Close
Faqja 5 prej 26 FillimFillim ... 3456715 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 81 deri 100 prej 512
  1. #81
    Warranted Maska e Qerim
    Anëtarësuar
    06-12-2003
    Vendndodhja
    Home
    Postime
    1,641
    Sulmuesi shqiptar ka shënuar dy gola në fitoren e skuadrës së tij duke e rritur shpresat për qëndrim në Kategorinë e parë

    Speciale nga Athina e bashkëpunëtorit të Albaniasoccer.com, Erald Martiko

    Në Livadhja, skuadra vendase ka zhvidhuar një nga takimet e saj më të bukura gjatë këtij sezoni dhe protagonist padyshim që ishte goleadori shqiptar Alban Bushi. Me dy gola të shënuar, një të anulluar dhe një 11 metërsh të fituar, nuk mund të ketë hero tjetër për Levadiakosin përveç Alban Bushit, i cili ishte përcaktues për takimin dhe blerja e vitit për jeshilët, në takimin më vendimtar për çështjen e qëndrimit në Ethniki Kategoria. Në një sezon me oshilacione për skuadrën e tij, Bushi u tregua i denjë dhe lojtari i duhur për të nxjerrë nga vështirësitë kompleksin e Takis Lemonis, me mbështjetje të mirë edhe nga braziliani Aleks, që kishte shënuar në minutat e para golin e dytë, pas atij të sulmuesit kuqezi. “Është bukur të shënosh dy gola, por kur nuk merr pikë skuadra, nuk kanë asnjë rëndësi”, kishte deklaruar para disa javësh Bushi në humbjen nga Kalithea 3-2, ku ishte edhe shënuesi i miqve nga qyteti i Levadhjasë, me dy rrjeta spektakolare. Por ja që këtë herë fati e solli ndryshe për “bomberin” e Shqipërisë dhe dygolëshi i tij ishte më i “ëmbëli” i vitit, në këtë debutim me debutuesit. Sidoqoftë, asgjë nuk është siguruar për jeshilët dhe tri javët e fundit janë vendimtare, në të cilat do të vërtetohet nëse shtatë golat e shënuar nga shqiptari do të jenë të vlefshëm ose jo, duke qënë në vendin e 12-të me 28 pikë, pesë të tilla larg zonës së rrezikshme të rënies. Ndeshja filloi me shumë premisa, pasi goli i parë i Bushit me kokë erdhi në sekondën 120”, pas një harkimi nga këndi të Rusev dhe Aleks dyfishoi vetëm tre minuta më vonë, duke kombinuar brenda zonës me serbin Sisiç pas pasit të marrë nga sulmuesi shqiptar. Ekzaktësisht e njëjta pamje edhe në golin e anulluar në 39’ të pjesës së parë, por golashënuesi shqiptar do të pranonte edhe urimet nga shtypi grek për “fair play” duke pranuar gabimin e tij në faullin ndaj portierit kundërshtar. Për të veçuar edhe aksioni individual në pjesën e dytë i Bushit (disa minuta përpara se ai të zëvendësohej nga shoku i skuadrës së tij Karakatsanis në minutën 83), që me topin në zotërim dhe me driblime të njëpasnjëshme “ala braziliane”, e shtrëngoi mbrojtësin me eksperiencë Dabizas në një faull brenda zonës, që me euforinë e momentit dhe mbështetjen e tifozerisë do e shndërronte në gol i njëjti autor, duke merituar titullin e lojtarit më të mirë të takimit, nga mediat vendase.

  2. #82
    Warranted Maska e Qerim
    Anëtarësuar
    06-12-2003
    Vendndodhja
    Home
    Postime
    1,641
    Mendoj se nje sulmues si Bushi , i duhet ende ekipin kombetar.
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  

  3. #83
    ish- Ballisti_Tetove Maska e Cimo
    Anëtarësuar
    11-12-2004
    Postime
    2,443

    Marseja e çmendur pas Lorik Canës

    Marsejë, 16 prill - Nëse Erion Bogdani po bën mrekulliura në Itali në Serinë A, duke realizuar një mori golash (plot 11 kur kanë mbetur për t’u luajtur edhe 4 javë deri në fundin e kampionatit), jo shumë larg nga gadishulli Apenin, në Francë më saktë, një tjetër futbollist i përfaqësueses kuqezi, mesfushori i Olimpikut të Marsejës, Lorik Cana ka bërë për vete një qytet të tërë.

    E jo një qytet dosido, por një qytet që e ka futbollin në gjak, një qytet të çmendur për futbollin siç është Marseja. Lorik Cana ka bërë për vete, me karakterin e tij, me lojën e tij as më shumë e as më pak se falangën e famshme marsejeze. Mesfushori ynë ka qenë i jashtëzakonshmën në ndeshjen e zhvilluar të shtunën në mbrëmje, kur në “Velodrome”, marsejezët kanë shkatërruar Nansinë me shifrat tenistike 6:0 ku protagonist absolut ka qenë edhe mesfushori ynë. Tre asiste të kthyer në gol mbajnë firmën e 22-vjeçarit të përfaqësueses kuqezi që ka qenë me të vërtetë në një mbrëmje të mrekullueshme, duke çmendur një qytet të tërë. Mjafton të përmendet fakti se në forumet franceze, emri i tij është lakuar në mbi 2009 komente. Të gjitha për të, për një futbollist që vetëm për pak muaj ka ditur të bëjë për vete, të fitojë zemrat e tifozerisë marsejeze, e cila tashmë e konsideron si një idhull. Një gjë e bukur, mjat e bukur kjo jo vetëm për mesfushorin tonë, por për të gjithë kombëtaren kuqezi. Vërtet nuk shënon shpesh, një herë në vit ndoshta, ashtu siç ka bërë në këtë sezon me Olimpikun. Por e ka bërë në ndeshjen më të rëndësishme, atë kundër PSG-së, armiqve historikë të Olimpikut. Për më shumë akoma, ai e ka bërë për vete publikun marsejez me paraqitjet e tij ekzemplare, siç ka ndodhur në ndeshjen e së shtunës kundër Nansi. “I jashtëzakonshëm”. Ky ka qenë titulli më frekuent në shtypin francez një ditë pas ndeshjes, që i referohet paraqitjes së mesfushorit tonë, i cili përveç se një armë shumë e fortë për mesfushën marsejeze në fazën mbrojtëse me rikuperimet e topave (për këtë është quajtur edhe si luftëtari i Marsejës), tashmë po paraqitet edhe si një “asist man”. Tre kanë topat e lëshuar nga këmbët e tij në këtë takim të tre të kthyer në gol nga shokët e skuadrës, ku më shumë është vlerësuar nga të gjithë asisti i golit të tretë. Gjithsesi, Loriku edhe një herë është treguar tepër i matur në deklarimet e tij. Pavarësisht komplimentave dhe vlerësimeve të shumta të marra për paraqitjen në ndeshjen kundër Nansi, ai ka preferuar që suksesin e këtij takimi ta ndajë me shokët e skuadrës. “Më vjen mirë për këtë fitore, pasi është vijim i asaj mjaft të bukur të arritur javën e kaluar kundër Lionit në kupë. E kemi merituar plotësisht këtë fitore dhe mendoj se për këtë ka meritë e gjithë skuadra. Kemi zhvilluar një ndeshje të shkëlqyer dhe shpresojmë se kjo fitore do të jetë një ogur i mirë për ndeshjen e së enjtes në gjysëmfinalen e kupës së Francës kundër Renesë”,- ka deklaruar për shtypin francez në përfundim të ndeshjes, mesfushori i kuqezinjve dhe i Olimpikut të Marsejës, Lorik Cana.

    www.futbolli.com

  4. #84
    Warranted Maska e Qerim
    Anëtarësuar
    06-12-2003
    Vendndodhja
    Home
    Postime
    1,641
    Citim Postuar më parë nga Ballisti_Tetove
    në Francë më saktë, një tjetër futbollist i përfaqësueses kuqezi, mesfushori i Olimpikut të Marsejës, Lorik Cana ka bërë për vete një qytet të tërë.
    E jo një qytet dosido, por një qytet që e ka futbollin në gjak, një qytet të çmendur për futbollin siç është Marseja. Lorik Cana ka bërë për vete, me karakterin e tij, me lojën e tij as më shumë e as më pak se falangën e famshme marsejeze. ]
    Mese e vertete ! Ne Kupen Uefa Marseje humbi vetem ne dy ndeshjet me Zenit dhe Levski qe mungoi Loriku.
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura    

  5. #85
    Warranted Maska e Qerim
    Anëtarësuar
    06-12-2003
    Vendndodhja
    Home
    Postime
    1,641
    Skuadra e Levadhiakos ku luan sulmuesi Shqiptar Alban Bushi, shënoi një fitore shumë të rëndësishme ndaj kryesueses së kampionatit Olimpiako i Pireut. Vendasit shënuan tre gola brenda 10 minuta dhe kuqeziu i kombëtares shqiptare shënoi njërin prej tyre.
    Në minutën e 9-të, Bushi u gjend i vetëm përballë Nikopolidhit i cili nuk mund të bënte asgjë për ta ndaluar. Megjithë, përpjekjet edhe të mbrojtësit Anatolidhis për ta bllokuar, Bushi ishte i pandalshëm. Gjuan mjeshtërisht dhe shënon 2-0.
    Në minutën e fundit të pjesës së pare, futbollisti shqiptar pati një rast ideal për shënim, por gjuajtja e tij u bllokua nga Nikopolidhis ndonëse ai rreshkiti, por arriti të priste në dy kohë dhe ti mohonte sulmuesit shqiptar golin e dytë të tij në këtë ndeshje.
    Pjesa e pare përfundoi 3-0.
    Në fillim të pjesës së dytë miqtë shënuan golin e pare dhe katër minuta më vonë trajneri Lemonis zëvendëson Bushin për arsye taktike. Albani ndëshkohet me karton të verdhë për shkak të vonesës së lojës gjatë momentit të ndërrimit. Bardhekuqtë e Pireut shënuan edhe një gol tjetër, por pa mundur ti mohonin tre pikëshin skuadrës bardhegjelbër.
    Me fitoren e arritur, Levadhiako ndodhet me pike të barabarta 31 me Ionikon dhe ka shumë shpresa që të mos bjerë në kategorinë e mëposhtme kur kanë mbetur akoma edhe 1 javë nga përfundimi i kampionatit Helen.
    Ky ishte goli i tetë i Bushit gjatë edicionit të sivjetëm për Levadhiako në 22 takimet që është aktivizuar.
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  

  6. #86
    Gezuar Kosoven e Pavarur Maska e dodoni
    Anëtarësuar
    07-11-2002
    Postime
    3,393
    Fotoja e Lorik Canes zhveshur vetem deshmon per origjinen e tij gjakovare , edhe pse ka lindur e eshte rritur ne Prishtine, prape gjakovar eshte ndryshe nuk kishte dalur i zhveshur ne foto. (Shaka)
    Leje mos m'trano, pashe zotin!!!!

    Rrofte Shqiperia Etnike

  7. #87
    i/e regjistruar Maska e Bani gjk
    Anëtarësuar
    06-01-2005
    Postime
    550
    Hahahahahahahaha dodoni kjo ka qen e fort hehehe.

    Kjo foto eshte pak e vjeter, Lorik Cana eshte kthyr shum nga feja Islame, aj i fal 5 vaktet e namazit dhe mundohet sa me shum te jetoj si nje musliman i devotshem. Footbolleri gjakovar Besnik Hasi ( qe eshte edhe shok i ngusht i Canes) ) e thrret Canen "Baba hoxh" (: kurse Cana e thrret Hasin "Llabut"

    Cana ka then per Ronaldinin. "Ai nuk është njeri i tokës, më dukej si jashtëtokësor. Ai ka disa veçanti në lojë, është mjeshtër i topit," ...
    Ndryshuar për herë të fundit nga Bani gjk : 30-04-2006 më 21:58

  8. #88
    Gezuar Kosoven e Pavarur Maska e dodoni
    Anëtarësuar
    07-11-2002
    Postime
    3,393
    Hahahaha, Bani, per hajgare e kisha. Me nje vend tjeter, po e kqyrin do nje gol te atij prishtinalise Labinot Halitit kur e kish heq maicen ai masi qe e ka dhane golin, e njani po pyet masnej "A gjakovar eshte a?", nje gjakovar qe qelloi aty ja kthej, jo more me kane gjakovare i kish heq breket. Hahhaa, jam dek tu kesh krejt.

    Ju kane mbet edhe juve gjakovareve prej moti me doket keto hajgaret keshtu.

    Kam ndi qe Besniku e thirr Lorikun Babahoxhe, a Loriku Besnikun Llabut, po une mendojsha qe Llabud (si ne Prishtine qe folin mbrapshte, e llabud prishtinalite i thojne budalles mbrapshte). Po nuk besoj qe Loriku i thote Budalle Besnikut, e keshtu qe duhet me pas naj kuptim tjeter ajo fjale qe une nuk po e marr vesh.

    Loriku vjet kur ke ne Kosove e Shqiperi, e pat nje manikene braziliane te bukur me vete, e ka rregullu jeten edhe ai, bravo i kofte.
    Leje mos m'trano, pashe zotin!!!!

    Rrofte Shqiperia Etnike

  9. #89
    i/e regjistruar Maska e Bani gjk
    Anëtarësuar
    06-01-2005
    Postime
    550
    dodoni Cana e thirr Hasin Llabut sepse tingllon gjakovarqe ( keshtu ka then cana ne intervist), a nuk e ka par humorin e Besim Dinees "Llabuti (dajaki, shkopi, etj (: ) Hasanit " Jo qe eshte Hasi si llabud, mirpo qe tingllon gjakovarqe per ate e thrret cana Hasin llabut!
    Ishalla mujte me me kuptu P: se po me doket ta bera pak lomsh hehe.

    Citim: Ju kane mbet edhe juve gjakovareve prej moti me doket keto hajgaret keshtu.
    Valla bash hajgare nuk eshte, sepse un e di qe kan qen edhe pernima keto hajgare heheh.
    nejse kalofsh mir dodoni.

  10. #90
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anëtarësuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,956

    Edmond Kapllani, vjen goli i 5-të sezonal


    Edmond Kapllani shënon golin e tretë në dy ndeshjet e fundit. Karlsruhe fiton në minutat e fundit dhe rrit shpresat për një vend në Bundesligë. Sulmuesi shqiptar Edmond Kapllani, pas asaj ndeshjeje të shkëlqyer në mesajavë, kur shënoi 2 gola dhe ishte protagonist me dy asiste, një ditë pasi kishte nënshkruar kontratën e re me Karlsruhen, ka gjetur golin tjetër dje. Në minutën e 23-të, me një goditje me kokë, sulmuesi shqiptar ka shënuar golin e parë në portën e Bokumit në fitoren 3-2. Ky ishte goli i pestë i Kapllanit në Bundesliga 2 për këtë sezon, në 24 ndeshjet e luajtura, nga të cilat 8 i ka filluar si titullar. Edhe dje Edmond Kapllani luajti gjatë gjithë ndeshjes. Javën e ardhshme, të fundit për Bundesliga 2, Karlsruhe do të presë në shtëpi Paderbonin e dy shqiptarëve të tjerë, Mehmet Dragusha e Albert Bunjaku.

    Seria A, mungojnë Bogdani dhe Tare

    Në ndeshjet e djeshme të Serisë A kanë munguar dy futbollistët shqiptarë, Erion Bogdani i Sienës dhe Igli Tare i Lacios. I pari, Bogdani, parashikohej të mos luante dje ndaj Interit në "San Siro", pasi ishte i dëmtuar, ndërkohë që Tare sërish nuk gjen vend në formacionin bardhekaltër të Lacios. Siena, e cila e ka siguruar mbijetesën në Seria A që javën e shkuar, dje barazoi në Milano me Interin 1-1, ndërsa Lacio fitoi 4-1 në shtëpinë e Askolit.
    My silence doesn't mean I am gone!

  11. #91
    Warranted Maska e Qerim
    Anëtarësuar
    06-12-2003
    Vendndodhja
    Home
    Postime
    1,641
    Alban Bushi është kthyer pas shumë kohësh në Greqi, pas një përvoje të shkurtër me Apollonin e Athinës e karrierës së bujshme në Turqi dhe tashmë mbron ngjyrat e Levadhiakósit, që përpiqet të shpëtojë rënien nga Kategoria Kombëtare e Greqisë.Vërtet emri i Bushit është bërë protagonist në arenën politike botërore për shkak të konfliktit Iran - SHBA, por futbolli shqiptar dhe ai grek, kanë “bombarduesin” e tyre që rastësisht ka të njëjtin mbiemër, kur bëhet fjalë për golashënuesin e parë në historinë e kombëtares shqiptare, Alban Bushi. Me pjekurinë e duhur si në fushë ashtu edhe jashtë saj dhe me përvojën shumëvjeçare në sportin më popullor, “Mr. Bush” i jeshilëve e ka përvetësuar një herë e mirë rolin e protagonistit me golat e shënuar. Këtë e vërteton më së miri edhe përkrahja që ka gjetur në klubin e qytetit modest të Levadhiásë, si nga tifozët e nga bordi drejtues, ashtu edhe nga stafi teknik i skuadrës, me në krye Takis Lemonis. Këtë e kupton më së miri nga biseda që zhvilluam posaçërisht me futbollistin e Levadhiakos dhe skuadrës përfaqësuese Shqiptare. Gjatë gjithë bashkëbisedimit, ishtë shumë e lehtë të dallosh në karakterin e tij zgjuarsinë dhe maturinë, pa asnjë hezitim në përgjigjet ndaj pyetjeve.

    Fillimisht Alban, nuk mund të mos ju urojmë për golin e shënuar ndaj një kampioni si Olimpiakosi dhe për paraqitjet e mira.


    Ju faleminderit, por besoj se thjesht kam bërë detyrën si çdo profesionist dhe për këtë jam i kënaqur.

    Në mbarë shtypin shqiptar vihet re një trumpetim dhe kënaqësi për arritjet tuaja, por vetë Albani, a e ka pëlqyer Bushin e sezonit 2005-2006?


    Ky sezon nuk nisi mirë për shkak të marrëdhënieve jo të mira me trajnerin Takis Lemonis. Por javët e fundit jam në gjendje shumë të mirë dhe ndihem i aftë për të ndihmuar skuadrën. Kjo si rezultat i përpjekjeve të mia dhe stërvitjes intensive. Mendoj se golat e tregojnë këtë gjë dhe premtoj edhe më tepër për tifozët. Por mos të harrojmë që rol të rëndësishëm luan edhe skuadra dhe taktikat e përgjithshme, të cilat më kanë dhënë edhe më shumë shtysë për të luajtur mirë.

    Si mund të ndihej një shqiptar në Levadhia?

    Nuk do doja ti referohesha aspak problemeve sociale të përgjithshme në Greqi, sepse nuk më përket, por di të them për veten që askund nuk do të gjeja mikpritje më të mirë, siç e kam gjetur këtu. Kjo më jep një kënaqësi të veçantë.


    Besoni në shpëtimin e skuadrës nga rënia në B Ethniki?



    Për mua do të ishte habi që një skuadër si Levadhiakosi, e cila ka qëndruar përgjatë gjithë sezonit mbi zonën e rënies dhe me ekip jo më të keq se Atromitos, Ionikos, e më të mirë se rivalët OFI dhe Panionios, të humbiste qëndrimin. Me të vërtetë kjo më shkakton çudi, se si arritëm deri këtu, madje edhe me fitore ndaj kampionëve, duke na u dashur patjetër barazimi në ndeshjen me OFIn në Kretë. Mundësitë janë 50 me 50, por kam besim se një barazim do mundemi ta marrim. Ekipi është i mirë dhe kjo më ka ndhmuar edhe mua. Në fushën tonë kemi fituar, por jashtë fushe mendoj se ka qënë pika jonë e dobët.

    Si mund ta krahasoni kampionatin grek, pasi keni luajtur në Gjermani, Hungari, Bullgari, Turqi dhe sigurisht në Shqipëri?


    Shqipërinë më mirë mos ta përmend fare, pasi dihet se sa prapa është. Më ka bërë përshtypje të veçantë organizimi i shkëlqyer që kam gjetur në Turqi, të cilin nuk e kam parë në asnjë vend. Akoma edhe personi më i fundit për nga rëndësia në një ndeshje apo në stërivitje, ishte përherë i gatshëm dhe korrekt në punën e tij. Çdo gjë të kujton një mekanizëm të kurdisur mirë, pa asnjë të metë. As që mund ta krahasoj me Greqinë, që vazhdon e vuan shumë probleme edhe pas kaq vjetësh. Një ndryshim që kam vënë re, është edhe ai i tre skuadrave kryesuese, që në Turqi janë Gallatasaraj, Beshiktash dhe Fenerbahçe, të cilat nuk largohen kaq shumë sa ktu nga i katërti i renditjes. Në Greqi, diferenca është shumë e madhe dhe kjo e largon interesimin e publikut.

    Në rubrikën sportive të kanalit Alfa, u përmend emri yt nga drejtuesi jo vetëm për paraqitjen e mirë, por edhe për kartonin e kuq. U tha se Bushi jo vetëm nuk duhet të kërkojë rinovimin, por edhe mos të kalojë më as jashtë stadiumit të Levadhiasë...


    Si? Më vika keq që ky gazetar nuk qenka i informuar. Unë e kisha humbur të drejtën e pjesëmarrjes në ndeshjen tjetër pas kartonit të parë të verdhë dhe i kuqi të paktën më jep mundësinë të luaj në rast se shkonim në barazh. Por kështu si erdhën rezultatet nuk do të ketë barazh dhe e kemi të qartë se do na duhet vetëm barazimi ose fitorja në Kretë.

    Meqënëse fjala tek rinovimi. Cila është situata aktuale me kontratën? Mendoni se do të qëndroni edhe në rast se bini një kategori më poshtë?


    Kontrata më skadon në qershor dhe drejtuesit më kanë ofruar rinovimin me shumë dashamirësi. E vërteta është se jam i kënaqur dhe dua të rri sidoqë të venë punët. Kam oferta nga klube të ndryshme, por mosha 31 vjeçare nuk ofrohet për karrierë të madhe dhe stabilizimi në këtë ambjent do të ishte zgjidhja më e mirë për mua. E mendoj seriozisht rinovimin. Këtu më duan shumë dhe më respektojnë. Ndoshta jo vetëm për shkak të emrit që kisha tek Apolloni, por edhe nga paraqitja e mirë. Për marrëdhëniet e paqëndrueshme në fillim të sezonit, kisha dhe unë faj sepse isha me dy mendje dhe për fat të keq ia kisha thënë edhe trajnerit. Gjeta vështirësi dhe ofertat nga Gjermania më kishin lëkundur mjaft.

    Cilat janë ofertat që keni nga Greqia?


    Aris, Larisa dhe Ionikos janë më tërheqëset. Është folur edhe për PAOKun, por këtë nuk e shoh me shumë perspektivë.

    Shumë komente negativë në këtë fitore kaq të madhe për klubin tuaj... 3-2 ndaj një Olimpiakosi të madh.


    E di dhe jam shumë i mërzitur me këto komente. Okas dhe Anatolakis ishin shumë provokues gjatë gjithë ndeshjes dhe kjo nuk na e bënte aspak të lehtë punën, sidomos Okas që më provokoi derisa mora kartonin e verdhë, në dalje e sipër nga fusha e lojës. Më bëri përshtypje sepse nuk ta jep njeri 3-0 ndeshjen, që në minutat e para. Neve i befasuam kampionët me vrullin e fillimit dhe kjo na dha avantazhin e thellë që në nisje. Nuk mund të përmenden gjëra të tilla, por tregoj mirëkuptim pasi në të gjitha kampionatet e botës ndodhin këto fenomene, kur i kemi dëgjuar edhe për Realin e Barcelonën. Nuk ishte hera e parë që Levadhiakosi shënonte herët, madje me Larisën ishim 2-0 në favorin tonë që në minutën e pestë.

    Mund të veçonit ndonjë gol tuajin, si më të bukurin e sezonit?

    Goli me Panionisin, në fushën tonë i shënuar me kokë në zhytje. Ishte me të vërtetë i bukur dhe më ka pëlqyer.

    Jeni aktualisht golashënuesi i parë i historisë së kombëtares shqiptare. Si e kini çmuar shortin e evropianit?

    Shorti është i vështirë ashtu si çdo short. Kurrë Shqipëria nuk ka patur short të lehtë dhe besoj se nuk do të ketë. Kjo për vetë faktin se edhe Bjellorusia, që gjendet poshtë nesh, është e vështirë. Ekip shumë i mirë, të cilin e kam ndjekur edhe nga ndeshjet me Italinë. Do ta kemi pisk me ta. Për Luksemburgun ndoshta do të thoja që është i vetmi i lehtë, por do të preferoja edhe një tjetër kundërshtar të tillë, që të mund të kishim të garantuara 6 pikë. Ajo që më shqetëson më shumë është se nuk kemi fat me ballkanasit, që janë Rumania dhe Bullgaria. Do të duhet shumë përpjekje. Vendi i parë duket i prenotuar padyshim nga Holanda.

    Deri ku mendon se i ka mundësitë Shqipëria në futboll?


    Kam besim tek ne, sepse të gjithë do ta kenë të vështirë në Shqipëri. Akoma edhe Holanda favorite, ashtu si e kanë patur dhe Danimarka, Greqia, Ukraina, etj. Por me përpjekje mendoj se maksimumi që mund të kapim është vendi i tretë. Aspak e parealizueshme.

    Trajneri kuqezi është tema e ditëve. A e meriton Brigeli rinovimin?

    Është trajner që solli një frymë të re dhe kjo duket qartë nga rezultatet. Ka bërë punë të mirë dhe e ngriti Shqipërinë një vazo më lart në sallat e shortit të Uefës. Por sidoqoftë, nuk është në kompetencat e mia të them nëse është trajneri i duhur ose jo.

    Futbolli bashkëkohor po zhvillohet përditë e më shumë drejt sulmit. Kombëtarja jonë të jep përshtypjen se interesohet vetëm për mbrojtjen...

    Nuk jam aspak dakort me këtë tezë. Kemi ndryshuar vitet e fundit dhe dalim shumë më tepër në sulm. Zhvillojmë lojëra më të bukura. Është e kotë të kujtoj që më parë kemi qënë katastrofë e vërtetë. Të mbyllur në mbrojtje dhe mendoj se nuk shiheshim dot. Sot kombëtarja ka fituar shumë personalitet dhe sulmon vazhdimisht.

    Një gol fantastik me kokë në Kazakistan, i barazvlefshëm me tri pikë. Të presim sërish gola të tillë nga Bushi?


    Nuk e imagjinon dot askush kënaqësinë që më ka dhuruar ai gol. Jo vetëm se arrita në 14 gola me kombëtaren, por edhe për tri pikët e fituara. Dhe kam shumë besim në forcat e mia se do të vazhdoj të shënoj. Por ja që vitet e fundit shënoj shumë pak, sepse edhe grumbullimet dhe aktivizimet kanë qënë më të pakta.

    Si i kujtoni fillimet e karrierës në Shqipëri?

    I mbaj mend mirë, që kur luaja me skuadrën e pionerëve, siç quhej në atë kohë. Me Tiranën apo 17 Nëntorin jam aktivizuar vazhdimisht, që nga klasat sportive, e deri në pjesëmarrjen me skuadrën e parë. Me këtë ekip mu dha rasti të qëndroj në Hungari që në moshën 17 vjeçare dhe të njoh Evropën e futbollit. Në Hungari qëndrova vetëm një vit. Më tej luajta dy vjet në Gjermani me skuadra të Bundesligës 2 dhe pastaj u ktheva tek Flamurtari. Apolloni ishte skuadra e parë që luaja në Greqi, për të vajtur më vonë në Bullgari ku dola dy herë kampion me Liteksin, si dhe golashënuesi më i mirë, po dy sezone. Në Turqi luajta me Instabulsporin dhe Trabzonsporin dhe ruaj kujtime shumë të mira, para se të kthehesha tek Dinamo për gjashtë muaj dhe të përfundoj në Levadhia.

    Sa e rëndësishme është mosha për një lojtar?

    Për mendimin tim në futboll ska të bëjë fare mosha, ashtu siç trajtohet nga opinioni në Shqipëri. Për këtë i jap të drejtë, sepse më kujtohet, që nuk kishim as ujë gjatë lojës dhe për këtë arsye një 25 vjeçar në vendin tonë quhej “i plakur”. Por unë e shoh tek vetja që me regjim të mirë ndjehem si 27 vjeç dhe dua të vrapoj edhe më shumë. Për këtë ka të bëjë dëshira e futbollistit dhe fuqia më pak, pasi kjo nuk të largohet. Futbollistët që largohen herët nga karriera e bëjnë për shkak të veljes që ndjejnë nga profesioni dhe kjo është e gjitha. Me regjimin e duhur një lojtar mund të luajë edhe 40 vjeç. Do të vijë një kohë që futbollistët do të jenë në fushë në moshën 37-38 vjeçare dhe do të quhet më se normale.

    Cilin keni patur përherë idhullin e sulmit shqiptar?

    Agustin Kolën nuk e ndërroj me askënd. Gjuajtje preçize, i fortë në ajër, i shpejtë në sprint dhe sigurisht kudo pranë golit. Sulmuesi perfekt për mua.

    Trajner?

    Sulejman Memën. Trajneri i duhur për çdo skuadër dhe mendoj se po të kishte mbështetjen e duhur do ia dilte me sukses akoma edhe në Itali. Tek Partizani dhe tek Tirana u duk qartë dora e tij në paraqitjet e mira dhe me tipare të theksuara të futbollit modern. Mjaft i mprehtë në pankinë edhe gjatë lojës.

    Por sigurisht që keni adhuruar edhe futbollistin dhe trajnerin në rang ndërkombëtar...

    Batistuta nuk ka kundërshtar akoma edhe sot e kësaj dite. Ndërsa arritjet e Kapelos dihen nga të gjithë dhe do të ishte i tepërt çdo koment për vlerat e tij.

    Ju falenderojmë Alban për këtë intervistë dhe ju urojmë suksese!

    Faleminderit dhe jeni kurdoherë të mirëpritur.

  12. #92
    Warranted Maska e Qerim
    Anëtarësuar
    06-12-2003
    Vendndodhja
    Home
    Postime
    1,641
    Ervin Skela, “macja e zezë” për skuadrat me të cilat ai aktivizohet në Bundesligë


    • E habitshme, por e vërtetë – Tek secila skuadër që fantazisti përfaqësuese shqiptare ka prekur në Bundesliga, ekipi ose ka zbritur një kategori më poshtë ose ështe keqësuar


    E quajnë më të mirin apo e quajnë më të sukseshmin, faktet nuk janë të tilla. Ndonëse kapiten I skuadrës, Skela nuk është aspak në gjendje që ta motivojë moralisht skuadrën dhe ta mbajë në Bundesligën gjermane. Kaiserslautern zbret një kategori më poshtë, me të edhe Ervin Skela. Historikisht, që kur ka luajtur me Eintracht Frankfurt, Sjkela ka treguar se vlera e tij nuk është ajo që parashikohet kur skuadrat interesohen për të. Ai firmos dhe pas saj çdo gjë fshihet pas emrit dhe talentit të tij. Eventuale dhe e pa shmangshme. Faktet tregojnë një realitet për talentin shqiptar, që siç ka thënë Uwe rapolder “ecën në fushë në vend që të vrapojë, pasi nënshkruan kontrata të reja se ja rëndojnë xhepat lekët e fituara”. Fjalë për të cilat ish- trajneri I Arminias I thoshte pasi Skela firmosi një kontratë dy vjeçare me Kaiserslautern dhe harroj se si bëhet stërvitje dhe se si luhet futboll profesionist në fushë në javët e fundit të kampionatit të vjetshëm që solli edhe lënien e tij në stol në pjesën e fundit të kampionatit. E njëjta histori kur ishte tek Eintracht. Pasi e ndihmoi skuadrën të ngjitej nga Bundesliga 2 në Bundesligë, menjëherë një vit më vonë skuadra zbriti në kategorinë e mëposhtme dhe vlonjati ia bëri naftën duke firmosur me Arminian që mezi shpëtoi qendrimin e saj në Ligë vitin e kaluar.
    Përfundimisht, Skela është i mire për Bundesliga 2

    Fatjon Pandovski

  13. #93
    Warranted Maska e Qerim
    Anëtarësuar
    06-12-2003
    Vendndodhja
    Home
    Postime
    1,641


    Synimi i skuadrës Vorskla, në kampionatin e ardhshëm do të jetë plasmani në pozitën e tretë. Drejtuesit e klubit kanë shprehur gatshmërinë që të sjellin përforcime të reja në klub, prandaj besoj se do të ia dalim të futëm në mesin e ekipve të kreut të tabelës që na shpije në kupat e Evropës


    Intervistoi Fatmir Bytyçi

    “Paraqitja ime në Kombëtaren e Shqipërisë, ka qenë një sukses i madh dhe ndër për mua që të jem për herë të parë në ekipin shqiptarë. Jam mundur dhe do të mundohem që të jap maksimumin në Kombëtaren e Shqipërisë. Besoj se do të jem pjesë baze e ekipit shqiptare”, kështu ka thënë në intervistën e tij të posaçme për bashkëpunëtorin e Albaniasoccer.com, Debatik Curri futbollist i Kombëtares së Shqipërisë, anëtar i ekipit Vorksla të Ukrainës i cili ndodhej në Prishtinë për të ndjekur ndeshjen derbi Prishtina-Flamurtari..
    Pyetje: Sa jeni i kënaqur më rezultatet e klubit të juaj Vorskla?

    Curri: Synimi i skuadrës Vorskla, ka qenë pozita e 10-të në renditjen tabelarë. Ne ia kemi dalur të realizojmë synimet e klubit, kështu që jam i kënaqur që kemi përmbushur obligimet e klubit.
    Pyetje: Keni vazhduar kontratën më këtë skuadër?

    Curri: Po unë e kam vazhduar kontraten më këtë skuadër edhe për dy vjet.
    Pyetje: Cilat do të jenë synimet e klubit Vorskla në edicionin e ardhshëm?
    Curri: Synimi i skuadrës Vorskla, në kampionatin e ardhshëm do të jetë plasmani në pozitën e tretë. Drejtuesit e klubit kanë shprehur gatshmërin që të sjellin përforcime të reja në klube, prandaj besoj se do të ia dalim të futëm në mesin e ekipve të kreut të tabelës që na shpije në kupat e Evropës.
    Pyetje: Keni oferta nga klubet tjera?
    Curri: Po kam pas shumë oferta nga klubet e ndryshme. Por drejtuesit e klubit më kanë plotësuar të gjitha kushtet, kështu që edhe për dy vite do të jem pjesë e skuadrës Vorskla.
    Pyetje: Cila është cilësia e futbollit të Ukrainës?

    Curri: Në futbollin e Ukrainës, klubet janë ekipe profesionale. Në këtë shtet përveç futbollit diçka tjetër nuk ka. Dita e ditës është duke u ngritur cilësia e futbollit në Ukrainë.
    Pyetje: Si e vlerësoni paraqitjen tuaj në Kombëtaren e Shqipërisë?

    Curri: Paraqitja ime në Kombëtaren e Shqipërisë, ka qenë një sukses i madhe dhe ndër për mua që të jem për herë të parë në ekipin shqiptare. Jam munduar dhe do të mundohem që të jap maksimumin në Kombëtaren e Shqipërisë. Besoj se do të jem pjesë baze e ekipit shqiptare.
    Pyetje: Briegel nuk do të jetë më trajner i ekipit shqiptare?

    Curri: Po kam ndëgjuar se Brigele nuk do të jetë më në krye të Kombëtares së Shqipërisë, por pamvëvarsisht se kush do të jetë në vend të Briegelit, unë besoj se më punën dhe angazhimin do të ia dal të zë vend në Kombëtaren e Shqipërisë.
    Pyetje: Cilat janë gjasat e përfaqësues së Shqipërisë, për kualifikim ne Evropianin 2008?
    Curri: Po gjasat ekzistojnë. Grupi ku bënë pjesë edhe Shqipëria, është grup i fortë, por jam optimist se do të realizojmë synimin tonë hyrjen në evropianin 2008.
    Pyetje: Sa jeni i kënaqur më sukseset e ish-klubit të juaj Prishtina?

    Curri: Bazuar në informatat që kam marr, sidomos nga interneti jam i kënaqur më rezultatet e ish-klubit time Prishtina. Besoj se Prishtina, në fund do të ia del të shpallet kampion në fund të garave.

  14. #94
    ish- Ballisti_Tetove Maska e Cimo
    Anëtarësuar
    11-12-2004
    Postime
    2,443

    Blerim Xhemaili - Festa vazhdon edhe në vendlindje

    • Futbollisti ka arritur sot mbasdite në Maqedoni dhe tregon mbresat e tij rreth suksesit të arritur si Kampion i Zvicrës dhe objektivat në të ardhmen


    Speciale për Albaniasoccer.com nga bashkëpunëtori ynë në Shkup, Bujar KURTAJ

    Blerim Xhemaili dhe skuadra e tij FC Zyrih siç e dimë të shtunën janë shpallur kampionë të Zvicrës pasi kanë mundur në takimin direkt kryesuesen e kampionatit Bazell. Pas këtij suksesi gëzimi në udhëheqjen, lojtarët dhe tifozët e FC Zyrih ka qenë i madh dhe ka zgjatur deri në orët e vona të mëngjesit. Një ditë pas suksesit të madh të FC Zyrih, Blerimi së bashku me prindin e tij, i cili njëkohësisht luan rolin e menaxherit dje kanë arritur në aeroportin e Shkupit, pasi që në 6-të ditët e ardhshme ai do të qëndrojë për pushime në vendlindjen e tij në Bogovinë të Tetovës. I dërguari ynë i bëri një pritje futbollistit shqiptar në aeroportin e Shkupit dhe njëkohësisht shfrytëzoi rastin që të intervistojë atë ekskluzivisht dy ditë pas fitimit të titullit të kampionit me FC Zyrih.
    Pyetje: E dimë se në intervistën e fundit që patëm me ju ishte se ekipi i Zyrih sivjet do të luajë në Kupën e UEFA-së, pasi që Baseli kishte 6-të pikë epërsi ndaj ekipit tuaj. Si ndodhi që FC Zyrih të bëjë që ndeshja e fundit të vendosë se kush do të bëhet kampion në këtë sezonë?
    B.Xhemaili: E vërtetë është se në dy xhiro para përfundimit të kampionatit ekipi i Bazell kishte 6-të pikë epërsi. Në ndeshjen e ngelur që duhej ta zhvillon ekipi i Bazell kundër Jan Bojs, pësoi disfatë me 4:2 dhe gjasat për ne atëherë sërish u kthyen dhe ndodhi ajo që ndodhi, mundëm Bazellin si mysafir me golin në momentet e fundit dhe fituam titullin.
    Pyetje: Si është ndjenja që ekipi i FC Zyrih pas 25-së viteve arin të fiton titullin, ndërsa ju dhe pjesa tjetër e ekipit të hyni në historinë e klubit?
    B.Xhemili: Është një ndjenjë e veçantë të cilën nuk mund ta përshkruaj me fjalë. Si mund të ndjehem kur ta kemi parasysh se kjo gjeneratë që jemi tani kemi hyrë në historinë që dikur kanë qenë të tjerët të udhëhequr nga seleksionuesi i tanishëm i Zvicrës, Jakob Kuhn.
    Pyetje: Na e përshkruaj atmosferën pasi ekipi juaj u shpall kampion.
    B.Xhemaili: Pas fishkëllimës së fundit të referit kryesor filloi festa në stadiumin “Sankt Jakob-Park” të Bazelit dhe më pas në një diskotekë. Të nesërmen tifozët me mesin e të cilëve ka patur edhe tifoz shqiptar dhe që ishin mbi 16-të mijë na bënë një pritje të madhe dhe kjo festë zgjati deri vonë.
    Pyetje: Për herë të parë sivjet do të keni rast të luani në ndeshjet e Ligës së kampioneve, Çka do të thotë kjo për ju?
    B.Xhemaili: Rasti për të luajtur në Ligën e kampioneve ku siç e dimë garojnë ekipet më të mira nga ligat më të forta evropiane, nuk të jepet gjithmonë. Do të luajmë në ndeshjet kualifikuese dhe me një angazhim të madh do të mundohemi që të plasohemi edhe në grupe, pasi që kemi ekip të fortë.
    Pyetje: Pasi të përfundoni pushimet në vendlindje do të ktheheni në Zyrih. Cili është aktiviteti i juaj i parë që do ta bëni?
    B.Xhemaili: Do të mundohet që këto 6-të ditë pushim t’i shfrytëzoj maksimalisht. Pasi t’i përfundoj pushimet do të kthehem në Zyrih dhe menjëherë do të filloj përgatitjet me reprezentacionin e Zvicrës për Kampionatin Botëror 2006 në Gjermani.
    Pyetje: A keni ndërmend ta vazhdoni kontratën me FC Zyrih?
    B.Xhemaili: Me FC Zyrih kam kontratë edhe 1 vit. Jemi takuar me kryesinë e klubit dhe kemi biseduar për vazhdimin e saj, mirëpo deri më tani asgjë nuk ka zyrtare dhe gjithçka ka ngelur e hapur.



    albaniasoccer.com

  15. #95
    Warranted Maska e Qerim
    Anëtarësuar
    06-12-2003
    Vendndodhja
    Home
    Postime
    1,641
    Nga bashkëpunëtori i Albaniasoccer.com në Athinë, Erald martiko

    Klubi i sapokthyer në Ethniki Kategoria, Ergotelis i Kretës, ka njoftuar edhe zyrtarisht afrimin e kuqeziut Altin Haxhi. Kjo është edhe blerja e parë e kampionëve të kategorisë B, që munguan vetëm një vit nga 'elita' e futbollit grek. 'Sallaksi' 31 vjeçar luante për Anorthosin e Qipros deri para pak javësh dhe kishte shfaqur hapur dëshirën e tij për tu rikthyer në kampionatin helen, pasi ruante vetëm kujtime të mira nga përfaqësimet e tij me fanelën e Irakliut dhe të Apollonit të Kallamariasë. Kretanët e kanë marrë mirë mësimin e debutimit të parvjetshëm dhe duket se do të kërkojnë përforcime sa më të fuqishme, duke filluar me lojtarin ndërkombëtar me Shqipërinë, ndërkohë që kanë komunikuar edhe largimin e pesë futbollistëve aktualë në skuadër. Haxhi do të vonojë me sa duket kthimin në banesën e tij në Selanik, kur nuk arriti një marrëveshje konkrete me klubet e qytetit, për të preferuar ofertën joshëse të verdhezinjve.


  16. #96
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anëtarësuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,956
    Canaj, mes 10 më të mirëve të Francës


    Lorik Cana është shpallur dje nga specialistët e futbollit francez një prej 10 blerjeve më të mira të sezonit nga një skuadër futbolli. Kosovari, i cili luan me Marsejën, ka marrë vlerësimet maksimale nga specialistët e futbollit, të cilët kanë përzgjedhur lojtarët më të mirë për faqen e internetit www.football.fr, duke u shprehur se për Marsejën kjo ka qenë një nga blerjet më të mira. Ja sesi shkruajnë faqet e shtypit francez: "PSG ja qan, ndërsa Olimpiku i Marsejës qesh. Kjo është historia e Lorik Canës, futbollistit të talentuar të kombëtares shqiptare. I formuar si futbollist të skuadra pariziane, Cana nuk mundi ta durojë stolin e rezervave, aty ku e la për shumë ndeshje në fillim të sezonit trajneri i tij Furnier, që atëherë preferonte të luante vetëm me një futbollist mesfushor me tipare mbrojtëse. E si rezultat u bë i mundur kalimi i tij të skuadra marsejeze për vetëm 3 milionë euro, siç ishte vepruar me Fabris Fioresen dhe me Frederik Dehunë. Në ndryshim nga këta dy të fundit, Lorik Cana u ambientua shumë shpejt me klimën e vendit jugor, madje publiku i Velodromit u kënaq shumë me ardhjen e një futbollisti të ri të talentuar si Cana. Ndërsa Parisi do të vuante mungesën e efektivitetit në mesfushë, pikërisht në atë "të braktisur" nga Loriku. Me gjithë paraqitjet e tij të shkëlqyera, sanksionet administrative nuk e lejojnë të trajtohet si ndër më të mirët në Francë," shkruan www.football.fr.

    De Luka: Bogdani? Të shohim ofertat

    Presidenti i Sienës, De Luka, ka folur dje sërish për lojtarin shqiptar Erion Bogdani. I pyetur rreth së ardhmes së sulmuesit shqiptar Bogdani, De Luka ka thënë se për të dhe çdo lojtar tjetër Siena do të vlerësojë ofertat ekonomike që do të vijnë. "Nuk mbajmë asnjë lojtar me pahir. Nëse vjen ndonjë ofertë, ne do të shohim anën ekonomike dhe më pas mbetet për t'u diskutuar. Po kështu është e vërtetë që edhe Napoli na e ka kërkuar shqiptarin," ka përfunduar De Luka.
    My silence doesn't mean I am gone!

  17. #97
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anëtarësuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,956
    Mehmeti: Fanella kuqezi, ëndrra ime

    Genc Mehmeti do t'i bashkohet "armatës" së futbollistëve shqiptarë, që aktivizohen në kategorinë e parë të futbollit zviceran. Pas disa vitesh në kategorinë e dytë (Challenge League), skuadra e Lucernës rikthehet në superligën zvicerane, ku mesfushori 25 vjeçar ka kontribuar mjaft në këtë sukses, duke qenë edhe kapiten i skuadrës së tij. Mehmeti, që edhe më parë kishte pasur një përvojë njëvjeçare në kategorinë e parë të futbollit zviceran, është i kënaqur që sezonin e ardhshëm do të luajë kundër skuadrave të mëdha helvetike. "Sigurisht, është shumë më mirë të luash në superligë. Ka më shumë shikues dhe do të luajmë kundër ekipeve më të mëdha zvicerane, si Bazeli, Grashopers apo Zurih. Unë për vete jam shumë i kënaqur, pasi ky është një hap përpara në karrierën time. Vitin e ardhshëm, në ekipin tonë do të vijë edhe Sokol Maliqi, me të cilin kam luajtur te Wil. Jemi shokë të mirë dhe shpresoj të tregojmë lojëra të mira në superligë," - nënvizon gjakovari, i cili që në moshën 10 vjeçare ka emigruar në Zvicër.

    Mehmeti ishte përmendur shpesh si një nga futbollistët më të pëlqyer nga ish trajneri i kombëtares kuqezi, Hans Peter Brigel, i cili e kishte përfshirë në kombëtaren B në turneun e Norçias në Itali. "Kam zhvilluar katër ndeshje me kombëtaren në Norçia dhe kam qenë shumë i kënaqur për këtë. Pata biseduar me trajnerin Brigel dhe ai më pati thënë se ishte i kënaqur me lojën time dhe se do të isha në planet e tij," - thotë kapiteni i Lucernës. Mirëpo ai duhet të marrë pasaportën shqiptare. "Problemi është se unë nuk kam pasaportë shqiptare. Besoj që shpejt do të dërgoj në FSHF dokumentacionin e nevojshëm për pasaportë. Mirëpo pardje mora vesh se Brigeli nuk është më trajner i kombëtares dhe nuk e di si do të shkojnë punët më tej, por unë vazhdoj të mbetem shumë i interesuar për të luajtur për kombëtaren shqiptare. Do të ishte një nder, por edhe një sukses në karrierën time nëse do të luaj me kombëtaren kuqezi," - e përfundon bisedën mesfushori Mehmeti, i cili ëndërron për të veshur fanellën kuqezi të kombëtares shqiptare.
    My silence doesn't mean I am gone!

  18. #98
    Warranted Maska e Qerim
    Anëtarësuar
    06-12-2003
    Vendndodhja
    Home
    Postime
    1,641
    Me zbritjen e Kaizerslauternit në Bundesligën 2, futbollisti shqiptar Jurgen Gjasula, i huazuar te klubi zviceran St.Gallen, është pa kontratë dhe i lirë të firmosë me këdo skuadër që do të bjerë dakord, ndonëse mundësia më e madhe është rikthimi te “jeshilbardhët” zviceranë. Kalimi nga kampionati gjerman në atë zviceran, ishte lëvizja më e suksesshme për momentin e futbollistit Jurgen Gjasula, i cili u aktivizua në 30 ndeshje me skuadrën e tij të St.Gallenit në kategorinë superiore të Zvicrës gjatë edicionit 2005‑2006. Pas përfundimit të kampionatit dhe rikthimit të tij në Gjermani, Albaniasoccer.com patëm mundësinë të zhvillojmë një bisedë Ekskluzive me Gjasulën, një nga talentet e brezit të ri të futbollistëve shqiptarë anembanë botës.

    Albaniasoccer - Si e ndietë veten në sezonin tuaj debutues në kampionatin zviceran?

    Jurgen Gjasula- Të them të drejtën, fillimi ishte shumë i vështirë, si gjithnjë kur lëviz nga një shtet në një tjetër, nga një kampionat në tjetrin, aq më tepër që nuk kisha asnjë njohje për skuadrën. Gjithashtu, edhe informacioni që kisha për kampionatin zviceran në përgjithësi ishte me boshllëqe.

    Albaniasoccer - Cilat ishin disa nga vështirësitë?

    Jurgen Gjasula - Pa as më të voglin dyshim mund të them se ambientimi në një vend dhe kampionat të panjohur ishte sfida ime më e komplikuar gjatë sezonit të parë në Zvicër.

    Albaniasoccer - Si ishte pritja nga drejtuesit dhe lojtarët e skuadrës?


    Jurgen Gjasula - Me lojtarët ishte pa probleme. Divergjencat, të cilat mund të them se nuk ishin të mëdha, qëndronin midis pakënaqësisë që kisha që nuk aktivizohesha rregullisht nga trajneri Ralf Loose.

    Albaniasoccer - Ndonjë arsye pse nuk aktivizoheshit?





    Jurgen Gjasula - Nuk di çfarë të them. Zakonisht gjëra të tilla janë vendim i trajnerit dhe në shumicën e rasteve ata nuk kanë pse të shpjegohen. Ata vendosin, ata janë “dirigjentët”, ne lojtarët jemi “muzikantët”.

    Albaniasoccer - Në fillim të kampionatit shumë njerëz kishin dyshime rreth paraqitjes suaj, që nga trajneri e deri te tifozët, të cilët ju kanë fërshëllyer sepse loja juaj linte për të dëshiruar. Si e shpjegoni këtë modul të aktivizimit?


    Jurgen Gjasula - Ne lojtarët jemi shumë të ndjeshëm, sepse gjithnjë duam të luajmë dhe për disa trajnerët është e vështirë që të njohin të gjitha vlerat dhe personalitetin e çdo lojtari. Prandaj në ditë e sotme shumë skuadra, si p.sh. përfaqësuesja gjermane, ofrojnë pranë ekipit psikologë, që bëjnë përcaktimin e tipit të lojtarit se nuk mund ti trajtosh lojtarët njësoj. Duke pasur parasysh që lëvizja nga Kaizerslauterni te St.Gallen u krye, pasi skuadra zvicerane kishte nevojë për asistencën time, dhe kur nuk luan as tek ekipi i ri që shkon, kjo të ul moralisht, të ul motivimin dhe besimin në shumë raste. Prandaj edhe unë fillimisht nuk paraqitesha pozitivisht, sepse isha i mërzitur me situatën dhe në fushë isha i mbingarkuar psikologjikisht.

    Albaniasoccer - Kartonët e marrë a janë një tregues i kësaj që thoni?





    Jurgen Gjasula - (Buzëqesh) Normalisht, por kartonin e kuq, që erdhi si pasojë e dy të verdhave, nuk e kam aspak idenë sesi e mora. Gjyqtarja ishte femër dhe unë as që bëhej fjalë që të ndëshkohesha me karton, sepse ishte thjesht një dyluftim për top.

    Albaniasoccer - Ndoshta ndonjë pëlqim, ose opinion personal i gjyqtares karshi jush?





    Jurgen Gjasula - (Qesh). Po e anashkaloj këtë pyetje.

    Albaniasoccer - Ju te K’lauterni konsideroheshit si “Mikael Balaku i ri” për nga mënyra e lojës dhe talenti që zotëroni. Mos ndoshta ky lloj përcaktimi ka ndikuar negativisht në lojërat tuaja?


    Jurgen Gjasula - Ndoshta, por gjithmonë jam munduar që të bëj lojën time, pa u ndikuar nga ato që thonë të tjerët. Eshtë kënaqësi të dëgjosh krahasime të tilla, aq më tepër që edhe vetë Balak fillimet e karrierës i ka pasur disi të ngjashme me të miat.

    Albaniasoccer - Kur u kthye pllaka dhe filloi aktivizimi i rregullt për ju?


    Jurgen Gjasula - Trajneri i ri Rolf Fringer, që u emërua pas largimit të Looses, preferonte aktivizimin tim. Kjo ishte shumë e rëndësishme për mua.

    Albaniasoccer - Kampionati përfundoi, ST.Gallen u rendit në vend të gjashtë. Keni pasur oferta për të qëndruar me skuadrën?

    Jurgen Gjasula - Po, kam pasur. Në skuadër më duan dhe kërkesa e tyre është që unë të qëndroj.

    Albaniasoccer - Nga sa dihet, Kaiserslauterni ka të drejtat e kartonit tuaj, edhe pse zbriti në kategorinë e dytë. A do të ketë ky ekip ndonjë ndikim në dëshirën tuaj?


    Jurgen Gjasula- Me rënien e Kaiserslauternit në Bundesligën 2, gjërat janë më thjesht për tu drejtuar.

    Albaniasoccer - Si kështu?





    Jurgen Gjasula - Kjo për arsye se unë kisha kontratë me ta vetëm nëse ata qëndronin në Bundesligën 1. Me kalimin e ekipit në një ligë më poshtë, unë automatikisht jam lojtar i lirë, sepse nuk kam kontratë për të dyja ligat dhe kjo është shumë e rëndësishme.

    Albaniasoccer - Çfarë prisni të vendosni?

    Jurgen Gjasula - Së shpejti do të kem një takim me konsulentin e sporteve, z.Veiler dhe do të shikojmë se si do të shkojnë punët. Ky është hapi i parë që do të ndjek.

    Albaniasoccer - A janë planet tuaja për të përqendruar te St.Gallen?


    Jurgen Gjasula - Qëllimi im kryesor është që unë të nënshkruaj kontratë me një skuadër, ku të aktivizohem rregullisht. Eshtë shumë e rëndësishme për mua që të luaj, sidomos tani që jam i ri. Pa dyshim që St.Gallen ka prioritetin kryesor në planet e mia për të qëndruar te ky ekip.

    Albaniasoccer - Oferta të tjera keni pasur?


    Jurgen Gjasula - Disa, por thjesht fjalë, ose opinione, asgjë konkrete. Hanoveri mund të them se është skuadra që ka shfaqur interesim më të madh, pasi ata po kërkojnë për një lojtar të karakterit tim. Po siç e thashë, fillimisht do të bisedoj me skuadrën zvicerane, pastaj me të tjerat.

    Albaniasoccer - Ju keni dy nënshtetësi, atë gjermane dhe shqiptare. Kjo ju ka vënë në dilemë se për kë duhet të luani, me Gjermaninë apo Shqipërinë. A keni arritur në ndonjë vendim në lidhje me këtë?


    Jurgen Gjasula - Në radhë të parë, dua ti bëj të qartë opinionit publik se unë jam shqiptar dhe do të mbetem i tillë. Emigrimi i familjes më krijoi mundësinë që të fitoja edhe nënshtetësinë gjermane. Unë dua që të luaj për Shqipërinë pa as më të voglin dyshim. Një vendim të tillë do ta marr gjatë vitit që vjen. Për momentin jam i dedikuar plotësisht tek aktivizimi im në ligat profesioniste. Kjo është shumë e rëndësishme për mua tani për tani. Ishte viti i parë që unë u aktivizova rregullisht dhe duke luajtur do të tregoj nëse jam gati për të luajtur me kombëtaren apo jo. Kur ky moment të arrijë, unë do të marr një vendim që pa diskutim do të jetë më i drejti.

    Albaniasoccer - Ju faleminderitpër bisedën dhe suksese


    Jurgen Gjasula - Kënaqësia është e imja. Suksese edhe juve në punën tuaj dhe Ju falenderoj për përkushtimin

    SKEDA PERSONALE





    Emri : Jurgen GJASULA
    Pozicioni: Mesfushor i avancuar
    Ditëlindja (vjeç): 5-Dhjetor-1985 (20)
    Shtetësia: Shqiptare / Gjermane
    Vendlindja: Tiranë / Shqipëri
    Klub: St.Gallen • Zvicër
    Kontratë: I lirë
    Lartësia /pesha: 1.86m • 82kg
    Bluza: 9


    Sezoni Klub Ndeshje Gola





    2003/04 SC Freiburg 0 0

    2004/05 Kaiserslautern 7 (6) 0

    2005/06 St.Gallen [loan] 30 (8) 1

    Note: Në paranteza janë ndeshjet që ka luajtur si zëvendësues







    Intervistoi : Fatjon Pandovski




  19. #99
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anëtarësuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,956
    Murati drejt largimit në Francë

    Mesfushori i kombëtares kuqezi Edvin Murati mund të largohet nga skuadra e Iraklis së Selanikut dhe destinacioni i tij me shumë gjasa mund të jetë Franca. Kur i ka mbetur edhe një vit kontratë me skuadrën greke ,duket se i është “mërzitur” kampionati helen dhe do që të rikthehet tek kampionati francez, ku është aktivizuar edhe më parë me skuadrat e Paris Sent Zhermen dhe Lile. Por edhe nëse nuk arrihet ky transferim gjatë merkatos verore ai do të vazhdojë të luajë me Iraklis. Murati ka folur edhe për trajnerin e kombëtares teksa ka thënë “ Trajneri tjetër duhet të ketë si qëllim edhe sjelljen e elementëvë të rinj në kombëtare.Ne nuk dinim ta kualifikonim skuadrën në asnjë kompeticion të rëndësishëm dhe tani është detyrë e futbollistëve të tjerë ta bëjnë këtë gjë” përfundoi lojtari kuqezi.
    My silence doesn't mean I am gone!

  20. #100
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anëtarësuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,956
    Me Sienën vetëm nëse më rrisin pagën

    Erjon Bogdani, njeriu gol i Sienës dhe kombëtares shqiptare, në një intervistë ekskluzive për gazetën, ka treguar ditët e tij të pushimit në Tiranë, planet për të ardhmen, si edhe shanset e kombëtares shqiptare për të bërë diçka të bukur në eleminatoret e Euro 2008. Tashmë që sezoni futbollistik 2005-2006 në Serinë A është mbyllur, Bogdani me 11 golat e tij në këtë sezon mund të qëndrojë i qetë, sepse ka dhënë një ndihmë të jashtëzakonshme në mbijetesën e Sienës. Shtatlarti që kërkohet nga gjysma e ekipeve të Serisë A, ndërkohë që ka marrë edhe disa oferta nga Spanja dhe Anglia, ka vendosur që të kalojë disa ditë pushimi në vendlindje, për të kaluar më pas në Sharm el Sheik ku do të pushojë prej “vërteti” me shoqërinë, për tu rikthyer më pas në klubin toskan, ku krahas stërvitjes me ekipin do të vendosë definitivisht së bashku me drejtuesit e klubit edhe se çfarë hapi do të ndërmarrë për sezonin e ardhshëm.

    -Në radhë të parë, komplimenta për formën tuaj në këtë sezon. Megjithatë, do të donim të dinim edhe opinionin tuaj lidhur me këtë fakt?

    -Mendoj se kam zhvilluar një sezon të mirë, por sigurisht që nuk do të kënaqem me kaq. Sigurisht që të jesh titullar në një ekip të Serisë A dhe të shënosh 11 gola kur dihet shkalla e vështirësisë së këtij kampionati nuk është diçka e pakët, por sërish unë nuk dua që të ndaloj këtu. Besoj se mund të jap edhe më shumë.

    -Siena e ka siguruar mbijetesën, por duket se ju nuk keni më të njëjtin “feeling” për këtë skuadër?

    -Nuk besoj se është plotësisht kështu. Unë ndihem shumë mirë tek Siena, pasi kam luajtur rregullisht, ambienti është pozitiv ndaj meje dhe mbi të gjitha të gjithë më kanë dhënë besim maksimal, të cilin them se e kam shpërblyer.

    -Atëherë përse gjithë kjo zhurmë për një largim të mundshëm nga Siena?

    -Unë kam edhe një vit kontratë me klubin, por besoj se gjithçka mund të ndodhë në të ardhmen. Ndodhem në Shqipëri për të pushuar dhe për të qëndruar pranë familjes, por edhe për të reflektuar më mirë lidhur me hapat që do të ndërmarr, pasi sezoni i ardhshëm është vendimtar për karrierën time.

    -Çfarë do t`ju mbante tek Siena?

    -Kontrata e re. Aty ndihem mirë dhe në rast se klubi më plotëson kërkesat, të cilat unë jua kam parashruar drejtuesve, do të qëndroj tek Siena. Në rast të kundërt, mendoj se do të shkoj diku gjetkë.

    -Jeni përfolur për kontakte me shumë ekipe të Serisë A. Oferta që ju ka tunduar më shumë...

    -Në rast se do të largohem nga Siena, alternativë e parë mbetet sërish Italia. E kam thënë gjithmonë se futbolli italian më tërheq shumë. Kam pasur kërkesa nga disa skuadra të mira dhe nuk kam ndonjë preferencë. E rëndësishme për mua është që të luaj rregullisht dhe të kem mundësinë që të luaj edhe në Kupat e Europës. Nuk ka shumë rëndësi nëse ekipi i ri do të jetë Lacio, Udineze, Kievo apo Sampdoria.

    -Keni pasur oferta edhe nga Anglia dhe Spanja?

    -Është e vërtetë, por ato janë mundësi që kalojnë në plan të dytë. Më pëlqen futbolli anglez dhe ai spanjoll, por mendoj se jam mirë në Itali në të gjitha aspektet, si nga ana profesionale ashtu edhe në planin personal.

    -Të ndryshojmë pak temën. Tashmë që Brigeli është larguar, a mendoni se do të ketë ndryshime në kombëtaren kuqezi?

    -Sigurisht që do të ketë ndryshime, sepse iku një trajner dhe do të vijë një i ri, që ka metoda të tjera pune dhe ide të ndryshme për futbollin.

    -Për Bogdanin do të ishte mirë që trajneri të ishte sërish i huaj?

    -Kjo është një çështje që nuk më takon mua, sepse janë të tjerë ata që vendosin. Unë mund të them se ne si futbollistë duhet të japim maksimumin në fushë, për të arritur rezultate sa më të mira në fushë.

    -Edhe diçka të fundit për ndeshjet eleminatore të Europianit?

    -Mendoj se grupi është i fortë. Megjithatë, ndeshja e parë me Bjellorusinë do të jetë vendimtare për ecurinë në grup. Në rast se arrijmë një rezultat të mirë, do ta kemi edhe më të lehtë për ndeshjet e tjera, aq më tepër që edhe tifozeria e flaktë kuqezi do të ngrohej. Shpresoj që të bëjmë diçka të mirë në këto eleminatore.
    My silence doesn't mean I am gone!

Faqja 5 prej 26 FillimFillim ... 3456715 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Sulë Hotla (1875-1947), Një Jetë Për Shqipërinë
    Nga strong_07 në forumin Bashkëpatriotët e mi në botë
    Përgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 29-04-2019, 16:32
  2. Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 24-11-2016, 09:56
  3. Lidhja Shqiptare e Prizrenit
    Nga dodoni në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 13
    Postimi i Fundit: 01-06-2009, 00:29
  4. Plavë e Guci
    Nga Davius në forumin Bashkëpatriotët e mi në botë
    Përgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 05-10-2008, 23:36
  5. Si vjen bashkimi kombëtar?
    Nga Anton në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 487
    Postimi i Fundit: 22-02-2004, 00:19

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •