Close
Faqja 3 prej 26 FillimFillim 1234513 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 41 deri 60 prej 512
  1. #41
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anëtarësuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,956

    Lista e futbollistëve shqiptar në diaspore

    Nga Shqipëria (FSHF)

    Adrian Aliaj -SC Rot-Weib Oberhaussen German Bundesliga 2 - Gjermani
    Alban Bushi -Istambulspor Kulubu 1 Super Lig - Turqi
    Alqi Dhimitri -PAE Ergotelis Ethniki Katigoria - Greqi
    Altin Haxhi -Apollon Kalamaria Ethniki Katigoria - Greqi
    Altin Lala -Hannover 96 German Bundesliga - Gjermani
    Andrea Drenova -PAE Chalkidona Ethniki Katigoria - Greqi
    Arjan Peco -Concordia BS Challenge League - Zvicër
    Arjan Sheta -Kallithes FC Ethniki Katigoria - Greqi
    Auron Miloti -Linzer Athletic Sportclub - LASK Erste League - Austri
    Blendi Shkembi -Nogometni Club Kamen Ingrad Velika 1 HNL - Kroaci
    Dritan Stafsula -AC Vantaa Allianssi Veikkausliiga - Danimark
    Edmond Kapllani -Karlsruhe Sport Club German Bundesliga 2 - Gjermani
    Edvin Murati -Gymnastikos Syllogos Iraklis Thessaloniki Ethniki Katigoria - Greqi

    Elvin Beqiri -Metalurh Donetsk Vyscha Liga - Ukrain
    Emiliano Barka -Apollon Kalamaria Ethniki Katigoria - Greqi
    Erjon Bogdani -Hellas Verona Football Club Seria B - Itali
    Ervin Skela -DSC Arminia Bielefeld German Bundesliga - Gjermani
    Fatmir Vata -DSC Arminia Bielefeld German Bundesliga - Gjermani
    Florian Myrtaj -Unione Sportiva Catanzaro Seria B - Itali
    Fotaq Strakosha -Panionios Gymnastikos Syllogos SmirnisEthniki Katigoria - Greqi
    Gjergj Muzaka -Gymnastikos Syllogos Iraklis Thessaloniki Ethniki Katigoria - Greqi
    Igli Tare -Bologna FC Seria A - Itali
    Indrit Fortuzi -Gymnastikos Syllogos Iraklis Thessaloniki Ethniki Katigoria - Greqi

    Jurgen Gjasula -Fussball Club Kaiserslautern German Bundesliga -Gjermani
    Kliton Bozgo -NK Maribor Pivovanka Lasko 1 SNL - Sllovei
    Klodian Duro -DSC Arminia Bielefeld German Bundesliga - Gjermani
    Kristi Vangjeli -Athletikos Syllogos Aris ThessalonikiEthniki Katigoria - Greqi
    Olsi Llakaj -SC Rot-Weib Oberhaussen German Bundesliga 2 - Gjermani
    Redi Jupi -Diyarbakirspor Kulubu 1 Super Lig - Turqi
    Roland Zajmi -Apollon Limassol FC Cypriot First Division - Qipro
    Ronald Gercalliu -Sport Club Puntigamer Sturm Graz T-Mobile Bundesliga - Austri

    Nga Kosova (FFK)

    Admir Bilbani -Yverdon Sport Challenge League - Zvicër
    Agim Nushi -Fussball Club Wil Challenge League - Zvicër
    Albert Bunjaku -Fussball Club Schaffhausen Super League - Zvicër
    Allmi Ademi -Fussball Club Schaffhausen Super League - Zvicër
    Almir Murati -Fussball Club Winterthur Challenge League - Zvicër
    Ardian Gashi -Valerenga Football Tippeligaen - Norvegji
    Ardian Gjokaj -Omladinski Futbalski Klub Beograd Prva Liga - Serbia dhe Mali i Zi
    Argjend Beqiri -Football Club Aarau 1902 Super League - Zvicër
    Arian Beqaj -Ionikos Nikea Ethniki Katigoria - Greqi
    Arsim Gashi -Atvidabergs Fotbollforening Superettan - Suedi
    Artan Bytyqi -Football Club Bulle Challenge League - Zvicër
    Bajram Fetai -Glazgow Rangers Football Club Premier League - Skotland
    Bashkim Zyberi -Fodbold Club Nordsjalland Super Ligaen - Danimark
    Besard Berisha -Hamburger Sport Verein 1 Bundesliga - Gjermani
    Besian Idrizaj -Linzer Athletik - Sportklub Erste Liga - Austri
    Besnik Hasi -Royal Sporting Club Anderlecht Division 1 - Belgjik
    Blerim Ibrahmi -Fussball Club Hard 2 League - Austri
    Blerim Xhemali -Fussball Club Zurich Super League - Zvicër
    Bojan Neziri -Metalurh Donetsk Vyscha Liga - Ukrain
    Ermir Amiti -Concordia BS Challenge League - Zvicër
    Faton Bytyqi -Football Club Bulle Challenge League - Zvicër
    Fisnik Kameraj -Falkenberg Superettan - Suedi
    Flamur Tahiraj -Sport Club Kriens Challenge League - Zvicër
    Harun Isa -Verein fur Leibsubungen Osnabruk Regional Liga Sud - Gjermani
    Johan Berisha -Bener Sport Club Young Boys Super League - Zvicër
    Kristian Nushi -Fussball Club Wil Challenge League - Zvicër
    Lavdim Beriha -Fussball Club Wohlen Challenge League - Zvicër
    Liridon Gashi -Fussball Club Wohlen Challenge League - Zvicër
    Lorik Cana -Paris - Saint-Germain Football Club Ligue 1 - Franc
    Mehmet Dragusha -Eintracht Frankfurt 2 Bundesliga - Gjermani
    Mentor Zhubi -Orgryte Idrottssallskap Allsvenskam- Suedi
    Milaim Rama -Fussball Club Augsburg Regional Liga Nord - Gjermani
    Nesir Bunjaku -Sport Club Young Fellows Juventus Challenge League - Zvicër
    Nesret Ljimani -Sport Club Young Fellows Juventus Challenge League - Zvicër
    Njazi Kuqi -Football Club Lahti Veikkaussliiga - Finland

    Nuri Sabani -Fusball Club Wohlen Challenge League - Zvicër
    Petrit Frokaj -Fussball Club Baden Challenge League - Zvicër
    Rahim Shala -Football Club Lugano Challenge League - Zvicër
    Ridvan Zeneli -Helsingin Jalkapalloklubi Veikkaussliiga - Finland
    Rijat Shala -Salernitana Sport Seria B -Itali
    Sehar Sulejmani -Fussball Club Baden Challenge League - Zvicër
    Sehid Sinani -Fussball Club Thun Super League - Zvicër
    Shefki Kuqi -Ipswich Town Football Club Championship - Angli
    Ilir Shehi -Sport Club Young Fellows Juventus Challenge League - Zvicër
    Valon Behrami -Hellas Verona Seria B -Itali
    Venhar Shabai -Fodbold Club Norsjalland Super Ligaen - Danimark
    My silence doesn't mean I am gone!

  2. #42
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anëtarësuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,956
    Skela, 90 minuta ndaj B.Dortmundit

    Ervin Skela i është rikthyer skuadrës së tij, Kaiserslautern, pas dy sfidave të fundit eliminatore me kombëtaren kuqezi. Ndeshja e radhës në Bundesligë e vinte skuadrën e tij përballë Borusias së Dortmundit në fushën e vet. Si gjithnjë, fantazisti i mesfushës kuqezi, Ervin Skela, ka qenë titullar me Kaiserslauternin edhe dje, duke luajtur 90 minuta. Edhe pse janë gjendur në disavantazhin e tre golave, Skela dhe shokët e tij te Kaiserslauterni kanë gjetur forca dhe e kanë barazuar rezultatin 3-3, me anë të tre golave të Halil Altintopit.

    Lala, sot në fushë për Hanoverin

    Altin Lala dhe Hanoveri i tij do ta luajnë sot ndeshjen e radhës në Bundesligë. Pasi është rikthyer nga angazhimet me kombëtaren, mesfushori ynë kuqezi, njëherazi kapiten i Hanoverit, Lala, do të jetë sot në fushë që nga minuta e parë, në trasfertën e vështirë të Këlnit.
    Itali

    Goli i Bogdanit, apo autogol?

    Erion Bogdani ka luajtur pjesën e dytë me Sienën, në ndeshjen e djeshme ndaj Udinezes dhe ka shkëlqyer. Ka qenë rreziku kryesor i portës mike, ndërkohë që në një prej rasteve të rrezikshme, e ka goditur topin me kokë, duke e detyruar Bertoton ta dërgojë topin në rrjetën e tij.

    Tare, tashmë i gatshëm për Lacion

    Igli Tare, kapiteni ynë kuqezi, do të jetë i gatshëm për t'i shërbyer skuadrës së tij në Serinë A, Lacios, në ndeshjen e vështirë ndaj Fiorentinës. Pasi e ka lënë pas dëmtimin rreth 2 mujor, Tare është grumbulluar me skuadrën laciale për ndeshjen e sotme. Më parë gjiganti ynë kuqezi iu rikthye fushave të blerta me kombëtaren, në dy ndeshjet me Ukrainën dhe me Turqinë.
    My silence doesn't mean I am gone!

  3. #43
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anëtarësuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,956
    Ditë "pa fat" për futbollistët shqiptarë që luajnë në kampionatin helen

    Mungon Bushi, por dallohet Gurma

    Të gjelbrit nuk e kanë pasur kësaj here në gjirin e tyre Alban Bushin, por është rikthyer pas një dëmtimi shqiptari tjetër, Mario Gurma. Numri 9 i Levadhiakosit ka qenë shqetësim i madh për Atromitosin, skuadrën që tani për tani është ndër 5 skuadrat më të suksesshme të kampionatit grek. Atromitosi ka shënuar vetëm 1 gol në portën e Levadhiakosit, sepse më pas është detyruar të përballojë presionin e kundërshtarit. Në minutën e 54 t, qendërsulmuesi shqiptar Gurma ka ndërmarrë një aksion personal. Ashtu shtatlartë e i fuqishëm, Gurma ka treguar se zotëron edhe një teknikë të përsosur, teksa ka shmangur me radhë dy mbrojtës kundërshtarë, ka gjuajtur fort me të majtën, por topi i tij ka goditur fort shtyllën e portës kundërshtare. Ka pasur edhe të tjera raste të krijuara nga miqtë dhe vetë Gurma, por ndeshja u fitua nga vendësit me rezultatin 1 0.

    Beqaj, 90 minuta përballë AEK-ut

    AEK ka bërë gjithçka për të arritur fitoren. Portierit shqiptar Beqaj i është dashur të eliminojë shpesh edhe gabimet e mbrojtësve të vet. Kështu ka ndodhur në minutën e 75 të, kur King dhe Ciblidhis gabojnë njëri pas tjetrit, por kërcimi i Beqajt ka qenë spektakolar, duke e shpëtuar skuadrën e tij nga një humbje më e thellë. Në minutën e 83 të, portieri kosovar tregon edhe një herë vlerat e tij. Numri 1 i Jonikosit kërcen në këmbët e sulmuesit verdhezi, ukrainasit Velinski, duke bërë një pritje të shkëlqyer në një ndeshje të fituar vetëm 1-0 nga AEK.

    Vangjeli, 45 minuta më i miri për Arisin

    Arisi ka fituar 1 0 ndaj Paniliakos në fushën e këtij të fundit. Futbollisti ynë Kristi Vangjelis në këtë ndeshje nuk është aktivizuar nga fillimi. Ka qenë pikërisht minuta e 46 të, kur është futur në lojë i riu shqiptar, i cili ka zëvendësuar kapitenin e skuadrës Pasalis. Ish-futbollisti i kombëtares sonë Shpresa ka qenë një ndër më të mirët në fushë. Ai është ndëshkuar me karton të verdhë në minutën e 65 të, por 4 minuta më vonë ka kryer një goditje, që mund të ishte gol për skuadrën verdhezi.

    Zajmi, 4 muaj jashtë fushës së lojës

    Në një ndeshje të luajtur në mesjavë, Prodheftiqi ka fituar 1 0 ndaj Ilysiakosit. Roland Zajmi, edhe pse është ndëshkuar me karton të verdhë në minutën e 42 të, ka qenë lojtari më i mirë në fushë. Por në minutën e 58 të ai detyrohet të lejë fushën e lojës, pas një dëmtimi të rëndë. Mediat vendëse shkruajnë se sulmuesi i njohur shqiptar mund të rrijë jashtë fushës së lojës për një periudhë 4 mujore.

    Bellaj çon Janinën drejt fitores

    Fitorja e Pas Janinës ndaj Lamias, me një gol të shënuar në minutat shtesë të lojës, i ka ngjarë një lindjeje të vështirë. Kapiteni i "Ajaksit", Arjan Bellaj, edhe pse ka qenë midis 7 futbollistëve të ndëshkuar me karton të verdhë, është aktivizuar 90 minuta.
    My silence doesn't mean I am gone!

  4. #44
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anëtarësuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,956
    Cana, vetëm 22 minuta ndaj Bordosë

    Lorik Cana ka luajtur vetëm 22 minuta në takimin që ekipi i tij, Marseja, ka zhvilluar dje për kupën e ligës franceze me Bordonë. Shqiptari është futur në fushë vetëm në pjesën e dytë, duke luajtur 22 minuta. Gjithsesi, ekipi i tij, Marseja, është mundur 1 0 nga Bordoja në trasfertë.

    Shkëmbi, gol në kupë


    Më në fund, gjërat po shkojnë mirë për Bledi Shkëmbin. Mesfushori i kuqezinjve, që luan në kampionatin ukrainas, dje ka shënuar një gol në kupën e Ukrainës. Shqiptari ka ekzekutuar një 11-metërsh në minutën e 42 të të takimit Veres Metalurg Zaporozhja. Skuadra e Shkëmbit ka fituar me rezultatin 4 2.

    Peruxhia kërkon Myrtajn
    Ekipi italian i Peruxhias është në kërkim të një sulmuesi për sulmin. Skuadra që këtë sezon nuk kaloi dot në Serinë A po kërkon një sulmues të vlefshëm. Sytë janë hedhur tek shumë emra, por më të pranueshmit janë tre. Bëhet fjalë për sulmuesin kuqezi Myrtaj, Prishandaron dhe Ardemanjin. Sipas shtypit italian, largimi i Myrtajt është i mundshëm drejt Serisë C, pasi gjërat me Katanxaron nuk është se po shkojnë mirë. Gjithsesi, vetëm në ditët në vazhdim do të merret vesh nëse Myrtaj do të pranojë të zbresë në Serinë C apo jo.
    My silence doesn't mean I am gone!

  5. #45
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anëtarësuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,956
    Denis Boshnjaku testohet te Unterhaçing

    Sulmuesi shqiptar, Denis Boshnjaku, është duke u provuar aktualisht te skuadra gjermane e Bundesligës së dytë, Unterhaçing. Ashtu siç ka bërë me dije edhe vetë klubi i kategorisë së dytë gjermane, kapiteni i përfaqësueses shqiptare të Shpresave do të luajë kundër formacionit austriak të Karnten, aty ku edhe do të vëzhgohet nga stafi drejtues dhe teknik i Unterhaçingut. Në tetor, Denisi u provua edhe te skuadra e Bundesligës, Këlni, ku u vlerësua nga trajneri Rapolder si një lojtar i ngjashëm me Vatën për atribute, por gjithsesi drejtuesit nuk ranë dakord për një angazhim të tij.

    Lala, fushatë për kontrollin e gjurit

    Shqiptari i skuadrës së Hanover 96, Altin Lala, së bashku me dy futbollistë të tjerë të Bundesligës, Thomas Brdariç dhe Kristof Dabrovski kanë marrë pjesë aktive në promovimin dhe reklamimin për mediat dhe publikun e gjerë të një pajisjeje për kontrollin e gjurit. Lala dhe dy kolegët e tij të Bundesligës i janë nënshtruar një kontrolli të gjurit, për tu bërë shembull për futbollistët e tjerë, që të jenë më të kujdesshëm në kontrolle të tilla, duke qenë se gjuri është një nga pjesët më delikate të çdo futbollisti. Për këtë, futbollistët kanë promovuar gjithashtu edhe hapjen e faqes korresponduese në internet për kontrollet e gjurit, "www.gelenke check.de".
    My silence doesn't mean I am gone!

  6. #46
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anëtarësuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379

    Panajot Kone, e dëbuan nga kombetarja Shqiptare, e kërkon kombëtarja Greke

    Panajot Kone, e dëbuan nga Shqipëria e kërkon kombëtarja Greke

    I lënë në mëshirë të fatit nga FSHF, megjithëse nën "vëzhgimin" e vazhdueshëm të përfaqësuesit shqiptar që merret me evidentimin e talenteve që jetojnë në Greqi, Panajot Kone, nuk ka pritur më gjatë dhe ka zgjedhur ofertën e bërë nga ekipi përfaqësues helen. Ai ka qenë gjatë gjithë kohës në pritje të një ftese nga FSHF-ja, apo nga ndonjë “misionar” i saj, por kjo nuk ka ndodhur dhe Panajoti është detyruar të zgjedhë një tjetër rrugë për jetën e tij në fushën e blertë. Federata e vendit fqinj është treguar shumë largpamëse, teksa për asnjë çast nuk kishte hequr dorë nga ofertat e saj karshi talentit shqiptar dhe kjo gjë i është shpërblyer me një “po” nga ana eKones, përgjigje që i ka ardhur për shtat grekëve, të cilët e kanë cilësuar shpesh herë si një talent të rrallë të futbollit. Menjëherë pas pranimit të ofertës nga ana e federatës greke i janë rregulluar letrat dhe urgjentisht Panajotit i është dhënë një vend në ekipin përfaqësues U-19 të Greqisë. Në të tri ndeshjet e fundit eleminatore që ka zhvilluar Greqia, talenti shqiptar luajti që nga minuta e parë dhe ishte njeriu kyç i lojës së grekëve. Në fakt ai ka pothuajse një muaj që e ka kaluar dëmtimimin e rëndë, por mungon në fushat e futbollit gjatë kampionatit grek vetëm falë egoizmit të drejtuesve të Olimpiakosit, të cilët bënë një hap fals duke e shitur atë tek rivalët e AEK-ut të Athinës dhe tashmë po mundohen me të gjitha mënyrat që të pengojnë shkëlqimin e tij me ekipin rival. Panajot Kone është vlerësuar si talenti më i mirë në Greqi për moshën e tij dhe kjo padyshim që i ka bërë të reflektojnë drejtuesit e Olimpiakosit. Gjithsesi, Kone në ekipin e Athinës gjeti një terren shumë të përshtatshëm për t`u rritur edhe më shumë profesionalisht dhe psikologjikisht, ndërkohë që drejtuesit e klubit të ri i bënë edhe një vlerësim të madh duke i dhuruar menjëherë fanellën me numrin10. Ky gjest bëhet edhe më kuptimplotë po të kemi parasysh se Panajoti është vetëm 18 vjeç dhe rrallë herë ka ndodhur që një bashkëmoshatar i tij të mbajë këtë numër prestigjioz në fanellë. “Panajoti e ka të siguruar vendin si titullar në ekip, ndërkohë që ne presim vetëm lejen e federatës për ta aktivizuar”, ka deklaruar tekniku i AEK-ut. Megjithatë, edhe më i çuditshëm është fakti se ndonëse Kone nuk ka marrë lejen për të luajtur në kampionatin helen, ai mund të luajë në ndeshjet ndërkombëtare me ekipin grek. Madje e ka bërë këtë gjë me sukses në 3 takimet që Greqia ka zhvilluar respektivisht me Hollandën, Bjellorusinë dhe Gjermaninë. Një klishe e përsëritur pak si shpesh kjo, teksa kujtojmë edhe rastin e Valon Berhamit, që krijoi jo pak polemika në vend. Do të ishte e pafalshme për një vend të vogël si Shqipëria që edhe ato pak talente që ka në futboll, të vazhdojë t`i trajtojë me të njëjtën monedhë, siç ka bërë këto 15 vitet e fundit dhe konkluzioni: vetëm zhgënjime për tifozët shqiptarë, që janë të etur me të drejtë për lojë të bukur dhe rezultate nga ekipi i tyre përfaqësues.

    Sot.
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  7. #47
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anëtarësuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,956
    Dy kuqezinjtë shënuan dje nga një gol në sfidën Lacio-Siena, por fitorja i buzëqeshi kapitenit kuqezi 05-12-2005

    Tare fiton derbin shqiptar të Serisë A

    Igli Tare fiton derbin shqiptar të Serisë A përballë Erion Bogdanit. Sfida midis Lacios dhe Sienës, e luajtur në stadiumin "Olimpiko", u mbyll me fitoren 3-2 të bardhekaltërve, ku protagonistët e këtij 90-minutëshi ishin të dy sulmesit tanë të kombëtares. Në një ndeshje me shumë emocione dhe episode, fitorja në fund i buzëqeshi ekipit të Lacios, që luajti më mirë në pjesën më të madhe të kohës. I pari që hapi serinë e golave ishte sulmuesi veteran Paolo Di Kanio në fundin e pjesës së parë, çka bëri që bardhekaltrit të futeshin në dhomat e zhveshjes me moral të lartë.

    Por fraksioni i dytë i lojës nisi me gol dhe ai që do të mendonte për barazimin momental të takimit, ishte pikërisht Erion Bogdani. Në minutën e 53-të, shtatlarti i sulmit kuqezi ka përfituar brenda zonës, duke shënuar një gol të bukur. Vendësit nuk u pajtuan me këtë rezultat dhe gjetën sërish golin e avantazhit me anë të brazilianit Sezar tetë minuta më pas, ndërkohë që vulën përfundimtare të një fitoreje shumë të madhe e vuri Igli Tare. Kapiteni ynë i kombëtares korrigjoi shënjestrën dhe arriti ta mbyllte ndeshjen me golin e tij të tretë, ndërkohë që në minutat shtesë Peruci do të shënonte një autogol, i cili i shërben Sienës vetëm për statistikë, sepse nuk mundi të merrte një rezultat pozitiv në "Olimpiko", ashtu si disa javë më parë, kur fitoi 2-3 ndaj Romës.

    Tare: M'u bë qejfi për golin e Bogdanit

    Ka qenë shumë i gëzuar pas fitores 3-2 ndaj Sienës sulmuesi shqiptar i Lacios, Igli Tare. Bjondi kuqezi edhe këtë javë arriti të shënojë një gol me shumë vlera për skuadrën e tij, pas atij në Empoli. I kontaktuar nga gazeta nëpërmjet linjës telefonike, 31-vjeçari shpreson që tashmë ta ketë fituar besimin e trajnerit Delio Rosi për një fanellë titullari. "Jam shumë i kënaqur për golin e shënuar dhe njëkohësisht fitoren e Lacios, të cilën do ta konsideroja me vlera 6-pikëshe duke parë situatën në renditje. Për ne ishte një ndeshje e vështirë, por që në fund arritëm ta bënim tonën falë një loje kolektive që zhvilluam.

    Skuadra përbëhet nga një grup futbollistësh fantastik dhe kjo është arsyeja pse ne pretendojmë të ngjitemi sa më lart në renditje. Shpresoj që ky moment pozitiv të zgjatë sa më shumë dhe unë gjithashtu të stabilizohem në formacionin bazë, një objektiv që e kam pasur fill sapo shkela në Romë. E rëndësishme për mua është të fitoj besimin e trajnerit, drejtuesve dhe tifozëve, më pas të presim se sa gola do të mund të shënoj. Sigurisht, do të kërkoj që të thyej rekordet e mia te Breshia dhe Bolonja,"- komenton Tare.
    I pyetur në lidhje me Bogdanin, partnerin e sulmit në kombëtaren shqiptare, Igli shprehet se pati një bisedë të shkurtër me të pas përfundimit të ndeshjes. "Po, e takova dhe fola disa minuta me Erin pas përfundimit të takimit. I thashë se m'u bë qejfi shumë që shënoi një gol të bukur, ndonëse skuadra e tij nuk arriti të merrte një rezultat pozitiv. Futbolli ky është, një herë do të fitoj unë dhe një herë Bogdani, e rëndësishme është që ne të dy mbetemi miq shumë të mirë,"- përfundoi Igli Tare.


    Bogdani: Tare e meritoi fitoren


    Stadiumi "Olimpiko" mund të quhet me fat për sulmuesin tjetër shqiptar, Erion Bogdanin. Disa javë më parë, ai i dhuroi pasimin e fundit Kolonezes për golin e fitores 3-2 ndaj Romës, ndërkohë që kur luante në radhët e Rexhinës, kujtohet për golin e vetëm që realizoi në minutat e fundit të ndeshjes. Edhe në këtë javë të Serisë A, Bogdani me fanellën e Sienës shënoi sërish, por goli nuk i shërbeu skuadrës për të marrë të paktën barazimin në trasfertë. Pas përfundimit të ndeshjes, për "Sportin shqiptar" sulmuesi shtatlartë do të shprehej se Tare dhe Lacio e merituan fitoren. "Nuk ishte e thënë që goli im t'i shërbente Sienës për të marrë sikur edhe një barazim ndaj Lacios. Në pjesën e parë luajtëm dobët, ndërkohë që në të dytën, me futjen e Lokatelit, ndryshuam shumë dhe arritëm të barazonim. Por vetëm kaq, sepse vendësit do të përfitonin nga dy gabime në mbrojtje dhe na ndëshkuan. Ky gol i shënuar do të më shërbejë vetëm për statistikë,"- bën të ditur qendërsulmuesi i bardhezinjve.

    Për sa i takon duelit me Taren, Bogdani thotë se ishte në një ditë të mirë dhe ka për ta ndihmuar shumë Lacion në këtë pjesë të mbetur të sezonit. "Pas përfundimit të ndeshjes u takova me Taren dhe e urova për fitoren e merituar. Këtë herë nuk i shkëmbyem fanellat, pasi ia kisha premtuar një mikut tim shqiptar. Nuk mund të them se kush nga ne të dy bëri golin më të bukur, më mirë vlerësojeni vetë ju si gazetarë."
    Me këtë humbje të pësuar në trasfertë, Siena i ndërlikon pozitat në fundin e renditjes. Megjithatë, Erion Bogdani është optimist për të ardhmen, kur e mbyll kështu fjalën e tij: "Kjo humbje me Lacion duhet të na shërbejë si një mësim i mirë për të ardhmen. Dy ndeshjet brenda që kemi me Empolin dhe Parmën janë decizive për ne në luftën për mbijetesë në Serinë A, të cilat duhet t'i fitojmë medoemos. Kam shumë besim se mund t'ia arrijmë këtij qëllimi."
    My silence doesn't mean I am gone!

  8. #48
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anëtarësuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,956
    Beqaj mundet nga Iraklisi, Murati mungon

    Jonikos, teksa kishte shënuar që në minutën e 29 të me anë të Kubras, e kujtoi të fituar ndeshjen. Blutë harruan se kishin përpara edhe 61 minuta lojë. Ata harruan se luanin në një fushë kundërshtare dhe se Iraklis kishte treguar javët e fundit se di të fitojë, madje edhe ndaj më të fortëve sesa Jonikos. Pas pësimit të dy golave, në stadium ndodh edhe diçka e rrallë për fushat vendase. Portieri Beqaj lë portën e tij dhe merr pjesë në aksionet e skuadrës. Në një prej tyre ai godet topin me kokë, por nuk është i saktë në goditjen e tij. Kështu Iraklis fiton 2-1 një ndeshje, që desh e humbi.Ish-kapiteni i Iraklis, Edvin Murati, e ka ndjekur ndeshjen nga stoli. Mosaktivizimi i futbollistit tonë vjen pas disa ditëve jo "të mira" që ai po kalon tek Iraklis. Që nga java e 9 të, kur ai ka filluar të riaktivizohet, Murati ka luajtur me bardheblutë vetëm 23 minuta. Pra, bëhet fjalë për 4 ndeshjet e fundit.

    Levadhiakosi shpreson shumë te Bushi

    Alban Bushi është aktivizuar për 90 minuta në Larisa ndaj skuadrës vendase. Edhe pse ai ka qenë shpresa e vetme e të jeshilëve në sulm, përsëri nuk ka ndodhur ajo që pritej. Futbollisti ynë ka lëvizur shumë, por nuk e ka pasur ndihmën e duhur të brazilianit Aleks. Kështu që sulmi i Levadhiakosit nuk ka qenë efektiv para portës vendase. Ndërkohë Larisa ka fituar 1-0, pas golit të shënuar nga Kiparisis në minutën e 66-të. Sulmuesi Gurma ka hyrë në fushën e lojës vetëm në minutën e 83 të. Ai është treguar i rrezikshëm, por nuk ka mundur të ndryshojë rezultatin. Kështu ndeshja ka përfunduar 2-1, përmes një loje të rëndë, ku gjyqtari i takimit ka nxjerrë plot 9 kartona të verdhë.
    My silence doesn't mean I am gone!

  9. #49
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anëtarësuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,956
    Goli i pare i Vates dhuron barazim per Bilefeldin

    Fatmir Vata ka luajtur 90 minuta per Arminian e Bielefeldit qe barazoi 1-1 ne fushen e Duisburg-ut, dhe mu goli i Fatmir Vates ne minuten ´52 i dhuroi barazimin Bilefeldit. Sulmuesi Boakye ishte asistuesi i golit te Vates i cili prej 16 metra gjuan ne drejtim te portierit Koch i cili nuk kishte mundesi ta ndalon gjuetjene fuqishem te Vates.

    Ne Hannover, Altin Lala luajti 90 minuta te plota dhe ekipi i tij u nda vetem me barazim 1-1 me Gladbachun e forte. Lala ishte nje nder futbollistet me te mir ne fushe.

    Kuqi hero i ndeshjes Blackburn Rovers - West Ham United 3-2. Me golin e tij ne minuten ´76, Kuqi siguron fitoren e skuadres se tij Bluckburn.

    (Tifozat.com)
    My silence doesn't mean I am gone!

  10. #50
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anëtarësuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,956
    Mesfushori kuqezi i marsejezëve kërkon më shumë përqëndrim nga skuadra e tij 13-12-2005

    Lorik Cana: Marseja t'i bëjë sytë katër!


    Edhe njëherë katër pikë larg Okserit, pas fitores së ditës së shtunë kundër këtyre të fundit, marsejezët tashmë mund të synojnë edhe një vend në Ligën e Kampioneve. Një rikthim në plan të parë, që e kënaq Lorik Canën, ndonëse mesfushori olimpikas kërkon një tjetër konfirmin.


    - Lorik, Olimpiku i Marsejës arriti një fitore të çmuar përbalë Okserit...- Ashtu siç na tha trajneri, kjo fitore ishte me të vërtetë pozitive. Kjo na ndihmon që të rikthehemi në një farë mënyre në luftën për në Europë. Tani, për të forcuar pozitat në klasifikim, duhet të ruajmë vazhdimësinë. Kampionati është shumë i ngjeshur dhe ne shumë shpejt mund ta shohim veten o shumë lart, o shumë poshtë. Ekipi është i ndërgjegjshëm për këtë.

    - Zhan Fernandez është i ndërgjegjshëm se ekziston një rrezik nënvlerësimi...- Ai e di që kjo është njerëzore. Përpara pushimeve, ne mund të tundohemi nga ide të tjera dhe të humbim përqendrimin. Ai na kërkoi që të jemi vigjilentë në këto dy ndeshjet e fundit përpara shkëputjes. Fitoret janë të rëndësishme për të vazhduar rrugën e nisur.

    - Duhet ta mposhtni domosdoshmërisht Bukureshtin në Kupën UEFA?
    - Ne e dimë sa e rëndësishme është një fitore. Kundërshtarët tanë do të jenë shumë të motivuar dhe do të vijnë për t'u kualifikuar. Por, ne do të përpiqemi të fitojmë, kjo do të na mundësonte të kapnim vendin e parë në grup, gjë që është e rëndësishme për shortin e mëvonshëm. Ne po ndjekim rrugën tonë dhe një ditë do të shpërblehemi për këtë.

    - E cilësoni klasifikim e OM-së të kënaqshëm?
    - E doni sinqerisht, ekipi nuk po përqëndrohet te tabela aktuale e klasifikimit. Ne jemi të përqëndruar vetem te një objektiv: të fitojmë sa të jetë e mundur. Këtë vit kemi fituar takimet me skuadrat e mëdha, por një ekip si Lioni nuk e ka fituar titullin duke mposhtur të mëdhatë. Ne duhet të përpiqemi të fitojmë edhe me skuadrat e vogla. Nuk duhet të lëmë pikë me to.

    - Cila është mangësia e Marsejës?
    - Pikët janë shumë të shtrenjta në kampionat. Ne e kemi nisur nga larg. Nëse do të kishim bërë një start normal, ekipi aktualisht do të ishte i dyti. Por, ne e nisëm tmerrësisht keq dhe pas kësaj na bombarduan menjëherë kritikat. Duhet të qëndrojmë vigjilentë, t'i bëjmë sytë katër
    My silence doesn't mean I am gone!

  11. #51
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anëtarësuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,956
    "Kur mungon Murati, mungon një repart i tërë"

    Kjo shprehje nuk është e imja, por e një gazetari grek, i cili e tha pikërisht në kohën, kur për bardheblutë u fut në fushën e lojës Edvin Murati. Më saktësisht ka qenë minuta e 68 të e ndeshjes Panathinaikos Iraklis, kur trajneri Savas Kofidhis, i ndodhur në disavantazh 1 2, zëvendëson sulmuesin argjentinas Herrera me futbollistin tonë Murati. Këtu për Iraklisin nis kthesen e madhe. Loja e tij ka më shumë frymëmarrje, aq sa miqtë modestë nga Selaniku kërkojnë të bëjnë përmbysjen e madhe në Olimpik ndaj Panathinaikosit. Dhe ia arrijnë pikërisht në minutën e 86 të. Murati shpërthen nga e majta dhe jep një top ideal për Pandeli Kapetanon, i cili fluturon, duke e goditur topin me kokë. Barazim 2 2. Tifozët vendas i lëshohen me sharje trajnerit të tyre Alberto Malezani ndërsa gazetari grek, që komentonte ndeshjen në Supersport lëshon thënien, që në fakt është një konkluzion, se "kur mungon Murati, mungon një repart i tërë".

    Bushi të verdhë, mungon në Karaiskaqis

    Shi, të ftohët, ngarkesë kartonash, pak tifozë dhe shumë policë, 4 gola dhe dy shtylla, raste të humbura dhe autogola ishte gjithçka që prodhoi takimi Levadhiakos Paok. Nga minuta e 5 të, deri në 87 tën, kur Maladeni ka barzuar rezultatin për miqtë, ndeshja ka kaluar mes peripecive të shumta. Për 20 minuta Paok detyrohet të luaj me 10 lojtarë. Ishte i vetmi karton i kuq i dhënë në këtë ndeshje pas 9 të tjerëve të verdhë. Njëri prej tyre i përkiste futbollistit tonë Alban Bushi. Bushi, i cili luajti mjaft mirë për 90 minuta, në minutën e 25 të, në vend të penalltisë së fituar, ndëshkohet me karton të verdhë. Eshtë një karton, që i kushton shtrenjtë jo vetëm Bushit, por edhe skuadrës së tij Levadhiakos. Të shtunën të jeshiltë do të luajnë në Karaiskaqis ndaj Olimpiakosit, por qysh tani mësohet se sulmuesi shqiptar Alban Bushi nuk bën pjesë për këtë javë në planet e trajnerit të tij Takis Lemonis. Arsyeja është që shqiptarit i plotësohet numri 4 i kartonave të verdhë të marrë në këto 13 javë të kampionatit grek.

    Beqaj, fitorja që nis nga porta

    Jonikos arrin një fitore të thellë, 4 1 ndaj Egalios, duke ndier si asnjëherë në "jetën" e tij aromën europiane. Të vemtin gol Beqaj e ka pësuar pas një gjuajtjeje të Manusakis brënda zonës së portës së tij. Duke mos e ndier veten fajtor për golin, portieri shqiptar ka vazhduar ta mbrojë portën e tij me siguri të madhe. Ai është dalluar gjatë gjithë lojës, duke qenë pika kryesore, të cilit i referohet fitorja. Ndeshjet e tij janë të plota. Atë nuk e ka zëvendësuar njeri. 1040 minutat e luajtura deri tani flasin qartë për këtë.

    Kahn: Si e prita penalltinë e Skelës?

    Portieri i Bajernit të Mynihut dhe i përfaqësueses së Gjermanisë, Oliver Kahn, në deklaratat për mediat gjermane ka treguar si e ka pritur të dielën gjuajtjen nga pika e bardhë të mesfushorit shqiptar. Në përballjen me Kaizerslauternin, në minutën e 59-të akordohet një penallti për "djajtë e kuq". Pas ndërhyrjes ndaj Halil Altintop, përgjegjësinë për ekzekutimin e 11-metërshit e mori vlonjati Ervin Skela, gjuajtjen e të cilit nuk e lejoi të hynte në rrjetë portieri Kahn. Kjo gjuajtje konsistoi vendimtare, sepse Bajerni fitoi tri pikë dhe Kaizerslauterni humbi mundësinë për të marrë një pikë (2-1).
    "Kisha parandjenjën se ai do të gjuante në atë kënd dhe njëkohësisht mund të them se ishte gjithashtu punë fati.

    Çdo gjë funksionoi siç e kisha parashikuar. Gjuajtja ishte vetëm e dyta për ata në portën tonë dhe kisha bindjen 50 % se nuk do të shënohej ky gol," - tregon Kahn, i cili në këtë mënyrë ndali penalltinë e parë në më shumë se dy vjet të ekzekutuar në portën e tij. Për dy vjet, bjondi i Bajernit, Oliver Kahn, nuk i kishte pritur 11 penallti, para të cilave ishte dorëzuar. Trajneri i Kaizerslauternit, Volfgang Volf, mendon se sikur shqiptari të shënonte, gjërat do të ishin më ndryshe. "Humbja e penalltisë ishte pika kthese për ne. Sikur të shënonim, çdo gjë do të mund të ndodhte",- ka deklaruar pas ndeshjes trajneri i Skelës. Mesfushori kuqezi i Kaizarslauternit, Ervin Skela kishte shënuar me penallti në portën Kahnit me fanellën e Eintrahtit të Frankfurtit në ndeshjen e parë të sezonit 2003-04.
    My silence doesn't mean I am gone!

  12. #52
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    08-11-2002
    Postime
    1,509
    Marre nga www.albaniasoccer.com e gazetarit te pavarur Fation Pandovski

    • Shtohet numri i lojtarëve shqiptarë në klubin zviceran


    Bashkëpunëtori i Albaniasoccer.com dhe gazetari sportiv i gazetës Fakti, Bujar Kurtaj nga Shkupi, na shkruan se ka shumë mundësi që në afatin kalimtar të janarit, futbollisti shqiptar nga Maqedonia, Nebi Mustafi, të kaloj në radhët e klubit Aarau, ku me sukses luan edhe futbollisti tjetër shqiptar, Argjend Beqiri. Sipas burimeve të referimit, kryesia e Aarau ka dëshirë të madhe që ta angazhoi futbollistin shqiptar në planet e tyre, i cili këtë sezon më tepër ka qëndruar në bankën rezerve se sa në fushën e gjelbër. Shkaktar për këtë është trajneri kroat, Mirosllav Çiro Bllazheviq, i cili me ardhjen e tij, nuk mbështetej në kualitetet e futbollistit shqiptar.

    Kujtojmë se deri para ardhjes së trajnerit kroat, Mustafi ka qenë njëri ndër më të mirët në radhët e Ksamaks, skuadër ku luajnë dy shqiptarët Daniel Xhafaj dhe Ansi Agolli. Ndërkohë, interesim për kualitetet e Mustafit, ka shprehur edhe anëtari i Ligës së parë greke - Ethniki Katigoria, Levadiaoks, klubi nga i cili futbollisti tetovar, kaloi në radhët e Ksamaks dhe për të cilin gjithashtu janë nën kontratë dy sulmuesit shqiptarë Alban Bushi dhe Mario Gurma. Tek kjo skuadër pritet të afrohet në Janar edhe Altin Haxhi i cili ka shprehur dëshirën për tu larguar nga Qipro
    Ignore List: Den Bossi

  13. #53
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anëtarësuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,956
    Me përjashtim të portierit Arian Beqaj, “legjionarët” e tjerë nuk kanë mundur t’I shfaqin vlerat e tyre

    Viti 2005 lë në hije lojtarët shqiptarë të kampionatit grek

    Ramadan BIGZA

    2005 sa ka qenë viti më i mbrapshtë për futbollistët tanë, që luajnë në kampionatin grek. Edvin Murati, Indrit Fortuzi, Arian Beqaj, Alban Bushi dhe Mario Gurma përbëjnë "çetën" prej 5 vetësh, që u mundua të sfidojë një kampionat, i cili u duk i lodhur që në fillimin e tij. Edhe pse ky kampionat nuk ishte një malore e fortë, të paktën deri tani, përveç Beqajt, të tjerët nuk arritën të ngjiten kurrsesi në majën e tij. Portieri ynë ka luajtur në 14 javët e deritanishme, dy herë më shumë se sa Murati dhe Fortuzi të marrë së bashku. Ai ka luajtur më shumë edhe se sa kanë luajtur Bushi e Gurma së bashku. 1130 minuta lojë në 13 ndeshje janë prezantimi dinjitoz i Arian Beqajt, i cili në fundvitin që shkoi shënoi edhe një numër rekord aktivizimi, duke arritur shifrën e 200 ndeshjeve të tij në kategorinë A të Greqisë, gjë që nuk e ka arritur asnjë portier i huaj deri tani.

    Beqaj, ky nuk është kufiri i fundit

    "200 ndeshje në kategorinë A? Ky nuk është kufiri i fundit," - shprehet në një deklarim për "Sportin shqiptar" portieri Arian Beqaj. Në 400 do ta çoj këtë numër," - shton kosovari, i cili ka 8 vjet që luan në kategorinë A të kampionatit helen. Në 14 javë të kampionatit grek, të luajtura deri tani, Beqaj është aktivizuar në 13 prej tyre. Ai ka munguar vetëm në javën e 3 të, pasi në javën e dytë, gjatë ndeshjes Jonikos Panathinaikos, është ndëshkuar me karton të kuq në minutën e 50 të për një ndërhyrje ndaj holandezit "të jeshil" Vouters. Në të gjitha ndeshjet e tjera, portieri ynë i ka luajtur të plota 90 minutat. Kështu, ai as nuk është zëvendësuar dhe as e kanë zëvendësuar. Në 2005 ën, Arian Beqaj ka shënuar një ngjarje në jetën e tij. Më 25 gusht ka mbushur plot 30 vjeç.

    Edvin Murati, nga shiriti i kapitenit te stoli

    Rikthimi i Edvin Muratit në gjirin e ekipit, pas atij dëmtimi të gjatë, ishte i padurueshëm. Në fillim, ai kaloi një provë të suksesshme, kur u aktivizua 45 minuta në ndeshjen e parë. Më vonë, për 5 ndeshje radhazi, Edvin Murati vuri edhe shiritin e kapitenit të Iraklisit. Por më vonë gjithçka erdhi duke u zbehur. U zbulua edhe arsyeja e vërtetë e këtij mosaktivizimi. Kapiteni i Iraklisit ishte një nga futbollistët më të paguar të skuadrës së tij dhe për të mos marrë pagën e duhur, ai nuk duhej t'i luante të gjitha ndeshjet. Drejtuesve të Iraklisit nuk u mjaftoi as supergoli i shënuar prej Muratit në Patra, në një ndeshje kupe ndaj Panahaiqisë dhe as pasimi i shkëlqyer që dha për Kapetanon, i cili shënoi golin e dytë të bardhebluve në ndeshjen me Panathinaikosin në Athinë. Murati, edhe pse u aktivizua në 11 ndeshje, luajti shumë më pak se Beqaj, madje edhe më pak se Gurma dhe Bushi. Në 11 ndeshje që është aktivizuar Edvin Murati ka luajtur vetëm 455 minuta. Në javën e 9 të dhe të 14 të, ai është aktivizuar vetëm nga 1 minutë.

    Fortuzi, ai që nuk do ta kujtojë 2005-ën

    Ky nuk ka qenë sezoni i Fortuzit. Blerjet e shumta tek Iraklisi kanë ndikuar shumë në çështjen "Fortuzi". Megjithatë, që në javën e parë, sulmuesi ynë jep shkëndijën e duhur. Ai edhe pse u aktivizua vetëm 25 minuta në ndeshjen me Akratitosin, jep një pasim të artë, që u shndërrua në golin e vetëm të bardhebluve. Minutazhi më i lartë i aktivizimit të Fortuzit është 29 minuta, i arritur në javën e 3 të në ndeshjen midis Iraklisit dhe Paokut. Por një javë më vonë, në Kretë, Fortuzi pas 11 minutash lojë, detyrohet ta braktisë atë pas një dëmtimi serioz, nga i cili vazhdon të vuajë ende. Indrit Fortuzi është aktivizuar në 4 ndeshje dhe ka luajtur gjithsej 80 minuta. Kjo është koha më e paktë që ai ka luajtur në karrierën e tij.
    Sidoqoftë, kjo i takon 2005 ës. Fortuzi ka nisur stërvitjen e rregullt dhe më 2006 tën ka premtuar të kthehet në formën e tij të dikurshme, në atë formë që e meriton një idhull.

    Bushi në Livadhja, pas xhiros në Gjermani

    Alban Bushi është rikthyer në kampionatin grek pikërisht pas 7 vitesh. Por nuk ishte e thënë që ai të zinte vend menjëherë. Nga Livadhjaja ai shikoi në një skuadër të Bundesligës 2, por "aventura" e tij ishte thjesht një nostalgji për të kaluarën, ndaj ai u kthye përsëri te skuadra, që do të luante për herë të parë në kategorinë A. Duke njohur përvojën e tij të madhe në shumë klube, drejtuesit e Levadhjakosit e pranuan në skuadër, ndaj dhe aktivizimi i tij në këtë fazë të kampionatit ishte disi i vonuar. Bushi e veshi për herë të parë fanellën ngjyrë jeshile të Levadhjakosit pikërisht në javën e 3 të, në një ndeshje mjaft të vështirë me Panathinaikosin. 73 minuta lojë i mjaftuan atij për të treguar vlerat e veta dhe të drejtuesve të skuadrës për t'u bindur se nuk ishin gabuar në zgjedhjen që kishin bërë. Bushi vazhdoi të luajë, por jo gjatë gjithë minutave të rregullta. Goli i vetëm i shënuar prej tij në javën e 5 të ndaj Panioniosit krijoi te drejtuesit vendës imazhin e një futbollisti të domosdoshëm në ekip. Ndaj në 3 ndeshjet e fundit Alban Bushi luajti plotësisht 270 minuta. Se si do të fillojë java e 15 të, askush nuk e di. Alban Bushi është i vetmi futbollist shqiptar, që ka shënuar në këtë sezon të kampionatit grek, por ai është i dyti futbollist, pas Beqajt, që nuk është aktivizuar për arsye kartonësh. Nëse Beqaj është ndëshkuar që në fillim me karton të kuq, Bushit i janë dashur 4 kartonë të verdhë për të bërë një të kuq.
    My silence doesn't mean I am gone!

  14. #54
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anëtarësuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,956
    Tare, gol spektakolar në fitoren e Lacios

    Igli Tare ka shënuar golin e katërt të Lacios në ndeshjen që skuadra romane fitoi ndaj Askolit në "Olimpico" me rezultatin 4-1. Sulmuesi kuqezi është aktivizuar në pjesën e dytë nga trajneri Delio Rosi dhe ka arritur të ekzekutojë në mënyrë perfekte një roveshatë, duke shënuar një gol spektakolar në minutën e 81-të të takimit.

    Ndeshja ka nisur keq për skuadrën e Tares, e cila e ka parë shumë shpejt veten në disavantazh të një goli, teksa miqtë nga Askoli kanë realizuar falë një hutimi të mbrojtjes kryeqytetase.

    Megjithatë, skuadra e Lacios ka ditur të reagojë, teksa e ka përmbysur rezultatin e takimit brenda 45 minutave të para. Pjesa e dytë ka nisur me një Lacio këmbëngulëse, që ka kërkuar golin e sigurisë dhe e ka gjetur me anë të Pandevit.

    Tare është hedhur në fushën e lojës nga trajneri Delio Rosi në minutën e 67-të në vend të Tomazo Rokit dhe për minutat e luajtura ka qenë një ndër më të mirët e skuadrës së tij. Natyrisht, goli i shënuar 14 minuta më pas, në atë të 81-të, i jep më shumë vlerë fraksionit të lojës kur ai është aktivizuar. Me këtë fitore, Lacio ngjitet edhe më në tabelën e renditjes, ndërsa stafi teknik i Lacios mund t'i rishikojë edhe një herë pozitat e sulmuesit shqiptar në klubin bardhekaltër.

    Bogdani e Siena ndalin galopin e Interit

    Erion Bogdani është aktivizuar 90 minuta në takimin që skuadra e tij, Siena, ka zhvilluar me Interin. Si gjithmonë, sulmuesi ynë ka qenë pika e referimit e sulmit sienez, të cilët e kanë kërkuar shpesh me harkimet e gjata për të. Në pjesën e parë, Bogdani ka luftuar shumë, por nuk ka pasur asistencën e duhur nga ana e pjesës tjetër të skuadrës, e cila luante më e tërhequr. Ndërsa në të dytën lojtari i kombëtares sonë ka mbetur i izoluar në mbrojtjen e zikaltërve, sidomos pas daljes nga fusha e lojës të Kiezës dhe Lokatelit. Megjithatë, loja e zhvilluar nga Erion Bogdani ka qenë pozitive dhe i ka shërbyer tërësisht skuadrës si në fazën ofensive ashtu dhe në mbrojtje, ku ai ishte i pranishëm në çdo goditje fikse të kundërshtarëve.

    Mario Gurma i jep fitoren Levadhiakosit

    Sulmuesi i ri sarandiot i Levadhiakosit, Mario Gurma, ka qenë protagonist i takimit Levadhiakos-OFI Kretë, pasi ka realizuar golin e vetëm të takimit, që ka vulosur fitoren e vendësve përballë miqve nga Kreta. Ka qenë minuta e 12-të e takimit kur Gurma ka shënuar golin e fitores për të tijtë. Loja e Gurmës ka qenë shumë mbresëlënëse, por në minutën e 75-të trajneri i Levadhiakosit vendos ta zëvendësojë atë me mbrojtësin Aleks, për të ruajtur rezultatin. Gjithashtu, në këtë takim është aktivizuar edhe sulmuesi tjetër, Alban Bushi. Bushi është hedhur në fushën e lojës në minutën e 60-të dhe është përpjekur që ta mbajë prapa skuadrën e tij dhe të befasojë mbrojtjen mike me kundërsulme të shpejta.

    Murati, 90 minuta dhe karton të verdhë

    Edvin Murati është aktivizuar 90 minuta në takimin Kalithea-Iraklis, takim ky që ka përfunduar me shifrat e paprekura 0-0. Murati rikthehet edhe një herë si titullar për skuadrën e tij pas problemeve që ka patur kohët e fundit. Gjithsesi, skuadra e Iraklisit nuk ka arritur të shkojë më larg se një barazim, ndërsa Murati është ndëshkuar me karton të verdhë. Fortuzi nuk është aktizivuar, pasi vazhdon të jetë i dëmtuar.

    Lorik Cana e Marseja shkatërrojnë Lë Havrin

    Marseja është kualifikuar për në turin tjetër të Kupës së Francë, teksa ka shkatërruar në "Velodrom" skuadrën e Lë Havrit. Cana është aktivizuar 66 minuta në këtë takim, i cili është mbyllur me fitoren e marsejezëve 4-0. Cana është rikthyer në rolin e tij të preferuar, të mesfushorit shkatërrues, dhe ka qenë një prej më të mirëve. Në çastin e ndërrimit të tij, rezultati ka qenë 3-0 për Marsejën dhe trajneri ka prefuar që të mos e sforcojë më tej mesfushorin kuqezi.
    My silence doesn't mean I am gone!

  15. #55
    Kunja_01 Maska e Duke_Of_Arberia
    Anëtarësuar
    02-08-2003
    Vendndodhja
    overal, ne levizje.
    Postime
    2,604
    Ne fakt goli i Tares kete jave ka qene teper spektakolar. Nje rafishate me te majten, nga nje futbollist qe pjesen derrmuese te golave i ka shenuar me koke. Diçka e rralle por nje gol shume i bukur.
    Trimi mirë me shokë shumë!!!!!!

  16. #56
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anëtarësuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,956
    Beqaj mund Bushin dhe Gurmën

    Në Nikea, 3 shqiptarë ndodheshin përballë njëri tjetrit në një ndeshje, ku kërkohej me çdo kusht fitorja, ndërkohë që Beqaj vë shiritin e kapitenit për herë të parë sivjet në javën e 16 të.Dy trajnerët kishin menduar sisteme të ndryshme loje. Këto zgjedhje bënë që të mbetet jashtë formacionit Alban Bushi, sepse trajneri i Levadhakosit preferoi të luajë me një sulmues, rol i cili iu besua futbollistit tjetër shqiptar Mario Gurma. Në pjesën e dytë, në fushë ka hyrë edhe futbollisti ynë Alba Bushi. Sidoqoftë, ndeshja ka përfunduar 2-0 për vendësit e Beqajt. I pyetur për "Sportin shqiptar", Beqaj tregon edhe momentin e penalltisë së humbur nga miqtë: "Jo nuk kisha frikë. E kuptova krahun dhe u hodha tamam ku ai e gjuajti penalltinë, ku topi preku shtyllën". Beqaj flet edhe për dy kundërshtarët e tij, Gurma dhe Bushi: "Gurma është një djalë i ri dhe sulmues i fuqishëm. Ai luajti dhe u mundua shumë për 90 minuta. Ndërsa Bushi u aktivizua në pjesën e dytë. Për mendimin tim si Gurma dhe Bushi janë lojtarë shumë të mirë dhe sot lëvizën, shumë pavarësisht se nuk arritën të shënonin".

    Murati mungon në fitoren e Iraklisit

    Ndeshja e parë e fazës së dytë të kampionatit grek është hapur në Kaftazoglu me ndeshjen Iraklis Akratitos. Vendasit fituan me një gol të shënuar në minutën e 58 të. Edhe pse u prezantua si lojtar rezervë, futbollisti ynë Edvin Murati nuk u aktivizua. Dhe kjo ndodh, kur pikërisht një javë më parë ai ishte futbollisti më i mirë i Iraklisit. Ndaj Akratitos nuk u aktivizua edhe shqiptari tjetër Indrit Fortuzi, i cili vazhdon të stërvitet me kohë të diferencuar.


    Bogdani, një ndeshje të mire në Livorno

    Erion Bogdani ka zhvilluar dje një ndeshje mjaft pozitive me skuadrën e tij, Siena, në fushën e Livornos. Sulmuesi ynë kuqezi ka qenë pika më e fortë e sulmit të Sienës dhe problemi numër një i mbrojtjes vendëse. Edhe pse nuk ka shënuar vetë, Bogdani ka qenë promotor i disa aksioneve të pastra për gol për të tijtë, ndër të cilët ka pasur edhe asiste për lojtarët e tjerë të skuadrës. Sidoqoftë, goli i ka munguar shqiptarit të Sienës, por ama ka shkëlqyer gjatë 90-minutave të lojës, në një ndeshje të barazuar 2-2 mes Livornos dhe Sienës.

    Tare, 5 minuta ndaj Parmës

    Sulmuesi tjetër i kombëtares shqiptare, njëherazi kapiten i saj, Igli Tare, ka luajtur dje vetëm 5 minuta lojë për Lacion, në ndeshjen e kësaj të fundit me Parmën. Bjondi ynë kuqezi është hedhur në fushën e lojës nga trajneri lacial, Delio Rosi, në minutën e 85-të, kur rezultati ishte ai i përfundimit të krej 90-minutave, 1-1, duke zëvendësuar autorin e golit të vetëm të romanëve, Tomas Roki.
    My silence doesn't mean I am gone!

  17. #57
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anëtarësuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,956
    Levadhiakos mbyll me fitore javën e 17 të, ndërsa portieri i javës shpallet shqiptari Arjan Beqaj 02-02-2006

    Bushi gol, Beqaj në 11-shen e javës

    Mbrëmë, të gjitha vështrimet ishin në Livadhja, ku u luajt epilogu i javës së 17 të të kampionatit helen. Përballë vendasve ka qenë skuadra selanikase Apollon i Kallamariasë. Të jeshiltë kanë realizuar qëllimet e veta, ndërsa kuqezinjtë janë kthyer të mundur në Selanik. Ishte goli i Alban Bushit, ai që e ndëshkoi aq shumë skuadrën mike, e cila sivjet njeh lulëzimin e vet, teksa renditet në vendin e 11 të.

    Në fakt, ka qenë një vërshim i shtatlartit tonë Gurma, të cilin mbrojtësi kundërshtar Miravski nuk ka gjetur rrugë tjetër për ta ndaluar, veçse duke e penguar atë. Nuk ka hezituar gjyqtari kryesor i ndeshjes për të dhënë penallti. Bushi e ka marrë topin në duar dhe pasi e ka rregulluar mirë e mirë, ka goditur fort. Sulmuesi ynë ka qenë shumë i saktë në goditjen e tij nga pika e 11 metërshit. Që nga kjo minutë, e 42-ta, kur u realizua goli, asgjë nuk ndryshoi, edhe pse trajnerët e të dy ekipeve i kryen të gjitha zëvendësimet e mundëshme.

    Goli i shënuar mbrëmë ndaj Apollon të Kallamariasë ishte goli i dytë i Bushit gjatë këtij sezoni në kampionatin helen. Eshtë interesant fakti se sulmuesi ynë golin e parë e ka shënuar pikërisht me datën 1, ashtu si edhe mbrëmë. Veçse, ndeshja ndaj Panioniosit, ku Bushi e ka shënuar këtë gol, daton më 1.10.2005. Në ndeshjen e mbrëmshme, trajneri i vendasve Takis Lemonis ua besoi sulmin shqiptarëve Bushi dhe Gurma, të cilët e nxorën faqebardhë nga stadiumi, që është gjithnjë i etur për fitore. Ndërsa autori i të vetmit gol të ndeshjes u zëvendësua në minutën e 72 të, pra 30 minuta pas shënimit të golit, Mario Gurma i luajti të plota të 90 minutat, duke qenë shqetësimi kryesor për mbrojtjen e Apollonit.

    Beqaj, portieri më i mirë i javës

    Java e kampionatit grek ka pagëzuar tashmë më të mirët e saj. Dhe një prej tyre, madje absolutisht më i miri, është portieri ynë Arjan Beqaj. Ai është vlerësuar për ndeshjen e zhvilluar ndaj Panathinaikosit me notën më të lartë. Beqaj ishte futbollisti më i mirë për të dy ekipet. Për t'u dhënë fund vlerësimeve për portierin tonë, mjafton të citojmë atë që shkruante shtypi grek të nesërmen e ndeshjes: "Ndeshja e së dielës në OAKA (Stadiumi Olimpik i Athinës) kishte emrin Arjan dhe mbiemrin Beqaj".

    Nuk luajnë Murati dhe Fortuzi

    Iraklis ngjitet në zenit, por nuk luajnë Murati dhe Fortuzi.
    Fatkeqësisht dy futbollistët tanë, për shkak të dëmtimeve, nuk kanë marrë pjesë në një prej fitoreve më historike të skuadrës së tyre, Iraklis, ndaj AEK-ut të Athinës. Bardheblutë kanë fituar thellësisht 4 0, duke i larguar aekgjitë 6 pikë larg kampionëve.

    Fitorja 4 0 e Iraklisit ndaj AEK-ut është fitorja më e thellë e bardhebluve në gjithë historinë e futbollit grek, pra që nga viti 1959, kur është luajtur ndeshja e parë midis tyre me pritës Iraklis.
    My silence doesn't mean I am gone!

  18. #58
    Warranted Maska e Qerim
    Anëtarësuar
    06-12-2003
    Vendndodhja
    Home
    Postime
    1,641
    Nje figure shume te mire po ben edhe Ansi Agolli ne kampionatin sviceran te Xamax.Ka arritur te zere nje vend prej titullari ne 11 e pare.

    Nuk duhet te harrojme se kampinati zviceran per momentin eshte ne nje nivel shume te larte, pothuajse sa ai i Gjermanise.Ekipet zvicerane ne kupat evropiane po perfaqsohen me sukses.Shume mire qe edhe Brigeli e ka thirrur per miqsoren me Lituanine.

    Go ,go Ansi !
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  

  19. #59
    Warranted Maska e Qerim
    Anëtarësuar
    06-12-2003
    Vendndodhja
    Home
    Postime
    1,641
    Ekipi Marseje i Lorik Canes shkon me larg ne Uefa ndaj Boltonit.Rezultati 2-1 .Cana rol vendimtar, mori edhe nje karton te verdhe.
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  

  20. #60
    Gezuar Kosoven e Pavarur Maska e dodoni
    Anëtarësuar
    07-11-2002
    Postime
    3,393
    BOJAN NEZIRI

    From Wikipedia, the free encyclopedia
    Jump to: navigation, search
    Bojan Neziri (Serbian Cyrillic: Бојан Незири) (born February 26, 1982) is a Serbia and Montenegrin football player who plays for FC Metalurg Donetsk but in August 2005 the left-back went on loan to german side VfL Wolfsburg for one year.

    An ethnic Albanian, he won silver medal with the Serbia and Montenegro national team on the Under-21 Championship of Europe.

    He was part of the Serbia and Montenegrin 2004 Olympic football team, who exited in the first round, finishing fourth in Group C behind gold-medal winners Argentina, Australia and Tunisia.

    http://en.wikipedia.org/wiki/Bojan_Neziri

    ARDIAN GJOKAJ

    Trabzonspor have brought left-sided Serbo-Montenegrin player Ardijan Djokaj of FK Crvena Zvezda to Istanbul to discuss terms. Djokaj made a discussion with Trabzonspor president Nuri Albayrak and gave a photo shoot with his new team’s shirt.


    The player will travel from Istanbul to Trabzon at 07.00.

    http://www.trabzonspor.org.tr/haber_...&HaberID=32648

    IGOR DULAJ

    Igor DULJAJ
    6 | Shakhtyor Donetsk Midfielder
    Height: 1.75m. Weight: 71.00kg. Nationality: Serbia-Montenegro
    Born: 29/10/1979 in Topola

    Qe te tre keta jane shqiptar por qe kane lindur ne Serbi e Mal i Zi dhe jane nder lojtaret me te mire te perfaqesueses serbo-malazeze. Po te kishim ne shqiptaret nje kombetare me gjithe futbollistet me te mire shqiptare, ne sot do pretendonim Kupen Boterore. Per fat te keq, per momentin jemi te ndare dhe keshtu i kemi punet. Por do vije koha kur Shqiperia do behet ajo Shqiperia qe duhet te jete, Shqiperia etnike, qe do bashkoje gjithe shqiptaret, dhe ne do jemi shume me te forte ne te gjitha aspektet.

    Tung
    Leje mos m'trano, pashe zotin!!!!

    Rrofte Shqiperia Etnike

Faqja 3 prej 26 FillimFillim 1234513 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Sulë Hotla (1875-1947), Një Jetë Për Shqipërinë
    Nga strong_07 në forumin Bashkëpatriotët e mi në botë
    Përgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 29-04-2019, 16:32
  2. Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 24-11-2016, 09:56
  3. Lidhja Shqiptare e Prizrenit
    Nga dodoni në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 13
    Postimi i Fundit: 01-06-2009, 00:29
  4. Plavë e Guci
    Nga Davius në forumin Bashkëpatriotët e mi në botë
    Përgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 05-10-2008, 23:36
  5. Si vjen bashkimi kombëtar?
    Nga Anton në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 487
    Postimi i Fundit: 22-02-2004, 00:19

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •