Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 9
  1. #1
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    30-10-2004
    Postime
    705

    Modeli «Rama», kopje e modelit «Salvo Lima», kryetarit mafioz të bashkisë së Palermos

    Modeli «Rama», kopje e modelit «Salvo Lima», kryetarit mafioz të bashkisë së Palermos

    Nga Kastriot Myftaraj - Për ata që e dinë sesi mafia lançonte dhe pomponte kryetarët e bashkive në Siçili, lançimi që iu bë Edi Ramës në krye të Bashkisë së Tiranës dhe pompimi që iu bë atij në këtë post, nuk është gjë tjetër veçse një deja vu e precedentëve siçilianë të ditëve më të mira të mafias në dekadat pas Luftës së Dytë Botërore, derisa shteti nuk filloi ta godasë seriozisht lidhjen mafia-politikë. Njeriu, me të cilin Edi Rama ngjan më shumë është Salvatore Lime, i njohur si Salvo Lima (1928-1992), i cili ka qenë kryetar i Bashkisë së Palermos në vitet 1958-1963 dhe në vitet 1965-1968. Gjithashtu Lima kishte qenë nënkryetar i Bashkisë së Palermos në vitet 1956-1958, por duke qenë i plotfuqishëm si njeriu kryesor i mafies në Bashkinë e Palermos. Pra Salvo Lima ka sunduar dhjetë vjet për llogari të mafias në Bashkinë e Palermos. Kaq iu desh ai mafias në krye të Bashkisë së Palermos. Është interesant se edhe Edi Rama është zgjedhur në krye të Bashkisë së Tiranës për tre mandate nga të cilat dy prej tre vitesh dhe një prej katër vitesh, pra ai ka për të qenë në krye të saj po aq sa Salvo Lima për dhjetë vite. Me sa duket bëhet fjalë për një cikël! Midis Palermos të kohës kur Lima ishte kryetar bashkie dhe Tiranës të kohës kur Rama është kryetar bashkie ka një ngjashmëri të madhe. Tirana e kohës së Ramës, ashtu si Palermoja e kohës së Limës, ishte një qytet ku popullsia ishte duke u rritur në përmasa të mëdha dhe ku krimi i organizuar kishte siguruar të ardhura të mëdha nga trafiqet kriminale në radhë të parë ai i drogës. Këto të ardhura mafia donte t’i investonte në radhë të parë në ndërtim, në pasuritë e patundshme. Në Tiranën e Edi Ramës, ashtu si në Palermon e kryetarëve të suksesshëm mafiozë të bashkisë, ndodh një fenomen që në fillim ka një boom në dhënien e lejeve të ndërtimit, por kryesisht për një rreth të ngushtë, si dhe një boom ndërtimesh, kryesisht pallatesh. Por, paradoksalisht, megjithatë çmimet e apartamenteve dhe dyqaneve mbahen të larta, shenjë e sigurt kjo se tentohet që tregu të orientohet kryesisht nga blerësit-mafiozë, me para të pista që investojnë në pasuri të patundshme paratë e fituara nga trafiqet dhe krimi i organizuar, të cilët, së bashku me politikanët dhe zyrtarët e korruptuar, janë të vetmit që mund të përballojnë çmimet e larta. Kjo bën që gradualisht të bien shitjet. Për të rritur artificialisht blerjet, bëhet një ulje drastike e dhënies së lejeve të ndërtimit, si dhe kufizim i tyre me mënyra të tjera, duke i shpallur disa zona ku potencialisht mund të ndërtohet si të llogaritura për të qenë sipërfaqe të gjelbra sipas planit rregullues, në një kohë që në të tjera sipërfaqe të gjelbra aktuale jepen leje ndërtimi. Këtë ka bërë Edi Rama kohët e fundit. Prandaj, në kohën kur duhej që çmimet të binin dhe të stimulohej rënia e tyre me anë të liberalizimit të lejeve të ndërtimit që qytetarëve të Tiranës t’u mundësohej të siguronin mjedise komode për jetesë dhe biznes, ndodh e kundërta. Në fushatën elektorale për zgjedhjet e fundit vendore Edi Rama paraqiti një spot-kuiz, ku bëhej pyetja sesa metra rrugë ka ndërtuar Edi Rama, sa metra katror sipërfaqe të gjelbër ndërtoi Edi Rama, sa shkolla dhe kopshte restauroi Edi Rama. Por nuk thuhej se sa pallate mundësoi të ndërtohen Edi Rama, sa metra katrore apartamente dhe dyqane mundësoi të ndërtohen Edi Rama, sa është çmimi për metër katror dhe sesa është raporti mes numrit të blerësve dhe numrit të apartamenteve dhe dyqaneve. Se, nëse do të paraqiteshin këto shifra, do të bëhej e qartë se Edi Rama ka ndërtuar një skemë, nga e cila përfiton kryesisht një pakicë njerëzish që e kanë vënë pasurinë në mënyra të kundërligjshme, kriminelë dhe të korruptuar. Kjo mënyrë publiciteti e Edi Ramës duket sikur është kopjuar nga praktikat elektorale të Salvo Lima. Edhe lirimin e hapësirave të gjelbra të zëna nga kioskat Edi Rama e ka bërë në funksion të kësaj skeme politiko-mafioze, për t’i zënë me monstra prej betoni. Në anën tjetër, shumë hapësira të gjelbra funksionale tradicionale janë zhdukur duke zënë nga monstrat prej betoni. Krijimi i imazhit publik të Edi Ramës, që përbën një mit urban të sajuar me kujdes të madh duket sikur ka ndjekur si manual krijimin e mitit urban të Limës si një politikan ndryshe, i ri (Lima ishte 30 vjeç kur u bë për herë të parë kryetar i Bashkisë së Palermos, ndërsa Rama ishte 36 vjeç kur u bë kryetar i Bashkisë së Tiranës), dinamik, jokonformist, si një njeri që punon, në një qytet ku të gjithë vegjetojnë dhe mbretëron kaosi. Edhe Lima u paraqit ashtu si Rama si njeri që vë rregull duke prishur ndërtime pa leje në aksione spektakolare, ku Lima ashtu si Rama përvetësonte në fakt punën e të tjerëve, pasi prishja e ndërtimeve pa leje ishte meritë e strukturave të tjera shtetërore që nuk vareshin prej tij. Ky imazh i llojit mit urban i Limës ishte krijim i mediave të kontrolluara nga mafia. Precedenti që pjesa më e madhe e mediave nuk e kritikojnë kryebashkiakun, siç ndodh me Ramën sot, i përket Palermos të ditëve më të mira të bashkëjetesës të mafias me politikën, të kohës së Limës. Kështu modeli “Rama” në Bashkinë e Tiranës është i ri, në sensin që Rama e zbatoi për herë të parë modelin siçilian të kryebashkiakut mafioz në Shqipëri. Pra, Edi Rama është në çdo aspekt një politikan i vjetër për nga modelet që aplikon. Tek modeli i Tiranës së Edi Ramës do të gjeni të gjitha gjurmët e Palermos së kryetarëve të Bashkive, të cilët ishin vegla të mafias. Edi Rama u kthye në Shqipëri me reputacionin e një “politikani të ri” në vitin 1998, kur u bë Ministër i Kulturës, post që ishte menduar për t’i përgatitur rrugën për në Bashkinë e Tiranës. Me ardhjen e Edi Ramës në krye të Bashkisë së Tiranës, që nga viti 2000 u krijua miti i modelit “Rama”, si një model i ri në politikë. Në fakt modeli “Rama” në Bashkinë e Tiranës nuk është një model i ri, por vetëm një plagjiaturë e modelit të kryetarëve të Bashkisë të Palermos në ditët e sundimit të plotë të mafias në politikë, pas Luftës së Dytë Botërore, deri në fund të viteve tetëdhjetë. Mafia e lançoi Limën nga politika vendore në atë qendrore, duke e ndihmuar që të zgjidhej deputet në parlamentin italian nga Partia Demokristiane, në vitin 1968. Lima ishte dhe mbeti një nga bashkëpunëtorët e ngushtë të Andreotit dhe quhej prokunsulli i tij në Siçili. Në të njëjtën mënyrë si Limën mafia e lançoi Ramën në politikën qendrore, duke e katapultuar kryetar të PS, në vitin 2005, vetëm dy vite pasi ai u bë anëtar i kësaj partie! Ardhja e Ramës në krye të PS, në moshën 41-vjeçare, është njëlloj sikur Lima të kishte ardhur në krye të Partisë Demokristiane në vitin 1969, në kohën kur kjo ishte një parti e madhe. Rama kur erdhi në krye të PS filloi një spastrim të madh, që arriti kulmin me «zgjedhjen» e kryesisë së re të PS, ku në mënyrë shumë sinjifikative, ata që kanë mbetur në kryesi nga politikanët tradicionalë socialistë, janë përgjithësisht njerëz të njohur për lidhjet e familjarëve të tyre me krimin e organizuar. Lima u prish me mafian në kohën që shteti italian filloi ta godasë ashpërsisht mafian dhe kur mafia u kërkoi njerëzve të saj si Lima që të merrnin në mbrojtje krerët e mafias. Momenti kritik erdhi në fillim të vitit 1992, kur Lima dhe njerëzit e tjerë të mafias në politikën e lartë nuk arritën që të pengojnë konfirmimin e vendimeve drastike kundër krerëve të mafias në Gjykatën e Kasacionit në Romë. Atëherë mafia vendosi të bënte një shembull për t’i paralajmëruar bashkëpunëtorët e saj në politikën e lartë që t’i merrnin gjërat seriozisht. Kështu mafia vrau në një atentat Limën. Ky version tashmë është konfirmuar nga hetimet dhe është vërtetuar katërcipërisht, gjyqësisht se Lima ishte njeriu i mafias. Rama tashmë nuk është në pozitën e Limës në 1992, ai është në pozitën e politikanëve eprorë të Limës, të cilët mafia i ka ndihmuar që këta si shpërblim ta mbrojnë atë. Dhe nëse do të vijnë ditë të vështira, kur krimi i organizuar në këtë vend do të luftohet seriozisht edhe me ndërhyrjen e ndërkombëtarëve, atëherë këto do të jenë ditë të këqija për Ramën, që do të ndodhet po aq ngushtë sa Lima. Është në turpin e atyre ndërkombëtarëve që himnizojnë modelin «Rama» kur ata e dinë shumë mirë se Rama është Salvo Lima shqiptar. Të huajt e dinë mirë se Edi Rama mund të quhet kryebashkiaku i botës ndoshta vetëm në sensin që gjatë kohës që ka qenë kryebashkiak është ai që ka nxjerrë të ardhura më të mëdha abuzive se homologët e tij, krahasimisht me qytetet që drejtojnë. Është ironi e madhe të dëgjosh Ramën që flet për politikë të re, duke ia atribuuar vetes këtë cilësi, kur politika e Ramës është politikë e vjetër, po aq sa ajo e Salvatore Limës në Siçilinë e kohës së artë, të bashkëjetesës famëkeqe së politikës me mafian. Tek shumë shqiptarë mund të zërë vend slogani i sajuar me diabolizëm nga fabrika e ideve të Ramës «Të tjerët vjedhin dhe nuk bëjnë asnjë gjë, ndërsa Edi Rama vjedh por bënë punë!», slogan i llogaritur për të manipuluar opinionin publik, se shqiptarët nuk i dinë shifrat e llogarive bankare të Edi Ramës. Por ata të huaj që kanë mundësi të informohen edhe tej barrierave të sekretit bankar, dhe që e dinë mirë se të ardhurat e Ramës nga abuzimi me postin shkojnë në 50 milion euro në vit, pa folur për rritjen e kësaj shume nga investimi në mënyra të ndryshme, e dinë të vërtetën e Ramës, që duket se ka kapërcyer disa herë dhe pasurinë e mësuesit të vet Salvo Lima. Ata që duan të dinë sesi ishte Palermo e kohës së Don Salvos, duhet të vijnë në Tiranën e Don Edit. Tash të shpresojmë që edhe Tirana, ashtu si Palermo, së shpejti do të nxjerrë magjistratë si Falcone Borsellino, Casella etj., që do të godasin lidhjen politiko-mafioze. Fakti që në Shqipëri sivëllai i Salvo Limës, Edi Rama avancoi më tepër në karrierë duke u bërë kryetar i një partie të madhe, tregon se në Shqipëri problematika e lidhjes së politikës me mafian, paraqitet si një karikaturë e Italisë së kohës së artë të mafias. Pra është koha që ndërkombëtarët ta kuptojnë se Salvo Lima shqiptar ka ecur më tepër se ç’mund të tolerohet dhe se gjërat kanë dalë nga kontrolli. Sigurisht që këtë alarm nuk do t’ua japë interlokutori i tyre Erion Veliaj, të cilit ndërkombëtarët i kanë dhënë licencën për të vendosur se kur duhet thënë «Mjaft» dhe që është bërë bashkëpunëtor i ngushtë dhe deri apologjet i Ramës. Me sa duket, Erion Veliaj që supozohet të ketë studiuar për shkenca politike në SHBA, nuk paska dëgjuar gjë atje për modelin e Palermos së Salvo Limës. Por ai nuk mund të thotë se nuk ka dëgjuar gjë për modelin e qytetit Cicero të kontrolluar nga Al Kapone, se ky qytetit është jo larg vendit ku gjendet universiteti ku ka studiuar Veliaj.

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e hope31
    Anëtarësuar
    23-11-2002
    Vendndodhja
    ketu
    Postime
    1,054
    tani vone u dha filmi per mafiozin e bashkise se Palermos
    dhe per cudi kam bere dhe une te njejtin paralelizem

    koicidence apo realitet?
    Fjalet e pa thena nuk lendojne kurre.
    Don't wait for extraordinary circumstances to do good,try to use ordinary situations
    :^proton

  3. #3
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    30-10-2004
    Postime
    705

    KLSH: Rama abuzoi me 420 mijë USD për ndërtimin e 4 shkollave !!

    KLSH: Rama abuzoi me 420 mijë USD për ndërtimin e 4 shkollave !!!


    Në tenderin e zhvilluar sipas urdhër prokurimit nr 159, datë 29.04.2005 me objekt “Pajisje dhe orendi të 4 shkollave dhe 2 kopshteve”, me fond limit 44.050.000 lekë, fitues ofertuesi “.....” shpk, me vleftë kontrate 41.837.000 lekë, u konstatuan këto shkelje të dispozitave ligjore:
    Preventivi është hartuar nga drejtori i Drejtorisë së Infrastrukturës dhe përgjegjësja e Infrastrukturës Arsimore për vlerën 44.050.000 lekë. Ky preventiv është hartuar në total për të 4 shkollat dhe 2 kopshtet dhe jo i veçantë sipas projekteve ndërtimore respektive të çdo shkolle, edhe pse në projektet e zbatimit për secilën shkollë janë pasqyruar fletët e mobilimit sipas ambienteve.
    Sipas KLSH, preventivi nuk pasqyron specifikimet teknike të dërguara nga Ministria e Arsimit në muajin mars 2005, të precizuara edhe në procesverbalin e komisionit të vlerësimit të ofertave dhe njësisë së prokurimit nr 1, datë 29.04.2005.
    Konkretisht në preventiv nuk përcaktohen:

    Përmasat e tavolinave për nxënës të shkollave, të grupit të parë 1200 x 500 mm, ose të grupit të dytë 1300x 600 mm, po ashtu dhe sipërfaqet e punës. Në preventiv citohet tavolina për nxënës 2308 x 6.300 = 14.540.400 lekë.
    Përmasat e dërrasave të zeza me dy pjesë 90 x (2 x 60) 120 cm, 100 (2 x 75) x 150 cm, 100 x (2x100) x 200 cm. Në preventiv janë vendosur dërrasa të zeza me dy pjesë copë 121x 10.000 = 1.210.000 lekë. E kështu me radhë për të gjitha pajisjet e drurit.
    Veprimet e mësipërme janë në kundërshtim me ligjin nr 7971, datë 26.07.1995 “Për prokurimin publik”, neni 14, udhëzimin e KM nr 1, datë 01.01.1996 “Për prokurimin publik”, kapitulli III, pika 2, çka ngarkon me përgjegjësi drejtorin e Drejtorisë së Infrastrukturës dhe përgjegjësen e Infrastrukturës Arsimore.
    Procesverbali nr 1, datë 29.04.2005 i komisionit të vlerësimit të ofertave nuk përcakton parametrat teknik të kompjuterëve dhe printërve, parametra të cilët nuk përcaktohen edhe në preventiv, por citohet vetëm kompjuter copë 37 x 120.000 = 4.440.000 lekë, printer copë 9 x 13.000 lekë = 117.000 lekë, në kundërshtim me ligjin nr 7971, datë 26.07.1995 “Për prokurimin publik”, neni 14, udhëzimin e KM, nr 1, datë 01.01.1996 “Për prokurimin publik”, kapitulli III, pika 2, çka ngarkon me përgjegjësi komisionin e vlerësimit të ofertave.
    Me urdhrin e prokurimit nr 159, datë 29.04.2005 të kryetarit të bashkisë, është ngritur komisioni i vlerësimit të ofertave i përbërë nga 5 anëtarë, pa specialist të fushës për pajisjet e drurit në vlerën 32.150.940 lekë, dhe pajisjet kompjuterike në vlerën 4.557.000 lekë (specialist për punime druri është konsideruar zdrukthëtari i sektorit të shërbimeve dhe jo ndonjë inxhinier i këtij profili), në kundërshtim me udhëzimin e KM, nr 1, datë 01.01.1996 “Për prokurimin publik”, kapitulli IV, çka ngarkon me përgjegjësi personat i lart përmendur.
    Shqyrtimi dhe vlerësimi i dokumentacionit ligjor të kandidatëve dhe ofertave të ofertuesve nuk është korrekt, për pasojë kandidatët konkurrues duhet të s’kualifikoheshin, tenderi duhej të ishte përsëritur.
    Tenderi është zhvilluar datë 26.05.2005 në të cilin morën pjesë subjektet me ofertë në vlerën 43.819.680 lekë, 41.004.276 lekë dhe 41.837.040 lekë, ku subjekt fitues u shpall shpk “......” për vlerën 41.837.040 lekë nga 11 subjekte që kanë tërhequr dokumentacionin për pjesëmarrje në tender.
    Firma fituese
    Certifikata tatimore e këtij subjekti me kod fiskal 33552445 nr serie 028406 ka si objekt të veprimtarisë: prodhim, tregtim, pajisje, tavolina, karrige, përpunim dritare. Pra ky subjekt nuk ka të drejtën e tregtimit të kompjuterëve dhe printërve.
    Ka kontratë të lidhur datë 15.01.2005 ndërmjet subjektit dhe ....., të marrë në punë në detyrën e inxhinierit të përpunim drurit me pagë mujore 25.000 lekë me afat 01.01.2005 deri më 31.12.2005, i cili nuk është shënuar në listë pagesat e muajve janar, shkurt, mars, prill 2005, me detyrim te kontributet në masën 125.700 lekë. Po ashtu dhe raste të tjera, me evazion deri në 427, 380 lekë. Sipas KLSH, s’ka vërtetim pronësie për një lidhje prodhim mobilie, të kërkuar në kërkesat për kualifikim. Për këtë objekt, ka paraqitur dy vërtetime kontradiktore nga ZRPP Shkodër, të cilat nuk janë vërtetime pronësie.
    Po ashtu, s’ka kontratë për punësimin e personelit inxhinier- teknik dhe për punonjësit e punësuar me sigurimet shoqërore. Veprime këto në kundërshtim me ligjin “Për prokurimin publik”, ligjin “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, etj, çka ngarkon me përgjegjësi komisionin e vlerësimit të ofertave. Për pasojë, sipas KLSH, të dyja subjektet duhet të ishin s’kualifikuar.
    Të tjera shkelje si: hartimi i procesverbaleve datë 05.10.2005 ndërmjet shpk ‘......’ dhe drejtorëve të shkollave të cilat citojnë mbi dorëzimin e pajisjeve të poshtëshënuara, ku pasqyrohen pajisjet për çdo shkollë të furnizuar nga ky subjekt, pa cilësuar asnjë specifikim teknik, hartimin e procesverbaleve pa datë ndërmjet shkp ‘....’ dhe drejtorëve të shkollave, mbajtja e procesverbalit i njëanshëm datë 17.10.2005 nga personat, ....... me titull “Pajisje me orendi të 4-shkollave dhe 2 kopshteve, pa përcaktuar qëllimin e mbajtjes së këtij procesverbali dhe pa firmosur përfaqësuesi i sipërmarrësit shpk ‘......’.
    Mallrat do të ekzaminohen, inspektohen dhe testohen nga një komision i specializuar i ngritur nga bashkia, i përbërë nga specialist të fushës. Ky komisionin do të verifikoj mallrat nëse përputhen me kërkesat e blerësit, si dhe me standardet e ofertës së shpallur fituese.
    Për pasojë kemi një procesverbal formal, pa specialistë të fushës, të njëanshëm, prej të cilit nuk mund të gjykohet për standardet e pajisjeve të blera dhe efektin financiar të mundshëm në krahasim me çmimet e tregut.
    Në realizimin e tenderit të mësipërm është ndjekur praktika e grumbullimit të gjithë funksioneve që përfshihen në ciklin e prokurimit në një dorë të vetme. Kështu nga drejtori i drejtorisë së infrastrukturës si dhe përgjegjësja e infrastrukturës arsimore është kryer: hartimi i preventivit për tenderim, detyra e anëtarit të përzgjedhjes së mbikëqyrësve të punimeve me urdhër nr 2005, datë 24.05.2005 të kryetarit të bashkisë, firmosja e situacionit të pajisjeve të furnizuara nga sipërmarrësi, firmosja e procesverbalit e kolaudimit. Kjo situatë nuk respekton parimin e ‘ndarjes së detyrave’ si një nga elementet kyç të kontrolleve të brendshëm, sipas të cilit ‘detyrat’ dhe përgjegjësitë duhet të ndahen ndërmjet funksionarëve të brendshëm për të reduktuar rrezikun e gabimeve dhe parregullsive. Kjo duhet të përfshijë ndarjen e përgjegjësive për autorizimin, përpunimin, regjistrimin, ekzekutimin dhe rishikimin e detyrave të kryera. Asnjë individ nuk duhet të kontrollojë të gjitha aspektet kyç të transaksioni ose operacioni. Duhet të synohet që secili nga aktivitet të kryhet nga persona të ndryshëm.

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    22-08-2004
    Postime
    298

    A ka me mafioz se Berisha ?

    ...a ka me mafioz se Berisha ?

    ...lexoni nje nga pyetjet direkte dhe te thjeshta qe Zeri i Amerikes i ben Sali Berishes ne Nju Jork me 27-Shtator-2007 , dhe gjithashtu sperdredhjen ne pergjigje te maskarait Berisha..

    Por, çfarë duhet pritur në marrëdhëniet tuaja me Prokurorin e Përgjithshëm, kur ju keni konsumuar thuajse gjysmën e mandatit dhe marrëdhëniet me të janë ende të vështira, madje jo ekzistuese?

    Ka një zotim Presidenti i Republikës dhe Parlamenti për këtë, kështu që çështja e Prokurorit të Përgjithshëm, nuk është çështje e imja, është çështje e Presidentit dhe e Parlamentit.

    ...

  5. #5
    Ketu ka me te vertete gallate me disa. Tema hapet per Ramen dhe per vjedhjet qe ben ai, ky miku thote lejeni Ramen se eshte Berisha me keq. Se ca pune ka Berisha ne kete mes hajde merre vesh ti. Ore zoteri a qendrojne apo jo ato qe thuhen per Ramen? Ka vjedhur ai apo jo? Kjo ka rendesi. Nese dhe Berisha i ka duart e lyera do ti vije dita dhe atij. Apo e ka fajin ngjyra, po te jete i kuq nuk merremi, po te jete blu te ngreme zerin. Hajde mentalitet hajde. Prandaj nuk ben perpara ai vend.

  6. #6
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    15-04-2003
    Vendndodhja
    Ne Kete Univers
    Postime
    147
    Po duhet te dish se nga vjen Rama,(rrenja,familja,tradita,)dhe cfare ka bere ai???
    Ka bere nje salto mortale te trefishte,dmth per 7 vjet,nga Parisi,minister,kryetar bashkie,Kr partie,dhe shume shpejt,ka per tu bere dhe Kryeminister.
    Dhe e gjithe kjo e ka nje shpjegim apo jo??

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e leci
    Anëtarësuar
    14-01-2003
    Vendndodhja
    Goetheanum,Italy
    Postime
    1,742
    Silur edhe nje dite te jetonte ne Palermo Kastriot Myftaraj,nuk do te shkruante ne kete menyre.
    Midis akuzes dhe denimit ka diference,duhet te dish edhe te shkruash emrat e personazheve,ti njohesh.Padituria nuk eshte faj por krim per ata qe i japin "buke" per te ngrene popullit.
    Ne Palermo nje autor i tille nuk do te kishte me shume se 24 ore jete.Per fat te mire jeton ne realitetin e Tiranes ku edhe po te shkruash budalleqe,nuk te hyn gjemb ne kembe.
    Per gjysmen e Palermos Salvo Lima ishte hajdut,per gjysmen tjeter ishte martir.Mafia eshte shteti,ata njerez qe nuk e njohin realitetin italian,qe nuk kuptojne mentalitetin e ketij populli,nuk duhet te shkruajne sepse shkrimeve i vjen era injorance.
    Kujt i intereson vetem sepse ne kete kontest sulmohet Edi Rama,ndoshta as nuk kupton per ke flitet.
    Nuk u pergjigja ne kete teme per te mbrojtur Edi Ramen,sepse per mua jane te gjithe njesoj politikanet.

    Dhe si perfundim perforcohet me shume bindja ime, qe liria e mediave duhet aplikuar ne nje vend qe ka mundesi ta çmoje kete dhurate te madhe.
    Quod timor cladis.
    Sed intuitum amet elit vitae est

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e Borix
    Anëtarësuar
    17-01-2003
    Postime
    2,316
    Tocke, po c'lidhje ka perkatesia partiake me punen?

  9. #9
    Rama ka vjedh si gjith te tjeret. Ama nuk mund tja heqi njeri ate qe ka bere per Tiranen se e beri qytet nga nje lemsh i madh qe ishte kur e mori ne dore. Probleme ka akoma dhe jane pa fund, po per mendimin tim eshte kryebashkiaku me i mire ne Shqiperi me ato qe ka bere.

    Ktu flas vetem per ato qe ka bere ne Tirane pa fut ne muhabet ato qe ka bere si kryetar i PS se me ato ka shume minuse

Tema të Ngjashme

  1. Gjilani
    Nga cod3r në forumin Bashkëpatriotët e mi në botë
    Përgjigje: 12
    Postimi i Fundit: 10-05-2009, 13:18
  2. Shteti dhe Individi ne Islam.
    Nga Klevis2000 në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 13
    Postimi i Fundit: 17-12-2005, 08:55

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •