Close
Faqja 15 prej 15 FillimFillim ... 5131415
Duke shfaqur rezultatin 281 deri 285 prej 285
  1. #281
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    11-04-2003
    Postime
    1,348
    Nuk e kuptoj sesi shqiptaret nuk jane gati te paguajne asgje lloj cmimi per progresin ekonomik qe synojne.

    Shqiperia nuk mund te jete nje REPUBLIKE BANANE zoterinj dhe duhet ashtu si ka te drejte te synoje zhvillimin e industrise dhe pavarsine energjitike. Proliferia po ndertohet ne nje toke te helmuar qe ata vete do e pastrojne, dhe ajo perfaqeson nje investim ne llogjistiken e transportit te naftes qe e ben ate me te sigurte dhe me eficent, sesa ai i tanishem ku sisteme te tilla depozitimi jane te vegjel, te keqmanaxhuar dhe gjysem pirate, fale investimeve te kufizuara.

    Mjaft me me kete mendesi parazite, prej plazhisti. Vlora nuk mund te jete qyteti i kamariereve dhe banakiereve sezonale. Proliferia gjeneron 200 vende pune te nje cilesie shume here me te larte se ai i kamarierit e banakierit, dhe jo pak taksa te tjera mund te vilen. Te rinjte shqiptare mbarojne shkollat e larta per tu kthyer ne Vlore dhe per te gjetur pune cilesore si ato te Proliferise, TECit etj dhe jo pune verore ne hotelet dhe restorantet e alabakeve mafioze.

  2. #282
    .... ...
    Anëtarësuar
    30-01-2005
    Postime
    4,049

    Nga Shekulli

    Berg: Ja pse nuk e financuam “Petroliferën”

    Flet Drejtori i Bankës për Rindërtim dhe Zhvillim për projektet e energjisë në Shqipëri:

    “Ne financojmë projektet që kanë një bazë ekonomike dhe impakte pozitive në zhvillimin e vendit”


    Projekti që ka hasur në qëndresën më të fortë qytetare në vend, depozitat e naftës në Vlorë, nuk kanë mundur që të marrin një financim nga ana e Bankës për Rindërtim dhe Zhvillim. Sipas BERZH, kërkesa është marrë në shqyrtim nga ana e bankës, por nuk është rënë dakord që kjo kredi të jepej. Drejtori i BERZH për Shqipërinë, Daniel Berg sqaron në një intervistë për gazetën, aktivitetin e BERZH në Shqipëri dhe projektet e këtij institucioni.

    Z.Berg, cilat janë projektet që financon banka juaj?

    BERZH, financon të gjitha ato projekte që premtojnë të jenë të suksesshëm dhe që plotësojnë standardet për të cilat BERZH është shumë strikte. Projektet që financohen nga ne, janë përgjithësisht ato që kanë nivele të larta financimi dhe kanë një impakt pozitiv në zhvillimin e vendit. Gjatë viteve në Shqipëri ne kemi financuar projekte nga më të ndryshmet, përfshi këtu rrugët, sektorin e energjisë në vend, furnizimin me ujë, etj. Por një pjesë e madhe e financimeve gjatë vitit të fundit janë të përqendruara në sektorin privat. Gjatë vitit të kaluar ne kemi financuar disa projekte që kanë një vlerë totale prej 22.6 milionë eurosh.

    Pse BERZH nuk pranoi të jepte kredi për projektin e depozitave të naftës në Vlorë?

    Për ne nuk ishin të pranueshme kushtet dhe termat e kredisë me të cilat u kërkua që të realizohej ky investim. Ky është një projekt që ka patur një debat të gjerë në publik dhe mendoj se është e rëndësishme që komuniteti të japë mendimin e tij në këto investime. Por nuk mund të them që për vendimin nga ana jonë për të mos financuar këtë projekt është impakti që ai ka në mjedis, thelbësori. Në marrjen e vendimit për të dhënë një kredi prej miliona eurosh, specialistët e bankës marrin në shqyrtim shumë terma të një plani investimi. Pra duhet që të jemi të saktë në atë që institucioni përfaqëson. Ne nuk jemi një bankë komerciale dhe kemi standarde të tjera në financimin e një projekti, por ne skualifikojmë projekte të mira dhe të pavlera. Në të dy rastet, ka disa pika që investitorët nuk i plotësojnë dhe skualifikohen. Por vendimi i marrë nga ana jonë nuk i ndalon investitorët që të kërkojnë financim në një bankë tjetër.

    A mendoni se ndërtimi i depozitave të naftës në atë zonë është i rrezikshëm për turizmin?

    Në radhë të parë, të gjithë projektet duhet që të zbatojnë standardet, në të cilat futet edhe mbrojtja e mjedisit. Por unë mendoj se problemi i naftës në bregdet dhe rreziku që ajo mbart për natyrën, nuk lidhet vetëm me ngritjen e një terminali depozitash. Nafta aktualisht vjen nga deti me anije dhe duhet që të jemi të qartë se edhe ky aktivitet ka një risk të madh për gjithë bregun, nëse mund të ndodhi ndonjë aksident dhe nafta të derdhet në det. Por siç e thashë më lart, një gjë duhet të jetë tejet e rëndësishme për këto projekte, ruajtja me rigorozitet e standardeve. Edhe në Nju Xhersi, në vendlindjen time, ka me dhjetëra terminale të tilla energjie. Por duke vendosur standarde, është bërë e mundur që të ketë një harmoni midis zhvillimit dhe ruajtjes së mjedisit.

    Kush janë strategjitë tuaja në Shqipëri?

    Banka jonë nuk ka të përjashtuar nga aktiviteti i saj sektorë të caktuar të ekonomisë, ne jemi të gatshëm të financojmë investime publike dhe private nëse ato vërtet janë të vlefshme. Por 5 prioritet që ne kemi në Shqipëri, janë: zhvillimi i infrastrukturës, energjia, privatizimi dhe rikonstruksioni i ndërmarrjeve që kanë mbetur ende të paprivatizuara, zhvillimin dhe konsolidimin e sistemit financiar dhe vëmendja e veçantë ndaj biznesit të huaj dhe atij vendës dhe, veçanërisht, biznesit të vogël dhe të mesëm. Dua që të ndalem veçanërisht te aktiviteti privat. Unë personalisht jam i fokusuar në drejtim të financimit të sektorit privat. Arritja e standardeve të dëshiruara nga ana e kompanive shqiptare, është një proces tashme i nisur dhe që shpresoj të zhvillohet me shpejtësi.

    A është Shqipëria një vend me stabilitet për investitorët e huaj?

    Nuk mund të them që vendi nuk ka stabilitet, ju keni një inflacion të ulët dhe një rritje të lartë ekonomike. Por risku për investitorët e huaj është i pranishëm, megjithëse ky është një proces normal biznesi dhe për sipërmarrësit, risku është gjithmonë i pranishëm. Interesimi nga ana e biznesit të huaj për vendin tuaj është në rritje, pasi investimet në infrastrukturë kanë qenë të rëndësishme gjatë këtyre viteve. Deri pak vite më parë ju kishit një Aeroport tejet të amortizuar, ndërsa tani investitorëve u shërbehet në një aeroport cilësor. Infrastruktura rrugore ka pësuar ndryshime tejet të rëndësishme, ju nuk kishit këto rrugë 5 vite më parë. Pra, të gjitha këto zhvillime pozitive janë në favor të thithjes së investimeve të huaja.

  3. #283
    .... ...
    Anëtarësuar
    30-01-2005
    Postime
    4,049
    Post Scriptum: Nje sqarim te vogel per "Nju Xhersin e Berg". Ne US quhet "Garden State", ama kur "vozit" me makine neper te, mbyll dritaret se te mbyt era e qelbur. Plus qe plazhi aty eshte per te ikur naten. Edhe pse nuk eshte gji si i Vlores dhe bregdet oqeani ku uji pastrohet shume me shpesh se ne Mesdhe.

  4. #284
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    16-06-2008
    Postime
    107
    zarathustra qe shqiperia te zhvillohet jemi dakort te gjithe por jo me gjera qe kane te bejne me jeten e njerezve dhe te ardhmen.ma thuaj ti nje vend qe nxjerr nafte dhe qe ka ngelur ashtu sic ka qene me pare???pastaj ne vlore eshte nje vend i banuar nga njerez dhe jo kafshe.ne vend qe te mendosh per punet e studentave qe jetojne jashte shtetit mendo pak edhe per ata qe jane ne vend.edhe une studioj jashte shtetit dhe po mbaroj thuajse studimet por nuk pretendoj kurre ate qe thua ti.sipas teje mjafton qe une te iki ne lezhe te gjej nje pune te mire dhe kujt ja ndien se cfare ndodh ne lezhe nqs puna qe une do filloj do ishte e rrezikshme per ambjentin ku une do jetoj.
    nqs ti e ke inatin me kapot e mafiozat ne vlore eshte tjeter gje,por nuk mund te denosh nje popull per tre o kater veta.

  5. #285
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    16-06-2008
    Postime
    107
    zarathustra njeriu ne jete duhet te mesoje te shohe shume me larg se sa hunda e tij.
    hapi syte pacamurre e vogel

Faqja 15 prej 15 FillimFillim ... 5131415

Tema të Ngjashme

  1. Mesapët, ky popull i mrekulluesshem ilir
    Nga Qerim në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 26
    Postimi i Fundit: 31-08-2007, 16:07
  2. Pushtimi I Panjohur I Vlores, Ne 1690
    Nga CEZARND në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 08-08-2005, 17:02
  3. Tragjedi tjetër në det, 21 të mbytur e 7 të humbur
    Nga ALBA në forumin Portali i forumit
    Përgjigje: 162
    Postimi i Fundit: 24-05-2004, 15:03
  4. Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 23-08-2003, 11:32
  5. Vlore ..dizet e di ..dizet e tre.
    Nga Brari në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 09-12-2002, 09:56

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •