Gjergji Muzaka drejt Levadhiakos ne Greqi
Gjergji Muzaka pritet të transferohet te klubi i Superligës greke, Levadhiakos. Menaxheri i tiranasit duket se ka arritur një akord paraprak me drejtuesit e klubit helen dhe Muzaka mund te uhdetoje se shpejti drejt vendit fqinj per te zyrtarizuar cdo gje.
Gjerjgi Muzaka do te vazhdoje te Skënderbeun në Ligën e Kampioneve dhe pas kesaj do te kaloje te Levadhiakos. Kontrata e tij me klubin korçar përfundon në korrik, keshtu qe me pas ai eshte nje lojtar i lire.
Dëshira e drejtuesve të Skënderbeut është për të rinovuar marrëveshjen me mesfushorin 28-vjeçar, por ky i fundit ka pasur disa oferta të mira dhe tashmë sipas të gjitha gjasave do të vazhdojë karrierën në Greqi. Ai ka qene nje nga lojtaret me te mire kete sezon per bardhekuqte qe arriten te fitojne per here te dyte rresht titullin kampion te Shqiperise.
Nuk është hera e parë që Muzaka përflitet për një kalim të mundshëm drejt Greqisë apo dhe jashte vendit. Në vitin 2004 për lojtarin u interesua edhe Iraklisi. Madje, mesfushori zhvilloi edhe disa ditë stërvitje me selanikasit, por pa mundur të arrijë një marrëveshje. Me pare kur ai ka qene ne moshe akoma me te re ka pasur interes edhe nga Polonia kur ai luante te Partizani. Megjithate lojtari ka vazhduar te luaj ne Shqiperi dhe ka arritur te fitoje edhe nje vend ne kombetare.
Muzaka nuk do te jete shqiptari i pare qe luan per Lavadhiakos. Kujtojmë që i fundit futbollist shqiptar që është aktivizuar për Levadhiakosin, ka qenë ish-sulmuesi i Kombëtares, Alban Bushi. Ndoshta “Loku” mund të jetë bërë shkes për tratativat mes klubit grek dhe mesfushorit të Skënderbeut pasi ai ka nje post prane kombetres shqiptare.
Në fakt, alternativa më bindëse për Muzakën deri pak ditë më parë ka qenë klubi i Janinës. Mirëpo, kur mendohej se gjërat ishin në rrugë të mbarë dhe po shkonin drejt zyrtarizimit, problemet financiare te skuadrës greke bënë që kjo pistë të bjerë momentalisht.
Federata e Futbollit të Greqisë i ka hequr të drejtën e blerjeve në këtë periudhë Janinës, për shkak se klubi nuk plotëson kushtet e licencimit. Por sikur të mos mjaftojë kjo, presidenti i Janinës ka paralajmëruar se do të ulë buxhetin e klubit. Në këto kushte, kriza te Janina e ka detyruar Gjergji Muzakën të shqyrtojë alternativat e tjera për të ardhmen qe mesa duket do te vijoje te Levadhiakos. http://futbollishqiptar.net/
Krijoni Kontakt