Close
Faqja 26 prej 26 FillimFillim ... 16242526
Duke shfaqur rezultatin 501 deri 512 prej 512
  1. #501
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anëtarësuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379

    Për: Futbollistët shqiptarë në Evropë

    Sondazhi për Januzajn, Shqipëria kalon Anglinë!
    1 tweet
    Flash, Kuriozitete e Martë, 8 Tetor, 2013 | 20:55 pm

    Adnan Januzaj

    Dëshira e madhe e shqiptarëve për ta parë talentin e Manchester United të luajë për Shqipërinë duket se është shumë e madhe.

    Gjigandi sportiv, SKYSPORT, nisur nga fakti që disa kombëtare e synojnë numrin 44 të United, ka hapur një sondazh ku votohet se cilën skuadër të do të zgjedhe Januzaj.

    Nisur edhe nga thirrjet që janë bërë në rrjetet sociale, Shqipëria tashmë ka kaluar Anglinë, e cila deri para pak orësh kryesonte.

    Kroacia 2%
    Shqipëria 34%
    Anglia 32%
    Belgjika 30%
    Të tjera 3%

    Sondazhi vazhdon te jete i hapur, ku eshte linku ku mund te votoni: http://www1.skysports.com/football/n...ay-for-england
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  2. #502
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anëtarësuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379

    Për: Futbollistët shqiptarë në Evropë

    20 Comments
    andersson says

    October 8, 2013 2:43pm

    Play for ALBANIA
    Reply
    600
    21
    blerina says

    October 8, 2013 2:40pm

    Adnan Say Yes to ALBANIA
    Reply
    558
    8
    entela says

    October 8, 2013 2:39pm

    Adnan Januzaj is Albanian and should play for Albania
    Reply
    472
    8
    grigor says

    October 8, 2013 2:37pm

    Albanian blood don't play for career. Obviously Adnan, is gonna secure his family and kids financially but the honor for playing for the country that conceived him will be an eternal legacy. Adnan, make 25 million prople proud of you. You know what the land of eagles is made of !
    Reply
    289
    32
    hekri says

    October 8, 2013 2:35pm

    Adnan, your DNA is albanian and you should respect your origin. ALBANIA NEEDS YOU.
    Reply
    388
    4
    eagle2 says

    October 8, 2013 2:33pm

    Amaizing talent, he should join Albania. He wont play any big tournaments as we have failed to enter any big tournaments but he is young and Albania can develop with his talent.
    Reply
    267
    5
    florian says

    October 8, 2013 2:11pm

    adnan come in your home play with albanian play for your country play for your flug play for you blound .....fly with eagle
    Reply
    334
    9
    barlet says

    October 8, 2013 2:10pm

    Januzaj may play for any country he likes or they suggest him ! In his veins runs pure Albanian blood. The point is that will Albania be able to convince him ? I think we will try hard but no chance to succeed as we are a small country and as we know the big Fishes are always there with the money ready to change his mind. In the end of the day his heart needs to choose. In that day we will understand where he is from.
    Reply
    131
    11
    petrit says

    October 8, 2013 2:07pm

    Albania or England, i will appreciate since MU make him a fantastic launch. Januzaj its a big star.
    Reply
    91
    12
    alti says

    October 8, 2013 1:27pm

    He is Albanian and should play for Albania, but certainly we are also proud to play in England, the cradle of football development, technology and other world goods .Even plays for England every Albanian in the world would be proud of , otherwise the plays for Albania, its natural homeland.
    Reply
    304
    16
    nuhister says

    October 8, 2013 1:25pm

    he shall play for Albania
    Reply
    283
    6
    xheti says

    October 8, 2013 1:24pm

    Albania forever
    Reply
    288
    7
    miri says

    October 8, 2013 1:22pm

    Adnan say yes to Albania
    Reply
    266
    7
    klejdi says

    October 8, 2013 1:22pm

    Adnan Welcome to Albania...
    Reply
    263
    7
    miri says

    October 8, 2013 1:22pm

    Say yes to Albania.
    Reply
    248
    5
    albanian says

    October 8, 2013 1:21pm

    play for Albania Adnan where every one will love you .thos others onley want you cos ur special. ur father and mother has albanian blood
    Reply
    245
    8
    zanushi i malit says

    October 8, 2013 1:18pm

    Adnan, Sign for England. It would be perfect for you and a big asset for Three Lions. You're young, only 18, and the future is golden for you and England Team. Don't sign for Albania or other, cos' there's no perspective. Belgium will not win nothing in RIO, England Yes, so think twice what you do. A brother From Kosovo, Pristina. Good Luck at your carrier.
    Reply
    59
    319
    max dajci says

    October 8, 2013 1:16pm

    I think the is obvious that he could play for Belgium or England, but his heart tells him to play for Albania.
    Reply
    193
    8
    eagle says

    October 8, 2013 1:07pm

    You have Albanian Blood Adnan! Make us proud and Play for Albania You will be a Hero!!
    Reply
    230
    6
    kristi says

    October 8, 2013 12:39pm

    come home adnan
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  3. #503
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anëtarësuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379

    Për: Futbollistët shqiptarë në Evropë

    Il Barcellona insiste per Januzaj

    Pressing sul giovane talento.
    08.10.2013 20:15 di Alessandro Vignati articolo letto 1377 volte

    Diventa sempre più difficile la corsa per Adnan Januzaj da parte della Juventus. Oltre alle trattative serrate del Manchester United, per far rinnovare il contratto in scadenza a giugno 2014, secondo il Daily Mail anche il Barcellona starebbe insistendo con il diciottenne belga, tanto da osservare da vicino la situazione e le prestazioni del giocatore.

    http://www.tuttojuve.com/calciomerca...januzaj-159480
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  4. #504
    1.2.3...I
    Anëtarësuar
    10-09-2005
    Postime
    1,967

    Për: Futbollistët shqiptarë në Evropë

    Waw!

    Do te doja te ishte te Juve,por me qe Juven se lejn shume te perparoj armiqet&co,lol
    Me mire te merr Barca !

  5. #505
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anëtarësuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379

    Për: Futbollistët shqiptarë në Evropë

    Januzaj gjithçka, përveçse anglez
    tweet


    JanuzajNga MARTIN SAMUEL
    Adnan Januzaj është belg. Nëse dëshiron, në rregullat strikte të futbollit ai mund të zgjedhë të jetë shqiptar ose kosovar, serb apo turk. Por ajo që ai nuk është me siguri, është të qenit anglez. Këtë e dimë, sepse ai është 18 vjeç dhe luan në Premier Ligë. Jo shumë adoleshentë anglezë arrijnë ta bëjnë këtë. Januzaj ka lindur në Bruksel dhe Belgjika do ta bëjë pjesë të brezit të tyre të artë. Babai i tij është shqiptar dhe djali i tij ka një ndjeshmëri të veçantë për këtë vend gjithashtu. Por, Shqipëria nuk ka arritur ende të kualifikohet në një turne ndërkombëtar dhe aktualisht renditet në vend të pestë nga gjashtë skuadrat e Grupit E të kualifikueseve të Botërorit. Por, edhe pse situata e Shqipërisë është kjo, Januzaj ka refuzuar deri tani shansin për të përfaqësuar moshat U-18 dhe U-19 të Belgjikës, duke lënë të kuptohet se Shqipëria do të jetë zgjedhja e tij e preferuar. Nëna e tij është nga Kosova, një vend që u jep fund ambicieve të një futbollisti, sepse duke moszgjidhur ende statusin e saj territorial me Serbinë, nuk njihet nga FIFA dhe nuk mund të marrë pjesë në kompeticionet e saj. FIFA i lejon Kosovës të luajë ndeshje miqësore, por pa shfaqur simbolet kombëtare. Për më tepër, gjyshërit e Januzajt vijnë nga Serbia dhe Turqia, por ai s’ka dhënë asnjë sinjal që dëshiron të përfaqësojë ndonjëherë prej këtyre vendeve. Sidoqoftë, i vetmi vend për të cilin ai nuk mund të luajë, është vendi ku punon. Është me të vërtetë qesharake, madje edhe ta spekulosh se Januzaj do të veshë fanellën e “Tre Luanëve”. Moralisht nuk do të ishte e drejtë, ndërsa në parim do të shkelte Marrëveshjen e Vendeve Kombëtare. Hoxhsonin mund ta ketë tunduar ideja ta ketë në skuadër pas paraqitjes me Sandërlendin, por ky do të ishte një dështim. Le ta lëmë moralin për një moment dhe idenë që Federata Angleze mund të sillet si një klub elitar dhe joshë një lojtar të largohet nga vendi ku i takon të luajë pas ai duket inferior, me premtimin e famës dhe pasurisë. Edhe nëse FA do përpiqej ta realizonte haptazi objektivin e saj, ajo do të ishte e detyruar të injoronte Marrëveshjen e Vendeve Kombëtare e amenduar së fundmi, e cila nuk i jep më të drejtën e përzgjedhjes një lojtari përmes vendbanimit. Marrëveshja e re konstaton se një lojtar, që nuk ka lindur në Angli apo nuk ka asnjë prejardhje prej andej, duhet të ketë studiuar 5 vite përpara moshës 18-vjeçare që të jetë i disponueshëm për Anglinë. Thjesht po të jetonte në Angli deri në vitin 2018, nuk do e bënte Januzajn anglez edhe sikur ai të plotësonte kushtet e FIFA-s. S’ka përse Hoxhson të jetë në dijeni të këtyre burokracive, edhe pse në deklaratën e tij ai u duk dyshues për etikën e një qasjeje të tillë: “Sigurisht që më parë kjo duhet debatuar seriozisht përpara se të nisim dhe natyralizojmë lojtarët”. Hoxhson është një burrë i ndershëm dhe e di që thellëthellë nuk është e drejtë që të zhvatësh apo vjedhësh. Ngutja në të shkuarën për të zgjidhur problemet e Anglisë me lojtarë të huaj ishte e pacipë dhe e dëmshme. Erikson, i cili ishte bërë pjesë e futbollit anglez në të njëjtën mënyrë, tentoi të bënte të njëjtën gjë kur konsideroi natyralizimin e Kudiçinit, Edusë, Malbrankës dhe Sahasë. Pati dhe një debat për Artetën kur Kapelo drejtonte Anglinë, pa dyshim edhe kjo për të njëjtat arsye pragmatiste. Teknikisht po, Januzaj mund të jetë anglez, nëse FA sillet në mënyrën më cinike të imagjinueshme. Do ta mësojmë së shpejti se çfarë dëshiron të jetë Januzaj. Por ajo që ai nuk duhet të bëjë, është të shndërrohet në një shembull për oportunistët, apo në një zgjidhës qesharak të një problemi që është i gjithi përgjegjësi e futbollit anglez.
    Opinionist i “DailyMail”

    Burimi: http://www.panorama-sport.com/lajme-...#ixzz2hAAjb8YL
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  6. #506
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anëtarësuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379

    Për: Futbollistët shqiptarë në Evropë

    Emergjenca e Mojesit është firma me Adnanin
    tweet




    Januzaj3Nga Geri Nevil

    Duhet gjithnjë të tregohesh i kujdesshëm kur flet për lojtarët e rinj, por është shumë e vështirë të shohësh paraqitjen e Adnan Januzajt për Mançester Junajtid dhe të mos e komentosh atë. Bëhet fjalë për një klub që tashmë e ka vendosur gjurmën e tij në histori, një klub me një traditë sulmuesish krahu dhe një klub që ushqimin e talenteve të reja e ka filozofinë e tij. Por, edhe pse është kështu, vështirë të kujtosh një debutim kaq mbreslënës sa ky. Golat e Januzajt, kombinuar dhe me pritjen e klasit botëror të David De Geas, e kthyen nga një ndeshje që Sandërlendi mendonte se kishte shanset e saj, në një takim ku Mançester Junajtid ishte në kontroll të gjithçkaje, edhe pse iu desh të përmbyste rezultatin në pjesën e dytë. Emergjenca që Mançester Junajtid ka në këto momente, është që të rinovojë pa humbur asnjë sekondë me Januzajn, sepse atij i kanë ngelur vetëm 8 muaj nga skadenca e kontratës. Por Adnani është me fat, pasi nuk mund të ndodhej në një klub më të mirë për promovimin e talenteve sesa “djajtë e kuq”. Dejvid Mojes i dha lojtarit shansin e tij, sepse ai e ndiente se kishte ardhur momenti i duhur. Dhe risku që ndërmori iu shpërblye. Januzaj është dukshëm një talent special: për shkak të ëmbëlsisë me të cilën ai përdor topin dhe mënyra se si reagon ndaj detyrave. Tifozët e Mançesterit e dinë këtë fakt. Te ky 18-vjeçar i shkëlqyer, ata kanë parë një debutim të jashtëzakonshëm dhe kanë vënë re faktin se promovimi i të rinjve në klubin me histori më të gjatë në këtë fushë është në duar të sigurta.

    Burimi: http://www.panorama-sport.com/premie...#ixzz2hB1dTRGc
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  7. #507
    i/e regjistruar Maska e Fishtani1
    Anëtarësuar
    09-12-2009
    Postime
    1,334

    Për: Futbollistët shqiptarë në Evropë

    Per momentin rrogat javore te lojtareve ne M.United jane keshtu:


    Lexova me nje site te tifozave te manchesterit, ku sipas gjitha gjasave Januzaj do nenshkruaj per 60k funta ne jave.

  8. #508
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anëtarësuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379

    Për: Futbollistët shqiptarë në Evropë

    Një telenovelë që në fillim, Adnan Januzaj apo Xhorxh Besti ynë

    Ata e quajnë që tani rimishërim i Xhorxh Best. Saktësisht një nga lojtarët më të mirë të historisë së Manchester United.Adnan Januzaj Manchester United Një nga 100 më të mirët në listat e famshme të FIFA-s dhe heroi i Irlandës së Veriut, e cila i vuri pas vdekjes emrin e tij aeroportit të Belfastit. The Independent shkruan se fiks 50 vjet pas deputimit të Best, dikush përcolli në fushë të njëjtën frymë, siguri përballë kundërshtarëve dhe zgjidhje elegante. Në ‘The Mirror’ thonë se ngjan me Krojfin në fytyrë dhe lëvizje dhe ndryshojnë vetëm se holandezi i mbante flokët si hipi. Adnan Januzaj, (shqiptari-belgu-kroati-serbi-turku?!) që debuton në një prej kampionateve më të ashpra dhe më të mira të futbollit dhe merr përsipër peshën e ekipit. Nuk është nga ata që emocionohen shpejt dhe as nga ata që vuajnë prej arrogancës, por ka një besim dhe siguri të atillë me topin sa shokët e ekipit edhe veteranë si Patrice Evra (me të cilin luan në krah) ia lëshojnë topin apo e lejojnë të marrë përsipër goditjet e dënimit. Iniciativa është ajo që e bëri të dallonte në ndeshjen me Sunderlandin dhe të shpallej “Lojtari i ndeshjes”, pas dy super golave (dhe shih një me të majtën dhe një me të djathtën) në të cilat ishte njëkohësisht pjesë e aksionit. Kjo ndoshta është edhe pse ja ka fituar zemrën Wayne Rooneyt, i cili thotë se shpreson që Federata Angleze do të bëjë lëvizjet e duhura për ta përfshirë atë në “kombëtaren e luanëve”. Shumë shqiptarëve mund t’iu thyhej zemra nga kjo dhe disa anglezë si Martin Samuel i Daily Mail besojnë që kombëtarja e Anglisë nuk i jep më shumë shanse suksesi të riut sesa belgët apo kuqezinjtë.

    Këtu fillon edhe telenovela Januzaj dhe kombëtareve që e duan atë. Vendi i fundit që deklaroi se kishte një copë të origjinës së Januzaj (një gjyshe, gjysmë gjyshe a diçka e tillë) dhe se për këtë ai duhej të vishte pikërisht atë bluzë kombëtareje ishte Kroacia. Më herët Turqia, Serbia, Belgjika dhe Shqipëria gëlonin nga lajmet se talenti do të zgjidhte një prej këtyre kombëtareve, me anglezët që duket se po bënin gati letrat. Dy të parat në listë, Belgjika vendi ku ai u rrit si pjesë e Anderlehtit dhe Shqipëria, vendi me të cilin ka lidhjet e gjakut, thuajse kanë hequr dorë. Në të dy federatat ka pasur sinjale të qarta refuzimi. Belgjika është refuzuar në të gjitha nivelet e moshave dhe, edhe pse ekipi thuajse është kualifikuar për në botërorin e radhës, nuk duket se ka ndonjë sinjal që Januzaj të pranojë të veshë fanellën e tyre. Oferta e fundit, që ka dhe një biletë për në Brazil, duket se i është bërë këtë javë, por shanset për një përgjigje pozitive nuk duken shumë të mëdha.

    Shqipëria nga ana e saj ngurroi të afrohej për shumë kohë. Hera e parë që u tha diçka serioze në lidhje me Januzaj ishte kur babai i tij në një intervistë për KTV mohoi të kishte pasur kontakte nga Federata Shqiptare e Futbollit, madje la të kuptohej se ishte i hidhëruar me FSHF-në (arsyet të paqarta), por edhe me median në Shqipëri që sipas tij gënjente dhe se nuk duhej besuar shumë. Por ajo që duket do ta bëjë edhe më shumë telenovelë historinë janë qëndrimet pak të çuditshme të palëve të përfshira në këtë histori (dhe nuk është ky rasti i parë Berhami vëllezërit Xhaka dhe mjaft të tjerë kanë një histori të ngjashme). Sekretari i Përgjithshëm i FSHF-së Ilir Shulku në një intervistë tha se 8 muaj më parë ai, trajneri italian De Biasi dhe presidenti i FSHF-së Duka kishin takuar babain e talentit dhe kishin marrë prej tij një përgjigje negative. Përkundër kësaj babai i të riut thoshte se nuk kishte pasur asnjë ofertë zyrtare nga FSHF. Po përsëritet ndoshta e njëjta skemë e mjegullt negociatash që mbaron me akuza, me sharje për tradhtarë dhe britma për heronj?! Diçka që do të përjetohet e gjallë ditën kur Zvicra dhe të 5 apo 6 shqiptarët e saj do të zbresin në fushën e Qemal Styafës për të luajtur jo vetëm kundër 11-shes së Shqipërisë por edhe kundër një stadiumi që edhe pse i admiron për atë që kanë arritur tashmë në futboll (Xherdan Shaqiri është i pari shqiptar që ka fituar tri trofe të rëndësishme, përfshi Ligën e Kampioneve), do të turfullojë kundër tyre për shkak të bluzës që do mbajnë veshur.

    Përtej gjithë kësaj trajneri i Shqipërisë, italiani De Biasi mbetet njëfarësoj optimist. Krejt ndryshe nga deklarata e Shulkut, ai thotë se do bëjnë të pamundurën, por më herët përmendi edhe diçka tjetër: “Nuk kam çfarë t’i ofroj”. Pikërisht këtu historia lidhet me Xhorxh Bestin sërish. Kombëtaret e tjera që pretendojnë Januzaj (Turqia, Serbia apo Kroacia) nuk duket se do të kenë ndonjë peshë në këtë histori. Ata kanë pak shanse të përfitojnë shërbimet e tij. Por në tri ekipet pretendente shqiptarët janë ata që mund të ofrojnë më pak. Anglezët janë një biletë për në evropian, botëror dhe lojë në nivele të larta, por ata do të jenë edhe për një kohë siç thonë vetë të këqijtë e më të mirëve edhe pse përherë dy hapa larg trofeve më të mëdhenj në botë… Belgët nga ana tjetër janë tashmë të kualifikuar për në Brazil. Kanë një brez lojtarësh fantastikë, por sigurisht nuk do ta fitojnë botërorin. Kjo sidoqoftë është më shumë se sa ç’mund të japë Shqipëria. Duartrokitje dhe dashuri e pakushtëzuar tifozësh (të paktën për aq kohë sa mund të fitojmë dhe kjo nuk ndodh shpesh) që janë angazhuar në fushatë pro tij dhe e kanë ftuar vetë në kombëtare. Dhe ndoshta-ndoshta nëse gjërat shkojnë mirë një vend heroi në podium.

    Januzaj vetë nuk ka folur asnjëherë për këtë. Ka një thashethem që thotë se ai ka thënë se nuk e di ku bie Shqipëria, por askush nuk ia ka dëgjuar deri tani zërin dhe askush nuk e ka pyetur për vendimin e tij. (Njerëzit sidoqoftë po e komentojnë me nge këtë thënie që mbërrin prej të tretësh dhe përcillet si e vërtetë në media, ndoshta arsyeja pse babai i lojtarit i ka marrë zët ato)

    Ai sidoqoftë është tashmë mes dy zgjedhjeve. Mund të bëjë si i ngjashmi i tij Xhorxh Best dhe të luajë për Shqipërinë ( Ai luante për Irlandën e Veriut). Ashtu si Best me shumë gjasë s’do të luajë dot në asnjë kompeticion me rëndësi dhe as do i afrohet kupës së botës por në fund; një rrugë, një stadium apo diçka tjetër do të mbajë emrin e tij. Ose do presë dhe një dy vite dhe do të luaj për Anglinë në Europianin e radhës. Nëse fitojnë me siguri do të jetë ndër heronjtë, por nëse humb penalltinë, do jetë një tjetër “anglez”, me të cilin ‘The Sun’ apo ndonjë tabloid tjetër do të merret gjatë duke ia kujtuar se më mirë do kish bërë të kishte shkuar në Shqipëri…



    Përgatiti: Vladimir Karaj

    http://mapo.al/2013/10/08/nje-teleno...rxh-besti-yne/
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  9. #509
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anëtarësuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379

    Për: Futbollistët shqiptarë në Evropë

    Citim Postuar më parë nga Fishtani1 Lexo Postimin
    Per momentin rrogat javore te lojtareve ne M.United jane keshtu:


    Lexova me nje site te tifozave te manchesterit, ku sipas gjitha gjasave Januzaj do nenshkruaj per 60k funta ne jave.
    “Djajtë”, ofertë 3.4 mln € në vit Januzajt
    tweet

    Kitchee FC v Manchester UnitedJuventusi dhe Barcelona nuk kanë asnjë shans për të joshur Adnan Januzajn. Sepse Mançester Junajtid nuk ka ndër mend të përsërisë gabimin me Xherard Pikenë apo Pol Pogbanë. Sipas “DailyMail”, kampionët e Anglisë kanë bërë ofertën e tyre jozyrtare për talentin 18-vjeçar, kontrata e të cilit përfundon pas 8 muajsh. Bëhet fjalë për një akord 4-vjeçar, nga i cili djaloshi i artë i “Old Trafford” do përfitonte 71 mijë euro në javë (60 mijë paund), ose 3.4 milionë euro në sezon. Një rekord për një lojtar të moshave të Junajtid, por jo vetëm. Drejtuesit e klubit i kanë përshpejtuar përpjekjet e tyre për të blinduar sulmuesin, me një ofertë që thyen çdo rekord për një lojtar të moshës dhe eksperiencës së tij. “Klubi ka parametra strikte për rrogat që u ofrojnë lojtarëve të rinj, por drejtuesit janë parimisht të gjithë dakord që të ‘thyejnë’ rregullat dhe pengojnë largimin e Januzajt”, – citoi “Goal.com” një burim të Junajtid. Sipas informacioneve të “Goal”, klubi ka nisur kontaktet jozyrtare me prindërit e Januzajt të hënën e shkuar gjatë ndeshjes së “Senior Cup” me Boltonin. Për më tepër, për të bindur kosovarin që të qëndrojë në “Teatrin e Ëndrrave”, sekretari i “djajve” ka përfshirë ditën e hënë emrin e tij në listën e Champions-it, duke e bërë Adnanin disponibël për të luajtur edhe në kompeticionin më të rëndësishëm europian. Mançesteri është alarmuar ditë më parë, pasi menaxheri i Januzajt, Dirk de Vriese, la të kuptohej se mund të niste kontaktet me klubet e interesuara pas ndërprerjes së bisedimeve të rinovimit pas tërheqjes së Fergusonit. “Unë nuk do ju them se cilat janë skuadrat e interesuara për të, por mund t’u them se janë shumë klube europiane. Largimi i Sër Aleks Fergusonit solli dhe ndërprerjen e negociatave të rinovimit. Tashmë i kemi rinisur bisedimet përmes telefonatave dhe do shohim si do të përfundojë. Familja e Adnanit më ka dhënë leje për të komunikuar mua me mediat. Duke qenë se jam unë i vetmi person që e kam këtë përgjegjësi, nuk mund të ketë keqkuptime në media”, – tha agjenti.
    Përgatiti: ANDROKLI DRALO

    Burimi: http://www.panorama-sport.com/premie...#ixzz2hBCwahSZ
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  10. #510
    i/e regjistruar Maska e semiku
    Anëtarësuar
    11-04-2010
    Postime
    1,202

    Për: Futbollistët shqiptarë në Evropë

    Citim Postuar më parë nga Fishtani1 Lexo Postimin
    Lexova me nje site te tifozave te manchesterit, ku sipas gjitha gjasave Januzaj do nenshkruaj per 60k funta ne jave.
    Ndersa gazeta "Daily star",ka te tjera te dhena dhe informacione.
    Sipas tyre perfaqesuesit e Adnanit kerkojne 100.000 £ per nenshkrimin e marreveshjes dhe 20.000 £ page bazike ne jave.Plus 6.000 £ per cdo ndeshje te luajtur per Man.utd.
    Man.utd menjehere ka pranuar 15.000 £ ta paguaj Januzaj ne jave,plus bonuset per ndeshjet e luajtura ne ekipin e pare.
    Sipas kesaj gazete Adnan Januzaj paguhet sipas kontrates se vjeter,vetem 2.500 £ ne jave !!

    Mendoj qe duke pare edhe interesimin e Barcelones,Bayern M.,Juventus..etj. perfaqesuesit e Adnanit pa problem munde te nxjerrin nga Man.Utd shifren javore diku 35 - 40 k ...kjo vetem si fillim,sepse nese behet standard ne 11 e pare te Man.Utd, munde te kerkoj edhe shume me shume - 80 k + ...

    Go,Go Adnan...
    Ndryshuar për herë të fundit nga semiku : 13-10-2013 më 11:42

  11. #511

    Për: BRAZIL 2014, 1/8: Argjentine vs Zvicer

    Citim Postuar më parë nga Lexuesi_ Lexo Postimin
    Veq ne Shypni ndodh me i lyp pare ndash me lujt per komtare Thu ti qe keta kan patur nevoj per shqiperine, kur dihet se shqipteria ka patur nevoj per ta

    Nejse une votova pro Zvicrres edhe pse te gjithe e dijn qe humbet, ku i dihet ndoshta argjentines nuk ja do me Zvicren
    Su ka kerkuar asnjeri leke. Kane dal bllof te gjithe dhe e kane perdorur vetem si arsye per te zgjedhur Zvicren dhe per te dale njekohesisht edhe "patriot". Nese u kerkon njeri lek, ne kohet e sotme mund te zgjidhet cdo gje shume lehte. Te dali ne TV te thote Duka po me kerkon lek qe te luaj per Shqiperine dhe cdo gje zgjidhet menjehere.

    Por keta zgjedhin shtete te tjera dhe pastaj dalin e thone "Shqiperia nuk me donte, me kerkuan lek etj etj". Keta jane njerezit me te ulet. Kam shume me respekt per ata qee thoen troc dua vend tjeter dhe pike, pa bere lojra patriotizmi.

  12. 2 antarët më poshtë falenderuan Qyfyre për mendimin e shprehur në këtë postim:

    Enkeleu (01-07-2014),goldian (01-07-2014)

  13. #512
    IT Professionals Maska e Sirius
    Anëtarësuar
    13-11-2002
    Vendndodhja
    Geneve
    Postime
    583

    Për: BRAZIL 2014, 1/8: Argjentine vs Zvicer

    Nje here arriten shqipetart me fol dikush per ta dhe ma shume marrin kritika e ofendime nga t'vet se nga te huajt.

    Citim Postuar më parë nga Qyfyre Lexo Postimin
    Kam shume me respekt per ata qee thoen troc dua vend tjeter dhe pike, pa bere lojra patriotizmi.
    E ke fjalen si ata dy qe luajten per greqin apo?

    O tutkun ndjenja e shqiptareve te Kosoves per Shqiperin gjithmon ka qene ma e madhe se atyre te Shqiperise dhe ksaj i kane pri rrethanat politike qe je ndeshku vetem me permend emrin Shqiperi ne kohen e Jugosllavis.
    Keta djelmosha kete ndjenj e kane ne gjake nuk ka lidhje me patriotizem, vetem perqarje nxitesit mundohen te kunderten.

    Per lojen dy ekipet kane mbrojtje te dobet por sulmues te mire keshtu qe me gola do te jene 4+ per ata qe vene bast
    Nothing comes from nothing

Faqja 26 prej 26 FillimFillim ... 16242526

Tema të Ngjashme

  1. Sulë Hotla (1875-1947), Një Jetë Për Shqipërinë
    Nga strong_07 në forumin Bashkëpatriotët e mi në botë
    Përgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 29-04-2019, 16:32
  2. Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 24-11-2016, 09:56
  3. Lidhja Shqiptare e Prizrenit
    Nga dodoni në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 13
    Postimi i Fundit: 01-06-2009, 00:29
  4. Plavë e Guci
    Nga Davius në forumin Bashkëpatriotët e mi në botë
    Përgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 05-10-2008, 23:36
  5. Si vjen bashkimi kombëtar?
    Nga Anton në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 487
    Postimi i Fundit: 22-02-2004, 00:19

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •