Close
Faqja 2 prej 26 FillimFillim 123412 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 40 prej 512
  1. #21
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anëtarësuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,956

    Pragkampionati. Çfarë thonë shqiptarët që do të përfaqësojnë skuadrat greke?

    Gurma: Kam ardhur për të fituar

    Kështu është shprehur 23 vjeçari nga Shqipëria, i cili luan për herë të parë në "sallonet" e kategorisë A të futbollit grek. "Tek Livedhiakosi,- shprehet Gurma,- ndihem vërtet mirë. Ka një mobilizim të të gjithëve në stërvitje dhe një dëshirë për të bërë më të mirën. Në futboll nuk mund ta paragjykosh kurrë rezultatin. Unë kam ardhur te Livedhiakosi për të fituar,"- përfundon bisedën e tij sulmuesi shtatlartë Mario Gurma. Dhe sulmuesi shtatlartë shqiptar fjalët e thëna po i bën realitet. Dje, Gurma shënoi golin e vetëm për Levadhiakosin në miqësoren e zhvilluar në Lamia.

    Bellaj, "mbreti i Janinës"

    Futbollisti gjirokastrit do të jetë edhe këtë vit kapiten i Pas Janinës. Këtë e ka bërë të ditur media vendëse. Janiniotët, që e bënë fazën përgatitore në Karpenisis së bashku me disa skuadra të tjera, si Jonikos i Beqajt apo Levadhiakos i Gurmës, janë konsultuar edhe për drejtimin e skuadrës, që edhe këtë vit do të marrë pjesë në kategorinë "G" të futbollit grek. Të gjithë kanë qenë të një mendimi se shiriti i kapitenit i takon Arian Bellajt. Futbollisti gjirokastrit, i cili është tashmë 35 vjeçar, ka qenë kapiten i "Ajaksit të Epirit" edhe më parë, pra para se ai të shkonte tek Panioniosi e më vonë te Korfuzi.
    My silence doesn't mean I am gone!

  2. #22
    Curva Sud Milano Maska e niku-nyc
    Anëtarësuar
    20-03-2005
    Vendndodhja
    With God...
    Postime
    3,328

    Kastrati shenon gol!

    Sot jan luajtur disa ndeshje te Kupes Gjermane Pokal. Ekpi i Kastratit Monchengladback ka fiuar ne fushen e Kutzhof 0-3 kur dhe Bekim Kastrati ka shenuar ne min 80 golin e 0-3. Shpresojm qe dhe disa te tilla te vin dhe ne Bundeslige se shpejti!

  3. #23
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anëtarësuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,956
    PSG refuzon ofertën e dytë për Canën

    Paris Sën Zhermeni ka refuzuar ofertën e dytë të Olimpikut të Marsejës për futbollistin e kombëtares sonë, Lorik Cana. Lajmin e ka konfirmuar drejtori i klubit kryeqytetas Zhan-Mishel Motje. "Marseja ka bërë një ofertë të dytë dhe ne e kemi refuzuar atë, pasi ajo nuk i përmbushte kërkesat tona. Ne nuk jemi të interesuar, ne duam që ai të qëndrojë dhe për momentin Lorik Cana është një lojtar i PSG-së,"- ka konfirmuar Motje në lidhje me lojtarin e kombëtares shqiptare, që nuk pajtohet me të qenurit një zëvendësues te sënzhermenasit.

    Të dielën, Pape Diuf, presidenti i Olimpikut të Marsejës, kishte pohuar se marsejezët kishin bërë një ofertë të dytë pas tentativës së parë të dështuar. Të dyja palët nuk dëshiruan të flisnin për detajet e bisedimeve.
    Siç duket, Cana në këtë fund afati të lëvizjeve të futbollistëve nga një skuadër të tjetra, po zgjon interesim të madh te dy klubet më të njohura franceze.

    Më i interesuari për kosovarin kuqezi ka qenë Olimpiku i Marsejës. Presidenti i këtij klubi, Pape Diouf, tha të dielën se i ka drejtuar një ofertë te re Paris SG-it për Lorik Canën: "Ne i kemi propozuar PSG një ofertë të re për Canën, tani topin e kemi hedhur në anën e tyre dhe presim diskutime të reja lidhur me këtë ofertë. Nëse qëndron në fuqi kushti i vënë nga presidenti i Paris SG-it, 3 milionë euro apo më shumë, ne nuk kemi mundësi t'i paguajmë."
    My silence doesn't mean I am gone!

  4. #24
    Brasil Pentacampeòn ! Maska e inter_forever
    Anëtarësuar
    12-12-2003
    Vendndodhja
    itali / modena
    Postime
    5,443
    CANA TEK OLIMPIKU I MARSEJES.

    CANA ka neneshkruar nje kontrate 3 vjecare per O.Marseje. Mund te kushtoje rreth 4 milion euro blerja e tij.

    <>
    - keshtu deklaroi Pape Diuf , presidenti i O.Marsejes.
    Io non rubo il campionato e in serie B non sono mai stato..C'E SOLO L'InternAcionale !

  5. #25
    Mi lav ja. Maska e Eminemka
    Anëtarësuar
    27-06-2004
    Vendndodhja
    Boston,Ma ( me white-shefqetin--shadow))) :)
    Postime
    464

    Blerja e Tares nga Lacio, u ka hapur telashe sulmuesve te tjere te skuadres

    Lacio, qe deri pak jave me pare ishte ne kerkim te nje sulmuesi, tashme ka probleme "bolleku" ne kete repart. Ne fakt gjashte sulmues jane shume per nje skuader, aq me teper qe te gjithe pretendojne vendin e titullarit gjate sezonit. Pas blerjes se Tares, pozicioni i sulmuesve te tjere tashme eshte ne dileme. Roberto Muci, po mendohet seriozisht per oferten qe i ka bere Askoli, sepse duke pare formen e mire te Tomazo Rokit dhe gjithashtu konsideratat qe ka trajneri Delio Rosi per sulmuesin shqiptar, veshtire se do te kete nje vend prej titullari tek bardhekalterit. Edhe Simone Inzagi, eshte ne kerkim te nje skuadre, e cila do t'i garantonte atij aktivizim te rregullt gjate sezonit.

    Blerja e Tares, ndoshta shume spontanisht, ka ndihmuar drejtuesit laciale qe te zgjidhin edhe "kapricot" e Rokit, i cili kohet e fundit u kishte kerkuar rritje page krereve te klubit. Ky i fundit, duke pare konkurencen e madhe ne repartin ofensiv, ka hequr dore nga kerkesa e bere pak dite me pare, per rishikimin e kushteve financiare te kontrates se tij me bardhekalterit. Nderkohe, Manfredini, te cilin menaxheret e Lacios u munduan t'a perdornin si pedane shkembimi per blerjen e kartonit te Tares nga Bolonja, bashke me Keler, do te jete nje konkurent i forte i Behramit per nje vend titullari ne skuader.
    “Sometimes it's the smallest decisions that can change your life forever.”

  6. #26
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anëtarësuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,956
    Mesfushori kuqezi shpjegon të fshehtat që e detyruan të largohet nga Paris SG 26-08-2005

    Lorik Cana: S'mund ta pranoja stolin

    Lorik Cana duket se ka lënë pas krahëve një moment të vështirë në karrierën e tij. Madje, sikurse e thotë edhe vetë që në fillim të bisedës telefonike nga Parisi, tashmë mund të marrë frymë lirisht dhe ta bëjë gjumin të qetë. Kjo, jo se ka ikur nga Paris SG-i, klub të cilin thotë se e dashuron, sepse e ka rritur dhe formuar si futbollist profesionist, por sepse i ka thënë "lamtumirë" stolit, të cilin kurrsesi nuk e duronte. Kemi tentuar gjatë të lidhemi me Canën javën e fundit, por nga telefoni i tij të përgjigjej vetëm sekretaria telefonike. Kësisoji, vetëm mbrëmë vonë, pasi kontaktuam si fillim me të atin e tij, Agimin, arritëm të realizonim një intervistë me Canën.

    Në bashkëbisedimin ekskluziv telefonik për "Sportin shqiptar", Cana zbardh të gjitha fshehtësitë e transferimit që e dërguan në Velodrome dhe e larguan nga "Parc De Princ". Menaxheri i njohur, Pape Diuf, ai që e kishte vërejtur talentin e Canës, që kur kishte vendosur ta sillte te Parisi para pesë vjetësh, tash në postin e presidentit të Olimpikut të Marsejës, e kishte parë këtë si rastin më të mirë, që përfundoi duke siguruar nënshkrimin e Canës për ta veshur fanellën e marsejezëve për katër vitet e ardhshme. Dëmshpërblimi që ka paguar ekipi nga stadiumi i zhurmshëm "Velodrome" prej afro 4 milionë eurosh e bën Canën aktualisht futbollistin më të shtrenjtë në Evropë.

    Autori i golit të fundit kuqezi të enjten i ka bërë kontrollet mjekësore, ndërsa do ta firmosë kontratën të shtunën. Ai pritet të debutojë për ekipin e ri, ndërsa prej të premtes do t'i bashkohet ekipit në stërvitje.

    - Lorik, shumë e vështirë për t'ju kapur në telefon që pas ndeshjes miqësore me Azerbajxhanin...
    - Keni të drejtë, pasi telefonin e kam stakuar që kur jam kthyer nga Tirana, ku luajta ndeshjen miqësore me Azerbajxhanin. Kam qenë shumë i stresuar dhe nuk mund t'i jepja përgjigje njeriu, as ju gazetarëve. Kam kaluar një moment të vështirë të karrierës sime, por shyqyr Zotit tani u zgjidh gjithçka për mirë. Kjo ka më shumë rëndësi.

    - Nga sa shkruan shtypi francez, duket se keni qenë më se i vendosur për të ikur nga Paris SG-i...
    - Patjetër, sepse e pashë se te Paris SG-i do të qëndroja vetëm në stol, me trajnerin aktual. Kështu që vendosa të ikja, aq më tepër që m'u afrua një kontratë shumë e mirë nga Olimpik i Marsejës. Në fakt kisha marrë oferta edhe nga Anglia dhe Spanja, por preferova të qëndroj sërish në Francë.

    - Dukeni sikur ende ruani një rrebelim të brendshëm...
    - Tani jam qetësuar, por është e vërtetë që kam qenë shumë i revoltuar, sepse po më bënin një padrejtësi në klubin e Paris SG-it. Po më mohonin formacionin, në një kohë që aktivizoheshin të tjerë që nuk kishin luajtur prej gati 1 viti. Kështu që vendosa t'i bëj gati valixhet dhe të kërkoj me forcë një skuadër tjetër.

    - A ishte e lehtë ndarja e Canës me ekipin pranë kullës Eifel?
    - Shumë e vështirë ishte, por më mirë se të qëndroja në stol. Sapo u ktheva nga ndeshja me kombëtaren, tifozët më thoshin të mos largohesha, madje edhe në ndeshjen e fundit me Trojes ata thirrnin "Loriku në Paris". Por, çdo gjë rrodhi si pasojë e angazhimit të një lojtari në pozicionin tim, Mbami, i cili nuk kishte luajtur në 8 muajt e fundit. Këtë e kuptova si padrejtësi, pasi ata as që biseduan me mua për këtë, sidomos për gjithë atë që kisha bërë për klubin. Vërtet, vetë Parisi mbeti i befasuar me dëshirën time për t'u larguar. Largimi nuk ka qenë i lehtë, aty jam zhvilluar si lojtar dhe ende them se ai është klubi im, por prapë jam i kënaqur në aspektin profesional që u largova.

    - Më 15 tetor, Marseja do të përballet me PSG në. Ju do të luani kundër ish klubit tuaj...
    - Do të jetë një ndeshje shumë delikate për mua, sepse jam mësuar ta shoh veten në ngjyrat e Parisit. Mirëpo, kur të futem në fushë, duhet të mundohem ta harroj anën emocionale, pasi duhet bërë një punë profesionisti. Klubi i Olimpikut të Marsejës është paraqitur shumë entuziast në pritje, sidomos me investimet që ka bërë, duke paguar një dëmshpërblim jo të vogël për mua, prandaj unë duhet ta dëshmoj në fushë se e justifikoj gjithçka.


    Cana: Talentë, bashkohuni me Kombëtaren!

    Sa i përket angazhimit të futbollistëve të rinj shqiptarë që janë duke e dëshmuar talentin e tyre në Evropë, Lorik Cana shton se ata duhet të bashkohen me kombëtaren shqiptare. "Më vjen mirë për Idrizajn. Dëgjova se është bashkuar me Liverpulin.

    Po ashtu më vjen mirë që kam qenë model për të. Shpresoj të mos e dëshpëroj dhe i uroj shumë suksese, duke shpresuar se do të luajmë së bashku në kombëtaren shqiptare. Në momentin aktual është e nevojshme për ta siguruar një gjeneratë të re për kombëtaren, duhet mbledhur të gjithë talentet që janë në Europë. Unë mund të flas me eksperiencën time: kam pasur mundësi të luaj për Francën para Shqipërisë, por edhe sikur ta fitoja kupën e botës me Francën, nuk do ta ndjeja atë që ndjej kur e vesh fanellën kuqezi. Eshtë një eksperiencë që nuk mund ta përshkruash me fjalë, vetëm kur ta veshësh fanellën kuqezi e di se je duke e përfaqësuar kombin tënd shqiptar, që të jep nder," - tha Cana.

    PSG: Nuk donte të qëndronte. Marseja: Është një lojtar plot kualitet
    Cana te Marseja, transferta 4 milionë euro


    Lorik Cana më në fund është lojtar i Olimpikut të Marsejës. Mesfushori me tipare mbrojtëse i kombëtares së Shqipërisë do të firmosë në dy ditët e ardhshme një kontratë 4-vjeçare me skuadrën marsejeze. Ka qenë ngulmimi i lojtarit, ai që ka bërë të mundur këtë transferim, pasi vetë klubi dëshironte shërbimin e tij. Mes lojtarit dhe trajnerit Furnie kishte mosmarrëveshje në aktivizimin e tij të pakët (vetëm 30 minuta në katër takime). Megjithatë, sipas drejtorit të kulbit sënzhermenas, Zhan-Mishel Motie, klubi kryeqytetas ka qenë i detyruar ta lërë lojtarin të ikë, pasi "ai e kishte kokën nga ka këmbët". Mesfushori do të firmosë kontratën e re përpara kësaj fundjave.

    "Ai do të largohet dhe ky është tërësisht një vendim i tij, - ka deklaruar përgjegjësi i sektorit profesional të PSG-së. - Klubi do të dëshironte ta mbante, por ai shprehu të gjithë vullnetin dhe dëshirën për t'u larguar. Ne do të dëshironim ta kishim Lorikun në këtë skuadër, sepse ai kishte po të njëjtin shpirt gare si në sezonin e kaluar. Por nuk ia vlente më. Nuk e kuptoj kur një lojtar kërkon të braktisë klubin vetëm pas katër ndeshjesh të luajtura, por tani kjo është situata. Duhej ta mbyllnim këtë pazar sa më shpejt."- ka përfunduar Motie.
    Drejtuesi i PSG-së ka refuzuar të konfirmojë shumën e trasnferimit, e cila varion ndërmjet 3-4 milion eurove.

    Nga ana tjetër Olimpiku i Marsejës është shumë i kënaqur për këtë transferim. Është vetë presidenti marsejez, Pape Diuf, që e vlerëson shumë këtë lëvizje dhe gjetjen e gjuhës së përbashkët me PSG-në. "Jam me të vërtetë i kënaqur, sepse Cana i korrespondon profilit të lojtarit që ne kërkonim. Është një lojtar plot kualitet. Jemi shumë të lumtur që ai do të luajë me ne, - komenton Diuf. - Cana do të firmosë shumë shpejt kontratën që do ta lidhë me Marsejën për tre apo katër vjet."
    My silence doesn't mean I am gone!

  7. #27
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anëtarësuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,956
    Cana: Krenar për PSG-në, gjithçka për Marsejën!

    Ka firmosur një kontratë katër vjeçare dhe nga dje do të veshë fanellën bardhekaltër të qytetit jugor francez. Olimpiku i Marsejës do të jetë klubi i ri i Canës dhe këtë e ka kërkuar vetë lojtari me ngulm, që nuk dëshironte të qëndronte më në stolin e PSG-së. Cana ka komunikuar me mediat në konferencën për shtyp, gjatë prezantimit te Olimpiku i Marsejës, dhe pas tij ka qenë blerja tjetër e OM-së, sulmuesi argjentinas Gimenez. "E vlerësojë shumë Olimpikun e Marsejës dhe qytetin. Nuk jam fshehur kurrë, madje edhe pranë tifozerisë pariziene, - thotë Cana-, edhe pse ishte delikate. Nuk vazhdohet me druajtje.

    Ajo që ka rëndësi është paraqitja që bëjmë në fushë."
    Në hyrje, Lorik Cana është bashkuar me moton e klubit të tij të ri, "Drejt golit". Ai mund ta përkthejsë si "drejt e në punë". Megjithatë, nuk ka më fjalë dhe as shqetësime. "Shpresoj që një maxhorancë e tifozave të PSG-së do ta kuptojnë vendimin tim dhe se do të më gjykojnë vetëm për atë që kam dhënë me atë fanellë, pasi gjithmonë kam dhënë maksimumin. Nuk jam mosmirënjohës. Jam krenar që jam formuar te ky klub. Por e tashmja ime sportive ka lidhje me Marsejën dhe për këtë skuadër do të jap gjithçka kam."
    Paranteza pariziene e mbyllur.

    Mesfushori i ri me tipare mbrojtëse i OM-së ka shprehur kënaqësinë që do të mbrojë ngjyrat e një "qyteti që rron me futbollin". Nisja e keqe e sezonit me skuadrën e mëparshme nuk do ta shqetësojë shumë. "Në vështirësi dallohen njerëzit e vërtetë,"- gjykon ai. Një vullnet që në ndeshjen e fundit të Marsejës me La Korunjën, që ai e ka ndjekur përpara televizorit të tij, është përforcuar edhe më shumë. Transferimi i tij kap shifrën e tre milionë eurove. Për këtë flet edhe Pape Diuf: "Idetë tona ishin të qarta. Do të ishte një spekullim po të thonim se deklaratat e presidenti parizien kanë bërë që Rober Lui-Drify të nxjerrë bllokun e tij të çeqeve."


    Cana zgjedh numrin 19 te Marseja

    Lorik Cana ka zgjedhur të mbajë në shpinë numrin 19, atë numër që ka pasur edhe te PSG-ja. Në një farë mënyre, kjo zgjedhje simbolike ka për qëllim që t'i bindë të gjithë se rrethanat e krijuara e kanë shtyrë atë që të largohet nga kryeqytetasit dhe të zgjedhë një tjetër emër të madh në Francë, siç është Olimpiku i Marsejës
    My silence doesn't mean I am gone!

  8. #28
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anëtarësuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,956
    Skela vulos fitoren e K'lautern

    27.08.2005 -

    Ervin Skela ka shënuar golin e pare per Kaiserslauternin . Shqiptari ka qenë autori i golit të trete ne minuten 90´ ( nga penalti) për Kaiserslauternin në lojën që ka zhvilluar me FC Köln. Keshtu goli i Skeles ka ndihmuar skuarden e tij qe ti shpetoje fitores se dyte me radhe. Rezultati perfundimtar: Köln - K'lautern 2:3

    Tifozat
    My silence doesn't mean I am gone!

  9. #29
    Warranted Maska e Qerim
    Anëtarësuar
    06-12-2003
    Vendndodhja
    Home
    Postime
    1,641

    Ardian Gashi

    Nje yll i padiskutueshem shqiptar ne kampionatin norvegjez me Valenengen.

    Edhe sot kishte shenuar.

    Forca Ardi
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura   

  10. #30
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anëtarësuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,956
    Gjermani
    Skela, goli i fitores për Kaizerslauternin


    Ervin Skela bëhet heroi për mbretërit e Lauternit, pasi në minutën e dytë shtësë të takimit ka kthyer në gol një penallti të dhënë në favor të skuadrës së tij. Mesfushori i kombëtares është aktivizuar me kohë të plotë në takimin Këln-Kaizerslauten, 2-3, dhe ka qenë njeriu-fitore për të tijtë. Takimi ka filluar mirë për miqtë, ku me anë të Altintopit kanë kaluar në avantazh të dyfishtë. Megjithatë, vendësit arrijnë të barazojnë shifrat, kur duheshin edhe dy minuta nga mbyllja e krejt ndeshjes. Por, ka qenë Ervin Skela shpëtimtari për skuadrën e tij, pasi në minutën e 92-të fiton një penallti dhe e kthen në gol po vetë, duke i dhënë kështu një tripikësh me mjaft vlera skuadrës së tij, Kaiserslautern.

    Lala, 90 minuta në barazimin me Hamburgun

    Altin Lala, kapiteni i skuadrës së Hanoverit, është aktivizuar dje përgjatë gjithë takimit, në barazimin që arriti skuadra e tij në fushën e Hamburgut. Paraqitja e Lalës ka qenë shumë e mirë dhe natyrisht që ka ndikuar dhe në rezultatin final të ndeshjes. Hanoveri kalon i pari në avantazh, por nuk arrin ta ruajë atë, duke dalë nga Hamburgu vetëm me një pikë.

    Kastrati, pak minuta për Munshegladbahun

    Bekim Kastrati është aktivizuar vetëm në fundin e takimit Shalke 04 -Borusia Mynshegladbah 1-1. Megjithatë, ajo që është e rëndësishme për lojtarin kosovar ka lidhje me faktin se tanimë po i jepet mundësia për të luajtur paksa edhe në Bundesligë. Madje aktivizimi i tij në elitën e futbollit gjerman ka bërë që të fokusohet edhe nga trajneri Hans Peter Brigel, për ta afruar në kombëtaren shqiptare. Diçka që e ka pritur me mjaft dëshirë edhe vetë kosovari i Mynshengladbahut.


    Francë
    Cana, debutim me karton te Marseja


    E ka nisur me karton të verdhë ndeshjen debutuese me Olimpikun e Marsejës Lorik Cana, kosovari ynë kuqezi. Dje, ndeshjen ndaj Ajacios, mesfushori potent i kombëtares sonë e ka filluar si titullar, ndërkohë që është zëvendësuar në minutën e 79-të nga Mendoza. Sipas "L'equipe", Cana ka zhvilluar një ndeshje mjaft të mirë, duke qenë "barrikada" e parë e sulmeve të skuadrës kundërshtare drejt portës së Marsejës. Duke qenë se ka qenë ndeshja e parë me Marsejën, Cana është munduar të tregojë se e meriton investimin prej 4 milionë eurosh për ta shkëputur atë nga Paris SG-i. Ka luajtur mjaft i motivuar, për pasojë ka marrë edhe një karton të verdhë në minutën e 17-të të ndeshjes, e cila ka përfunduar në barazim 1-
    My silence doesn't mean I am gone!

  11. #31
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anëtarësuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,956
    Itali
    Bogdani, debutim me fitore në Sienë


    Erion Bogdani e ka nisur me fitore aventurën e tij në Serinë A me ekipin e Sienës. Shqiptari ka luajtur gjatë gjithë takimit Siena Kaliari së bashku me Kiezën në sulm. Ndonëse nuk ka shënuar, loja e tij ka qenë shumë e mirë. Madje Eri ka pasur edhe një rast shumë të mirë për të shënuar, por Karini ka bërë mrekullinë, duke i mohuar gëzimin shqiptarit. Gjithsesi, ekipi i Sienës ka arritur të fitojë 2 1 falë 2 golave të Kiezës.

    Behrami, nga më të mirët për Lacion
    Debutim në Serinë A dje ka bërë edhe kosovari Valon Behrami. Ai së bashku me Lacion kanë arritur të fitojnë 1 0 ndaj Mesinës. Behrami ka qenë një nga lojtarët më të mirë në fushën e lojës, duke treguar se është një nga blerjet më të mira të ekipit të Lacios. Ndërkohë, ndaj Mesinës, ashtu siç pritej, ka munguar Igli Tare i dëmtuar.

    Myrtaj, 86 minuta në fushën e lojës
    Të shtunën, ndeshjen e parë zyrtare në Serinë B e ka zhvilluar edhe Katanxaro e Myrtajt. Vlonjati ka luajtur 86 minuta në takimin Katanxaro Viçenca. Ndeshja është mbyllur në barazim, ndërkohë që Myrtaj ka dalë nga fusha e lojës vetëm 4 minuta para përfundimit.

    Gjermani
    Vata i dhuron 11 metërsh Arminias


    Më në fund, Arminia e Bielefeldit ka arritur të marrë tri pikët e para në kampionat. Kjo falë edhe lojës së mirë të Fatmir Vatës. Shqiptari ka qenë ai që i ka thurur praktikisht golin e parë Arminias, teksa ka marrë një 11 metërsh në zonën e Maincit. Bielefeldi ka fituar me rezultatin 2 0, ndërkohë që Vata ka zhvilluar një ndeshje të mirë dhe është aktivizuar gjatë 90 minutave.

    Dragusha, 90 minuta dhe asist
    Vazhdon paraqitja e mirë e Mehmet Dragushës. Kosovari me pasaportë shqiptare sërish ka zhvilluar një ndeshje të mirë në Bundesligën 2. Gjatë 90 minutave të takimit Energji Kotbus Paderborn, Dragusha ka luajtur shumë mirë. Madje ai edhe një herë është bërë iniciatori i golit të parë të takimit. Dragusha në rastin e golit të parë ka dhënë një asist, që është shndërruar në gol nga shoku i tij i skuadrës. Mehmeti është aktivizuar 90 minuta, ndërkohë që ekipi i tij Paderborni ka fituar 2 1 me Kotbusin.

    Kapllani, 42 minuta në fushë Burghauzen
    Edmond Kapllani ka luajtur vetëm 42 minuta në javën e 3 të të Bundesligës 2. Shqiptari është futur në fushën e lojës në fillim të pjesës së dytë, por nuk ka mundur të bëjë dot asgjë. Ekipi i Karlsruhes është mundur 1 0 nga Burghauzeni.

    Ukrainë
    Shkëmbi dhe Osmani në stolin e rezervave

    Dy shqiptarët Blendi Shkëmbi dhe Tefik Osmani, që luajnë në Ukrainë me ekipin e Metalurg Zaporozhjes, dje nuk janë parë në fushën e lojës. Dyshja kuqezi Osmani Shkëmbi ka qëndruar në stol gjatë gjithë takimit Shahtar Metalurg. Skuadra e korçarëve gjithsesi në fund të 90 minutave është mundur nga Shahtari me rezultatin 3 1.
    My silence doesn't mean I am gone!

  12. #32
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anëtarësuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,956
    Kampionati grek, start i 15 shqiptarëve

    Ka startuar edhe Kampionati i 27 të Profesionist i Greqisë. 450 futbollistë të ndarë në 16 skuadra kanë nisur betejën e fushës së blertë. Veçse midis 27 premierave të shfaqura në tokën helene, në 15 prej të cilave protagonistë janë edhe futbollistët tanë, kjo e sivjetmja do të mbahet mend për shumë gjëra. Java e parë e këtij kampionati është më e gjata e të gjithave. Ajo ka nisur të shtunën, ka vazhduar të dielën e të hënën dhe përfundon të dielën tjetër me 4 shtator me ndeshjen Levadhiakos Jonikos, ku Gurma do të jetë përballë Beqajt. Por fatkeqësisht kjo javë e ngarkuar me më shumë mallë e emocione ka pasur edhe zhgënjimet e veta. Iraklis ka pësuar humbjen më të thellë dhe Murati e Fortuzi nuk kanë qenë në formën e tyre më të mirë. Ndërkohë që Strakosha i është gëzuar fitores së parë si trajner.

    Murati 45 minuta, Fortuzi 24 minuta
    Iraklis është shkatërruar në "Ano Liosja" nga Akratitos i rikthyer në sallonet e mëdha pas qëndrimit pas një sezoni kategorinë B. Ka qenë një ndëshkim amerikanolatin për bardheblutë e Selanikut. Brazilianët Gustavo e Sales dhe argjentinasi De Francesko kanë sjellë humbjen e Iraklisit. Ndërkohë, që goli i Papapostolut i shënuar në minutën e 93 të ka qenë vetëm një ngushëllim për të shmangur një humbje më të thellë se 3 1. Murati është aktivizuar që nga minuta e parë, por në fillimin e pjesës së dytë ai është zëvendësuar, pikërisht nga autori i golit të vetëm të Iraklisit.

    Kur rezultati ishte 2 0 për vendasit, trajneri i Iraklisit Savas Kofidhis, aktivizon në minutën e 66 të Fortuzin, i cili është adresa e saktë prej nga ku shënoi të vetmin gol Iraklis. Kësaj humbjeje të Iraklisit i është gëzuar Strakosha, ekipi i të cilit ka arritur fitoren më të thellë të javës. Ish portieri legjendar i kombëtares sonë e ka nisur me këmbë të mbarë kampionatin, që në ditën e tij të parë si trajner i dytë i Akratitos. Ndërkohë që Billa, portieri shqiptar që ka nënshkruar ditët e fundit kontratën me ekipin, që ka për simbol ngjyrën jeshile, nuk u aktivizua.

    Panajot Kone, lajme kontradiktore
    Nuk ndodh vetëm në Shqipëri, ku një futbollist del i federuar në dy ekipe njëherësh. Ditët e fundit në shtypin e bollshëm sportiv grek, futbollisti i talentuar Panajotis Kone, del i federuar edhe me AEK, por edhe me Olimpiakos.

    E njëjta gjë ndodh edhe me Alban Bushin.
    Disa gazeta e revista si "Sportime" dhe "SportDay" e kanë shoqëruar prezantimin e tij tek Levadhiakos me fotografi dhe të dhëna personale. Ndërsa revista sportive "Goal", që edhe ajo si të tjerat ka bërë prezantimin e futbollistëve, nuk e përmend fare futbollistin shqiptar, i cili thuhet se ka nënshkruar për të luajtur në kategorinë B të Gjermanisë.

    Zbulohet adresa e Gjeloshit
    Një ndeshje miqësore midis Levadhiakosit dhe Apollon të Athinës, zbulon edhe skuadrën me të cilën do të aktivizohet sivjet portieri lezhian Julian Gjeloshi. Portieri ynë në këtë ndeshje është aktivizuar në 45 minutat e dyta të ndeshjes për formacionin e Apollonit. Ai ka pasur përballë shqiptarin Mario Gurma, i cili është zëvendësuar në minutën e 70 të nga Aleks.

    Kallamata merr një 20 vjeçar nga Shqipëria
    Skuadra e kategorisë B, Kallamata, mësohet se pikërisht në orët e fundit të mbylljes së kontratave, ka marrë në gjirin e saj një futbollist shqiptar. Toni Hoxha quhet futbollisti që ka veshur fanelën bardhezi të Kallamatës. Ai është 20 vjeç dhe luan mesfushor. Mësohet se Hoxha ka ardhur tek Kallamata nga të rinjtë e Akademisë AEK të Athinës, një prej drejtuesve të së cilës është edhe ish0-futbollisti i njohur i kombëtares sonë Bledar Kola.
    Abilio dhe Leandro në Greqi

    "Sporti shqiptar" ka zbuluar edhe disa të huaj që kanë luajtur më parë me skuadrat e kampionatit shqiptar. Kështu, Nedes, është fjala për Abilion, i cili më parë ka luajtur me Vllzninë, do të luajë për skuadrën e kategorisë G, Diagoras. Kolegu i tij brazilian, Leandro, do të veshë fanelën e Anag.Kardhicas, një skuadër, që gjithashtu luan në kategorinë G të kampionatit grek. Mësohet gjithashtu se Olimpiakos i Vlolosit ka bërë një marrëveshje me futbollistin me ngjyrë të Dinamos, Gudiabi. Shtypi grek ka bërë të ditur se futbollisti i Dinamos së Tiranës ka qenë ditët e fundit në Volos, por nuk flitet asgjë më shumë, pra nëse ato kanë rënë dakord për të nënshkruar një kontratë
    My silence doesn't mean I am gone!

  13. #33
    Erzeni Maska e Shijaksi-London
    Anëtarësuar
    10-11-2002
    Vendndodhja
    ke kodra kuqe
    Postime
    778

    Kuqi, nje personazh ne Premiership

    Kuqi, nje personazh ne Premiership

    Nga Londra
    Muhamed Veliu

    Futbollisti kosovar Shefki Kuqi, i cili kete sezon do te luaje per ngjyrat e Blekbern Rovers, ne kater ndeshjet e tij te para ne Ligen e Pare ka paraqitur nje forme te shkelqyer. Sulmuesi me nenshtetesi finlandeze, i ardhur nga ekipi i Ipsuic, kerkon qe ne ndeshjen e radhes me Bolton te gjeje edhe rrugen e golit. Ne kater ndeshjet e para me Blekbernin ai i eshte gezuar vetem nje fitoreje me Fulhamin dhe nje barazimi me Totenhemin, ndersa dy ndeshjet e tjera me Aston Vilen dhe Uest Hemin jane humbur nga ekipi i tij. Perkushtimi i Kuqit eshte pare qarte ne ndeshjen me Fulhamin, pasi edhe goli i pare i Blekbernit u nis nga kembet e tij. Tani pas kater ndeshjeve dhe ambientimit ne Ligen e Pare, per te ka ardhur koha te gjeje rrjeten.

    Duke komentuar fitoren e pare me fanelen e Blekbernit, Kuqi shprehet: "Te dy golat ishin shume te bukur, por e rendesishme eshte fitorja dhe tri piket qe mori skuadra". Edhe pse Shefki Kuqi e di shume mire qe asgje nuk do te jete e lehte te skuadra e tij e re, transferimi i tij te Blekbern Rovers eshte nje hap perpara ne karriere. Transferta Nga deklaratat e para te trajnerit Mark Hjuxh mesohet se ardhja ne ekip e Shefki Kuqit do te thote nje ritem tjeter ne vijen e sulmit, gje e cila i ka munguar prej kokesh Blekbernit. Vete trajneri i ka dhene Kuqit shansin per te luajtur ne Ligen e Pare. Ai u transferua te Blekbern vetem gjate merkatos se veres, duke ardhur si lojtar i lire, me parametra zero nga Ipsuic Taun. Me kete skuader Shefki Kuqi arriti te shenonte 32 gola, duke u bere nje nga golashenuesit me te mire ne Ligen e Dyte angleze.

    Trajneri Disa dite me pare trajneri i Blekbern Rovers, Mark Hjuxh, eshte shprehur se blerja e Kuqit ka qene nje nga arritjet e skuadres se tij. Ai shpreson se me sherbimin e Kuqit ne sulm ekipi me lojtare te rinj qe ai ka krijuar do te kete mundesi te tregoje vlerat e veta. "Ardhja e Shefkiut ne ekip ka qene dicka pozitive. Ai eshte i mbushur me energji dhe i perqendruar plotesisht duke u bere nje shembull per te gjithe skuadren. Ne jemi shume te lumtur qe Shefkiu eshte ketu, duke dhene nje prezence plot shpirt. Ai ka aftesi per te mobilizuar shoket e ekipit. Une jam i bindur se perfomanca e tij do te gershetohet me mbeshtetjen e fansave tane, sikurse jam i sigurt se ai do te jete shume i rendesishem per skuadren". Kosova Edhe pse ka marre nenshtetesi finlandeze dhe luan me perfaqesuesen e ketij shteti, Shefki Kuqi nuk e ka harruar asnjehere vendlindjen e tij, Kosoven.

    Ai eshte larguar nga atdheu i tij kur ishte vetem 12 vjec, duke emigruar bashke me familjen e tij ne Finlande. "Ishte nje vendim i shpejte-kujton ai largimin nga Kosova. Na u desh te linim shume gjera prapa dhe morem ato pak sende qe mundem. Megjithese u bene shume vjet nga largimi, une nuk e harroj Kosoven. Aty kam shume te aferm dhe shkoj atje thuajse cdo vere. Endrra Per Kuqin duket se eshte plotesuar endrra e jetes se tij. "Qellimi im kryesor gjithmone ka qene qe nje dite te luaja ne Ligen e Pare angleze. Natyrisht qe jam i gezuar dhe njekohesisht i kenaqur tani qe e bera realitet endrren time".

  14. #34
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anëtarësuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,956
    Arian Beqaj i vetmi trim në "luftë"

    Më në fund përfundoi edhe takimi Levadhiakos Jonikos, takim i vlefshëm për javën e parë të kampionatit helen. Kjo javë, që ka nisur më 27 shkurt ka përfunduar të dielën, më 4 shtator, duke shënuar rastin më unikal të zgjatjes së një jave futbolli.

    Levadhiakos Jonikos ishte e vetmja shfaqje futbolli, që u zhvillua në një mjedis të gëzuar helen, pas barazimit një natë më parë të Turqisë me Danimarkën. Grekët udhëtojnë drejt Kazakistanit për t'u ndeshur të mërkurën në një takim që do të flasë shumë për kampionët e Europës. Ndërkohë, takimi i Levadhiasë ishte si të thuash pragnisja e këtij takimi. Por, ky takim pritej me interesim edhe nga shqiptarët, sepse në gjirin e të dy ekipeve bëjnë pjesë 3 prej futbollistëve tanë, që luajnë sivjet në kampionatin helen. Por nuk ngjau kështu.

    Bushi nuk u aktivizua, ndoshta sepse një ditë më parë ishte i impenjuar me kuqezinjtë. Por nuk u aktivizua as Gurma, i cili në formacionet paraprake të botuar në shtypin sportiv ishte sulmuesi kryesor i skuadrës me ngjyrë jeshile. Flitej për një paraqitje të sigurtë të futbollistit tonë 23 vjeçar pasi edhe kartoni i tij kishte ardhur dje nga Italia. E megjithatë Gurma nuk u aktivizua. I vetmi trim në "luftë" ishte portieri i Jonikosit Arian Beqaj. Shtatlarti nga Kosova zhvilloi një ndeshje mjaft të mirë dhe ishte merita e tij, që Jonikos shpëtoi nga një humbje e merituar. Ishte dalja e sigurtë e portierit shqiptar, që e shpëtoi skuadrën e tij nga një gol i sigurtë pas gjuajtjes së futbollistit me ngjyrë Balas. Më parë ai ka fluturuar në krahun e majtë të portës së tij, duke grushtuar në mënyrë fantastike një gjuajtje të fortë të bullgarit Rusev. Më pas ai ka kërcyer 3 herë radhazi në këmbët e sulmuesve vendas, duke mos lejuar prekjen e rrjetës.

    Iraklisit i janë "shuar" dritat
    Iraklis përsëri ka humbur, por kjo humbje ka qenë më e rëndë sesa ajo e shënuar një javë më parë në "Ano Liosja", ndaj skuadrës së Strakoshës, Akratitos. Iraklis është mundur në "Kaftazoglu", në stadiumin e vet, nga skuadra e kategorisë B, Veria. Nuk ka qenë një humbje e rastësishme, por një humbje e thellë dhe e merituar, 2 4.
    Në këtë takim ka luajtur për Iraklis edhe futbollisti ynë Indrit Fortuzi, por ai është aktivizuar në 45 minutat e pjesë së dytë, duke zëvendësuar futbollistin kamerunez Epale. Ndërsa për Verian ka shkëlqyer futbollisti shqiptar Alqi Dhimitri, i cili një sezon më parë ka luajtur për ngjyrat e skuadrës Ergotelis.
    My silence doesn't mean I am gone!

  15. #35
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anëtarësuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,956
    Tare, mungesë edhe ndaj Kaliarit

    Igli Tare, sulmuesi i kombëtares shqiptare, me të gjitha gjasat do të mungojë edhe ndaj Kaliarit. Lajmi është bërë publik dje nga mediat italiane. Sipas së përditshmes "Il Tempo", sulmuesi shqiptar dy ditë më parë iu është nënshtruar vizitave të stafit mjekësor të Lacios. Gjatë kontrollit janë vënë re përmirësime të dukshme të Tares. Gjithsesi, trajneri lacial Delio Rosi ka vendosur që të mos e aktivizojë edhe këtë javë kundër Kaliarit Igli Taren.
    My silence doesn't mean I am gone!

  16. #36
    Erzeni Maska e Shijaksi-London
    Anëtarësuar
    10-11-2002
    Vendndodhja
    ke kodra kuqe
    Postime
    778

    Njazi Kuqi: Birmingam, kulmi i karrieres

    Njazi Kuqi: Birmingam, kulmi i karrieres

    Nga Londra
    Muhamed Veliu

    Sulmuesi me origjine kosovare i Birmingam Sitit, Njazi Kuqi, ashtu si i vellai Shefkiu qe luan me Blekbern Rovers, kete vit kerkon te jete protagonist ne kampionatin anglez. Megjithese, kane kaluar pak jave nga fillimi i tij, Kuqi ka filluar te mendoje seriozisht per te thyer akullin me ane te golit. Por paresore per te tani eshte formacioni, pasi sulmi i Bluve perbehet nga Klinton Morrison dhe Emil Heski. Disa dite me pare gazeta lokale e Birminghamit do te komentonte keshtu: "Per Kuqin nuk mjafton vetem perpjekja dhe te menduarit per te shenuar". Njazi Kuqi arriti vetem t'i afrohet golit ne nje ndeshje miqesore kunder Mancester Sitit. Ai ka goditur nga distanca, por ka qene i pafat dhe topi ka kaluar shume prane shtylles pingule. Kontrata Birmingam Siti ose "Blute" do te paguanin 400 mije sterlina per te patur sherbimin e Njazi Kuqit, i cili per dy sezone luajti me FC Lahti ne Finlande.
    Ai u bashkua zyrtarisht me skuadren me 1 janar 2005 pas rihapjes se merkatos se dimrit. Diten e pare ne stadiumin e Bluve, Kuqi u prit me ngrohtesi nga tifozet e skuadres. Duke komentuar blerjen e Kuqit, trajneri i Birmingamit, Stiv Brus deklaroi: "Ai eshte nje lojtar i se ardhmes. Ne gjashte muaj apo nje vit, ai mund te kontribuoje per ne". Nenshkrimi i kontrates erdhi pas 10 dite marrje ne prove gjate muajit nentor 2004. "Gjate seances stervitore, Njaziu ishte i shkelqyer. Ai eshte nje lojtar i mire, por nuk duhet te presim shume nga ai duke e cilesuar si Majkell Forsellin e ardhshem, pasi ai nuk eshte ende gati per nje gje te tille". Ndersa ne faqen zyrtare te Birmingamit ne internet do te lexohej: "Njazi Kuqi eshte nje lojtar i ri dhe shume i fuqishem. Ai eshte me i mire se vellai i tij. Besojme se ai ka nje te ardhme te shkelqyer perpara". Gezimi Njazi Kuqi nuk i ka besuar vesheve kur ka marre vesh lajmin se Birmingam Siti interesohej per te. "Jam shume i gezuar. Eshte nje enderr qe me realizohet ne karrrieren time - deklaroi ai -Mendoj se Birmingami me pelqeu ne teresi, pasi ai kerkon te punoje me lojtare te rinj".
    Shkaku i vertete i kalimit te Kuqit nga Finlanda ne Angli ishte nje gol i realizuar nga ai kunder Holandes me skuadren finlandeze te U-21. Pas ketij goli, drejtuesit e Birmingamit e vune ne shenjester Kuqin, i cili do t'i impresiononte ne proven e tij. "Deshiroja te nenshkruaja per Blute pasi Shefkiu dhe Majkell Forsell me thane se ishte nje klub i mire. Une e kisha ndjekur Premier Ligen vetem ne television dhe nuk kisha asnje ide se cfare me priste. Eshte me te vertete nje kampionat interesant, sidomos kur luan ne sulm. Kjo sjell me shume kenaqesi, pasi te gjithe i kane syte nga ty. Eshte shume me ndryshe nga ndeshjet ne Finlande, ku kishte rreth 1,500 tifoze ne stadium dhe ne ndonje rast te vecante 5 mije te tille. Une kam ardhur ketu per te shenuar, ashtu sic shpresoj te le pershtypje te mira ne te ardhmen. Kam uri per te shenuar. Une dhe Shefkiu jemi te lumtur te luajme ne kampionatin anglez, pasi per te arritur deri ketu kemi punuar shume". Kuqi e ndjen rivalitetin ne skuader: "E di qe me duhet te punoj akoma me shume, per te arritur formacionin, pasi Klinton Morrison dhe Emil Heski jane ne forme te mire.
    Kam mesuar shume nga ata dhe tani dua te luaj perkrah tyre". Kosova Njazi Kuqi ia dedikon suksesin prinderve, qe e larguan nga Kosova ne kohen e luftes. "Ne e lame Kosoven pa marre asgje me vete. Une i jam borxhli prinderve, pasi ata lane cdo gje vetem per te na rritur ne dhe duke jetuar nje jete tjeter me te mire. Ne jetuam fillimisht ne nje kamp me 400 refugjate te tjere per disa kohe. Ishte me te vertete e veshtire". Kur u largua ishte vetem shtate vjec, ndersa kur u kthye ne vendlindje pas me shume se nje dekade, gjithcka kishte ndryshuar. "Transformimi atje ishte mahnites. Pashe shtepine time te vjeter, e cila ishte ashtu sic e kishim lene. Fatmiresisht nuk e kishin djegur gjate luftes dhe qe nga ajo kohe ishte hera e pare qe e vizitoja. U kenaqa ishte nje udhetim i paharrushem"

  17. #37
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anëtarësuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,956
    Behrami i dëmtuar, Tare shënon në miqësore

    Valon Behrami nuk do të jetë i gatshëm për trajnerin Delio Rosi në prag të sfidës me Trevizon. Kosovari, i cili këtë verë ka kaluar tek Lacio, është dëmtuar në një ndeshje miqësore dhe kështu nuk do të jetë në fushën e lojës në javën e tretë të Serisë A. Ndërkohë, Igli Tare, sipas mediave italiane, ka filluar stërvitjen me ekipin. Trajneri Rosi është shprehur se Tare duhet të arrijë gjendjen më të mirë fizike, ndërkohë që në miqësoren e ditës së djeshme ka arritur të shënojë edhe gol.

    Vata humbet derbin me Skelën

    Fatmir Vata nuk do të luajë në ndeshjen e sotme mes Bielefeldit dhe Kaizerslauternit. Shqiptari është dëmtuar në stërvitje dhe nuk do të luajë në takimin e sotëm. Kështu Vata duket se do të humbasë derbin me shqiptarin tjetër, Ervin Skelën, që luan në radhët e Kaizerslauternit. Sipas revistës sportive "Kicker", është e sigurt që Skela do të jetë në fushën e lojës.
    Lala dhe Hanoveri, ndeshje të vështirë ndaj Bajernit
    Altin Lala dhe Hanoveri i tij do të kenë një ndeshje shumë të vështirë sot pasdite. Përballë skuadra e shqiptarit do të ketë Bajernin, superfuqinë e kampionatit gjerman të futbollit. Sipas revistës sportive "Kicker", Lala do të jetë në fushën e lojës që nga minuta e parë e takimit.

    Hasi në stol ndaj FC Brukselit

    Kosovari Besnik Hasi është grumbulluar me ekipin e tij, Anderlehtin, në ndeshjen që skuadra e tij do të zhvillojë sot me FC Brukselin. Gjithsesi, Hasi edhe këtë javë duket se ndeshjen do ta nisë nga stoli i rezervave. Prej shumë kohësh, Hasi nuk luan si titullar në ekipin e Anderlehtit
    My silence doesn't mean I am gone!

  18. #38
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anëtarësuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,956
    Tare, disa javë jashtë fushës së lojës

    Igli Tare do të mungojë edhe për pak kohë në ekipin e Lacios. Lajmi është bërë i ditur dje nga gazeta italiane "Il Messagero". Sipas kësaj gazete, Tare do të rikthehet në fushën e lojës vetëm pas dy ndeshjeve, të 8 dhe 12 tetorit, që do të zhvillojnë kombëtaret europiane. I njëjti burim bën të ditur se Tare po vazhdon riaftësimin e tij me ritme të ulëta. Ndërkohë, Behrami do të jetë gatshëm në fushën e lojës.

    Bogdani, gati për sfidën e radhës

    Erion Bogdani, pas golit të së mërkurës, pritet të luajë nga minuta e parë në takimin që skuadra e tij do të zhvillojë me Mesinën. Bogdani pritet të luajë në sulm me Kiezën në një ndeshje shumë të rëndësishme për Sienën, siç është ajo e së dielës me Mesinën.

    Lala dhe Hanoveri përballen me Shalken
    Edhe Altin Lala pritet që të luajë sot nga minuta e parë. Shqiptari do të jetë në mesin e fushës për ekipin e Hanoverit në trasfertën që kjo skuadër do të zhvillojë në stadiumin e Shalkes.
    My silence doesn't mean I am gone!

  19. #39
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anëtarësuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,956
    Lala, 90 minuta dhe karton i verdhë

    Mesfushori kuqezi dhe kapiteni i Hanoverit ka luajtur dje gjatë gjithë takimit Hanover-Duisburg, takim ky që përfundoi në barazim 1-1. Lala është aktivizuar gjatë gjithë 90 minutave dhe është ndëshkuar me kartonin e verdhë, në një takim disi të tensionuar për vetë faktin që të zotët e shtëpisë kërkonin me çdo kusht fitoren ndaj një rivali më të dobët. Megjithatë, Hanoveri nuk ka shkuar më larg se një barazim, por vlen për t'u përmendur paraqitja e Lalës, i cili ka qenë një ndër më të mirët për të tijtë.

    Bekim Kastrati nuk aktivizohet

    Kosovari që militon me Borusian e Mynshegledbahut, Bekim Kastrati, nuk është aktivizuar fare në përballjen që skuadra e tij ka pasur me Maincin. Edhe në këtë takim, trajneri Këpel ka preferuar dyshen veterane Kahe-Nejvil. Ndeshjen e kanë fituar vendësit me rezultatin minimal 1-0.

    Skela, titullar edhe ndaj Hamburgut

    Ervin Skela është shëndrruar në shtyllën kryesore të mesfushës së Kaizerslauternit. Këtë e tregon fakti se mesfushori ynë do të jetë sërish titullar kundër Hamburgut. Kjo sfidë është delikate për Lauternin, teksa do të përballet me vendin e dytë në klasifikim.


    Aliaj, titullar në barazimin me Reimsin

    Ardian Aliaj ka qenë titullar i skuadrës së tij Brest në përballjen që kjo e fundit ka pasur me Reimsin. Aliaj është aktivizuar gjatë gjithë takimit dhe ka qenë në një formë shumë të mirë. Bresti nuk ka mundur të shkojë më shumë se një barazim 1-1 në fushën e tij.

    Cana në formacionin fillestar

    Mesfushori kosovar Lorik Cana do të jetë sot nga minuta e parë në fushën e lojës. Trajneri marsejez Zhan Fernandez ka publikuar listën e lojtarëve, ku Cana është rreshtuar mes njëmbëdhjetëshes kryesore. Marseja do të ketë një trasfertë delikate me Nisën dhe një fitore e mundshme do të bënte që të ngjiste disa shkallë në renditje.

    Myrtaj, vetëm 28 minuta me Katanxaron

    Florian Myrtaj e ka nisur ndeshjen Katanxaro-Torino nga stoli për t'u aktivizuar vetëm në minutën e 17-të të pjesës së dytë. Katanxaro është mposhtur 0-1 nga torinezët. Sulmuesi vlonjat nuk ka pasur ndonjë rast konkret për shënim.


    Bogdani, së bashku me Kiezën e Lokatelin

    Trajneri De Kanio i ka idetë të qarta. Tashmë ai do të aktivizojë tre sulmuesit e tij më të mirë nga minuta e parë. Kështu Bogdani do të jetë shtylla e sulmit sienez, teksa do të jetë furnizuesi kryesor për Kiezën e Lokatelin për çdo top të lartë. Sulmuesi shtatlartë do të jetë sërish në formacionin titullar
    My silence doesn't mean I am gone!

  20. #40
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anëtarësuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,956
    Pas më shumë se 7 vjetësh, Alban Bushi shënon golin e parë në kampionatin grek 02-10-2005

    Bushi, goli i parë "helen"

    "Autor i golit është shqiptari Alban Bushi". Kaq ka qenë thënia e komentatorit grek. Rikthimi i "Lokut" në kampionatin grek ishte i papritur. Sidoqoftë, shtypi vendës e ka pritur mjaft mirë ardhjen e tij tek Levadhiakosi.
    Por Bushi, pas ardhjes në Livadhia, bëri edhe një "ekskursion" drejt Gjermanisë dhe u kthye sërish tek të jeshiltët.

    Presidenti Janis Kobotis dhe trajneri Takis Lemonis ranë dakord që ta pranonin Bushin, duke besuar në vlerat e tij të shfaqura në klubet ku ai ka luajtur dhe me ekipin kombëtar të Shqipërisë. Dhe "Loku" nuk i zhgënjeu ata, por edhe as sportdashësit e zjarrtë vendës. Pikërisht në javën e 5 të, ai duket në formën e tij më të mirë. Gjendja e tij e shkëlqyer mbrëmë në ndeshjen ndaj Panioniosit është edhe një shpresë për trajnerët e kombëtares, që të kenë një besim më të madh tek Alban Bushi.

    Levadhiakosi e pa veten në disavantazh që në minutën e 15 të. Por në minutën e 29 të futbollisti me ngjyrë Barsalas lëshon një top drejt Bushit, i cili kërcen plot forcë, duke mposhtur edhe "gjigandin" Smilaniç dhe shënon. Eshtë një gol i shënuar prej tij pikërisht pas 7 vjetësh. "Loku" ka gëzuar tamam si atëherë kur ka shënuar për Apollonin, por në ndryshim nga ajo kohë, kësaj here është përshëndetur edhe nga trajneri Taqis Lemonis. Vendësit nuk pajtohen me barazimin dhe Rusev e kalon në minutën e 37 të Levadhiakosin në avantazh 2 1.

    Më pas, Alban Bushi kryen një veprim spektakolar tek kryen mjeshtërisht një roveshatë, e cila përfundon paksa mbi shtyllë. Por pikërisht kur sulmon Levadhiakosi, shënon Panioniosi golin e barazimit me anë të sllovakut Breska. Eshtë minuta e 42 të kur rezultati barazohet 2 2. Dhe pas 2 minutave, kapiteni i Levadhiakosit, Partas, shënon golin e 3 të për vendësit, duke e mbyllur gjithë takimin me rezultatin 3 2 në favor të tyre. Kjo ishte fitorja e parë e Levadhiakosit në këto 5 javë. Ndërkohë, Bushi provoi kartonin e 3 të të verdhë të dhënë në dëm të tij. Në minutën e 90 të, Bushi largohet i duartrokitur nxehtësisht nga sportdashësit e zjarrtë vendës, të cilët vlerësuan së tepërmi lojën e shkëlqyer të sulmuesit shqiptar Alban Bushi
    My silence doesn't mean I am gone!

Faqja 2 prej 26 FillimFillim 123412 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Sulë Hotla (1875-1947), Një Jetë Për Shqipërinë
    Nga strong_07 në forumin Bashkëpatriotët e mi në botë
    Përgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 29-04-2019, 16:32
  2. Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 24-11-2016, 09:56
  3. Lidhja Shqiptare e Prizrenit
    Nga dodoni në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 13
    Postimi i Fundit: 01-06-2009, 00:29
  4. Plavë e Guci
    Nga Davius në forumin Bashkëpatriotët e mi në botë
    Përgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 05-10-2008, 23:36
  5. Si vjen bashkimi kombëtar?
    Nga Anton në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 487
    Postimi i Fundit: 22-02-2004, 00:19

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •