Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 8
  1. #1

    C'ti Them Nënës , Nëntor Thuamë???

    . C'ti them nënës, Nëntor thuamë.



    Ç’ti them unë Nënës, Nëntor thuamë
    Ç’ti them Nënës , unë sot një fjalë
    Këto djallë lugetërish nga dualën
    Më të fortë se cupat e se djaltë e saj.

    Ç’ti them unë Nënës, Nëntor thuamë
    Ç’ti them unë Nënës , k’të ditë, k’të cast
    Kur rrugëve të kurbetit çdo ditë vuajmë
    Të rrebelesosur nga zemrë e plastë.

    Ç’ti them unë Nënës, Nëntor thuamë
    Pesëqind vjet që fëmitë i marrin arratitë
    Vallë ti them që s’ishe nënë e mire
    Apo ta pyes në e mallkuan perënditë.

    Ç’ti them unë Nënës, Nëntor ti thuamë
    Sot këtë ditë , në këtë festë të saj
    As jam që mund ti them gëzuar
    As jam që i them :- Ti ke faj.

    Ç’ti them unë Nënës, Nëntor thuamë
    Ç’ti them unë Nënës k’të orë , k’të cast
    Nuk ndjehem e zonja për ta mallkuar
    Po dhe larg saj më iku gaztë

    Kokën zë midis dy duarsh,
    Por , prapë për Nënën ndiej mall
    I thuaj , Nënës , Nëntor Gëzuar
    I thuaj shpjet të na mbledhë pranë.

    Nga Elna Durrësi.
    Gjenevë 28 nëntor 2002.


    Shqiptarë kudo jeni , nga zemra ju uroj

    GEZUAR FESTËN E FLAMURIT.

    Me shume respekt Elna Durrësi

  2. #2
    Maska e Liridona
    Anëtarësuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Mancester.Uk
    Postime
    165

    Elna!

    Gezuar,motro!Pac e pacim vite te lumtura ne atedheun tone!
    I gezohem faktit qe ka njerez qe e ndjejne memedheun tone .I dua ata,ashtu sic e dua token qe i rriti!
    Gezuar dhe ti!Pac dite te lumtura aty ku je,dhe akoma me te lumtura ne Shqiperne tone!Te gjitheve gezuar!
    Liridona

  3. #3
    LIRIDONA

    Flm , për urimin dhe gëzuar edhe ti festën e Flamurit

    Me shumë respekt Elna.

  4. #4
    Perjashtuar Maska e illiriani
    Anëtarësuar
    06-05-2002
    Postime
    655

    Lightbulb GËZUAR FESTËN E FLAMURIT 2002!

    ...bukur ashtu është Liridona
    Elna shpreh ndjenë realitet në shpirt 'me kokën midis dy duarsh'
    aty vlon dashuria brënda, që as gufon jashtë, as nk e le të qetë!

    Thuaj nënës, bijtë që ikën nga ti kanë fajin më të madh!
    Ta lëshë Nënën në Zi e sketerrë, e bën veç pjella e dobët!
    Ka zogj shqipje e zogj qyqje!

    Zogjët e Shqipes rrinë mbi kaltrinë e atdheut!

    Urime Elna Urimet më të përzemërta, për poezinë e ardhmërinë Tuaj!

    Gëzuar!

  5. #5
    Perjashtuar Maska e illiriani
    Anëtarësuar
    06-05-2002
    Postime
    655
    ...ç't'i them... thuam!

  6. #6
    El-Letërsia Maska e macia_blu
    Anëtarësuar
    04-05-2002
    Vendndodhja
    michigan usa
    Postime
    2,492
    me ka ngarkuar kjo poezi
    kjo dhimbje
    e kjo pyetje...
    ................................................
    ashtu e ngarkuar ...si ti
    lerme te te uroj per poezine dhe gezime per ty e nenen(NENAT. Dhe Gezuar te gjitheve.
    "Shkolla nuk e ben njeriun me te mencur, e meson te duket i tille" (e.m)

  7. #7
    macja_blu dhe Ilirjani_01

    Flm për urimet tuaja. Gëzuar edhe ju, dhe flm gjithashtu për kohën tuaj që u keni kushtuar poezive të mia.

    Me shumë respekt Elna.

  8. #8
    MODERATOR Maska e Letersia 76
    Anëtarësuar
    23-06-2002
    Vendndodhja
    OXFORD ENGLAND
    Postime
    731
    Bravo Elna .....
    nje poezi me ton kombetar te gjithe gezuar ......
    bye!
    Prá, mallkue njaj bir Shqyptari,
    Qi ketë gjuhë të Perendís,
    Trashigim, qi na la i Pari,
    Trashigim s'i a lên ai fmís;
    Edhè atij i u thaftë, po, goja,
    Qi e perbuzë ketë gjuhë hyjnore;
    Qi n'gjuhë t'huej, kúr s'âsht nevoja,
    Flet e t'veten lên mbas dore.

    AT Gjergj Fishta

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •