Motra dhe vėllėzėr shqiptarė forumas- GĖZUAR 28 NĖNTORI
_________________________________________________LAME KODRA : Pse e dua Shqipėrinė
S'kam ciflik e s'kam pallate
s'kam dyqan me katėr kate,
po e dua Shqipėrinė
pėr njė stan nė Trebeshinė,
pėr njė shkarpė e pėr njė gur,
pėr njė gardh e pėr njė mur,
pėr kasollėn nbi selishtė,
pėr dy ara nė zallishtė,
pėr njė lopė e njė gomar,
pėr balo, njė manar.
Unė e dua Shqipėrinė
pėr tėrfilin mbi lėndinė,
pėr njė vajzė gjeraqinė
dhe pėr ujėt qė buron
nga njė shkėmb e gurgullon
nėpėr lisa gjetheshumė,
edhe zbret pėrposh nė lumė.
Unė e dua Shqipėrinė
pėr njė lule trėndėlinė,
pėr njė zog qė fluturon,
pėr bilbilin qė kėndon,
nė ato ferra e nė ato hie
kėngė malli e dashurie.
Unė e dua Shqipėrinė,
qė nga Korca nė Vraninė,
.......................................
.......................................
Unė e dua Shqipėrinė
qė nga Shkupi nė Janinė,
ku njė popull derėzi
heq e vuan nė robėri,
po ka shpirtin luftėtar...
----------------------------------(1939)
LASGUSH PORADECI: C'u
mbush mali
(Rapsodi popullore)
Shqipėri! moj nėna ime,
Mė ke ritur me thėrrime!
Shqipėri! tė qofsha falė,
Tė kam nėnė-e mė ke djalė!
I
C'u mbush mali me deborė,
C'u mbush deti me pamporė,
Sec u mbush e shkreta Vlorė
Plot me krushq e me dasmorė:
S'janė krushq edhe dasmorė,
Janė Toskė-e Malėsorė-
Me flamur tė kuq nė dorė
Si dhėndurė me kurorė.
C'u zbardhė malet, c'u zbardhė:
Nga cdo anė sec na ardhė
shqipėtarėt gunė-bardhė.
Sec na ardhė palė-palė
Dyke rutulluar malė
kush mė kėmb' e kush mė kalė,
Kush mė shpejt, kush mė ngadalė:
Kush i lum e kush i gjorė
Kanė zbritur mun nė Vlorė,
Mun nė Vlorėn e lirisė,
N'atė thelb tė Shqipėrisė.
II
C'u nxinė malet, c'u nxinė,
Gur' i kuq lėshon mavinė:
Qani, djem, e mbani zinė!
Qani gjithė Shqipėrinė,
Toskėrinė, Gegėrinė-
Ububu! c'humbi lirinė!
C'u hap qjelli pak-nga-pak,
Maj' e malit sec u flak,
Doli ylli me bajrak:
Me armikun kemi gjak.
C'u mbush sheshi me tė parė,
C'u mbush zyra me zyrtarė,
Thonė-u pake cet' e parė!
Thonė mė t'u paske parė
Me tri mijė luftetarė,
tri shtėpi me fis e farė,
Qytetarė, katundarė-
Gjith bujarė shqipėtarė.
C'ka qė can rrufeja retė!
Vjen Smajli trim me fletė,
Fluturon posi shigjetė.
Thonė, vjen pėrdrejt nė Vlorė,
Me flamur tė kuq nė dorė,
Me flamurin e lirisė
n'atė thelb tė shqipėrisė:
Thonė, ėshtė vet-i-tretė,
Thonė, ėshtė vet-i-tetė,
Thonė vet-i-njėstetetė-
Rrofsh moj Shqipėri pėrjetė!
GJERGJ FISHTA: Lamtumirė!
Lamtumirė, vendet e mija,
qe, po zhduken dalėkadalė!
Gjėmon deti, ushton duhia,
lkundet barka valė mbi valė.
Kah njaj diell, qė asht tue flakue,
andej fill un do t'vete...
Lamtumirė, atdhe i bekue!
Lamtumirė, pėr sa t'jet jeta!
Nesėr nade kur mbi ne,
rrezja e diellit ka me ra,
kush e din sa ujė e dhe,
mue prej teje ka me m'da1
e por n'pyetsha zogjt e detit,
se pėr ty, moj tokė arbnore,
s'ka me m'folė kush mue t'shkretit...
Tjera fusha e tjera zalle
kam me pa, e tjera dete;
kam me ndje po tjera valle,
tjera gjuhė, tjera qytete.
Vendin tem s'kam me e pa,
ku kam le e jam burrnue;
sytė e mi kan me kja
pa u gjet kush me i ngushllue.
E njaj dhe- ehu! kob prej qiellit,
s'ka me kenė, dheu i t'parvet,
ku ma bukur qielli kthiellet,
ku ma ambėl n'gjuhė t'shqiptarvet,
para hyjt naltohet luta.
E ku besa asht e shenjtueshme,
e ku zemrat s'dijnė cka asht tuta
e ku bjeshkėt janė tė madhnueshme.
E ato halė qipariza,
kam me i pasė ndėr mend gjithmonė,
e ato stane e njato mriza;
e ato berre e ato kumbonė...
por oh, vaj! Malet e mia,
qė po zhduken dalėkadalė;
gjėmon deti, ushton duhia;
lkundet barka valė mbi valė.
Lamtumirė, ti, shpija e t'parvet,
ku ma s'parit m'agoi drita
e ku strehė u dha shtegtarvet,
miqt e babės edhe ku i prita.
Lamtumirė, carani n'votėr!
Lamtumirė, ju, armėt e shkreta!
Lamtumirė, ti, nanė e motėr!
Lamtumirė, pėr sa t'jet jeta!...
Krijoni Kontakt