Close
Faqja 0 prej 9 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 85
  1. #1
    Ngelem unë! Maska e DI_ANA
    Anëtarësuar
    30-12-2006
    Vendndodhja
    France.
    Postime
    5,874

    Krizat financiare që tronditën botën!

    Dhjetë krizat financiare që tronditën botën!

    Një krizë financiare zakonisht është një situatë kur kërkesa për para rritet në mënyrë të shpejtë. Deri para disa dekadash, krizat financiare ishte ekuivalente me krizat e bankave. Sot ato mund të kenë formën e çfarëdo krize që ka të bëjë me paratë. Shumë ekonomistë kanë ngritur teoritë se si zhvillohet një krizë financiare dhe si mund të përballohet. Sidoqoftë nuk ka një vijë të përgjithshme parandaluese dhe krizat financiare mbeten akoma një fenomen i rregullt. Falimentimi i një tregu burse është shembulli më i mirë i një krize financiare që nuk prek vetëm vendin, në të cilin ndodhet, por investitorë nga e gjithë bota që kanë investuar aty paratë e tyre. Në një ekonomi të hapur moderne, financat e një vendi janë shpeshherë të varura nga zhvillimi ndërkombëtar.

    Ndaj një krize financiare në një vend ka shumë gjasa të shkaktojë kriza të tilla dhe në një vend tjetër. Një shembull për këtë është kriza financiare e Tailandës në vitin 1997. Në një rast të tillë një investitor i huaj do të kishte dyshime për ekonomike e çdo vendi jo të zhvilluar sa duhet dhe do të vendoste të tërhiqte paratë nga vendi në fjalë. Kjo shkakton një ndalesë të fondeve për shumë ekonomi dhe si pasojë një krizë financiare. Fakti interesant këtu është se kompanitë në një vend me ekonomi të qëndrueshme nuk do lejoheshin të financonin për arsyen se një tjetër ekonomi e rajonit është në krizë. Ka një listë krizash financiare në gjithë botën që kanë ndodhur në hapësira të ndryshme kohore dhe që kanë tundur themelet jo vetëm të një shtetit. Disa prej krizave më të mëdha financiare në botë është ajo e naftës në vitin 1973, “E marta e zezë” në vitin 1929, kur 10 miliardë dollarë në tregun e bursës u kthyen në hi. Kjo ishte një ndër ngjarjet që shërbeu si pararendëse e “Depresionit të Madh”.

    1973: Kriza e naftës

    Në mes të luftës së tetorit ndërmjet Sirisë e Egjiptit kundër Izreale, “OPEC” përdori naftën si një armë me “Embargon Arabe të Naftës” ndaj gjithë atyre që mbështetën Izraelin. Çmimet e naftës së papërpunuar u rritën, ndërkohë që prodhimi i saj u ndërpre sidomos ndaj SHBA dhe Holandës. Embargoja zgjati vetëm pesë muaj, por efektet e saj vazhdojnë dhe në ditët e sotme: shtetet anëtare të “OPEC” arritën një nivel mirëqenieje që të paparë ndonjëherë: në gjashtë javë aksionet në “NYSE” (Bursa e Nju Jorkut” humbën 97 miliardë dollarë në vlerë dhe SHBA futi në fuqi limitin e shpejtësisë për të kursyer naftën.

    1929: E marta e zezë

    më 29 tetor 1929, 10 miliardë dollarë (rreth 95 miliardë dollarë sot) u kthyen në pluhur. Në vitet parardhëse të krizës, tregu i bursës “The Dow” po kthente në milionerë njerëz pafund. Ky lloj tregu u kthye në hobi për shumë investitorë injorantë, të cilët nuk dinin asgjë se si funksiononte tregu i bursës, por prapëseprapë ata vazhdonin të hidhnin lekët e tyre në rezervat e kompanive për të cilat nuk dinin asgjë. Kur qeveria hyri në lojë në përpjekje për të qetësuar gjërat duke rritur shkallën e interesit, lindi gjendja e panikut. Investitorët u përpoqën të tërheqin rezervat e tyre dhe fatkeqësisht edhe bankat kishin investuar në bursë. Kjo shkaktoi “Depresionin e Madh” që u pasua nga gjithë bota.

    1997: Krizat financiare të Azisë Lindore

    E ashtuquajtura “mrekullia ekonomike aziatike” rezultoi shkatërrimtare në korrik të vitit 1997, kur investitorët bënë atë që dinë të bëjnë më mirë: humbën sigurinë tek bursa. Kursi i lartë i prodhimeve i bëri tregjet aziatike tërheqëse, por kur SHBA uli normat e interesit, tregjet aziatike filluan të jenë në rrezik. Si pasojë ndodhi efekti domino duke filluar në Tailandë, për të përparuar në Filipine, Hong Kong, Indonezi, Malajzi dhe si pasojë duke shkaktuar kriza globale. Tregjet aziatike që ishin përballur me një prosperitet të rrallë deri atëherë pësuan humbje të mëdha.

    1998: Krizat financiare ruse

    Korrupsioni, mungesa e reformave efektive ekonomike, rënia e vlerës së rublës dhe mungesa e stabilitetit politik bënë që Rusia të përballej me kriza masive financiare. Si pasojë, duke qenë eksportuese e një të tretës së naftës dhe gazit natyror të botës, Rusia u godit akoma më shumë kur këto çmime ranë. Kur investitorët e huaj tërhoqën paratë e tyre nga vendi, bankat u dëmtuan një shkallë jashtëzakonisht të madhe. Krizat kapluan dhe vende si Ukraina dhe Republika Çeke duke prekur direkt tregun e bursës “The Dow” që përjetoi një prej uljeve më të mëdha të pikëve në histori.

    1987: E hëna e zezë

    Pse e hëna e 19 tetorit 1987? Pse një shkatërrim masiv i tregut të bursës? Si u zhdukën në hiç 500 miliardë dollarë nga NYSE (Bursa e Nju Jorkut). Edhe pas shumë vitesh nuk ka një përgjigje të saktë, dhe pjesërisht sepse nuk kishte pothuajse fare shenja që të paralajmëronin atë që do të ndodhte. Cilado të ketë qenë arsyeja, tregjet botërore u tronditën rëndë. Në fund të tetorit të vitit 1987, tregu australian ra 41.8 përqind, i Kanadasë 22.5 përqind, i Britanisë së Madhe 26.4 përqind. Një teori e përgjithshme ia atribuon këtë shkatërrim një programit të tregtisë së menjëhershme dhe influencës në rritje të kompjuterëve në “Wall Street”.

    1982: Kriza “Souk Al-Manakh”

    Tregu i bursës së Kuvajtit “Soul Al-Manakh” ishte një treg alternativ dhe jo krejtësisht i ligjshëm, veçanërisht në krahasim me tregun e bursës zyrtar të vendit. Sidoqoftë, shumë investitorë të rinj nuk kishin shumë akses në tregun zyrtar ndaj filluan të investojnë në “Souk Al-Manakh”. Aksionet kryheshin me çeqe të dala jashtë përdorimit dhe ky akt krijoi një kështjellë rëre që shumë shpejt u përmbys. Mijëra investitorë kishin çeqe të dala jashtë përdorimit dhe shuma e atyre arrinte në rreth 94 miliardë dollarë. E vërteta është se paratë ishin kthyer në fantazmë dhe vetëm dy banka i mbijetuan këtij shkatërrimi.

    1912-’24: Superinflacioni gjerman

    Në vitin 1914 shkalla e këmbimit të dollarit amerikan me markën gjermane ishte 1 me 4. Në vitin 1923 shkalla e këmbimit kishte dalë aq shumë jashtë kontrollit saqë një dollar amerikan këmbehej me 1 trilionë marka. Ideja e aq shumë parave nëpër duar duket e këndshme, por jo kur me to nuk blen dot as një bukë. Në përfundim të Luftës së Dytë Botërore Gjermanisë iu kërkua dëmshpërblim material për koston e luftës. Si pasojë valuta vendase humbi vlerën. Atëherë Gjermania vazhdoi të shtypë para deri sa u prodhuan një mijë miliardë marka. Superinflacioni mbaroi, por jo para se t’u shkaktonte dëme e hidhërim një gjenerate të tërë gjermane.

    1999: Kriza ekonomike e Argjentinës

    Viti 1980 ishte shumë i vështirë për Argjentinën: diktatura ushtarake, rënia ekonomike dhe inflacioni masiv. Borxhi i vendit u rrit gjatë gjithë viteve ’90 dhe duke i shtuar këtu dhe korrupsionin vendi u përball me një rënie të pashmangshme në vitin 1999. Investitorët humbën besimin dhe largimi i tyre drastik e detyroi qeverinë që të ngrinte llogaritë bankare për një vit rresht duke lejuar vetëm tërheqje të vogla. Demonstratat u pasuan nga protesta të dhunshme, të cilat shkaktuan rënien e qeverisë së Fernando de la Rua.

    1994: Gabimi i dhjetorit

    “Gabimi i dhjetorit” buron nga nevoja urgjente e qeverisë meksikane për të korrigjuar disa gabime monumentale të lëna pas nga administrata që kishte lënë postin. Viti që çoi në “gabimin” ishte aq i turbullt sa mjaftonte për të trembur çdo investitor të mundshëm. Bëhej fjalë për shpërthime rebelësh në Ciapas, zëra për korruptimin në nivelet më të larta të qeverisë dhe disa vrasje politike. Administrata e presidentit Ernesto Zedillo nuk gjeti zgjidhje tjetër përveç se të zhvlerësonte peson. Kjo lëvizje shkaktoi që paratë të dilnin aq shpejt jashtë vendit duke tronditur edhe vetë qeverinë.

    Paniku i vitit 1907

    “Paniku i vitit 1907” erdhi si pasojë e faktorëve të zakonshëm: ekspansioni i tepërt dhe arsyetimi i dobët. Tregu i bursës u rrënua në mars dhe një rënie tjetër që pasoi në tetor bëri që Banka Kombëtare e Amerikës së Veriut të falimentonte. Departamenti Amerikan i Thesarit u përpoq të dilte nga situata me paratë federale dhe me një riorganizmi krijues financiar. Tregu arriti të stabilizohej në shkurt të vitit 1908 dhe në maj, Kongresi kaloi aktin “Aldrich-Vreeland”, i cili themeloi Komisionin Federal Monetar.

    Blendina Cara : Gazeta TiranaObserver
    "Carpe Diem"

  2. #2
    Shkrim interesant. Ke gjetur tamam kohen per nje shkrim te tille pasi jemi perpara nje krize te re financiare e cila nga sa kam lexuar do e beje Depresionin e Madh (krizen e 1929 qe ishte me renda) te duket si nje loder femijesh.

  3. #3
    Qe financat e Amerikes kane vajtur ca si kot kjo dihet, por le te shpresojme qe parashikimet pesimiste per nje krize te rende financiare boterore te dalin te gabuara. Te pakten te tilla parashikime kane me shume se nje dekade qe perseriten e riperseriten, por deri me tani asgje e rende nuk ka ndodhur ne ekonomine boterore. Hiq ketu ngjarjen e 11 shtatorit 2001 e cila sigurisht pati ndikimin e saj negativ, por per fat te mire ishte relativisht e kufizuar ne kohe dhe ne deme te pergjithshme monetare. Per te patur nje ide me te pergjithshme rreth disa prej treguesve me te rendesishem te financave Amerikane mund tju referoheni ketij websiti ketu:

    http://zfacts.com/p/461.html
    ABCÇDDhEËFGGjHIJKLLlMNNjOPQRRrSShTThUVXXhYZZh (Alfabeti Shqip, 36 gërma)

  4. #4
    Kalorës i Lirisë Maska e BlueBaron
    Anëtarësuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Në Tironën e Ondrrave
    Postime
    5,046
    Shqiperi 1997 - Kriza Financiare e kompanive rentiere.

    Kolapsi dhe me vone falimentimi i kompanive rentiere qe mbreteronin ekonomine shqiptare te viteve '94 - '97, do te sillte nje kaos te madh qe do t'a dergonte shtetin e vogel prej 28.000 km katrore dhe me nje popullsi pak me te madhe se 3.000.000 banore, ne nje amulli totale dhe shume prane nje lufte civile. Efektet e kesaj krize vazhdojne akoma te ndjehen ne ekonomine e dobet shqiptare ...
    Mund të shkëpusësh Çunat nga TIRONA, por kurrë nuk mund të shkëpusësh TIRONËN nga zemra e Çunave !!!

  5. #5
    Larguar Maska e Gerrard
    Anëtarësuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Anfield Road
    Postime
    1,603

    Transekonomia

    Gjëja interesante e shembjes së Wall Street-it në 1987, ishte paqartësia që e mbështolli. Ishte vërtetë një katastrofë? Dhe a është se duhet pritur që katastrofa e vërtetë të ndodhi në të ardhmen? Përgjigje: nuk ka për të patur kurrë një katastrofë të vërtetë sepse ne rrojmë nën shenjën e katastrofës virtuale.

    Çfarë u bë e qartë si drita e diellit me atë rast, ishte mospërputhja e plotë midis ekonomisë ashtu siç ne e imagjinojmë dhe ekonomisë ashtu siç ajo është në të vërtetë. Është kjo mospërputhje që na mbron prej katastrofës reale të ekonomive prodhuese.

    Është kjo ndonjë gjë e mirë apo e keqe? Mund të ngriihet këtu një paralele midis luftrave orbitale dhe atyre lokale. Luftrat lokale zhvillohen gjithandej, por ajo nukleare nuk ka ndodhur kurrë. Nëse nuk do kishte një ndarje të thellë dhe të qartë midis këtyre dyjave, epilogu nuklear tanimë do kishte ndodhur prej kohësh. Ne jetojmë nën hijen e një shumëllojshmërie “bombash” që nuk shpërthejnë – katastrofa virtuale që nuk ndodhin kurrrë: shembja bursave internacionale dhe kriza financiare, fundi bërthamor, borxhi i Botës së Tretë, bomba demografike me sahat…Natyrisht, dikush mund të thotë se këto bomba do shpërthejnë një ditë, herët a vonë – po ashtu si Kalifornisë i është e thënë të marrë kum tek bova në Oqeanin Atlantik dikur pas pesëdhjetë a më pak vjetësh për arsye sizmike. Por fakti i thjeshtë është se nuk përjetojmë të tilla shpërthime. I vetmi realitet i yni është një vorbull orbitale e kapitalit e lënë jashtë kontrollit , e cila, kur shëmbet, nuk shkakton ndonjë ç’ekuilibrim thelbësor në ekonomitë reale (në kontrast të fortë me krizën e 1929-ës, kur ndarja midis ekonomisë imagjinare dhe asaj reale ishte shumë më e ngushtë). Arsyeja padyshim është ajo se mbretëria e kapitalit të lëvizshëm dhe spekulativ ka arritur një autonomi kaq të madhe sa dhe kataklizmat e tij nuk lënë më gjurmë.

    Aty ku ato lënë gjurmë – dhe kriminalisht shkatërruese si të tilla – është në teorinë ekonomike vetë, e cila është tërësisht e çarmatosur prej shpërbërjes së objektit të saj të studimit. E njëjta gjë mund të thuhet për teoricienët e luftës. Ata po ashtu kanë një bombë të cilës nuk i vjen rradha, që nuk shpërthen, ndërsa lufta vetë është bërë dy gjëra të ndryshme: në njërën anë një luftë totale, por virtuale, orbitale; ndërsa nga ana tjetër një shumëfishëri luftrash të vërteta në terren. Të dyja janë fare të ndryshme dhe nuk u binden të njëjtave ligje – mjaft ngjashëm me ekonomitë reale dhe virtuale. Na duhet thjesht të mësohemi me këtë ndarje, të mësohemi më botën ku dominon ky lloj shfigurimi. Natyrisht kriza e 1929-ës ndodhi vërtetë, ishte reale ashtu siç është dhe Hiroshima, kështu që si krizat financiare si bombat bërthamore kanë patur çastin e tyrë të së vërtetës respektivisht. Por ja që nuk ka patur kriza të njëpasnjëshme siç i tha mendja Marksit, as lufta nuk shkuar prej një fundi bërthamor në tjetrin. Në secilin rast, ndodhi vetem njeherë e ngeli me aq. Vazhdimi doli të ishte një gjë tjetër fare: si kapitalet e mëdha financiare, si mjetet e shkatërrimit, janë “hiper-realizuar” – dhe të dyja janë tani lart mbi kokat tona nëpër rrugë të cilat jo vetëm i kanë shpëtuar kontrollit tonë, por në të njëjtën mënyrë, i kanë shpëtuar realitetit po ashtu. Lufta e hiper-realizuar dhe paraja e hiper-realizuar qarkullojnë ngjashëm në një hapësirë që është e pambrritëshme – por që njëkohësisht e lë botën të jetë ashtu siç është. Rezultati është se ekonomitë (reale) vazhdojnë të prodhojnë edhe pse rrjedhojat më të lehta logjike të ulje-ngritjeve që ndodhin në ekonomitë imagjinare do mjaftonin ti shkatërronin ato me gjithësej (të mos harrojmë se vëllimi total i tregut përfaqëson vetëm dyzetepesë përqind të lëvizjes totale të kapitalit). Ngjashëm bota vazhdon të ekzistojë edhe pse sikur një e njëmijta pjesë e bombave bërthamore të shpërthente do e kishte shndërruar të tërën në hi. Bota e tretë dhe bota në zhvillim do vazhdojë të mbijetojë edhe pse gjesti më i vogël në drejtim të kthimit të borxhit nga ai që e ka dhënë do të shkaktonte ndaljen e plotë të gjithë tregtisë dhe shkëmbimit. Për më tepër, ky borxh nga ana e vet ka filluar ime të shkojë në orbitë, duke qarkulluar prej një banke në një tjetër, nga një vend në një tjetër ndërsa shitet dhe blihet – padyshim, vërtetë që do përfundojë të harrohet përfare dhe do dërgohet në orbitë bashkë me mbeturinat bërthamore dhe një dorë gjërash të tjera. Një borxh që vjen vërdallë, një mungesë kapitali që qarkullon, një pasuri negative që nuk ka diskutim që një ditë ka për të përfunduar në bursë me të drejta të plota: habi të vërteta.

    Kur një borxh bëhet shumë i rëndë, atëherë ne e internojmë në një hapësirë virtuale ku ai i ngjan një katastrofe të ngrirë në orbitë. Borxhi bëhet një satelit i tokës, ashtu siç lufta, ashtu siç miliona dollarë kapitali qarkullues të cilët janë koperativizuar në një satelit që na vjen rrotull pa u lodhur. E sigurisht kjo është gjëja më e mirë. Për aq kohë sa këta satelitë qarkullojnë – e bile edhe nëse ata shpërthejnë në hapësirë (si miliardët e dollarëve të “humbur” në krizën e 1987-ës) – bota nuk ka për tu prekur prej tyre, gjë që është gjëja më e mirë që mund të ndodhë. Sugjerimi se ekonomia imagjinare dhe ajo reale mund të bashkangjiten një ditë, është një vizion utopik: ata miliarda dollarë që pluskojnë janë të papërkthyeshëm në terma të ekonomisë reale – dhe kjo është gjë e mirë, sepse nëse ata par mirabile vërtetë do të injektoheshin në ekonomitë reale atëherë do kishim fatin të shihnim, të paktën për njëherë, të ndodhte katastrofa e vërtetë. Në të njëjtën formë, virtualiteti i luftës është shumë më mirë që është lënë në orbitë – sepse është prej andej që mund të na mbrojë – në formën e vet më abstrakte, në ekcentrizmin e vet monstruoz, armët bërthamore janë mbrojtja më e mirë. Do duhet të mësohemi të rrojmë nën hijen gungave të tilla si bombat orbitale, spekulimet financiarë, borxhi mbarë botëror dhe mbipopullimi ( të cilit nuk i kanë gjetur zgjidhje akoma se si ta çojnë në orbitë, por shpresat janë të mëdha).
    Liverpool is now where it belongs
    The cry was no surrender,
    We'll fight for the boys in red,
    We'll fight, we'll fight for Liverpool,
    The team that Shankly bred.
    We'll fight for Alun Evans,
    We'll fight for Ian St.John,
    We'll fight, we'll fight for Liverpool,
    The pride of division one - two- three - four
    Listen to the Kopites roar

    LIVERPOOL - LIVERPOOL - LIVERPOOL

  6. #6
    Larguar Maska e Gerrard
    Anëtarësuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Anfield Road
    Postime
    1,603

    Ekonomistët kujtojnë mësimet e nxjerra nga kriza financiare aziatike

    Dhjetë vjet më parë, një krizë e paparë financiare përfshiu Azinë lindore dhe solli si rezultat operacionet financiare më të mëdha të shpëtimit në histori. Korrespondetja e Zërit të Amerikës Heda Bayron në Hong Kong i hedh një vështrim krizës që filloi në korrikun e vitit 1997 dhe se si Azia ia doli mbanë.

    Së bashku me pjesën dërrmuese të Azisë në 1997, Indonezia u zhyt në një krizë ekonomike. Kompanitë u mbyllën dhe punonjësit humbën vendet e punës. Raden Pardede i kujton ato ditë. Ai është zëvendës president i agjencisë qeveritare të Indonezisë që u mor me shitjen e pasurive të atyre kompanive të falimentuara. “Ishte një nga krizat më të mëdha që kemi përjetuar....në 1998 ekonomia jonë u shpërbë...kishim një rënie prej - 13, 5 përqind të Prodhimit të Përgjithshëm Bruto GDP. Bota u përmbys. Pas kësaj, thuajse të gjitha korporatat u falimentuan. Kjo ishte arsyeja e papunësisë së lartë pas 1998. Grupet me të ardhura të mesme dhe të ulëta vuajtën pasoja të rënda”, thotë Pardede.

    Kriza finaciare aziatike ishte e paparashikueshme në atë kohë. Ekonomitë aziatike po përparonin. Kompanitë po zgjeroheshin me shpejtësi, bursa në rritje e nxitur nga kapitali i huaj. Por kjo mori fund, fillimisht në Tailandë, ku kompanitë e kishin mbingarkuar veten me hua të huaja. Investitorët e shqetësuar filluan shitjen e monedhës tailandeze që humbi vlerën krahasuar me dollarin. Paniku u përhap. Monedhave indoneziane koreano jugore, malajziane dhe të tjera u ra vlera. Bursa pësoi renie të mëdha dhe interesi u ngrit. Qeveritë përdoren monedhat e huaja të rezervës për të ndaluar rënien e vlerës së monedhës, dhanë hua kompanive dhe blenë aksione në bursë.

    Por kriza vazhdoi dhe miliona njerëz humbën vendet e punës. Indonezia dhe Koreja e Jugut i kërkuan ndihmë Fondit Monetar Ndërkombëtar. Park Yung-chul, ekonomist me Universitetin Kombëtar të Seulit, thotë se ndihma ishte në fakt një dështim për Korenë e Jugut: “Reagimi fillestar i njerëzve ishte turpi. Ne kishim ekonominë e 11 më të madhe në botë. Kompanitë tona investonin kudo si Angli Amerikë dhe Evropë”, thotë Park.

    Por sot, Azia jo vetëm e ka marrë veten nga kriza, por ka vënë mësim nga 1997-ta. “E kemi rikonstruktuar pjesën dërrmuese të ekonomisë koreano-jugore dhe vlera e kembimit të monedhës po trajtohet siç duhet...dhe kemi rezerva të mëdha të monedhave të huaja, gjë që e bën më të vështirë për spekulatorët e huaj që të çrregullojnë tregun.”

    Ekonomisti thotë se nëse ndodh ndonjë krizë tjetër, Indonezia ka një pozitë më të fortë se sa në 1997. “Mund të shohim kriza të tjera. Nuk e dimë se kur, ndonjë ndikim nga një vend në vendin tjetër...ngjitëse dhe e pamenjanueshme në kohën e globalizmit. Por mendoj, efekti nuk do të jetë i njëjtë sa i vitit 1997.” Qeveritë aziatike vazhdojnë të marrin masa për të forcuar ekonomitë e tyre dhe shpresojnë të parandalojnë kriza të tjera.
    Liverpool is now where it belongs
    The cry was no surrender,
    We'll fight for the boys in red,
    We'll fight, we'll fight for Liverpool,
    The team that Shankly bred.
    We'll fight for Alun Evans,
    We'll fight for Ian St.John,
    We'll fight, we'll fight for Liverpool,
    The pride of division one - two- three - four
    Listen to the Kopites roar

    LIVERPOOL - LIVERPOOL - LIVERPOOL

  7. #7
    jom mo i bukri katunit Maska e TikTak
    Anëtarësuar
    26-04-2005
    Postime
    1,633
    kush te doj le ta perkthej se osht interesont


    Report: Gap grows between rich and poor


    By EMMA VANDORE, AP Business Writer
    4 HOURS AGO
    PARIS - The gap between rich and poor is getting bigger in the world's richest countries _ and particularly the United States _ as children and low-skilled workers slide deeper into poverty, according to a 30-nation report released Tuesday.

    In a 20-year study of its 30 member countries, the Paris-based Organization for Economic Cooperation and Development said children and young adults are 25 percent more likely to be poor than the population average _ with an even larger gap for single-parent families.

    The OECD's members are mostly developed nations, especially in Europe.

    The United States has the highest inequality and poverty in the OECD after Mexico and Turkey, and the gap has increased rapidly since 2000, the report said. Meanwhile France has seen inequalities fall in the past 20 years as poorer workers are better paid.

    At the same time, retiree poverty has fallen in many countries, the report said.

    OECD Secretary General Angel Gurria urged governments to address the "divisive" issue of growing inequality. He said they should do more to educate the whole work force _ and not just the elite _ while helping people join the work force and boosting incomes for working families, rather than relying on social benefits.

    "Greater income inequality stifles upward mobility between generations, making it harder for talented and hard-working people to get the rewards they deserve," he said in a statement.

    "It polarizes societies, it divides regions within countries, and it carves up the world between rich and poor."

    Efforts by governments to curb poverty by redistributing wealth through social policies are becoming less effective as low-skilled workers find it ever harder to find work, the report said.

    In the United States, the richest 10 percent earn an average of US$93,000 _ the highest level in the OECD. The poorest 10 percent earn an average of US$5,800 _ about 20 percent lower than the OECD average.

    Social mobility is lowest in countries with high inequality such as the United States, United Kingdom, and Italy, the report said.

    Since 2000, income inequality and poverty have grown fastest in Germany, although it remains below the OECD average.

    In Britain and Japan, inequalities have been falling since 2000 _ although the gap between the rich and the poor is still greater in the United Kingdom than in three-quarters of OECD countries.

    The report covers the 20 years from 1985-2005, but the trends it highlights are valid through today, the OECD said.

    Copyright 2008 The Associated Press. All rights reserved. This material may not be published, broadcast, rewritten or redistributed.
    no glove no love

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e saura
    Anëtarësuar
    07-09-2008
    Vendndodhja
    Itali
    Postime
    3,498
    Citim Postuar më parë nga TikTak Lexo Postimin
    kush te doj le ta perkthej se osht interesont


    Report: Gap grows between rich and poor


    By EMMA VANDORE, AP Business Writer
    4 HOURS AGO
    PARIS - The gap between rich and poor is getting bigger in the world's richest countries _ and particularly the United States _ as children and low-skilled workers slide deeper into poverty, according to a 30-nation report released Tuesday.

    In a 20-year study of its 30 member countries, the Paris-based Organization for Economic Cooperation and Development said children and young adults are 25 percent more likely to be poor than the population average _ with an even larger gap for single-parent families.

    The OECD's members are mostly developed nations, especially in Europe.

    The United States has the highest inequality and poverty in the OECD after Mexico and Turkey, and the gap has increased rapidly since 2000, the report said. Meanwhile France has seen inequalities fall in the past 20 years as poorer workers are better paid.

    At the same time, retiree poverty has fallen in many countries, the report said.

    OECD Secretary General Angel Gurria urged governments to address the "divisive" issue of growing inequality. He said they should do more to educate the whole work force _ and not just the elite _ while helping people join the work force and boosting incomes for working families, rather than relying on social benefits.

    "Greater income inequality stifles upward mobility between generations, making it harder for talented and hard-working people to get the rewards they deserve," he said in a statement.

    "It polarizes societies, it divides regions within countries, and it carves up the world between rich and poor."

    Efforts by governments to curb poverty by redistributing wealth through social policies are becoming less effective as low-skilled workers find it ever harder to find work, the report said.

    In the United States, the richest 10 percent earn an average of US$93,000 _ the highest level in the OECD. The poorest 10 percent earn an average of US$5,800 _ about 20 percent lower than the OECD average.

    Social mobility is lowest in countries with high inequality such as the United States, United Kingdom, and Italy, the report said.

    Since 2000, income inequality and poverty have grown fastest in Germany, although it remains below the OECD average.

    In Britain and Japan, inequalities have been falling since 2000 _ although the gap between the rich and the poor is still greater in the United Kingdom than in three-quarters of OECD countries.

    The report covers the 20 years from 1985-2005, but the trends it highlights are valid through today, the OECD said.

    Copyright 2008 The Associated Press. All rights reserved. This material may not be published, broadcast, rewritten or redistributed.
    Ti ma i bukri katunit ,sado qe je i bukur katunar ngelesh mo ,na perkthe pra ,sdim gjith anglisht ,kokrra demelit.

  9. #9
    Hands up! Maska e Jack Watson
    Anëtarësuar
    30-04-2007
    Vendndodhja
    Tiron'
    Postime
    4,549
    Sikur te kishim financat islame s'do ishim ne ket gjendje.
    Life's too short to remove USB safely.

  10. #10
    Lux Libera Nos Maska e Shkelqesia_E_Tij
    Anëtarësuar
    23-09-2002
    Vendndodhja
    Where ladies pray the God
    Postime
    1,028
    Citim Postuar më parë nga Jack Watson Lexo Postimin
    Sikur te kishim financat islame s'do ishim ne ket gjendje.
    Yeah Good Idea !

    Blossoms of heaven, Ashes of hell...

Faqja 0 prej 9 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Krizat e ngashërimit ose mekjet tek fëmijët
    Nga Elna Durrësi në forumin Mjeku për ju
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 27-04-2009, 06:49
  2. Sistemi kapitalist në kolaps, Islami shihet si zgjidhja më e mirë!
    Nga Archicad në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 45
    Postimi i Fundit: 05-11-2008, 16:50
  3. Bursa Shqipëtare
    Nga Gerrard në forumin Ekonomi & biznes
    Përgjigje: 17
    Postimi i Fundit: 08-05-2007, 00:55
  4. Universiteti i Europës Jug-Lindore në Tetovë (SEEU):
    Nga StormAngel në forumin Mentori akademik
    Përgjigje: 52
    Postimi i Fundit: 05-09-2005, 09:52

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •