Kemi 10 thase te mbushur me monedha te se njejtes prerje . Monedhat nuk ndryshojne nga njera - tjetra ne pamje (kuptohet as ne madhesi). 9 prej thaseve permbajne monedha te verteta. Vec njeri prej thaseve eshte i mbushur me monedha kallp (false). Monedhat e verteta ndryshojne vec ne peshe nga monedhat e falsifikuara. Pesha e nje monedhe te vertete eshte 10 gr., ndersa pesha e nje monedhe kallpe eshte 9 gr.
Ju jap hua dhe nje peshore, me kusht qe t'a perdorni vec 1 here.
Me nje peshim te vetem kerkoj te me gjeni se cili eshte thesi qe permban monedhat kallpe.
Keni afat 3-4 dite, jo me shume. Mendojeni kur te keni kohe.
Ai qe e gjen zgjidhjen e problemit brenda ketij afati, do e votoj me piket maksimale te antarit per stimul.
Ai qe e gjen jashte afatit, eshte me i miri i qofteve, lol.
p.s.
Problemi ka zgjidhje.
Krijoni Kontakt