Close
Faqja 3 prej 5 FillimFillim 12345 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 41 deri 60 prej 99
  1. #41
    petrol
    Anėtarėsuar
    20-05-2009
    Vendndodhja
    Rr.''Luigj Gurakuqi'', p.15,sh.4, a.25,Tirane, Albania
    Postime
    485
    Kush jane ata shqiptare faqezinj qe nuk gjunjezohet me respekt te thelle ndaj therorive sublime te familjes atdhetare Boletini! Ne jete te jeteve qofshin te nderuar heronjte e Boletinit dhe pasardhesit te kene shendet e begati!

  2. #42
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    12-05-2009
    Vendndodhja
    Iliri
    Postime
    2,914
    Me shtat mashkuj te gjakut tij
    e vran Isen ne pabesi
    me shtat vllazen e e tete nipa te vet
    i kan vra shkie njizet e tet

    Kure ja ngriten shtatoren Ises, Xhaxhi i tha Ajetes bijes se ksaj familje.,
    ja ku ta kemi ven Isa Boletinin.

  3. #43
    i/e regjistruar Maska e fegi
    Anėtarėsuar
    29-05-2009
    Postime
    5,767
    Ali Boletini - Njė jetė nė shėrbim tė Kosovės dhe tė Kombit
    Alfred Papuēiu
    Odiseja e jetės sė njė pinjolli tė familjes sė Boletinėve
    Njeriu i dashur sado i moshuar tė jetė, pėrsėri duam ta kemi pranė dhe tė jetė me ne pėrjetėsisht. E kaluara, e tashmja, pafundėsia ėshtė e mbrujtur tek ēdo njeri i sinqertė dhe jo meskin, apo cingun, « qoftėlarg », qė mendon vetėm pėr konfortin personal dhe lavdinė e tij, paēka se nuk e meriton atė.

    Kėtė ndjeva kur fola sot me biznesmenin e suksesshėm shqiptar, por tė thjeshtė dhe tepėr modest, me origjinė nga Kosova, Nysret Telqiun. Sytė iu mbushėn me lot. Njė pinjoll i familjes sė Boletinėve, daja i vet, Ali Boletini, ndėrroi jetė nė Tiranė mė 1 shtator 2009. Ai u pėrcoll me nderim nė banesėn e fundit nga qindra bashkėpatriotė tė ardhur nga Kosova dhe fisi i Boletinėve nga Mitrovica, si dhe bashkatdhetarė nga Tirana dhe Shqipėria. Pamje e dhimbshme atje nė varrezat e Sharrės, kur Aliun e futėn brenda « nė shtėpinė e pėrjetshme », por krenari kur shumėkush e quajti « humbje pėr Kombin shqiptar » ikjen e tij. Aliu, siē pėrmend Nysreti, ishte njė njeri i komunikueshėm dhe nė ēdo mjedis kishte vendin e tij. Edhe midis tė rinjve tiranas qė e quanin « dajė ». Saqė nipi i tij me shaka i thoshte : « More dajė, paske pasur shumė fėmijė”.

    Nė fakt Aliu kishte pasur vetėm njė motėr, Shemsijen, grua e urtė dhe nėnė e Nysretit qė ndėrroi jetė nė 2001, dhe dy vajza qė i qėndronin gjithmonė pranė: Dardanėn dhe Valbonėn, pėr tė cilat ai ishte tepėr krenar se i kujtonin gjithmonė Kombin, tė cilin ai e deshi dhe dha shumė pėr tė. Rijetoi jetėn kur erdhi pėrsėri nė Shqipėri, midis njerėzve edhe pse tė panjohur nė fillim, por qė shumė shpejt, u bėnė miq tė tij. U gėzua pamasė kur Kosova u shpall e pavarur dhe e ndjente veten krenar kur shkonte atje dhe takonte miqtė e tij tė vjetėr, “axhėn” Isė Boletini tė pėrjetėsuar, tė afėrmit nė Mitrovicė dhe ngazėllehej para Kullės sė Boletinėve martirė…

    Sa mė tepėr mbaja shėnime se ēfarė mė thoshte Nysreti, aq mė tepėr mė lindnin mendime pėr ta thelluar njohjen pėr patriotin Ali Boletini qė gjithė jetėn e tij mbeti i thjeshtė, fjalėpakė, nuk kėrkoi diēka mė tepėr megjithėse e meritonte, ishte inteligjent, dinte gjuhė tė huaja dhe mbeti deri nė fund tepėr njerėzor. Nuk donte t’i numėronte mė vitet e jetės sė tij tė vrullshme, me gėzime, por edhe me hidhėrime, me pėrplasje me “shkaun”, me mistikėt, duke pare tė largoheshin nga kjo jetė njerėz tė tij tepėr tė dashur. Asnjėherė nuk u qa pėr padrejtėsitė e jetės sė tij “tė gjatė” e me zigzake. Nė “shoshėn e viteve tė jetės sė tij” kujtohej gjithmonė si njeri i besės, i drejtė, tepėr korrekt, i vendosur, mikun e kishte mik pėr kokė, qoftė ai nga Tirana, Vlora, Tropoja, Prishtina, Gjilani, Mitrovica, Fieri… Kishte autoritet nė familje dhe nė shoqėri, por ishte tepėr i butė me ata qė e rrethonin. Cilėsi qė i kishte trashėguar nga i ati, patrioti Tafil Boletini.

    Ali Boletini lindi mė 1920. Qysh nė moshė tė re, ai pėrqafoi idetė pėrparimtare tė axhės sė tė atit, Isa Boletini. I ati Tafili ishte lindur nė Boletin, pranė Mitrovicės dhe ishte njė nga filizat e rinj tė familjes sė njohur tė Boletinėve, djali i parė i Ahmetit, vėllait tė madh tė Isa Boletinit. I ati e kishte lėnė jetim Tafilin fare tė vogėl, rreth 3 vjeē, kėshtu qė sė bashku me dy vėllezėrit dhe tre motrat, u rrit nėn kujdesin e axhė Isė, tė cilit ai do t’i qėndronte gjithnjė pranė nė oda, kuvende e beteja, duke pėrqafuar edhe ai virtytet fisnike tė atdhetarit tė shquar dhe tė bashkėluftėtarėve tė tij. I ati i Aliut, Tafili, sikurse dhe Isa Boletini kishin marrė rrugėn e Vlorės mė nėntor 1912, si dhe kosovarė tė tjerė, pėr tė parė me sytė e tyre ngritjen e flamurit kombėtar dhe shpalljen e pavarėsisė sė ėndėrruar. Ai u vu pa rezerva nė shėrbim tė qeverisė sė parė kombėtare. Gjatė viteve 1920-1924 Tafili shėrbeu si nėnprefekt nė Fier dhe nė Lushnjė, i caktuar me njė detyrė tė tillė menjėherė pas Kongresit tė Lushnjės. Shumė shpejt u bė njė njeri tepėr i respektuar nga populli.

  4. #44
    i/e regjistruar Maska e fegi
    Anėtarėsuar
    29-05-2009
    Postime
    5,767
    Luftėtari, strategu dhe udhėheqėsi i spikatur ushtarak
    Fazli Hajrizi
    Kontributi i Isa Boletinit nė organizimin e lėvizjes pėr ēlirim kombėtar (1)
    Mitrovica dhe rrethina e saj, shpeshherė gjatė historisė, sidomos qė nga Lidhja Shqiptare e Prizrenit e deri nė vitin 1912, ka qenė faktori mė determinues i qėndresės sonė kombėtare. Shumė ngjarje tė mėdha me dimensione kombėtare, sidomos Shpallja e Pavarėsisė sė Shqipėrisė, kanė pasur si prolog kryengritjet e luftėtarėve trima tė krahinės sė Mitrovicės, qėndresėn e tyre titanike nėn udhėheqjen e Isa Boletinit.

    Nė lėvizjen ēlirimtare pėr liri nė kėtė cep tė Shqipėrisė etnike, Isa Boletini u shqua si njėri ndėr luftėtarėt mė tė spikatur, njė ndėr strategėt mė tė zhdėrvjelltė, ndėr organizatorėt mė tė mirė e udhėheqėsit ushtarakė popullorė mė autoritarė.

    Bashkimi i Lėvizjes

    Gjatė decenies sė parė tė shek. XX ai arriti t’i bashkojė lėvizjet e armatosura tė krahinave tė ndryshme nė njė lėvizje tė vetme pėr ta nxjerrė atė nga kufijtė e Kosovės e Shqipėrisė veriore e pėr t’i dhėnė asaj karakter mbarėshqiptar.

    Isa Boletini u lind mė 15 janar 1864 nė fshatin Boletin, nė njė familje qė shquhej pėr veprimtari luftarake nė rrethinėn e Mitrovicės dhe nė Vilajetin e Kosovės. Nė edukimin e tij rol tė madh kanė luajtur babai Ademi, sidomos nėnė Ajshja. Gjyshi i tij, Mursel Boletini, ishte njėri ndėr prijėsit dhe luftėtarėt popullorė kundėr pushtuesve tė huaj, qė kishte bėrė emėr nė Kosovė. Oda nė kullėn e Boletinit ishte njė vatėr e rėndėsishme e edukimit patriotik. Ajo ka luajtur rol tė madh nė rritjen e ndėrgjegjes kombėtare. Nė kėtė familje me tradita patriotike e luftarake, e pasur me toka e pyje, kullota e qė zotėronte edhe njė minierė e punishte tė gurėve tė mullirit, tė cilėt tregtoheshin nė Kosovė, Bosnje, Serbi e vende tė tjera ballkanike, u rrit dhe u kalit Isa Boletini.

    17-vjeēari nė beteja

    Nė fazėn e fundit tė rezistencės sė Lidhjes Shqiptare, nė betejat e ashpra e tė pėrgjakshme midis ushtrisė osmane dhe forcave tė Lidhjes Shqiptare tė Prizrenit mori pjesė edhe Isa Boletini. Kėshtu, mė 22 prill 1881, kur sapo kishte mbushur 17 vjet, ai, sė bashku me vėllanė, Ahmetin, pėr herė tė parė u rreshtuan krah pėr krah me luftėtarėt e lirisė, duke marrė pjesė nė Betejėn e Slivovės, nė veri tė Ferizajt, kundėr ushtrisė turke tė udhėhequr nga Dervish Pasha. Edhe pse ende, tė thuash, shtalb, ai kishte dhėnė mendimin e vet se Beteja e Slivovės ishte zhvilluar nė njė vend jostrategjik dhe pa njė plan operativ tė favorshėm pėr korrjen e fitores. Pėrkundėr dhunės e terrorit tė egėr qė ushtronin pushtuesit osmanė mbi popullsinė shqiptare, veēanėrisht mbi familjet atdhetare e me autoritet, pra edhe kundėr familjes sė Boletinėve, me qėllim qė tė shtypin me gjak lėvizjen pėr liri, Isa Boletini dhe luftėtarėt e tij kishin vendosur qė mos t’i lėshojnė kurrė armėt nga dora.

    Rruga drejt lirisė

    Qė nga sprova e parė e deri nė vdekje, nė rrugėn e tij drejt lirisė atė nuk e zbrapsėn as sulmet e njėpasnjėshme, as pritat e kurthet pėr likuidim, as denigrimet e shpifjet, as joshjet e ofertat me grada, ofiqe e para, as asgjė

    Ngjarja e dytė qė i forcoi bindjen Isait se shqiptarėt duhet tė jenė syēelė ndaj lajkave e premtimeve tė autoriteteve tė administratės sė qeverisė osmane, qė, sipas tij, janė mjeshtėr tė dredhisė dhe se nė shpirt kanė egėrsinė e hakmarrjes, ishte pusia qė iu organizua tė vėllait, Ahmetit, nė Mitrovicė nga Rexhep Pasha me forcat e xhandarmėrisė sė tij (1888). Pas vrasjes sė Ahmetit (1894), nga njė pusi qė iu pėrgatit nga pushteti turk nė fshatin Zhazhė, Isa Boletini zuri menjėherė vendin e tij. Kėshtu, pėr t’u hakmarrė pėr shkak tė arbitraritetit, dhunės e terrorit qė ushtronin mbi popullatėn shqiptare nė Shalė tė Bajgorės dhe nė rrethinėn e Mitrovicės, ai nė fund tė vitit vrau njė oficer turk dhe pesė xhandarė. Nė vitin 1895, forca tė mėdha ushtarake turke tė udhėhequra nga Mehmet Pashė Qyrdi, dihet, me urdhėr tė valiut tė Kosovės, Hafiz Pasha, sulmoi Boletinin qė ishte vatėr e rrezikshme e rezistencės shqiptare.

    Fitoret nė luftė

    Isa Boletini, i cili nė fillim kishte pranė vetės vetėm 25 luftėtarė, po qė ndėrkohė i erdhėn nė ndihmė bashkėfshatarėt dhe vullnetarė tjerė tė krahinave pėrreth, i priti me armė, duke u shkaktuar forcave armike humbje tė konsiderueshme nė njerėz dhe nė armatim. U vra bimbashi me disa oficerė dhe ushtarė turq. Pėrkrah Isait ishte e ėma, Aishja, e cila ua lidhte plagėt luftėtarėve duke u dhėnė zemėr: “Gajret djalė se tė ka ba nana me luftue me pashallarė!” Forcave turke, tė cilat kishin pėsuar humbje tė mėdha, u erdhėn nė ndihmė pėrforcime tė reja nga Mitrovica nė krye tė Hafiz Pashės. Isa Boletini, i gjendur pėrballė rrezikut tė ushtrisė sė armatosur shumė mė mirė, duke shfrytėzuar strategjinė dhe konfiguracionin e vendit, arriti tė ēajė rrethimin dhe tė tėrhiqet me luftėtarė nė kullėn e tij nė Banjė tė Drenicės, ku qėndroi deri nė vitin 1897. Siē shkruan konsulli Karl Estraj, ushtria turke dogji kullėn e Boletinėve nė majėn e Sokolicės.

  5. #45
    i/e regjistruar Maska e fegi
    Anėtarėsuar
    29-05-2009
    Postime
    5,767
    Mbrojtja e trojeve shqiptare nga shovinistėt fqinjė
    Fazli Hajrizi
    Kontributi i Isa Boletinit nė organizimin e lėvizjes pėr ēlirim kombėtar (2)
    Nė vitin 1896, Isa Boletini me luftėtarėt e tij mori pjesė nė luftėn ēlirimtare nė Plavė e nė Gusi, sė cilės i printe Hasan Ferri dhe qė kishte pėr qėllim formimin e njė vilajeti autonom qė do tė pėrfshinte trojet etnike shqiptare. Nė kėto luftėra ai u dallua si strateg ushtarak dhe organizator shumė i mirė.

    Nė luftėrat greko-turke (1897) Isa Boletini nė krye tė luftėtarėve tė Kosovės mori pjesė nė frontin e Thesalisė kundėr forcave greke, duke qenė i bindur se kėshtu mbronte tokat shqiptare nga copėtimi. Pas kthimit nga lufta, ai rindėrtoi kullėn nė vendlindjen e tij nė Boletin, ku u vendos tė jetojė.

    Bashkėpunėtor i Haxhi Zekės e Bajram Currit

    Njė vit mė vonė (1898) Sulltani, me qėllim qė ta pėrvetėsonte, e thirri nė Stamboll pėr t’ia dhėnė gradėn major tė xhandarmėrisė. Nė vitet 1899-1900 bashkėpunoi me Haxhi Zekėn, Bajram Currin e atdhetarė tjerė, nė organizatėn patriotike “Besėlidhja shqiptare” tė Pejės, e cila synonte mbrojtjen e trojeve shqiptare nga shovinistėt fqinjė. Nė janar tė vitit 1899 u zgjodh delegat i rrethit tė Mitrovicės dhe e pėrfaqėsoi atė nė Kuvendin e Pejės tė mbajtur qė nga 23 deri mė 29 janar 1899, ku, pėrveē tjerash, u muar vendimi pėr formimin e ushtrisė sė Shqipėrisė.

    Isa Boletini iu kundėrvu edhe veprimtarisė antikombėtare tė qeverisė serbe, e cila nė kėtė kohė, pėr tė nxitur pėrēarje e konflikte midis popullsisė shqiptare, madje edhe pėr tė ushtruar terror mbi tė, rekrutonte agjentė, kryesisht mėsues, dėrgonte nė Vilajetin e Kosovės pa ndėrprerė banda tė armatosura etj. Duke qenė se qeveria turke ishte tepėr indiferente pėr sa i pėrket veprimtarisė sė bandave tė armatosura serbe, Isa Boletini u kujdes vetė pėr ēarmatosjen e popullsisė serbe.

    “Mbreti i vogėl”

    Serbia, e mbėshtetur nga Rusia, e pėrdori kėtė si pretekst pėr tė reaguar. Nė korrik 1901 qeveria ruse e serbe, duke parė rrezikshmėrinė e Isa Boletinit, ushtruan presion mbi Portėn e Lartė pėr tė ndėrmarrė masa kundėr “mbretit tė vogėl (Isa Boletinit), i cili nuk po pyeste pėr mbretin e madh (Sulltanin), por bėnte si donte vetė”, pra kishte marrė guximin dhe, krye nė vete, ēarmatoste popullsinė serbe.

    Nė vitin 1901, Isa Boletini, nė krye tė 500 luftėtarėve u nis nga Boletini pėr nė Pazar tė Ri, dhe, duke pėrdorur njė taktikė tė veēantė luftarake, arriti ta befasojė komandantin turk, i cili nuk pati mundėsi as t’i mbledhė ushtarėt e tij pėr t’i organizuar pėr mbrojtje e le mė pėr sulm. Isa Boletini, me forcat luftarake tė tij hyri nė Pazarin e Ri dhe detyroi Portėn e Lartė qė tė lirojė Aqif Pazarin. Lėvizja e Pazarit tė Ri e afirmoi edhe mė shumė atė. Kėshtu, masat popullore tė Shalės sė Bajgorės, tė Podgurit, tė Drenicės, tė Vushtrrisė, tė Pejės, tė Llapit etj. e njihnin pėr prijės tė tyre.

    Lidhja e Besės

    Besėlidhja me krerėt e Pazarit tė Ri, Prishtinės, Vushtrrisė, Rozhajės, Mitrovicės, Senicės etj., rriti qėndresėn shqiptare kundėr Portės sė Lartė dhe kundėr ndėrhyrjes sė imperializmit nė Shqipėri.

    Nė shkurt tė vitit 1902 Isa Boletini u vu nė krye tė protestave tė Kosovės qė kėrkonin dėnimin e vrasėsve tė atdhetarit tė shquar Haxhi Zeka (18 shkurt 1902). Gazeta “La Nazione Albanese” shkruante se nė krye tė pakėnaqėsive ėshtė Isa Boletini. Porta e Lartė, e trembur nga lėvizja ēlirimtare e shqiptarėve dhe nga rreziku i shpėrthimit tė konfliktit me Rusinė e Serbinė, dėrgoi nė Kosovė forca tė shumta ushtarake, duke ftuar njėkohėsisht nė Stamboll Isa Boletinin pėr t’i dhėnė gradėn Pashė.

    Nė kėtė kohė (gjysma e dytė e vitit 1902), qeveria ruse, nėn pretekstin e ruajtjes sė elementit tė krishterė, me miratimin e Portės sė Lartė, hapi konsullatėn e vet nė Mitrovicė. Isa Boletini nuk u pajtua me kėtė vendim, prandaj deklaroi se “do ta vriste me dorėn e vet konsullin rus nė qoftė se ky pėrpiqej tė hynte nė Mitrovicė”. Duke parė se Isa Boletini ishte njė kundėrshtar i madh i hapjes sė konsullatės ruse nė Mitrovicė, qeveria ruse ushtronte trysni nė Portėn e Lartė qė ta likuidonte fizikisht prijėsin shqiptar. Me gjithė presionet e vazhdueshme, vrasja e prijėsit tė shqiptarėve do tė kishte pasoja tė mėdha pėr Portėn e Lartė.

    Isa nė Stamboll

    Ajo i premtoi 3000 lira vetėm qė ai tė qėndronte me njė anė. Pas pėrpjekjesh tė mėdha, mė nė fund arriti qė ta bindė kryetrimin qė tė nisej pėr nė Stamboll. Mė 4 dhjetor 1902 Isa Boletini shkoi nė kryeqytetin e Perandorisė ku u takua me Sulltanin. Nė pyetjen e Sulltanit pse nuk pajtohej me hapjen e konsullatės ruse nė Mitrovicė, Isa Boletini i ishte pėrgjigjur shkurt: ”Kjo ėshtė ēėshtje thjesht politike. Shqiptarėt nuk mund tė pajtohen qė nė zemėr tė atdheut tė tyre, ku nuk ka asnjė rus, ta durojnė votrėn e sllavizmit”. Kėshtu, gjatė kohės sa qėndroi nė Stamboll (4 dhjetor 1902-21 shkurt 1906), edhe pėrkundėr protestave qė bėnė figura tė shquara tė Lėvizjes Kombėtare nė Kosovė pėr lirimin e tij, Porta e Lartė u pėrpoq ta mbajė tė izoluar atje.

    vijon

  6. #46
    i/e regjistruar Maska e fegi
    Anėtarėsuar
    29-05-2009
    Postime
    5,767
    Vrasja e konsullit rus nė Mitrovicė
    Fazli Hajrizi
    Kontributi i Isa Boletinit nė organizimin e lėvizjes pėr ēlirim kombėtar (3)
    Megjithatė, Isa Boletini mbajti lidhje tė forta, sidomos shpirtėrore, me popullin e atdheun e tij. Fryma liridashėse kishte mbetur aty nė zemrat e bashkatdhetarėve tė tij. Kjo u dėshmua edhe mė 29 mars 1903, kur u mblodhėn me qindra luftėtarė shaljanė e tė viseve tė tjera tė rrethit tė Mitrovicės pėr tė kundėrshtuar vendosjen e konsullit rus Grigor Shqerbinit. Nė njė luftė tė pėrgjakshme me forcat e garnizonit turk nė Mitrovicė ranė dėshmorė nė fushėn e nderit mbi 300 luftėtarė shqiptarė. Ushtari Ibrahim Popovci nga rrethi i Gjilanit, duke e ditur se fajin kryesor pėr tragjedinė qė pėsuan vėllezėrit e tij, e kishte konsulli rus, Grigor Shqerbin, e vrau me dorėn e tij.

    Kthimi nė vendlindje

    Kėtė lajm tė hidhur dhe krenar njėkohėsisht ia pėrcollėn disa bashkatdhetarė Isa Boletinit, por autoritetet turke ia pamundėsonin kthimin nė Kosovė, edhe pėrkundėr kėrkesave tė njėpasnjėshme tė tij dhe tė atdhetarėve shqiptarė.

    Isa Boletini u lirua mė 21 shkurt 1906, ndėrsa pesė ditė mė vonė arriti nė vendlindje, nė Boletin, ku e vizituan jo vetėm paria e populli i Kosovės, por edhe pėrfaqėsues tė shteteve tė Evropės. Nuk vonoi dhe sėrish u vu nė krye tė lėvizjes antiosmane tė Kosovės. Nė fillim vuri kontakt me krerė tė krahinave tė ndryshme. Kėshtu, vetėm njė muaj pas kthimit tė tij nė Kosovė, qindra fshatarė tė rrethit tė Vushtrrisė u ngritėn kundėr zbatimit tė ligjit mbi taksėn. Edhe popullata e Pejės u ngrit kundėr Xhavit Pashės, komandant i trupave ushtarake turke nė Mitrovicė, duke kėrkuar largimin e tij tė menjėhershėm nga Peja.

    Injorimi i kėrkesave turke

    Autoritetet turke, pėr tė qetėsuar gjendjen, kėrkuan ndihmėn e Isa Boletinit, mirėpo kur panė se ai doli hapur nė pėrkrahje tė kėrkesave tė kryengritėsve, u detyruan tė lėshojnė pe para kėrkesave tė kryengritėsve, duke e larguar Xhavit Pashėn nga Peja. Pas kėtij akti Isa Boletini kishte deklaruar: “Jam i kėnaqur qė gjeta rastin me i tregue Stambollit qė jam njaj i vjetri”. Nė kėtė kohė (1907) turqit e rinj mbajtėn njė kongres ku vendosėn qė tė bashkėpunojnė me kryengritėsit shqiptarė me qėllim tė pėrmbysjes sė aristokracisė dhe tiranisė sė sulltan Abdyl Hamitit II. Nė shpejtimin e fillimit tė kryengritjes xhonturke ndikoi deklarata e janarit 1908 e ministrit tė Punėve tė Jashtme tė Austro-Hungarisė, Erental, sipas sė cilės, me pėlqimin e sulltanit, Vjena do tė fillonte me ndėrtimin e hekurudhės nė zonėn e Mitrovicės. Nuk vonoi dhe nė qershor tė atij viti u arrit marrėveshja anglo-ruse mbi reformat e reja pėr Maqedoninė.

    Kuvendi i Prizrenit

    Fillimin e ndėrtimit tė hekurudhės nė zonėn e Mitrovicės e priti me shqetėsim tė madh edhe Isa Boletini, duke e konsideruar kėtė si hap tė depėrtimit austriak nė Vilajetin e Kosovės e tė Manastirit. Pėr kėtė arsye, shqiptarėt qė mbėshtesnin pa rezervė prijėsit e tyre, pra edhe Isa Boletinin, sabotuan njė ekskursion tė parashikuar mė 5 korrik nga shkolla austro-gjermane e hekurudhave nė fshatin Saraishtė tė rrethit tė Ferizajt. Konsulli francez nė Shkup, Krajevski, nė raportin e tij pohonte se shqiptarėt e krahinės sė Mitrovicės e tė krahinave tė tjera, tė ndarė nė dy grupe tė armatosura qė arrinin nė 15 000 veta, bllokuan hekurudhėn nga Kaēaniku nė Lipjan. Krerėt e Prishtinės, Mitrovicės, Gjakovės, Vushtrrisė e Pejės, ishin mbledhur nė Prizren, ku miratuan njė irade nė tė cilėn kėrkonin nga Sulltani qė t’i pritej rruga e ndėrhyrjes sė Austro-Hungarisė nė Shqipėri.

    Pjesėmarrėsit

    Nė Kuvendin e Prizrenit u shtrua nevoja dhe kėrkesa pėr organizimin tė njė kuvendi mė tė gjerė. Qyteti i Ferizajt ishte caktuar si vendi i mbledhjes sė krerėve tė shquar tė Vilajetit tė Kosovės, siē ishin Isa Boletini e Ferat Draga etj. nga Mitrovica, Bajram Curri, Sylejman Batusha etj. nga Gjakova, Murset Begu nga Pazari i Ri, Qerim e Mahmut Begolli nga Peja, Jahja Beu, Rasim Aga, Rasim Aga, Hasan Hysen Budakova etj. nga Prizreni, Mustafė Lita, Ramadan Zazkoci etj. nga Luma, Fuad Pasha, Zenel Alushi etj., nga Prishtina, Zejnullag Begu e Abdyl Kadriu nga Vushtrria, Murat Aga etj. nga Tetova, Jakup Begu, Ramė Pozharani e Islam Pira dhe Idriz Seferi nga Gjilani, Shaban Meklenica, Hasan Prishtina e shumė tė tjerė. Njėri ndėr organizatorėt e Kuvendit tė Ferizajt, i cili filloi mė 5 korrik 1908, ishte edhe Isa Boletini, udhėheqės i forcave tė armatosura tė Mitrovicės. Mė 8 korrik 1908, nė Selanik, ku ishte epiqendra e komiteteve xhonturke, kishte arritur njė raport nga Ferizaj, ku, ndėr tė tjera, thuhej se “shqiptarėt, si lumenj, zbritėn dhe po vazhdojnė tė zbresin tė armatosur nga malet. Isa Boletini qėndron si vigan midis atyre burrave”. Nė saje tė aktivitetit tė Isa Boletinit dhe patriotėve tjerė, karakteri kombėtar i Kuvendit tė shqiptarėve nė Ferizaj dita-ditės vinte duke dalė nė sipėrfaqe.

    vijon

  7. #47
    i/e regjistruar Maska e fegi
    Anėtarėsuar
    29-05-2009
    Postime
    5,767
    Kontributi i Isa Boletinit nė organizimin e lėvizjes pėr ēlirim kombėtar (4)
    Fazli HAJRIZI
    Nė kėtė Kuvend u mblodhėn udhėheqėsit shqiptarė me ndikim nga gjithė Vilajeti i Kosovės dhe ishin mė se 6000 veta.
    Pėr rolin e Isa Boletinit nė Kuvendin e Ferizajt bėjnė fjalė burimet austro-hungareze, italiane, turke, serbe etj. Rolin e tij pėr lidhjen e besės shqiptare e ka pėrjetėsuar me vargje edhe kėngėtari popullor.

    “Isa Begu ja ka mbrri,

    Kish manxerre me gjithė allti,

    Kish manxerreme gjithė fishek,

    I lumtė goja sa mire po flet:

    - Kush t’jet shqyptar nuk do Hyrrjet!”

    dhe

    “N’nandė qytete na u hap zani,

    Shpejt na u shkrue islihati,

    Islihati sa shpejt u shkrue,

    - Me dale gjaqet mej pajtue!

    Reka besė gjashtė muej ka vnue!”

    Kėrkesat e Kuvendit

    Konsulli Italian nė Shkup, Augusto Stainer, nė raportin e tij Nr. 316/116, mė 15 korrik 1908, e cilėsonte Isa Boletinin si “njė nga udhėheqėsit mė tė shquar shqiptar tė Vilajetit tė Kosovės”. Kėrkesat e pjesėmarrėsve tė Kuvendit tė Ferizajt, thekson Steiner, kishin karakter politik. Shqiptarėt kėrkonin tė vetėqeveriseshin, pra kėrkonin autonominė e Shqipėrisė. Njė delegacion i madh i shqiptarėve do tė shkojė nė Shkup me kėrkesė qė tė shkarkohet valiu nga detyra, sepse vetėm ata (shqiptarėt) janė tė zot tė tokės sė tyre, duke mos lejuar qė t’i qeverisin njerėzit tė cilėt janė tė lidhur dhe bashkėpunojnė me tė huajt nė dėm tė popullit shqiptar”. Mė 18 korrik nė Kuvendin e Ferizajt ishte lidhur “Besa” pėrmes sė cilės ishte ndaluar hakmarrja dhe tė gjitha armiqėsitė e vjetra pėr gjashtė muaj e ardhshėm nė mėnyrė qė tė intensifikohet lufta kundėr armiqve tė huaj.

    Gjendje e acaruar

    Konsulli Italian Augusto Sanier, nė raportin tjetėr Nr. 325/120 tė, midis tjerash, shkruante: “Pa marrė parasysh se si do tė jenė rezultatet e Kuvendit tė Ferizajt, ėshtė pozitive tė pėrmend se janė lidhur dhe miqėsuar tė gjitha fiset shqiptare, prej tė cilave shumė kanė qenė nė armiqėsi midis veti, por nuk ngurrojnė qė t’i ndėrpresin kėto armiqėsi personale dhe urrejtjen midis tyre pėr momentet tė cilat janė me rendėsi tė madhe pėr ardhmėrinė dhe interesat e tyre tė pėrbashkėta”. Kuvendi i Ferizajt, aksioni mė i madh i shqiptarėve tė Kosovės prej kohės sė Lidhjes Shqiptare tė Prizrenit, pėrkoi me fillimin e revolucionit tė turqve tė rinj qė shpėrtheu mė 3 korrik 1908 nė kryengritjen e Resnjes. Komiteti xhonturk “Itihad ve Teraki” (“Bashkim e Pėrparim”) u pėrpoq qė ta shfrytėzojė Lėvizjen Kombėtare Shqiptare dhe gjendjen e acaruar politike nė Shqipėri. Turqit e rinj zhvilluan njė agjitacion tė gjerė nė radhėt e forcave tė armatosura qė ishin tubuar nė Ferizaj, duke u premtuar pjesėmarrėsve se, pas shpalljes sė Kushtetutės sė vitit 1876, popullit shqiptar do t’u sigurohej liria, barazia, vėllazėria dhe drejtėsia. Nė mesin e tė tubuarve u paraqitėn edhe disa oficerė tė rinj, anėtarė tė Komitetit tė Turqve tė Rinj “Bashkim e Pėrparim”, tė cilėt u pėrpoqėn tė marrin udhėheqjen e kėtij tubimi, por nuk ia arritėn dot. Isa Boletini, i cili kishte njohuri tė mjaftueshme mbi politikėn e turqve tė rinj, pra, duke e njohur nė thelb politikėn e tyre demagogjike, nuk ushqente asnjė iluzion se shqiptarėve do t’u vinte ndonjė e mirė nėn sundimin osman.

    Si u komentua mbajtja e Kuvendit?

    Edhe pse ai kishte pikėpamje tė njėjta me Turqit e Rinj pėr sa i pėrket ndikimit tė huaj dhe zbatimit tė reformave, ekzistonte dallimi nė raport me gjendjen kushtetuese.

    Pėr Kuvendin e Ferizajt, siē theksuam mė lart, flasin disa burime, mirėpo diplomacia e Vjenės ngjarjet atje i ka pėrcjellė mė me vėmendje, meqė i konsideronte ato si tė rrezikshme pėr interesat e saj. Ēėshtja shqiptare, sipas Vjenės, e zinte vendin e parė nė kėto ngjarje. Nga bisedat e konsullit austriak nė Shkup qė pati mė 21 korrik 1908 me komandantin e ri tė Vilajetit tė Kosovės, Hysni Remzi Pashėn, dhe me tė ngarkuarin pėr reformat nė Shkup, Urbanskin, del se ky i fundit e injoronte plotėsisht ēėshtjen e Turqve tė Rinj dhe njihte vetėm Lėvizjen Shqiptare. Edhe konsulli austro–hungarez nė Mitrovicė, Zambur, i cili ndiqte me vėmendje ngjarjet qė zhvilloheshin nė Ferizaj dhe nė gjithė Vilajetin e Kosovės, nė raportin e tij Nr. 57, 20 korrik 1908, qė i dėrgonte Erentalit nė Vjenė, ndėr tė tjera, i shkruante se organet e pushtetit osman, pėrballė kaosit tė pėrgjithshėm dhe pasigurisė sė oficerėve, nuk qenė nė gjendje tė ndėrmerrnin ēfarėdo mase pėr vendosjen e rregullit, madje ato mbaheshin vetėm formalisht.

    Dimensionet mbarėshqiptare

    Nė gjithė territorin nė veri tė Kaēanikut, theksonte ai, situata ishte nė duart e shqiptarėve dhe se organet e administratės shtetėrore funksiononin kryekėput sipas diktatit tė Kuvendit Shqiptar, ndėrsa gjykatat e vjetra nuk vepronin fare. Tubimi i Ferizajt, qė kishte mė parė karakter lokal, mori dimensione mė tė mėdha, nė tė cilin morėn pjesė shqiptarėt e tė gjitha anėve tė Vilajetit tė Kosovės. Kėtu u mblodhėn udhėheqėsit shqiptarė me ndikim nga gjithė Vilajeti i Kosovės, ku ishin mė se 6000 veta. Deri tash nuk kanė ardhur krerėt nga qytetet: Sjenica, Plevla, Bjello Pola, Berani dhe Tėrgovishta (Rozhaja). Fjalėn mė me influence e patėn Hoxhallarėt: Rexhep Efendiu (Voka) nga Tetova, Sherif Efendiu nga Prizreni, Paria e Shkupit, Myftiu, Xhemal Aga nga Prishtina, Zenel Begu nga Vushtrria, Isa Beu (Boletini) nga Mitrovica, Hasan Hysen Budakova dhe Mehmet Beu nga Peja, Bajram Curri nga Gjakova e tė tjerė, tė gjithė me ndikim tė madh.

    Vijon

  8. #48
    i/e regjistruar Maska e fegi
    Anėtarėsuar
    29-05-2009
    Postime
    5,767
    Votimi i programit “Bashkim e Pėrparim”nė Kuvend
    Fazli Hajrizi
    Kontributi i Isa Boletinit nė organizimin e lėvizjes pėr ēlirim kombėtar (5)
    Lidhur me dallimet qė ekzistonin midis shqiptarėve e Turqve tė Rinj, konsulli Zambur nė Mitrovicė raporton: “Mė 20 korrik u arrit marrėveshja qė shqiptarėt tė pėrkrahin luftėn e Turqve tė Rinj kundėr absolutizmit Hamidian, por me kusht qė t’u plotėsohen kėrkesat pėr vetėqeverisje. Isa Boletini e pėrkrahte nevojėn e krijimit tė njė regjimi konstitucional nė Perandorinė osmane, ku populli shqiptar do ta gjente interesin e vet. Me shpalljen e Kushtetutės do tė krijoheshin mundėsitė pėr fitoren e autonomisė sė Shqipėrisė”.

    Dy rryma

    Qėndrimi ndaj Turqve tė Rinj krijoi nė Kuvendin e Ferizajt dy rryma. Derisa Isa Boletini, Bajram Curri dhe atdhetarė tė tjerė ngulnin kėmbė pėr bashkėpunimin me Turqit e Rinj, pra pėr bashkim me Revolucionin me shpresė se, pas shpalljes sė Kushtetutės, do tė krijoheshin mundėsitė pėr shembjen e arbitraritetit tė aparatit administrativ, pėr mbylljen e burgjeve, pėr heqjen e tagrave e tatimeve, pėr zbatimin e reformave tė mirėfillta, pėr largimin e oficerėve tė huaj nga vendi, pėr zhdukjen e dominimit ekonomik dhe politik tė shteteve tė mėdha dhe, mbi tė gjitha, do tė hapeshin rrugėt pėr fitoren e autonomisė sė Shqipėrisė, pėrfaqėsuesit e rrymės sė dytė qė kryesohej nga Mehmet pashė Deralla, dhe pėrbėnin pakicėn, kėrkonin qė t’i qėndronin edhe mė tej besnikė regjimit tė vjetėr absolutist tė Sulltan Abdyl Hamitit II.

    Mbresat pėr Isėn

    Autori turk Mehmet Ali Ayni pohon se Isa Boletini kishte qėndrim tė vendosur pėr tė bashkėpunuar me revolucionin e turqve tė rinj. Nė telegramin e 7 korrikut 1908, qė iu dėrgua Sulltanit, ku kėrkohej rivendosja e Kushtetutės sė vitit 1876 dhe thirrja e parlamentit me pėrfaqėsues tė popullit, nė mesin e 180 nėnshkruesve ishte edhe Isa Boletini. Edhe telegrami tjetėr qė iu dėrgua mė pas Sulltanit, e kishte shqetėsuar aq shumė atė sa, siē thekson Ismail Qemali, “ai kishte lėnė mbresa mė tė mėdha nė mendjen e Sulltanit se vetė protestat e Fuqive tė Mėdha”. Edhe pohimi i kryesekretarit tė zyrės sė pallatit, Tahsim Pasha, se Isa Boletini pėrkrahte revolucionin xhonturk, hedh poshtė mendimin e Bugumil Hrabakut dhe tė pseudohistorianėve tė tjerė serbė e turq (S. Kylēe e Y. H. Bajur) se gjoja nė Kuvendin e Ferizajt, Isa Boletini i shtynte shqiptarėt t’i shėrbenin padishahut, pra t’i qėndronin besnikė Sulltan Abdyl Hamitit.

    Lėvizja Kombėtare Shqiptare

    Meqė Porta e Lartė u kishte premtuar shqiptarėve shumė herė tė drejta kombėtare dhe asnjėherė nuk i kishte zbatuar nė praktikė, Isa Boletini nuk u zinte besė parullave e premtimeve tė turqve tė rinj, kėtyre halldupėve me fytyrė tė rreme, tė cilėt propagandojnė bashkim e vėllazėrim, ndėrsa, si mbarojnė punėt e veta, “ua shpėrblejnė mirėsinat e nderet tuj i trashue prangat e robnisė mbarė kombit shqiptar”. Me gjithė mosbesimin Isa Boletini kishte vendosur qė tė bashkėpunojė me turqit e rinj, i bindur, se me pėrmbysjen e absolutizmit, do tė hapeshin rrugėt pėr realizimin e interesave tė Lėvizjes Kombėtare Shqiptare.

    Meri Mills Petroik, presidente nderi e Kolegjit tė Vajzave nė Stamboll, nė librin e saj “Ndodhina nė Bosfor”, duke bėrė fjalė pėr ngjarjet nė Ferizaj, ndėr tė tjera, thotė: “Nė korrik 1908, nja njėqind mijė shqiptarė (numėr i stėrmadhuar – F. H.) u mblodhėn nė Shqipėrinė Veriore (Ferizaj) nėn udhėheqjen e kryetrimit Isa Boletinit dhe vepruan qė t’i japin fund tiranisė sė Sulltan Hamitit; ata njėzėri votuan tė kėrkohej rivendosja e Kushtetutės nė Turqi. Kėshtu fare papritur u shpall ligji i vendit, Kushtetuta e Mithat Pashės mė 23 korrik 1908”.

    Kėrkesat e Kuvendit

    Kuvendi i Ferizajt nuk e kishte shumicėn pėr tė votuar Programin e Komitetit “Bashkim e Pėrparim”, prandaj pėr kėtė arsye u detyruan tė presin ardhjen e pėrfaqėsuesve tė Shkupit. Fill pas arritjes nė Ferizaj tė 24 delegatėve nga Paria e Shkupit, u bė votimi i Programit “Bashkim e Pėrparim”, premtimet e tė cilit ishin nė pėrputhje me kėrkesat e kahmotshme tė Lėvizjes Kombėtare Shqiptare pėr mbrojtjen e tėrėsisė sė vendit. Kėto premtime gjetėn mbėshtetjen e shumicės sė pjesėmarrėsve tė Kuvendit. Kėshtu, qėndrimi i vendosur i Isa Boletinit, Bajram Currit e atdhetarėve tjerė nė Kuvendin e Ferizajt, i mbėshtetur gjerėsisht nga masat popullore, qe njė ndėr faktorėt e rėndėsishėm pėr fitoren e revolucionit xhonturk. Prijėsit shqiptarė patėn ndikim edhe gjatė pėrpilimit tė Itifaknamesė (Rregullores pėr aleancė) me tetė nene qė u aprovua mė 23 korrik.

    vijon

  9. #49
    i/e regjistruar Maska e fegi
    Anėtarėsuar
    29-05-2009
    Postime
    5,767
    Gėzimi dhe zhgėnjimi i shqiptarėve pas shpalljes sė Kushtetutės
    Fazli Hajrizi
    Kontributi i Isa Boletinit nė organizimin e lėvizjes pėr ēlirim kombėtar (6)
    Pėrpilimi i Itifaknamesė (Rregullores pėr Aleancė) kishte tetė nene dhe u aprovua mė 23 korrik 1908.

    Itifakname

    Neni 1

    Lutja dhe betimi pėr besnikėri ndaj sulltanit, mospėrmbysja e tė cilit garantohet.

    Neni 2

    Ka tė bėjė me riaktivizimin e Kushtetutės sė vitit 1876, pėr tė cilėn shprehen solidarėsisht tė gjithė tė pranishmit.

    Neni 3

    Kushdo qė e kundėrshton qėllimin e shprehur nė nenin 2, nė qoftė se ėshtė fjala pėr individ, do tė denohet me vdekje, nė qoftė se dalin kundėr qyteteve ose rretheve tė tėra, do tė digjen dhe asgjėsohen.

    Neni 4

    Lidhet aleanca pėr Kushtetutė; ajo garanton individualitetin dhe shprehjen e lirė tė mendimit. Nė ligjet ekzistuese nuk do tė bėhen kurrfarė ndryshimesh derisa tė mbahet mbledhja e Parlamentit. Asnjė rreth nuk bėn kurrsesi tė punojė nė krye tė vet pa pėlqimin e tėrėsisė.

    Mospėrfillja e kėtyre rregullave do tė denohet sipas nenit 3.

    Nėpunėsit, tė cilėt do t’i luftojnė njerėzit ose idetė liberale, do tė pushkatohen.

    Patriotėt nuk kanė se pėrse tė frikėsohen.

    Neni 5

    Kuvendi i tillė, si dhe ēdo individ, nė marrėveshje me ushtrinė, do tė kujdesėn pėr depėrtimin e ideve liridashėse.

    Neni 6

    Askush nuk bėn assesi tė anulojė nenet e mėsipėrme, t’i paraqesė nė mėnyrė tė rreme e tė tjera. Ēdo rast i tillė dėnohet sipas nenit 9.

    Neni 7

    I vetmi qėllim i kėsaj aleance tė paraqitur kėtu ėshtė ta formojė atė dhe zbatimin e saj tė lirė, nuk synohen kurrfarė qėllimesh tė tjera publike ose tė fshehta.

    Neni 8

    Kėrkohet urata e Perėndisė pėr marrėveshjen e mbėrritur.

    Shpallur nė Ferizaj, 10/23 Temuz (korrik) 1324 (1908)

    Me kėtė kishte marrė fund Kuvendi i Ferizajt dhe njėkohėsisht ishte shpallur Hyrrjeti (Liria) duke u kthyer nė jetėn e Perandorisė Osmane Kushtetuta e vitit 1876.

    Kthimi nė Boletin

    Lėvizjen ēlirimtare tė shqiptarėve, pos xhonturqve, u pėrpoqėn ta drejtonin nė favor tė vetin edhe forcat imperialiste austro-hungareze. Pas shpalljes sė Kushtetutės (Hyrjetit) mė 24 korrik 1908, Isa Boletini u kthye nė Boletin. Turqit e Rinj e ftuan nė Mitrovicė, ku i premtuan tituj, grada e pasuri. Gėzimi i madh popullor, si nė gjithė Perandorinė Osmane, posaēėrisht nė provincat evropiane, ishte i papėrshkrueshėm, sepse shqiptarėt shpresonin se do t’u siguroheshin liritė politike dhe barazia e premtuar. Konsulli austriak nė Mitrovicė, Zambur, nė raportin qė i dėrgonte Baronit Erental, situatėn nė Vilajetin e Kosovės e vlerėsonte tė relaksuar dhe si me kėnaqėsi manifestohet liria e fituar, duke filluar nga oficerėt, administratorėt e gjer te populli. Sipas tij, njerėzit vėllazėroheshin nė rrugė, “edhe atė muslimanėt me tė krishtjenėt”. Zonja Edith Durham, e cila nė kėtė kohė gjendej nė Shkodėr, do tė shprehej: “Atėherė gjithė Shqipėria e Veriut u trazua nga gėzimi. Myslimanėt e tė krishterėt janė tė bashkuar. Besohej se kėtu ka depėrtuar Evropa dhe se turku nuk do tė sundojė mė. Njerėzit vinin tė veshur me rrobat e tyre mė tė mira dhe gostiteshin. Hynin nė qytet duke thirrur “Rroftė Kushtetuta” dhe shtinin me pushkė”.

    Tradhtia e turqve

    Turqit e Rinj, ashtu siē kishte parashikuar Isa Boletini, posa morėn pushtetin nė dorė dhe u konsoliduan, iu kundėrvunė me forcė Lėvizjes Kombėtare Shqiptare dhe kėrkesės sė saj pėr autonomi. Nė gusht 1908, ata shpallėn ligjin e ri mbi shėrbimin ushtarak e pastaj edhe ligje tė tjera antipopullore, si atė tė rritjes sė taksave etj., duke shkelur kėshtu premtimet pėr liri, barazi e vėllazėrim. Marrėveshja qė ishte arritur midis shqiptarėve dhe xhonturqve, pas Kuvendit tė shqiptarėve nė Ferizaj nuk zgjati shumė, meqė nuk ishte e bazuar nė marrėdhėnie tė sinqerta. Tė gjitha kėto trashėn prangat e robėrisė, prandaj edhe rritėn pakėnaqėsinė e masave nė krahina tė ndryshme, si nė Mitrovicė, Pejė, Drenicė, Prizren etj., e cila u vu nė lėvizje. Konflikti shqiptaro-turk ishte i paevitueshėm.

    Turqit e rinj, duke e ditur se Isa Boletini ishte njėri ndėr udhėheqėsit kryesorė tė kėsaj lėvizjeje, nė fillim u pėrpoqėn ta vinin nė shėrbim tė politikės sė tyre, duke i premtuar grada, pasuri e ofiqe.

    Metoda e presionit

    Autoritetet lokale nė fillim e morėn me tė mirė, e ftuan nė Mitrovicė, duke shpresuar se ai do tė shprehte besnikėrinė ndaj regjimit tė ri, mirėpo, kur u bindėn se nė kėtė mėnyrė nuk do tė arrijnė ta shtrojnė, zbatuan metodėn e presionit. Nė gusht 1908, Turqit e Rinj arrestuan djalin e tij, Halilin, dhe nipin, Tafil Boletinin, tė cilėt ktheheshin nė vendlindje nga Stambolli ku studionin. Ky veprim si dhe urdhėresa e kajmekamit tė Mitrovicės, Hajdar bej Lekiqit, i cili ia kishte ndaluar qė tė lėvizė i armatosur, e bindėn Isa Boletinin se regjimi i ri nuk e dallonte aspak nga ai i vjetri. Tashmė kuptoi se Turqit e Rinj pėrbėnin njė rrezik tė madh pėr Lėvizjen Kombėtare Shqiptare, prandaj vendosi ta luftojė.(vijon)
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga fegi : 11-04-2010 mė 03:50

  10. #50
    i/e regjistruar Maska e fegi
    Anėtarėsuar
    29-05-2009
    Postime
    5,767
    “Nuk kėrkoj tė mirėn time, por tė mirėn e vendit tim…”
    Fazli Hajrizi
    Kontributi i Isa Boletinit nė organizimin e lėvizjes pėr ēlirim kombėtar (7)
    Qė nga fundi i tetorit dhe gjatė muajit nėntor 1908, Isa Boletini kaloi nga njė krahinė nė tjetrėn dhe, pasi u lidh me krerėt e Pejės, tė Prizrenit etj., nisi pėrgatitjet pėr organizimin e rezistencės antiosmane. Me iniciativėn e tij u kėrkua qė tė mbahet njė kuvend tjetėr nė Ferizaj, ku do tė shtroheshin probleme e kėrkesa me karakter kombėtar. Turqit e rinj i ranė nė gjurmė kėtij plani, prandaj i morėn tė gjitha masat pėr ta parandaluar atė, duke kėrkuar marrėveshje.

    Tubimi nė Ferizaj

    Isa Boletini nuk pranoi kėrkesėn e autoriteteve turke. Ai u shpreh hapur se do tė vazhdojė rrugėn e luftės deri nė arritjen e fitores. Nė tetor 1908, mijėra shqiptarė, nėn drejtimin e tij u tubuan sėrish nė Ferizaj me qėllim qė pikėrisht aty tė fillojė kryengritja e armatosur. Pushteti osman ndėrmori masa energjike dhe kishte arritur tė parandalojė shpėrthimin e kryengritjes. Edhe ky tubim nuk shpėtoi pa u evidentuar nga konsuj e diplomatė tė ndryshėm. Kėshtu, konsulli Italian nė Shkup, Augusto Stanieri, nė raportin e tij nr. 611/208, tė 21 nėntorit 1908, qė i dėrgonte Ministrisė sė Punėve tė Jashtme nė Romė, ndėr tė tjera, shkruan: “Nė lidhje me raportin tim nr. 602/206, shpejtoj tė lajmėroj Ekselencėn Tuaj se pas masave energjike qė ndėrmori qeveria turke, numri i shqiptarėve, tė cilėt ishin tubuar nė demonstrate nė Ferizaj, me qėllim tė organizimit tė kryengritjes, qenė tė shtrėnguar tė shpėrndahen. Batalioni gjuajtės, i cili posaēėrisht ishte dėrguar nė Ferizaj, vazhdoi (…) nė ndjekjen e famėkeqit (emėr fyes, v. j.) Isa Boletini, i cili, siē e kam theksuar nė raportin e pėrmendur, ėshtė nxitėsi kryesor i kėtij tentimi tė lėvizjes kryengritėse”.

    Sulmi nė Boletin

    Pėr tė nėnshtruar shpirtin liridashės tė Isa Boletinit dhe Lėvizjen Kombėtare, mė 20 nėntor 1908, Xhavit Pasha me 4 mijė veta: kėmbėsorė, kalorės dhe artileri, sulmoi Isanė nė kullėn e tij nė Boletin. Isa Boletini kishte vetėm 200 luftėtarė rreth vetes. Pas dy ditėsh forcat turke arritėn tė hyjnė nė Boletin, por kryetrimi u kundėrpėrgjigj me ato pak forca qė pati. Nė kėtė luftė tė pabarabartė u vranė e u plagosėn shumė luftėtarė nga tė dyja palėt. Ishte plagosur edhe Isa Boletini, i cili arriti qė me luftėtarėt e tij tė tėrhiqet pa humbje tė mėdha, nė fillim nė Kutllofc e Tėrstenė, pastaj nė Drenicė e prej andej nė Isniq. Tashmė ishte shpalosur flamuri i qėndresės ndaj regjimit xhonturk. Turqit e rinj, meqė nuk arritėn ta likuidojnė fizikisht Isa Boletinin, nė shenjė hakmarrjeje pėr 300 ushtarėt e vrarė e qindra tė tjerė tė plagosur, plaēkitėn dhe e dogjėn kullėn e tij. Xhavit Pasha u vu nė ndjekje tė tij, duke i djegur edhe kullėn tjetėr nė Banjė tė Drenicės. Veprimtaria organizuese e Isa Boletinit ishte rritur nė njė shkallė aq tė lartė sa popullsia shqiptare e krahinės sė Mitrovicės e mė gjerė, e cila e njihte pėr prijės tė vetin, nuk pranonte tė paguante taksat e as tė jepte ushtarė pėr perandorinė.

    Marrėveshja

    Isa Boletini hyri nė lidhje bashkėpunimi edhe me prijės tė krahinave tė tjera pėr tė organizuar njė kryengritje tė pėrgjithshme kundėr sundimit osman. Nė fund tė janarit 1909, nga Peja shkoi nė Lumė, ku u arrit marrėveshja pėr organizimin e luftės sė pėrbashkėt kundėr xhonturqve. Pasi arriti njė marrėveshje me krerėt e Prizrenit, Gjilanit, Pozharanit etj., ai dėrgoi pėrfaqėsuesit e vet edhe nė Malėsinė e Mbishkodrės pėr tė krijuar njė lidhje edhe me popullsinė katolike. Personalisht ra nė lidhje me Patėr Engjėllin e Gjakovės, i cili kishte formuar njė batalion prej 400 luftėtarėsh kundėr Turqisė. Njė gjė tė tillė e bėri edhe me Dibrėn e Poshtme, me Komitetin “Kombi” tė Bukureshtit etj.

    Duke qenė se lėvizja shqiptare nėn udhėheqjen e Isa Boletinit po zgjerohej dita mė ditė, qeveria xhonturke mori tė gjitha masat pėr parandalimin e saj, duke pėrqendruar forca tė shumta ushtarake nė Mitrovicė, Pejė, Lumė etj. Mė 20 mars 1909, nga Mitrovica pėr nė Pejė u nisėn forca tė mėdha tė organizuara nė katėr batalione, tė pajisura edhe me 16 topa. Nė krye tė kėtyre forcave ishte emėruar Xhavit Pasha, i cili mė 24 mars urdhėroi nisjen drejt Isniqit ku ndodhej Isa Boletini.

    Dhuna e terrori turk

    Edhe pėrkundėr faktit se Isa Boletini u largua menjėherė nė Bellajė me qėllim qė t’i shmanget konfrontimit me ushtrinė turke ku mund tė pėsonte popullata vendėse e Isniqit, Xhavit Pasha me forcat e tij ushtroi dhunė e terror tė paparė, madje edhe mbi gratė, fėmijėt e pleqtė. Konsulli austro-hungarez nė Mitrovicė, Zambur, nė informacionet qė ia dėrgon Baronit Alois von Ehrenthal nė Vjenė, ndėr tė tjera, thotė: “40 vendbanime tė pasuesve tė Isa Boletinit u bėnė rrafsh me tokėn”. Pas kėsaj, kryeministri turk Hysen Hilmi Pasha i kėrkoi Isa Boletinit qė tė shkonte nė Anadoll ku i premtoi shtėpi, toka e pasuri. Pėrgjigja e Isa Boletinit ishte e shkurtėr dhe shumė domethėnėse: “Tash nuk kėrkoj tė mirėn time, por tė mirėn e vendit tim!…”

    vijon

  11. #51
    i/e regjistruar Maska e fegi
    Anėtarėsuar
    29-05-2009
    Postime
    5,767
    Mbajtja e Kuvendit Shqiptar te Verrat e Llukės
    Fazli Hajrizi
    Kontributi i Isa Boletinit nė organizimin e lėvizjes pėr ēlirim kombėtar (8)
    Shokėt e miqtė e shumtė, njerėz tė thjeshtė e atdhetarė tė kulluar tė krahinės sė Pejės e Gjakovės i qėndruan besnikė Isa Boletinit, i dhanė ndihmė tė madhe, duke i ofruar strehim nė ēastet mė vendimtare pas sekuestrimit tė pasurisė sė tij nė nėntorin e vitit 1908. Nga Bellaja Isa Boletini kaloi nė Krasniqe tė Gjakovės. Nė maj-qershor 1909, forca tė shumta osmane tė udhėhequra nga Xhavit Pasha ushtruan dhunė e terror edhe nė krahinėn e Gjakovės e Lumės. Pas shtypjes sė kundėrrevolucionit tė 13 prillit 1909, turqit e rinj, tė cilėt e konsoliduan edhe mė tej pozitėn e tyre, me anė tė dhunės e terrorit diktuan taksa tė reja dhe ligjin mbi shėrbimin ushtarak, duke hequr kėshtu maskėn e “barazisė, lirisė dhe vėllazėrisė”.

    Bashkimi i krahinave

    Konsulli Italian nė Shkup nė relacionet e tij e pasqyron gjendjen nė Shqipėri, ku konflikti midis shqiptarėve tė pakėnaqur dhe komitetit xhonturk ishte shumė i ashpėr. Isa Boletini dhe atdhetarė tė tjerė kosovarė i hynė sėrish organizimit tė kryengritjeve. Ai, duke qenė se kishte njė pėrvojė tė mirė nė organizimin e lėvizjes sė armatosur pėr liri, kishte marrė disa letra nga deputetėt shqiptarė tė Stambollit, ku bėnin thirrje pėr njė kryengritje tė pėrgjithshme antiosmane. Kėshtu, nė fund tė vitit 1909, arriti tė ripėrtėrijė lidhjet e krijuara nė pranverėn e atij viti pėr bashkimin e lėvizjeve tė krahinave tė ndryshme nė njė kryengritje tė vetme. Pas takimit me parinė e Isniqit, tė Malėsisė sė Gjakovės, tė Deēanit, tė Pejės etj., u morėn vesh pėr organizimin e njė kuvendi te Verrat e Llukės. Pėr tė parandaluar pėrpjekjet e shqiptarėve pėr liri dhe njėkohėsisht pėr t’ua bėrė jetėn edhe mė tė rėndė, valiu i Kosovės, Maxharr Pasha, nė mars tė vitit 1910, nisi zbatimin e taksės sė oktrovit (taksės sė vjetėr qė u vihej fshatarėve pėr ēdo produkt bujqėsor qė sillnin nė treg). Konsulli Italian, Galanti, nė relacionet e tij flet pėr revoltėn e shqiptarėve tė Mitrovicės, Vushtrrisė, Prishtinės, Llapit, tė cilėt ishin ngritur kundėr arbitraritetit tė valiut tė Kosovės. Rolin kryesor e kishte Isa Boletini.

    Revolta e madhe

    Ai shkoi sa nė njė krahinė sa nė njė tjetėr, duke zhvilluar njė propagandė pėr nevojėn e organizimit tė kryengritjes sė pėrgjithshme kundėr regjimit xhonturk. Nė bashkėpunim me krerėt e tjerė, si Hasan Hysen Budakovėn, Shaban Binakun, Sulejman Batushėn etj., u vendos qė tė thirret kuvendi tradicional te Verrat e Llukės. Nė kuvend, i cili u mblodh mė 17 prill 1910, morėn pjesė pėrfaqėsues nga Malėsia e Gjakovės, nga Vokshi, nga krahina e Podgurit dhe Prekorupės. Isa Boletini ishte angazhuar qė nė tė tė marrin pjesė pėrfaqėsuesit e tė gjitha krahinave dhe shtresat e shoqėrisė shqiptare. Aty, siē njofton edhe kėngėtari popullor, u lidh Besa e Dheut:

    “Mbledhė shqiptarėt bytevi,

    N’Mitrovicė deri n’Gusi,

    N’Kaēanik deri n’Malsi,

    N’verra t’Llukės bajnė pleqni,

    N’Verra t’Llukės jan mbledh t’tanė,

    Kanė lidhė besėn pėr gjithė anė!”

    Nė Kuvendin Shqiptar te Verrat e Llukės fjala e Isa Boletinit, i cili ishte zgjedhur komandant i forcave tė armatosura, u miratua me entuziazėm nga tė gjithė tė pranishmit: “Ngrehuni vllazėn, tė gjithė na tė bashkohemi tė derdhim edhe ma t’mbramen pikė tė gjakut qė na ka mbetė, pėr tė drejtat e nder t’atdheut!”

    Kėrkimi i tė drejtave

    Risto Siliqi nė kujtimet e tij shton se Isa Boletini nė kėtė kuvend shtroi edhe njėherė nevojėn e organizimit tė luftės sė armatosur, e cila nuk drejtohej vetėm kundėr taksave dhe arbitraritetit tė autoriteteve osmane, por kishte si pikėsynim parėsor hapjen e shkollave shqipe pėr fėmijėt shqiptarė, emėrimin e gjyqtarėve shqiptarė, hapjen e rrugėve, ngritjen e fabrikave pėr tė mos u lėnė djemtė tė mėrgonin etj. Pėrmbushja e kėtyre kėrkesave, sipas tij, do tė ēonte nė realizimin shkallė-shkallė tė autonomies sė Shqipėrisė. Fjala e tij nė kuvend se “Toka qė e thau osmanllia, lotėt tanė nuk mujtėn me njomė e tash na kena me e vaditė me gjak shqiptarit”, ēoi peshė zemrat e tė pranishmėve. Pėr acarimin e marrėdhėnieve midis pushtetit turk dhe shqiptarėve, tė cilat kishin arritur kulmin, flet edhe raporti i ambasadorit italian nė Stamboll, Nr. 1942/685, dėrguar mė 22 korrik 1910 Ministrisė sė Punėve tė Jashtme nė Romė: “Qeveria turke ėshtė ajo qė provokon dhe sulmon. Shqiptarėve u mbetet vetėm tė mbrohen. Nuk flitet mė pėr dėshirat e shqiptarėve, por pėr masat qė qeveria do t’i imponojė”.

    Heroizmi dhe arti luftarak nė Grykėn e Carralevės

    Mė 1 prill 1910 filloi kryengritja e shqiptarėve qė nė histori mori emrin Kryengritja e Kosovės. Nė krye tė Kryengritjes sė Kosovės e vitit 1910 ishte Isa Boletini, sė bashku me 15 krerė tė tjerė tė njohur, nė mesin e tė cilėve u shquan sidomos Hasan Hysen Budakova, Shaban Binaku, Idriz Seferi, Bajram Daklani, Sulejman Batusha, Sadik Hallaēi, Emin Bllataviu, Sali Isa, Beqir Bej Karapilko, Hasan Ferri nga Plava, Idriz Guri, Fetah Sherifi, Shaban Sulejmani, Hysen Aga Hasan Loka

  12. #52
    i/e regjistruar Maska e fegi
    Anėtarėsuar
    29-05-2009
    Postime
    5,767
    Isa Boletini, komandant i talentuar ushtarak popullor
    Fazli Hajrizi
    Kontributi i Isa Boletinit nė organizimin e lėvizjes pėr ēlirim kombėtar (9)
    Trimėria dhe strategjia ushtarake e Isa Boletinit u shfaqėn edhe nė drejtimin e luftimeve kundėr ushtrisė turke tė Shefqet Turgut Pashės, qė filluan nė trevėn e Ferizajt, nė Shtimje, vazhduan nė luginėn e Drinit, nė Pejė e nė Deēan e deri nė livadhet e Hasan Ferrit nė Plavė.

    Pėr t’u mbrojtur sa mė mirė nga sulmet, dhuna dhe terrori i ushtrisė osmane, krerėt e krahinave tė ndryshme tė Kosovės u mblodhėn te sheshi i xhamisė sė Carralevės, fshat nė veri tė Ferizajt. U ndanė detyra tė caktuara midis udhėheqėsve. Dy figura tė shquara, Isa Boletini dhe Idriz Seferi, mbanin barrėn kryesore.

    Betejat e Carralevės dhe Kaēanikut

    Kėshtu, nė mbrojtje tė Grykės sė Kaēanikut ishte caktuar Idriz Seferi me luftėtarėt e tij, ndėrsa Isa Boletini nė krye tė 2000 kryengritėsve tė tjerė u nis drejt Grykės sė Carralevės pėr tė parandaluar depėrtimin e forcave turke nė drejtimin Ferizaj-Shtimje-Prizren. Qeveria turke, duke e njohur situatėn e tendosur nė Vilajetin e Kosovės kishte nisur nė drejtim tė Shqipėrisė forca tė mėdha ushtarake pėr tė shtypur kryengritjen shqiptare me forcėn e armėve. Nė krye tė kėtyre forcave ndėshkuese ishte vėnė Shefqet Turgut Pasha. Isa Boletini dhe Idriz Seferi, tė cilėt edhe mė pare ishin shquar si strategė ushtarakė popullorė, kishin pėrgatitur njė mbrojtje tė forte dhe goditje tė furishme nė grykat historike tė Kaēanikut e Carralevės. Pėr dy betejat mė tė fuqishme qė kanė hyrė nė analet e luftėrave qė ka zhvilluar popullit ynė pėr liri, flet edhe kėnga popullore “Tanė Kosova u mlue n’tim”. Titulli i kėngės paralajmėron gjendjen e rėndė nė tė cilėn ndodhej Kosova, ndėrsa vargjet pasqyrojnė tmerret qė mbolli Dėrgut Pasha, nė njėrėn anė, si dhe shpirtin luftarak e liridashės tė kryengritėsve shqiptarė, nė anėn tjetėr:

    “N’Kaēanik dej n’Boletin

    Tanė Kosova a mlue n’tim,

    A mlue n’tim e i ka dale flaka,

    E dogj me topa Dėrgut Pasha,

    - Ēka kanė retė qi po vetojnė?

    - Dy drangoj po liftojnė!

    Krisi topi , e mloi timi,

    - Hej, ē’u ba ky nam shemtimi?

    - Po lifton Isa Boletini!”

    Isa Boletini pėrqendroi forcat e tij kryengritėse nė dy drejtime. Mė 20 prill 1910, ai me rreth 2000 luftėtarė nga Podguri, Drenica, Llapi e Shala e Bajgorės zuri grykėn e Carralevės pėr t’ua pamundėsuar forcave turke depėrtimin nė drejtimin Ferizaj-Shtimje-Prizren, ndėrsa grupi tjetėr i kryengritėsve i udhėhequr nga Idriz Seferi u nis drejt Grykės sė Kaēanikut. Tė nesėrmen, mė 21 prill 1910 Isa Boletini me luftėtarėt e tij zhvilloi njė betejė tė ashpėr me njė kolonė ushtarėsh qė vinte nga Shtimja nė drejtim tė Prizrenit, duke u shkaktuar humbje tė konsiderueshme. Ai bashkėpunoi me krerėt e tjerė, si Hasan Hysen Budakovėn, Musa Rahovecin, Azem Astrazubin etj. Shefqet Turgut Pasha, pasi shtiu nė dorė Grykėn e Kaēanikut, mė 6 maj 1910, filloi sulmin drejt Grykės sė Carralevės, ku gjendeshin forcat kryengritėse tė komanduara nga Isa Boletini.

    Strategjia

    Nė betejėn pėr mbrojtjen e Grykės sė Carralevės dolėn edhe njėherė nė pah aftėsitė e Isa Boletinit si komandant i talentuar ushtarak popullor. Duke zbatuar njė taktikė tė zhdėrvjelltė vepruese, manovrimin me shpejtėsi e zgjuarsi nė rrethanat e krijuara, duke shfrytėzuar terrenin dhe kėngėn qė nuk pushonte asnjėherė, ai ua pamundėsoi forcave turke qė tė depėrtojnė deri nė vijėn ku mbroheshin kryengritėsit. Pasi sulmonte nė mėnyrė tė befasishme dhe tė pėrpiktė armikun, tėrhiqej menjėherė, duke u kujdesur mė shumė pėr luftėtarėt sesa pėr veten e tij. I porosiste vazhdimisht luftėtarėt e tij qė tė kenė kujdes nė kursimin e municionit dhe nė kėtė mėnyrė kishte ngritur moralin e luftėtarėve. Sulmet e rrufeshme tė ushtrisė turke tė udhėhequra nga Shefqet Turgut Pasha, nė mėnyrė ballore dhe nė tė dy krahėt duke bombarduar me artileri edhe fshatrat pėrreth me qėllim qė tė thyejė rezistencėn e kryengritėsve shqiptarė, nuk jepnin rezultatet e pritura. Isa Boletini, me disa luftėtarė mė tė pėrgatitur arriti tė pozicionohet nė majėn e Carralevės. Edhe pėrkundėr asaj se artileria turke dendėsoi zjarrin, luftėtarėt shqiptarė, tė udhėhequr nga strategu Isa Boletini, nuk e ndalėn vrullin, duke luftuar madje edhe trup me trup.

    Operacionet luftarake

    Sulmet e befasishme e tė shpejta tė luftėtarėve shqiptarė detyruan forcat turke qė tė ndėrpresin pėr dy ditė me radhė operacionet luftarake. Sipas burimeve turke, kryengritėsit tė komanduar nga Isa Boletini, megjithėse pėsuan humbje tė ndjeshme (mbi 46 tė vrarė dhe shumė tė plagosur), i mbrojtėn me vendosmėri pozicionet. Pėr luftėn heroike tė luftėtarėve shqiptarė nė Grykėn e Carralevės njė oficer turk nė shkrimet e tij, midis tė tjerash, shkruan: “Ne luftojmė kundėr njė armiku tė padukshėm qė shfaqet nė njė pikė, sulmon, pastaj zhduket dhe shfaqet nė njė tjetėr”. Oficerėt turq pohojnė se forcat kryengritėse shqiptare kishin njė shkallė tė lartė organizimi dhe udhėhiqeshin nga njerėz tė shkolluar specialistė, tė cilėt nuk mund tė ishin shqiptarė.

    vijon

  13. #53
    i/e regjistruar Maska e fegi
    Anėtarėsuar
    29-05-2009
    Postime
    5,767
    Kontributi i Isa Boletinit nė organizimin e lėvizjes pėr ēlirim kombėtar (10)
    Fazli HAJRIZI
    Plagėt e Isės nė trup dhe plagėt nė shpirt
    Ndėrsa zėvendėsi i konsullit francez nė Shkup pohon nė raportin e tij se kryengritėsit shqiptarė luftonin sipas njė plani tė caktuar e tė parapėrgatitur, sipas njė taktike mjaft tė pėrpunuar. Gazeta “Shqypja e Shqypnis”, viti II, Nr. 1. , 14 qershor 1910, shkruan pėr Isa Boletinin, i cili shquhej pėr zgjuarsi nė sulmet e kundėrsulmet. Ai cilėsohej si gjeneral i ushtrisė shqiptare, i cili asnjėherė nuk humbte shpresėn dhe besimin nė fitore. Pas dy ditėsh pushimi, pikėrisht mė 10 maj 1910, komanda turke ndėrmori njė sulm tė furishėm nė tė gjitha drejtimet.

    Propaganda kundėr Isės

    Operacionet luftarake kundėr Isa Boletinit i udhėhiqte vetė Mehmet Shefqet Pasha. Nė Jezerc forcat osmane hasėn nė rezistencė tė fortė tė kryengritėsve. Pas luftimesh tė ashpra, Isa Boletini u detyrua tė tėrhiqet nė drejtim tė Carralevės. Derisa forcave osmane u vinin pėrforcime, Isa Boletini priste kot ndihmėn e forcave kryengritėse tė udhėhequra nga Sulejman Batusha e Shaban Binaku, tė cilat kishin arritur deri nė Suharekė dhe aty ishin ndalur. Nėn ndikimin e propagandės sė huaj se “Isa Boletini lufton pėr tė sjellė Kral Petrin e Serbisė” kishte bėrė qė edhe Haxhi Rrustem Kabashi t’i kthejė mbrapsht 8000 lumjanėt qė ishin nisur nė krye tė Ramadan Zaskokut pėr t’u shkuar nė ndihmė vėllezėrve tė tyre. Kėshtu, nga kjo rezulton se gati 14 mijė luftėtarė shqiptarė praktikisht kishin dalė nga Besėlidhja e Verrave tė Llukės. Edhe pėrkundėr gjendjes sė rėndė me tė cilėn ballafaqoheshin kryengritėsit, sidomos me mungesėn e ushqimit e municionit, Isa Boletini vendosi tė qėndronte e tė luftonte deri nė fund, duke kryer njėkohėsisht detyrėn e komandantit tė kalorėsisė, komandantit tė kėmbėsorisė dhe atė tė ushtarit tė thjeshtė. Konsulli italian nė Shkup, Galanti, shkruan: “Kryengritėsit e shpėrndarė nė njė front shumė tė gjerė, bėnė njė qėndresė pothuaj tė ēmendur. Nė Budakovė u luftua me njė guxim tė mbinjerėzishėm”.

    Tradhtia...

    Nė Betejėn e Carralevės e cila zgjati prej 14 deri mė 27 prill 1910, Isa Boletini me luftėtarėt e tij ishte matur me forcat e ushtrisė osmane mbi dhjetėfish mė shumė nė numėr dhe tė armatosura deri nė dhėmbė.

    Edhe pse kishte marrė dy plagė nė trup dhe shtatė tė tjera nė shpirt pėr shkak tė tradhtisė, tė vrasjes sė dhjetėra luftėtarėve dhe plagosjes sė qindra tė tjerėve, mė nė fund, kur konsideroi se tashmė kishte ardhur momenti pėr t’u tėrhequr, u dha zemėr bashkėluftėtarėve pėr tė ēarė rrethimin. Nė kėto ēaste mjaft tė vėshtira ai kishte ditur tė ruante moralin e luftėtarėve dhe me gjakftohtėsi kishte arritur tė veprojė duke kursyer shumė jetė tė njerėzve. Mahmut Shefqet Pasha kishte deklaruar se Isa Boletini ishte shpirti i kryengritjes antiosmane dhe se vetėm kur tė mposhtet ai, atėherė situata do tė jetė nė duart e turqve. Nė luftimet e pėrgjakshme midis kryengritėsve tė Isa Boletinit dhe forcave ushtarake osmane pati shumė tė vrarė e tė plagosur nga tė dyja palėt. Turqit lanė tė vrarė 65 oficerė. Shkaktar pėr disfatėn e kryengritėsve shqiptarė ishte agjentura e huaj nėn ndikimin e sė cilės ra Rrustem Kabashi e prijės tė tjerėt.

    Tėrheqja nga Carraleva

    Megjithatė, tėrheqja e Isa Boletinit me kryengritėsit e tij nga Gryka e Carralevės nuk mund tė quhet disfatė. Pėr ta ishte njė fitore e madhe morale, sepse luftuan deri nė fishekun e fundit, duke mos u tundur nga pozicionet luftarake. Isa Boletini me luftėtarėt e tij, shumica tė plagosur, tė uritur e tė mbetur pa municion, duke konsideruar se kishin humbur kėtė betejė, por jo luftėn, vendosėn qė tė tėrhiqen nga Carraleva. Arritėn tė kalojnė nė Drenicė e prej andej nė Podgur tė Pejės. Trimėrinė, guximin, heroizmin e pashoq, shpirtin luftarak e liridashės tė tij nė Grykėn e Carralevės dhe tė Idriz Seferit nė Grykėn e Kaēanikut i kanė pėrjetėsuar edhe kėto vargje tė kėngės popullore “Ēka kanė retė qė po vetojnė”:

    “Ēka kanė retė qė po vetojnė,

    Dy drangoj po luftojnė,

    Nė Kaēanik e Carralevė,

    Isa Begu e Idriz Seferi,

    Durgut Pasha me niqinmi,

    Isa Begu me shqiptari!”

    Hartimi i njė programi

    Edhe pse kryengritja e shqiptarėve mė 1910 u shtyp me dhunė e terror, Isa Boletini dhe luftėtarėt e tij nuk humbėn besimin nė fitoren e ēėshtjes sė drejtė pėr tė cilėn populli shqiptar kishte derdhur shumė gjak. Isa Boletini nuk u dėshpėrua. Ai ishte i vetėdijshėm se pėr tė realizuar synimet e tij kombėtare, duhet tė angazhohet edhe mė shumė nė drejtim tė lidhjes mė tė mirė tė grupeve kryengritėse, zgjedhjes sė njė udhėheqjeje tė vetme dhe hartimin e njė program tė qartė politik, koordinimit tė veprimeve luftarake midis grupeve kryengritėse etj. Prandaj nė njė rast, lidhur me kėtė, thekson: “Kur tė bashkohena tė gjithė shqiptarėt ku jena e tė lidhun ndėr vedi nji besė shqiptare, do tė jena tė zotė ta pėrzamė urdinė e turkut jo ma me armė, por edhe me hunj tė gardhit!”

  14. #54
    i/e regjistruar Maska e fegi
    Anėtarėsuar
    29-05-2009
    Postime
    5,767
    Memorandumi i Gėrēės dhe organizimi i kryengritjes
    Fazli Hajrizi
    Kontributi i Isa Boletinit nė organizimin e lėvizjes pėr ēlirim kombėtar (11)
    Nė maj 1910 Isa Boletini e Hasan Ferri kėrkuan nga qeveria serbe qė tė ndihmojė lėvizjen shqiptare me armė edhe pse as njėri e as tjetri, duke i njohur pretendimet e Serbisė ndaj trojeve shqiptare, nuk ushqenin asnjė iluzion ndaj saj. Pėr shkak tė gjendjes sė krijuar, nė fillim tė qershorit 1910, Isa Boletini me disa krerė kaloi nė Mal tė Zi, nė Nikshiq e mė vonė nė Cetinė. Krajl Nikolla u pėrkujdes pėr Isa Boletinin dhe emigrantėt tjerė shqiptarė, si: Hasan Ferrin, Zeqir Binakun, Brah Alinė, Maxhun Nimanin, Zenel Shabanin, Dedė Gjo Lulin, Prend Mirashin etj., me qėllim qė t’i pėrdorė si mish pėr top nė luftėn qė po pėrgatitej kundėr Turqisė.

    Formimi i Komitetit tė Fshehtė

    Isa Boletini ishte njėri ndėr organizatorėt e mbledhjes sė 4 shkurtit nė Podgoricė, ku u formua Komiteti i Fshehtė. Nė tė u diskutua pėr gjendjen nė Shqipėri dhe pėr nevojėn e ngritjes nė luftė nė pranverė kundėr sundimit turk. Nga Cetina ku ishte vendosur nė shtator 1910, mbante lidhje me krerėt qė vepronin nė Kosovė, si nė Pejė, Gjakovė, nė rrethin e Mitrovicės etj. Ai tashmė ishte i bindur se pa bashkimin e popullit shqiptar nė njė kryengritje tė vetme, nuk ka fitore, prandaj nė fillim tė marsit 1911, i dėrgon njė letėr Komitetit tė Manastirit, ku thekson nevojėn e organizimit tė kryengritjes me karakter mbarėkombėtar. Ai shpresonte se me ndihmėn materiale tė Malit tė Zi, Italisė etj. do tė ēoheshin nė vend idealet e popullit shqiptar pėr liri. Mirėpo, qysh nė fillim qėndrimi i Malit tė Zi ndaj kryengritjes shqiptare ishte i papėrcaktuar.

    Isa nė Cetinė

    Krajl Nikolla nuk e dėshironte njė konflikt tė hapur me Turqinė, prandaj u propozoi kryengritėsve shqiptarė qė aksioni kundėr ushtrisė turke tė jetė thjesht i tyre. Ky qėndrim i papėrcaktuar i Malit tė Zi i bėnė tė dyshojnė prijėsit dhe kryengritėsit shqiptarė. Kjo u pa edhe nga takimi qė pati Isa Boletini me krajl Nikollėn nė Cetinė.

    Duke kuptuar qėllimet e Krajl Nikollės, i cili pėrpiqej tė shfrytėzonte lėvizjen kombėtare shqiptare pėr interesat e veta, Isa Boletini iu pėrgjigj: “T’u ngjat jeta, or zotni, na nuk luftojmė kundėr nji mbreti e me na ardhė tjetri, por luftojmė pėr Shqipni tė pamvarun!” Porta e Lartė kishte rėnė nė gjurmė tė veprimtarisė sė komiteteve tė fshehta, prandaj, pėr tė zbutur gjendjen, Sulltani lėshoi fermanin pėr faljen e krerėve shqiptarė tė kryengritjes tė strehuar nė Mal tė Zi, duke vėnė si kusht qė tė internoheshin nė Azinė e Vogėl. Edhe Isa Boletinit, i cili ishte dėnuar me vdekje, i premtohej se po t’u dorėzohej autoriteteve turke, do t’i falej jeta. Mirėpo ai nė njė letėr tė tij qė i dėrgonte Sulltanit, ndėr tė tjera, kėrkonte “tė jetonte nė Shqipni dhe popullsia shqiptare tė mos i jepte as ushtarė, as vergji e as kurrgja mbretnisė turke…”

    Largimi nga Mali i Zi

    Isa Boletini bashkėpunoi me Mehmet Shpendin e krerėt tjerė, pėr t’i dhėnė kryengritjes karakter tė pėrgjithshėm. Ata i dėrguan popullit njė thirrje pėr t’u bashkuar me kryengritjen qė do tė fillonte. Duke qenė se qeveria malazeze po tregohej gjithnjė e pasinqertė, emigrantėt shqiptarė vendosėn qė tė shkėpusin ēdo lidhje me tė. Pėr kėtė arsye pasoi urdhri qė tė largohen menjėherė nga territori i Malit tė Zi. Nė anėn tjetėr, Porta e Lartė, u pėrpoq qė ta largojė Isa Boletinin nga masat popullore, duke i premtuar edhe falje me kusht qė ai tė zhvendoset nė Anadoll. I ndodhur midis kullės e ēekanit Isa Boletini megjithatė vendosi tė kalonte nė Kosovė. Kėshtu, nė fund tė marsit 1911, nė krye tė 1000 emigrantėve kosovarė, sė bashku me Zeqir Halitin e Sulejman Batushėn, kaloi nė krahinėn e Gucisė e prej andej nė Rrafsh tė Dukagjinit, pikėrisht nė fshatin Bellajė tė Pejės. I frymėzuar nga memorandum i Gėrēės, u bė mė i vendosur nė luftėn kundėr Turqisė. Prania e tij nė Kosovė i shqetėsonte pa masė autoritetet turke, prandaj kryetari i Bashkisė sė Pejės, Xhafer Tajari, e ftoi nė njė takim pėr marrėveshje, ndėrsa mytesarifi i Pejės, i ofroi shuma tė mėdha parash vetėm qė ai t’i nėnshtrohej qeverisė osmane.

    Hiletė turke

    Isa i refuzoi tė dy kėto oferta dhe vazhdoi aktivitetin e tij, duke takuar krerėt popullorė tė krahinave tė ndryshme, si tė Gjakovės, Podgurit, Drenicės etj. Tė gjithė shprehnin gatishmėrinė dhe besnikėrinė e tyre pėr bashkėpunim. Pėr tė ulur tensionet dhe pėr tė veēuar Kosovėn nga kryengritja, qeveria osmane shpalli amnistinė e pėrgjithshme tė shqiptarėve, duke organizuar mė 15 qershor 1911 edhe vizitėn nė Kosovė tė Sulltan Mehmet Reshatit V. Sulltani i kishte dėrguar njė ftesė tė veēantė Isa Boletinit pėr tė marrė pjesė nė manifestimin e organizuar. Pėrgjigja e kryetrimit ishte proverbial: “Turqit tė presin me muzikė dhe tė vrasin mbas shpine!” Kjo tregoi se nuk e kishte ndėrmend tė merrte pjesė nė kėtė manifestim.

    vijon

  15. #55
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    06-11-2009
    Postime
    323

    Rivarrimi i eshtrave tė Isa Boletinit nė janar tė vitit 2011

    Rivarrimi i eshtrave tė Isa Boletinit nė janar tė vitit 2011

    Ministri i Kulturės, Rinisė dhe Sporteve (MKRS), Lutfi Haziri, ka bėrė tė ditur se rivarrimi i eshtrave tė heroit kombėtar, Isa Boletini, do tė bėhet nė janar tė vitit tė ardhshėm, nė kullėn e tij nė Boletin.
    Gjatė vizitės qė i bėri tė premten vendlindjes sė heroit Isa Boletini, ministri Haziri ka thėnė se ky angazhim do tė jetė nė kuadėr tė vlerave tė mėdha tė Isa Boletinit, dhe Qeveria e Kosovės ka buxhet tė mjaftueshėm pėr tė bėrė tė mundur realizimin e rivarrimit.
    Nė anėn tjetėr, nipi i heroit, Xhavit Boletini, theksoi se ka besim nė Qeverinė e Kosovės, se do tė ndodhė rivarrimi i eshtrave tė heroit, qė e benė atė krenar, si dhe mbarė popullin shqiptar.
    Ndėrkaq, stėrnipi i Isa Boletinit, Gazmend Boletini, tha se ndjehet krenar qė mė nė fund do tė kenė eshtrat e tė madhit pranė vendlindjes sė tij.
    Kryetari i komunės sė Mitrovicės, Avni Kastrati, u shpreh i lumtur qė kishte privilegjin tė informonte kėtė familje nė lidhje me rivarrimin e eshtrave tė heroit kombėtar.
    Mė pas, ministri Haziri, sė bashku me kryetarin Kastrati, si dhe nipin e heroit, Xhavit Boletini, vizituan hoxhėn, Mulla Efendi Asllan Murati, person ky i cili ėshtė i vetmi deri mė tani, i cili ėshtė nė dijeni pėr vendin e saktė ku janė tė varrosura eshtrat e Isa Boletinit.
    Sipas efendi Muratit, eshtrat e heroit kombėtar, njė grup aktivistėsh tė Mitrovicės para luftės nė Kosovė i kanė zhvarrosur nga Podgorica dhe i kanė sjellė nė Mitrovicė, pėrkatėsisht nė fshatin Zhabar. Ai shtoi se pėr arsye tė pa njohur deri mė tani nuk ėshtė bėrė rivarrimi i eshtrave tė Isės nė vendlindjen e tij nė Boletin.
    Ministri Haziri ka vizituar edhe Ansamblin e Mitrovicės, si dhe disa objekte sportive, pėr tė cilat ka premtuar se do tė ketė investime nga Qeveria e Kosovės.

  16. #56
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    06-11-2009
    Postime
    323
    Kam deshir qe te shkoj ne fshatin Boletin !

    A mundet dikush me m'than se ne cillin drejtim duhet me shku prej Prishtine. A duhet me shku per Mitrovice apo per Podujeve.

    Falimderit !

  17. #57
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anėtarėsuar
    06-01-2008
    Postime
    7,488
    Isa Boletini,eshte nje nga figurat e shquara shqipetare nga me te nenvleresuarit,e nje nga fiset me te persekutuar....
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga EdiR : 17-08-2010 mė 12:11

  18. #58
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    06-11-2009
    Postime
    323
    Kam lexuar vone per historin e ketij kolosi dhe jam befasuar .

    A ka sternipash te gjall akoma ky ?

  19. #59
    i/e regjistruar Maska e Annika
    Anėtarėsuar
    29-03-2008
    Vendndodhja
    Ne psheretimen tende
    Postime
    239
    Citim Postuar mė parė nga guri79 Lexo Postimin
    Kam lexuar vone per historin e ketij kolosi dhe jam befasuar .

    A ka sternipash te gjall akoma ky ?

    eshte nje nder njerezit me te zgjuar dhe luftetar qe nxjerre ky vend ...mendoj se do kete pasardhes.......sdo ishte keq te shkonin ne rivarrimin e tij
    Para se te jepemi me zemer pas dickaje..lete vezhgojme sa te lumtur jane ata qe e zoterojne ate....!

  20. #60
    Darness Maska e Lilo-Ila
    Anėtarėsuar
    06-07-2010
    Vendndodhja
    Kosovė
    Postime
    82
    Citim Postuar mė parė nga guri79 Lexo Postimin
    Kam lexuar vone per historin e ketij kolosi dhe jam befasuar .

    A ka sternipash te gjall akoma ky ?

    Ne shkrimin te cilin e ke postuar ceket nipi dhe sternipi i tij....keshtuqe i bie qe ai te kete pasardhes biles shume te afert ne vije gjaku.Shpresoj qe do kesh kenaqesin te vizitosh vendlindjen e tije dhe te takohesh me te aferm te tij,por nuk di te te tregoje se kah duhet te shkosh per ne Boletin(kjo me intereson dhe mua).
    You are UNIQUE just like everyone else...

Faqja 3 prej 5 FillimFillim 12345 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Rexhep Mitrovica
    Nga PORTI_05 nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 13
    Postimi i Fundit: 06-04-2011, 08:15
  2. Isa Boletini patriot,apo...?!
    Nga fatlumi18 nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 23
    Postimi i Fundit: 05-06-2006, 13:04
  3. Familja Boletini
    Nga CEZARND nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 25-08-2005, 21:31
  4. Zbulohen eshtrat e humbura tė Isa Boletinit
    Nga Hyllien nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 22-09-2004, 02:18

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •