
Postuar mė parė nga
Pratolini
Rapsoul nuk e di se sa mund te te vleje pergjigja ime sepse une me shume se sa pragmatik, jam pak teorik ne mendimet e mia ( por meqe jemi ne nje teme qe ka edhe karakter filozofik besoj se kjo eshte e pranueshme )
Per sa i perket temes qe ti shtron, duhet te them se ka qene ne menyre te vazhdueshme e shtruar ne bisedat e mija me intelektuale dhe miq qe me rrethojne. Pasi kam bere nje rezyme, pasi i kam shtuar perbrenda edhe menyren se si une e konceptoj, kam dale ne nje konkluzion :
Jane te treja nje : rrethi
Personalisht e konceptoj kohen shume me ndryshe se sa perceptimi i pergjithshem. Nuk e mendoj si nje vije drejtevizore ku fillon me te shkuaren, jetohet ne te tashmen dhe shkon drejt se ardhmes. Une e mendoj si nje rreth te mbyllur, ku gjithcka riciklohet dhe rifillon. E kur ky rrotullim behet per disa here, koncepti i kohes mbetet vetem si i tille pa percaktime eskplicite nese eshte e shkuar, e tashme apo e ardhme. Kjo mund te shpjegoje dejavu, por jo vetem. Shpeshhere na duket sikur perjetojme ( apo ka ngjashmeri te persosura ) me nje ngjarje qe kemi perjetuar dikur ne te shkuaren, ashtu sikurse shpeshhere na dalin ne te ardhmen pikerisht ato qe mendojme ne te tashmen. Realisht kjo ndodh sepse ne vertete e kemi perjetuar ate ndodhi ne nje apo disa rrotullime me pare te kohes.
Eshte pak e komplikuar dhe ekscentrike por ne te tille teme jane normale keto :P
Si perfundim keshilla ime : Vepro dhe jeto duke mos pasur parasysh kohen, thjesht vepro si ta ndjesh !
Krijoni Kontakt