Close
Faqja 24 prej 26 FillimFillim ... 142223242526 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 461 deri 480 prej 512
  1. #461
    Hyka gol, barazon Luzern

    Jahmir Hyka ka realizuar gol në ndeshjen e djeshme kundër Grasshoperit, në ndeshjen që përfundoi 2-2. Mesfushori i Kombëtares shqiptare zhbllokoi rezultatin në minutën e 27-të të ndeshjes, teksa pas një inkursioni personal nga e majta, në hyrje të zonës ka gjuajtur fort dhe me një diagonale tokazi ka mposhtur portierin kundërshtar.

    Dy minuta më pas Lucerna dyfishoi me Uinter, por Grasshopersi arriti të barazonte në pjesën e mbetur të ndeshjes.

    Luzerna renditet në vendin e dytë me 47 pikë në 30 ndeshje, 15 pikë më pak se Bazeli, që kryeson dhe ka dy ndeshje më pak. Ky ishte goli i katërt sezonal për Jahmir Hykën në kampionat me fanellën e Luzernës.

    Pas një periudhe jo fort brilante në pjesën e dytë të sezonit, mesfushori shqiptar ka arritur që të fitojë besimin e trajnerit dhe po luan sistematikisht. Deri tani mesfushori i majtë ka luajtur 1301 minuta në kampionatin zviceran. Kujtojmë se ai shënoi edhe javën e kaluar me skuadrën e tij.

  2. #462
    Sadiku sërish gol, kryeson golashënuesit me 19

    Armando Sadiku është i pandalshëm, pasi dje ka realizuar një gol në minutat shtesë me penallti dhe ka ndihmuar Lokarnon që të evitojë humbjen kundër Luganos. Ndeshja ka përfunduar 1-1 dhe shqiptari është sërish heroi i skuadrës së Lokarnos.

    Këtë sezon ai ka realizuar 19 gola në kampionat dhe tre në Kupën e Zvicrës. Një javë më parë ai realizoi tripletë. Ai eshte golashenuesi me i mire i kampionatit, i ndjekur nga Merenda i Vaduz qe ka 16 gola.

    Ai vazhdon te beje paraqitje shume te mira ne Challenge League ne Zvicer, edhe pse skuadra e tij nuk ka shpresa per tu ngjitur ne kategorine e pare. Locarno renditet ne vend te nente me 38 pike.

  3. #463
    Sukaj “çmend” arabët, gol dhe polemika në Azi

    Xhevahir Sukaj ishte dje heroi i Sepahanit në fitoren 0-3 në transfertë kundër ekipit arab, Al Nasr. Sulmuesi shkodran bëri gjithçka, teksa jo vetëm shënoi, por “provokoi” edhe një polemikë të madhe pas një rasti të dyshimtë në fillimin e pjesës së dytë. Ndeshja ishte e vlefshme për Ligën e Kampioneve të Azisë dhe triumfi e rikonfirmoi Sepahanin në krye të renditjes së grupit C. Skuadra iraniane ku bën pjesë Sukaj kaloi në avantazh në fundin e pjesës së parë. Sulmuesi e nisi ndeshjen si titullar dhe kur rezultati ishte 0-1, arriti të fitojë një penallti. Sukaj u pengua brenda zone nga portieri i Al Nasr dhe ky i fundit u ndëshkua nga arbitri me karton të kuq. Pasi Sukaj fitoj penalltinë, topi i kthyer në lojë shkoi në rrjetë, duke u përplasur në kurrizin e sulmuesit pas goditjes së një mbrojtësi që merrte pjesë në aksion. Arbitri nuk e quajti gol, duke u mjaftuar me dhënien e penalltisë. Lojtarët e Al Nasr, veçanërisht portieri, në këtë moment u kapën me Sukajn, duke e shtyrë edhe me duar. Loja u ndërpre për 5 minuta për shkak se ekipi vendës pretendonte se Sukaj nuk kishte respektuar “fair-play”-in. Përpara se të shkaktohej penalltia, topi iu kthye lojtarëve të Al Nasr nga ata të Sepahanit, pasi ishte një faull në dëm të tyre. Duke parë situatën, trajneri Kranjçar urdhëroi futbollistin Ebrahimi që ta humbiste me vetdije penalltinë. Dhe kështu ndodhi. Gjithsesi, fati ishte me Sukajn, sepse në minutën e 69-të, ai shënoi. Lojtari shkodran mori një top nga mesfusha dhe goditi fuqishëm në afërsi të zonës, duke tundur rrjetën. Tetë minuta më pas kampionët në fuqi të Iranit shënuan edhe golin e tretë. Sukaj luajti 90 minuta, duke konfirmuar formën e mirë. 24-vjeçari ka fituar besimin e trajnerit Kranjçar, i cili në janar u bë shkas që sulmuesi të firmoste për Sepahanin. Nga 10 ndeshje të luajtura deri më tani me fanellën e ekipit iranian, Sukaj ka shënojë tri herë. Dy gola sulmuesi i ka realizuar në kampionat, ndërsa ai i djeshmi ishte i pari për të në Ligën e Kampioneve të Azisë.
    ”Ti, Shqipëri, Më Jep Nder, Më Jep Emrin Shqiptar”

  4. #464
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    30-08-2006
    Vendndodhja
    askund
    Postime
    9,007
    Une smundem me ju gezu ketyne golave ne Azi USA afrike e australi.e di e do me kundershtoni.
    JO SEKS PARA MARTESE

  5. #465
    ne USA s'ka gola akoma, dhe ne Azi me pikatore. po hajd ato ne australi mund te quhen si 4-5 gola ne europe. te them te drejten me impresionon me shum Bogdani me 4 gola ne itali se Berisha me 20 ne australi

  6. #466

  7. #467


    Berisha gol

  8. #468
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    30-08-2006
    Vendndodhja
    askund
    Postime
    9,007
    Citim Postuar më parë nga Qyfyre Lexo Postimin
    ne USA s'ka gola akoma, dhe ne Azi me pikatore. po hajd ato ne australi mund te quhen si 4-5 gola ne europe. te them te drejten me impresionon me shum Bogdani me 4 gola ne itali se Berisha me 20 ne australi
    te njejtin mendim kam dhe une biles mos harrojme bogdani eshte ne fund te karrieres dhe eshte konstant ne shenimin e golave
    JO SEKS PARA MARTESE

  9. #469



    Goli i shënuar në ndeshjen e Ligës së Kampioneve të Azisë vlen 15 mijë dollarë për sulmuesin shkodran, Xhevahir Sukaj. “Një mbrëmje që do ta mbaj mend gjatë. Ndodhën shumë gjëra në atë 90-minutësh. Shokët e ekipit më thanë: goli në Ligën e Kampioneve këtu vlen shumë. Realizova dhe përjetova një ëndërr”. Kështu e nis rrëfimin për “Panorama Sport” sulmuesi i Sepahanit. Sukaj realizoi golin e dytë në fitoren 0-3 jashtë fushe me ekipin arab, Al Nasr. Lojtari 24-vjeçar flet në këtë intervistë për golin, mosrespektimin e “fairplay”- it, bisedën me trajnerin Kranjçar, por jo vetëm.
    Xhevahir, rikthehesh protagonist, këtë herë në një ndeshje të Ligës së Kampioneve të Azisë…
    Unë kam lindur për të qenë i tillë (qesh). Ishte vërtet një mbrëmje që e ëndërroja. Nuk është pak për një lojtar shqiptar të shënojë në këto nivele. Mposhtëm ekipin e Luka Tonit dhe Valter Zengës. Para ndeshjes, shokët e ekipit më thanë: Një gol në këtë takim do të të bëjë të famshëm. Vetëm në fund e besova.
    Sa vlen realisht goli në këtë kompeticion?
    Për çdo fitore në Ligën e Kampioneve, skuadra merr në total 250 mijë dollarë premio. Ata që shënojnë kanë një bonus. Personalisht besoj se do të marr 15 mijë dollarë, po kjo pak rëndësi ka.
    Si e kanë trajtuar mediat arabe dhe iraniane paraqitjen tuaj?
    Menjëherë pas ndeshjes më ka ftuar “Dubai TV”, por nuk e kam pranuar ftesën. Të them të drejtën nuk kisha çfarë thosha, sepse mediat u morën më shumë me rastin e mosrespektimit të “fair-play”- it nga ana ime. Gazetat nuk i kam lexuar të gjitha, sepse kam fjetur deri vonë. Këtu paradite temperatura shkon deri në 40 gradë. Është çmenduri dhe nuk del dot jashtë. Megjithatë, nga ato që kam parë në TV, rasti im është komentuar si jo korrekt. Kjo e ngatërroi edhe më shumë ndeshjen.
    Përse nuk e respektove “fair-play”-in?
    Po të shikosh me vëmendje rastin, unë kam bërë gati 30 metra sprint për të marrë topin. Mbrojtësi kundërshtar e la topin të ndalojë. Unë prita 4-5 sekonda dhe pastaj vrapova direkt. Edhe ishte e drejtë, edhe nuk ishte. Pas ndeshjes, kështu mendonin edhe shokët e skuadrës. Kundërshtari u tregua shumë menefregist në atë moment, dhe ne nuk mund të prisnim me minuta të tëra. Faktikisht, ndikoi edhe presioni, sepse ishte një ndeshje e vështirë për ne. Kur doli portieri me të kuqe, atëherë u lehtësuam.
    Si është e vërteta e penalltisë që nuk u shënua me vetëdije?
    Duke parë situatën, e cila u rëndua, trajneri Kranjçar urdhëroi që penalltia të mos shndërrohej në gol. Kështu i treguam kundërshtarit se ne e respektojmë “fair-play”-in.
    Penalltinë kërkuat ta gjuanit ju, por trajneri nuk jua plotësoi këtë dëshirë…
    E vërtetë, nuk më lejoji ta gjuaja, edhe pse insistova. Po ta gjuaja, do e bëja gol, prapë s’do e respektoja (qesh).
    Çfarë ju ka thënë trajneri Kranjçar pas ndeshjes?
    Më tha që ke bërë vetëm detyrën. Ai pret shumë nga unë, prandaj dhe nuk dhuron komplimente. Gjithsesi, për rastin e “fair-play”-it më dha të drejtë. “Nuk kishe faj”, kështu më tha.

    URIMI
    I pyetur se cili ishte urimi më i bukur që kishte marrë pas ndeshjes Al Nasr-Sepahan, Sukaj tregoi: “Urimi më i bukur më ka ardhur nga nusja ime. I premtova se do të shënoj për gocën, e cila para katër ditëve u bë 8 muajshe. Përveç këtij urimi, kam marrë me qindra mesazhe në celularin tim, nga miq dhe tifozë shkodranë. Gjithashtu, të gjithë shokët e skuadrës, përfshi stafin teknik dhe drejtuesit, më përgëzuan pas ndeshjes”.

    SHOKET
    Në një ekip ku ka lojtarë nga Brazili dhe Iraku, shqiptari Sukaj preferon të ketë më shumë miqësi me dy futbollistë vendës te Sepahani. “Më shumë qëndroj me kapitenin Moharrem Navikdia dhe mbrojtësin e qendrës, Moghsen Bengar. Janë dy lojtarë të Kombëtares së Iranit, madje stabël në formacion. Me shumicën e lojtarëve flas anglisht. E kam të vështirë të mësoj gjuhën këtu”,- tregon Sukaj, i cili u bë pjesë e Sepahanit në janar.
    ”Ti, Shqipëri, Më Jep Nder, Më Jep Emrin Shqiptar”

  10. #470
    Bakaj dy gola, fiton Chernomorets

    Elis Bakaj ka qene heroi i ndeshjes sot per Chornomorets qe ka marre nje fitore 1-3 jashte fushe kunder Oleksandria. Shqiptari ka qene autori i dy golave te bukur per skuadren e tij.

    Ka qene nje fitore qe pritej pasi kundershtari mban vendin e fundit ne Premier Liges se Ukraines. Megjithate kane qene vendasit qe kane kaluar te paret ne avantazh ne minuten e shtate. Ky rezultat nuk ka zgjatur shume pasi Bakaj barazon kater minuta me pas. Nje kros ne zone dhe ai gjuan me koke nga larg duke derguar topin te shtylla e larget ku portieri nuk mund te arrije.

    Leonardo Veloso ka kaluar miqte ne avantazh dhe ne pjesen e dyte Bakaj ka shenuar edhe nje gol tjeter, duke fiksuar shifrat 3-1 per skuadren e

  11. #471
    Humb DC United, Salihi gjen golin e pare

    Hamdi Salihi ka gjetur me ne fund golin e tij te pare ne ndeshje zyrtare ne Amerike. Sulmuesi shkodran ka shenuar ne pjesen e dyte te ndeshjes kunder San Jose, por goli i tij me shume ka pasur vlere personale, pasi DC United eshte mundur 5-3.

    Salihi eshte kritikuar shume kohet e fundit dhe madje disa dite para ndeshjes, ne mediat amerikane ai eshte quajtur edhe si nje nga deshtimet e merkatos se dimrit, pasi po merr nje nga rrogat me te larta ne skuader dhe akoma nuk kishte gjetur rrjeten.

    Megjithate shkodrani ka arritur te shenoje. Mbase ky gol do ta cliroje ate dhe te tjere mund te vine se shpejti.

    Sulmuesi i kombetares shqiptare eshte futur ne fushe nga stoli, kur vendasit kishin shenuar golin e tyre te peste per ta thelluar rezultatin ne 5-2. Salihi u fut ne minuten e 76-e dhe pas 10 minutash arrin te shenoje nje gol te bukur. Ai arrin i pari te nje pasim i gjate dhe nga disa metra kalon topin mbi portierin kundershtar.

    Nuk ka pasur me gola dhe ndeshja eshte mbyllur me rezultatin 5-2 per San Jose. DC United ka tani 15 pike dhe renditet ne vend te dyte ne Konferencen Lindore, por ka dy dneshje me shume se rivalet.

    Salihi deri tani ka luajtur ne shtate ndeshje dhe ka qene titular ne pese prej tyre. Megjithate ai ka luajtur pak ne kater ndeshjet e fundit. (FutbolliShqiptar.net)

  12. #472



    50 mijë tifozë në stadium do veshin bluzën e "Luftëtarit"

    Është absolutisht një nga nderimet më të larta që i bëhet një lojtari shqiptar në fund të karrierës së tij nga një klub i huaj. I respektuar më shumë se cilido, i sakrifikuar në mjaft raste aty ku skuadra ka pasur nevojë, karizmatik, lider, kapiten për 5 vjet radhazi, por me raste edhe polemizues e gjaknxehtë jo vetëm me kundërshtarët, por edhe me shokët e skuadrës. Dhe përveçse një ndër më të paguarit në skuadër (të paktën deri para katër sezonesh), ajo që e dallon më shumë nga të tjerët dhe për të cilën te Hanover “i heqin kapelën”, është besnikëria dhe përkushtimi 14-vjeçar, si rrallë ndonjë lojtar tjetër në historinë e kësaj skuadre. Ky është Altin Lala, “xhuxhi gjigant” jo vetëm i Kombëtares shqiptare por edhe i Hanoverit, klub i cili pritet të festojë në mënyrën më madhështore dhe spektakolare lamtumirën e një prej legjendave të veta këtë fundjavë. Pesëdhjetë mijë tifozë në “AWD-Arena” të Hanoverit pritet të veshin fanellën me numrin 8- të që ka mbajtur në shpinë te kjo skuadër, gjatë gjithë karrierës, Altin Lala. Më pas, spektakli do vazhdojë me nderime që ish-kapitenit kuqezi do t’i bëhen nga drejtuesit, kolegët, ish-lojtarë të kësaj skuadre ndër vite dhe nga mijëra e mijëra fansa që do shikojnë për herë të fundit Altin Lalën me fanellën e Hanoverit në përballjen e fundit të këtij sezoni ndaj Kaiserslauternit.
    Karriera - Askush nuk e njihte atë djalosh thatik pasditen e 21 korrikut 1998, kur ai u paraqit në seancën e parë stërvitore të Hanoverit. Sapo kishte firmosur një kontratë tre-vjeçare me këtë klub, i cili sapo ishte ngjitur në Bundesliga 2. Lala kishte provuar futbollin inferior më së pari në Gjermani te Borusia Fulda, ku pat luajtur gati për tri sezone. Kishte ardhur në Gjermani më 1994-n me ekipet e moshave të Shqipërisë dhe më pas nuk ishte kthyer më te Dinamo e Tiranës, ku kishte startuar karrierën e tij futbollistike. Ndërsa pa kaluar më shumë se 1 javë dhe, më 30 korrik 1998, vjen debutimi i tij te Hanover, në fitoren e kësaj skuadre 1-0 ndaj Karlsruher. “Luftëtari” (kjo është nofka që i patën vënë tifozët e Hanoverit) dha një kontribut të jashtëzakonshëm që kjo skuadër të ngjitej në Bundesliga 1 dhe më 11 gusht 2002 vjen debutimi i tij në elitën e futbollit gjerman, në një ndeshje përballë Hamburgut. Nga ai moment ai numëron më shumë se 150 ndeshje në Bundesliga 1 dhe më shumë se 300 në të gjitha kompeticionet (Bundesliga 1, 2, Kupa e Gjermanisë dhe Kupa të Evropës). Ai mbahet mend edhe si lojtari që ka shënuar vetëm një gol në Bundesligë gjatë gjithë karrierës së tij: 31 janar 2007, Lala shënonte në fitoren 5-0 të Hanoverit ndaj Hertës së Berlinit.
    Deklarata - Nesër, 5 maj, 36-vjeçari do të veshë për herë të fundit fanellën me numrin 8 të Hanover, një ndjesi kjo e jashtëzakonshme për ish-kapitenin kuqezi. “Nuk e di se çfarë të them. Jam tejet i emocionuar. Më dridhet gjithë trupi vetëm kur imagjinoj një stadium të tërë, të paktën për një moment, i tëri i imi. Kam një jetë te ky klub, i cili më është bërë si një shtëpi. Patjetër, pasi më shumë kohë kam kaluar këtu, sesa në shtëpinë time. Kur mendoj tani se do jetë ndeshja e fundit te Hanover, ndihem tejet i emocionuar. I falënderoj të gjithë për gjithçka që kanë bërë për mua”, ka pohuar vetë Altin Lala në një intervistë për uebsajtin e Hanoverit.

    Presidenti: Largimi më i dhimbshëm për mua
    Për presidentin e Hanoverit, Martin Kind, Altin Lala e meriton gjithë këtë respekt. Madje, ai thekson se ndoshta klubi nuk po bën aq sa ka dhënë shqiptari realisht në 14 vite të karrierës së tij te Hanover. Ka qenë vetë presidenti që ka kërkuar që lojtarit shqiptar t’i bëhen respektet më të veçanta si në stadium, por edhe me mbrëmjen gala, që do organizohet nesër në darkë nga klubi i Hanoverit. “Respekti për Lalën është në kufijtë maksimalë, pasi një gjë të tillë ai e ka merituar denjësisht. E shikoj si një lamtumirë të jashtëzakonshme, e cila nuk ka ndodhur më parë te klubi ynë. Por më besoni, Altini e meriton gjithë këtë, pasi ka qenë një futbollist i jashtëzakonshëm por edhe një person i jashtëzakonshëm. Altini, me aq sa di, ka shfrytëzuar në mënyrën më të mirë të gjitha mundësitë që i janë dhënë në jetën e tij. Ndaj, me largimin nga klubi ynë, uroj që të jetë sa më mirë atje ku do shkojë. Sipas meje është një luftëtar i vërtetë, një nga ata lojtarë që nuk është kursyer në një asnjë moment për skuadrën, ndaj edhe e respektojnë të gjithë pa dallim, që nga drejtuesit e deri te tifozët më të thjeshtë”, ka pohuar presidenti i Hanoverit.

    Slomka: Lala, një shembull
    Një ide për lamtumirën e Altin Lalës ka dhënë dje edhe trajneri i Hanoverit, Mirko Slomka. Edhe pse me këtë të fundit Lala nuk ka pasur një marrëdhënie të shkëlqyer, pasi jo më larg se dy muaj më parë pati një përplasje me ndihmësin e tij, përsëri Slomka nuk ka kursyer fjalët e mira për ish-kapitenin. “Një gala për Lalën është gjëja më e mirë dhe një nderim për një lojtar që i ka dedikuar gjithë karrierën këtij klubi. Më vjen mirë për të dhe uroj që të ketë suksese edhe më tej”, ka thënë trajneri.

    Çerundolo: Më ikën një mik i vërtetë
    Kapiteni i Hanoverit, Stiven Çerundolo, ka shprehur gjithë simpatinë dhe respektin për kolegun e tij të skuadrës, Altin Lala. Amerikani e ka konsideruar Lalën si një nga miqtë e tij më të mirë, jo vetëm në skuadër, por edhe jashtë në jetën e përditshme. “Lala ka qenë një shembull për të gjithë ne që kemi ardhur më pas te kjo skuadër. Unë kam pasur një raport mjaft miqësor me të dhe besoj se do e kem akoma, paçka se ai do të largohet dhe jeta e tij do marrë një drejtim disi më ndryshe. Gjithsesi, i uroj më të mirat e kësaj bote, pasi një si Lala i meriton”, ka theksuar Stiven Çerundolo.
    ”Ti, Shqipëri, Më Jep Nder, Më Jep Emrin Shqiptar”

  13. #473
    Lamtumira e Altin Lales.Asnje lojatar ne historine e Hanoverit nuk eshte nderuar ne kte menyre si lamtumira e Altin lales..


    ”Ti, Shqipëri, Më Jep Nder, Më Jep Emrin Shqiptar”

  14. #474
    ”Ti, Shqipëri, Më Jep Nder, Më Jep Emrin Shqiptar”

  15. #475
    Hamdi Salihit i është dashur pak kohë që të përshtatet me skuadrën e DC Junajtid dhe kampionatin amerikan, por në momentin që e ka bërë një gjë të tillë, ka arritur të gjejë rregullisht rrugën e rrjetës.
    Në ndeshjen e mbrëmshme të DC Junajtid kundër Kolorado Rapids, Salihi ka qenë mes titullarëve dhe ka shpërblyer besimin e trajnerit me një paraqitje shumë të mirë dhe me golin në minutën e 60-të që vulosi suksesin 2-0 të skuadrës së tij.
    Ky ishte goli i 3 në 4 ndeshjet e fundit për sulmuesin shqiptar që me sa duket ka arritur të përfshihet më mirë në skemat e lojës së skuadrës.
    “E kam thënë që në ndeshjen e parë se më pëlqen kur luajmë në fushën tonë pasi kemi një ide të qartë se si duhet të punojmë dhe e bëjmë këtë gjë çdo ditë. Tani të gjithë e shohin që gjërat po ecin më mirë çdo ditë”, deklaroi sulmuesi shqiptar duke iu referuar edhe fillimit të dobët që i bëri sezonit skuadra e tij, e cila tani renditet e dyta në Konferencën e Lindjes.
    Më pas, duke iu kthyer formës që po kalon, Salihi ka treguar se nuk ka patur asnjëherë dyshim që do të gjejë rrugën e rrjetës me vazhdimësi dhe vazhdonte të punonte me të njëjtin intensitet si në ditën e parë në klub.
    “Kur shënon është gjithmonë mirë, të jep besim. E kam thënë edhe më parë, kam patur gjithmonë besim te vetja ime dhe të cilësitë e mia. Unë vazhdoj të punoj njëlloj çdo ditë, nuk ka rëndësi nëse shënoj në ndeshje apo jo, puna ime vazhdon njëlloj”, ka treguar sulmuesi shkodran.
    ”Ti, Shqipëri, Më Jep Nder, Më Jep Emrin Shqiptar”

  16. #476
    Hamdi Salihi është kthyer në formën e tij të zakonshme dhe tashmë ka rifituar vendin në formacionin titullar të DC Junajtid. Sulmuesi shkodran ka shënuar golin e tij të katërt në pesë ndeshjet e fundit në kampionatin amerikan, ku skuadra e tij brenda pak javësh është kthyer në pretendente. Në ndeshjen kundër Toronto, Salihi ka zbritur në fushën e lojës që nga minuta e parë, ndërsa skuadra e tij ka dominuar përballë kundërshtarëve falë dy golave të mesfushorit De Rosario. Por Toronto ka shkurtuar diferencë në minutën e 71-të dhe dukej se mund të rrezikonte këtë fitore të DC Junajtid. Megjithatë, për të zgjidhur këtë situatë ka menduar Salihi, i cili në minutën e 73-të ka qenë si zakonisht në vendin e duhur në zonën e rreptësisë për të devijuar topin në rrjete e për të vulosur suksesin 3-1 të skuadrës së tij.
    “Tani po e shihni se si është Salihi! Ai e di se ku do shkojë topi kur gjendet me këmbë në zonën e rreptësisë dhe ia del mbanë shumë mirë në këto situata. Ai është shumë i mërzitur me veten, pasi nuk arriti të shënonte golin e dytë. Edhe kur kërkonim të vononim lojën pranë goditjeve nga këndi, ai ishte i vetmi që dëshironte të hidhnim topin në zonë. Ai thjesht dëshiron të shënojë gola. Salihi nuk dëshiron të humbim kohë, ai thjesht dëshiron të shënojë, është paraqitur shumë mirë kohët fundit”, ishin fjalët e trajnerit Ben Olsen pas përfundimit të kësaj ndeshje.
    ”Ti, Shqipëri, Më Jep Nder, Më Jep Emrin Shqiptar”

  17. #477
    Sukaj asist ne fitoren e Sepahan (Video)

    Sulmuesi shkodran, Xhevair Sukaj, dha asistin e golit të dytë në fitoren 2-0 të Sepahanit të tij kundër skuadrës tjetër iraniane, Esteghlal, por të vlefshme për 1/16-tat e finaleve të Champions League të Azisë.

    Golin e parë për kampionët e saposhpallur të Iranit e shënoi braziliani Bruno Korrea në minutën e 8-të, ndërkohë Sukaj dha asistin e golit të realizuar nga iraniani Mohsen Bangar në të 35’.

    Sukaj luajti si titullar dhe u zëvendësua në minutën e 61-të. Shkodrani ka realizuar dy gola në Champions League të Azisë, në fitoren 3-0 kundër Al Nasr të Egjiptit dhe në fitoren 2-1 kundër Al Ahli të Arabisë Saudite, e duke ndihmuar ekipin e tij të shkojë në raundin e 1/16-ve. futbollishqiptar.net

  18. #478
    Salihi: U zhbllokova, tani s’di të ndalem më


    Hamdi Salihi ndihet i kënaqur që më në fund ka arritur të shënojë dhe të bindë jo vetëm drejtuesit e klubit, por edhe tifozët, të cilët e patën kritikuar se nuk tregonte vlerat e atij sulmuesi për të cilin ishte folur në fillim. “Jam shumë mirë dhe natyrisht kur shënon një gol je edhe më i uritur për të realizuar akoma më shumë. Ky është profesioni im dhe më vjen mirë që arrita të zhbllokohem e të vihem në dispozicion të skuadrës”, – ka thënë fillimisht sulmuesi shqiptar për mediat amerikane. Salihi kaloi nga Rapidi i Vjenës te DC Junajtid në Shtetet e Bashkuara të Amerikës në shkurt-mars të këtij viti dhe u prit me mjaft interes nga drejtuesit e këtij klubi. Mirëpo ai nuk rezultoi deciziv në ndeshjet e para të kampionatit, aq sa bëri që një pjesë e mirë e mediave të kritikonte klubin, madje duke e konsideruar këtë blerje si një dështim. “Nga java e parë kur zbrita në fushën e lojës kam kërkuar me çdo kusht që të shënoja. Por duhet të pranojmë diçka, se ndonjëherë edhe pse mundohesh shumë fati nuk është me ty, kësisoj ti nuk arrin që të tregosh më të mirën tënde. Kam qenë në një moment të vështirë, pasi asgjë nuk po më ecte sikundër e parashikoja. Gjithsesi, tani jam i lumtur që kjo fazë ka kaluar dhe jam vënë në shërbim të skuadrës në mënyrën më të mirë: me gola”, – ka vijuar Salihi. Në fakt, vështirësitë e një lojtari si ai ishin të pritshme, pasi për çdo lojtar kur kalon nga një skuadër në tjetrën i duhet paksa kohë që të ambientohet. Në këtë këndvështrim e sheh jo vetëm sulmuesi pozitën e tij te DC Junajtid, por edhe trajneri Ben Olsen. “Shikoni, kur ju ndërroni shtëpi, e keni disi të vështirë që të ambientoheni menjëherë. Ndërsa unë ndryshova jo vetëm kampionat, por edhe shtet e kontinent, ndaj tifozët duhet të më mirëkuptojnë, pasi për mua ka qenë disi e vështirë që të ambientohesha menjëherë me futbollin këtu (në SHBA) dhe me atmosferën. Madje nuk mund të them se jam ende në 100 për qind të mundësive të mia vetëm se kam shënuar disa gola, por ama çdo ditë jam duke bërë më mirë e duke u ambientuar, si me jetën këtu, por edhe me lojën e ekipit”, – ka theksuar Salihi. Ndërkohë sulmuesi shqiptar tregon edhe për bisedat e shumta që ka bërë me Brako Boshkoviç, me të cilin ka luajtur edhe te Rapidi i Vjenës. “Ne flasim shumë me njëritjetrin. Pata folur me të që para se të vija këtu dhe tani më ka ndihmuar shumë për ta parë futbollin në SHBA ashtu sikundër luhet realisht në këtë vend. Më ka ndihmuar mjaft, çka ka bërë që edhe loja ime të ndryshojë nga njëra ndeshje në tjetrën”, – ka përfunduar Salihi. Sulmuesi nuk është grumbulluar nga trajneri i Kombëtares, Xhani De Biazi, për faktin se kampionati amerikan është në kulmin e sezonit, pa harruar këtu edhe udhëtimin e gjatë që duhet të bëjë lojtari nga Amerika.
    ”Ti, Shqipëri, Më Jep Nder, Më Jep Emrin Shqiptar”

  19. #479
    Armando Sadiku drejt Rusise

    Sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Armando Sadiku, është pranë marrëveshjes me klubin rus, FC Rostov. Lajmin e bëjnë të ditur mediat zvicerane, të cilat raportojnë se lojtari i Lokarnos ka disa javë që është futur në bisedime me drejtuesit e Rostov.

    Sadiku eshte aktualisht i grumbulluar nga trajneri Gianni De Biasi dhe u aktivizua si zevendesues ne ndeshjen e pare miqesore kunder Katarit, ndersa pritet te kete minuta edhe kunder Iranit ne date 27 maj.

    Me sa mesohet nga media zviceriane, ruset kërkojnë me çdo kusht shërbimet e shqiptarit dhe mendohet se oferta për 20-vjeçarin është e majme. Rostov është në vendin e 13-të në kampionat rus, teksa lufton për mbijetesë.

    Sadiku ka pasur nje vit te mrekullueshem ne 2011 dhe ka vazhduar te impresionoje edhe kete vit. Ai ishte golashnuesi me i mire i Shpresave ne eleminatore por ka shenuar shume gola edhe ne kategorine e dyte zviceriane me Lokarnon. Ai shenoi 19 gola ne 27 ndeshje kete sezon, ndersa vitin e kaluar shenoi 9 gola ne 11 ndeshje ne gjysme sezoni.

  20. #480
    Kapllani firmos me FSV Frankfurt

    Sulmuesi shqiptar, Edmond Kapllani, ka vendosur të luajë për dy sezone me skuadrën e Bundesligës 2, FSV Frankfurt. Pasi u largua me parametra zero nga Augsburgu, sulmuesi 29- vjeçar ka nënshkruar një kontratë 2-vjeçare me këtë ekip, deri në vitin 2014.

    Kapllani është zyrtarizuar dje dhe do veshë fanellën me numër 10. Ndërsa për sa i përket pagës, ende nuk është zbuluar se sa do jetë fitojë ai në sezon.

    Trajneri i FSV Frankfurtit, Beno Mëlman, ka përgëzuar sulmuesin që pranoi ofertën e tyre.

    “Edmond Kapllani është një nga futbollistët më të kompletuar të kësaj lige. Ai plotëson çdo kriter si nga ana fizike, ashtu edhe futbollistike. Jam shumë i lumtur që do kem një sulmues me parametrat e tij”, deklaroi trajneri Mëlman.

    Ndërsa Kapllani ka premtuar se do të japë maksimumin që të realizojë qëllimet e klubit.

    “Do bëj çmos të plotësoj të gjithë objektivat e skuadrës. Në dy vitet e ardhshme shpresoj të shënoj sa më shumë gola”, tha Kapllani.

    Në të shkuarën sulmuesi ka luajtur për Partizanin dhe Besën në Shqipëri, për Karlsruher, Augsburgun, Tus Koblenzin dhe Paderbornin në Gjermani. Te dy skuadrat e fundit Kapllani ka qenë në formë huazimi nga Augsburgu.

    Vitet e fundit nuk kane qene shume te mira per sulmuesin qe tashme nuk thirret as ne kombetare. Dalja ne skene e lojtareve te rinj si Cani e Sadiku ka bere qe ai te harrohet.

    Kapllani shenoi vetem nje gol kete sezon dhe gjate karrieres se tij nuk ka arritur te gjeje shume sukses ne Bundesliga ku ka vetem tre gola ne 54 ndeshje. Shifrat e tij ne Bundesliga II jane shume me te mira, 37 gola ne 112 ndeshje.

Tema të Ngjashme

  1. Sulë Hotla (1875-1947), Një Jetë Për Shqipërinë
    Nga strong_07 në forumin Bashkëpatriotët e mi në botë
    Përgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 29-04-2019, 16:32
  2. Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 24-11-2016, 09:56
  3. Lidhja Shqiptare e Prizrenit
    Nga dodoni në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 13
    Postimi i Fundit: 01-06-2009, 00:29
  4. Plavë e Guci
    Nga Davius në forumin Bashkëpatriotët e mi në botë
    Përgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 05-10-2008, 23:36
  5. Si vjen bashkimi kombëtar?
    Nga Anton në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 487
    Postimi i Fundit: 22-02-2004, 00:19

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •