Close
Faqja 2 prej 7 FillimFillim 1234 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 40 prej 132
  1. #21
    Perjashtuar Maska e Prototype
    Anėtarėsuar
    10-05-2002
    Postime
    1,450
    rrofte vlora kaq di una

  2. #22
    I lutem moderatoreve qe kjo teme mos te mbyllet.
    Ju keni frike nga kjo teme sepse del e verteta.
    Ju kerkoni mos kthehet koka mbrapa se jeni frikacak dhe antishqiptare.
    Por un te garantoj ty dhe gjithe vlonjtate qe mendojne si ty,qe ngjarjet e 97 nuk do harrohen derisa te vihet ne vend Nderi i Martireve qe rane per te ruajtur Institucionet.Derisa te dale para drejtesis S.Gjinushi dhe Luiza Hoxha ,e te paguajne gjakun e Deshmoreve.

    I paharruarr qofte kujtimi tyre.
    :^zilet

  3. #23
    xha Barka Maska e Jonian
    Anėtarėsuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Ec drejt bulevardit deri te Skenderbeu. Aty pastaj futja nga te duash...
    Postime
    332
    Nuk po perpiqem te nenvleresoj faktin qe shume njerez me ose pa faj vdiqen ne ato dite,por dua t'ju kujtoj edhe nje fakt tjeter. Institucionet shteterore nuk ishin aq pa faj sa mund te doje t'i beje ndonjeri.Nuk e di nese ndokush ka degjuar per avionin qe hodhi bombat ne malin ne krah te Delvines. Dy pilotet dezertuan dhe kerkuan strehim politik ne Itali duke pohuar qe kishin marre urdher t'i hidhnin bombat ne qytet ne Delvine por nuk u bente dora. Duke qene se kishin kundershtuar nje urdher ushtarak, do kalonin ne Gjykate Ushtarake dhe ndaj kerkuan azil.Po ashtu ishin kamiona te tere me oficere te Akademise se Mbrojtjes, cunake 18 vjecare te cilet i kishin ngritur ne oren tre te nates pa u thene se ku po i conin.Ne mengjes e pane veten ne llogoret e para per tu ndeshur me popullsine e Delvines dhe Sarandes e fshatrave perreth.U dorezuan duke qare dhe per fat nuk u derdh gjak dhe fjalet qe thashe pak me lart i kane thene ata vete.Ishte vete popullsia vendase qe i veshi me rroba civile dhe i nisi per ne shtepite e tyre.
    Me kuptoni nuk po perpiqem te mbroj askend. Kushdo qe ka vrare qofte per vetembrojtje apo per hakmarrje apo edhe kot per sport ka kryer nje krim nga cfaredolloj pikepamje qe ta shohesh.Ajo cfare kam jetuar e kam pare vete me ka bindur se cdo gje ishte e organizuar, si revolta e popullsise ashtu edhe reagimi nga ana e shtetit.
    Trimi i mirė me shoqe shumė

  4. #24
    Updating.... Maska e Wordless
    Anėtarėsuar
    19-06-2002
    Vendndodhja
    Undercover
    Postime
    3,154
    Me fal Tironsja, a ka mundesi te thuash se kujt do ti sherbeje rihapja e ketij kapitulli turpi per Shqiperine (e jo vetem per Vloren).
    Askush nuk ka frike nga e verteta, por nga nje rremuje tjeter ndoshta me e pergjakshme dhe fatale sesa ajo e para.

    Dhe diēka tjeter, a ke qene present ne Vlore gjate ngjarjeve apo flet me ato qe lexon lart e poshte. Une per vete jam marres i ē'do informacioni sepse nuk kam qene ne Vlore gjate "revolucionit".Kam pyetur ē'do person qe ka qene ne 1996-97. Kuptohet qe ka tre grupe njerezish asnjeanesit (populli i thjeshte me nje fjale), idhetaret e Dr. Berishes dhe ne fund ata te Nanos. Kuptohet qe ē'te thote njeri nuk ta thote tjetri por nga sa kam arritur une te kuptoj (kuptohet qe mund te jem gabim) faj kane patur te gjithe, kuptohet qe politikanet kane pergjegjesine kryesore dhe fatkeqesisht duke qene te gjithe te implikuar
    asnjeri prej tyre nuk kerkon te zbardhet e verteta.

    Shendet!
    Ky shtet ėshtė ky qė ėshtė sepse qytetarėt tanė janė kėta qė janė !

  5. #25
    i/e regjistruar Maska e ZANOR
    Anėtarėsuar
    25-09-2002
    Postime
    1,114
    Une nje gje po u them!

    Asnje ***** rome dhe asnje ***** "tirone" te mos guxoje te zeje ne gojet e tyre te ndyra popullin e Vlores dhe Vloren bashke sepse nuk jane ne gjendje te gjykojne vlerat e nje qyteti dhe nje polpulli heroik sic eshte populli i Vlores. Historia e ka treguar se kush jane vlonjatet dhe cila eshte Vlora. Cdo ide tjeter eshte e ceket dhe injorante.Do ti lutesha qe ta mbyllnit kete teme sepse eshte nje turp i madh qe nje shqiptar te flase me kete gjuhe.
    Sa per turpet ata qe i shkruajne le ti kerkojne neper emrat e tyre sepse ia ben "muuuuu" kush eshte i pacipe dhe i paturp.

    RROFTE VLORA!!!!!!!!
    HISTORIA NUK SHKRUHET ME SHKROLA E SHKOKLA!

  6. #26
    Updating.... Maska e Wordless
    Anėtarėsuar
    19-06-2002
    Vendndodhja
    Undercover
    Postime
    3,154
    e shikon tironse se ē'fare sjell rihapja e plageve :-(.
    Jam nga zona e Vlores dhe e njohe mire karakterin tone. E kemi te veshtire te themi "na falni" me imponim, sidomos kur nuk e ndjejme veten te fajshem. Kujdes me konfliketet krahinore, eshte loje e rrezikshme dhe menyra sesi shtrohet problemi (SHIK-u deshmor e Vlonjatet "bandite") eshte shume provokatore.
    Shprehje te tilla perkedhelese "nuk jane gjith vlonjatet bandite" veēse shtojne irritimin tone dhe ju duhet te jeni aq te ndergjegjshem sa ta kuptoni.
    Per tu rifreskuar mendjen atyre qe ndodhen jashte:

    Dialog diku ne Perendim (tren, avjon, anije, stacion ...)
    ....
    -Shqiptaret jane kriminele, prostituta, bandite ...
    -Zonje, me falni por dhe une jam shqiptar!!!
    -Ahhh, po jo, s'jane gjith shqiptaret ashtu!!!!
    ....

    C'hipokrizi por sa e hidhur kur e degjon nga shqiptaret!!
    Ky shtet ėshtė ky qė ėshtė sepse qytetarėt tanė janė kėta qė janė !

  7. #27
    Reflection Of Passion! Maska e Stela2
    Anėtarėsuar
    11-11-2002
    Vendndodhja
    ne europen qendrore
    Postime
    12
    Ilirjani, nderin dhe lavdine e Vlores e te vlonjatve,nuk e mbron dot

    duke share e duke u fryre si gjel kot,,,, aq me teper duke

    perdorur fjalor te tille!!!! Ske pse e

    thua ti se cilet jane vlonjatat apo vlora!!!!!Ate e ka treguar dhe e

    tregon historia!!!Shpresoj te kuptosh qe duke share e bertitur

    stregon gje tjeter vecse nje cilsi te dobet nga karakteri jot!!!!

    sorry qe ta them,po eshte fakt!!!

    Ciao
    Last night I slept alone
    I stayed at home
    For the first time since you've been gone babe
    No friends to understand
    To lend a helping hand
    To ease the greatest pain I've ever known .........

  8. #28
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    07-09-2002
    Vendndodhja
    kepi rodonit
    Postime
    347
    Joniani thote:

    ------

    Nuk e di vertetesine e gjithe atyre qe ka shkruar FIGO me lart, pervecse per ato ngjarjet qe ndodhen ne Sarande. Sa jane shkruar me siper per ngjarjet e ndodhura ne Sarande jane te paverteta sepse personi qe hodhi bomben te makina e oficereve te SHIK-ut nuk ishte Shpetim Idrizi, por ai qe njihej me nofken "Bubeqi" ne qytet. Po ashtu i ashtuquajturi Komiteti i Shpetimit Kombetar kryesohej nga nje ish-oficer i quajtur Xhevat (mbiemri s'po me kujtohet)i cili deri para pak muajsh perpara trazirave sherbente si perfaqesues i VEFA Holding ne Sarande.Kjo me ben te mendoj per kapacitetin mendor te atij populli: Si ka mundesi qe te njejtin person qe te mori paret ti njeri (ose popull) e ve kryetar te te shpetoje nga kush e di se cfare?

    --------------


    Eshte e vertete se ashtu si ky Xhevati qe ka punuar aty ku "RRuheshin " Paret e popullit ka punuar edhe vet "eksperti i financave te PS, dora vete Arben MaLaj.

    E jane po keto ..Arbena e xhevata qe nxisnin popullin qe "te luante nga fiqiri" qe si e si te realizonin jo "kthimin e Parave" por permbysjen me dhune te pushtetit.

    Kur nji popull ka hyre ne rrugen ku Shteti dhe institucionet dalin nga Vota dhe parlamenti..e ti kerkosh ketij populli te te dale ne rruge e te kerkoje ne Pazar ndryshimin e figurave Shteterore eshte jo vetem anakronike por dhe KRIM kur dihet se anakija dhe revolucionet historikisht sjellin derdhje gjaku.

    Per fat te keq "nxitesit kryesore" ishin profesore qe e dinin qofte historin e botes qofte te Shqiperise qofte dhe vet rregullat demokratike ku ecen Bota dhe ku kish filluar te ecte vet Shqiperia.
    Keta profesore njihen.. si psh Gjinushi..Mejdani, Neritan Ceka, Arben Malaj, doktor zabit brokaj, Namik Dokle, Frrok Cupi e Fatos Lubonja, Niko e Neki dredha e dardha etj etj.


    Tiransja nuk shan VLOREN sic spekullon 17 vjecari ERMAL Bologna por Ata qe ben ate katastrofe e cila ra mbi vete Vloren e bukur dhe u perhap si murtaje ne gjithe Shqiperine dhe vazhdon te kete pasoja dhe sot.
    Qe nipi i Mezan Malajt u vra para ca javesh ne der te shpise eshte shembull se si vala e krimeve qe shpertheu ne 97-ten vazhdon dhe sot te haje koka njerzish.

    Greta Grabova u vra ne der te shpise..e ajo ishte nji grua fisnike qe ska te beje me Piramidat ..por ajo u vra nga bolsheviket e Zabitit se ajo ishte demokrate.


    Qe kjo teme eshte hapur i vlen ne radhe te pare vet Vlores qe neser ne kutite e Votimit mos te zgjedhe perseri kanibale si Gjinushi e Luize Hoxha..

    Jo kot NANO kerkon te distancohet nga Gjinushi e Zabiti..
    Kuptoni...
    Ai eshte i bindur se me staliniste te tille Ai nuk mund te beje europianizimin e Shtetit Shqiptar ndonse Gjinushi i lepihet cdo dite..per nji kolltuk..
    Deri Mafiozet e internacionales socialiste po vijne per te ri-instaluar ne pushtet kreret e rebelizmit sepse ata i tremben faktit se dyshja Berisha-Nano mund te Zbardhi 97-ten ku dalin pislleqet e Prodit, Asfalise e Bandave te Zabit e Zan Caushit..


    O do Behet Vlora e Shqiperise demokratike ose do mbese keshtjelle e Mafies Medi Terrane..

    Ktu eshte ceshtja..


    Mafia Vlonjate kerkon te "preke ne seder" vlonjatet e ndershem se gjoja po ju shkelet dinjiteti..nga "maloket"...

    Jo jo..aty brenda ne Vlore jane kapot e se keqes..

    Vetem me Voten e lire te njerzve te ndershem e te pa blere nga narko-prosti-trafikantet mund te shpetoje Ai qytet qe eshte vertete nji perle e Atdheut tone..
    shtriji kembet sa ke jorganin ..se te ha bubi.

  9. #29
    Ilirian
    Une duhet te jem nga Vlora qe te te pergjigjem ty me te njejten edukat.
    Fatmiresisht nuk jam vlonjate.
    :^zilet

  10. #30
    te mendohem Maska e {FIGO}
    Anėtarėsuar
    22-05-2002
    Vendndodhja
    eu
    Postime
    146
    nuk meriton qe te merresh me te yll,varja fare ///
    bani palle sa te jeni GJALLE

  11. #31
    i/e larguar Maska e ermal80
    Anėtarėsuar
    24-11-2002
    Vendndodhja
    forumi shqiptar
    Postime
    304

    '

    TIRONSIA e para une s'kam vrare njeri, zan caushin mos ma permend sepse ate e ka urryer dhe e urren gjithe vlora dhe une bashke me ta .nuk te mjaftojne reth 700 djem nenash qe u vrane ate kohe po keta kush i vrau ?
    per mua i kane vrare f.nano dhe s.berisha bashke me bandat e tyre ne te cilat benin pjese dhe heronjte tuaj

  12. #32
    te mendohem Maska e {FIGO}
    Anėtarėsuar
    22-05-2002
    Vendndodhja
    eu
    Postime
    146
    po a e shikon qe sdi cfare flet or cun///
    bje mrena me komet e tuja///
    pastaj meqe ke qene duhet te dish kush i vrau ata 700
    dhe kush i vrau policet qe po benin punen e tyre///
    pastaj nuk me rezulton qe sala e fatosi te kene pasur banda te xbashketa sepse ishin 2extreme ///
    sala ne tirane dhe tosi ne bence(me thuj pak kush e nxori nga burgu) ngaqe dukesh kaq i informuar///
    bani palle sa te jeni GJALLE

  13. #33
    i/e larguar Maska e ermal80
    Anėtarėsuar
    24-11-2002
    Vendndodhja
    forumi shqiptar
    Postime
    304

    ģ

    erzen a i lexon cfare shkruhet me siper ? une thashe qe ne ate kohe isha 17 vjec ,te keshilloj te lexosh me me vemendje
    eshte nje lapidar ne qender te vlores te nje te riut vlonjat te cilin e vrane dhe ju qe nuk jeni nga vlora s'besoj qe ta njihni ,por s'ka problem se njohim ne sepse nuk mund te gjykosh nje qytet duke lexuar faqet e nje gazete

  14. #34
    i/e larguar Maska e ermal80
    Anėtarėsuar
    24-11-2002
    Vendndodhja
    forumi shqiptar
    Postime
    304

    '

    figo cfare te te thote ermali ty ata kane pasur nganje bande per secilin dhe prape ti del tek ato qe thame ne vlonjatet
    nuk mund te gjykosh duke lexuar gazeten

  15. #35
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    19-11-2002
    Vendndodhja
    padova
    Postime
    5
    per mendimin tim se ēka eshte bere ne vlore ate e kan fajin gjith bandat e kuqe komuniste te zan ēaushit me shoke qe jane jo vetem turpi i vlores po i gjith shqiperise dhe se ēbene shiku ne vlore flasin vetem ata qe kishin interes te rrezohej shteti pastaj kush ngre koke mbi shtet ahaaa e ka keq punen une jam nga shkodra por kam shum respekt per vlonjatet por per ata vlonjat qe jane shqiptare dhe jo grek si ai shkerdhat pirro dhima dhe kush e do vloren dhe shqiperine perpara nuk u bashkonte me bandat e fatos nanos ne vlore!i vetmi faj i te nderuarit doktor berisha ishte qe i kurseu ata hora!vellezer rrofte vlora dhe gjith shqiperia por jo me keta grekofone qe jane ne pushtet qe nuk e kane te gjate
    kur po imarrim ata lek

  16. #36
    Dash...me kembore Maska e Toro
    Anėtarėsuar
    26-04-2002
    Vendndodhja
    CALIFORNIA
    Postime
    1,404
    Ermal 80
    Une nuk kam lexuar gazetat per te gjykuar Vloren.....por kam pare me syte e mi se si JU VLONJATET :
    1) Qellonit me automatike pa kurrefare arsye, vetem e vetem te nxirrnit surratin ne televizonet greke ( shenim qellonit per ...tangerllik per tu dukur, jo se kishte arsye!"

    2) Ngritin tre gishtat duke bere shenjen e serbit para TV grek!!!

    3) Bertisnit ne kor ( i gjithe sheshi) " Te q*. te q***** motren -duke share presidentin e Republikes te zgjedhur demokratikisht.

    4) Akoma edhe ketu ne USA, Discovery channel jep akoma dhe sot fragmente nga rrahja e pameshirshme e policeve, sidomos skenen kur vlonjatet u hedhin tavolinen ne koke.Emisioni i perkushtohet dhunes se pallogjikshme nga turmat ne bote. Congratulations Vlora! Jeni ne te njejtin emision me huliganet e tragjedise se Hejselit ne 1986 ne Belgjike dhe me revolten e te burgosurve te perjetshem te Brazilit!!! Ky eshte niveli juaj!
    5) Bertisnit:" Vlora republike" para kamerave dhe gazetareve greke tek ura e Mifolit ( e cila sipas ketyre gazetareve ishte minuar nga ju- populli vlonjat)
    6) Grate vlonjate ishin ato qe flisnin me shprehjet me te ndyra , qe do ti kishte zili cdo rrugac , perpara kamerave, ne prezence te femijeve te mitur.Ishin ato qe benin shenjen e vdekjes , sikur te ishin ne Coloseumin e Romes Antike, duke bertitur " Te vdesin , te vdesin " duke nenkuptuar policet qe u masakruan nga bandat komuniste.

    Kjo eshte kultura juaj demokratike si qytet, ky eshte mentaliteti juaj! Me ato qe bete ne 1997 ju nuk jeni me krenaria e Shqiperise.Ju jeni rrugacet e Shqiperise!
    Ju vlonjatet , qe guxoni dhe hapni gojen sot dhe nuk lini gje pa thene per Berishen , ju jeni me fat qe ishte ai ne pushtet dhe ju la te livadhisnit si te donit.Se te isha une president , jo vetem tankset do kisha futur ne Vlore, po do tju kisha bere shkrumb e hi te gjitheve me cfaredo lloj arme kishte ushtria shqiptare.
    Ju masakruat bijte e nenave te cilet kishin zgjedhur te punonin te vetmen pune te ndershme qe mund te benin. Ju nuk vrate asnje trafikant droge e femrash, nuk i preket qimen e kokes asnje krimineli megjithese te gjithe kishit arme ne duar. Por ato arme i vodhet ti shisni ne tregjet e Evropes, jo te vinit " drejtesine".
    Ju Vlonjatet jeni me burracaket dhe me te shpifurit ne Shqiperi.Sepse pas tragjedise se Otrantos, deklaronit si gjelat te fryre, perpara kamerave si gjithmone, se nuk do ta linit kryeministrin italian te shkelte ne Vlore. Por ja qe ai shkeli ne Vlore dhe ju si lamashe njerez qe jeni e duartrokitet dhe e pritet me salltanetet me te medhaja, thua se ish ngjall Ismail Qemali per se dyti. Keshtu jeni ju vlonjatet!!!!!!!! Si kurdohere gjoksin e keni me vrime, por fytyren te pacipe!
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Toro : 05-12-2002 mė 01:28
    "Who is John Galt?"

  17. #37
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,348
    Postimet nė Bllog
    17
    Mos u mundoni te kryqezoni nje qytet me histori te lashte e te ndritur, fale rrugacerise dhe krimeve te nje grupi te vogel njerezish. Turpi i 1997, me shume se mbi ne shqiptaret e tjere, rendon mbi vete vlonjatet e ndershem e patriote, qe nuk ishin pakice por shumice e heshtur. Dhe ky turp ka per te renduar ende per aq kohe sa drejtesia dhe historia nuk ve ne vend nderin e Vlores dhe mbare Shqiperise.

    Vlora eshte qyteti ku u pagezua Kombi Shqiptar dhe djalli godet pikerisht ne vendet me te shenjta te nje kombi !
    "Babai i shtetit ėshtė Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencėtari!"

  18. #38
    Shpirt i Lirė
    Anėtarėsuar
    15-04-2002
    Postime
    898
    Pse u ngrit Flamuri Shqiptar ne Vlore dhe jo ne nje qytet tjeter te Shqiperise ?

    Pra,
    pse u zgjodh Vlora per te shpallur Pavaresine ?

  19. #39
    Updating.... Maska e Wordless
    Anėtarėsuar
    19-06-2002
    Vendndodhja
    Undercover
    Postime
    3,154
    Kujdes toro se do te thihen briret.
    Kuptohet qe pas ketij postimi dhe ate pak kredibilitet qe i vija kontributit tend ne kete forum (sidomos ne ē'eshtjet qe kane te bejne me Greqine) do jesh ne listen e personave per tu evituar.

    Turp te kesh dhe vafsh ne djall ne emer te gjithe atyre vlonjateve te cilet s'kane te bejne fare me ndyresite qe nxjerr ti nga goja.

    Eni, u ngrit Flamuri ne Vlore se Veriu ishte i pushtuar nga Serbi, Jugu i Toros nga Greku dhe Shqiperia e Mesme kerkonte rikthimin e baba sulltanit. Nuk kemi ndonje merite te veēante si qytet . Gjyshrit tane bene detyren si shqiptare. Kete shqiptarizem dhe orgjinalitet te cilin na e perēemojne "te civilizuarit" dhe sidomos grekofonet qe ishin pothuajse ne portat e Vlores (ne LLogora me saktesisht, te ndihmuar nga Bregasit) nuk e ruajtem vetem ne por ē'do shqipfoles qe s'pati fatin e keq te degjonte sirenat helene apo sllave.

    Pershendes postin e Vagabondin qe dhe nje here tregon se ē'do te thote te jesh i civilizuar, i moderuar dhe shqiptar. Faleminderit Shkodres!

    Rrofte Shqiperia!
    Ne djall provokatoret, perēaresit, te shiturit, torrollaket.
    Ngushellimet e mija familjeve te gjithe atyre qe rane ne krye te detyres.
    Ngushellime gjithashtu per ata vlonjate qe humben jeten fale manipulimeve te felliqura te politikanve.

    Asnje respekt per mercenaret, per bandat, per politikanet dhe gjith te tjereve te cilet perfituan nga situata!

    Dhe e fundit per moderatorer. Pse kjo teme vazhdon te jete e hapur apo doni te beni gallate dhe te shihni sa e ka marzhin e durimit Vlonjati?!! Ju lutem mbylleni kete teme se po me heq deshiren per tu rikthuer ne kete forum per te cilin kam patur respektin me te madhe dhe eshte kthyer pjese e zakoneve te mia. Nqs dua te lexoj sharje shkoj tek www.zhargon.com!!
    Ky shtet ėshtė ky qė ėshtė sepse qytetarėt tanė janė kėta qė janė !

  20. #40
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Ne fakt jo vetem Vlora por dhe Lushnja, Berati, Gjirokastra e Saranda e ca qyteza tjera te Jugut bene epope ne 97-ten.


    Vlonjatet duhet te mesohen te durojne komentet e njerzve mbi ate cka ndodhi ne Vlore ne 96-97-ten. dhe fillim te 97-es.

    Sikur ato ngjarje te ishin me pasoja vetem ne zonen qe kap Radhime-Risili e Sode-Cimento natyrisht qe do ngelej "ceshtje e brendeshme" e Vlores.

    Por fakti qe ato ngjarje paten pasoje ne shkalle republike dhe Kombi athere "jehona" e atyre diteve do ushtoje gjate ne kujtesen e Shqiptareve.

    Kishte 7 vjet qe nga 1990-ta Shqiperia kish hyre, mire ose keq, ne rrugen Euro-atlantike, ne rrugen e demokracise parlamentare.

    Ishte pothuajse harruar e kaluara.
    Dukej si peralle koha e e "luftes se klasave" e "tufezimeve" e pleniumeve kok-ngrenese te PPSH-se e shpartallimeve te "grupeve armiqesore" e izolimit dhe totalitarizmit, e internimeve dhe burgosjeve per nji fjale goje, e spiunimit te biografive qe x ka nje te arratisur ose me ballin etj etj fenomene qe i vuajti gjith Shqiperia e cdo familje shqiptare dhe natyrisht cdo familje vlonjate.
    Ishin harruar radhat e Kosit e gjizes, radhat per vajguri e Qepe, per djathe e veze...ishin harruar lufta kunder antenave e stacioneve te huaja..
    Dicka e bukur po lulezonte dal nga dale ne Shqiperi.
    Natyrisht me veshtirsi...me shume veshtirsi..

    Eshte fakt se ne aparatin shteteror te periudhes 1945-1990 kishin punuar me shumice mijra vlonjate te klaneve te Hysni Kapos e Kadri Hazbiut, te Harilla Papajorgjit e Harilla Papajanit, te Spiro Kolekes e Anastas Kondos, te Manush Myftiut e Arif e Ethem Hasko Gjinushve, te Labo Abazave e Nysret Dautve e te qindra klaneve e mikro klaneve te atyre Selfove, Selmaneve, Dervisheve, Mamanve, Zabitve e Koco Kicove e Malo Malukateve te panumert qe kishin uzurpuar cdo qelize te zyrave staliniste te epokes se PPSH-se.

    Nuk kish pallat e hyrje ne Tirane, nuk kish zyre fronti a organizat partie pa Labusha, nuk kish shkolle a fakultet , nuk kish dyqan a magazine , klub a bufe, nuk kish ndermarrje e byro partie fshati rreth Tiranes pa labusha e labushe, nuk kish repart ushtarak pa komandant ose komisar nga Laberia, nuk kish ambasade a konsulate etj etj pa 2-3-4-5-25 "besnik Partie" te ardhur nga gerxhet e Laberise.

    E cdo te thuash me kete do thoni juve..

    Dua te theme se pikerisht me e sqaruara politikisht per periudhen 1945-1990 nuk ka qene asnji krahine tjeter si Laberia dhe natyrisht dhe me pergjegjsja per periudhen ne fjale.

    Pra Leberit , si individualisht, si kolektivisht, si krushqi-visht i dinin shume shkelqyeshem zorret e ketij shteti deri ne imtesi..dinin shkelqyeshem ..te mirat dhe te keqijat e periudhes enveriste-hysnikapo-manushmyfiste te 1945-1990-tes.

    Pra askush me mire se ata nuk e dinte se perse.. nji dite KALAJA e Pathyeshme Socialiste e Enver-Ramiz-Hysnive, ku ne cdo gure kish djersen dhe zhulin laberor ra e u shemb e u shkermoq si nje kasolle kashte qe behet pluhur e hi nga nji shkendij oxhaku..

    Laberia e instaluar qe nga 1945-sa ne TIRANE ,me kuc e mac e soj e sorollop ishte krejt e ndergjegjshme se ku dhe kur kish filluar "te pikonte Catia" e Shtetit te PPSH-se, e pse Ra ai shtet dhe se sa e veshrire ishte te ri-ngrihej ai shtet ..te ri-merrte fryme e te ecte qofte dhe me paterica drejt rruges se Europes.

    Pra Laberia e Tiranes dhe sorollopi i tyre ne Vlore e Kurvelesh duhej te ishin me kokulurit per fundin e turpshem te epokes Enveriste 50 vjecare.

    Paralizimi i industrise..qe me 1985-en..80 % qe u jepej puntoreve te ndermarrjeve qe ngelen thate pa lend te pare..ndryshkja e Superfosfatit ne LAC e Azotikut ne Fier ..kalbezimi i Sodes ne Vlore dhe i Metalurgjikut ne Elbasan, ndryshkja Vaporreve e lokomotivave e vagonace, traktoreve e eskavatoreve..Germadhe-zimi i uzinave mekanike civile dhe ushtarake..bllokimi i industrise ushqimore..lenja pa fonde e televizionit dhe Kinostudios..Urija e njerzve per qumesht veze ..sallam kafe..mish..domate..Rrush.. etj Tollonizimi ekstrem qesharak.. .lenia e punes ne kombinatet tekstile te Tiranes Korces e Beratit ne pritje te leshit te Pambukut nga b-yth-zinjte e Egjyptit.. , asfiksimi i porteve detare dhe pikave doganore .. degradimi i hekurudhave, rrugve..boshatisja e dyqaneve, bylmetoreve e ushqimoreve.. brinjet e dala te lopve te uritura te tufezimit, femijet e zverdhur te fshatareve..Spitalet pa ilace e me krevate te qelbura..mjeket e infermieret me perparse te grisura .. Carcafet e dhjere te materniteteve.. Farmacite bosh e kopshtet e ftohta te femijve..shkollat e trenat e autobusat pa xhama..Serat e shkaterruara e kanalizimet e po-rdhura.. etj etj faqe te turpshme te asaj kohe pra te viteve 1980-1990 u be ne sy te PPSH-se dhe aspak per faj te AZemit qe ne ate kohe bente kepuce e canta per grat e policve te Tropojes apo te sali Berishes qe merrej me kardiologji ose Favorite studentesh..apo te pjetr Arbnorit qe ishte ala ne Burrel.

    IKJA e MADHE ne ambasadat...ZVARRITJA e madhe drejt kufijve tokesore..KACAVJERRJA MITOLOGJIKE ne vaporret e Porteve jane faqe te turpshme te fundit te asaj epoke ku aspak nuk eshte fajtor kerkush tjeter pervecse PPSH-se.

    E ne kete te KEQE te MADHE pra kishte pjesen e saje te "meritave" dhe KARABINAJA LABE e instaluar ne Shtetin dhe PARTINE e Enver-Hysni-Ramizit.



    Pa e zgjatur sonte .. dua te them se.. te prisje mrekullira nga SALI BERISHA qe mori shtetin e po-rdhur ramizist me 1992 ishte utopi dhe kete me mire se kushdo e dinte LABERIJA per ato arsyet qe numerova me siper..

    e per keto arsye e te dhjetra arsyeve qe nuk po i numeroj sot..VLORA duhej te ishte e Fundit qe duhej ti shkonte nepermend qe ti bente Revolucion Saliut dhe PD-se..
    Kjo thjesht per burrerine qe duhej te tregonin..

    Nji shembull vulgar..

    Nji qaflesh ecen me shpejtesi me benxin e tije.dhe perplas nji plake te mjere ne trotuar..
    Plaken e cojne ne Spital disa kalimtare..
    natyrisht doktoret e shkret e me ato paisje te dh-jera skan cti bejne asaj plake te masakruar nga celiku i mercedesit te qafleshit nga Skela..
    Te afermit e plakes..ankohen nen ze qe..pse ata dreq doktore nuk na e shpetuan plaken tone..
    Mirpo degjohet nje ulerime..Qafleshi po bertet ne oborr te spitalit..
    Na mo doktooorr o shke-rdhate..pse o m-ut m-uti nuk e sherove plaken ti mo..pse mo qen bir qeni nuk e ngjalle ..apo qe te shkoj neper policira une nashti..


    Cte thote doktorr mavrija..ka frike qe ti pervishet qafleshit i t'i thote..
    Jo une.. po ti o qaflesh je fajtori qe e shkallmove trupin e Plakes e tani ankohesh e na hedh fajin neve doktoreve qe nuk vrasim..nuk vjedhim..nuk aksidentojme..por vetem mundohemi te sherojme..


    Keshtu ndodhi dhe me Kohen e Sali berishes..

    Ajo qe ankohej ishte ZP e PPSH-se ..qe ishte vet autorja dhe regjisorja e katastrofes...
    Dhe ankohej e i germuqej..PD-se qe antaresia e se ciles kish qene Skllave ne kohen kur sundonte PPSH-ja e benxave e plenumeve e tufezimeve..e izolimit..

    Dhe kesaj ZP-je "Qafleshe" ju bind Laberia e u hodh ne revolucion te 97-tes..


    Prandaj njerzit e mire jane te zemeruar me VLOREN..
    Prandaj mafiozet i buzeqeshin Vlores..

    Shikoni vetullat e zgerdhirjen fallco te buz shtremtit gjinushi..si tall ko..et me Vloren dhe Gjithe Shqiperine..




    tung...

Faqja 2 prej 7 FillimFillim 1234 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Mesapėt, ky popull i mrekulluesshem ilir
    Nga Qerim nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 26
    Postimi i Fundit: 31-08-2007, 16:07
  2. Ja kush i ka vrare djemte e Vlores
    Nga PORTI_05 nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 102
    Postimi i Fundit: 25-08-2007, 11:25
  3. Pushtimi I Panjohur I Vlores, Ne 1690
    Nga CEZARND nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 08-08-2005, 17:02
  4. Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 23-08-2003, 11:32
  5. Vlore ..dizet e di ..dizet e tre.
    Nga Brari nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 09-12-2002, 09:56

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •