Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 3
  1. #1
    Άγιος Ειρηναίος της Λυών Maska e Seminarist
    Anėtarėsuar
    10-05-2002
    Postime
    4,982

    Sherbesat Hyjnore, nga Kryepiskop Serafim Sllobodskoj

    Duke e ditur se shume ortodokse sot e quajne veten te tille vetem duke marre parasysh prejardhjen e tyre, edhe duke pare se ne praktike besimi sipas ortodoksise se tyre personale eshte me teper nje shtremberim i mesimit te drejte te vete Kishes, une po marr mundimin te cel disa faqe me karakter mesimor. Po e filloj me sherbesat e shenjta, pasi keto jane edhe baza e jetes shpirterore, kudra ku rrihet vete shpirti i cdo besimtari, ose menca hyjnore ku besimtaret grumbullohen te marrin ushqimin hyjnor. Eshte interesante te shikosh se shpesh here shume vete kujtojne se pjesemarrja ne Liturgjite hyjnore eshte thjesht nje akt shikimi, sikur ne (laiket) te jemi spektatoret, ndersa prifterinjte jane aktoret. Ne fakt edhe pse ne sherbese ka shkalle te ndryshme sherbimi, Kisha meson se adhurimi liturgjik eshte nje pune e te gjithe komunitetit te besimtareve, ku secili prej te pranishmeve ne Liturgji luan nje pjese te rendesishme ne adhurim, qofte edhe padukurisht.
    Prandaj kujtoj ketu se edhe Shen. Joan Gojarti, kur po meshonte nje here, iu afrua nje dhiakon edhe i thote se nuk ish nevoja te meshohej, pasi Kisha ishte bosh, kish ne fakt vetem nje plake te varfer pjesemarrese. Atehere Hyjnori Gojart iu pergjigj se ajo plake e vetme ishte Kisha, dmth Kisha nuk cilesohet e tille nga numeri i njerezve ne te.
    Shpresoj qe artikulli te kete sadopak vlere ndihmuese nder te interesuarit.

    Klod


    **********


    Koncepti i sherbeses ndaj Zotit: Sherbesat Hyjnore


    Sherbesa hyjnore eshte adhurimi ndaj Perendise, ose permbushja e dashurimit te Perendise, duke e kenaqur Perendine me ane te mendimeve, fjaleve, edhe veprave te mira.

    Sherbesa hyjnore filloi ne toke me krijimin e njerezve te pare ne Parajse. Sherbesa e tyre hyjnore perbehej thjesht nga vete lavderimi qe i benin ata Perendise per Urtesine e Tij, miresine, kudondodhjen, edhe te gjithe perfeksionet e tjera hyjnore qe jane te dukshme ne boten e krijuar edhe ne Providencen e Tij qe qeverris boten.

    Pas renies ne mekat, lutja ndaj Perendise u be nje pjese e madhe e sherbeses se njeriut, duke iu lutur Atij per shpetim. Perkrah lutjeve ndaj Zotit, njerezimi krijoi edhe praktika te ofrimit te flijimeve, si pjese e sherbeses se tyre hyjnore. Sakrifica shpreh mendimin se gjithshka qe duket se ne zoterojme, nuk eshte e jona, por i takon Perendise. Ne lutje edhe flijime, ne kujtohemi se Perendia i merr gjithe keto pergjerime, po ashtu sipas shembellit te Flijimit te Shpetimtarit te Botes, Birit te Perendise qe erdh ne bote edhe u ofrua per te gjithe gjinine njerezore.


    Fillimisht, sherbesat hyjnore beheshin pa ndonje strukutre edhe ne vende te hapura. Nuk ka patur as Tempuj te shenjte, prifterij te shuguruar, edhe as ndonje sistem lutjeje. Njerezit ofronin flijimet ndaj Perendise atje ku ata donin, edhe luteshin me fjale qe dilnin nga vete pikepamjet e ndjenjat e tyre.


    Ne kohen e profitit Moisi, u ndertua Tempulli i pare i Testamentit te Vjeter ndaj Perendise se vetem te vertete, Tabernakulli. U zgjodhen edhe shuguruan si Kryeprifterinjedhe prifterinj, Levitet. Kjo e gjitha ndodhi sipas vullnetit te Zotit, i Cili po ashtu u beri te njohur njerezve kohen edhe ato qe duheshin per flijime edhe per festa si Pashka, Pentikostia, Viti i Ri edhe dita e Pastrimit.


    Kur Zoti Jisu Krisht erdh ne toke, Ai na mesoi qe te adhurojme Atin qiellor ne cdo vend. Sidoqofte, Ai shpesh shkoi edhe ne Tempullin e Testamentit te Vjeter ne Jerusalem, si ne nje vend me nje prezence te vecante gjithehirese te Zotit. Ai u preokupua per rregullin ne Tempull edhe u lut ne te. Apostojt e Tij vepruan ne te njejten menyre, deri ne kohen e persekutimit te hapuir ndaj te krishtereve prej judenjve.


    Sikunder e pershkruajne edhe Veprat e Apostojve, pergjate periudhes apostolike ka pase vende te vecanta per mbledhjen e besnikeve edhe per pjesemarrjen neMisterin e Kungimit te shenjte. Keto vende u quajten Kisha. Ne to kryenin sherbesat hyjnore Episkopet, prifterinjte edhe diakonet, qe u shuguruan per kete sherbim me ane te te venit te duarve mbi kryet e tyre gjate misterit te shugurimit.


    Rregulli i sherbesave hyjnore te krishtera u themelua nga ndjekesit e Apostojve, qe ishin te drejtuar nga Fryma e Shenjte, duke ndjekur urdheresen apostolike qe iu dha atyre, "Le te behen te gjitha me sinqeritet edhe rregull" (1 Kor 14:40). Ky rregull i Sherbesave hyjnore qe na eshte dhene, ruhet strikt ne Kishen tone te shenjte Ortodokse te Krishtit.


    Sherbese hyjnore kishtare ortodokse ka domethenien e nje funksioni apo sherbimi ndaj Zotit qe perbehet prej leximeve edhe kendimeve te lutjeve, leximit te Fjales se Perendise, edhe kryerja e ritualit te shenjte, sipas nje rregulli te caktuar, duke u drejtuar prej Episkopit apo priftit. Sherbesa hyjnore kishtare dallohet nga lutjet private, pasi kryehet se pari ne Kishe edhe sherbehet prej klerikeve, qe duhen te jene shuguruar sipas ligjeve per kete sherbese me ane te misterit te Shugurimit (Hirotonisjes).


    Qellimi i sherbeses ortodokse publike eshte mesimi i besnikeve duke shpallur doktrinat e verteta te Krishtit me ane te leximeve apo kendimeve, edhe per ti shtyre ata kah lutja edhe pendesa. Sherbesat paraqesin ndodhite me te rendesishme gjate te gjithe historise se shenjte, te kryera per shpetimin e atyre para edhe pas Lindjes se Krishtit. Ato frymezojne besniket qe te falenderojne Perendine per te gjithe te mirat te marra prej Tij, per shtimin e pergjerimeve te tyre per meshira te metejshme, edhe per ti ndihur ata ne marrjen e paqes ne shpirtet e tyre.


    Aspekti me i rendesishem i Sherbeses hyjnore eshte kur nje i krishtere ortodoks hyn ne nje bashkim mistik me Perendine me ane te marrjes se Mistereve (Sakramenteve), vecanerisht ne Misterin e Kungates se shenjte; edhe prej ketij bashkimi me Perendine, i krishteri ortodoks merr fuqine e Hirit hyjnor per nje jete te drejte.



    Kisha si ndertese edhe menyra e berjes se saj



    vijon.........

  2. #2
    Άγιος Ειρηναίος της Λυών Maska e Seminarist
    Anėtarėsuar
    10-05-2002
    Postime
    4,982

    vazhdim...

    Ne Testamentin e Vjeter, Zoti vete e udhehoqi njerezimin nepermjet profetit Moisi, duke u dhene qe te ndertojne Tempullin per adhurimin hyjnor. Kishat e Testamentit te Ri jane ndertuar ne baze te Tempullit te Testamentit te Vjeter.

    Ashtu sikunder Tempulli i Testamentit te Vjeter (fillimisht nje tende) ndahej ne tre pjese: E Shenjta e te shenjtave, Sanktuari edhe oborri, edhe Kisha orthodokse dallon ne tre pjese korrensponduese: Altari (Sanktuari), Navi, edhe Narthex-i.

    Po ashtu sikunder e Shenjta e te shenjtave simbolizonte ne Testamentin e Vjeter, Altari sot perfaqeson Mbreterine e qiejve. Ne ato kohe askush nuk mund te hynte ne te Shenjtat e te shenjtave, pervec Kryepriftit, edhe ai vetem nje here ne vit, me gjakun e pastrimit. Kjo shenonte Mbreterine qiellit, qe pas renies se njeriut ne mekat, iu mbyll atij. Kryeprifti ishte nje Prototip i Krishtit, edhe veprimet e tij parathonin se do te vinte nje kohe kur Krishti me ane te derdhjes se Gjakut te Tij, vuajtjes mbi Kryq edhe Rringjalljes do te hape Mbreterine e qiellit per te gjithe. Prandaj kur Krishti vdiq ne Kryq, Perdeja e Tempullit, qe mbyllte te Shenjtat e te shenjtave, u gris mespermes. Qe prej ketij momenti, Krishti na ka hapur dyert e Mbreterise se qiellit, per te gjithe ata qe me bese i afrohen Atij.


    Sanktuari i Tempullit, ne nje fare menyre i pergjigjet ne Kishen ortodokse, Navi, pjesa e mesme e Kishes. Askush nuk kishte te drejte ne Testamenitn e Vjeter, te hyje ne Sanktuar, pervec priftit; megjithate te gjithe te krishteret mund te qendrojne ne Navi, pasi Mbreteria e qiellit nuk i mbyllet me askujt.


    Oborri i Testamenit te Vjeter, ne te cilin do mblidheshin njerezit, i korenspondon ne Kishen ortodkse, Nartheksi. Sidoqofte Nartheksi se ka me ate perdorim me sot, ku ne kohet e hershme qendronin katekumenet, qe po pergatiteshin te beheshin te krishtere, por se kishin marre ende Misterin e Pagezimit. Sot, ata qe kane mekatuar rende, ose ataqe kane rene ne apostazi ndaj Kishes, dergohen te qendrojne ne Narthks, si nje denim i perkoheshem.


    Nje Kishes ortodokse ndertohet me Altarin per nga Lindja, drejtuar kundrejt drites prej ku lind Dielli. Zoti Jisu Krisht eshte per ne "Diteburimi" edhe prej Tij eshte derdhur mbi ne Drita hyjnore e perjeteshme. Ne lutjet e Kishes ne e therrasim po ashtu Krishtin Jisu si "Dielli i drejtesise" edhe "Diteburuesi prej se larti."


    Cdo Kishe e perkushtuar Zotit, permban emrin e nje shenjtori apo nje ngjarje te shenjte, si ne perkujtim te atij personi apo asaj ngjarjeje. Per shembell, Kishat i jane kushtuar Trinise, Shperfytyrimit, Ngjitjes, Ungjillezimit edhe mbrojtjes se Nenes se Perendise, Kryeengjellit Mihail, Shen. Nikolles etj. Nqs ne Kishe ka disa Altare, secili prej tyre i eshte dedikuar ne perkujtimin e nje shenjti apo ngjarje te ndryshme. Te gjithe Altaret, pervec kryesorit, quhen Altaret anesore.


    Nje Kishe, ne pamjen e saj te jashteme, dallon nga ndertesat e tjera. Shumica e Kishave jane projektuar ne formen e Kryqit; kjo ka te thote se Kisha eshte nje vend shenjteruar Atij, i Cili u kryqezua per ne, edhe se Kryqi i Zotit Jisu Krisht na cliroi nga tirania e djallit. Nje Kishe,po ashtu,mund te ndertohet ne formen e nje anije ne sergjatje, per te perfaqesuar Varken e Noahut, pasi Kisha na sjell prej detit me stuhi te jetes ne Qiellin e qete te Mbrterise se qiellit. Nganjehere, Kishat jane ndertuar ne forme rrethi, per te na kujtuar se Jesu Krishti eshte i perjetshem, pa fillim e pa mbarim. Po ashtu Kisha mund te ndertohet si nje tetekendesh, per te na kujtuar se eshte si nje Yll, qe na drejton me ndricimin e saj ne kete bote.


    Nje ndertese kishtare, zakonisht, kulmizohet nga nje kupole, qe eshte imazhi i Qiellit. Kupola kurorezohet nga nje Kryq, per lavdine e Kreut te Kishes, Jesu Krishtit. Shpesh Kishat kulmohen nga disa kupola. Dy kupola perfaqesojne dy natyrat e Krishtit, njerezoren edhe hyjnoren; tre kupola, perfaqesojne Tre Personat e Trinise se Shenjte; Pese, Jesu Krishtin me kater ungjilloret; shtate, te shtate Misteret apo te shtate Keshillat ekumenike; nente, te nente rangjet engjellore; trembedhjete, Jesu Krishtin edhe dymbedhjete Apostojt. Nganjeher madje ka Kisha edhe me me teper kupola. Ne hyrje te Kishes, ose ndonjehere, perkrah nderteses, ndertohet nje kulle per kembanat.


    Te rena te ndryshme te kembanave perdoren per te therritur besniket ne lutje edhe Sherbesat hyjnore. Ato po ashtu shenojne momentet me te rendesishme te Sherbeses. Renia e nje kembane quhet "shpallja"; qe shpall lajmin e mire e te gezueshem te Sherbeses hyjnore. Renia e te gjithe kembanave quhet "renia festive", edhe shpreh gezimin e krishtere me rastin e nje feste solmne. Renia mbytese e Kembanes ne nje rast hidherimi na kujton boten me te larte, ate qiellore.


    Pjesa me e rendesihme e nje Kishe eshte Altari, apo Sanktuari (Ajodhima). Ky eshte vendi me i shenjte ne te gjithe Kishen. Ketu prifti sherben Misterin e Kungates hyjnore mbi Tryezen Altar, apo "Fronin". Aiodhima (Sanktuari) ndertohet ne nje pjese pak me te ngrejtur nga pjeset e tjera te Kishes, keshtu qe gjithshka qe behet atje mund te shihet edhe degjohet gjate gjithe Sherbeses. Vete fjala "Altar" do te thote nje vend i lartesuar per flijim.


    vijon...

  3. #3
    Άγιος Ειρηναίος της Λυών Maska e Seminarist
    Anėtarėsuar
    10-05-2002
    Postime
    4,982

    vazhdim...

    Tryeza e Altarit eshte termi qe perdoret per Tryezen e shenjte, te vecante qe ndodhet ne qender te Aiodhimes (Sakristise). Zakonisht eshte ne forme kubi edhe i pajisur me dy veshje: Veshja e poshteme eshte prej akreliti te thjeshte te bardhe, ndersa e sipermja prej nje cope me te shtrenjte, zakonisht e mendafshte. Vete Zoti, si Mbret edhe Mjeshter i Kishes, ndodhet aty mistikisht edhe padukurisht. Vetem kleriket e hirotonisur mund ta prekin Altarin, apo nderojne ate. Mbi Altar gjenden Antimins-i, Ungjilli, Kryqi, Tabernakulli edhe Kungata e shenjte.


    Antimins-i eshte nje cope e mendafshte, mbi te cilen Jesu Krishti mbeshtillet pasi vihet ne varr. Duhet te jete e shenjteruar prej Episkopit. Ne anen tjeter te tij qepen eshtra t e nje shenjtori; kjo sepse Liturgjia e shenjte eshte kremtuar gjithnje mbi varrin e nje shenjtori ne shekujt e pare te krishterimit. Nuk lejohet kryerja e Liturgjise pa Antimins. Fjala vjen prej greqishtes qe do te thote "ne vend te tryezes se alatari."

    Per te mbrojtur Antimins-in, kjo mbeshtillet nga nje cope tjter e mendafshte qe quhet Iliton. Iliton-i na kujton copen qe u mbeshtoll pereth kreut te Krishtit ne varr. Mbi Antimins qendron Sfungjeri, qe perdoret per mbledhjen e therrimeve te Dhuratave te Shenjta gjate Liturgjise.


    Ungjilli eshte Fjala e Zotit, mesimet e Zotit Krisht. Kryqi eshte shpata e Perendise, me ane te se ciles Zoti pushton Djallin edhe vdekjen. Tabernakulli eshte Arka, ku mbahen Dhuratat e Shenjta per kungimin e te semureve. Zakonisht behet sipas modelit te ndonje Kishe. Kompleti per kungimin eshte nje Tabernakell i vogel qe permban mjetet per sjelljen e Kungates se shenjte tek ata qe jane te semure.


    Ne pjesen e pasme te Altarit qendron Qirimbajtesi, nje mbajtese prej shtate llambash, edhe pas tij ndodhet Kryqi i Altarit. Pas Altarit, ne pjesen me lindore te Kishes, ndodhet Vendi i Larte, zakonisht ne lartesire. Kur eshte ne Katedralen e tij, Episkopi ulet aty gjate disa pjeseve te Liturgjise.


    Tryeza per blatimet ndodhet ne te majte te Truezes se Altarit edhe ne pjesen veriore te Aiodhimes. Eshte me e vogel se Tryeza e Altarit, edhe eshte e veshur ngjashmerisht ne te gjitha anet. Ketu, mbi tryezen e blatimit, pergatiten edhe Dhuratat para Liturgjise. Enet e shenjta edhe gjithshka qe u takon atyre mbahen ketu. Ketu hyjne:

    * - Kupa e shenjte. Para Meshes, ne te derdhet vere edhe uje, qe do transformohen ne Gjakun e Krishtit gjate Liturgjise.

    * - Disku, qe eshte nje pjate e vogel e rrumbullaket mbi nje mbajtese. Mbi te vendoset Buka per shenjterim, qe transformohet ne Trupin e Krishtit, gjate Liturgjise. Disku simbolizon te dyja, shpellen edhe varrin e Krishtit.

    * - Ylli perbehet nga dy harqe metalike, te kapura ne qender, edhe qe mund te hapet edhe mbyllet ne forme kryqi. Vendoset mbi Disk, keshtu qe mbulesa (harqet) nuk do te pengojne prerjen e Prosfores. Ylli simbolizon yllin qe u shfaq ne Lindjen e Krishtit.

    * - Ushta, eshte si thike ne shembellim ushte. Perdoret per prejen e Qengjit edhe pjeseve te tjera te Prosfores. Simbolzon Ushten qe plagosi anet e Krishtit ne Kryq.

    * - Luga qe perdoret per dhenien e Kungates se shenjte.

    * - Sfungjeri, apo copa qe perdoret per pastrimin edhe fshirjen e eneve.


    vijon....

Tema tė Ngjashme

  1. Cilat jane meritat kombetare te Nene Terezes?
    Nga altruisti_ek84 nė forumin Toleranca fetare
    Pėrgjigje: 106
    Postimi i Fundit: 26-12-2010, 15:49
  2. Fragmente nga Shėn Grigor Teologu
    Nga Kryeengjelli nė forumin Komuniteti orthodhoks
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 12-03-2007, 07:40
  3. Ceshtja e lirise Ndertrinitare
    Nga NoName nė forumin Komuniteti katolik
    Pėrgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 11-07-2006, 11:51
  4. 24 Prill: E Diela e Meshires Hyjnore
    Nga NoName nė forumin Komuniteti katolik
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 25-04-2006, 16:57
  5. Adhurimi - Kapitulli V. Mesha Hyjnore
    Nga Albo nė forumin Komuniteti orthodhoks
    Pėrgjigje: 17
    Postimi i Fundit: 03-04-2005, 22:32

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •