Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 5
  1. #1
    Konservatore Maska e Dita
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Postime
    2,925

    Koncerti i tre tenoreve

    Kontrollova ne forum, se mos ish hapur kjo teme me pare dhe gjeta vetem nje lajmerim te para disa viteve per zhvillimin e nje koncerti te tre tenoreve ne Itali. Edhe kjo teme per koncertin e tre tenoreve do te jete, ama per ate qe zhvillohet prej disa vitesh ne fundvit ne Tirane.
    Kete vit tre tenoret qene: Adrian Xhema, Kastriot Tusha, Armaldo Kllogjri. Mori pjese dhe nje i katert, i ftuar nga Hollanda, tenori Harrie Van Der Plas. Te ftuar speciale qene sopranoja Ramona Tullumani dhe pianisti Genc Tukici. Dirigjoi orkestren filarmonike te Akademise se Arteve dirigjenti italian Orazio Baronelli. Drejtor artistik: Ibrahim Madhi. Producent: Edmond Tullumani. Ne program udhehoqi Elvira Diamanti.

    Nuk di se si jane zhvilluar koncertet e meparshme, por pati disa supriza te kendshme ne kete koncert.
    Tenori Adrian Xhema ftoi nga salla nje tenor te ri nga Kosova qe studionte ne Akademine e Arteve ne Tirane. Rame Lahaj quhet me duket. Te me korrigjoje kush e njeh sakte emrin e tij. Duket se Kosova se shpejti do te kete nje tenor te madh. Te dy bashke, ata kenduan nje pjese nga Rigoletto dhe i riu nga Kosova qe thjesht i mrekullueshem. Duhet shtuar ketu se eshte dhe djalosh vertet simpatik. Pra do te kete vend dhe per sy drejt skenes. Pritja qe i beri publiku qe madheshtore per nje te ri qe del per here te pare ne nje skene te tille.
    Genc Tukici luajti ne piano nje simfoni per Kosoven te kompozuar nga vellai i tij, kompozitori David Tukici. Dhe ajo ish mrekulli me vete. E ndieje historine te zhvillohej ne tinguj. Qe nje pasurim i vertete per koncertin. Nuk di nese qarkullojne video neper internet nga ky koncert (duke qene se u dha dhe ne TVSH), por nese qarkullojne e pikerisht nga kjo pjese, lutem per lidhjen perkatese te internetit, ku te mund te ndiqet interpretimi.
    Tenori hollandez kendoi me pasion njesoj si ose gati-gati dhe me shume se te tenoret shqiptare kolazhin e kengeve shqiptare qe ishin sjelle ne ate forme se bashku nga kompozitori Edmond Zhulali. Nje kolazh i mrekullueshem nen nje interpretim te mrekullueshem.

    Nje koncert ku padyshim ia vlen te jesh i pranishem direkt ne salle.


    A dini gje, ka DVD ne qarkullim (ne shitje) nga koncertet e kaluara?

  2. #2
    Po, Dita ishte vertet nje koncert i bukur, qe pata rastin ta shoh. Me sa mora vesh kane dhene koncerte jo vetem ne Shqiperi, por edhe ne vendet fqinje. Duket sikur kane krijuar nje tradite dhe ky ishte viti i gjashte qe organizohej. Pashe qe koncerti kishte fituar nje publik te gjere, pasi salla ishte plot. Secili nga tenoret percillte emocione te vecanta me interpretimet dhe pjeset qe kishin zgjedhur, por une do vecoja Adrian Xhemen. Tenori nga Kosova, ashtu sic e ke pershkruar ti, pati nje sukses te plote.

    Me vjen mire kur mendoj, qe mgjth kemi akoma shume probleme, duke filluar nga uji e drita, arrijme te organizojme koncerte te tilla me nivel. Do ia sugjeroja koncertin te gjithe atyre qe kane mundesi ta gjejne/shikojne e sidomos kujt i pelqen muzika operistike
    Mos shkruaj gjė kur je me nerva, sepse, ndėrsa plaga e gjuhės ėshtė mė e keqe se e shpatės, mendo ē’ka mund tė jetė ajo e pendės

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    16,205

    Pėr: Koncerti "Tre Tenoret"


  4. #4
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    16,205

    Pėr: Koncerti i tre tenoreve

    Koncerti "Tre Tenorėt dhe Ramona Tullumani" - Njė sukses i vėrtetė !

    Rudina - Tetor 2018


    https://www.youtube.com/watch?v=G8TIonUwRpM

  5. #5
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    16,205

    Pėr: Koncerti "Tre Tenorėt"

    "Tre Tenorėt" - 20 VJET

    Koncerti historik “Tre Tenorėt” nė bashkėpunim me Agjencinė e Parqeve dhe Rekreacionit rivjen pėr publikun shqiptar nė Amfiteatrin e Tiranės me pjesėt mė tė bukura e perlat e krijimtarisė botėrore e shqiptare.

    Me pjesėmarjen e tre tenorėve tė njohur, Armaldo Kllogjeri, Ignacio Encinas e Fabio Andreoti dhe pėrshėndetjen e jashtėzakonshme pėr 20-vjetorin e koncertit nga Soprano Botėrore Inva Mula, Simona Pavaroti, mbesa e legjendės sė Tenorit Pavaroti dhe Soprano Ramona Tullumani.

    Nė piano Genc Tukiēi - pianist dhe nė dirigjim Leonardo Quadrini Official

    Surpriza e veēantė nga “Tre Musketierėt” : Redon Makashi, Aleksandėr Gjoka, Elton Deda.

    Producent: Edmond Tullumani

    Organizatorėt e Kėtij Eventi prestigjioz i mirėpritėn artdashėsit nė 24 Shtator, 2021 - ora 19:00, te Amfiteatri i Tiranės.

    https://aprtirana.al/event/tre-tenoret/



    BRAVO pėr organizimin ndėr vite & emocionet e jashtėzakonshme tė dhuruara pėr tė gjithė muzikėdashėsit & artdashėsit !
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga sirena_adria : 28-10-2021 mė 12:27

Tema tė Ngjashme

  1. Depeche Mode
    Nga drini_nė_TR nė forumin Muzika botėrore
    Pėrgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 12-05-2009, 16:56
  2. Koncerti nga Brusa, nė Turqi
    Nga orhanvardar nė forumin Albumi fotografik
    Pėrgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 07-05-2007, 09:40
  3. Koncerti i Madona nė Romė, skandalizon Vatikanin
    Nga Albo nė forumin Toleranca fetare
    Pėrgjigje: 16
    Postimi i Fundit: 14-08-2006, 06:54
  4. Koncerti i Rolling stones
    Nga DEBATIKU nė forumin Bashkėpatriotėt e mi nė botė
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 20-07-2003, 10:59
  5. Koncert ne Itali i "Tre tenoreve Shqiptare"
    Nga dodoni nė forumin Muzika shqiptare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 01-02-2003, 03:50

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •