Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 4
  1. #1
    Anti Zombizem SigPunizem Maska e Duaje Siveten
    Anėtarėsuar
    09-09-2007
    Postime
    3,698

    Leter drejtuar Sali Berishės

    Gazeta Shqip

    Letėr anonime nga Amerika

    Zotit Sali Berisha, President i Republikės, Kryetar i Kuvendit, njėri nga
    nėnkryetarėt e Kuvendit, zv.Kryeministėr, ministėr i Jashtėm, ministėr
    i Brendshėm, ministėr i Mbrojtjes, ministėr i Financave, ministėr i Arsimit,
    ministėr i Transportit dhe i Punėve Publike, ministėr i Ekonomisė dhe Energjetikės,
    ministėr i Drejtėsisė, ministėr i Shėndetėsisė, ministėr i Punės dhe Ēėshtjeve
    Sociale, ministėr i Mjedisit, ministėr i Integrimit, kryetar i Kėshillit tė Lartė tė
    Drejtėsisė, prokuror i Pėrgjithshėm, kryetar i SHIK-ut, drejtor i Pėrgjithshėm i
    RTVSH, kryetar i KKRT-sė, kryetar i Komitetit tė Kthimit tė Pronave, kryetar i PDsė,
    kryetar i PD-sė, Dega e Tiranės, dezhurn i ndėrtesės nė PD, centralist i
    telefonit antikorrupsion nė Kryeministri, dhe KRYEMINISTER.

    I nderuar zoti Sali!

    Rastėsisht, nga njė burim i sigurt, mėsova se keni vendosur tė jepni DOREHEQJEN.
    Madje, kjo qenka punė ditėsh. Kur e dėgjova nuk u zura besė veshėve.
    Mė parė mund tė besoja qė Edi Rama ėshtė mė i shkurtėr se Erion Braēja se sa...
    Mirėpo, ata qė ma dhanė njė lajm tė tillė ngulnin kėmbė se ėshtė i vėrtetė, sa
    ē‘ėshtė e vėrtetė qė nga hetimet e prokurorisė, Lulzim Basha do tė dalė i
    pafajshėm. Kur je larg Atdheut, lajme tė tilla bėhen edhe mė tronditėse. Kjo ėshtė
    arsyeja qė mė nxiti t‘u shkruaj kėtė letėr. Nė tė vėrtet, kjo nuk ėshtė letėr, kjo ėshtė
    lutje. E marr me mend qė nga fjalėt e mia do t‘ju prekin aq shumė, saqė do tė pėrloteni
    por... kur mendoj se pasi tė keni lexuar kėto rreshta do tė hiqni dorė nga vendimi
    i nxituar qė keni marrė, e ndjej veten tė shfajėsuar. Kėtė letėr nuk e shkruaj
    duke u nisur nga interesa personale, sepse po tė ishte kėshtu, nuk do t‘u kėrkoja
    tė hiqnit dorė nga vendimi Juaj pėr tė dhėnė DOREHEQJEN, por do t‘u lutesha
    pėr tė kundėrtėn. Ashtu siē kanė vepruar vite me radhė armiqtė TUAJ: Lefter Xhuveli,
    Genc Pollo, Arben Imami, Ferdinant Xhaferi, Tritan Shehu, Preē Zogaj, Nard
    Ndoka e shumė tė tjerė qė i bėtė ministra dhe deputetė me dorėn TUAJ.

    Zoti Kryeministėr!

    Mendoni pėr njė ēast sikur JU, njė natė tė bukur, nė ekranin e TVSH-sė tė
    shfaqeshit papritur me buzėqeshjen e vitit 1997 dhe t‘i drejtoheshit popullit me
    fjalėt: "Deklaroj, se unė Sali Ramė Berisha, jap dorėheqjen e parevokueshme nga tė
    gjitha postet qė mė ka besuar populli dhe partia". Ē‘do ndodhte...? Njė deklaratė e
    tillė do tė ishte pėr tė gjithė BOMBE (Jo si bomba qė i plasi Ylli Pangos dhe e hodhi
    tė ziun nga garazhi drejt e nė kolltukun e ministrit), por bombė qė do tė hidhte nė
    erė tė gjitha sukseset e arritura pėr sigurimin e energjisė elektrike, ujit, investimeve
    tė huaja, kthimit tė pronave, demshpėrblimit pėr ish tė pėrndjekurit politikė e
    dhjetėra premtime tė tjera qė i bėtė popullit gjatė fushatės elektorale. A e pėrfytyroni
    se ē‘do tė ndodhte tė nesėrmen e njė deklarate tė tillė? Nė orėn 6 tė
    mėngjesit do tė mblidhej Kongresi i Jashtėzakonshėm i PD dhe do tė zgjidhte kryetarin
    e ri, i cili sipas statutit, do tė ulej edhe nė kolltukun e Kryeministrit. Po
    sikur tė ndodhte, larg qoftė, qė nė vendin TUAJ tė zgjidhej njė person, i cili... pėr
    ēėshtjen e kthimit tė pronave tė kishte mendime tė kundėrta me JU?!

    Sė pari: Tė mos kishte durimin Tuaj pėr tė pritur gjersa tė vdisnin edhe fėmijėt e
    femijėve tė ish-pronareve, por tė ngulte kėmbė qė pronat e rrėmbyera nga pushteti
    komunist t‘u kthehen realisht dhe sa mė parė pronarėve. Sepse sipas mendjes
    sė tij, medemek, njė shtet demokratik nuk u ndėrtokėrka mbi pronat e grabitura.

    Sė dyti: Ē‘do tė ndodhte sikur AI tė jepte urdhėr qė tė mbyllej fabrika e inauguruar
    shtatėmbėdhjet vjet mė parė pėr prodhimin e pronarėve tė rinj, e cila pėrdor
    si lėndė tė parė politikanėt?
    Sė treti: Po sikur AI tė kundėrshtojė abrogimin e ligjit 7501 pėr tokėn dhe ta
    konsiderojė si mashtrim tė radhės qė u bėhet pronarėve dhe institucioneve
    nderkombėtare perendimore? Ose ta krahasojė me anekdotėn e qershive tė
    Nastradinit...Me fjalė tė tjera, t‘u akuzoje Juve se qershitė e pastra ua ndatė fshatarėve
    sipas mendjes sė Leninit, ndėrsa qershite e shurruara, gjoja paskeni ndėrmend
    t‘ua ngopni pronarėve? Apo tė ēirret dhe tė ulurijė nė mikrofonėt e shteteve
    perėndimore se pėrsa kohė ishit nė pushtet JU e Fatos Nano, ish-pronarėt nuk do
    tė ktheheshin kurrė nė pronarė, por gjer nė ditėn e vdekjes do tė ngeleshin ISH?

    Zoti Kryeministėr!

    Vetėm argumenti i mesipėrm ėshtė i mjaftueshem qė JU tė bindeni dhe tė hiqni
    dorė nga vendimi qė keni marrė. Po sikur tė ndodhte, larg qoftė, qė nė vendin
    TUAJ tė zgjidhej nje person, i cili... ta marrė seriozisht dėmshpėrblimin e tė pėrndjekurve
    politikė? Nė njė rast tė tillė, jo aq pėr tė fituar simpatinė e tyre se sa pėr tė
    tėrhequr vemėndjen e perėndimoreve, AI mund t‘ju fusė nė njė thes me ish-komunistet.
    Madje, paturpėsia e tij mund tė arrijė deri aty sa tė deklarojė qė JU, persa
    kohė ishit nė pushtet, jo vetėm qė nuk kishit ndėrmend t‘u jepnit asnjė kacidhe
    atyre tė gjorėve, por do tė vijonit tė talleshit, sikundėr gjoja keni bėrė pėr 17 vjet
    me radhė! Me fjalė tė tjera, edhe ligji qė miratuat JU nė Parlament pas kaq shumė
    e shumė mundimesh, sipas TIJ, qenka njė m..! Njė mendje e semurė si e Tij, nuk e ka
    tė veshtirė tė sajojė lloj-lloj argumentesh. Bie fjala, AI mund tė trillojė se gjoja nė
    komisionet parlamentare pėr vite e vite me radhė ky problem ėshte ngritur thjesht
    pėr muhabet, por asnjėherė me pikėsynimin qė tė zgjidhet. Madje, AI mund tė
    sajojė edhe debate imagjinare ndermjet deputetėve tanė tė nderuar, si pershembull:
    "Njė i pushkatuar kushton mė shumė se njė ish i burgosur politik. Kurse
    ne kemi mendim tė kundėrt. Tė pushkatuarit, kushtojnė shumė mė pak se sa tė
    burgosurit politikė. Keta kanė vuajtur pėr vite me radhė nė burgjet e komunizmit,
    ndėrsa tė pushkatuarit, kanė ngrėnė plumbin dhe kanė mbaruar punė fėt e fėt.
    Nuk ėshtė fjala se cilėt kushtojne mė lirė dhe cilėt mė shtrenjtė. Ne do tė gjykojmė
    sipas fondeve qė do tė akordojė qeveria. Qeveria nuk ka brekė nė bythė, e jo fonde
    pėr... Nė njė mendje jemi, megjithatė njėri i bie gozhdės e tjetri patkoit. Detyra e jonė
    si Parlament ėshtė tė bėjmė ligjin, pastaj se ku do t‘i gjejė paratė qeveria ėshtė punė
    e saj. Ama ligjin thoni ju..?! Ligje bejmė tridhjetė copė nė ditė... Ne pandehnim se
    e kishit seriozisht atė punėn e parave. Ē‘para a derėbardhė... miratojmė ligjin
    dhe jemi tė nderuar. E keqja ėshtė se ata kėrkojnė paratė. Pak se po u bėjmė ligjin,
    dashkan edhe paratė!"

    Unė jam i vetėdijshėm qė nuk do tė mė ktheni asnjė pergjigje pėr ketė letėr,
    sikundėr jam i sigurt qė pasi tė lexoni kėto rreshta, do tė hiqni dorė pėrfundimisht
    nga vendimi JUAJ pėr tė dhėnė DOREHEQJEN. Dhe kjo pėr mua nuk ėshtė pak.

    Ish i yti,
    LEKA BUNGO

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    leka bungo eshte ish regjisor ne mos gaboj i teatro-estradave.. e kjo leter ska pse quhet anonime or ti sivet sepse paska autor..

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e juanito02
    Anėtarėsuar
    09-07-2007
    Postime
    2,964
    Nuk iken Sala jo. Duhet me e hjek.

  4. #4
    Se besoj se iken vete, po dhe po iku do vij nje shoku vet

Tema tė Ngjashme

  1. Berisha dhe politikanėt tropojanė nė PD
    Nga Brari nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 20
    Postimi i Fundit: 04-05-2009, 10:46
  2. Dosja antishqiptare e Greqisė, 1912-2007
    Nga BARAT nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 645
    Postimi i Fundit: 15-10-2007, 19:27
  3. A kemi njė politikė kombėtare sot?
    Nga Ingenuous nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 25
    Postimi i Fundit: 29-04-2007, 06:56
  4. Analiza dhe komente pėr zgjedhjet lokale, 18 shkurt 2007
    Nga Dr Rieux nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 230
    Postimi i Fundit: 11-04-2007, 16:14
  5. Katalog i Kodikėve Kishtarė Mesjetarė tė Shqipėrisė
    Nga Albo nė forumin Komuniteti orthodhoks
    Pėrgjigje: 100
    Postimi i Fundit: 02-02-2005, 00:19

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •