nuk ėshtė diēka sporadike. Ėshtė njė marrėveshje e lidhur fillimisht me ministrin Vulgarakis nė qershor tė vitit 2007, e konfirmuar mė tej nga ministri Liapis. Ndėrkohė gjatė vizitės qė do tė bėjmė nė Itali me Presidentin e Republikės nė 13 shkurt do tė hyjmė nė negociata pėr tė kthyer edhe kokėn e Zeusit, e cila pretendohet tė jetė blerė nga njė koleksionist italian. Nė bazė tė konventave ndėrkombėtare ata janė tė detyruar ta kthejnė dhe nė rast se ėshtė blerė vėrtet, tė marrin dėmshpėrblimin pėrkatės. Kjo ėshtė pjesė e njė lėvizjeje tė madhe qė pėrfshin vendet e rajonit, si Greqia dhe Italia, ku po ndodh kthimi i vlerave. Nga ana tjetėr, kemi tė bėjmė me frymėn e mirėkuptimit dhe bashkėpunimit.

    Pretendohet se tė tjera objekte gjenden nėpėr Evropė, ka nisur verifikimi i tyre?

    Kjo ėshtė njė punė qė do tė vazhdojė. Kudo qė ka monumente tė vjedhura, ne duhet t'i verifikojmė, t'i identifikojmė dhe t'i kėrkojmė nė bazė tė konventave pėrkatėse. Nė kėtė proces na ndihmon shumė fakti qė Qendra e Iventarizimit tė Pasurisė Kulturore i ka tė gjitha tė evidentuara nė formė elektronike dhe sa herė qė lind nevoja, bėjmė gati dokumentacionin pėrkatės. Gjithēka ėshtė mė e thjeshtė.

    Nėse tanimė flasim pėr kthim pasurish, ē'po bėhet pėr t'i mbrojtur dhe parandaluar vjedhjet dhe shkatėrrimet e monumenteve qė sė fundi nuk kanė qenė pak?

    Kemi nė duar ligjin "Pėr trashėgiminė kulturore". Ka kaluar nė Kėshillin e Ministrave dhe me procedura tė pėrshpejtuara po diskutohet nė komisionin pėrkatės parlamentar dhe brenda muajit shkurt kalon nė Parlament. Amendamentet synojnė ruajtje mė tė mirė tė monumenteve tona tė kulturės. Ndėr to mund tė pėrmendim rastin e shtėpive karakteristike qė nuk janė vetėm pronė e individit, por edhe pasuri kombėtare, pjesė e trashėgimisė. Kėshtu qė ne duhėt tė marrim masa nė raste braktisjeje, shkatėrrimi, pakujdesie nga ana e pronarėve. Shteti ofron deri nė 60% tė vlerės sė restaurimit dhe nė rast kur braktiset fare, shteti ka tė drejtė ta marrė.

    Si do t'i komentonit vėrejtjet e bėra nga UNESCO nė raportin pėr njė trashėgimi botėrore si Butrinti?

    Nė raport thuhet se nga viti 2005 e tėhu ka pėrmirėsime tė dukshme nė mirėmbajtjen e Butrintit dhe ai mbetet perlė turistike dhe arkeologjike. Ėshtė Parku kryesor arkeologjik, qė ka pasur 3 herė mė shumė vizitorė gjatė vitit tė shkuar, qė siguron tė ardhura dhe vazhdon tė rizbulohet. Kėshtu qė tė gjitha pretendimet vijnė nga njė zė jo profesionist, pa diplomė pėrkatėse, qė aksidentalisht i ėshtė dhėnė e drejta tė menaxhojė njė pasuri tė tillė, para qeverisjes sonė, gjė qė nuk do tė ndodhė mė. Vlerėsimet e UNESCO-s ishin pozitive dhe transparente. Prej kėtyre vlerėsimeve ne pėrgatitėm dhe dosjen pėr Beratin, i cili nė mbledhjen e Zelandės sė Re u pranua nė listėn e Trashėgimisė Botėrore, nė seri bashkė me Gjirokastrėn dhe tani do tė paraqitet pėr tė kaluar si qytet nė mbrojtje tė UNESCO-s. Raporti ka vlerėsime shumė pozitive pėr Butrintin dhe habitem se si mund tė shtrėmbėrohen, kur ato janė transparente.

    Edhe atėherė kur aty komentohet rreziku pėr ndėrtime qė po shtrihen drejt Butrintit?

    Nė zonėn tampon nuk ka ndėrtime. Aty ku ka pasur, si pėr shembull tek Pema e Thatė, ndėrhymė bashkė me ministrin e Transporteve tė asaj kohe dhe prishėm menjėherė objektin. Dosjen pėrkatėse, tė pajisur me fotografi ia nisėm zonjės Tatiana Gjonaj, ambasadores sonė nė UNESCO. Tė gjitha kėto ajo i raportoi nė mbledhjen e Zelandės dhe ky ėshtė sėrish njė plus pėr ne, sepse kemi dhėnė me fakte tė fotografuara, tė gjitha ndėrhyrjet, shembjet qė kemi bėrė nė zonėn tampon. Pra kėto lloj sajesash nuk lidhen me ndėrtimet nė zonėn tampon, por nė zonėn e Ksamilit, qė nuk pėrfshihen kėtu. Kėto janė pjesė qė i ka dikush tjetėr nė varėsi.

    Raporti prek edhe ēėshtje si menaxhimi, harta e gėrmimeve…

    Atje po punohet. Po ngrihen ambiente tė tjera rivitalizuese pėr turizmin. Butrinti kėtė vit, nė saje tė tė ardhurave qė shkojnė nė 60-70 milionė lekė, pėrveē fondeve tė buxhetit tė shtetit, po bėn ristrukturime tė tjera. Nė parqe nuk mungojnė njerėzit qė kujdesen pėr mirėmbajtjen e monumenteve, pėr ruajtjen, konservimin dhe krijimin e ambienteve tė reja. Butrintin ne e kemi ruajtur nga zjarri, nga ndėrtimet, duke u pėrpjekur qė tė mbetet njė perlė. Butrinti ėshtė i mbrojtur dhe ne jemi aq krenarė pėr tė, saqė e kemi si model pėr 9 parqet e tjera arkeologjike.
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  

  6. #6
    Ernst Kaltenbrunner Maska e Bizantin
    Anėtarėsuar
    26-01-2008
    Vendndodhja
    Swabia
    Postime
    670
    Greqia ka ceshtje te hapur me Britanine e Madhe per skulpturat e Parthenonit ne Akropol, prandaj tregohet e mire.

    emri i ministrit te kultures eshte gabim. nuk eshte Michael por Michel (me "e" franceze). nje person i tille mund te quhet vetem Michel, Michel De Liapis, 1st Countess of Culture
    First Count se eshte mashkull (ne qofte se ke ndonje informacion tjeter denoncoje)... Dikush lexon 'Pandoren' he?
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Bizantin : 06-02-2008 mė 21:13
    Slagt ham! Kristenmands sųnn har dåret. Dovregubbens veneste mų.

    Gott mit Uns

  7. #7
    SYSHQIPONJE Maska e labi i maleve
    Anėtarėsuar
    23-01-2008
    Vendndodhja
    Shqiperi
    Postime
    225

    Cool

    Citim Postuar mė parė nga MaDaBeR Lexo Postimin
    Per here te pare po shoh nje veprim pozitiv te Greqise ndaj Shqiperise. Le te shpresojme se do vazhdoje ne kete rruge.

    PS: Ktheni nga nje gje se prapthi per kete veprim.
    po ca ndryshimi or aman,ata sapo na kthyen perendite vodhen kishen e Laboves me e vjetra ne ballkan,nuk behen greket miq or jo,nuk kthehet lumi me nje ere!
    LABERI O MAL ME THIKA , DJEMTE E TU TRIMA ME CIKA.

  8. #8
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anėtarėsuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,956
    Butrintit i kthehen shtatoret e vjedhura

    Aso vitesh ndodhte rendom! Plackitjet e Muzeve Arkeologjike, sidomos ai i Butrintit kane qene dic “me se normale”. Ndaj edhe lista e objekteve te vjedhura te trashegimise sone kulturore eshte teper e gjate. Disa prej tyre kane mundur te lokalizohen se ku jane, e per te tjera akoma hidhen hipoteza se ku mund te gjenden, vecse nisma konkrete ka pasur fare pak.

    Me ne fund, nje lajm i mire eshte dhene prej disa kohesh, qe pas gjetjes se dy prej tyre shtatores se Artemises se Nikeas dhe shtatores se Apollonit, ne Muzeun Arkeologjik te Athines, u njoftua se se shpejti ato do te ktheheshin ne Shqiperi. Ora e kthimit te tyre po afron. Ceremonia e dorezimit te tyre do te mbahet kete te enjte te 7 shkurtit ne Akropol, ne prani te ministrit te Kultures, Ylli Pango. Shtatore qe sipas te gjitha gjasave do te dorezohen nga homologu i tij grek, Mihalis Liapis. Duke shenuar nje ngjarje jo pak te rendesishme ne kete menyre, duke shpresuar se kete fat do te kene edhe dhjetera a qindra objektet te tjera, te cilat jane vjedhur nga muzete ne te gjithe Shqiperine.

    Shtati i Apollonit i perket periudhes se shekullit te dyte pas Krishtit, thene ndryshe, periudhes romake. Aktualisht statuja eshte acefale, pra pa koke, dhe ajo do te kthehet ne Shqiperi. Duke pasur keshtu rastin e mire per t’ju bashkuar kokes, e cila eshte punuar me vete, dhe gjendet ne Muzeun Arkeologjik te Butrintit. Ne ate muze prej nga u vodh edhe shtatorja e Apollonit, plot 11 vjet me pare. Kjo shtatore eshte zbuluar nga germimet e arkeologut italian, Ugolini, ne Butrint.

    Kohe me pare, pasi vendndodhja e tyre u mesua,Ylli Pango pati nje takim te vecante me ministrin grek te Kultures te asokohe, Jorgos Vulgarakis. Ne qender te bisedes ishte kerkesa e MTKRS-se per kthimin sa me pare te dy objekteve arkeologjike, te trafikuara ne Greqi, gjate trazirave te ‘97-es dhe me konkretisht te shtatores se Apollonit (shek. I II-te e.re), grabitur ne Butrint, dhe shtatores se Artemises te Nikeas (shek i II p.e.s), grabitur ne Finiq. Objektet e rralla arkeologjike, qe do t’i kthehen Muzeut te Butrintit, ndodheshin ne nje proces gjyqesor, qe shteti grek kishte ngritur, ndaj individeve qe kishin kryer transportin e paligjshem. Identifikimi erdhi si rezultat i perpjekjeve te perbashketa, te arkeologeve greke qe punonin ne projektet shqiptare e qe identifikuan objektet fillimisht dhe MTKRS-se nepermjet qendres se inventarizimit te Pasurive Kulturore.

    Kthimi dhe identifikimi u lehtesua nga ekzistenca e nje dokumentimi te numerizuar si dhe ekzistenca e nje data-base qe disponon MTKRS, qe permbledh gjithe koleksionet e muzeve.

    Shtatorja e Artemises se Nikeas

    Shtati i Artemises, me material mermeri dhe teknike gdhendjeje, i perket periudhes helenike, shekullit te dyte p.e.s. Statujes i mungojne 2 krahet dhe koka. Busti eshte i zotes femerore Artemis. Ajo ka veshur nje mantel te gjate te palosur, ku nen gjoks krijon nje apoptygma (nje lloj manteli pale-pale). Zota paraqitet ne levizje. Eshte zbuluar ne vitin 1958 ne kodren e Finiqit, ruajtur deri ne vitin 1997 ne Muzeun Arkeologjik te Butrintit.

    Shtatorja e Apollonit

    Torsi i Apollonit eshte me material mermeri dhe teknike gdhendjeje. Por shtati i Apollonit i perket periudhes se shekullit te dyte pas Krishtit (periudha romake). Aktualisht statuja eshte acefale (pa koke), por koka eshte punuar me vete dhe tani ruhet ne Muzeun Arkeologjik te Butrintit. Eshte gjetur nga arkeologu italian, Ugolini, ne Nymfeun (fontana) e Butrintit.

    24 ORE
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  
    My silence doesn't mean I am gone!

Tema tė Ngjashme

  1. Diaspora shqiptare nė mbrojtje tė ēėshtjes sonė kombėtare
    Nga altin55 nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 09-10-2012, 09:20
  2. Video e ushtarėve grekė nė Internet indinjon shqiptarėt
    Nga Ingenuous nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 207
    Postimi i Fundit: 22-09-2011, 14:58
  3. Himarė, mėsimi nis me himnin grek
    Nga karaburuni nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 134
    Postimi i Fundit: 15-08-2009, 04:07
  4. Dosja antishqiptare e Greqisė, 1912-2007
    Nga BARAT nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 645
    Postimi i Fundit: 15-10-2007, 19:27
  5. Permbysja e rregjimit ne 97, Revolucion komunist?
    Nga Seminarist nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 66
    Postimi i Fundit: 28-05-2003, 23:29

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •