Close
Faqja 4 prej 5 FillimFillim ... 2345 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 61 deri 80 prej 99
  1. #61
    i/e regjistruar Maska e martini1984
    Anėtarėsuar
    02-04-2009
    Postime
    5,594
    Citim Postuar mė parė nga SERAFIM DILO Lexo Postimin
    Isa Boletini,eshte nje nga figurat e shquara shqipetare nga me te nenvleresuarit,e nje nga fiset me te persekutuar....
    Eshte bashke me Skenderbeun,Ismail Qemalin dhe Fan Nolin figura me e shquar(per mua te pakten).
    Te lexohet pak me shume per te nuk do jete keq.
    PATRIOT me vepra dhe jo me llafe.

  2. #62
    E di qeni ku fle lepuri. Maska e lepurush
    Anėtarėsuar
    29-04-2008
    Postime
    190
    Citim Postuar mė parė nga guri79 Lexo Postimin
    Kam lexuar vone per historin e ketij kolosi dhe jam befasuar .

    A ka sternipash te gjall akoma ky ?
    Ka nip e sternip ,jetojne ne Tirane rruga e barrikadave nr.. ne nje vile e bukur .
    Me duket se sternipit i kan vene emrin Is(nuk jam e sigurt ,se kam vite qe nuk i kam pare ,nipi i tij ka marre nje ish komshien time per grua )
    Dituria prehet nė zemrėn e atij qė ka mend, por ajo qė ėshtė nė zemrėn e budallenjve merret vesh.

  3. #63
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anėtarėsuar
    06-01-2008
    Postime
    7,488
    Citim Postuar mė parė nga SystemA Lexo Postimin
    Eshte bashke me Skenderbeun,Ismail Qemalin dhe Fan Nolin figura me e shquar(per mua te pakten).
    Te lexohet pak me shume per te nuk do jete keq.
    PATRIOT me vepra dhe jo me llafe.
    Shume e drejte.Patriot hero.Qé jo vetem qe luftoi per Shqiperin kunder turkut,serbit e grekut,si patriot,por nuk pranoi as te behej minister mbas ngritjes se flamurit"duhen njerez te shkolluar";e ky mospranim e ben hero.

    Nuk mund te lexohet shume;se ēdo njeri e ndjen veten e vogel perpara tije.Kete e kish kuptuar dhe Enveri..e te tjeret nga mbrapa..Nuk eshte vepra e tij qe i tremb,eshte morali i vepres se tij.

    Kishte dy niper ne Tiran e duhet te kete pasur dhe ne Kosove o Mitrovic..

  4. #64
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    30-03-2010
    Postime
    520
    NIpat dhe familjen Buletini Enver Hoxha e persekutoje,kane qene neper burgje dhe kampe internimi,biles nje nip i tij po me te njejtin emer isa buletini ka qen i persekutuar dhe dikur nga vitet 90 e kam takuar ne tirane

  5. #65
    i/e regjistruar Maska e Kreksi
    Anėtarėsuar
    20-11-2004
    Vendndodhja
    Francė
    Postime
    5,631
    Pershendetje te dashur miq,

    Une vetem njė gjė propozoj;

    Pse te mos rivarrohej gjiganti heroi Isa Boletini me rastin e 100 vjetorit te pamvarsis se Shqiperis ne vitin 2012 ...do ishte shume me domethense ?
    Askush nuk te pyt: ē'ka bere atedheu per ty por ē'ke bere ti per Atedheun ! - JFK

  6. #66
    i/e regjistruar Maska e fegi
    Anėtarėsuar
    29-05-2009
    Postime
    5,767
    Tespiet e Isa Boletinit

    Ilirian Gjika 04/07/2010
    image

    Reportazh/ Nė njė nga familjet fierake pėr 80 vjet janė ruajtur njė nga reliket e rralla tė luftėtarit Isa Boletini

    Nė qytetin e Fierit, nė njė apartament tė mobiluar bukur, nė lagjen "Kastriot", jeton 76-vjeēari Sali Krasniqi, njė burrė trupmadh, i veshur thjesht, bukur, me njė borsalinė nė kokė, tė cilėn e mban nė ēdo stinė. Ai ėshtė njė nga mė tė vjetrit e familjes sė madhe dhe tė nderuar Gėrguri, e cila mban edhe njė mbiemėr tė dytė, Krasniqi.

    Tė parėt e tij erdhėn nė Shqipėri nė vitin 1925, tė dėbuar nga politika e mbrapshtė etnike e Jugosllavisė sė Karagjorgjeviēėve. Gėrgurėt janė njė prej atyre familjeve tė shumta kosovare, tė cilat derdhėn gjak, nė luftėrat e shumta kundėr serbėve pėr liri dhe pavarėsi, duke vazhduar mė tej traditėn e Rilindjes sonė Kombėtare.

    Babai i Sali Krasniqit, Sherifi, ka nė vetvete njė histori shumė interesante. Ai ishte pjesė e atyre burrave dhe djemve tė Kosovės, qė shoqėruan nė nėntor tė vitit 1912, luftėtarin e shquar pėr liri dhe pavarėsi kombėtare, burrin e Kosovės: Isa Boletinin, nė udhėtimin e tij historik drejt Vlorės. Ndėrkohė, Sherif Gėrguri dhe vėllezėrit e tij: Latifi dhe Xhema, kanė luftuar vite mė vonė krah pėr krah Azem dhe Shote Galicės, nė periudhėn e viteve 1918-1924, kundėr ripushtimit serb tė Kosovės. Pikėrisht nė Dubocv tė Drenicės, nė shtėpinė e Gėrgurėve, Azem Galica zhvilloi luftėn e tij tė fundit nė korrik tė vitit 1924, ku u vra nė pėrpjekje me forcat e ushtrisė dhe ēetnikėt serbė. Pėr aktivitetin luftarak dhe patriotik nė shėrbim tė kombit, nė 3 qershor 1993 Presidenti i atėhershėm i Republikės sė Shqipėrisė, zoti Sali Berisha, i dekoroi vėllezėrit Sherif, Xhemė dhe Latif Gėrguri me “Medaljen pėr veprimtari patriotike”.

    Ndėrsa episodi qė do tė trajtojmė nė kėtė shkrim tė sotėm, ėshtė shkėputur nga libri i autorit kosovar Mehmet Gėrguri i botuar nė Prishtinė nė vitin 2007, i cili i kushtohet Ajet Gėrgurit, njėrės prej figurave tė lėvizjes nacional-demokratike shqiptare nė Kosovėn e viteve 1945-1947. Nė faqen 272, autori i tij na citon kėtė ngjarje qė lidhet me trevėn e Cakranit, e treguar nga Sali Krasniqi si dėshmi e ngjarjeve tė atyre viteve. Nė vitin 1912, babai im, Sherifi, ka qenė me Isa Boletinin, kur si pėrfaqėsues tė Kosovės kanė shkuar nė Vlorė. Forcat turke pasi ishin tėrhequr nga Shqipėria, ishin vendosur pėrkohėsisht nė Fier dhe po pėrgatiteshin pėr tėrheqje pėrmes Vlorės. Kur kanė hyrė forcat e Isa Boletinit nė Vlorė, babai lidhur me kėtė ngjarje mė ka treguar: "Kur hymė nė Vlorė, Isa Boletinit i ėshtė dhėnė urdhri qė forcat kosovare t’i niste pėr nė Mifol dhe njė pjesė tė shkonte nė Korēė, ku pritej sulmi nga forcat greke. Batalionit tim i ishte dhėnė detyra tė pozicionohej nė Cakran tė Fierit. Aty ne kemi qėndruar te njė familje patriotike, ajo e Ferrik Demės, ku kemi penguar turqit tė mos kalonin nė Vlorė".

    Diku nė vitin 1996, - tregon tashmė pėrsėri Sali Krasniqi, - u ndodha nė njė vdekje nė fshatin Ēorrush tė Mallakastrės, ku u prezantova me njė oficer tė ri. Ishte nipi i Ferrikut, i cili kur dėgjoi mbiemrin Gėrguri, i thotė tė zotit tė shtėpisė, Avni Aliut, "tė mė njohėsh me atė Gėrgurin". Kur u prezantua me mua mė thotė: Gjyshi im mė ka lėnė njė amanet dhe mė tregoi kėtė ngjarje. “Kur ka qenė tek ne Sherif Gėrguri dhe ka qėndruar gjashtė muaj nė shtėpinė tonė, nė kohėn e ngritjes sė flamurit, ka lėnė njė palė tespie". Unė i befasuar e pyeta! - Si e ke mbiemrin ju? – Llanaj, m’u pėrgjigj ai. Me sa di unė, iu pėrgjigja, babai im nuk ka ndenjur tek kjo familje, po tek Ferrik Dema. - Keni tė drejtė, - ma ktheu pėrgjigjen oficeri: "Gjyshi im ėshtė Ferrik Dema, por tani ne e mbajmė mbiemrin Llanaj". Pastaj ai e mori shėnim emrin tim dhe ia dha tė atit tė tij, i cili erdhi tė mė takonte nė shtėpinė time nė Fier. Gjatė bisedės, kur u sigurua se kush isha unė, nxori njė palė tespie qelibari dhe mė tha: - Kėto i ka harruar babai yt nė shtėpinė tonė dhe m’i dha ato tespie, tė cilat tani gjenden nė Qyqavicė, nė fshatin Beēuk tė Kosovės.

    Disa kohė mė vonė, diku rreth vitit 2001, u ndodha pėr njė vizitė nė Kosovė. Shkova sė bashku me kushėririn tim, Xhemajl Abazin, nė njė rast vdekjeje dhe aty gjetėm shumė njerėz. Ishim ulur pranė njė patrioti nga Drenica. Pasi e kuptuan se unė isha kushėriri i parė i Ajet Gėrgurit, tė gjithė filluan tė rrėfenin ndodhi nga luftėrat dhe heroizmat e tij nė Drenicė. Thua se bėnin garė se kush tė tregonte mė shumė pėr tė. Nga kėnaqėsia qė ndienin kėta burra, se ishin takuar me kushėririn mė tė afėrt tė Ajetit, kur po largohesha, ai plaku, pasi u kėnaq nga biseda me mua, nxori njė palė tespie nga ato me 99 gurė dhe m’i dhuroi nė shenjė respekti. Unė, papritmas u zura ngushtė dhe pėr t’ia kthyer respektin, nxora tespiet e babait dhe ia dhurova kėtij plaku patriot. Tashmė tespiet, tė cilat u ruajtėn pėr 80 vjet nė Cakran, ndodhen nė Kosovė, nė vendin nga ku u nisėn drejt Shqipėrisė sė bashku me babain”, - e pėrfundon rrėfimin Sali Krasniqi (Gėrguri), i cili vetė sė fundi pėr veprimtari patriotike, ėshtė shpallur nga komuna e Kaēanikut “Qytetar Nderi”.
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  

  7. #67
    i/e regjistruar Maska e fegi
    Anėtarėsuar
    29-05-2009
    Postime
    5,767
    Boletinet qe mbeten


    Ai eshte 74 vjec. Quhet Isa Boletini, ashtu si nipi i vet. Per vete, eshte nipi i Ises se madh. Nje rrefim per jeten e trazuar te nje dere qe, me ne fund, pa te realizuar endrren e vjeter

    Sebi Alla

    Anglezet e therrisnin gjeneral. Burri i zeshket, trupdrejte dhe me nje veshje qe shastisi Londonin, ishte luftetari me i degjuar shqiptar dhe, perderisa ne fillim te vitit 1913 ai shoqeronte kryeministrin e Shqiperise Ismail Qemal Vloren, nuk mund te thirrej vecse me ate grade siperore ushtarake. Kur Lordi Grei, minister i Jashtem i kurores britanike, mesoi ne bisede e siper se ku binte ne harte qyteti tij i lindjes, Isa Boletini vendosi gishtin prane Mitrovices. “Nese do ta dija, do ta kishim futur edhe qytetin tuaj ne Shqiperi”, thuhet se u shpreh Grei. “Jo, une nuk kam ardhur ketu ne Londer per qytetin tim, por per gjithe Shqiperine”, e refuzoi kortezine plot seriozitet Isa Boletini. Ai ishte burri i pjekur me pamje fisnike, qe gjate vizites se famshme ne Londer qendronte vazhdimisht prane Ismail Qemalit, kryeministrit te pare te Shqiperise se pavarur. Nje ngjarje qe per Boletinin ishte jo vetem kurorezim i nje jete ne lufte, por edhe fillimi i shpreses qe viset kosovare nje dite t’u bashkoheshin trojeve meme. Ishte gati qe per kete, te jepte edhe jeten. Dhe cmimi gjakut qe i shtrenjte: Pikerisht ne vitin 1916, malazezet nuk ia falen kurre ate qe ai kishte bere ne shume kohe. Armet e tij ishin shkrehur kunder gjithe armiqve te Shqiperise. Isa me dy djemte, dy niperit dhe tre roje personale, mbeti i vrare ne Podgorice. Por la perdhe pa jete 12 xhandare malazeze. Dhe “cuditerisht sot, 95 vjet me pas, Isa jeton ende… madje ne brezin e tij te katert. Pasardhesit e patriotit te shquar jetojne ne Tirane.

    Me Isa Boletinin e “ri”, plot 74 vjec, takohemi ne nje lokal te qete. Nese perqendrohesh pak, nuk eshte e veshtire te dallosh tipare te njohura prej fotografish te sterpara. Ka nje ngjashmeri ne sy, balle dhe vetulla me te parin Isa Boletini, patriotin e shquar dhe nje nga luftetaret me me emer te ceshtjes shqiptare. I qete, i thjeshte dhe me fjale qe zene vend, nisim biseden me te. Dhe Isa Boletini qe eshte lindur e rritur ne Tirane, ka ruajtur nje theks te lehte kosovar. “Gjyshi im ishte njeri qe donte Shqiperine natyrale, luftoi dha gjithcka per te, gjakun e tij, femijeve dhe niperve”. Keshtu e nis fjalen pinjolli i familjes Boletini. Flet gjithe pasion per te paret. Shume here e ka vizituar vendlindjen e te atit, pikerisht fshatin Boletin, afer krahines se Mitrovices. Nje baze e madhe e patriotizmit edhe ne kohen e luftes se Kosoves, 1998-1999. “Kullen e vjeter te fisit tone, e kam ringritur pikerisht ne ato themele qe ka pasur. Tre here eshte djegur kulla e Boletineve nga serbet dhe turqit. Shume djem te rinj e patriote kane dale nga ky fis, por ai qe u shqua mbi ta ishte Isa Boletini”. Emri i tij lidhet fort me kryengritjet 1908-1912, pa harruar qe ka rrembyer pushken qe me Lidhjen e Prizrenit. Por mbi te gjitha Isai do te njihet si personi qe vendosi te kontribuoje per Shqiperine e pavarur. Besnik ndaj Ismail Qemalit, vetem nje dite pas shpalljes se pavaresise, Isa Boletini futet triumfator ne qytetin e Vlores, bashke me 105 djem te armatosur kosovare. Me shume se forca e tyre, vlente gjesti dhe mbi te gjitha, fjala e perhapur se Ismail Qemalin e ruante Isa Boletini dhe luftetaret e tij. Kaq mjaftonte qe edhe ata njerez gjakprishur qe ishin kunder pavaresise te mos tentonin te sulmonin plakun e Vlores, te pakten fizikisht, pasi ne bisedat e shumta me Ismail Qemalin, Isai kishte dhene besen se jeta e tij dhe e luftetareve qe drejtonte do ishin per Shqiperine e lire. Dhe ne fakt nuk e shkeli ate bese te dhene. Ai nuk dorezohej kurre, nuk perulej para askujt dhe ne moshen 54-vjecare, e kishte te drejte te quhej “bace”, nje titull qe nuk meritohej aq lehte.

    “Isai ishte serioz, i rregullt, fjalepaket, por me nje pamje te rende, teper i sjellshem, miqesor, e besnik sa s’thuhet”. Keshtu e pershkruan figuren e tij, Eqrem Bej Vlora. Isai mori pjese edhe ne luften e zhvilluar ne afersi te Himares, ndaj forcave greke, qe, ne ditet e para te shpalljes se Pavaresise, ishin futur ne territorin shqiptar. Por detyra e Isa Boletinit ishte qe te siguronte jeten e Ismail Qemalit dhe e anetareve te tjere te qeverise. “Ai krijoi garden e pare shqiptare ne vend”, tregon Isai i ri. Per shkak te besnikerise dhe asaj qe perfaqesonte, pasi ishte i vetmi kosovar me reputacion prane qeverise se Vlores, ai shkon me delegacionin shqiptar ne Londer. Mesohet se i shkolluari dhe i dituri Ismail Qemali, para se te hipte ne vapor i ishte drejtuar mikut kosovar: Ise, a e di qe po shkojme ne Europe, nuk do ishte mire qe te vishje rroba te tjera? Sipas deshmitareve, Isai i kthehet: Ismail beg, kur njerzit e Evropit vijn’ ka ne, nuk i ndrojn petkat e tyne, as na tonat s’kemi pse!

    Ne vitin 1914, me ardhjen e princ Vilhem Vidit ne Shqiperi, Isa Boletini iu bashkua eskortes mbrojtese dhe u be nje nga njerezit e afert te gjeneral Tomsonit. “Thuhet se ne vrasjen e Tomsonit, Isai ka qene prane duke luftuar bashke me te. Im gjysh ishte njeri qe vleresohej edhe nga princ Vidi”, tregon Isa Boletini i ri. Muajt shkane, nisi lufta e pare Boterore dhe Boletini gjendej ndermjet Shkodres e Malit te zi. Me 23 janar 1916, ne nje dite te ftohte, Isa Boletini me nente shoqerues, ndodhej ne Podgorice. “Mendohet se te kete pasur nje tradheti te brendshme dhe gisht mund te kete konsulli francez i asaj kohe. Serbet dhe malazezet nuk ia falnin Isait ate qe kishte bere per Shqiperine, ndaj ne terheqje e siper, pasi nuk perballonin forcat auustro-hungareze vendosen te vrisnin ne nje kurth Isain dhe shoqeruesit”, shprehet Boletini. Keto i ka lexuar, por edhe mesuar nga e ema dhe pjesetare te tjere te familjes se tij. Ngarkon nje nga niperit, Tafilin dhe nje tjeter shoqerues qe te shkojne ne prefekturen e Podgorices qe te merrnin pasaportat e tyre. Pikerisht ne kete kohe lajmerojne Isain se malazezet do i vrisnin nipin. Isai shkon bashke me te tjeter dhe ne fund e sheh veten te rrethuar nga dhjetra xhandare. Thirrja e tyre ishte e qarte: Dorezohu Isa Boletini, bashke me shoqeruesit. Isai ne fillim u lutet dy prej truprojave te tij te largohen, pasi ishin mjaft te rinj. Fjala e baces nuk kthehej, megjithese djemte kerkuan te luftonin e te vriteshin nese ishte nevoja, prane tij. Mban armet e tyre te supit dhe u thote se me te hapur zjarr te largohen, por kurrsesi te dorezohen. Krisi pushka dhe ashtu sic dinte te shkrehte arme Isai me djem e niper, ishte e qarte se ata qe kishin ngritur kurthin nuk do dilnin pa humbje. Vritet me dy djemte pas disa minutash shkembim zjarri, te vdekur mbesin edhe dy niperit e rinj dhe tre truproja te tjere. Por gjaku i Isait do kushtonte shume. Isa Boletini dhe luftetaret e tij lane te vdekur 12 xhandare malazeze dhe dhjetra te tjere plagosen.

    “Isait i behet nje varrim madheshtor, ku moren pjese mijra shqiptare, kosovare dhe came”, pohon Boletini.

    Por historia e kesaj familjeje nuk do t’i mbyllte me kaq hesapet me tragjedite. Pjesetare te tjere te fisit Boletini vriten ne afersi te kullave te tyre gjate luftes se Dyte Boterore, nga forcat serbe. Luftuan edhe aty dhe asnje Boletin nuk njihet te jete dorezuar: te shumte jane ata qe i ka prere plumbi, e pak kane vdekur nga natyra. Sepse kulla e Boletineve keshtu kishte qene brez pas brezi. Isa Boletini kishte nente djem dhe tri vajza. Nje prej djemve te tij ishte edhe Adem Boletini, babai i Isait, qe sot tregon historine e familjes dhe jetes se tij. “Babai eshte vrare me tre nentor 1944 dhe asokohe ishte me graden kolonel. Kerkonte te luftonte, por nuk iu bashkangjit komunisteve, pasi ishte shprehur se duhet te largoheshin me pare ato dy serbet (Miladin Popovic dhe Dushan Mugosha), qe qendrojne ne Shqiperi, dhe drejtojne fatet e kombit shqiptar”. Gjithsesi Adem Boletini ra ne nje prite te organizuar per atentatin e komandantit te xhandarmerise se Shkodres Ndrec Kola. Po ate dite, komunistet ne nje trakt te leshuar i kerkonin ndjese familjes Boletini, pasi sipas tyre, nuk ishte synimi te vritej Ademi, por komandanti Kola. “Ne ate kohe isha vetem shtate vjec dhe e mbaj mend pak, por Ademi kishte dhene ndihme te cmuar ne ne pergatitjen e oficereve te rinj”, shprehet Isai.

    E megjithate vrasja e tij mbetet ende enigme. Fundja dihet vetem fakti: Ai u vra nga njesitet komuniste qe vepronin ne Shkoder dhe u tha se ishte aksidentale. Por megjithate familja e Adem Boletinit nuk u perndoq. Duke ditur se perndjekjes komuniste nuk i shpeton askush, mund te jete version i besueshem se Adem Boletini u vra aksidentalisht. Isai 74-vjecar per shume vite ka qene mesues i fizkultures dhe inspektor i pergatitjes fizike. Ka dale ne pension me kete profil dhe sot ben nje jete te qete, me kujtimin e te pareve te tij. Ka cfare te tregoje.

    “Eshtrat e Isa Boletinit, djemve, niperve dhe bashkeluftetareve te tjere, qe rane ne Podgorice sot ndodhen ne Kosove. Pritet qe pas disa kohesh te behet nje ceremoni e madhe per rivarrimin e tyre, aty ku linden dhe ne ate toke per te cilen rane”, pohon Isai. Madje nje nga kembengulesit e medhenj qe eshtrat e Boletinit te mberrinin ne Kosove, ka qene Ibrahim Rugova, ish-presidenti qe ishte zotuar qe eshtrat e patriotit te madh te preheshin ne fshatin Boletin. Por ne momentin qe u sollen nga Podgorica me tren, policia serbe, nen regjimin e Milloshevicit, kishte marre urdher t’i ndalonte. Per cudi, nuk u gjeten pas kontrolleve te ushtruara. “U fshehen ne nje xhami dhe qendruan aty te paprekura, pasi ishte frike se edhe nese rivarroseshin ne Boletin, pjesa e mbetur e familjes do kalonte raprezalje”, kujton Isai. Me duart e tij, nxjerr nga dosja disa foto, ku pjesa me e madhe e tyre jane pamje nga kullat e vjetra dhe ajo e rindertuar ne Boletin. Tashme ka ardhur koha qe te mos tremben me se kjo kulle mund te digjet, aq me pak nga serbet e turqit, armiqte shekullore te familjes Boletini. Ne Kosove kane mbetur edhe pjesetare tjere te fisit Boletini, djemte e xhaxhait te Isait. I ka mbajtur ne shtepi gjate konfliktit ne Kosove. “UCK-ja ishte nje domosdoshmeri, pavaresisht se e vleresoj se tepermi figuren e Ibrahim Rugoves”, arsyeton Isai. E gjithe jeta e familjes ka qene nje lufte e vertete. Dhjetra burra i ka marre plumbi. Por te pakten tashme 74-vjecari qe mban emrin e gjyshit te tij, eshte i qete. Kosova eshte e lire, e pavarur dhe nuk derdhet me gjak per ate toke te zaptuar prej shekujsh.

    Ai permend emrin e gjyshit te tij, por njekohesisht, ka edhe nje Isa te vogel, nipin. Ai eshte djali i Adrian Boletinit, nenkryetarit te njesise bashkiake nr 2 ne Tirane. “Eshte normale qe te trashegohet brez pas brezi, emri i atij patrioti te shquar si Isa Boletini, ndaj e kam per krenari qe djali im i vogel te mbaje kete emer”, tregon Adriani. Ai nuk kerkon te perfshihet gjate ne kete historik te familjes se tij. Mendon se me shume se ai, kane vuajtur te paret, duke nisur nga stergjyshi, gjyshi, babai qe u rrit jetim. Por tashme jane te gjithe te qete qe emri Isa Boletini nuk do trazohet. Nuk ka me armiq qe t’i sulmojne, nuk ka me shkije qe djegin, vrasin, shpengulin dhe persekutojne nje komb. Por historia eshte e afert, te pakten pasardhesit nuk do jene nen trysnine dhe te detyruar te rrembejne armet. Ajo qe ndodhi, ai gjak qe u derdh, erdhi pikerisht per kete dite. Qe kulla e Boletineve mos digjet me, qe meshkujt e familjes mos i marre plumbi. Tashme nje tjeter “lufte” e pret kete fis dhe shume te tjere kosovare. Eshte “lufta” per t’u zhvilluar, integruar dhe ecur njesoj si kombet e tjera.
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  

  8. #68
    i/e regjistruar Maska e Dar_di
    Anėtarėsuar
    16-08-2008
    Vendndodhja
    Dardani e lashtė (Oeneum), aty ku ajri i freskėt mė bėn tė ndihem i relaksuar.
    Postime
    1,968
    Eshtrat e Heroit Isa Boletini i dorėzohen komunės sė Mitrovicės



    Pėrfaqėsuesit e institucioneve shtetėrore tė Republikės sė Kosovės, kanė bėrė pėr herė tė parė homazhe pranė eshtrave tė Heroit Kombėtarė, Isa Boletini dhe bashkėluftėtarėve tė tij. Kjo ėshtė bėrė e mundur me rastin e dorėzim-pranimit tė eshtrave tė Heroit Isa Boletini. Ai do tė rivarroset mė 28 nėntor tė kėtij viti, nė fshatin e tij tė lindjes.

    Tė enjten nė Zhabar tė Mitrovicės, Imami i kėsaj komune, Mulla Asllan Murati, i cili i ka ruajtur deri tash, nė prani tė Zėvendėsministrit tė Kulturės, Rinisė dhe Sportit, Hajdin Abazi, ja ka dorėzuar kryetarit tė Komunės, Avni Kastrai eshtrat e Heroit Isa Boletini, tė bijve dhe bashkėluftėtarėve tė tij.

    Nė kėtė ngjarje morėn pjesė edhe Prof. Dr. Pajazit Nushi, eksperti mjeko-ligjor, Arsim Gėrxhaliu, intelektualė tė njohur nga Prishtina, familjarė tė Heroit Kombėtarė tė Isa Boletinit dhe tė bashkėluftėtarėve tė tij.

    Imami Murati, pėr herė tė parė e bėri tė ditur vendin se ku i kishte fshehur dhe ruajtur eshtrat e Heroit Isa Boletini dhe bashkėluftėtarėve tė tij. “Ka ardhur koha qė pėr eshtrat e Heroit Isa Boletini tė pėrkujdesen institucionet, pėrkatėsisht komuna e Mitrovicės. Sot nė 95 vjetorin e vrasjes sė Isės dhe bashkėluftėtarėve tė tij nė Ribnicė tė Podgoricės dhe 13 vjetorit tė mbėrritjes sė eshtrave tė tij dhe bashkėluftėtarėve nė Mitrovicė ndjej dhembje dhe krenari njėkohėsisht pėr heroin Isa Boletini”, tha ai, pasi qė arkivoli me eshtrat e Heroit Isa dhe bashkėluftėtarėve tij, u nxor nga toka, brenda njė objekti ndihmės nė oborrin e tij, ku i kishte fshehur qė nga viti 2004.

    Mulla Asllani ju tregoj tė pranishmėve se iniciatori i parė pėr sjelljen e eshtrave tė Isa Boletinit nga Podgorica nė Mitrovicė ka qenė Prof. Pajazit Nushi, ndėrkohė qė kontribut tė ēmuar kanė dhėnė ish Presidenti Ibrahim Rugova, Latif Berisha, Muhamet Shukriu, Remzi Murati dhe Fetah Hasani. Ai tha se eshtrat ishin varrosur asokohe nė oborrin e xhamisė sė Haxhi Veslit nė Mitrovicė, prej nga pas lufte i ka zhvarros dhe rivarros nė oborrin e shtėpisė sė tij.

    Zėvendėsministri Hajdin Abazi, tha se kujdesi pėr eshtrat e Heroit Isa Boletini dhe ruajtja e tyre, ėshtė patriotizėm, ndėrsa qė sot e tutje Qeveria e Kosovės ka si prioritet pėrgatitjet pėr rivarrimin dinjitoz tė eshtrave nė Kompleksin memorial nė kullėn e tij nė Boletin, pėr t’iu dhėnė mundėsi shqiptarėve qė tė nderojnė dhe respektojnė kėtė figurė madhore tė Kombit.

    Ndėrsa i pari i Mitrovicės, Avni Kastrati tha se Mulla Asllani meriton respekt tė posaēėm pėr ruajtjen e eshtrave nė kohė tė vėshtira, andaj edhe nė emėr tė tė gjithėve e falėnderoi pėr atė qė ka bėrė. Ai njoftoi se eshtrat e Isa Boletinit do tė rivarrosen mė 28 nėntor tė kėtij viti, nė fshatin e tij tė lindjes, me njė ceremoni madhėshtore, nėn pėrkujdesjen e Kryeministrit tė Kosovės, duke shtuar se nė ditėt e ardhshme do tė formohet Kėshilli pėr rivarrim.

    Eshtrat e Heroit Isa Boletini dhe bashkėluftėtarėve tė tij, tani e tutje do tė ruhen nė ambientet e Kuvendit tė Komunės, ndėrkohė qė atyre do tu bėhet analiza e ADN-sė, pėr tė mos lėnė kurrfarė dyshimi.

    Telegrafi
    "Fet` e besėtė t`i kemi, po tė ndarė tė mos jemi." Naim Frashėri

  9. #69
    i/e regjistruar Maska e prizrenasi_30
    Anėtarėsuar
    18-11-2008
    Vendndodhja
    Prizren
    Postime
    729
    A ma shpjegon dikush pse e ka bartur Isa Boletini kete distinktivin ne brez qe i perngjan atyre qe i kan pasur sherifet ne SHBA ose stemave te departamenteve policore ne SHBA?!
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  
    Mos ja bėj tė tjerėve atė qė nuk ke qejf tė ta bėjnė ty!

  10. #70
    -
    Anėtarėsuar
    21-01-2009
    Vendndodhja
    -
    Postime
    2,081
    Qat dinstiktivin ia ka pas dhon Isės Ēak Norris kur ishte Texas Ranger. I tha Ēaku "U mėrzita me kyt xaxin, vetėm ti ma mush menjen qė e merito". Falimners i tha Isa ene qy athere u bon shok.
    Pranej u bo Isa hero, se u bo shoku i Ēakut, se tė ishte pėr Isėn....

    Ajo duhet tė jetė kuti duhani besoj.
    -

  11. #71
    i/e regjistruar Maska e fegi
    Anėtarėsuar
    29-05-2009
    Postime
    5,767
    Xhamadani i Isa Boletinit
    Revolja e Isa Boletinite
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura   
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga fegi : 11-09-2011 mė 06:44

  12. #72
    i/e regjistruar Maska e fegi
    Anėtarėsuar
    29-05-2009
    Postime
    5,767
    Isa Buletini ėshtė njėri ndėr patriotėt mė tė shquar tė historisė tonė kombėtare. Lindi nė fshatin Boletin mė 1864, nga babai Ademi dhe nėna Ajshe Zhabari. Ai luftoi pa ndėrprerė mė se 30 vjet pėr pavarėsinė e trojeve etnike shqiptare derisa u vra pabesisht mė 16 janar 1916, nė afėrsi tė Podgoricės nga forcat reaksionare dhe shoviniste malazeze…
    Kanė kaluar 98 vjet nga dita e ngritjes sė flamurit tonė tė shenjtė, kuqezi nė Vlorė, i cili ėshtė ndėr mė tė vjetrit nė historinė e popujve tč botės. Pėr flamurin kombėtar dhe pėr pavarėsinė e Shqipėrisė merita tė veēanta ka Isa Boletini, kryetrimi i Kosovės. Derisa popujt e tjerė, nė veri dhe nė jug tė territoreve etnike shqiptare e kishin fituar autonominė dhe pavarėsinė qysh nė vitet e 30-ta tė shekullit XIX, Perandoria Osmane as nuk guxonte dhe as nuk dėshironte ta zgjidhte me kohė ēėshtjen shqiptare tė ngritur, sidomos qė nga Lidhja e Prizrenit. Perandoria Osmane e dobėsoi faktorin shqiptar nė Ballkan gjatė terė shekullit XIX, duke lėnė zvarrė kėtė ēėshtje tė vetme tė pazgjidhur nė kėto hapėsira ballkanike, pasi qė Porta e Lartė ra nėn ndikimin e shteteve dhe tė diplomatėve tė huaj, sidomos tė asaj ruse. Shqiptarėve nuk u mbeti tjetėr veē ta mbronin ēėshtjen kombėtare edhe me luftė tė armatosur, prandaj shqiptarėt organizuan kryengritjen e viteve 1910-1911. Nė kėto luftėra u dallua Isa Boletini me luftėtarėt e tij. Kėto luftėra, megjithatė, nuk u kurorėzuan me sukses tė plotė, por ato ishin si hyrje e kryengritjes sė pėrgjithshme shqiptare tė vitit 1912, pasi qė tė drejtat e shqiptarėve vazhdimisht nėpėrkėmbeshin. Shtetet ballkanike kishin dalė me parullėn “Ballkani popujve tė Ballkanit” , por pa shqiptarėt. Ideologėt kryesorė tė Lėvizjes shqiptare kombėtare ishin nė bashkėpunim me tė gjithė fqinjėt pėrreth, por jo pa garanci tė forta pėr fatin e Shqipėrisė…
    Mė 28 nėntor 1912, nė orėn 14:00, u hap nė Vlorė Kuvendi Kombėtar nė tė cilėn nė fillim merrnin pjesė 37 delegatė. Kuvendi zgjodhi kryetar Ismail Qemalin, i cili foli pėr tė kaluarėn e Shqipėrisė, pėr sundimin otoman dhe pėr luftėrat e shqiptarėve pėr liri dhe pavarėsi kombėtare. Ai vuri nė pah se nga rrethanat e krijuara nga lufta ballkanike, e vetmja rrugė shpėtimi ėshtė ndarja e Shqipėrisė nga Perandoria Osmane”. Tė gjithė delegatėt njėzėri vendosėn: Shqipėria tė bėhet qė sot e lirė, e pavarur, me Qeveri tė pėrkohshme…
    Isa Boletini kishte arritur nė Vlorė me 100 luftėtarė tė armatosur, ku caktohet qė tė organizojė njė ushtri tė vogėl (Gardėn Kombėtare). Gjithashtu Ismail Qemali pėr roje tė tij personale, nė derė tė kabinetit dhe tė qeverisė, i emėron luftėtarėt e Isa Boletinit, i cili caktohet komandant i Gardės Kombėtare. Vėllezėrit nga Kosova u priten me bujari tė madhe nga tė gjithė banorėt (qytetarėt) vlonjatė. Shumicėn prej tyre nė lagjen e vjetėr “Tapana” (tani “ Katėr heronjtė”) nė pjesėn e sipėrme tė sė cilės u krijua vend pushimi i kuajve dhe pajisjeve luftarake tė tyre. Kjo ishte njė kodėr bregore e vogėl, e mbushur me ullinj prej nga shihej krejt qyteti. Tė gjithė u miqėsuan shpejt me njėri tjetrin. Madje ata (qytetarėt) nė shenjė nderimi filluan ta thėrrasin kodrėn thjesht edhe shkurt “Kaēanik”, ngase shumica prej tyre kishin luftuar nė Grykėn e Kaēanikut dhe nga atje kishin ardhur. Kėshtu kodra “Kaēanik” tani po kthehej kėsisoj nė njė pėrmendore tė veēantė historike pėr pėrjetėsimin e ardhjes sė Isa Boletinit nė Vlorė… (shih njė punim tė Qerim Vrionit, botuar nė “Albanica”-2008).
    Mė 28 nėntor 1912, kur u shpall pavarėsia e Shqipėrisė, Ismail Qemali kishte thėnė: “duke ju falėnderuar kėtij trimi (Isa Boletinit), sot po valon flamuri ynė i lirė”. Pastaj e kishte caktuar ministėr tė Mbrojtjes, por Isa nuk e kishte pranuar kėtė detyrė, sepse kishte thėnė se ka tė tjerė mė tė menēur pėr t’i dalė zot kėsaj detyre me rėndėsi tė veēantė kombėtare. Kėshtu, nė vend tė tij e kishte propozuar Mehmet Derallėn, njeriun qė nė atė kohė kishte tė kryer shkollimin superior nė fushėn ushtarake…
    Veprimtaria e tij patriotike gjithmonė ishte bėrė halė nė sy tė armiku serbo malazez. Nė kėtė periudhė kohore (1915) Isa Boletini qėndronte nė Mal tė Zi qė ishte kthyer kohė mė parė nga Shqipėria. Kėtu kishte pasur disa lėvizje dhe takime me disa personalitete tė vendit, si me gjeneral Vusheviqin , konsullin austriak, e tė tjerė. Mirėpo, si duket qėndrimi i tij kishte ra nė sy shpejt qarqeve tė caktuara shoviniste dhe reaksionare serbo-malazeze, prandaj mė 16 janar 1916 rreth 80 xhandarė kishin zėnė pusinė nė dy anėt e urės mbi lumin Rubnicė, duke pritur Isa Boletinin qė i kishin caktuar kohėn pėr t’u lajmėruar. Nė atė moment kishte arritur Isa Boletini tė Ura e Ribnicės dhe i kėrkojnė dorėzimin e armėve. Isa Boletini kundėrshton...”jo besa kurrė s’ia kam dorėzuar mbretit as krailit.. “Zhvillohet njė luftė e vėrtetė dhe brenda njė kohe vritet kryetrimi i Kosovės, Isa Boletini, dhe shtatė tė tjerė:
    1. Isa Boletini 52 vjeē - Boletin;
    2. Halil Boletini - i biri, 24 vjeē - Boletin;
    3. Seid Boletini - i biri, 18 vjeē - Boletin;
    4. Jonuz Boletini - nipi i tij, 25 vjeē - Boletin;
    5. Halit Boletini - nipi i tij, 24 vjeē - Boletin;
    6. Hajdar Selim Radisheva - mik i Isasė - Radishevė;
    7. Idriz Bislimi - djali i vėllait tė Hajdarit, 18 vjeē -Radishevė;
    8. Nisim Nimon-Bala, 28-vjeēar – Isniq.
    Pra, vriten tė gjithė trimat nė vend. Nga ana e tė pabesėve malazezė vriten 7-8 xhandarė dhe plagosen 10-12 tė tjerė.Nė varrimin e tij tė datės 25 janar 1916 mori pjesė njė numėr i konsiderueshėm i personaliteteve shqiptare nga Shkodra, Podgorica, si dhe myftiu i qytetit, njė kolonel, konsull austriak me dy kompani ushtarėsh, i cili kishte mbajtur njė fjalim. Fjalėn e rastit e kishte mbajtur gjithashtu edhe shkodrani Nasuf beg Dizdari. Lajmi i vrasjes sė Isa Boletinit u pėrhap dhe shkaktoi dhimbje dhe hidhėrim tė thellė nė mbarė popullin shqiptar…
    Tani kanė kalua 94 vjet nga vrasja e tij dhe me gjithė pėrpjekjet qė janė bėrė, ende eshtrat e Isa Boletinit dhe bashkėluftėtarėve tė tij nuk prehen nė vendin e merituar, nė vendlindjen e tij, nė Boletin…
    Iniciativa pėr bartjen dhe rivarrimin e eshtrave tė Isa Boletinit
    Kaherė ka qenė e pranishme dėshira pėr bartjen e eshtrave tė kryetrimit, Isa Boletinit, nė vendlindje, nė Boletin, mirėpo kjo punė ishte mjaft me pėrgjegjėsi dhe e vėshtirė pėr t’u realizuar. Megjithatė, kjo iniciativė ėshtė ndėrmarrė me pėrkushtim dhe angazhim dhe pėr tė gjithė ata qė morėn kėtė iniciativė duhet pasur konsideratė tė veēantė. Njėri ndėr ata qė ka dhėnė kontribut tė madh pėr zbulimin dhe gjetjen e varrit tė heroit tonė kombėtar, ėshtė edhe Mulla Asllan Murati nga Zhabari i Poshtėm, shumė vjet kryetar i Bashkėsisė Islame nė Mitrovicė, tani imam nė Xhaminė e Zallit, i cili qė 13 vjet u kujdes dhe i ruajti nė fshehtėsi tė madhe eshtrat e kryetrimit Isa Boletini. Mė 21 korrik 2011 (e enjte) nėn patronazhin e Ministrisė sė Kulturės dhe kryetarit tė Kuvendit Komunal tė Mitrovicės, z. Avni Kastratit, eshtrat e Isa Boletinit dhe bashkėluftėtarėve tė tij, nė mėnyrė institucionale, u paraqiten para opinionit tė gjerė. Nė kėtė rast u fol dhe u pėrkujtuar ky hero i madh i kombit tonė…Me kėtė rast Mulla Asllan Murati, pas fjalimit tė shkurtėr tė kryetarit, A. Kastratit, foli me respekt tė veēantė pėr iniciativėn dhe historikun e bartjes sė eshtrave tė Isa Boletinit dhe bashkėluftėtarėve tė tij nė atdhe. Iniciator pėr bartjen e eshtrave tė Isa Boletinit nė Kosovė, nė vendlindjen e tij nė Boletin, ka qenė profesor Pajazit Nushi nga Prishtina (i cili ishte i pranishėm nė kėtė ngjarje me rėndėsi historike dhe kombėtare). Ai (Nushi) nė muajin maj tė vitit 1998, bashkė me Masar Rizvanollin kishin bisedua me prof. Latif Berishėn, kryetar i LDK-sė, dega nė Mitrovicė, e kishin thirrur mulla Asllan Muratin dhe nė njė shtėpi private nė mėnyrė sekrete e kishin shtruar ēėshtjen pėr bartjen e eshtrave tė heroit kombėtar, Isa Boletinit. Pajazit Nushi kishte shpjeguar nė kėtė takim se kur ishte sekretar pėr arsim e kulturė tė Kosovės gjatė vitit 1968/70 ishte pėrpjekur qė zyrtarisht t’i bartė eshtrat e Isa Boletinit nga Podgorica, por udhėheqėsit malazezė nuk e kishin pranuar kėrkesėn e parashtruar.

  13. #73
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    tek libri i ekrem bej vlores ka ca kujtime interesante per isa boletinin..

    kam pa njiher ketu me duket ne forum.. ishte nji stermbes e isa boletinit..po nuk po e shoh me..

    bija e ali boletinit..

    njerez te mir jan.. kjo familje.. fisnike..

    ne tiran njihet si burr zotni enis boletini..doktorri.. nip i is boletinit..

    po mvje mir qe hajdin abazi po kujdeset per atdhetaret..

    dikur lshonte thirrje me ja kajt nanen ldk-istave..


    i rrnoft brekushja e fistani..
    e cefesht mbas malit.. rshqani..
    porsi miu iku lpk-ani..
    e ne evrop tuj pordh trimnira..
    tuj mbledh dallers e kompira..
    me gjabira e kopila..


    nejse.. suksese ne mbledhje eshtnash e te gjallet i kan qaty per gazep e sja u fut kush ne pordh..

    .



    ..
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Brari : 11-09-2011 mė 06:55

  14. #74
    i/e regjistruar Maska e prizrenasi_30
    Anėtarėsuar
    18-11-2008
    Vendndodhja
    Prizren
    Postime
    729
    Citim Postuar mė parė nga fegi Lexo Postimin
    Xhamadani i Isa Boletinit
    Revolja e Isa Boletinite
    o ti fegi, pasi po dike shum gjera per jeten e Isa Boletinit a po me tregon pse e ka mbajtur ate stemen e sherifit ne brez?
    Mos ja bėj tė tjerėve atė qė nuk ke qejf tė ta bėjnė ty!

  15. #75
    i/e regjistruar Maska e fegi
    Anėtarėsuar
    29-05-2009
    Postime
    5,767
    Albanian William Tell
    Patriot Shoots Through Follower's Fez to show Skill
    New York Times September 12th, 1912

    http://query.nytimes.com/mem/archive...D1405B828DF1D3
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura

  16. #76
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    me tregonte nji mik..o feg..

    ishim tha ne nji takim manifestim-pordhaco tollumbacim.. te llojit kush mundet ma shum me bertit uck uckkkk me bethen ne kauc ne shoqaten lpk-iste x ne skandinavi..
    ne podium si gjithmon shoki hajdin.. krah tij shoki bardhyl mahm.ut etj xhambaze te diaspoires enveroiste qe ato dite dalloheshin se kush me shum po i con faksa botes e serbise..e se kush ma fort e bukur po "ze-dhense-on".. se femijet e kosoves e grat kan ushtri..e eja ne mujsh oj serbi.. se valla nanen kina me ta ki..
    gjat fjalimeve mutaviste enveroiste.. post 97 toiste si hajdini abaz e si mahmuti bardhyl ..kush ma shum e kush ma me inat tu shajt anmikin kryesor..pra LDK-ne e Farkun e Rugoven.. eee..mes tjerve qe shaheshin e kercnoheshin e mallkoheshin.. ish dhe koloneli Ahmet Krasniq..
    kena me ja kajt nanen dhe atij ulerinte bardhil mutaj i mahmutajve.. te LPK-se ..
    urraaaa uck uckkkk bertiste turma.. uck-ashe qe kurr nuk shkoj ne uck..
    shaj hajdini e shaj bardhuli.. e muta tjere sot zv ministra apo krytara komune neper kacanika e andej ketej.. kur.. thot miki.. degjohet nji zile celulari.. ne celular te hajdin abaz bardhyl mutajve..
    salla heshti nji cast..
    foli si mahmuti si abazi..me dikend pi se largu..
    morren nji lajm..
    lajmi i erdhi sigurisht nga shtabi mutavist ne 15 katsho-rogner klosisto sylo fahredinoist..
    tash sa e kem qerue kolonel ahmet krasniqin.. ish pas kon lajmi i "gzushem" qe u erdh nga tirana.. flliqanave ne fjal..

    e pra kta vrases e bashkpuntor vrasesisht.. sot lujn rolin e kujdestarve per kujdesin kinse ndaj figurave kombetare..e kuptohet ne pozita ministrash e zv ministrash apo krye bashkiakesh..

    tmerr..

    kjo eshte kosova sot..


    ..

  17. #77
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    12-05-2009
    Vendndodhja
    Iliri
    Postime
    2,914
    Sipas tregimeve te pleqve ,ne nji rast nji plak i Lupqit =lagje mes LLapit e shales se Bajgores..i thot Is pse e shite Kosoven ., Ai u pergjigj valla kur ja kom derzu qelsat e Lupqit te Adem Demaqit zemra me esht ndal.
    2Kurteshi te pika e doganes veri 5 vjet ua ndali shkieve kte rrug per tregti me sheher,i brengosur dha urdher te vritet kurteshi ne Quk te Vllahis afer gjamije qe sot quhet quka e Kurteshit qe serbet te bejn tregti te lir.Kurteshi para se te vdiste tha..O is jau pafsh hajrin shkieve te Kolloshinit.
    Sherifi i Vocve i tha Isė ti kishte ment doria i jem tujat e kisha vra ..zaher se kishte lan me ladrue.
    apo se ndoqi turkun per tia liru shkaut kte tok te djegur disa her nga shkau zhugan.
    Historia na hyn ne pune vetem nese nuk e bejm mitologji.


    Apo i vjen juve zhege.

  18. #78
    i/e regjistruar Maska e fegi
    Anėtarėsuar
    29-05-2009
    Postime
    5,767
    Citim Postuar mė parė nga ganimet Lexo Postimin
    Sipas tregimeve te pleqve ,ne nji rast nji plak i Lupqit =lagje mes LLapit e shales se Bajgores..i thot Is pse e shite Kosoven ., Ai u pergjigj valla kur ja kom derzu qelsat e Lupqit te Adem Demaqit zemra me esht ndal.
    2Kurteshi te pika e doganes veri 5 vjet ua ndali shkieve kte rrug per tregti me sheher,i brengosur dha urdher te vritet kurteshi ne Quk te Vllahis afer gjamije qe sot quhet quka e Kurteshit qe serbet te bejn tregti te lir.Kurteshi para se te vdiste tha..O is jau pafsh hajrin shkieve te Kolloshinit.
    Sherifi i Vocve i tha Isė ti kishte ment doria i jem tujat e kisha vra ..zaher se kishte lan me ladrue.
    apo se ndoqi turkun per tia liru shkaut kte tok te djegur disa her nga shkau zhugan.
    Historia na hyn ne pune vetem nese nuk e bejm mitologji.


    Apo i vjen juve zhege.
    3. PĖRGATITJA E ATENTATIT KUNDĖR SHABAN PALLUZHĖS

    Nė fund tė vitit 1944 dhe nė fillim tė 1945-ės, nė Sėrbicė e Gllogofc formohen komandat e vendit dhe nė to vendosen njerėzit qė mendohej se mund tė jepnin kontribut nė konsolidimin e pushtetit tė ri komunist. Nė komandėn e vendit, tė Serbicės, asokohe vendosen Riza Voca, Vllado Kėrstiq dhe Hysen Thaqi. Nėpėr qendra tė mėdha fshatare formohen edhe komunat. Nė Polac kryetar i komunė emėrohet Mulla Brahimi e kėshtu emėrohen edhe kryetarėt nė qendrat tjera. Nė kėtė kohė, Shaban Polluzha me brigadėn e vet tė porsaformuar kishte shkuar nė Sėrbicė me qėllim qė t’u bėnte me dije autoriteteve nė pushtet se duhej tė kishin kujdes pėr sjelljet e tyre me fshatarėt e Drenicės. Posa arrin kėtė qendėr, Shaban Polluzha hyn nė komandė dhe takohet me udhėheqjen e sajė. Menjėherė pas Shabanit hyn Mulla Brahimi i Polacit dhe i drejtohet Riza Vocės me kėto fjalė: ”Qysh bėn, unė si kryetar tė mos di pėr arrestimin e njerėzve tė mi, pėr burgosjen e Osman Xanit dhe tė dy bashkėfshatarėve tė tij”? Nė skenė del Vllado Kėrstiq, i cili imanit tė Polacit i thotė se nėse i kanė duart e pėrlyera me gjak, do tė marrin edhe tė tjerė dhe nuk do ti kthejnė mė e nėse jo, atėherė do t`i lirojmė. Ndėrkohė qė foli Kėrstiqi, Shaban Polluzha kishte dalė jashtė zyrės dhe nė momentin kur u kthye i dėgjoi vetėm fjalėt e fundit “duart me gjak” dhe menjėherė reagoi duke pyetur atė se kush kėrkon kėtu gjak me nervozizėm i thotė atij se kush ishte. Ē’ėshtė e vėrteta, Shabani nuk e njihte fare Vlladen dhe gjatė bisedės me tė, nuk mund tė hetohej se nuk ishte shqiptar ngase fliste mjaft mirė shqip. Ky i thotė se quhej Vllado Kėrstiq dhe me tė hetuar se ky ishte malazez, i drejtohet: ”ti po kėrkon gjak apo jo”?. Vllado mbeti i hutuar dhe papritur Shaban Polluzha nxjerr revolen pėr ta vrarė, por urgjentisht reagojnė Riza Voca, Hysen Thaqi, Iljaz Cini, Imani i Polacit dhe unė, tregon Shaban Aruēi i Rezallės qė ishte korrier nė komandėn e vendit. Vllado Kėrstiqi, nga frika hyri nėn tavolinė, ndėrkaq qė e kapėm Shaban Polluzhėn pėr ta qetėsuar dhe mezi e bindėm tė dilte jashtė. Mė kujtohet, thotė Shaban Aruēi, kur theksoi kėto fjalė: ”Nuk do tė lejoj qė gjithfarė bythėpalari tė sundojė nė Drenicė”. Mori brigadėn dhe u nis, si mė duket, nė drejtim tė Mitrovicės.
    -Sipas disa njoftimeve qė kisha si korrier nė kėtė qendėr, - tregon Shabani, - nė Mitrovicė pėrgatitej atentat kundėr Shaban Polluzhės. Menjėherė Vllado Kėrstiqi bėn me dije autoritetet e Mitrovicės pėr vėrsuljen qė i kishte bėrė Shabani.
    Duhet theksuar se gjatė asaj periudhe Shaban Polluzha gjithherė ėshtė ruajtur dhe pėrcjellė mirė nga njerėzit e brigadės sė vet dhe mu pėr kėtė, si thotė Shaban Aruēi, nuk ka mundur tė realizohet atentati i pėrgatitur nė Mitrovicė.
    Ky fakt ėshtė bindės, sepse Shaban Polluzha, posa kuptoi qėllimin e tyre, filloi tė ngrite zėrin pėr t’iu kundėrvėnė mė vonė edhe me luftė tė organizuar.

  19. #79
    Eshtrat e Isa Boletinit, rivarrosen pėr 100-vjetorin e pavarėsisė

    As kėtė vit, eshtrat e njėrit prej nėnshkruesve tė deklaratės sė Pavarėsisė sė Shqipėrisė, Isa Boletini, nuk do tė varrosen nė kullėn e tij nė Boletin, pėr shkak se ende nuk ėshtė bėrė ADN-ja.

    Familjarėt thonė se afati i fundit i rivarrimit do tė jetė pėr 100 vjetorin e pavarėsisė, ku pritet tė ndėrtohet edhe njė bust pėr veprimtarin e shquar kosovar.

    Eshtrat u morėn nė Mal tė Zi 13 vite mė parė pas insistimit tė familjarėve, ndėrsa nė Mitrovicė ato mbėrritėn nė korrik tė kėtij viti

    Klan TV
    Mos shkruaj gjė kur je me nerva, sepse, ndėrsa plaga e gjuhės ėshtė mė e keqe se e shpatės, mendo ē’ka mund tė jetė ajo e pendės

  20. #80
    i/e regjistruar Maska e Tipiku
    Anėtarėsuar
    08-08-2005
    Postime
    3,950

    Isa Boletini - Njeriu ne permasat e nje Legjende

    Emri Isa

    Mbiemri Boletini

    Lindur mė 1864 nė Boletin, Mitrovicė,Kosovė

    Vdiq mė 1916 nė Cetinjė, Mali i Zi

    Kombėsia Shqiptar

    Profesioni Strateg Popullor

    Mirėnjohje Hero i Popullit

    Citate : 1`Unė kam ngrit krye pėr hakin e Shqipnis. Nuk lypi shpėrblime pėr vete. Unė jam mirė kur asht

    mirė Shqypnia

    2` Kur tė vij pranvera, do tė plehėrojmė Fushė Kosovėn me eshtrat e serbėve, sepse ne

    Shqipėtarėt kemi vuajtur shumė pėr tė harruar."



    Isa Boletini (1864- 1916), atdhetar i shquar, strateg popullor, organizator e udhėheqės i lėvizjeve pėr ēlirim e bashkim kombėtar ku bashkė me Idriz Seferin pėrbėnin njė kombinim qė u shndėrrua nė mit ndėr bjeshkėt e Kosovės, Hero i Popullit. Lindi nė fshatin Boletin, Mitrovicė. Ai ishte i pashkolluar, me njė nam tė madh pėr guximin dhe arritjet.



    Jeta dhe vepra atdhetare

    Mbiemri origjinal i familjes Boletini ashtė Maksutaj nga fisi Shalė i vendosur ne Isniq pranė Deēanit, dhe me vonė migruan drejt fshatit Boletin nė Kosoven veriore, prej nga mueren dhe mbiemrin. Bėmat e tij u bėnė legjenda, dhe arratisjet e tij nga turqit e serbėt pėrralla. Nė moshėn 17 vjeēare mori pjesė si luftėtar i Lidhjes Shqiptare tė Prizrenit nė betejėn e Slivovės (22 prill 1881) kundėr forcave osmane. Pėrkrahu Haxhi Zekėn dhe atdhetarėt e tjerė nė themelimin e Lidhjes Shqiptare tė Pejės (1899-1900) dhe nė qėndresėn e saj kundėr sunduesve osmanė dhe qarqeve shoviniste fqinjė. Ai mori pjesė nė atė kuvend nė krye tė delegatėve tė Mitrovicės ku u mori pėrsipėr qė vendimet e Kuvendit do t'i zbatonte me pėrpikmėri. Por armiqtė shekullor tė Shqipėrisė si gjithmonė, sa e panė se shqiptarėt filluan tė organizohen, gjetėn njė kalė troje qė e futėn nė mes pėr tė perēarė shqiptarėt. Pikėrisht kur Lidhja e Pejės po merrte po atė shtrirje e atė karakter Kombėtar si tė Lidhjes sė Prizrenit, me dorėn tradhtare tė shqiptarit Mahmut Zajmi tė shitur te osmanlia e te Serbia, mė 1901 e vrau kryetarin e Lidhjes sė Pejės, tė madhin Haxhi Zeka. Betejėn e parė me ushtrinė osmane Isa Boletini e ka bėrė nė vitin 1895. Valiu i Kosovės Hafiz Pasha i dha urdhėr majorit Mehmet Efendiut qė ta sulmonte nė befasi Isa Boletinin ditėn e Bajramit. Por Isai ishte mėsuar me pabesitė e osmanlijve dhe rrinte gjithmonė nė pritje pėr ēdo tė papritur. Nė atė kohė majori turk nė krye tė njė taborri ushtarėsh u nis pėr Boletin. Ndėrkohė Isai i kishte zėnė pusi atje ku ai nuk e priste dhe jo vetėm qė e shpartalloi ushtrinė osmane po vrau shumė prej tyre dhe vetė majorin qė e la kokėn nė luftė. Ndėrsa Isai me forcat e tij i shkoi nė fshatin Banjė dhe i ēoi fjalė Veliut: "Shnosh e mirė arrita nė Banjė, ndėrsa majorin Mehmet Efendiun e lash nė Boletin. Po tė doni urdhnoni edhe ju se po ju pres si majorin". Kjo fitore u pėrhap si rrufe nė tėrė Kosovėn dhe autoriteti i Isait urrit shumė sidomos nė Kosovėn Veriore. Nė atė kohė Kulla e Boletinėve u bė njė vend peligrinazhi ku shkonin shumė vizitor jo vetėm shqiptar, po edhe gazetarė e korrespondent tė huaj gjė e cila i ra nė sy qeverisė osmane. Mbėshteti rilindėsit shqiptarė, veēanėrisht pėr shkollat, madje ndėrtoi shkollėn e parė nė gjuhėn shqipe pėr Boletinin e Shalės.

    Nė vitin 1902 u hap lajmi nė tė gjithė Kosovėn se sė shpejti nė Mitrovicė Rusia do tė hapte njė konsullatė. Qėllimi i saj ishte pėr t'i shkuar nė ndihmė Serbisė. Nė atė kohė Isa Boletini, sa e mėsoi atė lajm, i ēoi fjalė Valiut duke i thėnė se ai nuk do ta lejonte qė tė hapej konsullatė ruse nė Mitrovicė. "Na nuk do tė lejojmė kurrė qė tė vijė kangjalloz tė Miskokit nė Mitrovicė", i tha Isa atij. Ky ultimatum e shqetėsoi shumė qeveriė osmane sepse ajo e kishte pranuar me protokoll qeveritar hapjen e konsullatės dhe ajo vendosi qė me ēdo kusht ta largonte nga Kosova Isa Boletinin. Por ajo e kishte shumė tė vėshtirė ta bėnte atė veprim se me Isain nuk ishte mė vetėm Shala, por Mitrovica me Vushtėri e Llap. E ndodhur para kėtij fakti, ajo vendosi qė ta bindė me tė mirė Isa Boletinin.

    Mbas shumė pėrpjekjesh ajo ia arriti qėllimit qė ta bind Isain qė ai tė shkonte nė Stamboll, por Isai iu vuri kėto kushte:

    1) Konsullit rus t'i ndalohej ardhja nė Mitrovicė

    2) Tė lihem i armatosun e me shokė

    3) Tė banojė vetėm nė Stamboll

    Mirėpo nė pikėn e parė qeveria e tradhtoi, sepse konsulli rus shkoi nė Mitrovicė. Por populli qė ishte lidhur me besė se nuk do ta lejonte tė hapej konsullata ruse nė Mitrovicė, u ēua nė kėmbė dhe filoi luftėn. Nė atė kohė Konsulli rus qė ishte artilier, doli vetė tė komandonte topēijt kundra shqiptarėve. Njė rezervist shqiptar nė ushtrinė osmane pyeti: "Po kush asht ai qė po komandon topēijt? Dhe kur i thonė se ishte kangjalozi rus, ai menjėherė ia ktheu pushkėn dhe e vrau. Nė Stamboll Isai mbajti njė qėndrim tė papėrfillshėm ndaj pashallarėve e qeveritarėve dhe shtėpia e tij ishte kthyer nė njė vend strehimi pėr patriotėt dhe shtėpi bamirėsie pėr hallexhinjtė qė shkonin nga Kosova. Nga Stambolli Isa Boletini u lirua tė kthehej nė Kosovė pas katėr vitesh, mė 1906 kur Rusia u mund nė luftė nga Japonia se pėrndryshe s'kishte pėr t'u liruar kurrė. Kur ia komunikuan lrimin ai tha: "Ma ēoi Zoti Zhapanin (Japonezin) nė ndihmė e ia theu kryet Muskovit (Rusisė) e mue m'u dha mundėsia tė kthehem nė Kosovė". Sulltani i dha titullin Bej, (pasha) e ēifliqe nė Stamboll, vetėm tė rrinte atje, por ai iu pėrgjigj: "Ma i mirė asht Boletini, se Stambolli". Mbas kthimit nė Kosovė Isai priti e pėrcolli miq e dashamirė dhe merrte informata nga ata qė e vizitonin se si i kishin punėt me qeverinė nė vendet e tyre. Me kėtė ai ia blente mendjen seicilit e duke pa se pothuaj tė gjithė ishin tė pakėnaqur e tė gatshėm pėr veprim, ai me shaka u thoshte: "Po sikur tė fillonim ndonjė kryengritje pėr tė fituar tė drejtat tona, a jini tė gatshėm tė baheni fidakqor? (flijuar)", dhe tė gjithė iu pėrgjigjėn se ishin gati. Mė 1901-1902, Boletini u caktua si koka e "Rojeve shqiptare" tė Sulltan Abdul Hamid II (1876-1909) nė Stamboll, ku kaloi 4 vitet e ardhshme. Ai qėndroi nė kėtė pozitė deri mė 1908, kur nė nėntor ai i dhį pėrkrahjen Revolucionit Xhonturk. Ishte njė nga organizatorėt e Kuvendit tė Ferizajt (1908) qė luajti rol tė rėndėsishėm nė shpalljen e Kushtetutės. Iu kundėrvu politikės reaksionare e antishqiptare tė xhonturqėve. Kur Xhavid Pasha dėrgoi 7,000 burra me nė krye Dervish pashėn drejt Shqipėrisė qė tė nėnshtronte Kosovėn, Isa Boletini me njė grusht burrash shtjelluan njė mbrojtje tė guximshme. Gjatė dėbimit trupat osmane dogjėn kullėn e familjes sė tij nė shenjė hakmarrje. Armiqėsia ndaj serbėve nisi po mė 1908, kur Isa me njerėzit e vet ēarmatos bandat serbe tė komanduara nga konsulli rus i asaj kohe, tė furnizuara me armė po nga Rusia. Nė 1909 Boletini udhėhiqte betejat nga Prishtina nė Prizren e mė tej edhe mė gjėrė, Burri i Kosovės luajti rolin qendror si kryetar i kryengritjes tė pėrgjithshme nė pranverė tė 1910 kur udhėhoqi luftėtarėt nė betejat e zhvilluara me ushtrinė turke nė zonat Shtimlje-Carralevė mė 1910 ku turqit thyhen keqas e mė pas ndėrton edhe njėherė shkollėn shqipe dhe kullėn qė edhe sot qėndrojnė, e mė tej kundėr ndėrhyrjeve tė Serbisė, Malit tė Zi, Rusisė e Austro-Hungarisė (kjo e fundit u pėrball me aneksimin e synyar tė Sanxhakut) nė Shqipėri. U dallua si udhėheqės e organizator i kryengritjeve tė mėdha popullore antiosmane tė viteve 1910-1912. Mbėshteti kryengritjen antiosmane tė v. 1911, udhėhoqi forcat kryengritėse nė zonėn Drenicė-Mitrovicė dhe Podujevė-Prishtinė mė 1912. Gjatė Luftės Ballkanike nė tetor 1912, u vu nė krye tė ēetave tė armatosura vullnetare pėr mbrojtjen e trojeve shqiptare kundėr pushtuesve serbė. Nė kėtė periudhė emri i tij u lakua e komentua shumė nė shtypin e kohės i lidhur me betejat e Cernalevės, Kaēanikut, Shkupit dhe tė Kalasė sė Mitrovicės, ku gjeti vdekjen edhe konsulli rus qė ndihmonte serbėt nė operacionet kundėr shqiptarėve.



    Isa Boletini nė Vlorė



    Nė ditėt e pavarėsisė, nė krye tė pėrfaqėsuesve tė Kosovės, u ndodh pėrkrah Ismail Qemalit nė Vlorė dhe mori pjesė aktive nė organizimin e forcave tė armatosura pėr mbrojtjen e Qeverisė sė Pėrkohshme tė Vlorės,- ku tregohet se Ismail Qemali i ofroi njė post ministri, e Isa ģa ktheu "Jo Ismail, se duhen njerėz tė shkolluar", dhe i rekomandoi M. Derallen. Kėtu ngarkohet dhe krijon Gardėn e parė tė Ushtrisė shqiptare duke vendosur rregull nė disa zona tė jugut e duke mbrojtur zonat e bregdetit nga forcat greke. Mė 1913, si anėtar i delegacionit shqiptar e pėrfaqsues i Ushtrisė Shqiptare, sė bashku me Ismail Qemalin shkoi nėLondėr, ku protestoi me forcė kundėr vendimit tė Fuqive tė Mėdha pėr copėtimin e Shqipėrisė. Historiani Edwin Jacques tregon njė anekdotė qė trajton sa vijon: “Sa hyri nė godinėn e Ministrisė sė jashtme britanike qė tė mbronte ēėshtjen e kombit tė tij, polici i sigurisė i kėrkoj tė hiqte revolen nga brezi dhe t'a linte nė vendin e posaēėm ngaqė duhet tė hynte i paarmatosur. Ai e dorzoi pa u ankuar. Gjatė takimit, ministri i jashtėm, Sir Edward Grey, e shoqėroi Boletinin drejt vendit pėr tė rimarrė revolen e tij. Ku ministri qeshi, ‘Gjeneral, gazetat mund tė shkruajnė nesėr se Isa Boletini, qė as Mahmut Shefqet Pasha s'mund t'a ēarmatoste, sapo u ēarmatos nė Londėr.’ Boletini ia ktheu me njė pėrqeshje tė butė, ‘Jo, jo, as nė Londėr!,’ dhe nxori nga prapa njė revole tė dytė.”[1]

    Shqiptarėt qė shkuan nė Londėr lanė pėrshtypje tė mira (edhe pse nė rrezerva i vetmi qė pėrballonte nivelin e homologėve ishteLuigj Gurakuqi,- sipas At Gjergj Fishtės). Nė njė rast kur Aubrey Herbert si kryetar i komitetit bashkė me Tonin Prekźn shėrbyen si pėrkthyes mes Isa Boletinit e z. Lloyd George ku u tha sa vijon,

    "Thuaji atij,” tha Isa, "qė unė jam malėsor, ashtu si ėshtė ai, dhe qė unė e di qė zemra e tij ėshtė e sjellshme karshi atyre qė vuajnė.” E tha me shumė shprehi, ”E thuaji qė kur tė vij pranvera, do tė plehėrojmė Fushė Kosovėn me eshtrat e serbėve, sepse ne Shqipėtarėt kemi vuajtur shumė pėr tė harruar."

    Nė takimet e shpeshta Gjenerali me qeleshe tė bardhė la njė mbresė tė fortė tė zakoneve shqiptare, ku askush nuk mund ta shihte pa e admiruar atė. Ai zuri shumė miq, qė i treguan lavdinė e Londrės. "Por prapė,” ai i thoshte mikut tė tij Aubrey Herbert, "madhėshtore siē ėshtė, e tė sjellshėm siē jeni ju Anglezėt, Unė nuk do ta ndėrroja kėtė me shkėmbijtė dhe lumejt e mi.” Ai u kthye nė Shqipėri, ku trupat e tij mbrojtėn Princ Wilhelm zu Wied deri nė nisjen e tij nga Shqipėria, dhe me mbėshtetjen e kolonelit holandez Thomson, krijon xhandarmėrinė e parė shqiptare. Mė vonė Isa Boletini kaloi pėrsėri nė Kosovė, ku organizoi qėndresėn popullore kundėr pushtuesve tė rinj serbo-malazezė. Duke e kaluar jetėn nė luftė e pėrpjekje dhe me urtėsinė e tij, fitoi autoritet tė madh si udhėheqės popullor. Isa Boletini e lidhi jetėn e tij e tė familjes me fatin e atdheut, dashurinė e besnikėrinė ndaj tė cilit e shprehu me fjalėt "Unė kam ngrit krye pėr hakin e Shqipnis. Nuk lypi shpėrblime pėr vete. Unė jam mirė kur asht mirė Shqypnia!" kur Ibrahim Pasha u kėrkoj shaljanėve me Isėn nė krye tė mos niseshin pėr nė Shkup e u premtoi poste. Mė 1916 gjendet nė Shkodėr pėr tė organizuar mbrojtjen nga malazezėt. Mė 23 janar 1916 u vra pabesisht nga shovinistėt malazezė nėPodgoricė, sė bashku me tė bijtė Halilin dhe Zahidin, nipėrit Jonuzin dhe Halitin dhe tre luftėtarė tė tjerė.

    Bėhet fjalė mbase pėr njė sekuencė, sė cilės fare pak i afrohen versione tė ngjashme tė historisė botėrore, qofshin tė hiperbolizuara nga fantazistė. Ja skena e papėrsėritshme: "I futur nė kurth, Isa Boletini qėllohet nga tė gjitha anėt me plumba, por nuk bie teksa arrin tė qėllojė deri nė fund mbi ekzekutorėt e vet. I bėrė sallatė nga predhat, ai nuk shtrihet, nuk nxjerr zė, nuk dridhet, nuk bėn asnjė hap pas, si tė ishte prej shkėmbi. Dikur plagėt e rrėzojnė nė gjunjė, por sėrish ai arrin tė mbajė armėn nė duar duke qėlluar... Dhe nė momentin qė dora e djathtė i copėtohet, e kalon revolen nė tė majtėn...".



    Prologu i vrasjes



    Vrasėsit e njeriut mė tė fortė nė krah tė Ismail Qemalit, njeriut qė shpalli Shqipėrinė tė pavarur, ishin xhandarėt malazezė tė urdhėruar nga qeveria e kėtij vendi, kurse ata qė e prenė nė besė ishin disa diplomatė francezė. Ishte janar i vitit 1916, pikėrisht koha kur trupat austriake pushtonin Malin e Zi, pothuaj pa hasur nė asnjė rezistencė. Porse qeveritarėt e Malit tė Zi, pa u turpėruar nga ky pushtim, pa u turpėruar prej faktit se nuk rezistuan deri nė fund, u kujdesėn gjithsesi tė hiqnin qafe armikun e hershėm, shqiptarin e tmerrshėm, Isa Boletinin, tė cilin e mbanin prej disa kohėsh tė izoluar. Sipas rrėfimeve tė njė tė afėrmi tė Isa Boletinit, tė pasqyruara nė librin e Skėnder Luarasit "Isa Boletini", botim i vitit 1971, kthesa pėrfundimtare e jetės sė shqiptarit tė madh nis me pėrfshirjen e Kosovės nėn Jugosllavinė, sipas vendimeve tė fuqive mė tė mėdha tė Evropės nė takimin e Londrės mė 1913. Nė vitin 1915, malazezėt pushtojnė Shkodrėn dhe legjendės sė rezistencės pėr bashkim kombėtar i mbetet tė kėrkojė ndihmėn e ndėrkombėtarėve. Francezėt afrohen dhe konsulli i tyre nė Shkodėr, Bikok, i thotė Isa Boletinit dhe njerėzve tė tij qė tė shkojnė nė Ambasadėn Franceze nė Cetinė, asokohe kryeqytet i Malit tė Zi, nga ku do tė merrnin vizė pėr tė shkuar nė ndonjė vend neutral. Pikėrisht kėtu nis edhe plani pėr ekzekutimin e shqiptarit tė madh. Njerėz tė Boletinit kishin vėnė re njė lidhje tė ēuditshme tė diplomatėve francezė me ata malazezė nė Shkodėr, por kjo do u vinte nė mendje mė pas. Gjithsesi Isa Boletini dhe shpura e tij mbėrrijnė nė Cetinė dhe mė tej bėjnė njė vizitė nė ambasadėn franceze, ku u tregohet njė telegram i paraqitur si urdhėr i ministrit tė Jashtėm francez pėr t'i nxjerrė nė njė vend neutral. Ndėrkohė, anglezėt, mė bujarė, e ftojnė Boletinin ta marrin nėn mbrojtje, por nisur nga ligjet e maleve, ai preferon "mikun qė i hapi derėn i pari". Pak orė mė pas, nė mėngjes, Isa Boletini sheh se shtėpia ku bujte ishte rrethuar me xhandarė malazezė. Shqiptarėt merren dhe dėrgohen nė Nikshiq, duke u mbajtur gjatė gjithė kohės nėn survejim.



    Ekzekutimi



    Thyerja e frontit malazez nga austriakėt nė tė njėjtėn periudhė kohe dėnon me vdekje pėrfundimisht Isa Boletinin. Ushtarėt malazezė e shoqėrojnė atė bashkė me njerėzit mė tė afėrt nė Danilograd dhe mė pas nė Podgoricė. Mė 23 janar 1916, nė ditėn kur malazezėt po u dorėzonin kryeqytetin pa luftė austriakėve, duket urdhri pėr vrasjen e Boletinit dhe njerėzve tė tij nuk mund tė shtyhej mė tej. Ekzekutimi i besohet njė njėsie ushtarake qė kishte pėr qėllim mbajtjen e rregullit nė qytet, deri nė dorėzimin e tij trupave austriake. Ja rrėfimi i Tafilit, nipit tė Isa Boletinit, qė i mbijetoi ngjarjes, sipas librit tė Skėnder Luarasit: "Nja 80 xhandarė kishin zėnė pritė nė tė dyja anėt e urės sė Ribnicės, karshi prefekturės, afėr kishės katolike. Unė me dy vėllezėrit, sipas lajmėrimit tė kasnecit, po ktheheshim pėr nė shtėpi, te axha (Isa), patrulla nė krye tė urės, qė po priste ardhjen e axhės, na ndali. Kur oficeri urdhėron ndalimin, xhandarėt me pushkėt gati tė qėllojnė pyesin: Kush asht Isa Boletini?! Por oficeri ndėrhyn duke u thėnė: Mos shtini, nuk ėshtė asnjė nga kėta!". Por qė tre vėllezėrit nuk kanė mundėsi tė lajmėrojnė Boletinin pėr vendimin e malazezėve, pasi me pėrdhunė, nėn kėrcėnimin e armėve mbyllen nė njė shtėpi dhe mbahen tė bllokuar. Nė kėtė kohė Isa Boletini, vet i tetė, kishte hedhur hapat e parė nė dėrrasat e urės sė Ribnicės pa e dalluar se edhe nga pas krahėve xhandarėt e mbyllėn udhėn qė tė mos kishte asnjė mundėsi daljeje. "Njė oficer komandues u kėrkon shqiptarėve tė dorėzojnė armėt, por Isa Boletini kundėrshton: Jo besa! S'ja kam dorėzue, as Krajlit, as Mbretit. Dhe nxjerr armėn. I pari qė shtie ishte njėfarė Pero Buriqi nga Vasoviēi. Menjėherė flakė pėr flakė pėrgjigjet edhe Isa Boletini dhe tė tijtė me nga dy revolverė nė duar. Brenda disa minutave, tė rrethuar nga tė gjitha anėt nga dhjetėra xhandarė, vriten tė gjithė, Isa Boletini dhe dy tė bijtė, Halili dhe Zahidi, qė ishte student nė Vjenė, dy nipėrit, Jonuzi dhe Halili, Hajdar Selim Radisheva, kunati i Isait, djali i vėllait tė Hajdarit, Idriz Bilimi dhe Misin Bala nga Isniqi. Nga ana tjetėr mbetėn tė vrarė tetė xhandarė dhe plagosen dyfishi. Shfaqja u sodit nga disa ministra malazezė tė strehuar nė prefekturėn e qytetit", rrėfen i mbijetuari.



    Sipas Gjillasit



    Nuk ka ndodhur shpesh qė sllavėt tė shkruajnė me respekt pėr shqiptarėt, aq mė pak ata tė jugut. Por duket madhėshtia e Isa Boletinit i ka kaluar caqet. Millovan Gjillas, shkrimtari i njohur disident, nė veprėn e tij "Toka pa Drejtėsi", botuar nė versionin anglisht nė Nju Jork, nė vitin 1958, shkruan me respekt pėr shqiptarin nė kėtė vepėr tė tijėn, qė shumė e kanė krahasuar tė barasvlershme me "Donin e Qetė" tė Shollohovit. Ja si e sjell ai momentin e vrasjes sė Boletinit: "Beteja e Isės me ushtarėt e tij vullnetarė nuk kishte vazhduar shumė, pavarėsisht heroizmit tė rreptė tė shqiptarėve. Nga kjo goditje kishte rėnė udhėheqėsi i tyre dhe besnikėt e tij tė devotshėm. Njerėzit mė tė afėrt tė Isės ishin likuiduar dhe tė tjerėt ishin shpėrndarė nė katėr anė. Isa Boletini ishte vrarė, por kishte luftuar trimėrisht, madje pėr njė kohė tė gjatė, pavarėsisht se kishte mbetur i vetėm nė rrugė tė madhe. Ashtu, i plagosur, ishte ngritur nė gjunjė dhe sado qė nuk kishte fuqi pėr tė mbajtur pushkėn, qėllonte me revole qė tė paktėn tė vriste ndonjė prej armiqve para se tė jepte shpirt. Babai im ishte turrur me vrap drejt tij dhe shqiptari i pamposhtur e kishte kaluar revolen nė dorėn e majtė, por nuk kishte pasur kohė tė hapte zjarr. Njė ushtar e kishte vėnė nė shenjė dhe Isa kishte rėnė pėrdhe. Babai ishte afruar me vrap dhe Isa e kishte vėshtruar me sytė e mėdhenj dhe tė pėrgjakur, kishte thėnė ēka nė gjuhėn e tij amtare dhe nė atė ēast kishte dhėnė shpirt. Babai e kishte marrė mauzerin e tij tė gjatė me dorezė tė stolisur argjendi dhe e kishte ruajtur si kujtimin mė tė shtrenjtė. Pėr ēudi edhe ne fėmijėve na vinte keq dhe ndienim hidhėrim dhe kishim mbajtur zi pėr Isa Boletinin. Edhe babait i vinte keq, megji-thėse ai ishte krenar qė ishte vrarė prej grupit tė tij. Ky ishte njė pikėllim i veēantė, ishte mė tepėr njė admirim pėr njė hero sypatrembur tė Shqipėrisė, qė kishte luftuar deri nė fund nė njė fushė tė zhveshur, nė mes tė rrugės sė madhe, pa iu lutur kėrkujt dhe pa falur askėnd, ashtu drejt nė kėmbė, i pambrojtur. Admirimi pėr tė bėnte pjesė gjithashtu nė pikėllimin tonė. Nė qoftė se njė njeri duhet tė vdesė, do tė ishte mirė tė binte ashtu siē kishte rėnė Isa Boletini. U kujtoftė pėr jetė nga ata qė e panė dhe nga ata qė kanė dėgjuar pėr tė! Shumė mė vonė ne i patėm treguar babait dhe e ngacmonim pėr kėtė, se kishim lexuar qė Isa Boletini kishte vdekur nė Shkodėr. Babai nuk e pranonte njė gjė tė tillė. Por pėr tė nuk kishte aq rėndėsi nėse ky kishte qenė Isa Boletini vetė, apo ndonjė nga oficerėt e tij, kryesorja ishte se shqiptarėt qė kishin luftuar nė atė betejė dhe, sidomos prijėsi i tyre, qė nuk mund tė ishte njeri tjetėr veē Isa Boletini, ishte vrarė. Babait i kishin thėnė se ky ishte Isa. Dhe kjo mjaftonte pėr tė, fakti i rėnies sė tij ishte provuar pėr jetė tė jetėve me zjarrin e pushkėve".



    Varrimi



    Tė marrė nė pyetje nga autoritetet austriake, ministrat malazezė u justifikuan se kishin pasur informata se Isa Boletini do tė provokonte ngjarje pėr tė djegur dhe plaēkitur qytetin. Sipas tyre, ai ishte vrarė duke sulmuar prefekturėn nė pėrpjekje me patrullat e ushtrisė. Organizatorė tė drejtpėrdrejtė tė vrasjes ishin ministri i Luftės, gjenerali Veshoviq, i kunati i Krajl Nikollės, komandanti i Pėrgjithshėm, gjeneral Janko Vukotiqi, ministri i Punėve tė Brendshme, Plamenac, prefekti i Podgoricės, Ramadanoviēi e tė tjerė. Trupat e Isa Boletinit dhe njerėzve tė tij u vendosėn fillimisht nė njė dhomė tė prefekturės, ku u bė edhe identifikimi. Varrimi u bė nė Podgoricė dy ditė mė pas me pjesėmarrjen e mijėra shqiptarėve banorė tė zonės. Nasuf Dizdari nga Shkodra mbajti njė fjalim para se arkivoli i Boletinit tė futej nėn dhe. Gjithsesi askush nuk besonte pėr vrasjen e Boletinit, pasi nuk ishte hera e parė qė lajmet e bėnin tė vrarė. Po kėshtu nuk u besua dhe njė komunikatė zyrtare e ushtrisė austriake, qė jepte lajmin e vrasjes sė tij "gjatė njė pėrpjekjeje me malazezėt". Eshtrat e tij u transportuan nė Boletin me 25 shtator 2004



    Vepra e Isa Boletinit ėshtė nderuar nė ēdo kohė nė gjithė Shqipėrinė etnike. Emrin e tij e mbajnė shkolla, rrugė, lagje e sheshe. Gjithashtu ka njė batalion special tė ushtrisė shqiptare, qė u instalua nė Irak, qė mban emrin e Isa Boletinit.
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  

    Stjerner er dom som lyser i Mųrke

Faqja 4 prej 5 FillimFillim ... 2345 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Rexhep Mitrovica
    Nga PORTI_05 nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 13
    Postimi i Fundit: 06-04-2011, 08:15
  2. Isa Boletini patriot,apo...?!
    Nga fatlumi18 nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 23
    Postimi i Fundit: 05-06-2006, 13:04
  3. Familja Boletini
    Nga CEZARND nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 25-08-2005, 21:31
  4. Zbulohen eshtrat e humbura tė Isa Boletinit
    Nga Hyllien nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 22-09-2004, 02:18

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •