Close
Faqja 25 prej 26 FillimFillim ... 1523242526 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 481 deri 500 prej 512
  1. #481
    Gjergji Muzaka drejt Levadhiakos ne Greqi

    Gjergji Muzaka pritet të transferohet te klubi i Superligës greke, Levadhiakos. Menaxheri i tiranasit duket se ka arritur një akord paraprak me drejtuesit e klubit helen dhe Muzaka mund te uhdetoje se shpejti drejt vendit fqinj per te zyrtarizuar cdo gje.

    Gjerjgi Muzaka do te vazhdoje te Skënderbeun në Ligën e Kampioneve dhe pas kesaj do te kaloje te Levadhiakos. Kontrata e tij me klubin korçar përfundon në korrik, keshtu qe me pas ai eshte nje lojtar i lire.

    Dëshira e drejtuesve të Skënderbeut është për të rinovuar marrëveshjen me mesfushorin 28-vjeçar, por ky i fundit ka pasur disa oferta të mira dhe tashmë sipas të gjitha gjasave do të vazhdojë karrierën në Greqi. Ai ka qene nje nga lojtaret me te mire kete sezon per bardhekuqte qe arriten te fitojne per here te dyte rresht titullin kampion te Shqiperise.

    Nuk është hera e parë që Muzaka përflitet për një kalim të mundshëm drejt Greqisë apo dhe jashte vendit. Në vitin 2004 për lojtarin u interesua edhe Iraklisi. Madje, mesfushori zhvilloi edhe disa ditë stërvitje me selanikasit, por pa mundur të arrijë një marrëveshje. Me pare kur ai ka qene ne moshe akoma me te re ka pasur interes edhe nga Polonia kur ai luante te Partizani. Megjithate lojtari ka vazhduar te luaj ne Shqiperi dhe ka arritur te fitoje edhe nje vend ne kombetare.

    Muzaka nuk do te jete shqiptari i pare qe luan per Lavadhiakos. Kujtojmë që i fundit futbollist shqiptar që është aktivizuar për Levadhiakosin, ka qenë ish-sulmuesi i Kombëtares, Alban Bushi. Ndoshta “Loku” mund të jetë bërë shkes për tratativat mes klubit grek dhe mesfushorit të Skënderbeut pasi ai ka nje post prane kombetres shqiptare.

    Në fakt, alternativa më bindëse për Muzakën deri pak ditë më parë ka qenë klubi i Janinës. Mirëpo, kur mendohej se gjërat ishin në rrugë të mbarë dhe po shkonin drejt zyrtarizimit, problemet financiare te skuadrës greke bënë që kjo pistë të bjerë momentalisht.

    Federata e Futbollit të Greqisë i ka hequr të drejtën e blerjeve në këtë periudhë Janinës, për shkak se klubi nuk plotëson kushtet e licencimit. Por sikur të mos mjaftojë kjo, presidenti i Janinës ka paralajmëruar se do të ulë buxhetin e klubit. Në këto kushte, kriza te Janina e ka detyruar Gjergji Muzakën të shqyrtojë alternativat e tjera për të ardhmen qe mesa duket do te vijoje te Levadhiakos. http://futbollishqiptar.net/

  2. #482
    =ஜ۩۞۩ஜ= Maska e toni007
    Anëtarësuar
    02-03-2009
    Vendndodhja
    Ne vendin e Shqiponjave
    Postime
    3,266
    Pas një sezoni të shkëlqyer te skuadra e Novarës në Serinë A, tashmë Sajmir Ujkani është i gatshëm të veshë fanellën e Palermos. Lojtari i Kombëtares shqiptare ka bindur presidentin Zamparini, i cili nuk ka hezituar në asnjë moment të blejë kartonin e portierit. Në prononcim e tij të parë, në një nga mediat siciliane, Ujkani shprehet mjaft i kënaqur për transferimin e tij në Palermo. “Më duhet ta pranoj se ka qenë një surprizë e bukur për mua të bëhesha pjesë e Palermos. Ditët e mia të para këtu kanë qenë shumë të mira dhe jam i gatshëm që të nis një tjetër aventurë në Serinë A me Palermon, skuadër që përfaqësohet në nivele të larta. Në fillim për mua është kënaqësi dhe më pas detyrim, që të bëj një paraqitje të mirë dhe të arrij objektivat sezonalë me skuadrën time të re. Për transferimin tim këtu, në radhë të parë, dua të falënderoj presidentin për besimin që më ka dhënë. Ai më ka telefonuar rreth dy muaj më parë, kur më ndodhi një dëmtim në fundin e kampionatit italian, duke më thënë se duhet të rikuperohesha sa më shpejt për të qenë pjesë e skuadrës së tij. Gjithashtu, ai më tha se duhet të isha edhe më i fortë, pasi donte që unë të përfaqësohesha në nivele të larta”, – ka deklaruar Ujkani.
    Trajneri - Ujkani nuk harron të flasë mirë edhe për trajnerin e tij të ardhshëm te Palermo, Saninon. “Nuk e njoh personalisht, megjithëse jam përballur me të disa herë në fushën e blertë kur kemi luajtur kundër ekipeve që ai ka drejtuar. Mendoj se me Saninon do të kem një bashkëpunim të mirë, pasi ai është një profesionist. Gjithashtu, e ka mirëpritur faktin që unë do të jem sezonin e ardhshëm pjesë e Palermos. Për të më ka folur edhe shoku im në skuadrën Kombëtare të Shqipërisë, Erjon Bogdani, i cili luan te Siena. Ai ka qenë më parë nën urdhrat e Saninos dhe më ka thënë se është një teknik që do të më mbështesë shumë në rrugën time te Palermo dhe do të bëjë që unë të ndihem mirë aty”, – ka përfunduar Ujkani.

    burrimi:Panorama Sport
    Mendjemadhesia eshte KRENARIA e njerezve te dobet!

  3. #483
    Sot Juventusi paska blere te riun Elvis Kabashi nga te rinjte e Empolit.



    Kabashi eshte mesfushor me karakteristika te ngjashme me De Rossin...datelindja 94'.
    Suksese e ishalla behet lojtar i mire!

  4. #484
    =ஜ۩۞۩ஜ= Maska e toni007
    Anëtarësuar
    02-03-2009
    Vendndodhja
    Ne vendin e Shqiponjave
    Postime
    3,266
    Lorik Cana ka rrë fyer për mediat italiane se një vit më parë refuzoi ofertat e Totenhemit dhe Zenitit për të shkuar te Lacio. “Më pëlqen shumë Seria A dhe duke qenë se është një nga kampionatet më të forta në botë, zgjodha Lacion. Mund të kisha shkuar edhe te Totenhemi, ose te Zeniti në Rusi, por Lacio ishte një aventurë që doja ta provoja patjetër. Jam i lumtur këtu dhe një nga arsyet pse zgjodha këtë skuadër është edhe fakti që unë kam shumë miq në Romë”, – ka thënë ai.
    Për Jilmazin Kapiteni i Kombëtares shqiptare po bën “shkesin” për të bindur sulmuesin e Gallatasarajit, Buruk Jilmaz, që të shkojë te skuadra e Lacios. Bardhekaltrit prej kohësh janë në bisedime, por duke qenë se bomberi ka oferta edhe nga Spanja, po heziton. “Ia kam thënë në sy Jilmazit dhe menaxherit të tij se te Lacio nuk do të pendohet. Ai më pyeti se si është Roma si qytet dhe unë i thashë se është një vend i mrekullueshëm, në të cilin mund të jetosh i lumtur. Kam bindjen se nëse Jilmaz vjen te Lacio dhe stërvitet mirë, ka për të arritur suksese të mëdha edhe në aspektin personal, sepse cilësitë nuk i mungojnë”.
    Për Galltasarajin I pyetur nëse u pendua që ndërroi vendet me portierin Muslera që u shpall kampion i Turqisë me Gallatasarajin, Cana u shpreh: “Jam i lumtur për Muslerën dhe e dija shumë mirë se ai herët a vonë do të fitonte diçka me atë skuadër. Gallatasaraji është klubi më i madh në Turqi dhe Fenerbahçe nuk mund të krahasohet kurrsesi me të. Kjo skuadër është në zemrën time por, më vjen keq që unë vesha atë fanellë pikërisht në një nga momentet më të vështira të këtij klubi. Gjithsesi, jam i lumtur që kam qenë pjesë e skuadrës së Gallatasarajit dhe vazhdoj të mendoj se ai është një nga klubet më të mëdha në Evropë”, – ka thënë Cana.

    Legjionarë të tjerë
    Lala e nis me “polemika” te Bajerni
    Altin Lala ka nisur stërvitjet te Bajern Mynih II dhe që në fillim është bërë protagonist. Disa gazetarë të një televizioni lokal të Fuldas (kujtojmë se ka luajtur në fillimet e tij me Borusia Fuldan) kanë shkuar ta ndjekin nga afër stërvitjen e parë të ish-kapitenit të Shqipërisë. “Një takim miqësor fillimisht me drejtuesit e skuadrës dhe më pas me drejtorin teknik, Mikael Tarnat. Njihen prej kohësh dhe këtë e tregon edhe përqafimi i tyre shumë afektiv”, – shkruante dje “Fuldaer Zeitung”. Më tej ish-mesfushori i Hanoverit është pyetur për ambientin dhe për përshtypjet e para. “Kjo është hera e parë që unë vij në stërvitje dhe mungon trajneri. Nuk më ka ndodhur asnjëherë kështu. Do t’u kërkoj drejtuesve të klubit që ta gjobisin Mehmet Shollin”, – ka thënë Lala duke qeshur. Trajneri i skuadrës së dytë të Bajernit, Mehmet Sholl, një nga legjendat e skuadrës gjermane, aktualisht është i punësuar si komentator i ndeshjeve të “Euro 2012” nga kanali televiziv gjerman ARD. Mesfushori shqiptar ka njohje të mëparshme me Shollin dhe janë miq. Lala firmosi një kontratë 1-vjeçare me gjigantët bavarezë, me opsion rinovimi edhe për një vit. “Dua të marr sa më tepër eksperiencë nga një klub i madh. Në skuadra të tilla, edhe pse në ekipin e dytë, mund të mësosh shumë gjëra. Jeta ime është e lidhur me futbollin dhe unë duhet të kem përvojën e duhur edhe pasi të largohem nga futbolli i luajtur”, – pat deklaruar futbollisti 36-vjeçar.

    Çani refuzon një ofertë nga Qipro
    Edgar Çani me shumë gjasë nuk do qëndrojë më në kampionatin polak pas prishjes së kontratës me klubin e Polonia Varshavës. Mediat e këtij vendi bëjnë të ditur se sulmuesi ka refuzuar pak ditë më parë një ofertë joshëse nga një klub i rëndësishëm në Qipro. Nuk janë publikuar detajet e ofertës së bërë, por mësohet se sulmuesi i përfaqësueses shqiptare është në kërkim të një skuadre me nivel të lartë dhe të një kampionati cilësor. Menaxheri i tij, Zibi Boniek, prej kohësh është vënë në lëvizje për ta transferuar bomberin shqiptar te ndonjë ekip italian. Ish-futbollisti i Juventusit ka lidhje të forta në Serinë A dhe po përpiqet që të bëjë një “goditje” të madhe, por nuk përjashtohet mundësia që Çani të kalojë në ndonjë nga skuadrat e Serisë B vitin e ardhshëm. Sulmuesi 23-vjeçar i Shqipërisë sezonin e shkuar realizoi 11 gola te Polonia Varshava. Ai kishte kontratë 3-vjeçare me këtë klub, por e prishi marrëveshjen pas mosmarrëveshjeve me presidentin, i cili është në ikje e sipër.

    Ndryshime te Këlni, Roshi i paprekshëm
    Klubi i Këlnit po projekton ndryshime thelbësore për sezonin e ardhshëm, por mesfushori i Kombëtares shqiptare, Odise Roshi, nuk preket nga këto plane. Drejtuesit kanë ndërmend të reduktojnë pagat e disa futbollistëve, ndërsa disa të tjerë i kanë nxjerrë në shitje. Qëllimi? Të kursehet sa më shumë dhe të ndërtohet një grup i ri lojtarësh, kryesisht të rinj, me të cilët më pas mund të luftohet për ndërtimin e një projekti afatgjatë. Megjithatë, mesfushori 21-vjeçar është pjesë e planit dhe për aq kohë sa ai nuk do të marrë ndonjë ofertë mbresëlënëse, do vazhdojë të luajë te Këlni në Bundesligën 2. Qëllimi i futbollistit është që të fitojë një vend titullari në skuadër, pasi vitin e kaluar nuk luajti aq sa dëshironte, edhe pse ishte në fillimet e veta. Një “sponsor” i futbollistit fierak ka qenë edhe trajneri i përfaqësueses shqiptare, i cili pak kohë më parë në një intervistë për mediat italiane pat deklaruar se i vetmi futbollist i ri Shqipërisë që është gati për Serinë A ishte pikërisht Roshi.

    Armando Sadiku, një hap larg Luganos
    Armando Sadiku mund të shkojë te klubi i Luganos sezonin e ardhshëm. Sulmuesi i përfaqësueses shqiptare ka pasur oferta edhe nga skuadra të Serisë B apo nga Bundesliga 2, por mundësia më e mirë së fundmi është ajo e klubit tjetër zviceran. Drejtuesit e Luganos kanë pranuar se janë në bisedime konkrete me Lokarnon për të marrë shërbimet e bomberit, i cili realizoi 20 gola këtë sezon në Kategorinë e Dytë zvicerane. Sadiku është një nga të rinjtë shqiptarë më premtues dhe së fundmi ka qenë nën vëzhgimin konstant të trajnerit De Biazi.

    panorama-sport
    Ndryshuar për herë të fundit nga no name : 13-08-2012 më 19:41
    Mendjemadhesia eshte KRENARIA e njerezve te dobet!

  5. #485
    Roshi larg Kolnit, kerkohet huazimi

    Drejtuesit e klubit gjerman FC Köln e kane ftuar ne Koln Ardian Alijajn, menaxherin e Odise Roshit. Ata pritet te diskutojne me vlonjatin dhe ti kerkojne atij qe ti gjej nje klub per ta huazuar per nje vit ose me shume.

    Roshi eshte lavderuar shume nga tranjeri i Kombetares De Biasi i cili i ka bere reklame atij edhe ne Itali duke e konsideruar si nje lojtar qe mund te luaj ne SS Lazio. Por mesa duket Roshi nuk ka bindur ne fazen pergaditore qe ka mbajtur 1 FC Köln ne Austri.

    Tranjeri Stanislaski e ka inkuadruar shume pak dhe Roshin se bashku me dy lojtare kerkon ti huazojne diku tjeter. Alijaj i ka kerkuar pergjegjeseve te 1 FC Köln edhe 3 jave kohe per te pritur dhe mbase Roshi do ta binde tranjerin Stanislawski qe ta mbaj ate.

    Roshi beri disa paraqitje te mira ne Bundelsige me Koln por minutazhi i tij nuk ka qene shume i madh. Ai shenoi edhe nje gol si dhe dha nje asist ne sezonin qe sapo u mbyll.

    Transferta e tij per ne kampionatin gjerman nga Flamurtari, ishte nje nga me te bujshmet ne historine e futbollit tone, por akoma pritet shperthimi i lojtarit. Potenciali i tij eshte i padiskutueshem dhe mbase nje klub ku mund te luaj rregullisht mund te jete gjeja me e mire per te.

  6. #486
    Berisha peson shtate gola, por edhe shenon

    Ka pësuar një disfatë të rëndë, shokuese dhe të turpshme Kallmari i portierit kuqezi, Etrit Berisha, sepse është mundur nga Helsingborgu me rezultatin 7-2, të dielën. Një rezultat tenistik, që dëshmon edhe tmerrin që ka përjetuar kosovari i kombëtares sonë, teksa ka qenë i detyruar ta nxjerrë plot 7 herë topin nga rrjeta e tij.

    Megjithatë, nëse për Kallmarin nuk mund të ketë asnjë justifikim apo ngushëllim, sepse humbja ka qenë vërtet turpëruese, ka pasur nje pike pozitive per vete portierin shqiptar. Ai po shndërrohet në “ekzekutuesin” e cilitdo kundërshtari nga pika e bardhë e penalltisë ku konsiderohet tashme nje specialist ne Norvegji.

    Edhe në këtë ndeshje, “gardiani” kuqezi ka realizuar nga penalltia në minutën e 38-të të lojës, duke ngushtuar përkohësisht rezultatin në atë moment, 2-1. Nje levizje e rrezikshme ne fakt, pasi nese nuk arrin te shenoje, skuadra shume lehte mund te pesoje nje gol.

    Pjesa më tej, sikurse thamë edhe më sipër, ka qenë një anth i pambarimtë për Berishën dhe skuadrën e vet.


  7. #487
    Eksploziv ne fushe te Sepahani i Sukajt e Bulkut

    Caste te frikshme ne fushe per Ervin Bulkun dhe Xhevahir Sukajn qe luajne ne Iran. Gjatë një ndeshje te çerekfinaleve në kampionatin aziatik, disa tifozë që po ndiqnin ndeshjen në stadium, hodhën një fushe objekt qe mendohet te kete qene nje granatë dore, megjithese jo shume e fuqishme, por gjithesesi troditese.

    Ndeshja u nderpre fillimisht pasi tifozet vendas po hidhnin objekte te ndryshme ne fushe keshtu qe arbitrat nuk mund te vazhdonin pa u pastruar fusha dhe pa u qetesuar tifozet. Por mes ketyre objekteve ishte dhe nje mini-bombe.

    Granata siç shihet në video merret nga mesfushori, Adela Kolahkaj, nga klubi i futbollit Sepahan gjatë një pushim në lojë i cili dëshiron ta largojë, dhe e hedh ate jashte fushe te reklamat rrethuese, tamam në kohë. Vetëm disa sekonda e shpëtuan atë nga një plagosje e pashmangshme dhe katastrofike. Lojtaret dhe arbitrat qe ishin prane shperthimit u larguan me vrap.

    Cuditerisht ndeshja u lejua te vazhdonte dhe u mbyll pa gola, ndersa personi qe hodhi objektin shperthyes ne fyshe eshte akoma i paidentifikuar dhe nuk eshte kapur nga policia. I cuditshem eshte fakti se ne faqen zyrtare te Federates Aziatike te futbollit, nuk permendet fare incidenti ne kriniken e ndeshjes.

    Persa i perket lojtareve shqiptare, ne fushe ishte per 90 minuta Ervin Bulku, ndersa ne 12 minutat e fundit u aktivizua edhe Xhevahir Sukaj. http://futbollishqiptar.net/


  8. #488
    i/e regjistruar Maska e letaa
    Anëtarësuar
    25-04-2010
    Vendndodhja
    ketu afer, atje larg
    Postime
    1,268
    kete jan futbollitet qe me pelqejn per momentin mu kujtuan Xherdan Shaqiri & Granit Xhaka
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura   
    Dita e harxhuar më kot është ajo e kaluar pa qeshur.

  9. #489
    Frankfurt fiton me gola nga Kapllani e Roshi

    Odise Roshi dhe Edmond Kapllani kane qene vendimtare sot ne fitoren e FSV Frankfurt ne Bundesliga II. Ata fituan me rezultatin 2-1 kunder miqve te St. Pauli duke marre tre pike me vlera.

    Te dy golat e ndeshjes per vendasit kane ardhur nga shqiptaret qe kete ndeshje e kane nisur si titullare. Kalojne vetem shtate minuta nga fillimi i ndeshjes dhe Roshi kalon ne avantazh skuadren e tij me nje gjuajtje me te djathten qe mposht portierin Tschauner. Pese minuta me pas eshte Kapllani qe ka nje shans te mire perballe portierit por nuk arrin te shenoje.

    Pjesa e pare mbyllet me avantazhin e Roshit, ndersa ne fillim te te dytes Kapllani rrezikon edhe njehere per Frankfurt. Miqte arrijne te gjejne golin e barazimit ne minuten e 58-te por kjo nuk zgjat shume. Kapllani eshte perseri i rrezikshem ne minuten e 62-te dhe kesaj rradhe nuk gabon duke kaluar edhe nje here skuadren e tij ne avantazh.

    Odise Roshi zevendesohet nje minute me pas, ndersa vete Kapllani le fushen ne minuten e 86-te. Nuk ka me gola dhe FSV Frankfurt merr fitoren qe e rendit ne vend te dyte me nje pike me pak se kryesuesit.

    Edmond Kapllani vazhdon keshtu nje fillim sezoni te shkelqyer ku ne gjashte ndeshje ka kater gola dhe dy asiste. Per Roshin ky ishte goli i tij i pare dhe ai ka edhe nje asist ne pese ndeshje qe ka luajtur. http://futbollishqiptar.net/

  10. #490
    . Maska e illyrian rex
    Anëtarësuar
    11-10-2009
    Vendndodhja
    ne fronin tim
    Postime
    4,491
    Elis Bakaj ka shenuar njerin nga golat me te bukur ne Evrope kete jave.


  11. #491
    Migjen Basha “dorëzohet”, tani pret Zvicrën

    FIFA nuk e lejon mesfushorin e Torinos që të luajë me Kombëtaren shqiptare

    Pritjes thuajse dy-vjeçare të Migjen Bashës për të veshur fanellën kuqezi duket se i ka ardhur fundi. Mesfushori, që po zhvillon paraqitje mjaft të mira gjatë këtij sezoni në Serinë A me Torinon, nuk do të mund të luajë për Shqipërinë.

    Pavarësisht se Basha kërkohej në skuadër nga ish-trajneri Josip Kuze, federata bëri të pamundurën që ta pajiste me psaportë shqiptare dhe tekniku aktual, Gianni De Biasi e ka vlerësuar maksimalisht, 25-vjeçari është dorëzuar.

    FIFA nuk e lejon shqiptarin nga Kosova që si rol natyral ka atë të mesfushorit, por që në fushën e lojës është një “xhol” i vërtetë, pasi mbulon disa pozicione. Federata Zvicrane ka bërë të ditur se nuk do ti japë dritën jeshile që të luajë me ndonjë skuadër tjetër dhe përballë “vetos” së helvetëve, Shqipëria dhe FIFA nuk mund të bëjnë asgjë.

    Gjithçka për faktin se në të kaluarën, Migjen Basha ka luajtur me përfaqësueset e moshave të Zvicrës, në një kohë kur nuk ishte i pajisur me psaportën shqiptare dhe kjo i djeg përfundimisht shanset që ai ti bashkohet Kombëtares.

    Pas pritjes së gjatë, për këtë fakt është bindur edhe vetë lojtari. Sipas menaxherit të 25-vjeçarit, Sergio Gabarello, për Bashën vazhdon interesimi i Zvicrës dhe tashmë lojtari synon që të luajë me helvetët, në mënyrë që të mos mbetet më jashtë sfidave ndërkombëtare.

    Edhe pse konkurrenca te Zvicra është e madhe, e ku si kundërshtarë ai do të ketë katër lojtarë të tjerë me origjinë shqiptare, Shaqirin, Xhakën, Behramin e Xhemailin, nëse vazhdon me paraqitjet e mira te Torino në elitën e futbollit italian, ndoshta shumë shpejt Migjen Basha mund të fitojë një thirrje në skuadrën e Ottmar Hitzfeld.

    ABC
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  
    Mos shkruaj gjë kur je me nerva, sepse, ndërsa plaga e gjuhës është më e keqe se e shpatës, mendo ç’ka mund të jetë ajo e pendës

  12. #492
    Berisha me i miri te Kalmar, e kerkon Bologna

    LegjionaretPortieri kosovar, Etrit Berisha, ishte lojtari i vetëm te Kalmari që luajti në të 39 ndeshjet zyrtare sa zhvilloi skuadra në vitin 2012 në të gjitha garat. Në të gjithat ishte i plotë, pa asnjë minutë zëvendësim. Dhe, për këto statistika dhe performancën në fushë, ai në fund u shpall edhe lojtari më i mirë i vitit 2012 te Kalmari.

    Vlerësimin për më të mirin e bëri gazeta suedeze “Barometern”,e cila ka bazën në qytetin e Kalmarit.

    “Është një çmim që më bën të ndihem mirë dhe i vlerësuar, pasi kjo gazetë ne si ekip na përcjell gjatë gjithë vitit dhe mban statistika. Ky vit për mua është shumë i suksesshëm, ndërsa këtë sukses e kam menduar kohë më herët, por nuk e kam ditur se në cilin vit apo datë do të ndodhte. Megjithatë, jam i kënaqur që po më vlerësohet puna ime, çka më bën të punoj edhe më shumë për t’u zhvilluar si portier”, – ka thënë Berisha të martën për gazetën.

    “Suksesi më i madh i këtij viti për mua është debutimi në Kombëtaren e Shqipërisë, ndërsa do të punoj që të jem portier i parë i Kombëtares”.

    Berisha, përvese ishte lojtari i vetëm që për asnjë ndeshje nuk i mungoi Kalmarit, shënoi edhe dy gola, një në kampionatin e Suedisë dhe një në eliminatoret për Ligën e Evropës. Falë paraqitjeve të mira u ftua edhe në Kombëtaren e Shqipërisë. Me ekipin kuqezi zhvilloi katër ndeshje. Ai gjatë janarit pritet të largohet nga Kalmari për të vazhduar karrierën në ndonjë skuadër më të fortë evropiane. 23- vjeçari thotë se ka oferta nga disa skuadra të Serisë A.

    “Kam biseduar me një menaxher, i cili më ka thënë se është në kontakt me disa skuadra italiane, por ende nuk ka asgjë konkrete. Kam dëgjuar se Bolonja është e interesuar për mua, por ende nuk kam ndonjë kontakt. Gjatë këtyre ditëve besoj se do të ketë diçka konkrete”, – ka thënë Berisha.

  13. #493

    Për: Futbollistët shqiptarë në Evropë

    Anglezët: Adnan Januzaj, pasardhësi i K. Ronaldos

    Eshtë vetëm 18 vjeç, por sytë janë të drejtuar nga ai. Adnan Januzaj është tashmë në qendër të opinionit publik, në Shqipëri, Belgjikë dhe Angli, lidhur me çështjen e zgjedhjes së skuadrës përfaqësuese. Por përtej kësaj dileme, talenti shqiptar i lindur në Belgjikë, ndodhet edhe nën “presionin” e vlerësimeve që po merr nga trajnerë dhe specialistë futbolli. I fundit në radhë është trajneri legjendar i Mançester Junajtid, Erik Harrison, i cili ka qenë “mësuesi” dhe ndihmësi i parë i Sir Aleks Fergusonit edhe gjatë fazës së krijimit të klasës së 1992-shit, me yjet si David Bekham, Nicky Butt, Paul Scholes, Ryan Giggs dhe vëllezërit Neville, të cilët shkruajtën historinë e tyre te “Djajtë e Kuq”. Harrison ka thënë se Adnan Januzaj mund të jetë Kristiano Ronaldo i ri i Mançesterit. Harrison ka mbetur i impresionuar me talentin e Januzajt gjatë turneut parasezonal me “Djajtë e Kuq”.
    SHKELQIMI
    Januzaj shkëlqeu gjithashtu edhe në “Old Trafford”, në ndeshjen e organizuar për nder të Rio Ferdinandit kundër Seviljes. “Januzaj është një futbollist i magjishëm dhe mendoj se është i njëjtë sikur Kristiano Ronaldo. Ai mund të kalojë pa probleme kundërshtarët dhe së bashku me Zahanë, mendoj që i shtojnë shumë cilësi skuadrës”, - ka thënë Harrison. Mirëpo, për rastësi, lidhja e Januzajt me Ronaldon nuk përfundon këtu. Djaloshi i ri nga Istogu ka edhe të njëjtën ditëlindje me portugezin dhe me yllin e Barcelonës, Nejmar. Të tre kanë lindur më 5 shkurt. Januzaj ka luajtur edhe në ndeshjen e Superkupës me Junajtid, ku zëvendësoi autorin e dy golave të fitores, Van Persin.
    KOMBETARJA
    Fushata e nisur nga tifozët shqiptarë me moton “Adnan Januzaj, thuaji PO Shqipërisë” tashmë ka zgjuar kureshtjen edhe të mediave belge. Faqja belge www.rtbf.be i ka kushtuar një artikull nismës në fjalë. “Është vetëm 18 vjeç dhe konsiderohet një nga talentet më të mëdha të futbollit. Lojtari me shtetësi belge dhe i formuar tek Anderleht, kohë më parë, ka kaluar në ekipin e parë të Mançester Junajtid, me të cilin ka luajtur në ndeshjet miqësore që kjo skuadër ka pasur këtë verë. Tifozët shqiptarë kanë shprehur haptas dëshirën e madhe që ky talent të zgjedhë Kombëtaren shqiptare për ta përfaqësuar. Për këtë qëllim, ata në rrjetin social “Facebook” kanë hapur një faqe me titull ‘Adnan Januzaj, thuaji PO Shqipërisë’, ku i bëjnë thirrje talentit të ri të veshë fanellën e Shqipërisë”, - shkruan faqja në fjalë. Januzaj deri tani nuk ka pranuar asnjë ftesë nga Belgjika dhe Shqipëria për të luajtur. Ai akoma nuk ka vendosur se me cilën përfaqësuese do të luajë, pasi dëshiron të fokusohet te klubi i Junajtid, ku shumë e shohin si pasuesin e Paul Scholes. Trajneri Mojes beson shumë tek Januzaj.

    Eduard Ilnica - G. SH.
    Mos shkruaj gjë kur je me nerva, sepse, ndërsa plaga e gjuhës është më e keqe se e shpatës, mendo ç’ka mund të jetë ajo e pendës

  14. #494
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anëtarësuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379

    Për: Futbollistët shqiptarë në Evropë

    Degryse a RTBF :"Januzaj mi ricorda Robbie Rensenbrink, può diventare un fenomeno"
    25.09.2013 16:10 di Redazione TuttoJuve Twitter: @Tuttojuve_com articolo letto 2647 volte
    © foto di Daniele Buffa/Image Sport

    L'ex campione belga, anni ottanta e novanta, Marc Degryse ha parlato del giovane potenziale campione Adnan Januzaj, seguito dalla Juventusa RTBF : "L'ho visto nelle partite amichevoli e in Charity Shield, Januzaj mi ha dato una favolosa impressione. Ha chiesto e ricevuto tutti i palloni. C'è un sacco di classe nel suo gioco mi ricorda Robbie Rensenbrink. vede tutto, salta i difensori, è un bel giocatore con ottima visione di gioco. Data la sua età, può diventare un fenomeno e ha il vantaggio che il suo allenatore (David Moyes, ndr) un sacco di fiducia in lui."

    Rensenbrink era un'ala sinistra che passò gran parte della sua carriera calcistica in Belgio con l'Anderlecht, vincendo due coppe Uefa e due Coppe delle Coppe oltre a due argenti mondiali. Nel 1980 andò a giocare nei Portland Timbers (USA) e poi l'anno successivo nel Tolosa, in Francia. Rensenbrink era in possesso di un ottimo dribbling, e, come detto, aveva la peculiarità (tipica dei calciatori olandesi degli anni settanta) di poter adattarsi a diversi ruoli.

    http://www.tuttojuve.com/altre-notiz...enomeno-157665
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  15. #495
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anëtarësuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379

    Për: Futbollistët shqiptarë në Evropë

    Juventusi nis sulmin për Januzajn, Mojes e planifikon si titullar
    25 Shtator 2013 | : Sport | Autor: Ermal Kuka
    Mediat belge presin që këtë javë futbollisti të vendosë edhe për kombëtaren

    Ofertat - Gjatë dy javëve të fundit, janë përmendur emrat e Barcelonës, Mançester Sitit dhe Juventusit, si skuadrat e interesuara për shërbimet e Januzajt

    JanuzajAdnan Januzaj ka përpara disa zgjedhje shumë interesante për vazhdimin e karrierës së tij, pasi futbollisti 18-vjeçar konfirmohet si një nga yjet e mundshëm të merkatos së verës në Europë. Sipas asaj që konfirmojnë mediat britanike, për futbollistin po interesohet fuqimisht Juventus, që ka zhvilluar bisedimet e para me përfaqësuesit e lojtarit, duke i vënë para një ofertë të ngjashme me atë të Pol Pogba, futbollist që ia ka vjedhur në fillimin e sezonit të kaluar pikërisht “djajve të kuq”.

    E përditshmja britanike “Daily Mail” bën të ditur për interesimin e ekipit italian për futbollistin dhe ka treguar se si bardhezinjtë janë gati të bëjnë hapat e parë me një ofertë zyrtare që në muajin janar. Sipas saj, menaxheri i futbollistit është lajmëruar për këtë interesim dhe faktin që bardhezinjtë janë gati të ulen në tavolinën e bisedimeve për të bërë një ofertë të ngjashme me atë që mundësoi transferimin e francezit te kampionët e Italisë.

    Lajmi ka shqetësuar jashtë mase trajnerin David Mojes, i cili e sheh talentin shqiptar si të ardhmen e skuadrës që ai drejton. Për këtë arsye, trajneri ka kërkuar nga klubi të bëjë gati një kontratë të re për Januzajn, për të evituar “arratisjen” e lojtarit, për të cilin përflitet se interesohen edhe Barcelona e Mançester Siti. “Daily Mail” insiston se rinovimi i kontratës deri tani është shtyrë nga një kërkesë e lojtarit, i cili nuk do të pranojë të hedhë firmën në letër pa pasur më parë garancinë për një rol protagonisti në skuadër dhe jo vetëm pak minuta aktivizim si zëvendësues herë pas here.

    Kjo është arsyeja pse Mojes po mendon seriozisht që ta aktivizojë që sot si titullar mesfushorin me tipare ofensive, në ndeshjen e Kupës së Ligës ndaj Liverpulit. Ndonëse kjo është një nga ato që cilësohen si klasiket e futbollit anglez, trajneri mendon se ka ardhur koha që t’i jepet më shumë hapësirë Januzajt, i cili ka shkëlqyer sa herë që ka hyrë në fushën e lojës. Pritet që lojtari shqiptar të zërë vendin e futbollistit të kombëtares angleze, Eshli Jang, i cili nuk po kalon një formë të mirë në këtë fillimsezoni.

    Ndërkohë, të reja mjaft interesante mund të vijnë edhe për sa i përket të ardhmes “ndërkombëtare” të Januzajt. Mediat belge, gjatë ditës së fundit, flasin për një vendim të marrë nga futbollisti rreth kombëtares që do të përfaqësojë dhe presin që ai ta bëjë publik gjatë kësaj jave. Për momentin, askush nuk mund të thotë me siguri se cili është ky vendim, pasi Januzaj, familja dhe përfaqësuesit e tij, kanë kërkuar që futbollisti të lihet i qetë në këtë pikë të karrierës dhe të mos vihet nën trysninë e një zgjedhjeje që tani.

    http://gazeta-shqip.com/lajme/2013/0...n-si-titullar/
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  16. #496
    i/e regjistruar Maska e semiku
    Anëtarësuar
    11-04-2010
    Postime
    1,202

    Për: Futbollistët shqiptarë në Evropë

    Adnan Januzaj shkelqen kunder Sunderland

    Sunderland - Manchester utd. 1:2

    55` Januzaj 1:1
    61` Januzaj 1:2

    Goli i dyte i Januzaj,...


  17. #497
    1.2.3...I
    Anëtarësuar
    10-09-2005
    Postime
    1,967

    Për: Futbollistët shqiptarë në Evropë

    Goli i dyte i papar

    Thjesht fantastik

    P.S.Vetem 18 vjec eshte ky?

  18. #498
    i/e regjistruar Maska e semiku
    Anëtarësuar
    11-04-2010
    Postime
    1,202

    Për: Futbollistët shqiptarë në Evropë

    Citim Postuar më parë nga zANë Lexo Postimin
    Goli i dyte i papar

    Thjesht fantastik

    P.S.Vetem 18 vjec eshte ky?
    Vetem 18 !

    05.Shkurt.1995 - Bruksel


  19. #499
    i/e regjistruar Maska e Dar_di
    Anëtarësuar
    16-08-2008
    Vendndodhja
    Dardani e lashtë (Oeneum), aty ku ajri i freskët më bën të ndihem i relaksuar.
    Postime
    1,968

    Për: Futbollistët shqiptarë në Evropë

    Dy gola spektakolarë!
    "Fet` e besëtë t`i kemi, po të ndarë të mos jemi." Naim Frashëri

  20. #500
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anëtarësuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379

    Për: Futbollistët shqiptarë në Evropë

    07 Tetor 2013 - 17:30 | LAJME


    Mediat angleze: 10 gjërat që duhet t’i dini për Adnan Januzajn

    Mediat angleze: 10 gjërat që duhet t’i dini për Adnan JanuzajnANGLI- Mediat angleze vazhdojnë të shkruajnë për Adnan Januzajn pas paraqitjes fantastike me Sunderland. I vlerësuar si një nga talentët me premtues në futbollin evropian, i kërkuar nga skuadrat më të mëdha evropiane, gazetat angleze në orët e fundit vazhdimisht nxjerrin detaje për talentin nga Istogu.

    10 gjëra që duhet ti dini për Adnan Januzajt është lajmi i fundit që komentohet në mediat angleze.

    1.Januzaj- emri i tij është vështirë të thuhet ne origjinal. Variacionet që përmenden më së shumti në media në thirrjen e Januzajt janë: Janussaj, Janusigh, Yanosajh.

    2.I lindur dhe i rritur në Belgjikë, Januzaj u bashkua me Anderleht në moshën 10 vjeçare. United e ka blerë atë si 16 vjeçar për 297 mijë funta.

    3.Januzaj ka lindur në Bruksel, por ai ka të drejtë të zgjedhjë mes disa përfaqësueseve për të luajtur. Januzaj ka prindër nga Kosova, gjyshërit kanë prejardhje nga Turqia, e lakmon Serbia për shkak të statutit ende të pazgjidhur të Kosovës në FIFA.

    4.Roy Hodgson ka thënë zyrtarisht se e dëshiron në përfaqësuesen angleze. Selektori i Anglisë ka thënë se ai mund të jetë një yll i radhës për albionët.

    5.Januzaj e ka ditëlindjen për një ditë me yje si Ronaldo, Neymar e Tevez.

    6.Januzaj ka debutuar me Man United në ndeshjen e edicionit të kaluar ndaj WBA-së, në barazimin 5 me 5.

    7. Januzaj u votua si lojtari më i mirë në akademinë e Manchester United. Ai ndihmoi të rinjët e Unitedit në fitoren në finale ndaj Tottenhamit duke qenë më i miri në fushë.

    8.Adnan Januzaj dhe Rud Van Nistelroy janë dy lojtarët e vetëm për United që kanë debutuar me 2 gola në një ndeshje ku kanë startuar nga
    ndeshja e parë.

    9.Për Adnan Januzajn janë të interesuara skuadra të mëdha evropiane si Juventus, Barcelona, Bayern Munchen e Manchester City.

    10.Emri Adnan rrjedhë nga gjuha arabe që do të thotë "për të qëndruar", gjë e cila mund ti pëlqej skuadrës së Manchester United.

    (m.s/BalkanWeb)

    http://www.balkanweb.com/sport/2692/...jn-152557.html
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

Faqja 25 prej 26 FillimFillim ... 1523242526 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Sulë Hotla (1875-1947), Një Jetë Për Shqipërinë
    Nga strong_07 në forumin Bashkëpatriotët e mi në botë
    Përgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 29-04-2019, 16:32
  2. Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 24-11-2016, 09:56
  3. Lidhja Shqiptare e Prizrenit
    Nga dodoni në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 13
    Postimi i Fundit: 01-06-2009, 00:29
  4. Plavë e Guci
    Nga Davius në forumin Bashkëpatriotët e mi në botë
    Përgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 05-10-2008, 23:36
  5. Si vjen bashkimi kombëtar?
    Nga Anton në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 487
    Postimi i Fundit: 22-02-2004, 00:19

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •