Close
Faqja 3 prej 16 FillimFillim 1234513 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 41 deri 60 prej 314
  1. #41
    i/e regjistruar Maska e Yrref
    Anëtarësuar
    03-07-2006
    Vendndodhja
    Yjesia Arusha e Madhe
    Postime
    253
    Citim Postuar më parë nga artful dodger Lexo Postimin
    c'mendim ke per kete filmin... si te eshte dukur?
    Me ka pelqyer tema e shtjelluar (tjetersimi dhe ikja nga realiteti ne nje vend Utopi), qasja regjisoriale (thuajse ai e ka krijuar natyren qe t'i sherbeje si skenografi), kamera, kuadrot, fotografija....E shoh gjithhere si me e pa per here te pare. Ty si te eshte dukur?
    MAKTUB

  2. #42
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-06-2002
    Postime
    1,611
    Citim Postuar më parë nga Yrref Lexo Postimin
    ...E shoh gjithhere si me e pa per here te pare.
    Per mua, eshte filmi me i bukur ne bote ! Ka mundesi ta kem pare 5 a 6 here, kam patur te njejten ndjesi me tenden, sikur e shikoja per here te pare. Per fat, nje here te vetme e kam pare edhe ne ekran kinemaje.

    "Stalker" (jo rastesisht titulli i filmit mban emrin e personazhit kryesor, nderkohe qe fare mire filmi mund te titulloj "Zona") eshte himn i Tarkovskit per ate qe personifikon pikerisht personazhi i tij kryesor, Stalker-i dora vetë. Njeri i rendomtë, i zakonshem, jo ndonje inteligjence e veçante (kujto ç'thote e shoqja e tij ne fund te filmit, kur ajo i drejtohet kamerës dhe i flet vetë kamerës (dmth, spektatorit) )

    Skena kyç ("mesazhi" i Tarkovskit - po e them keshtu...), eshte kur Stalker, andej nga mesi i filmit, i hap zemren dy bashkudhetarëve te tij e u flet per mendimet e tij mbi boten dhe njeriun. U thote qe njeriu, kur eshte femi, i njomë, eshte i brishte, delikat;kur plaket, behet si ajo pema, ashpersohet, ngurtesohet.

    Stalker (personazhi) eshte toleranca, fagiliteti, butesia, njerezorja. Atij ja kushton filmin Tarkovski. Dhe jo rastesisht i ben nje dhurate : nje njeri kaq i rendomte, ka sjelle ne jete nje vajze qe vertet eshte me te meta fizike (handikape), por qe ka dhunti hyjnore (skena e fundit e filmit) !

  3. #43
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-06-2002
    Postime
    1,611

    gabim shtypi

    Citim Postuar më parë nga autori Lexo Postimin
    fagiliteti,
    doja te shkruaja : fragiliteti

  4. #44
    i/e regjistruar Maska e Yrref
    Anëtarësuar
    03-07-2006
    Vendndodhja
    Yjesia Arusha e Madhe
    Postime
    253
    Citim Postuar më parë nga autori Lexo Postimin
    "Stalker" (jo rastesisht titulli i filmit mban emrin e personazhit kryesor, nderkohe qe fare mire filmi mund te titulloj "Zona") eshte himn i Tarkovskit per ate qe personifikon pikerisht personazhi i tij kryesor, Stalker-i dora vetë. Njeri i rendomtë, i zakonshem, jo ndonje inteligjence e veçante (kujto ç'thote e shoqja e tij ne fund te filmit, kur ajo i drejtohet kamerës dhe i flet vetë kamerës (dmth, spektatorit) )
    Ceshtja e gruas eshte rrefim ne vete. Qendrimi teper real i gruas ndaj realitetit, kundruall realitetit te krijuar nga vet Stalkeri (Zona), e reflekton qendrimin e gruas ndaj burrit krijues. Nuk kisha thene se Stalkeri eshte nje njeri i zakonshem, nga vet fakti qe ka arritur te krijoj nje Zone ne te cilen edhe beson (skena e fundit, tek kthehet i lodhur ne shtepi dhe ne kllapi i qahet gruas se askush me nuk beson...). Por gruaja ne kete film portretizohet e tille sic eshte: pragmatike, ka hallin e burrit, vajzes, bukes se perditshme (edhe ne gjum e ndjen kur burri ia vjedh kuleten)! Me vet faktin qe e qeteson Stalkerin ne skenen kur ai qane hallin se njerezit nuk i besojne idealit te tij, ajo e qeteson e bindur se nuk ekziston Zona. Zona e saj eshte ta kete burrin shnosh e mire e ne shtepi, zemergjere aq sa t'ia fale vazhdimisht avanturat e tij...Gruaja e Stalkerit me perkujton gruan e Lasgush Poradecit, eshte portretizim i gruas se krijuesit. (perjashtim ben Elena Kadare qe per idhull ka burrin e saj krijues...
    Autori, ke pasur ndjesin se ne film Tarkovski vet e ka krijuar natyren qe t'i sherbeje si skenografi kameres se tij?
    MAKTUB

  5. #45
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-06-2002
    Postime
    1,611
    Citim Postuar më parë nga Yrref Lexo Postimin
    nga vet fakti qe ka arritur te krijoj nje Zone ne te cilen edhe beson (skena e fundit, tek kthehet i lodhur ne shtepi dhe ne kllapi i qahet gruas se askush me nuk beson...)
    "Zonën", ne fakt, nuk e ka krijuar Stalker-i. Besoj e ke vene ré që, që ne fillimte filmit, mund te lexohet nje tekst qe shpjegon se ka ndodhur nje katastrofë berthamore (obsesioni i Tarkovsky-t me luften atomike, tipike e viteve '70, kur u realizua filmi) apo nje katastrofe nderplanetare (nje meteor ka rene mbi toke... diçka e tille, - "por dhe une vete nuk e di mire"- thote teksti).
    Tarkovsky niset nga ky fakt, e merr ate si te mirëqënë, dhe ngré historine e tij me "stalker", qe besoj e di qe ne anglisht, do te thote "udhërrëfyes". Ndaj dhe shkruaja qe filmi eshte himn (homazh) per njeriun e urte ( e gjeta fjalen ekzakte), homazh per urtësinë (moderacionin, tolerancën).



    Citim Postuar më parë nga Yrref Lexo Postimin
    Autori, ke pasur ndjesinë se ne film Tarkovski vetë e ka krijuar natyren qe t'i sherbeje si skenografi kameres se tij?
    Po ta kesh fjalen nga ana teknike, mund te lexosh ditarin e Tarkovsky-t ("Koha e gdhendur") : aty ai shpjegon shume gjera per filmin, nga ana e realizimit. Filmi eshte xhiruar ne Estoni nese nuk gabohem (ne nje nga tre shtetet balltike).

    Po ta kesh nga ana artistike, sigurisht, natyra eshte "personazh" më vehte në film. Biles ka nje detaj te hatashëm: natyra e "Zonës" ndryshon ne funksion te "humorit"(te sjelljeve) te dy vizitorëve (shkrimtarit dhe fizikantit). Kur ne fillim te filmit njeri nga te dy tenton t'i afrohet "dhomës" duke i rënë shkurt, natyra egersohet, fillon era... etj etj. Ne fund fare, kur te tre ndodhen dy hapa larg dhomës dhe nuk sherrosen më (ulen kembekryq), nje shi i mrekullueshem qe zgjat 5 minuta rrjedh pa pushim si per te thene: "Zona po shfryn gjithe ç'hoqi nga dy njerez pa din e pa iman (qe nuk besojnë...).

    Meqe jemi tek "pjese filmash qe ju kane mbetur ne mendje", po te jap adresn e nje filmi te shkurter, te mrekullueshem, qe zgjat veçse 15 minuta, realizuar nga nje nga regjizorët qe kam me qef ne kete dynjà : Kiarostami

    pjesa e pare: http://www.youtube.com/watch?v=n-m6Y...eature=related

    pjesa e dyte: http://www.youtube.com/watch?v=l1xu-...eature=related

  6. #46
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    01-08-2007
    Vendndodhja
    beyond the road... I lie in wait...
    Postime
    469
    Citim Postuar më parë nga Yrref Lexo Postimin
    Me ka pelqyer tema e shtjelluar (tjetersimi dhe ikja nga realiteti ne nje vend Utopi), qasja regjisoriale (thuajse ai e ka krijuar natyren qe t'i sherbeje si skenografi), kamera, kuadrot, fotografija....E shoh gjithhere si me e pa per here te pare. Ty si te eshte dukur?
    Pak a shume edhe une ashtu sic e keni shpjeguar ju te dy me siper, ashtu e kam kuptuar edhe une. Ky eshte i vetmi film i Tarkowskit qe kam pare, mendoj se diku kam edhe Solaris, por nuk e kam pare. Kam pershtypjen se filmi eshte koment mbi 'tipat' e njerzve: i urti, (sic eshte permendur me larte), ciniku, edhe i treti... ky i treti nuk jam shume i sigurte, ndoshta thjeshte skeptik, ose si njeri i shkences eshte objektiv, por i konertuar ne te ndergjegjshem per zanatin e vete. Reth ktyre 3 tipave zhvillohet filmi, edhe krijohet nje portret shume i arritur artistikisht i karaktereve, me vete, por edhe dinamika mes tyre. I urti eshte ai qe beson me teper, nderkaq qe ne menyre paradoksale eshte edhe ai qe dyshon me teper ne vetvete, nderkaq qe skeptiku eshte ai qe dyshon gjithcka, edhe ehste arrogant (e kunderta e te urtit, i cili eshte vete-dyshues) ne qendrimin e vete cinik. I treti nuk jam i sigurte nese duhet pare si tip indiferent, shkenceror, dmth objektiv. Ne fund pastaj me pelqen ajo qe ndodh, dmth prej te urtit lind nje fuqi mbinatyrore (krijuesi, sic e keni permendur), ne skenen e femise.

  7. #47
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-06-2002
    Postime
    1,611
    Ka shume gjera per te thene per "STALKER"-in e famshem, sepse eshte nga ato filma qe sot, s'ka regjizor ne bote qe do mund ta bente ose qe do guxonte ta realizonte (do te etiketohej menjehere si "megalloman", "pretencioz", ... biles patetik !). Shkurt, eshte si puna e te shkuarit ne Hënë: sot, askush nuk imagjinon te rishkohet perseri ne Hënë !

    Pse ? Sepse ashtu sikunder ne Hënê njeriu shkoi ne nje periudhe precize te Historise se njerezimit, ashtu edhe STALKER-in, Tarkovski e realizoi ne nje periudhe precize te krijimtarise se tij. E ka bere ne vitin 1979. Para tij, ne te njejtin dhjetevjeçar, më ekzaktesisht ne 1971, Tarkovski realizoi SOLARIS, per te cilin ai vete ka qene shume kritik (e qe pa dyshim, filmi me i dobet i Tarkovskit), ndersa ne 1974-en, pat realizuar "Zerkalo" ("pasqura" - 'the mirror"), ndofta filmin me te bukur autobiografik qe nje regjizor ka realizuar ndonjehere ne historine e kinematografise.

    Duke qene se e kam pare "Pasqyren" (1974) dhe duke ditur qe ne kohen ndermjet "pasqyres" dhe "stalker"-it Tarkovski formuloi ne menyre precize mendimin e tij estetik per kinemane (ne libri "Koha e skalitur"), tani e kuptoj më mire STALKER-in, nga ana artistike. Më konkretisht:

    Po ta kini vene ré, STALKER-i ka nje ritëm hipnotik, disi "te ngadalshem", por si marramendes, si "te çuditshem". Pse ? Sepse Tarkovski, gjate atyre pese viteve ('74-79), ne librin e tij " koha e skalitur", percaktoi elementin baze ne nje film, qe ai e quaji figure kinematografike. ç'fare eshte ky element baze, sipas Tarkovskit ? Sipas tij, ky element baze eshte koha, por JO ne sensin e pseudo-ritmit artificial nepermjet montazhit, kolazhit, por koha qe rrjedh brenda nje plani filmik te vetem, pra si kohe organike. Sipas Tarkovskit, koha, ritmi ne nje film NUK rrjedh falë montazhit, por rrjedh perkunder tij ! Montazhi sherben veçse per te organizuar strukturen e filmit, per te "bashkuar" pjesezat e tij, por me kusht qe në secilen "pjesez" koha te ushtroje tashmë presionin e saj.

    Ndaj dhe STALKER-i te jep pershtypjen e nje filmi aventure por... te ngadalësuar ! Dhe pikerisht, kjo diference tempo-je, ritmi, ndryshon gjithshka dhe e ben filmin te jete ai qe eshte: hipnotik !

    Ka dhe ca gjera te tjera per te thene. psh, STALKER eshte nje film qe po ta vesh ré me kujdes, te tre personazhet kryesore meshkuj formesojne nje "trup" te vetem, nje trup me tre koka (si te thuash) -fotoja majtas. Dhe meqe mungon prezenca femerore pothuaj gjate gjithe filmit, hapsira perpara se te shkojne tek "Dhoma e Dëshirave" ka forma te buta femerore (fotoja djathtas). Sikur Tarkovski do te na thote: "Kur s'ka femer, ajo eshte gjithandej, eshte natyra vete".


    Filmi, pas kaq heresh qe e kam pare, duket te jete nje parabolë morale mbi humbjen e besimit (sigurisht, jo vetem atij fetar, religjioz) nga ana e njeriut modern. Jo rastesiht filmi eshte, te pakten ne aparence, fantastiko-shkencor. Megjithate, me duket se nuk duhet me u ngut me i paragjyku personazhet. Fundja, edhe shkrimtari, edhe fizikanti, terhiqen, nuk kryejne ndonje akt final te pa-riparueshem. Asnje nga personazhet e filmit nuk duket te jete i denuar paraprakisht nga skenari (dmth, nga regjizori qe eshte dhe skenarist). Shkrimtari, vertet alkolik, por nganjehere shfaq edhe ndershmeri dhe mendjendritshmëri. Po ashtu fizikanti (profesori), motivet e te cilit per te atomizuar "Zonën" fundja jane motive nobël.

    Ajo qe eshte interesante eshe fakti qe, e besojme apo jo mitin e kesaj "Zone" (dhe te te famshmes "Dhomë te deshirave te realizueshme"), filmi mbetet i mrekullueshem, magjepes. Pra si te thuash, me duket se filmi e tejkalon te verteten skenaristike ("a ka apo s'ka "Zonë", "a t'i realizon apo jo Dhoma dëshirat"...), stad ne te cilin do mbeste çdo film i rendomte fantastiko-shkencor. Filmi e tejkalon kete stad banal te se "vertetes".


  8. #48
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    09-02-2005
    Postime
    386
    Per mendimin tim nje nder filmat me te realizuar si teme, tension dhe ndjenje eshte filmi kinez Infernal Affairs. Kete film e shkaterroi Martin Scorcesse duke bere "The Departed". Shume mund ta kene pare "The departed" (qe eshte ribere sipas versionit kinez Infernal Affairs) por po te shikoni Infernalin do te shikoni se ai i Scorceses eshte bloooze. Ndarja e Oskareve kur Scorceze morri cmimin si filmin me te mire per "The departed" sa s'plasa. Ishte shume film pa zhvillim karakteresh. Karakteret nderronin mendje se ne cilen ane te konfliktit do ishin si tu tekej.

    Skena me e bukur nga te gjithe filmat eshte


    Shikoni minuten 3:38-3:48. Personi qe rri ne nderim ushtarak eshte polic i infiltruar ne mafie dhe kur i vdes njeri nga komandantet e respekton me qendrim ushtarak atje ne skuta ku merret me krim.

    Skena numer dy eshte:


    Shikoni nga minuta 9:25 deri ne fund. Ne kete skene takohen te dy te infiltruarit: mafiozi i infiltruar ne polici dhe polici i infiltruar ne mafien.
    beqar

  9. #49
    don't bother me Maska e Apollyon
    Anëtarësuar
    07-11-2007
    Vendndodhja
    periferi
    Postime
    8,589
    Te pa-arritshmit


    There is no never ending banquet under the sun. All good things must come to an end.

  10. #50
    Buena Suerte Maska e MI CORAZON
    Anëtarësuar
    21-07-2002
    Postime
    7,485


    Fillon me sekonden e 37....e me rradhe...lmaooooo

    Nje miku im thote, si ke nerva me pa filma me kete gomarin. hahaha...
    He's the MAN.
    Where does a thought go when it's forgotten?

  11. #51
    i/e regjistruar Maska e mia@
    Anëtarësuar
    11-01-2008
    Vendndodhja
    Twilight Zone...
    Postime
    10,676
    Citim Postuar më parë nga Zombi Lexo Postimin
    E pashe tani afer kete filmin.Uauuuuuuuuuuu! U habita. Nuk e mbaja mend te ishte aq erotik.
    Feelings change - memories don't.

  12. #52
    pirg hologramesh Maska e Inteligjentja
    Anëtarësuar
    08-10-2005
    Vendndodhja
    Ne kontinentin e Kurrkundit
    Postime
    862
    Citim Postuar më parë nga dea_07 Lexo Postimin
    E pashe tani afer kete filmin.Uauuuuuuuuuuu! U habita. Nuk e mbaja mend te ishte aq erotik.
    Sa i mire ka qene Mickey ne kohe te vete. Tashti s'shihet me sy.



    Kjo muzika e ketij filmit perhere me ve ne gjendje shume te vecante shpirterore. ME kujtohet pjesa e fundit me vogelushin e Lares duke vrapuar me ate buzeqeshjen e madhe ne fytyre pas makines te se emes (qe nuk e kuptonte qe po e shihte per here te fundit) po ne youtube vetem momentet e dashurise mes Jurit dhe Lares gjeta. Oh well. ME mire keshtu se ajo skene eshte shume prekese.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Inteligjentja : 08-04-2009 më 11:48
    Homo sum; humani nil a me alienum puto.

  13. #53
    pirg hologramesh Maska e Inteligjentja
    Anëtarësuar
    08-10-2005
    Vendndodhja
    Ne kontinentin e Kurrkundit
    Postime
    862
    Citim Postuar më parë nga DeAdA Lexo Postimin

    Sidomos per ne vajzat kjo eshte nje pjese qe vertet tregon ate lidhje te vecante qe nje vajze ka me babane e saj dhe qe nuk krahasohet me asgje ne bote.

    DeAdA
    Owned.



    Kjo eshte heartbreaking. Pjeset e dialogut mes Sean Penn dhe Emmy Rosum (ne fillim te filmit) si gjeta po edhe ato jane shume te kendshme. Edhe pride and Prejudice ka disa skena interesante midis Elizabeth dhe Mr. Bennett.

    Oh and might I add the legend?



    Sofia Kopola eshte cope mishi qe nuk meritonte te luante me Pacinon. She ruined the Godfather.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Inteligjentja : 08-04-2009 më 12:17
    Homo sum; humani nil a me alienum puto.

  14. #54
    Lux Libera Nos Maska e Shkelqesia_E_Tij
    Anëtarësuar
    23-09-2002
    Vendndodhja
    Where ladies pray the God
    Postime
    1,028
    Citim Postuar më parë nga Inteligjentja Lexo Postimin

    Sofia Kopola eshte cope mishi qe nuk meritonte te luante me Pacinon. She ruined the Godfather.

    Po kjo sofia mos eshte gje gruaja e rregjizorit te The Godfather , Francis Coppola !?

    Blossoms of heaven, Ashes of hell...

  15. #55
    pirg hologramesh Maska e Inteligjentja
    Anëtarësuar
    08-10-2005
    Vendndodhja
    Ne kontinentin e Kurrkundit
    Postime
    862
    Citim Postuar më parë nga Shkelqesia_E_Tij Lexo Postimin
    Po kjo sofia mos eshte gje gruaja e rregjizorit te The Godfather , Francis Copola !?
    Eshte e bija derdimene pseudo-regjizore. Sesi e mori dhe ai mavriu ne cast-in e Godfather se di. Te jesh me akotore te atij rangu dhe te rrish si dudume.
    Homo sum; humani nil a me alienum puto.

  16. #56
    i/e regjistruar Maska e *mistrecja*
    Anëtarësuar
    06-04-2009
    Vendndodhja
    EU
    Postime
    143
    Titaniku kur i shpetoj jeten ai asaj dhe vdiq vet .(nuk po me kujtohen emrat)

  17. #57
    i'm not fragile Maska e Daniel Maker
    Anëtarësuar
    17-03-2008
    Postime
    1,802
    Citim Postuar më parë nga *mistrecja* Lexo Postimin
    Titaniku kur i shpetoj jeten ai asaj dhe vdiq vet .(nuk po me kujtohen emrat)
    Jack and Rose.


    Train De Vie me vjen ne menje skena finale ku pas 1 or e gjysem tu qesh,shef qe ka qen cdo gje vetem nje enderr e mir e bome nga nje burgaxhi ebre ne Auchwitz qe do vdesi dhe pak.
    mos luj se sta quj

  18. #58
    Lux Libera Nos Maska e Shkelqesia_E_Tij
    Anëtarësuar
    23-09-2002
    Vendndodhja
    Where ladies pray the God
    Postime
    1,028
    Citim Postuar më parë nga Inteligjentja Lexo Postimin
    Eshte e bija derdimene pseudo-regjizore. Sesi e mori dhe ai mavriu ne cast-in e Godfather se di. Te jesh me akotore te atij rangu dhe te rrish si dudume.

    ahahah lol e shikoj qe ti sta sul cazzo (thote italjoni) si aktore por s'ke ça ti besh

    nuk e mbaj mire mend titullin e filmit, por para 2 javesh kam pare nje film, ku kjo debilja ishte rregjizore, pffffff vetem film qe s'ishte !!!

    Blossoms of heaven, Ashes of hell...

  19. #59
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-03-2008
    Postime
    537
    Citim Postuar më parë nga Inteligjentja Lexo Postimin
    Eshte e bija derdimene pseudo-regjizore. Sesi e mori dhe ai mavriu ne cast-in e Godfather se di. Te jesh me akotore te atij rangu dhe te rrish si dudume.
    Se marr vesh...pse e shani kaq shume.Ju e stiletoni nje aktore te mire vetem nese eshte e bukur apo shume ekspresive?
    Bota njeh nje njerez dumdum,me shumice bile,fakti qe sjane te bukur si une apo inteligjent si ti...nuk i ben ata me pak te rendesishem se ne.

  20. #60
    ShkOdrAne ForEver Maska e Adaes
    Anëtarësuar
    06-01-2009
    Vendndodhja
    HeRe... TheRe... NoWheRe...
    Postime
    1,251
    Filmi "Arome Gruaje" me aktor kryesor Al Pacinon...i gjith fimli eshte kryeveper, po ajo pjesa ne restorant,eshte e papar...
    Really Dude... Get A Life!!!

Faqja 3 prej 16 FillimFillim 1234513 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Rreth Përhapjes Së Islamit Ndër Shqiptarët
    Nga cobra në forumin Toleranca fetare
    Përgjigje: 20
    Postimi i Fundit: 20-09-2012, 14:47
  2. Ajka e Shqiperise mbetur ne "dhembet"e Amerikes....
    Nga arusha84 në forumin Mentori akademik
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 22-02-2003, 06:49
  3. Kemi mbetur pa atdhe
    Nga Kingu_Tirones në forumin Tema shoqërore
    Përgjigje: 21
    Postimi i Fundit: 13-01-2003, 11:45
  4. Nuk e di pse më kanë mbetur në mëndje...
    Nga dikeafajtore në forumin Folklori shqiptar
    Përgjigje: 12
    Postimi i Fundit: 29-08-2002, 01:23
  5. Shqipëria pajtohet t'i normalizojë marrëdhëniet me Jugosllavinë e mbetur
    Nga kosovar në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 27-08-2002, 19:19

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •