Close

Rezultati i Sondazhit: Te hiqet Mozaiku?

Votues
148. Nuk mund tė votoni nė kėtė sondazh
  • Po

    51 34.46%
  • Jo

    97 65.54%
Faqja 24 prej 24 FillimFillim ... 14222324
Duke shfaqur rezultatin 461 deri 475 prej 475
  1. #461
    fillimi i gjithckaje Maska e JestersWorld
    Anėtarėsuar
    23-01-2006
    Vendndodhja
    ata ketu ne qiell ne toke
    Postime
    684
    Ndertimi i ketij pallati eshte per mendimin tim nje budallik.

    Muzeu kombetar duhet te qendroje si ndertese me vete, ca kuptimi ka nese mbi te banjn edhe nja 20 familje qe rrine e piqen nen diell ne ballkon apo nderin rreckat, ndersa nen kembet e tyre gjendet perfaqsimi i kultures dhe historise Shqiptare.



    Ps: Besoj se duhet hapur teme me vete per kete pasi nuk ka lidhje me temen.
    Cdo pergjithsim eshte i gabuar, ky gjithashtu!

  2. #462
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    30-10-2004
    Postime
    705
    Citim Postuar mė parė nga JestersWorld Lexo Postimin
    Ndertimi i ketij pallati eshte per mendimin tim nje budallik.

    Muzeu kombetar duhet te qendroje si ndertese me vete, ca kuptimi ka nese mbi te banjn edhe nja 20 familje qe rrine e piqen nen diell ne ballkon apo nderin rreckat, ndersa nen kembet e tyre gjendet perfaqsimi i kultures dhe historise Shqiptare.



    Ps: Besoj se duhet hapur teme me vete per kete pasi nuk ka lidhje me temen.


    me temen kane lidhje vetem ato qe u vjene era enverizem , po edhe pallatit i

    vjene era edvinizem !

    A po te mbrrrrojmr nje herke veprat arrrtiste enverrriste , pastaj te hodhemi ne

    pollitikat e tjara!!

  3. #463
    SYSHQIPONJE Maska e labi i maleve
    Anėtarėsuar
    23-01-2008
    Vendndodhja
    Shqiperi
    Postime
    225

    Unhappy

    Citim Postuar mė parė nga TOKE GEGA Lexo Postimin
    me temen kane lidhje vetem ato qe u vjene era enverizem , po edhe pallatit i

    vjene era edvinizem !

    A po te mbrrrrojmr nje herke veprat arrrtiste enverrriste , pastaj te hodhemi ne

    pollitikat e tjara!!
    Po ca enveri,ca stalini,ca hitleri o njerez prapanik qe ngelet duke u marre me te vdekurit... ne ketu jemi ne vitin 2008 e ju ne vend te ndertoni dicka te re doni ti shkaterroni edhe keto pak gjera qe i ndertoi populli me gjakun dhe djersen e vet edhe pse ishte kush ishte ne pushtet,po pse more ti kujton se bac saliu eshte me i mire nga dulla,po baca e mbante gjalle more ate dullen qe shan sot,he popull i trash thuaj qe ngeli duke ngrene sapunin per djath qe me xhaxhin,me tosin,me edin dhe me bacen sale!
    LABERI O MAL ME THIKA , DJEMTE E TU TRIMA ME CIKA.

  4. #464
    fillimi i gjithckaje Maska e JestersWorld
    Anėtarėsuar
    23-01-2006
    Vendndodhja
    ata ketu ne qiell ne toke
    Postime
    684
    Citim Postuar mė parė nga TOKE GEGA Lexo Postimin
    me temen kane lidhje vetem ato qe u vjene era enverizem , po edhe pallatit i

    vjene era edvinizem !

    A po te mbrrrrojmr nje herke veprat arrrtiste enverrriste , pastaj te hodhemi ne

    pollitikat e tjara!!

    Tema e ka emrin : Mozaiku i Muzeut Kombetar: Te hiqet apo jo?

    dhe jo: Te ndertohet apo jo nje pallat ne oborr te tij.


    Eshte tipike e politikes infantile ne Shqiperi te mos dijne te debatojne per nje teme. Gje kjo qe sjell dhe pasojat e mos arriturrit kurre asgje.
    Cdo pergjithsim eshte i gabuar, ky gjithashtu!

  5. #465
    Duke hedhur ca llafe ketu pa lidhje qe nuk jane tamam as per nje problem e as per tjetrin, dalin dhe kunder per te dyja por ne te njejten kohe nuk thone asgje.

    Te tema qe eshte per punen e nderteses nuk thone gje. Ketu thjesht prishin temen duke e kaluar muhabetin ne tangente qe s'kane lidhje me problemin.

    Pra thjesht kundershto sipas vijes se partise.

  6. #466
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    18-01-2008
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    21
    Citim Postuar mė parė nga BARAT Lexo Postimin
    Ore, po te shkaterrohet e tere trashegimia kulturore perdite e me shume, po vidhet e po shitet dhe asnje se ve ujin ne zjarr. Meqe e duan kaq shume historine keta zoterinjte, pse nuk i kepusin ndonje burgim shembullor atyre qe po shkaterrojne shtresat arkeologjike ne Durres? Apo pallatet jane vlere me vete.
    Keta nuk i shoh te jene me pozitive se periudha e kaluar. Pervec majmerise dhe makuterise se tyre asgje nuk kane.
    Foli sa te duash, c’rendesi kane vlerat kulturore, c’rendesi ka pasuria kombetare qofte kjo edhe mijeravjecare, ideologjia mbi te gjitha, ajo po qe ka vlere. Edhe ne kohen e xhaxhit me kshu ideologjish merreshin edhe ata, tani dhe keta luftojne ideologjine e atehershme. Ju lumte, per demagogji s’ua kalon kush, jane te suksesshem s’ke ci thua.
    Don't underestimate the power of stupid people in large groups

  7. #467
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    14-11-2007
    Vendndodhja
    ne kabul tu bo plazh
    Postime
    784
    Citim Postuar mė parė nga Jack Watson Lexo Postimin
    O Daku je shume i dobet ne histori. Prandaj mos i hy me mire fare ksaj meseleje, se sja del dot mbane. Ēe perzien ne kete mes Sali Berishen? Apo te eshte dukur sikur Sali Berisha e hodhi propozimin? Ver syze po qe se te bejne tek a ēift.



    Meqe i qenke qepur tradhetareve ja ti themi ca gjera o pioner i Enverit, si per shembull: komunistat vrane ballista vetem se i kishim kundershtare (ballistat ishin per Shqiperi Etnike, e komunsitat jo, sa per ta kujtu nje cik), komunistat vrane shqiptare Kosove dhe ndihmuan ne vendosjen e regjimit jugosllav ne krahinen shqiptare te Kosoves (apo s'eshte tradheti kjo?), vrane e burgosen mijra shqiptare vetem se i kishin kundershtare (ju pioneret e Enverit i bete keto), dhe me absurdja keni manipuluar historine (si psh keni fshire emrat e nenshkruesve te aktit te Pavaresise)etj..etj...etj..etj...

    Lene me mire fare kete punen e tradhtise...

    V.F.L.P!
    a ti dukesh qe je pras mor te keqen lala se ngatarron avatarin tim qe esht per gallat me idet e mia.e un po te them ty qe komunizmi ska ber shum te mira dhe ka pas shum te keqia.per kete arsye duhet te qendroj mozaiku atje qe shqiptaret te kujtojn se ckan hequr paraardhesit e tyre..nese4 komunistet vran ne kosove ata ballistet ne fund te 44 bashkepunuan me gjermanin.pra te gjith ne shqiperi kan ber faje dhe gabime.duhet te vazhdojm edhe ne me gabime me teorin niveli zero te prishim gjithcka qe nder5tuan baballaret tan panvaresdisht se ishin ne komunizem.
    ajo posht vdekje fashizmit liri e pjeshkes esht???

  8. #468
    i/e regjistruar Maska e Borix
    Anėtarėsuar
    17-01-2003
    Postime
    2,316
    Para dy javesh shetita disa miq amerikane neper Tirane. Nder vepra te tjera artistike e cuditese, ata i terhoqi se tepermi mozaiku. Sigurisht, nuk e dinin se ishte veper e realizmit socialist. Kur ia bera te ditur, njeri prej tyre u hodh per te thene "A ekzistojne tablo ne shitje te realizmit socialist neper ndonje galeri?". I thashe se ne, shqiptaret, i mbajme gjerat nje dekade dhe pastaj i reciklojme.

    Pra, per ata qe s'e kuptojne dot, duhet ndare gjykimi. Ketu nuk po behet fjale per politike, por per nje veper artistike te realizmit socialist. Shume tablo te piktoreve te diktatures shiten sot neper galeri, madje edhe shtrenjte. Cdo te thote kjo, se ata qe i blejne nuk ndahen dot nga komunizmi? hahaha - logjika e dikujt ne kete teme ...

  9. #469
    DaRk §©®īžt Maska e ThE_DaRk_NiGhT
    Anėtarėsuar
    03-01-2008
    Vendndodhja
    Aty Ku Gomari Thyen Kaviljen Dhe Shqiponja Rrine Me Nje Kembe
    Postime
    634
    Joooooooooo re pse ta heqin mos i pengon rrugen
    Kur te jesh ne vend te huaj, dita te duket muaj. - (Podrime)

  10. #470
    Feniks. Maska e niktironci
    Anėtarėsuar
    25-03-2007
    Vendndodhja
    Aty ku jetohet.
    Postime
    337

    Talking

    Citim Postuar mė parė nga Qyfyre Lexo Postimin
    Duke hedhur ca llafe ketu pa lidhje qe nuk jane tamam as per nje problem e as per tjetrin, dalin dhe kunder per te dyja por ne te njejten kohe nuk thone asgje.

    Te tema qe eshte per punen e nderteses nuk thone gje. Ketu thjesht prishin temen duke e kaluar muhabetin ne tangente qe s'kane lidhje me problemin.

    Pra thjesht kundershto sipas vijes se partise.
    Kundershtimi, si me baza si pa baza, pra si me aresye dhe pa aresye eshte motoja e Shqipetareve.
    Jo per gje por te gjithe pa perjashtim e mbajne veten per ASA dhe profesore.
    Eshte gjeja me e veshtire qe dy Shqipetare te bien ne nje mendje dhe jo pastaj tre.

  11. #471
    kapedan ne mergim Maska e RedDardan
    Anėtarėsuar
    01-02-2008
    Postime
    325
    ai mozaik i vret mč shumč sytč atyre qč nuk duan tč shohin rrjedhčn e historisč qč nga Ilirčt deri nč ditčt e socializmit...( tč paktčn kshu paraqitet nč mozaik)
    po historia čshtč histori dhe smund tč kčmbehet, as tč ndryshohet...pra mozaiku le tč rrijč aty se nuk na kthen mbrapsht por na kujton tč kaluarčn.

  12. #472
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet nė Bllog
    17

    Pėr: Mozaiku i Muzeut Kombetar: Te hiqet apo jo?

    “Me 1 mln euro qė BE ka shpenzuar pėr restaurimin e tij, mund tė ishin ngritur muzetė nė Spaē e Tepelenė”, Godole pėr Mozaikun: Duhej hequr fare! Qeveria…

    Emri:  Godole-mozaiku-e1684839913293-1536x683.jpg

Shikime: 30

Madhėsia:  45.6 KB

    Pedagogia dhe ekspertja e komunikimit Jonila Godole ka reaguar sot nė lidhje me debatin pėr restaurimin e mozaikut tė Muzeut Kombėtar. Godole deklaron se BE ka financuar falsifikimin e historisė dhe jo ruajtjen e trashėgimisė kulturore.

    Sipas saj, mozaiku duhej hequr nga fasada qysh nė fillim tė 1990-ės duke mos i bėrė asnjė ndėrhyrje veprės origjinale, dhe duhej futur brenda nė muze pėr tė dėshmuar si iu shpėla truri kėtij populli pėr 45 vjet.

    Pėr Godolen, restaurimi i tij ka lidhje me njė qasje patronazhimi tė qeverisė socialiste ndaj ēdo objekti dhe godine qė pėrfaqėson denjėsisht periudhėn komuniste.

    Ajo thekson se me 1 milion Euro qė BE ka shpenzuar pėr restaurimin e tij, mund tė qenė ngritur muzetė nė Spaē e Tepelenė.

    POSTIMI I PLOTĖ

    Nė lidhje me Mozaikun nė Muzeun Kombėtar mund tė them vetėm kaq: EU ka financuar falsifikimin e historisė dhe jo ruajtjen e trashėgimisė kulturore.

    Mozaiku duhej hequr nga fasada qysh nė fillim tė 1990-ės duke mos i bėrė asnjė ndėrhyrje veprės origjinale, dhe duhej futur brenda nė muze pėr tė dėshmuar si iu shpėla truri kėtij populli pėr 45 vjet.

    Restaurimi i tij mė shumė se sa i atribuohet dėmeve nga tėrmeti, besoj se ka lidhje me njė qasje patronazhimi tė qeverisė socialiste ndaj ēdo objekti dhe godine qė pėrfaqėson denjėsisht periudhėn komuniste.

    A duhej restauruar mozaiku, sepse ai i shėrbeka brezit tė ri qė tė njohė historinė e popullit, siē thonė disa? Me 1 milion Euro qė BE ka shpenzuar pėr restaurimin e tij, mund tė qenė ngritur muzetė nė Spaē e Tepelenė. Brezi i ri mund tė merrte nė kėto muze ato mesazhe qė nuk ia jap ky mozaik. Edhe kėto vende janė simbole tė trashėgimisė sonė tė dhimbshme historike, pavarėsisht se nuk i japin dritė fasadės moderne, me tė cilėn kėrkon tė mbulojė qeveria tė shkuarėn e palavdishme tė partisė sė vet.

    Nuk di tė ketė pasur ndonjė debat mes ekspertėve dhe pėrfaqėsuesve tė BE pėrpara se tė miratonin fondin pėr restaurimin e mozaikut. Por do kishte qenė me vend. Dėshira e mirė pėr tė ndihmuar, nuk mjafton.

    Emri:  godole-postimi.jpg

Shikime: 32

Madhėsia:  100.0 KB


    Balkanweb

  13. #473
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    19-06-2004
    Postime
    5,895

    Pėr: Mozaiku i Muzeut Kombetar: Te hiqet apo jo?

    Restaurimi i mozaikut tė Muzeut Kombėtar ėshtė njė ēėshtje komplekse dhe kontroversiale. Ka dy perspektiva tė ndryshme nė lidhje me kėtė ēėshtje. Disa njerėz mbėshtesin restaurimin dhe vendosjen e mozaikut nė fasadėn e Muzeut Kombėtar, duke e konsideruar njė trashėgimi tė rėndėsishme kulturore dhe historike. Ata shohin nė kėtė veprim njė mėnyrė pėr tė ruajtur dhe pėr t'i dhėnė vlerė trashėgimisė kulturore tė periudhės sė kaluar.

    Nė anėn tjetėr, ka njerėz qė shprehin kundėrshtim ndaj restaurimit tė mozaikut. Ata e shohin mozaikun si simbol tė diktaturės komuniste dhe tė dhunės qė u ushtrua ndaj popullit. Kėta njerėz sugjerojnė heqjen e mozaikut nga fasada dhe vendosjen e tij nė njė kontekst muzeal, pėr t'u studiuar dhe analizuar si pjesė e historisė sė vendit.

    Ēėshtja e financimit nga Bashkimi Europian dhe ēėshtja e prioriteteve nė shpenzimet publike janė aspekte tė tjera tė diskutueshme dhe kanė nevojė pėr analizė tė mėtejshme dhe informacion shtesė pėr tė formuar njė opinion objektiv.

    Nė fund, ėshtė e rėndėsishme tė theksohet se opinione tė ndryshme dhe debate tė tilla janė pjesė e shprehjes sė lirė dhe pluralizmit tė mendimit, tė cilat janė tė rėndėsishme pėr njė shoqėri demokratike.

  14. #474
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet nė Bllog
    17

    Pėr: Mozaiku i Muzeut Kombetar: Te hiqet apo jo?

    Polemika/ E vėrteta e restaurimit pa yll te mozaiku i Muzeut

    Emri:  mozaiku-be.jpg

Shikime: 31

Madhėsia:  61.9 KB

    Restaurimi nga BE-ja i mozaikut qė dominon ballin e muzeut kombėtar dhe sheshin qėndror tė Tiranės, ka ndezur njė valė tė fortė polemikash. Ndonėse programi “EU4Culture” kishte pėr qėllim ruajtjen nga dėmtimet e kohės sė kėsaj vepre tipike tė realizmit socialist, zbulimi i saj nga flamuri i BE-sė pas inagurimit nuk ka ngelur pa u politizuar. Ndryshe nga origjinali gjigand, plot 400 m2, qė u pėrurua nė vitin 1981, nė versionin e tanishėm nuk duken mė dy yjet me pesė cepa tė origjinalit dhe as njėri nga librat ideologjikė qė njėri prej punėtorėve mbante nė duar.

    A retushohet arti politikisht?
    Kjo ka ngritur pyetjen nėse ka kuptim njė restaurim qė e censuron ideologjikisht njė vepėr arti? “Restaurimi i pritshem me nje fond te Bashkimit Europian e konsolidoi vepren nga gjendja strukturale por nuk ktheu pjeset e hequra me pa te drejte nga nje veper qe i perket nje epoke tashme te perfunduar. A duhet retushuar historia ne kėtė menyre?

    A duhet qe periudha post komuniste te veproje me te njejtin standart si praktikat e periudhes komuniste e cila retushonte historine perpara saj? A ka rrezik qe ashtu si brezi i lindur dhe rritur ne komunizem cili e mesoi historine te deformuar, edhe brezi post komunist te ndjeke te njejten menyre te mesuarit te historise? A duhet nej veper e financuar nga fonde europiane te perfaqesoje nje histori te retushuar?- ndezi polemikėn me njė pstim tė tijin nė Facebook Auron Tare.

    Qė vepra ėshtė tipike e soc realizmit kjo nuk ka asnjė diskutim. Arkitekti dhe militanti i mbrojtjes sė traditės, Artan Shkreli e vėren kėtė pėrmes disa detajeve. “kam qenė gjithnjė i mendimit qė ky mozaik tė ruhet; edhe sepse askund si kėtu nuk lexohet kaq qartė Realizmi Socialist Shqiptar, dhe se asnjė kritikė ndaj tij nuk do tė ishte mė e pėrshtatshme sesa vetė ky mozaik.

    Emri:  347238487_1266684563969571_3931888954325269124_n.jpg

Shikime: 28

Madhėsia:  32.5 KB

    Rrafshet e leximit janė tė shumta, por pata ngasjen tė nėnvizoj njė syresh (rastėsisht): si shihej atėherė roli i gruas te “SHQIPĖRIA” : Nė trembėdhjetė (13) njerėz qė ka mozaiku, vetėm tri (3) janė gra, dhe qė tė trija me pushkė… nuk janė aty as si nėna, as si tė dashura, as si edukatore, madje as si punėtore… por tė trija ME PUSHKĖ! Gruaja si “machine de guerre”!

    A vlejnė komunistėt sa 1000 vjet histori?
    Por nga ana tjetėr ka nga ata qė e konsiderojnė herezi jo vetėm kthimin e simboleve tė zhdukura, por edhe hapjen e debatit pėr kėtė mundėsi. “Qindra reagime pėr mungesėn e yllit komunist dhe librit tė Marksit nė mozaikun e pėshtirė tė realizmit socialist, qė tenton tė na mbushė mendjen se komunistėt vlejnė sa mijėra vjet histori tė shqiptarėve bashkė. Janė tė paktė ata qė kanė kurajo e tė thonė qė kjo vepėr e turpshme ideologjike ėshtė hipokrizi e ndyrė qė i rri nė mes kryeqytetit tė njė shoqėrie tė kalbur qė nuk dėnoi askėnd pėr krimet e shumta. Indinjohen pėr “retushimin” e njė vepre por aspak pėr krimet e pandėrshkuara. Shoqėri me elitė nihiliste” ka shkruar historiani Erald Kapri.

    Po pėtej debatit sa ėshtė e drejtė prekja e njė vepre aristikeme ndryshimin e regjimeve, a duhet ti pėrshtatet ajo kohėrave tė reja, a ėshtė tabu retushimi i saj, ka edhe disa fakte tė theshta qė lidhen me historinė e kėtij mozaiku..

    Sė pari dy yjet me pesė cepa dhe libri nė duart e punėtorit, nuk janė fshirė sot nga ky mozaik. Ylli, madje dhe libri i kuq, janė hequr qė nė vitin 1993, pasi nė atė kohė pas ardhjes sė demokracisė, vepra rrezikohej qė tė shembej njėsoj si monumenti i Enver Hoxhės qė qėndronte pėrbri saj. Emisioni “Artkand”, nė Top Channel kishte ftuar dy nga bashkėautorėt qė janė marrė me mozaikun (Vilson Kilica, Aleksandėr Filipi, Agim Nebiu, Josif Droboniku dhe Anastas Kostandini).

    Kur “ra” ylli?
    Njėri prej tyre, Agim Nebiu, ka treguar rrezikun qė iu kanos kėsaj vepre nė vitin ‘92, pasi PD fitoi pushtetin. “Nė momentin kur u hoqen shumė monumente, u diskutua edhe prishja e mozaikut. Ishin simbolet, libri i kuq, ylli. Po krijohej njė shkėndijė pėr t’a shkatėrruar, pėr tė rrezikuar mozaikun. U bė njė mbledhje urgjente nė ministri. Na thirrėn edhe unė shkova, ishte viti 1993. Fitoi ideja e retushimit, pra qė tė mos prishej mozaiku. Unė pranova dhe vendosa qė tė bėja njė retushim. Hoqa librin dhe vura njė xhaketė. E po ashtu yllin e kuq dhe atė tjetrin mbi flamur qė u hoq edhe me kushtetutė. Mbasi mbarova u pėlqye dhe u duartroktik nga Parlamenti shqiptar,”- tregoi ai.

    Emri:  be-mozaiku.jpg

Shikime: 28

Madhėsia:  52.8 KB

    Emri:  -640-0-1684662330xparapng-539.png

Shikime: 31

Madhėsia:  781.0 KB

    Emri:  347256403_799075625175241_7172504644684034510_n.jpg

Shikime: 27

Madhėsia:  49.5 KB

    Pra, Libri dhe dy yjet e kuq qė nuk shihen mė nuk janė hequr tani, por plot tre dekada mė parė. Nė kėtė pikė nuk ka mė diskutim. Por kėtu pyetja mbetet: nėse BE financoi njė restaurim, a duhej restauruar origjinali i Realizmit Socialist i vitit 1981, apo versioni sėrish ideologjik i retushuar nė 1993? mė tepėr se ēėshtje politike ky ėshtė njė debat kulturor pėr mėnyrėn se si duhet tė sillemi ndaj veprave tė artit.

    ©Lapsi.al

  15. #475
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet nė Bllog
    17

    Pėr: Mozaiku i Muzeut Kombetar: Te hiqet apo jo?

    Polemika pėr fasadėn e muzeut / Lubonja: Simbolika e Shqipėrisė pa yll

    Prej ditėsh nė opinion po zhvillohet njė debat lidhur me restaurimin e mozaikut qė ėshtė nė ballin e muzeut kombėtar. A duhej rikthyer aty ylli dhe simbolet e tjera komuniste qė ekzistonin nė pėrurimin e tij? Apo mos vallė edhe pjesa e ndryshimeve, pra heqja e tyre, ka tė bėjė me historinė e kesaj vepret tipike tė soc realizmit dhe prandaj ajo duhej te mbetej e retushuar?

    Ndėrkohė qė debati historik vazhdon, shkrimtari dhe intelektuali Fatos Lubonja ka sjellė njė kėndvėshtrim shumė mė tė thellė, nė njė ese pėr transformimet e kėtyre tre dekadave duke u nisur nga simboli i vendosjes dhe heqjes sė yllit.

    Nė pasthėnien e librit nė anglisht “Albania in between” tė fotografit zviceran Hans Peter Yost i cili e ka shkrepur aparatin e tij nė dy kohe, menjėherė pas rėnies sė komunizmit dhe sot, Lubonja trajton temėn e yllit tė shkulur nga fasada…

    Nga Fatos Lubonja

    Kujtdo qė kalon nėpėr sheshin qendror tė Tiranės nuk i shpėton pamja e njė mozaiku tė madh qė dominon fasadėn e Muzeumit Historik Kombėtar. Ky mozaik ėshtė ndoshta simboli mė pėrfaqėsues i 45 vjetėve Shqipėri komuniste. Rėndėsinė e ka marrė edhe pėr shkak tė vendosjes sė tij nė fasadėn e Muzeumit, i cili, edhe ai, jo pa qėllim ėshtė vendosur nė sheshin qendror pėrballė statujės nė kalė tė heroit kombėtar, Skėnderbeut, emrin e tė cilit mban sheshi.

    Qė nga viti 1920 kur Tirana nga njė qytet i vogėl osman i themeluar nė shekullin XVIII u kthye nė kryeqytet tė shtetit tė ri shqiptar zona ku ndodhet sheshi, ndėr mė tė vjetrat e qytetit, ka pėsuar njė transformim tė pandėrprerė. Ndryshe nga shumė qytete evropiane ku gjatė shekullit XX qendrat historike kanė filluar tė ruhen me fanatizėm, kjo zonė, qė sot ėshtė qendra e kryeqytetit, ka shėrbyer si njė skenė ku pushtetarėt e gjallė, kanė ndėrhyrė vazhdimisht pėr tė ndėrtuar aty simbolet e tyre tė pushtetit, duke eliminuar, ndryshuar apo minimizuar ata tė tė vdekurve. Nė kėtė betejė pėr t’i vėnė vulėn e vet qendrės ndryshimet e para i bėri mbreti Zog nė vitet 30. Ndėrhyrja e tij e parė ishte ndryshimi i formės sė Kullės sė Sahatit ndėrtuar nė shek XIX pranė Xhamisė sė E’them Beut. Nga njė kullė e stilit osman me arkada nė majė ai i dha pjesės sė sipėrme tė saj formė konike pėr ta bėrė tė stilit venecian. Ndėrkaq mbreti huazoi arkitektė italianė tė cilėt hartuan planin urbanistik tė kryeqytetit dhe projektuan qendrėn dhe ndėrtesat rreth saj. Plani urbanistik i Tiranės, u konceptua prej tyre, duke imituar Parisin, nė formėn e rrjetės sė merimangės. Sipas kėtij plani nga sheshi qendror dilnin gjashtė rrugė tėrthore, dy nė lindje dy nė perėndim si dhe bulevardi nė jug dhe nė veri tė cilat priteshin nga unaza qė parashikohej tė shtoheshin me rritjen e qytetit kurse nė kuadratet e krijuara nga prerja e midis tyre kalonin rrugicat qė mbushnin rrjetėn e merimangės. Nė kohėn e mbretit Zog mbaroi sė ndėrtuari kompleksi i ndėrtesave pėrreth sheshit duke i dhėnė formė, nėpėrmjet kėsaj qendre tė re, ambicies sė shqiptarėve pėr tė braktisur trashėgiminė lindore, rezultat, sipas ideologjisė nacional – romantike tė kohės qė prodhoi shtetet kombe nė Ballkan, i njė pushtimi tė gjatė, pėr t’u rikthyer nė identitetin evropian perėndimor.

    Atje ku sot ndodhet Skėnderbeu, midis Xhamisė sė E’them Beut dhe Bankės Kombėtare tė ndėrtuar nga italianėt, projektuesit lanė vend pėr njė statujė. Ndoshta mbreti Zog aspironte qė atje tė vihej shtatorja e tij si ndėrtues i shtetit shqiptar, por mė 1939 ndodhi pushtimi fashist dhe Zogu la vendin pėr tė mos u kthyer dot mė. Fashistėt hartuan projektet e tyre pėr pjesėt e pandėrtuara rreth sheshit, por nuk arritėn t’i realizonin ato. As nuk vunė ndonjė statujė tek sheshi. Ishin komunistė qė me premtimin e ndėrtimit tė njė bote tė re mbi gėrmadhat e sė vjetrės vendosėn nė qendėr, dekadė pas dekade, simbolikat e tyre. E para gjė qė bėnė ishte vendosja nė majėn e kullės osmane, tė kthyer nė veneciane, e simbolit tė tyre, yllit komunist. Nė vitet 50 tek vendi i statujės qė mungonte, midis xhamisė sė E’them Beut dhe Bankės Shtetėrore tė projektuar nga italianėt, ata vendosėn shtatoren e Stalinit. Nė vitet 60 prishėn Pazarin e vjetėr, qė ndodhej nė lindje tė sheshit dhe ndėrtuan atje njė pallat kulture, gurin themeltar tė tė cilit e vendosi Nikita Hrushovi. Pas dy vjetėsh, me prishjen e Shqipėrisė me BS, ata e zhvendosėn shtatoren e Stalinit dyqind metra mė tej dhe vendosėn nė vendin e tij Skėnderbeun nė kalė, ēka shėnon momentin e forcimit tė komponentes nacionaliste nė ideologjinė e tyre tė pushtetit. Nė fund tė viteve ’60 fillimvitet ’70, pasi shpallėn Shqipėrinė vendin e vetėm ateist nė botė, shembėn Kishėn Ortodokse nė verilindje tė sheshit dhe ngritėn ndėrtesėn mė tė lartė nė Shqipėri hotelin 15 katėsh “Tirana” si simbol tė modernizimit. Nė fundvitet 70 shembėn ndėrtesėn e bashkisė, qė e rrethonte sheshin nė veriperėndim, si pjesė e kompleksit tė ndėrtuar nga Italianėt, dhe vendosėn atje Muzeun Kombėtar me mozaikun, qė u inagurua mė 1981. Ky ndėrtim bėri qė sheshi nga rrethor tė bėhej kuadrat nė mes tė tė cilit u ndėrtua njė shatėrvan i madh, edhe ai kuadrat, qė zėvendėsoi rrethrrotullimin italian nė mes tė sheshit.

    Emri:  IMG-20230524-WA0004.jpg

Shikime: 27

Madhėsia:  78.9 KB

    Emri:  IMG-20230524-WA0006.jpg

Shikime: 26

Madhėsia:  43.5 KB

    Ndryshimet megjithatė nuk kishin mbaruar. Nė vitin 1985, pasi vdiq diktatori Enver Hoxha, komunistėt prishėn kafen historike Kursal, qė ndante dy rrugėt tėrthore tė rrjetės sė merimangės nė perėndim tė sheshit, dhe vendosėn atje shtatoren 9 metra tė lartė tė Diktatorit. Ajo minimizoi me lartėsinė dhe shkėlqimin e saj edhe monumentin nė kalė tė Skėnderbeut, por lartėsia e saj pėrputhej me propagandėn qė nė atė kohė e trajtonte Enver Hoxhėn si heroin qė kishte tejkaluar edhe bėmat e heroit mesjetar.


    Mozaiku

    Jo tė gjithė ata qė do ta marrin nė dorė libėrthin e parė tė kompletit me foto “Albania in between” tė fotografit Hans Peter Yost do tė kapnin menjėherė njė ndryshim midis pamjes sė mozaikut tė vendosur nė kopertinė – fotografi qė Yost e ka bėrė nė vizitėn e tij tė parė nė vitin 1991 – dhe pamjes qė ai ka sot. Por pėrpara se tė shkruaj pėr ndryshimin le tė komentoj shkurt simbolikėn e mozaikut.

    Vepėr e njė grupi autorėsh tė realizmit socialist kompozimi sintetizon me gjuhė figurative narrativėn nacional – komuniste me tė cilėn u ushqye populli shqiptar nga regjimi komunist. Nė kėtė narrativė kombinohet vizioni paradoksal marksist-leninist i historisė – sipas tė cilit ajo edhe ishte e determinuar nga ligjet e saj tė brendshme edhe priste komunistėt qė ta realizonin atė – me qasjen esencialiste tė identitetit kombėtar shqiptar sipas sė cilės, ndonėse nėpėr tokėn e banuar nga shqiptarėt kanė sunduar me shekuj Perandoria Romake, Perandoria Bizantine, Venediku, Perandoria Osmane shqiptarėt kanė qenė gjithmonė aty si shqiptarė, duke luftuar pėr tė mbrojtur tokat e tyre dhe ruajtur identitetin e tyre. E materializuar edhe brenda pavjoneve tė Muzeumit, narrativa flet pėr historinė e popullit shqiptar ndėr shekuj, qė sipas diktatorit Enver Hoxha “e ka ēarė rrugėn e historisė me shpatė nė dorė” nė luftė kundėr armiqve, gjithė duke pritur Partinė Komuniste qė do ta udhėhiqte nė pjesėn finale tė kėsaj lufte drejt komunizmit.

    Nė kompozimin e mozaikut kjo rrugė/luftė e lavdishme ėshtė e ndarė nė tre pjesė ku hapėsirat qė zenė shekujt nuk respektojnė kohėn objektive. Nė pjesėn e majtė, kur je pėrballė, shohim heshtat dhe helmetat e priudhės kur shqiptarėt i rezistonin Perandorisė Romake si ilirė; pastaj bririn e alarmit, shpata dhe mburoja – ku spikat edhe shqiponja me dy krerė e flamurit shqiptar – qė pėrfaqėsojnė kohėn kur, me nė krye Skėnderbeun, u rezistonin osmanėve; mė tej vijmė nė shekullin XIX ku krahas armės sė kohės, pushkės, spikat edhe letra e shkruar – koha e rilindasve qė nė fund tė shekullit XIX zgjuan popullin pėr ta ēliruar nga sundimi osman. Nė krahun e djathtė tė Mozaikut paraqitet momenti mė i rėndėsishėm historik i shekullit XX qė ndėrtoi mitin themelues tė pushtetit komunist: lufta kundėr nazifashizmit me nė krye komunistė, tė cilėt bashkė me ēlirimin nga pushtuesit kryen edhe revolucionin socialist. Nė qendėr tė mozaikut, nė krye tė karvanit, janė tre figura qė simbolizojnė tė tashmen socialiste, punėtori simbol i diktaturės sė prolatariatit dhe i ndėrtimit tė socalizmit, ushtari qė mbron atdheun nga armiqtė e shumtė kapitalistė dhe revizionistė dhe nė mes, njė vajzė e veshur me kostum kombėtar, simbol i Shqipėrisė sė re, qė ngre lart njė pushkė.


    Shqipėria pa yll

    Nė foton e Jostit, mu nė qendor tė mozaikut, shkėlqen me ngjyrė tė artė njė simbol qė mungon nė gjendjen e tij tė sotme. Ky ėshtė ylli komunist qė shfaqet njė herė mė i vogėl midis dy kokave tė shqiponjės nė flamurin shqiptar – ku e vunė komunistėt pasi morėn pushtetin – dhe pastaj mė i madh, nė ballin e karvanit, mbi kokėn e vajzės sė re, si udhėndriēues i tė ardhmes komuniste tė popullit shqiptar.

    Lėvizja antikomuniste qė lindi nė Shqipėri pas shembjes sė Murit tė Berlinit e shkuli nga sheshi mė 1991 shtatoren gjigante tė diktatorit dhe e tėrhoqi zvarrė nėpėr rrugėt e Tiranės. Partia qė lindi prej saj, sapo mori pushtetin, i shpalli luftė yllit si simbol i njė regjimi tė urryer, i njė tė ardhmje tė rreme. Ajo e hoqi atė nga flamuri kombėtar, e shkuli nga Kulla e Sahatit, dhe e fshiu edhe nga mozaiku. Kėsisoj ylli reshti sė bėri histori.

    Qysh nga ajo kohė kanė kaluar afro 30 vjet. Gjashtė libėrthat me fotografi tė Hans Peter Yost na flsin pėr kėtė kohė tė Shqipėrisė pa yll nė ballė.

    Kur hap dy libėrthat e parė tė Yost qė pėrshkruajnė vitet fill pas rėnies sė komunizmit nuk mund tė mos befasohesh nga kontrasti midis sheshit qendror si vitrinė ku pozojnė shqiptarėt e mozaikut dhe shesheve rrugėve dhe rruginave ku jetonin shqiptarėt qė ai ka fotografuar. Ėshtė kontrasti midis dy botėsh shumė tė ndryshme, shprehje e gjendjes skicofrenike: midis lavdisė sė botės virtuale tė narrativės sė mozaikut mbi tė cilėn kishin ndėrtur identitetin, krenarinė kombėtare, besimin nė tė ardhmen dhe mjerimit tė botės reale nė tė cilėn i kishte reduktuar njė gjysėm shekulli diktaturė. Si njė at padron diktatura duke i izoluar mendėrisht dhe fizikishte nga pjesa tjetėr e botės, duke vendosur gjithēka pėr ta: se ēfarė duhet tė donin dhe ēfarė tė urrenin, se si duhet tė mendonin, se pėr ēfarė duhet tė studionin, se ku do tė punonin, i reduktoi shqiptarėt nė fėmijė tė paaftė pėr tė kuptuar shkaqet e mjerimin nė tė cilin gjendeshin. Atyre u predikohej socializmi, solidariteti, sakrifica vullnetarizmi, por, imponimi i tyre me dhunė, nuk zhvilloi dimensionin e tyre social, si aftėsi pėr tė ndėrtur vetė shoqėri, pėr tė mbajtur pėrgjegjėsi ndaj tjetrit, pėrkundrazi. Nė fakt ati padron aplikoi njė kolektivizim tė detyruar, njė mbyllje tė detyruar nė njė kafaz ēelėsat e tė cilit i mbante vetė nė mėnyrė qė tė abuzonte kur tė donte dhe si tė donte me ta.

    Fotot e para tė Yostit na tregojnė kėta fėmijė nė momenttet e para kur ėshtė hapur kafazi: tė gėzuar nga ēlirimi, por edhe tė hutuar pasi e shohin veten jetimė tė ndarė mė dysh midis varfėrisė dhe mjerimit nė tė cilin janė katandisur dhe nevojės pėr tė gjetur njė at tė ri qė t’i ushqejė, qė tė marrė pėrgjegjėsi pėr ta, t’u ndėrtojnė njė narrativė tė re, njė zėvendėsues tė yllit nė ballė tė karvanit. Yost nuk ka qenė i pranishėm nė kohėn e ekzodit tė madh tė ayre viteve, por ky ekzod ėshtė prezent nė fotot e tij pasi pamjet e atyre qė mbetėn flasin shumė edhe pėr ata qė ikėn pėr t’i shpėtuar mjerimit tė mungesave deri tė bukės.


    Korrigjimi i narrativės

    Zėrat e pakėt kritikė ndaj heqjes sė yllit nga mozaiku u shprehėn asokohe se ai duhej lėnė atje si pjesė e historisė pėr tė kuptuar mė mirė tė kaluarėn dhe tė tashmen. Sipas tyre nėse bėhej fjalė pėr tė hequr kjo ishte heqja nga mendja e shiqiptarėve e paradigmės me tė cilėn qe ndėrtuar i gjithė muzeu brenda dhe i gjithė mozaiku jashtė: vizioni deterministik i historisė kombinuar me pritjen e udhėrrėfyesit qė zotėron tė vėrtetėn e kėtij determinizmi dhe imponon me forcė rrugėn drejt saj duke eliminuar armiqtė. Paradigma e re duhej ndėrtuar sipas parimit se e ardhmja nuk varet nga ndonjė determinizėm historik, por se jemi ne qė e realizojmė nėpėrmjet projektesh tė cilėt duhet t’i vemė vazhdimisht nė provė e nė dyshim; e pėr kėtė na duhet tė jemi tė lirė e jo ta lemė veten nė duart e atyre qė na i imponojnė nė emėr tė sė vėrtetės, nė fakt tė interesave tė tyre. Por elita politike qė trashėgoi pushtetin, e formuar me paradigmėn e vjetėr dhe e shtyrė nga ambicia e ruajtjes sė rolit tė udhėrrėfyesit qė e ēon popullit drejt “tokės sė premtuar” e pa mė tė volitshme ta ruajė atė duke ruajtur pjesėn nacionaliste tė narrativės sė mozaikut. E vėrteta e tė kaluarėn sė lavdishme tė popullit shqiptar nuk duhej vėnė nė dyshim, ajo ēka duhej korrigjuar ishte vetėm kapitulli i fundit i kėsaj narrative, ai i gjysmė shekulli komunizėm qė u interpretua si njė devijijm aksidental nga rruga e sė vėrtetės. Ajo e korrigjoi kėtė kapitull duke u mbėshtetur nė disa ide triumfuese tė fillimviteve 90 qė fėmijėt shqiptarė tė mbetur pa prindėr dhe pa yll e pa instrumente kritikė i pėrqafuan me zell.

    Nė njė nga faqet e murit tė njė fabrike apo magazine qė ka fotografuar Yost mė 2021 shohim njė karikature murale ku karikaturisti i angazhuar nga pronari ka realizuar figurativisht pikėrisht korrigjimin e kapitullit tė fundit tė narrativės sė mozaikut. E shtrirė pėrgjatė murit karikatura fillon me parrullėn “Proletarė tė tė gjitha vendeve bashkohuni” “Karl Marks” dhe vazhdon me radhėn e profetėve tė rremė qė mashtruan shqiptarėt pėr gjysėm shekulli Marksi, Engelsi, Lenini, Stalini, Mao, Enver Hoxha, tė cilėve, pėr t’i pėrqeshur, u ka shtuar edhe dhe njė kundėrshtar tė tij politik tė sė sotmes. Pas tyre vjen njė parrullė e re qė mban nėnshkrimin e pronarit kapitalist tė fabrikės: “Proletarė tė tė gjitha vendeve shpėrndahuni”.

    Emri:  IMG-20230524-WA0005.jpg

Shikime: 27

Madhėsia:  51.9 KB

    Ca mė tej, nė krye tė karvanit njė burrė me shpatė nė dorėn e djathtė dhe flamurin amerikan nė tė majtėn duket sikur u thotė shqiptarėve tė zgjohen nga pėrralla sovjetike e kapitullit tė fundit tė mozaikut, dhe tė vazhdojnė ta ēajnė rrugėn e historisė me shpatė nė dorė pėrdrejt “tokės sė premtuar” neoliberale globaliste amerikane, ku, nuk sundon barazia e urryer komuniste, por parimi: “Nuk ka shoqėri, ka vetėm individė” nė garė me njėri tjetrin pėr fuqi dhe pasuri. Imagjinata e kėtij rrugėtimi u quajt “tranzicion”, i cili sė bashku me mbėrritjen e karvanit shqiptar nė tokėn e premtuar neoliberale, do tė realizonte edhe zgjerimin shkallė shkallė tė kėtij modeli nė krejt botėn, si “fund i historisė”, njėlloj siē kishin premtuar socializmi sovjetik dhe ai kinez tė ishin tranzicion drejt tokės sė premtuar komuniste si fund i historisė. Dhe s’kishte altarnativė ndaj kėsaj ashtu siē nuk kishte pasur alternativė ndaj komunizmit.

    Simbolet e reja nė shesh

    Gjithė sipas paradigmės tė farkuar pėrgjatė gjysėm shekulli diktaturė edhe Sheshi qendror i Tiranės nuk mund tė mos vazhdonte tė luante rolin e skenės ku tė gjallėt vendosin simbolet e tyre duke shembur, ndryshuar apo minimizuar ata tė tė vdekurve. Nė kėtė aventurė nė progres, nuk mund tė mungonte korrigjimi neoliberal i narrativės nacional – komuniste. Shatėrvani katėrkėndėsh komunist nė mes tė sheshit, qė zėvendėsoi rrethrrotullimin italian, u shkatėrrua pėr t’i dhėnė hapėsirės pjerrėsinė e njė piramide tė shtrirė maja e sė cilės, qė ngrihet disa metra nga baza midis Muzeut dhe Skėnderbeut, u reklamua si pika kulmore e sheshit ku do tė hipte individi qytetar i lirė e do tė ndehej zot i qytetit. Por simbolet mė pėrfaqėsues do tė ngriheshin mė vonė. Ato janė kullat e larta, prona tė tė pasurve tė rinj tė vendit, qė po ngrihen nė katėr anėt e sheshit. “Papėt kanė ngritur obelisqe. Kėto kulla do tė jenė obelisqet tona.” i thoshte njė gazetareje amerikane ish kryetari i Bashkisė sot kryeministėr i vendit, nė njė intervistė dhėnė gjatė prezantimit tė projektit tė kullės sė parė. Kėsisoj sot prapa Kullės osmane tė Sahatit kthyer nė veneciane pa yll dhe me yll po ngrihet njė kullė qė e bėn atė dhe minarenė e Xhamisė sė Ethem Beut, pikat referimit tė qytetit pėr 100 vjet, tė duken si lodra fmijėsh. Krenaria e modernizmit komunist, ndėrtesa 15 katėshe e Hotel Tiranės, ngritur nė themelet e Kishės Ortodokse, duket tashmė si xhuxhe pėrpara kullės sė re qė pronari i hotelit ka ngritur ngjitur me tė. Nė krahun perėndimor tė sheshit, ku pasi u prish Kafe Kursali i mbretėrisė u vendos shtatorja e Diktatorit komunist po ngrihet njė kullė tjetėr e lartė me kube tė vendosur nė mėnyrė tė ērregullt njėri mbi tjetrin.

    Procesi i rrethimit tė sheshit me kėto kulla, tė cilat, mė shumė se obelisqet e Papėve tė kujtojnė kullat e garės sė fuqisė dhe pasurisė midis familjeve tė pasura italiane nė Mesjetė, nuk ka mbaruar. Nė fund tė kėtij procesi individi nė majėn e piramidės midis Muzeut dhe Skėnderbeut do ta shikojė veten nė njė pus/ferr ndėrtuar me kulla. Atė, sėbashku me vetė Skėnderbeun, do ta bėjė tė ndihet edhe mė i vogėl nė fund tė pusit njė kullė qė synon ta lidhė absurdin e kėtij pusi me lavdinė nacionaliste tė mozaikut. Nė kohėn e pandemisė sė Covid 19 u prishėn edhe ndėrtesat e fundit tė ndėrtuara nė kohėn e mbretit Zog nė verilindje tė sheshit pėr t’i hapur vend aty kėsaj kulle gjigande 25-30 katėshe qė do tė ketė njė formė tė veēantė. Sipas arkitektit ajo do t’i shėmbėllejė kokės sė Skėnderbeut, por zėrat e kėqij nėper media thonė se koka gjigante do t’i shėmbėllejė asaj tė kryeministrit qė ėshtė protagonisti kryesor i ndėrtimit tė kėtyre kullave. Nė fakt ka kohė qė propaganditėt e tij e mburrin atė si vazhdues tė traditės sė Skėnderbeut, qė i dha lavdi nė botė popullit shqitpar, ashtu siē kanė mburrur dikur mbretin Zog dhe diktatorin Enver Hoxha propagandisėt e atyre kohėve.

    Merimanga e droguar

    Biologėt qė kanė studiuar rrjetėn e merimangės, sipas modelit tė sė cilės ėshtė projektuar plani i parė urbanistik i Tiranės njė shekull mė parė, kanė arritur nė pėrfundimin se ndėrtimi i saj duke nisur nga qendra e duke u zgjeruar nė atė formė ka racionalitetin e vet. Evolucioni i ka mėsuar merimangės se mėnyra mė e shkurtėr dhe mė efikase pėr t’u ndėrtuar rrjeta ėshtė pikėrisht kjo. Pėr tė arritur nė kėtė pėrfundim ata kanė bėrė edhe njė eksperiment. E kanė droguar merimangėn dhe kanė ndjekur se ēfarė ndodh me rrjetėn e saj. Kanė vėrejtur se ajo nuk e ka humbur instinktin pėr tė ndėrtuar rrjetėn, qė ėshtė mjeti i saj i mbijetesės, por, nė vend tė rrjetės racionale funksionale ka ndėrtuar njė rrjetė absurde, kaotike dhe jo funksionale.

    Shqipėria pa yll, siē duket edhe nga shumė prej fotove tė kėtij bookleti tė Hans Peter Yos, ėshtė nė procesin e ndėrtimit tė kėsaj rrjete merimange tė droguar nga paraja dhe pushteti. Si karikaturė e modelit tė botės qė po imiton, kjo Shqipėri ngre njė pyetje ekzistenciale qė ngrihet sot nė tė gjithė botėn: mos vallė njeriu i sotėm, i droguar nga etja pėr para dhe i kthyer prandaj vetėm nė “mendje kalkuluese”, me arrogancėn e tij pėr tė dominuar natyrėn, pėr ta pėrdorur atė thjesht si material pasurimi, po ndėrton njė rrjetė absurde merimange qė nesėr, nė vend se mjet mbijetese, do tė kthehet nė vrasėsen e tij?

    *Fatos Lubonja njė pasthėnie/recensė e kompletit “Albania in between” me gjashtė albume me fotografi tė bėra gjatė viteve 1991 -2021 nė Shqipėri nga fotografi zviceran Hans Peter Yost


    Lapsi.al

Faqja 24 prej 24 FillimFillim ... 14222324

Tema tė Ngjashme

  1. Origjina e Himnit te Flamurit
    Nga Albo nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 39
    Postimi i Fundit: 22-12-2021, 11:51
  2. KF Elbasani, "TIGRAT VERDH E BLU"
    Nga ClaY_MorE nė forumin Sporti nėpėr botė
    Pėrgjigje: 479
    Postimi i Fundit: 04-10-2008, 00:26
  3. Historia ndryshe
    Nga karaburuni nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 43
    Postimi i Fundit: 01-07-2005, 09:53
  4. Cili ėshtė synimi i AKSH-sė?
    Nga Faik nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 65
    Postimi i Fundit: 04-12-2003, 04:22
  5. Abaz Ermenji
    Nga Eni nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 12-03-2003, 14:11

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •