Gazeta Shqip
Letėr anonime nga Amerika
Zotit Sali Berisha, President i Republikės, Kryetar i Kuvendit, njėri nga
nėnkryetarėt e Kuvendit, zv.Kryeministėr, ministėr i Jashtėm, ministėr
i Brendshėm, ministėr i Mbrojtjes, ministėr i Financave, ministėr i Arsimit,
ministėr i Transportit dhe i Punėve Publike, ministėr i Ekonomisė dhe Energjetikės,
ministėr i Drejtėsisė, ministėr i Shėndetėsisė, ministėr i Punės dhe Ēėshtjeve
Sociale, ministėr i Mjedisit, ministėr i Integrimit, kryetar i Kėshillit tė Lartė tė
Drejtėsisė, prokuror i Pėrgjithshėm, kryetar i SHIK-ut, drejtor i Pėrgjithshėm i
RTVSH, kryetar i KKRT-sė, kryetar i Komitetit tė Kthimit tė Pronave, kryetar i PDsė,
kryetar i PD-sė, Dega e Tiranės, dezhurn i ndėrtesės nė PD, centralist i
telefonit antikorrupsion nė Kryeministri, dhe KRYEMINISTER.
I nderuar zoti Sali!
Rastėsisht, nga njė burim i sigurt, mėsova se keni vendosur tė jepni DOREHEQJEN.
Madje, kjo qenka punė ditėsh. Kur e dėgjova nuk u zura besė veshėve.
Mė parė mund tė besoja qė Edi Rama ėshtė mė i shkurtėr se Erion Braēja se sa...
Mirėpo, ata qė ma dhanė njė lajm tė tillė ngulnin kėmbė se ėshtė i vėrtetė, sa
ēėshtė e vėrtetė qė nga hetimet e prokurorisė, Lulzim Basha do tė dalė i
pafajshėm. Kur je larg Atdheut, lajme tė tilla bėhen edhe mė tronditėse. Kjo ėshtė
arsyeja qė mė nxiti tu shkruaj kėtė letėr. Nė tė vėrtet, kjo nuk ėshtė letėr, kjo ėshtė
lutje. E marr me mend qė nga fjalėt e mia do tju prekin aq shumė, saqė do tė pėrloteni
por... kur mendoj se pasi tė keni lexuar kėto rreshta do tė hiqni dorė nga vendimi
i nxituar qė keni marrė, e ndjej veten tė shfajėsuar. Kėtė letėr nuk e shkruaj
duke u nisur nga interesa personale, sepse po tė ishte kėshtu, nuk do tu kėrkoja
tė hiqnit dorė nga vendimi Juaj pėr tė dhėnė DOREHEQJEN, por do tu lutesha
pėr tė kundėrtėn. Ashtu siē kanė vepruar vite me radhė armiqtė TUAJ: Lefter Xhuveli,
Genc Pollo, Arben Imami, Ferdinant Xhaferi, Tritan Shehu, Preē Zogaj, Nard
Ndoka e shumė tė tjerė qė i bėtė ministra dhe deputetė me dorėn TUAJ.
Zoti Kryeministėr!
Mendoni pėr njė ēast sikur JU, njė natė tė bukur, nė ekranin e TVSH-sė tė
shfaqeshit papritur me buzėqeshjen e vitit 1997 dhe ti drejtoheshit popullit me
fjalėt: "Deklaroj, se unė Sali Ramė Berisha, jap dorėheqjen e parevokueshme nga tė
gjitha postet qė mė ka besuar populli dhe partia". Ēdo ndodhte...? Njė deklaratė e
tillė do tė ishte pėr tė gjithė BOMBE (Jo si bomba qė i plasi Ylli Pangos dhe e hodhi
tė ziun nga garazhi drejt e nė kolltukun e ministrit), por bombė qė do tė hidhte nė
erė tė gjitha sukseset e arritura pėr sigurimin e energjisė elektrike, ujit, investimeve
tė huaja, kthimit tė pronave, demshpėrblimit pėr ish tė pėrndjekurit politikė e
dhjetėra premtime tė tjera qė i bėtė popullit gjatė fushatės elektorale. A e pėrfytyroni
se ēdo tė ndodhte tė nesėrmen e njė deklarate tė tillė? Nė orėn 6 tė
mėngjesit do tė mblidhej Kongresi i Jashtėzakonshėm i PD dhe do tė zgjidhte kryetarin
e ri, i cili sipas statutit, do tė ulej edhe nė kolltukun e Kryeministrit. Po
sikur tė ndodhte, larg qoftė, qė nė vendin TUAJ tė zgjidhej njė person, i cili... pėr
ēėshtjen e kthimit tė pronave tė kishte mendime tė kundėrta me JU?!
Sė pari: Tė mos kishte durimin Tuaj pėr tė pritur gjersa tė vdisnin edhe fėmijėt e
femijėve tė ish-pronareve, por tė ngulte kėmbė qė pronat e rrėmbyera nga pushteti
komunist tu kthehen realisht dhe sa mė parė pronarėve. Sepse sipas mendjes
sė tij, medemek, njė shtet demokratik nuk u ndėrtokėrka mbi pronat e grabitura.
Sė dyti: Ēdo tė ndodhte sikur AI tė jepte urdhėr qė tė mbyllej fabrika e inauguruar
shtatėmbėdhjet vjet mė parė pėr prodhimin e pronarėve tė rinj, e cila pėrdor
si lėndė tė parė politikanėt?
Sė treti: Po sikur AI tė kundėrshtojė abrogimin e ligjit 7501 pėr tokėn dhe ta
konsiderojė si mashtrim tė radhės qė u bėhet pronarėve dhe institucioneve
nderkombėtare perendimore? Ose ta krahasojė me anekdotėn e qershive tė
Nastradinit...Me fjalė tė tjera, tu akuzoje Juve se qershitė e pastra ua ndatė fshatarėve
sipas mendjes sė Leninit, ndėrsa qershite e shurruara, gjoja paskeni ndėrmend
tua ngopni pronarėve? Apo tė ēirret dhe tė ulurijė nė mikrofonėt e shteteve
perėndimore se pėrsa kohė ishit nė pushtet JU e Fatos Nano, ish-pronarėt nuk do
tė ktheheshin kurrė nė pronarė, por gjer nė ditėn e vdekjes do tė ngeleshin ISH?
Zoti Kryeministėr!
Vetėm argumenti i mesipėrm ėshtė i mjaftueshem qė JU tė bindeni dhe tė hiqni
dorė nga vendimi qė keni marrė. Po sikur tė ndodhte, larg qoftė, qė nė vendin
TUAJ tė zgjidhej nje person, i cili... ta marrė seriozisht dėmshpėrblimin e tė pėrndjekurve
politikė? Nė njė rast tė tillė, jo aq pėr tė fituar simpatinė e tyre se sa pėr tė
tėrhequr vemėndjen e perėndimoreve, AI mund tju fusė nė njė thes me ish-komunistet.
Madje, paturpėsia e tij mund tė arrijė deri aty sa tė deklarojė qė JU, persa
kohė ishit nė pushtet, jo vetėm qė nuk kishit ndėrmend tu jepnit asnjė kacidhe
atyre tė gjorėve, por do tė vijonit tė talleshit, sikundėr gjoja keni bėrė pėr 17 vjet
me radhė! Me fjalė tė tjera, edhe ligji qė miratuat JU nė Parlament pas kaq shumė
e shumė mundimesh, sipas TIJ, qenka njė m..! Njė mendje e semurė si e Tij, nuk e ka
tė veshtirė tė sajojė lloj-lloj argumentesh. Bie fjala, AI mund tė trillojė se gjoja nė
komisionet parlamentare pėr vite e vite me radhė ky problem ėshte ngritur thjesht
pėr muhabet, por asnjėherė me pikėsynimin qė tė zgjidhet. Madje, AI mund tė
sajojė edhe debate imagjinare ndermjet deputetėve tanė tė nderuar, si pershembull:
"Njė i pushkatuar kushton mė shumė se njė ish i burgosur politik. Kurse
ne kemi mendim tė kundėrt. Tė pushkatuarit, kushtojnė shumė mė pak se sa tė
burgosurit politikė. Keta kanė vuajtur pėr vite me radhė nė burgjet e komunizmit,
ndėrsa tė pushkatuarit, kanė ngrėnė plumbin dhe kanė mbaruar punė fėt e fėt.
Nuk ėshtė fjala se cilėt kushtojne mė lirė dhe cilėt mė shtrenjtė. Ne do tė gjykojmė
sipas fondeve qė do tė akordojė qeveria. Qeveria nuk ka brekė nė bythė, e jo fonde
pėr... Nė njė mendje jemi, megjithatė njėri i bie gozhdės e tjetri patkoit. Detyra e jonė
si Parlament ėshtė tė bėjmė ligjin, pastaj se ku do ti gjejė paratė qeveria ėshtė punė
e saj. Ama ligjin thoni ju..?! Ligje bejmė tridhjetė copė nė ditė... Ne pandehnim se
e kishit seriozisht atė punėn e parave. Ēpara a derėbardhė... miratojmė ligjin
dhe jemi tė nderuar. E keqja ėshtė se ata kėrkojnė paratė. Pak se po u bėjmė ligjin,
dashkan edhe paratė!"
Unė jam i vetėdijshėm qė nuk do tė mė ktheni asnjė pergjigje pėr ketė letėr,
sikundėr jam i sigurt qė pasi tė lexoni kėto rreshta, do tė hiqni dorė pėrfundimisht
nga vendimi JUAJ pėr tė dhėnė DOREHEQJEN. Dhe kjo pėr mua nuk ėshtė pak.
Ish i yti,
LEKA BUNGO
Krijoni Kontakt