Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 3
  1. #1
    automotive Maska e ClaY_MorE
    Anëtarësuar
    16-05-2004
    Vendndodhja
    Deutschland
    Postime
    4,456

    Ligji, pa sigurime nuk ka më shërbim në spitale e klinika!

    Instituti: Fondi ynë është i ndarë nga buxheti i shtetit


    Instituti i Sigurimeve të Kujdesit Shëndetësor, përveç emrit ka parashikuar që të ndryshojë edhe sistemin e ofrimit të shërbimeve shëndetësore në spitalet e poliklinikat që varen prej tij, ose që ndryshe quhen të sistemit parësor. Pas miratimit të një projektligji të ri, ky institucion pritet të shndërrohet në fondin e sigurimeve shëndetësore. Institucionet shëndetësore, përfshi këtu spitalet publike, poliklinikat, qendrat shëndetësore, sipas drejtuesve të ISKSH-së do të fitojnë pavarësi reale ligjore e financiare, përmes një statusi të ri. Ato do të ruajnë karakterin publik, pra shteti përmes Ministrisë së Shëndetësisë i krijon, i licencon, i regjistron, i mbikëqyr dhe monitoron cilësinë e shërbimit të tyre. Po kështu, do të vazhdojë të ofrohet shërbim falas për njerëzit në nevojë, gjë që garantohet me Kushtetutë. Por ata që janë të pasiguruar nga ana shëndetësore do të duhet të paguajnë dhe jo pak. Me ndryshimin e ri që pritet të pësojë institucioni i ISKSH-së, do të kthehet në domosdoshmëri pagesa e sigurimeve shëndetësore për gjithsecilin në gjendje aktive.


    Drejtuesit e ISKSH-së kanë sqaruar se institucionet shëndetësore të sistemit parësor do të kenë llogari të veçantë bankare, duke pasur kështu të drejtën për të kontraktuar me sigurimet shëndetësore për shitjen e shërbimeve të tyre. Këto institucione, me anë të përfaqësuesve të tyre, do të kenë të drejtë të vendosin apo negociojnë për të gjitha çështjet që lidhen me dhënien e shërbimit shëndetësor dhe të financimeve të tij. "Duke vepruar në mënyrë të pavarur, synohet që këto institucione të krijojnë tregun real të shërbimeve shëndetësore, që sjell në mënyrë të padiskutueshme rritjen e cilësisë dhe zgjerimin e aksesit të popullatës ndaj këtij shërbimi", theksojnë përfaqësuesit zyrtarë të ISKSH-së. Ata shtojnë se projektligji garanton se i gjithë sistemi i shërbimeve, përfshi këtu shërbimin e specializuar ambulator, atë spitalor të të gjitha niveleve, si dhe shërbimet ndihmëse në funksion të tyre, do të jenë të financuara nga fondi i sigurimeve shëndetësore. Në mënyrë taksative shteti, nëpërmjet Ministrisë së Shëndetësisë, vazhdon të jetë përgjegjës dhe financues i shërbimit të urgjencës, i investimeve në mjete themelore dhe aparatura, si edhe i shëndetit publik.
    Qëllimi i këtij projektligji është realizimi i financimit të shërbimeve shëndetësore nëpërmjet sistemit të sigurimeve të detyrueshme shëndetësore. Sipas projektligjit të ri, fondi është përgjegjës për paratë që publiku ka derdhur për shëndetësinë. Ky fond do të përbëhet nga kontributet që derdhen nga personat ekonomikisht aktivë dhe nga kontributet e personave ekonomikisht jo aktivë, për të cilët paguan buxheti i shtetit. Ai përbëhet nga fondi i shëndetit, fondi rezervë, fondi administrativ, si dhe operon nëpërmjet financimit të dhënësve të shërbimeve shëndetësore. Përmes këtij projektligji, mendohet të rregullohen nga ana ligjore edhe sigurimet private në Shqipëri. Sigurimi suplementar shëndetësor mund të ofrohet nga persona juridikë të regjistruar në gjykatë dhe në shoqëri të ndërsjella shëndetësore. Ky sigurim suplementar nuk do të jetë i njëjtë me atë të detyruar. Ai do të përfshijë shërbimin stomatologjik, protezat, shërbimet e syzeve optike, ndërhyrjet e kirurgjisë plastike-estetiste e të tjera si këto.


    Gazeta Shqip
    Jeta ime, mban emrin e saj..

  2. #2
    … ßriläntě … ΅ Ø λŁŁї Ϊм Maska e [Perla]
    Anëtarësuar
    07-09-2006
    Vendndodhja
    Aconteceu !!! Estava escrito assim...
    Postime
    6,577
    Cfare imagjinate paskan dhe keta pushtetaret ... duket qe nuk kane bere kurre nje vizite shendetesore neper spitalet tone . Gjithçka me leke , kush po pyet per sigurime shoqere

    Po ata njeres qe nuk jane te punesuar me se ti paguajne keto sigurime ??? me asistencen e "qelbet" qe marrin, e cila su del as per te ngrene .....

    Qëllimi i këtij projektligji është realizimi i financimit të shërbimeve shëndetësore nëpërmjet sistemit të sigurimeve të detyrueshme shëndetësore. Sipas projektligjit të ri, fondi është përgjegjës për paratë që publiku ka derdhur për shëndetësinë
    Mire rryshfetet qe kerkojne mjeket por edhe te tjera tani lol. Lum si ne !!!!
    Un amigo verdadero es algien que cree en ti aunque tu hayas dejado de creer en ti mismo.

  3. #3
    Rryshfet per operacionet + rryshfet po ske sigurime

Tema të Ngjashme

  1. Fatmir Limaj
    Nga ARIANI_TB në forumin Bashkëpatriotët e mi në botë
    Përgjigje: 295
    Postimi i Fundit: 07-02-2015, 16:09
  2. Përgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 26-02-2012, 15:08
  3. Alternative per ata qe s'kane sigurime shendetesore ne USA
    Nga ELAA në forumin Bashkëpatriotët e mi në botë
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 07-02-2006, 20:13
  4. Profesor Hamit Beqja tregon se si ...
    Nga Brari në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 25-02-2004, 14:02

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •