Ne nje ore te ligjerates, bisedonim me profesorin: Pse valle pushtetaret si ministrat, zavendesat e tyre, drejtoret e dikastereve, drejtoret tjere te drejtorive shteterore dhe udheheqesit te institucioneve tjera shtetrore, asnjehere nuk zgjedhen sipas prgatitjes profesionale qe kane, por zgjedhen ne menyre partiake. Ok, le te zgjedhen ne menyra partiake, por nese njeri qe eshte minister i mbrojtes ai duhet te jete ushtarak apo polic me nje pervoje te madhe, tjetri qe eshte minister i drejtesise duhet te jete jurist e keshtu me rradhe. Une shpesh nisur nga kureshtja e politikave shqiptare ne Shqiperi, Maqedoni, dhe Kosove kam vrejtur se ministrat zgjedhen si eshte me keq dhe as qe kane lidhje me ministrite qe drejtojne. Me absurdja eshte kur nje minister kalon nga nje ministri ne tjetren, paramendo fare gjenialiteti i atij ministri, brenda 4 viteve sa zgjat nje mandat ministror eshte i afte te drejtoj dy ministri. Cmendoni ju?